Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 55
  1. #21
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,479
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    https://youtu.be/-0VxqxhyxkY?t=2548

    Lejtmotivi i intervistes persa i takon kesaj teme, por edhe sa ka te beje me "opozitat", eshte se gjithe qellimi eshte te demtoje vendin tone Shqiperine, ta perbalte sipas ketij televizioni te extremit te majte edhe ne luften brenda Italise per pushtet. Qe jane shpifje te gjitha i ka thene vete Kryeministri.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Dekorimi i Engjëll Gaçit nga presidenti italian


  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    VIDEO/ Gazetari që i prishi terezinë Ramës, vite më parë i shpëtoi jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë

    Emri:  auto_Capture1714056163.jpg

Shikime: 194

Madhësia:  20.3 KB

    Gazetarja e njohur Beti Njuma ka sjellë në vëmendje rrëfimin e një historie personale të gazetarit Sigfrio Ranuçi, drejtuesi i emisionit Report, të cilën ai e ndau ditën e djeshme në Rai 1.

    Me anë të një postimi në facebook Njuma shkruan se Sigfrio Ranuçi, gazetari italian i cili i prishi terezinë kryeministrit Rama, disa vite më parë i kishte shpëtuar jetën një shqiptari i cili rezultoi të ishte një pjesëtar i një bande kriminale i cili ishte paguar për ta vrarë.

    Reagimi i gazetares, Beti Njuma:

    “Në një intervistë dje tek RAIUNO për emisionin “La volta buona” gazetari SIGFRIDO RANUÇI, drejtuesi i të famshmit Report (që i prishi terezinë KM tonë) ndau me shikuesit një ngjarje që e ka rrëfyer edhe tek libri i tij i fundit “La scelta”.

    Disa vjet më parë, teksa kthehej nga redaksia, pa e ditur shpëtoi një njeri nga vdekja. Sigfrido kujton se dëgjoi një përplasje të fortë pranë shtëpisë dhe pa një motoçiklist të rrëzuar në një pellg gjaku. I riu kish thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

    “Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. “

    Ajo që gazetari i njohur nuk dinte dhe e mësoi disa vite më vonë është se njeriu të cilit i shpëtoi jetën ishte një nga njerëzit e paguar për ta vrarë nga një grup kriminal. I riu të cilit i shpëtoi jetën quhet Ardian dhe është shqiptar!

    Sigfrido Ranuçi që deklaroi se kurrë nuk është penduar se e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt, pas kësaj ngjarjeje, jeton me eskortë sigurie që nga viti 2020.”



    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    ‘Sulmi i kryeministrit ndaj Rai3 pas publikimit të investigimit’/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

    Emri:  auto_-900-0-1713780306xff38f70c-f616-4cf5-9757-d93ad5bd3abb-6861714050101.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  32.4 KB

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paraqet kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3 dhe ndërhyrjen e papranueshme të Kryeministrit tek drejtuesit e këtij televizioni.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot një interpelancë urgjente me Kryemisnitrin Edi përsa i përket investigimit të bërë ndaj Olsi Ramës dhe Engjëll Agacit televizioni shtetëror italian Rai 3 dhe raportimeve për ndërhyrje ndaj kësaj media nga Edi Rama.

    Në kërkesën e depozituar theksohet se në datën 22 Prill 2024, emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës. Në këtë investigim paraqiten informacione dhe të dhëna konkrete lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën dhe përfshirjen e tij në aferën e narkotrafikut të Laboratorit të Xibrakës. Po ashtu, investigimi paraqet fakte dhe të dhëna mbi lidhjet dhe njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian.

    Në përgjigje të këtij investigimi, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin. Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.

    Pikërisht lidhur me këtë ndërhyrje, Komisioni përgjegjës në Senatin Italian, i mbledhur ditën e djeshme, datë 24 Prill 2024, nëpërmjet kryetares Znj. Barbara Floidi dhe anëtarëve Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico, e konsideruan të paprecedentë dhe të pajustifikuar kontaktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama me një drejtues të televizionit publik italian për t’u ankuar lidhur me një raportim gazetaresk. Sipas tyre, kjo ndërhyrje është në shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gazetarisë italiane.

    “Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

    Emri:  auto_1b9aae80-9d38-4201-81f3-b55b36595d761714050060.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  54.3 KB

    Emri:  auto_c82c2f64-c2be-4474-9136-1e0b527a0b9b1714050066.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  31.0 KB

    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

    Emri:  auto_frate1714043584.jpg

Shikime: 210

Madhësia:  31.2 KB

    Sekretari i së majtës italiane ka bërë një reagim të fortë sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit Rama në lirinë e medias në Itali.

    Nicola Fratoianni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës në italiane, është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.

    Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.

    Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”

    Emri:  nicola.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  75.2 KB

    Edhe Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.

    Lapsi

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Edi Rama flet në emisionin e TV online te “La Repubblica”

    Emri:  Capture-147.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  23.8 KB

    “Në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit skandaloz mbi Shqipërinë në RAI3 Report”- shkruan Kryeministri Rama.

    Po japim fragmente nga intervista:

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë në Metropolis, emisionin e televizionit online të gazetës La Repubblica, për reagimin publik ndaj emisionit mbi Shqipërinë në RAI3 Report.

    Rama: Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interesm, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër.

    Kujt ia kërkuat?

    Rama: Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një tv shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë.

    Rama: Nëse do të kisha telefonuar drejtorin e RAI 3 dhe për t’i thënë keni bërë një emision të neveritshëm do të kishit të drejtë, e përsëris se kam fakte në dorë e mora për ti thënë drejtor që në shërbimin publik që drejtoni ka ndodhur diçka për të cilën më duket e nevojshme që duhet menduar, se nuk na është dhënë e drejta për t’u përgjigjur, por që mund të qëndroj por i është dhënë publikut të TC tuaj që nuk është vetëm publik italian, por edhe shqiptar që jetojnë në Itali dhe në Shqipëri që ne pala e dëmtuar nuk jemi përgjigjur, se kanë këmbëngulur dhe nuk kemi dashur të përgjigjemi, ky gazetar që e ka thënë këtë gënjeshtër në sy të të gjithëve në një ekran që paguhet nga taksat e tatimpaguesve italianë dhe shqiptarë, të nesërmen i njëjti gazetar del në një ekran në Tiranë duke thënë të njëjtat gjëra dhe gënjyer në mënyrë flagrante, nuk i kam thënë pse, keni baltosur familjen time. Nëse mund të më thoni, nëse viheni në vendin tim, një vend që ka vuajtur për shumë vite këto sulme, ka ngritur kokën dhe nuk do të pranojë ta vënë në një cep dhe ta sulmojnë, çfarë do të bënit ju? Nëse faktet janë këto, çfarë do të bënit ju kë do të kishit telefonuar.

    Rama: Unë shoh e kuptoj që Italia ka hyrë në një përplasje totale ku nuk shpëton askush, normalisht do ta kishte menduar çdo gazetar vendi, amerikanët nuk do të kishin ngritur as telefonin, shërbimi publik është…ky gazetari nuk ëhstë si të tjerët, të dyja herët që i kam shkruar ka korrigjuar tekstin, më duhet të them, nga ky program jo vetëm jemi censuruar, sepse unë nuk kam telefonuar drejtorin për të censuruar ndokënd as për t’i thënë na keni sulmuar sepse nuk jemi përfshirë në programin tuja, ky është kulmi, kjo nuk është liri shtypi, por është shtypje e lirisë dhe të drejtave.

    Rama iu përgjigj akuzave ndaj Sekretarit të Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi, i cili shfaqet si personazh kyç i hartimit të marrëveshjes.

    Gazetari italian: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mire që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagante.

    Edi Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për tu bërë sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshje. Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha.

    Për ta parë të plotë ndiq videon e kryeministrit (e përkthyer)

    VIDEO

    Koha Jone

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,479
    Postimet në Bllog
    1

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Gjithcka ben sot opozita dhe opozitat, eshte akuza per "korrupsion" referuar Rames dhe qeverise se tij. Me kete propagande mendojne keta ta baltosin dhe te dalin vete me te mire qe keshtu te humbase elektorat Rama. Po kush e ka "diturine" te zbuloje korrrupsionin vec drejtesise??? Dhe ajo ende nuk ka folur sepse te gjithe te akuzuarit kane mbetur prej vitesh ne paraburgim dhe jane te pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere (Apelit). Dhe populli keto gjera i di shume mire. Pastaj populli i ka provuar edhe ata "opozitare" te djathte se cilet jane dhe prandaj i hoqi nga pushteti. Por, ndryshimet ne jeten e popullit keto 10-11 vjet ne Shqiperi jane te shumta. Patjeter qe ka varferi, por qeveria perpiqet qe ta reduktoje kete, rrogat do rriten, me shume gjasa edhe pensionet, ndertohen shkolla, spitale, rruget evropiane shtohen modernizohen, turistet kete vit shkojne 14 milion, buqjqesia ecen, etj,,,,,. Ju z. Albo, kujtoni se populli ha bar dhe nuk shikon e voton kot. E keni gabim, ne asnje rast nuk eshte votuar kot, gjithmone populli ka zgjedhur me te mirin ose te keqen me te vogel. Gjithcka qe beni ju, per popullin nuk ka asnje vlere, eshte propagande. Kete e bejne edhe mjaft analiste te opozites, por nuk kane patur dhe nuk do te kene sukses, sepse per Ramen flasin faktet qe populli i ndjen. Kaq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 25-04-2024 më 17:45
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Mirë tha Ilia. Kot na e sulmojnë ne Kryeçobanin Rama këta italianët. Ai nuk është i korruptuar. Gjithë ministrat e tij janë në burg ose nën hetimin e SPAK, por kjo nuk do të thotë se edhe Rama është i korruptuar. Jo, Rama nuk është i korruptuar! Ai edhe vilën si pasha në Surel e ngriti me paratë e rrogës si kryeministër, dhe nga shitja e pikturave të tij.

    Një gjë nuk e kuptoj unë o Ilia. Ky Kryeçobani ynë gjithë ditën e Perëndisë me gazetarët e Italisë e kalon në telefon dhe Internet? Qeverinë e mbledh ndonjëherë apo hiç? Ndonjë vendim merr si kryeministër apo e ka zënë frika të hedhi firmën e tij në fletoren zyrtare se mos përfundon si Berisha në arrest?

    Gjyshi im më thosh kur isha fëmijë: "Dallimi mes çobanit dhe shqiptarit është se çobani di të gënjejë, shqiptari di vetëm të thotë të vërtetën!"

    Albo

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Rama-Ranuccit: Gati për të marrë pjesë në ‘Report, por vetëm live, kam frikë se më censuroni

    Vijon përplasja mes Edi Ramës dhe Sigfrido Ranuccit. Kryeministri shqiptar, i cili ditët e fundit ka kundërshtuar reportazhin e transmetuar në ‘Report’ për marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës mbi emigrantët, iu drejtua direkt drejtuesit të emisionit përmes një postim të gjatë në median sociale ‘X’.

    Në shkrim, ai e konsideron reportazhin si ‘shpifje dhe deformim’ dhe shprehet se është ‘gati të marrë pjesë në episodin e radhës të ‘Report’, me kusht që ndërhyrja e tij të jetë drejtpërsëdrejti, pasi ‘nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroj me mirëbesim, do të përfundoj në grirësen e censurës suaj.’

    Sipas informacioneve të ‘Adnkronos’, Rama së shpejti mund të jetë i ftuar në ‘Report’. Në fakt, po zhvillohen negocime për një intervistë të tij

    Postimi i Edi Ramës

    ‘I nderuar prezantues, Sigfrido Ranucci, mirëmëngjesi!-nis Rama-Meqë dje (24 prill) gjatë një ndërhyrje tuajën në një TV shqiptar të njëanshëm, të përfshirë para ‘Report’ në përhapjen e të njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga ‘Report’, ju keni thënë se do të kishte qenë më mirë nëse do ju kisha kontaktuar direkt. Ja ku jam në kontakt të drejtpërdrejtë me ju, por edhe në sytë e të gjithëve, sepse me të gjitha shtrembërimet e një të vërtete të thjeshtë që pata fatkeqësinë, por edhe fatin ta jetoj në lëkurë në hapësirën e vetëm 72 orëve, nuk kam guxim ta bëj këtë komunikim pa dëshmitarë.’

    Kryeministri shqiptar shprehet se: ‘i vjen keq që në vend që të dëgjonit gjyshen time që pati thënë se të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore, ju keni bërë një hap fallco. Duke qenë se në këtë rast, nuk jam unë që jam në gabim, e kam për detyrë dhe në nderim të së vërtetës së shkelur me këmbë nga ai reportazh brutal e të mos dorëzimit në të mbrojturit të Shqipërisë dhe institucioneve të saj, përfshirë rolin në marrëveshjen dypalëshe me Italinë, të cilën programi juaj ka çdo të drejtë ta kritikojë duke bombarduar qeverinë e vendit të tij, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë duke njollosur me shpifje vendin tim dhe fjalën shqipe.’

    Në postimin e gjatë në ‘X’ Rama vijon: ‘Keqardhje edhe që keni krahasuar telefonatën time shumë civile, si palë e dëmtuar e veprimeve tuaja, me ndërhyrjet e Kremlinit që janë kryer ndaj emisionit tuaj. Të paktën për respekt të viktimave të Kremlinit, nuk do të krahasoja me kaq lehtësi poloniumin e përdorur për të censuruar për vdekje kundërshtarët e papërshtatshëm me një telefonatë që ndodhi pas një censurimi të pësuar.’

    Kryeministri shqiptar ankohet sërish, duke akuzuar Ranuccin se ka gënjyer ‘për një letër proteste për të cilën kam njoftuar drejtorin gjatë telefonatës tashmë shumë të famshme, duke pretenduar se letra nuk ka ardhur ende, kur në të vërtetë nuk e kam njoftuar kurrë këtë letër dhe as nuk mund të dërgoj atë që nuk kam njoftuar asnjëherë, por jam kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin tuaj, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen ata që censurohen se nuk janë përgjigjur’. Më pas Rama konteston duke shkruar: ‘shtrembërimin e atyre që i tregoni si dokumente gjyqësore në lidhje me vëllain tim, ku këto dokumente jo vetëm që nuk ekzistojnë, por pikërisht kjo tashmë janë objekt i një padie gjyqësore për shpifje këtu në Shqipëri, rrethanë e cila në transmetimin e një investigimi të thelluar, siç ju pretendoni të realizoni, të paktën duhet përmendur për të shmangur riprodhimin pa kritikë të stereotipit të një epoke tjetër, të shqiptarit të interesuar vetëm për drogën dhe të një Shqipërie të korruptuar nga koka e këmbët’.

    ‘Së fundi keqardhje’-vijon Rama-‘që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj, pra kërkesën për të sqaruar arsyen e një gënjeshtre të paraqitur jo një herë, por dy herë, jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri, ku Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk i ishte përgjigjur kërkesës suaj për sqarim, e shoqëruar më pas me një gënjeshtër të tretë që mori formën e mohimit të dy të parave duke publikuar përgjigjet marrë vetëm në faqen e transmetimit, duke shtuar një të katërt mbi dokumentet inekzistente të sistemeve gjyqësore’.

    Më pas kryeministri përfundon: ‘Me shpresën se kur thatë se do të donit që unë të isha në programin tuaj për të dhënë variantin tim, nuk ishte një tjetër gënjeshtër, unë deklarohem gati të marr pjesë në episodin e radhës të ‘Report’ me kushtin e vetëm që ndërhyrja ime të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë sepse nuk e fsheh frikën se pasi ta regjistroni me mirëbesim do të përfundoj në prerësen e censurës suaj, duke pasur parasysh këto precedentë domethënës në të cilët ju fillimisht censuroni, më pas ofendoni pa bazë dhe në fund akuzoni për përdorim të modelit të Kremlinit kur, nëse ka ndonjë gjë, do të kishte arsye për të dyshuar të kundërtën. Në çdo rast, tani jam unë ai që pres një telefonatë nga ju, duke ju siguruar se do të më gjeni plotësisht në dispozicion për të rënë dakord për përballjen tonë publike, drejtpërsëdrejti pa pengje, gënjeshtër pas gënjeshtre, të vërtetë pas të vërtete, duke shpresuar të përmbyllet me një përqafim të përzemërt virtual dhe një det në mes këndvështrimeve tona për vlerën e lirisë së informacionit, që siç e thatë me të drejtë, është e paçmuar’.

    Syri

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë

    Emri:  sigfridoranuccireport-1.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  27.8 KB

    Prezantuesi i emisionit “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci është bërë i njohur në vendin tonë javën e fundit pas transmetimit të emisionit dedikuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që shkaktoi një valë reagimesh. Ai është përfshirë në një polemikë të hapur me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi ky i fundit e ka akuzuar për shkelje të etikës gazetareske.

    Por kush është Sigfrido Ranucci. 61-vjeçari është një gazetar me mjaft përvojë dhe emisioni “Report” që ai drejton ka një shikueshmëri mjaft të lartë. Vlen të përmendet se sipas llogarive të bërë, emisioni për Shqipërinë është ndjekur nga rreth 2 milionë italianë live në TV në natën premiere. Ai vlerësohet gjithmonë për analizat e thelluara dhe investigimet gazetareske.

    Ranucci ka lindur në Romë në vitin 1961. Është diplomuar për Letërsi me medalje për rezultate të shkëlqyera. Ai filloi të punojë në Rai në 1991 si asistent programesh dhe më pas si drejtor programesh. Më pas u bë gazetar në Tg3. 1997 ishte viti kur u punësua në transmetuesin publik. Më pas ai u bë redaktor i Rai International.

    Ranucci ka kryer shumë hetime për trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe mafian. Është ai gazetari ka bërë intervistën e fundit me gjyqtarin antimafia Paolo Borsellino. Në shtator 2001 fluturoi në Nju Jork si i dërguar për të ndjekur sulmin ndaj Kullave Binjake. Në vitin 2004, u dërgua në Sumatra për të raportuar mbi fatkeqësitë e shkaktuara nga cunami.

    Ai ka ndjekur në terren luftëra në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, përvoja të cilat i dhanë shkas hetimeve të tij për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e armëve jokonvencionale. Në vitin 2005 Ranucci ishte i pari që denoncoi përdorimin e fosforit të bardhë nga ushtria amerikane në Irak. Lajmi i bujshëm i asaj kohe shkaktoi polemika të forta mes tij dhe drejteusve të RAI.

    Në vitin 2006 ai iu bashkua ekipit të “Report” si bashkautor me Milena Gabanelli. 10 vjet më vonë, në dhjetor 2016, ai u bë drejtues i programit. Në vitin 2014 ai ishte autor i një programi investigativ vetëm për të rinjtë me titull “Jashtë raportit”. Në vitin 2016 aftësitë e tij i vuri edhe në shërbim të transmetimit të “Rec”. Në qershor 2020, Sigfrido Ranucci u zgjodh nga Franco Di Mare, drejtor i Rai 3, si zëvendës i tij.

    Në librin e tij të fundit, “La Scelta”, (Zgjedhja) Ranucci rrëfen disa episode të veçanta që i kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Ai ka rrëfyer edhe se si i shpëtoi jetën një personi të aksidentuar me motor pranë banesës së tij që siç zbuloi më vonë, ishte një shqiptar me emrin Ardian i paguar për vrasjen e tij. Për këtë ai jeton me mbrojtje rojesh nga shteti që nga viti 2020. Ranucci është i martuar me Marinën, me të cilën ka tre fëmijë, Giordano, Michela dhe Emanuele.

    LAPSI

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Deputeti italian: Telefonata e Ramës, akt shumë i rëndë! Narkotrafiku do të synojë menaxhimin e tenderave

    Deputeti italian Filiberto Zaratti komentoi në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV edhe sulmet e Edi Ramës ndaj Rai-t dhe telefonatën e tij me drejtues të rrjetit publik.

    ‘Unë mendoj se kur sulmohet informacioni është një fakt i rëndë, shumë i rëndë.

    Kur kryeministri i një vendi si Shqipëria, i lejon vetes të telefonojë një drejtues të një televizioni publik italian për të protestuar në këtë mënyrë jo të zakonshme për një sërë lajmesh, kjo është një gabim shumë e rëndë dhe është një çështje shumë e rëndësishme.

    Do ishte po kaq e rëndësishme edhe e kundërta, edhe nëse Rama do ndërhynte te gazetarët shqiptarë për të errësuar informacionin e lirë,’ tha ai.

    Deputeti u pyet edhe për akuzat që i bëhen Shqipërisë së Edi Ramës si një narkoshtet.

    ‘Këto fakte sigurisht që përbëjnë një shqetësim të madh. Kur ka akuza kaq të rënda, sigurisht që dokumentohen dhe provohen.

    Sigurisht që ka një presion më të madh të pushteteve kriminale, të karteleve të lidhur me narkotrafikun që kanë interes për tenderat e mëdha.

    Shumë shpesh kanë ndodhur që të ardhurat nga narkotrafiku hidhen në menaxhimin e paligjshëm të tenderave,’ theksoi ligjvënësi.

    Sipas tij, edhe Edi Rama kërkon ta përdorë politikisht paktin për refugjatët me Melonin.

    ‘Meqenëse kryeministri Edi Rama kërkon legjitimin e pozicionit të tij politik përmes marrëveshjes me Melonin, nuk mendoj se do shkojë shumë larg.

    Ky është një propozim i hedhur në fushë për t’u hedhur hi syve të tjerëve.

    Zgjidhja më e mirë e problemeve është solidariteti. Ashtu sikundër informacioni i lirë është një element themelor i demokracisë, një element tjetër themelor është edhe opozita që duhet të kritikojë pikat e paqarta dhe unë mendoj se në këtë marrëveshje, pika të paqarta ka shumë,’ theksoi ai, duke shtuar se kjo marrëveshje nuk ngre kampe, por burgje të paligjshme.

    INTERVISTA E PLOTE

    Syri

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Dokumentari i RAI3, reagon kryeministrja italiane: Rama u linçua se ndihmoi Italinë me emigrantët

    Emri:  Meloni.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  24.4 KB

    Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

    “Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet për të na ndihmuar me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, sipas medias italiane.

    Meloni gjatë fjalës së saj nuk i kurseu as kritikat dhe ironitë ndaj RAI 3.

    “E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? Përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë”, theksoi Meloni.

    Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si “Emision të nveritshëm” reportazhin e “Report”të transmetuar në RAI 3, ku trajtohet marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

    Për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë, kundër dokumentarit të emisionit “Report” në “RAI3 kryeministri Edi Rama nisi një fushatë sqarimi në të gjitha mediat italiane.

    “Nuk ka se si të mos më lëndojë”, është shprehur Rama në intervistat e tij, “kur e shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminelë, trafikantë, hajdutë dhe prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”.

    Ndërkohë në një tjetër reagim të publikuar në X drejtuar Sigfrido Ranucci drejtuesit të emisionit “Report” të cilit i thotë se në të njëjtin televizion shqiptar të njëanshëm, vijoi në përhapjen e së njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga “Report”.

    TCH

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Enigma/ Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3

    Emri:  IMG-20240428-WA0040-e1714394059588.jpg

Shikime: 200

Madhësia:  50.2 KB

    Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të investigimit që e vizatonte qeverinë shqiptare si një bandë mafioze.

    Por për zhgënjimin e shumëkujt, ajo që pritej nuk u trasmetua. Drejtuesi i programit, ai që e kishte paralajmëruar vetë trasnmetimin e një pjesë te dytë, Sigfrido Ranucci, iu përgjigj komenteve në Facebook, se gjithshka u shty pasi janë në negociata me Edi Ramën për tu përfshirë në program edhe një intervistë e kryeministrit shqiptar. “Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruajti ai.

    Në fakt edhe gjatë emisionit të mbrëmshëm Ranucci e paralajmëroi një intervistë me Edi Ramën, çka tregon se historia nuk është mbyllur.

    Me siguri dihet që në Itali presioni ka qenë shumë i madh dhe këtë e tregoi edhe dje sulmi që kryeministrja Giorgia Meloni i bëri gazetarëve të emisionit “Report” duke mbrotur njëkohësisht Ramën prej tyre dhe prej sivëllezërve të tij të së majtës italiane.

    ‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

    “Më ndihmoni t’i shprehim solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’, u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

    Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit: “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha kryeministrja italiane me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës, por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t, për televizionin publik, se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

    “Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet”, vijoi më tej duke i quajtur gazetarë të opozitës së majtë ata që kritikuan narkoshtetin e Ramës. Pas kësaj deklarate elektorale reaguan menjëherë anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë, anëtarë të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.

    “Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi (kryeministrisë, Lapsi.al) është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

    “Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, – shkroi Angelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

    Edhe Gazetari Sigfrido Ranucci iu përgjigj Kryeministres Meloni, pasi kjo e fundit i doli në krah Edi Ramës dhe hodhi akuza ndaj RAI3.

    “Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar, në përqindje nga 64% në 80%, beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës”.

    “Ne do t’i rikthehemi temës këtë mbrëmje me një raport që do të hetojë rezultatet e dobëta të dekretit Cutro deri më tani” deklaroi ai para emisionit në orën 20 55 të ditës së dielë.

    Por kjo nuk ndodhi dhe mostransmetimi i pjesë së dytë të emisionit ngjalli shumë pikpyetje. Së pari u aludua se ndikimi i Edi Ramës ka funksionuar. Në rrjetet sociale të “Report” drejtuesit e tij u akuzuan se qenë tërhequr nga emisioni i premtuar. Në mediat pranë opozitës shqiptare u hodh hipoteza për një korruptim nga Rama ashtu sikurse ka ndodhur edhe me gazetarë të tjerë perendimorë. Por versioni më i besueshëm është ai që ka dhënë Sigfrido Ranucci, i cili nuk ka pse të mos besohet. Presioni në itali ka qenë i madh. Nga ana tjetër Rama i ka akuzuar se e kanë çensuruar dhe nuk kanë pranuar të përfshijnë versionin e qeverisë. Dhe në këtë situatë të nderë noshta drejtuesit e emisionit e kanë shtyrë transmetimin për të qenë farmaceutikisht korrektë. Pra ti paraqesin faktet e tyre por duke pritur edhe versionin e kryeministrit shqiptar. Dhe ky mund të ketë qenë shkaku që pjesa e dytë e Hold Up nuk u transmetua të dielën.

    LAPSI

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    246

    A u pagua RAI 3 për Emisionin `Report` nga Usta i Paudhi?

    Nuk është për tu habitur kur reportazhe të tilla të huaja për Shqipërinë por të dërguara nga Shqipëria dhe më saktë, nga një pjesë e opozitës shqiptare kundër qeverisë se tyre, ngjajnë me historinë e lashtë të Biblës me buritë e izraelitëve zhurma e të cilave rrëzuan muret e e qytetit Jeriko një qytet i kanaanëve. Muret e Jerikos ranë pasi izraelitët marshuan rreth mureve të qytetit një herë në ditë për gjashtë ditë, shtatë herë në ditën e shtatë, me priftërinjtë që u binin brirëve çdo ditë dhe njerëzit bërtisnin në të fundit ditë (Battle of Jericho - Ëikipedia).
    Kjo strategji e shpifjeve çdo ditë kundër qeverisë dhe shtetit shqiptar nga ana e një pjese të Opozitës, ka ndotur të gjithë jetën sociale dhe politike shqiptare dhe megjithëse nuk ka patur sukses mund të shikohet se ndotja me shpifje dhe të pavërteta ka bërë efektet e saj më tepër tek injoranca dhe tek personat që kanë shkelur ligjin por janë të lirë për shkak të mos zbatimit të ligjit.
    Strategjia e Goebels që po përdor intensivisht një pjesë e Opozitës në politikën shqiptare: “Përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe bëhet e vërtetë”, është një ligj propagande që midis psikologëve diçka e tillë njihet si efekti i "iluzionit të së vërtetës". Ky `Iluzion i së vërtetës` ka verbuar një pjesë të shqiptarëve, të cilët problemet e përditëshme që ndodhin në çdo vënd me demokraci liberale , u duket se ndodhin vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga qeverisja e tanishme, duke harruar se korrupsioni, mitmarrja , vjedhjet, keqpërdorimet megjithëse kapen nga drejtësia e sotme u duket këtyre njerëzve si gënjeshtër në vënd që tu duket gënjeshtër vetë gënjeshtra e përhapur në formë gjysmë të vërtete nga kundërshtarët e opozitës.
    Ky mashtrim që të duket më i vërtetë dhe më zhurmues që të ndikojë në median shqiptare dhe në publikun shqiptar dhe atë të huaj është sofistikuar duke e dërguar materialin mashtrues të botohet në gjuhë të huaj dhe të shitet si investigim i të huajve për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me matërialin e dhënë nga emisioni Report i RAI 3 nga Sigfrido Ranuçi një stacion public i majtë i cili ka qënë kritikues i rreptë i qeverisë së tanishme italiane e cila është e të djathës. Kritika ndaj Melonit është lidhur me marëveshjen që bëri qeveria shqiptare për ngritjen e një qëndrë për emigrantët që vijnë nga italia në Shqipëri. Në këtë emission, janë future plot gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për korrupsionin e qeverisë Rama në Shqipëri duke akuzuar Shqipërinë më fjalët e Berishës si Narkoshtet dhe duke akuzuar një nga sekretarët Ëngjël Agaçe si të korruptuar….
    Në artikullin e publikuar nga gazeta italiane ‘La Repubblica’ tregohen edhe shumë detaje në lidhje me marrëveshjen mes italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Sipas artikullit të gazetës, njeriu kyç i Paktit itali-Shqipëri është një ish-avokat i narko-trafikantëve, për të cilin thuhet se ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e interpolit të Romës”. “Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e interpolit të Romës”, thuhet nder te tjera ne shkrim i cilësuar si personi kyç në marrëveshjen për emigrantët dhe lidhjet me krimin, Ëngjëll Agaçi reagon pas investigimit të medias italiane: do t’i padis – (gazeta shqiptare online).
    Me pak fjalë, një telvizion i huaj publik akuzon qeverinë shqiptare si të korruptuar dhe në lidhje më krimin. Një televizon i huaj publik më e shumta, mund të publikojë informacione, dhe jo të lëshojë akuza të marra hua dhe të përkthyera në gjuhën e saj të dërguara nga një Opozitë disa drejtues të së cilës akuzohen vetë për të korrupar dhe non gratta. Është njëlloj sikur RTSH të akuzojë qeverinë italianë për korrupsion apo për kushedi se çfarë. Ky do të ishte skandal diplomatik. Kjo gjë ka ngjarë edhe me interviztën e një pafilloje gazetar italian i RAI 3, i cili nuk stepet të akuzojë dhe të thotë se ka dhe materiale të tjera që do të publikojë. Ku e gjen guximin ky gazetar italian për të akuzuar një qeveri të huaj madje duke marrë materiale të opozitë shqiptare që nuk njihet zyrtarisht akoma në Shqipëri?
    Sigurisht ka vetëm një spjegim për guximin dhe shkeljen e ligjit:
    Pagesa e majme - ..çan bllokadën...
    Për këtë marrëzi mediatike nga ana e RAI 3 dhe gazetës La Republika që cënon marrëdhëniet midis dy shteteve , me të drejtë Kryeministri shqiptar kundërveproi duke u shprehur se emisioni ishte 'episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë' dhe 'me qasje kriminale', dhe Emisioni ishte "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale``…..( Rama sqaron për shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e rai3 dhe shkrimin e 'la repubblica': emisioni "report' shpifje! u skandalizova nga qasja kriminale - shqiptarja.com)
    Gjithashtu Kryeministrja Meloni reagoi ashpër duke thënë se: “Kemi lidhur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur dy qendra në Shqipëri për të lehtësuar presionin mbi brigjet tona dhe për të patur një efeket dekujarues të emigranteve që duan të vinë në Europe. Hapu qiell, pasi bënë gjithçka për të bojkotuar marrëveshjet me Tunizinë dhe Egjiptin, e majta arriti deri aty sa të propozojë largimin e Edi Ramës nga socialistët evropianë sepse kishte guxuar të ndihmonte, të vihej në dispozicion të qeverisë se qendrës së djathte për të ndihmuar italinë.Në vend që ta falenderonin që veproi në emër të solidaritetit europian, e linçuan. Madje, shërbimi publik italian “telemeloni’, e keni parasysh telemeloni, i paketoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgojmë solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar që u linçuan vetëm sepse dëshiruan të ndihmonin kombin tonë”.
    Ndoshta së shpejti do të shohim edhe veprime të tjera ligjore ndaj individëve të Opozitës për këto shpifje dhe ndotje të shtetit shqiptar. Vonesat në marrjen e masave ligjore ndaj individëve të tillë që shpifin, flasin të pavërteta që paguajnë media shqiptare dhe të huaja për t`I botuar që të duken si kritika nga Bota perëndimore, kanë vetëm qëllimin që të shpëtojnë Usta të Paudhin dhe bashkëpuntorët e tij nga përgjegjësia ligjore për shkeljet që kanë bërë gjatë viteve që kanë qënë në drejtimin e shtetit shqiptar.
    Vetëm në Shqipëri ndodh që persona non gratta, individë që i kanë shpëtuar ligjit, individë shkelësa të ligjit të dalin në tv e Media shqiptare si viktima të `rregjimit Rama`, njëlloj sikur Hajduti të thërrasë kapeni hajdutin`. Vonesat e SPAK-ut sigurisht mund të jenë edhe nga kërcënimet e njerzve të paguar, por drejtësia e reformuar me ndihmën e SHBA, më në fund duhet të reagojë dhe të mos vonojë nxjerrjen para ligjit të këtyre individëve që po ndotin Shqipërinë dhe po kërkojnë një `97 të dytë me çdo kusht.
    Ka vetëm një ilaç për shpifësit dhe kjo është:
    Dokumentoni përmbajtjen shpifëse: ...
    Vlerësoni vlefshmërinë e përmbajtjes: ...
    Përgjigjuni me qetësi dhe profesionale: ...
    Kërkoni këshilla ligjore:...
    Kërkoni heqjen e përmbajtjes shpifëse: ...
    Merrni parasysh lëshimin e një letre pushimi dhe ndalimi.

    priftipirro2017@gmail.com

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,577

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Fletrrufe per Rain tre .Ne llogore jemi ne .

    A çna gjeti thuj,ne mire qe kemi pothuajse te gjithe politikanet hajdut dhe maskarenj,edhe kjo mund edhe te pranohet por si tja bejme me personat qe nuk kan hallin e vjedhjes,krimit maskarallikut dhe hajdutit por kane hallin se po u denoncojne e po i prishin imazhin e hajdutit. Haj o burra tja fusim kot se po na i prishin biografine e hajdutit Kryeminister shokut te Arben Hametaj dhe Sajmir Tahirit.

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    I doli emri tek emisioni i “RAI3”, flet Petritaj: Dy kontratat e dhurimit s’kanë asgjë kriminale, ishte detyrim për shkak të mbivendosjes (JA E VËRTETA)

    Emri:  -640-0-469769ff2ad50b078db4e2a8f9794899.jpg

Shikime: 189

Madhësia:  45.7 KB

    Nga Elton Qyno

    Pëllumb Petritaj, njeriu i lançuar në emisionin “Report” në televizionin italian “RAI 3”, si firmëtar në një kontratë dhurimi të një sipërfaqe toke në Zvërnec të Vlorës tek fondacioni Italian “Eftimiadi”, ka vendosur të thyejë heshtjen disa vjeçare e të sqarojë sipas tij, të vërtetën e asaj kontrate dhurimi, që siç thotë ai herë pas herë lançohet si kriminale në televizionet italiane por dhe në mediat shqiptare.

    I kontaktuar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Petritaj thotë se dy kontratat noteriale të dhurimit nuk kanë asnjë prapaskenë kriminale apo benefit politik, por kanë lindur si një detyrim që familja Shehu, ja kishte familjes Eftimiadi, për shkak të një mbivendosje toke e cila ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe kjo pronë ishte zhvilluar duke u ndërtuar pallate.

    Petritaj është njëri nga firmëtarët e këtyre kontratave dhe në këto dokumente ka përfaqësuar vullnetin juridik të Artur Shehut, për të dhuruar pjesët takuese, fondacionit italian, që zotërohej nga Luka Eftimiadi.

    Përfaqësuesi ligjor i kësaj familje në Shqipëri dhe Itali, ka qenë avokati Ëngjëll Agaçi, që sot shërben si sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave dhe sipas Petritaj nuk kishte asnjë prapavijë politike në atë kohë.

    “...në vitin 2009 fondacioni “Eftimiadi” kërkonte pronat e tij në Shqipëri dhe kishin konstatuar një seri problematikash. Ky fondacion kontaktoi përmes avokatit, të ndjerin Ramiz Shehu (babai i Artur Shehu) i cili i adresoj te unë si përfaqësuesi i tyre ligjor. Kishte lindur një problem ndërmjet pronave të familjes “Eftimiadi” dhe asaj “Shehu”. Me pak fjalë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku dy familjet e nderuara trashëgonin sipërfaqe toke dhe kishin qenë më parë komshinj mes njëra-tjetrës, ishte bërë një mbivendosje prone, ku fondacioni kishte pretendimet e veta gjithashtu edhe familja Shehu, e cila e zotëronte ligjërisht si pronë. Pasi u konsultova me Ramiz Shehun vendosem që këtë konflikt interesash mos ta zgjidhnim në rrugë gjyqësore por në një marrëveshje midis palëve, me qëllim të shmangnim dhe kalvarin e proceseve gjyqësore...”-thotë për “Ora News” Pëllumb Petritaj.

    Përfaqësuesi ligjor i familjes Shehu më tej thotë në reagimin e tij se:

    “...sot kjo e vërtet po shtrembërohet, duke trilluar dhe akuzuar kujtimin e një familje të përfaqësuar nga ky Fondacion edhe i një familjeje tjetër që thjesht ka mbrojtur interesat e veta në mënyrë ligjore dhe pa cenuar askënd...”.

    Sipas Petritaj një mosmarrëveshje pronash mes dy familjeve që më pas ato e zgjidhën përmes dialogut, qytetarisë dhe mirëkuptimit duke firmosur dy kontratat e dhurimit, është transformuar dhe përdorur si karrem nga të paaftit e politikës.

    “...kjo ngjarje që përfshin këto dy familje, të cilat gjetën një urë komunikimi për të zgjidhur konfliktin e tyre në mënyrë paqësore është transformuar, duke u përdorur si karrem nga të paaftit e politikës Shqiptare. Të cilët me vetëdije të plot kanë vendosur të jenë personazhe publike dhe në mënyrë të paskrupuj përfshijnë në afere politike familje edhe njerëz që jetojnë në privatësinë e tyre duke respektuar rregullat e shoqërisë dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Duke cenuar imazhin, moralin dhe dinjitetin e këtyre njerëzve. Më vjen vërtet shumë keq që një pjesë e politikës së këtij shteti ka ngelur të përdori dhe të baltosi emrin e shtetasve të vet për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta dhe paaftësia e tyre. Pikërisht këta më pas u japin zë mediave, të cilat shkruajnë vetëm atë ç’ka dëgjojnë lart e poshtë pa vërtetuar asnjë informacion. Dua ti bëj thirrje që të ndërgjegjësohen sepse ndoshta nuk llogarisin dëmin që u shkaktojnë njerëzve dhe familjarëve të tyre, por ju garantoj që nuk është i vogël dhe nuk do ia uroja askujt...”-shprehet Pëllumb Petritaj.

    Në reagimin e tij Pëllumb Petritaj thotë se:

    “...Duke marrë shkak nga lajmet e fundit që kam lexuar nëpër mediat e ndryshme Shqiptare dhe të huaja ndjeji nevojën për të thënë të vërtetën time. Gjithashtu të pasqyroj një problematikë madhore që ndodh në shoqëri, keq informacioni, që i jepet popullit nga portalet e ndryshme. Nuk dua të akuzoj gazeta apo gazetar por dua të theksoj që çdokush që shkruan një artikull duhet të thellohet në marrjen e informacioneve dhe në vërtetësinë e tyre, duke mos u bazuar thjesht në fjalë të dëgjuara lart e poshtë. Ky fenomen keq informon publikun dhe dashur pa dashur i bëhet një gjyq publik dikujt pa asnjë bazë vërtetësie. Kjo më kthen shumë mbas në kohë kur në moshën 18 vjeçare u internova nga regjimi i asokohe, pse?!.. thjesht isha djali i vajzës së Luto Haxhiraj, i pushkatuar më 1943 pa vendim gjyqi.

    Në ditët e sotme jam përfaqësuesi ligjor i mikut tim dhe familjes se tij Artur Shehu, i cili po pushkatohet pa gjyq në 2024. Theksoj Artur Shehu, i cili po përmendet padrejtësisht nga mediat Shqiptare dhe të huaja ka një dëshmi penaliteti të bardhë. Siç lart përmenda keqinfomacioni mund të baltosi familje të nderuara që kanë dhënë kontributin e tyre në shoqëri. Si rasti i familjes Shehu dhe familjes Eftimiadi, të cilëve në ditët e sotme po u përdhoset e vërteta. Dy familje ku paraardhësit e tyre kanë gëzuar respekt dhe pasardhësit kanë dashur të bëjnë të njëjtën gjë.

    Familja Eftimiadi, një familje e respektuar italiane e cila fatkeqësisht nuk pati fatin të kishte një trashëgimtar në këto kohë që po jetojmë. Në vend të tij është trashëguar një fondacion për të nderuar këtë mbiemër Fondacioni “Eftimiadi”, i cili është hapur si amanet i trashëgimtarit të fundit Salvatore Luca Eftimiadi, i cili ndër vitet (1992-2007) luftoi për të marrë pronat e Luca dhe Marco Eftimiadi, babai dhe xhaxhai i tij.

    Përpjekjet e tija nga burokracitë e shtetit Shqiptar qenë të kota, për të cilat kanë qenë në dijeni për zgjidhjen e problemit të tij edhe instancat më të larta të shtetit Italiane e Shqiptar. Në vitin 2009 fondacioni “Eftimiadi” përmes avokatit Ëngjëll Agaçi kontaktoi të ndjerin Ramiz Shehu (babai i Artur Shehu) i cili i adresoj te unë si përfaqësuesi i tyre ligjor.

    Kishte lindur një problem ndërmjet pronave të familjes Eftimidai dhe asaj Shehu. Me pak fjalë ishte një mbivendosje prone, ku fondacioni kishte pretendimet e veta gjithashtu edhe familja Shehu, e cila e zotëronte ligjërisht si pronë. Pasi u konsultova me Ramiz Shehun vendosëm që këtë konflikt interesash mbi këtë pronë, mos ta zgjidhnim në rrugë gjyqësore por në një marrëveshje midis palëve.

    Paranteza që bëra pak më sipër për familjen Eftimiadi të ndihmon të kuptosh arsyen pse familja Shehu, vendosi të bënte një marrëveshje njerëzore dhe ligjore. Lufta për të drejtat e të ndjerit Salvatore Luka Eftimiadi la mbas vetëm një fondacion dhe jo një trashëgimtar. Për këtë familja Shehu vendosi ta nderoj dhe të shlyejë këtë detyrim, duke i dhuruar 8 apartamente dhe një pronë, për të respektuar kujtimin e një familje që kërkonte të drejtat pronësore të tyre që shteti Shqiptar, nuk ua njohu kurrë, ndërsa familja “Shehu” po.

    Gjithashtu edhe për të shmangur një kalvar të gjatë gjyqësor që këto dy familje do hynin mes njëra-tjetrës. Sot kjo e vërtet po shtrembërohet, duke trilluar dhe akuzuar kujtimin e një familje të përfaqësuar nga ky Fondacion edhe i një familjeje tjetër që thjesht ka mbrojtur interesat e veta në mënyrë ligjore dhe pa cënuar askënd.

    Kjo ngjarje që përfshin këto dy familje, të cilat gjetën një urë komunikimi për të zgjidhur konfliktin e tyre në mënyrë paqësore është transformuar duke u përdorur si karrem nga të paaftit e politikës Shqiptare. Të cilët me vetëdije të plot kanë vendosur të jenë personazhe publike dhe në mënyrë të paskrupuj përfshijnë në afere politike familje edhe njerëz që jetojnë në privatësinë e tyre duke respektuar rregullat e shoqërisë dhe ligjet e shtetit Shqiptar.

    Duke cenuar imazhin, moralin dhe dinjitetin e këtyre njerëzve. Më vjen vërtet shumë keq që një pjesë e politikës së këtij shteti ka ngelur të përdori dhe të baltosi emrin e shtetasve të vet për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta dhe paftësia e tyre.

    Pikërisht këta më pas u japin zë mediave të cilat shkruajnë vetëm atë çka dëgjojnë lart e poshtë pa vërtetuar asnjë informacion. Dua ti bëj thirrje që të ndërgjegjësohen sepse ndoshta nuk llogarisin dëmin që u shkaktojnë njerëzve dhe familjarëve të tyre, por ju garantoj që nuk është i vogël dhe nuk do ia uroja askujt...”.

    ORA NEWS

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Ku është reportazhi për Shqipërinë? Gazetari italian tregon arsyen se pse RAI 3 nuk e transmetoi pjesën e dytë të investigimit

    Emri:  -640-0-meloni-rai-ranucci-1714404626.png

Shikime: 194

Madhësia:  398.9 KB

    Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” ka treguar arsyen përse RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë.

    Emisioni investigativ ishte planifikuar që të transmetohej mbrëmjen e së dielës (28 prill), por nuk ndodhi kështu duke ngritur pikëpyetje.

    Një nga ndjekësit i ka komentuar Siegfried Ranucci duke e pyetur mbi arsyen e këtij vendimi, ndërsa i shkruan: “Pse nuk e transmetuat?! Apo keni frikë nga Edi Rama?”.

    Por gazetari italian u shpreh se pjesa e dytë e investigimit për Shqipërinë do të publikohet, por janë në pritje të arritjes së një marrëveshje për të bërë intervistë me kryeministrin Edi Rama.

    “Ku është reportazhi për Shqipërinë?! Mbrëmjen e djeshme e gjithë Shqipëria ishte para televizorit për të ndjekur pjesën e dytë të emisionit. Pse nuk e transmetuat?!

    Po bëni shaka me një popull të tërë, të dëshpëruar për të vërtetën. Qeveria e Edi Ramës ka vjedhur para, prona dhe po thith gjakun e shqiptarëve, tashmë edhe të italianëve. Mos kini turp që ju ka vjedhur paratë një Edi Rama!? Apo keni frikë nga Edi Rama? Duhet të jepni një shpjegim.

    Nuk mund të bëni shaka me një popullatë të tërë. Ne shqiptarët e pamë këtë çështje si një dritë shprese për lirinë tonë nga qeveria e Edi Ramës dhe Edi Ramës. Ju keni zhgënjyer pritshmëritë tona, besimin tonë. Turp të kesh”, i shkruan një komentues.

    Ndërsa Siegfried Ranucci iu përgjigj: “Ne do ta transmetojmë atë. Jemi në pritje të marrëveshjes për një intervistë me Ramën”.

    ORA NEWS

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Autori i “Report” në RAI3, Ranucci: Me Ramën kam komunikuar me mesazhe. S’jam censuruar e as kam patur presione. Pse nuk u transmetua pjesa e dytë e investigimit…

    Emri:  Ranucci-Rama1.jpg

Shikime: 78

Madhësia:  27.9 KB

    Gazetari Sigfrido Ranucci i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua një javë më parë.

    Ai thotë se nuk është censuruar nga askush, ndërsa paralajmëron se pjesa e dytë e investigimit do jepet pasi materiali të jetë thelluar me fakte dhe analiza. Me kryeministrin Edi Rama thotë Ranucci ka komunikuar me mesazhe, por shton se nuk ka patur presione.

    Ranucci i përgjigjet edhe kryeministres Meloni duke thënë se ajo tregoi mungesë besimi ndaj televizionit shtetëror italian.

    Intervista me gazetaren Alba Kepi në Romë:

    A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

    Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

    Pse nuk u transmetua vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë?

    Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. Kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe pak situatën politike.

    Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

    Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

    A keni biseduar me Ramën?

    Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.

    A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

    Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

    Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?

    Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

    Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

    Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

    Alba Kepi
    Syri Tv
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    PAMJET/ RAI 3 rikthehet në Shqipëri, por gazetari nuk pranon kafen e Ramës

    Emri:  dgfdfgdfgdfgdfgdf.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  33.4 KB

    Emisioni “Report” që transmetohet çdo të diel në mbrëmje në “RAI 3” është rikthyer në Shqipëri. Të dielën që vjen do të publikohet pjesa e dytë, e shumëpërfolur e dokumentarit për kampet e pritjes së emigranteve që duhet të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjadër.

    Prezantuesi dhe autori i këtij programi, Sigfrido Ranucci zbuloi në emisionin e fundit se në pjesën e dytë të dokumentarit do të ketë edhe një intervistë “riparuese” me Edi Ramën. Në një kronikë të shkurtër prezantimi duket që kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij gazetarin e RAI3, Giorgio Mottola që kreu edhe dokumentarin e parë.

    Emri:  sdasdas11.jpg

Shikime: 106

Madhësia:  39.3 KB
    Prezantuesi dhe autori i këtij programi, Sigfrido Ranucci

    Detaji që zbulohet është se gazetari italian nuk ka pranuar kafen e ofruar nga kryeministri Rama, gjë sipas tij bëri kreun e qeverisë shqiptare të mbetet paksa keq. Vetë Rama e ka kaluar me një batutë gjatë intervistës edhe pse gazetari i thotë se kishte pirë një tjetër kafe më herët.

    Emri:  sdasdas11sssmmm.jpg

Shikime: 107

Madhësia:  31.9 KB
    Gazetarët italianë në zyrën e Ramës

    “A ishte paksa dyshuese ajo kafe që nuk e pranuat? Ah nuk ka problem. Sepse ndoshta me të gjitha ato që ke në mendje të dukem si autokrati që kërkon të helmojë gazetarin” – thotë Rama. Në pjesën e shkurtër të transmetuar sillen në vëmendje të gjitha akuzat që Rama i bëri reportazhit të parë.

    Gazetari e ka pyetur Ramën nëse vërtet e konsideron “të shpifur” emisionin e transmetuar dhe kreu i qeverisë i dha këtë përgjigje: “Unë nuk dua të këmbëngul tek fjala, por nëse ju doni të këmbëngulni: “Po ishte shumë e shpifur” – thotë Rama.

    Emri:  sdasdas11sss.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  20.5 KB
    Rama duke folur për RAI 3

    Në emisionin e parë u fol për lidhje të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin. Në fokus ishte Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi të cilin e kishin etiketuar si “avokat të trafikantëve”.

    “Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe pyetjeve të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, – njofton “Rai 3” në trailerin e emisionit.

    Por edhe emisioni i dytë duket se nuk u ka shpëtuar hedhjeve të dyshimit për korrupsion. Gazetarët kanë shkuar në Gjadër ku kanë vënë re se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk u gjet asgjë në të dhënat e qeverisë italiane.

    Emri:  sdasdas11sssmmmjjj.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  23.1 KB
    RAI 3 në Gjadër

    “Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri” – thuhet pjesën e shkurtër të publikuar.

    ©LAPSI.al

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,920
    Postimet në Bllog
    20

    Intervista: Gazetari i Rai3 e detyron Edi Ramën të flasi për lidhjet e tij me kartelet e drogës

    Dy videot/ Kush gënjen për takimin në kryeministri, Edi Rama apo Luftar Hysa?

    Emri:  Desktop10-2048x1152.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  54.6 KB

    Kur gazetari italian Xhorxhio Motola përmendi biznesmenin e lojërave të fatit, Luftar Hysa dhe takimin që patën bashkë në zyrën e tij në kryeministri, Edi Rama fillimisht bëri një përpjekje për ta shmangur këtë temë në intervistën që kishte kërkuar për Report, duke thënë se po i përmendnin “emra, që nuk di as çfarë duan të thonë apo kush janë”.

    Por kur Motola vazhdoi duke cituar mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë, Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin. Kryeministri zbuloi se në zyrën e tij ishte folur për kazinonë që do të hapej në Vlorë dhe se për këtë kishin ndërmjetësuar pronarët e Marina Bay.



    “Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit” shpjegoi Rama.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-06-02-at-21.07.51_e9a89173.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  37.3 KB

    Gjithsesi Rama deshi ta minimizojë marrëdhënien e tij me Luftar Hysën, për të cilin dikur kishte fajësuar mediat se po i hidhnin baltë pa bërë asnjë verifikim. “Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di” u shpreh Rama.

    Pyetjeve të Motolës se përse një kryeministër duhet të takohet me një biznesmen të përfolur për lidhjet me kartelin e Sinaloas në Meksikë, Rama iu përgjigj se ndodh që ai të takojë shumë njerëz. Nëse del më pas se kanë probleme me drejtësinë, kjo është çështje e drejtësisë.

    Por pohimi i Ramës se Luftar Hysa i erdhi në zyrë për kazinonë në Vlorë është vetëm njëri version. Në një intervistë për Opinion disa vite më parë, Hysa ka thënë se qëllimi i vizitës ishte një tjetër. Që nuk kishte lidhje me biznesin, por me artin.



    “Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, qëështë mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

    Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij. Sipas një prej mediave më të vjetra meksikane kishin lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin e kartelit, Zambada García, i njohur si “El Mayo”. Hysa i ka mohuar shkrimet dhe pretendon se janë sponsorizuar nga rivalët e tij.

    Emri:  luftar-hysa-duke-dale-nga-kryeministria-transformed.jpeg

Shikime: 123

Madhësia:  41.7 KB

    Të nesërmen e daljes së shkrimeve për të u publikua një foto e tetorit të vitit 2020 kur ai, së bashku me Besnik Lulaj dhe një deputet gjerman dilte nga godina e kryeministrisë në Tiranë. Ky ishte ish-deputeti i CDU-SCU, Mark Hauptmann. 2 muaj pas takimit u dha lincenca për kazinonë në Vlorë.

    ©Lapsi.al

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-04-2024, 17:07
  2. Vëllai i Erdoganit, Edi Rama, vizitë zyrtare në Izrael
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 11:26
  3. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-10-2015, 11:50
  4. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-05-2014, 17:27
  5. Në pritje të Kryeministrit Edvin Rama
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-09-2013, 08:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •