Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipërisë

    Media greke: Shumë pikëpyetje si u ngrit bukuroshja Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri

    Emri:  Belinda-Balluku1.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  25.3 KB

    Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja. Është media e njohur greke, newsbomb.gr e cila në një artikull të gjatë nuk fsheh habinë se si zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Energjetikës e Infrastrukturës u gradua në këto funksione, edhe pse deri disa vite më parë punonte si ndihmës shtëpiake ose pastruese, në shtetin fqinj, Greqi.

    Belinda Balluku sot komandon fondet publike, shkruan Newsbomb.gr, duke iu referuar tenderave dhe koncesioneve që miraton dhe lëshon ministrja në fjalë, prokurime të cilat pothuajse të gjitha raportohen me flamur të kuq dhe që dyshohet se kanë histori korrupsioni pas.

    “Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj”, shkruan Newsbomb.gr.

    “Krahu i djathtë i Ballukut u arrestua për korrupsion”

    Media greke shkruan edhe për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku. Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës franceze që shteti shqiptar t’i paguajë 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”. Newsbomb.gr raporton se sot zv/kryeministrja Belinda Balluku zotëron miliona euro, ndërsa evidentohen borxhet që Ministria e saj i ka kompanisë greke që ndërtoi tunelin e Krrabës, “Aktor”.

    “Emri Belinda Balluku mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por në Shqipëri do të thotë shumë. Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres Edi Rama përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë. Më 13 mars, SPAK, Gjykata kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku. Akuza kishte të bënte me projektet e ndërtimit dhe konkurset luksoze, të cilat po fitoheshin nga të zgjedhurit e Edi Ramës. Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

    Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi (Valter Begaj dhe Ervis Lamajn), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro. Evis Berberi ishte krahu i djathtë i ministrit Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.

    NET-GROUP fitoi këto gara, paratë u transferuan përmes transaksioneve në kompaninë DAAM. Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash. Hetimi i SPAK raportohet se ka nisur javët e fundit, me fokus shitjen e DAAM. DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes biznesmenëve. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje ‘tektonike’ në skenën politike të Shqipërisë.

    Shumë pikëpyetje ngre ngritja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.

    Emri:  newsbomb-belinda.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  27.7 KB

    Balluku “feston” me 50 mln eurot e “Aktor”

    Ka një proces gjyqësor që kompania e ndërtimit ‘Actor’ ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar. Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të vjetërit e kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat.

    Me fjalë të tjera, kompania ‘Actor’ bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës ‘fishkëllen’ indiferente. Por ja ku nisin ‘pyetjet’ e nxehta:

    - Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të kompanisë ‘Actor’ për të ekzekutuar?
    - Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?
    - Kë mbulon shteti shqiptar?
    - Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë ‘të fërshëllejë’ indiferente?”, shkruan ndër të tjera Newsbomb.gr.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Zv/kryeministrja Balluku në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Ka ardhur koha që kjo dosje të zbardhet

    Emri:  1715794020_balluku.jpg

Shikime: 6

Madhësia:  33.2 KB

    Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, qëndroi këtë pasdite 3 orë në SPAK. Balluku ka thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se ishte një thirrje për dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës, për të cilën ka thënë se duhet të jepte disa sqarime.

    “Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha zv/kryeministrja Balluku.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,715
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Transformimi i bukuroshes Belinda Balluku nga pastruese në Greqi në zv. kryeministre të Shqipër

    Dëshmia e Ballukut/ Kë dogji në SPAK për inceneratorin e Tiranës?

    Emri:  belinda-Balluku-Buzeqeshje-ne-SPAK-2048x1152.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  31.6 KB

    Askush nuk mund të thotë nëse Belinda Balluku luajti me përpikëri rolin që kishte parapërgatitur për veten apo vërtet qe e pushtuar nga ndonjë gaz i papërmbajtur këtë pasdite kur doli nga SPAK, por ajo mund të konsiderohet një nga njerëzit më të ngazëllyer që ka dalë ndonjëherë nga godina e prokurorisë speciale, ku u thirr për të dhënë shpjegime në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

    Zv.kryeministrja dhe ministrja e energjisë shoqërohej nga këshilltari i saj, Florian Serjani në oborrin e prokurorisë dhe nuk e fshehu buzëqeshjen kur iu afrua gazetarëve, siç shihet nga filmimet më poshtë.

    o');


    Për buzëqeshjen e Belinda Ballukut në dalje të prokurorisë mund të ngrihen shumë aludime, por që ajo pati një objektiv të qartë për ta ngarkuar me përgjegjësinë direkte të dhjetëra miliona eurove të “djegura”, kjo u duk nga fjalët e saj. Zv.kryeministrja tregoi se është treguar bashkëpunuese me SPAK, siç ia ka kërkuar partia… për ta respektuar drejtësinë e re, por ajo foli për “abuzime të pafalshme që kanë bërë pis të madh e të vogël.

    “Ishte një thirrje për dosjen 255 që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve për atë që ne e kemi folur gjithmonë, pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet për të ndarë një herë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm” tha Balluku.

    Deklarata që bëri zv.kryeministrja në dalje të prokurorisë lë vend për hamendësime. Kush janë të këqinjtë dhe kush janë të mirët për të cilët flet Balluku në dosjen e inceneratorëve? Kush janë ata që kanë bërë punën e ndershme dhe kush duhet të marrë përsipër abuzimet e pafalshme?

    Kuptohet se kur flitet për inceneratorin e Tiranës titullari kryesor është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas paraardhësit të Ballukut në detyrë, Arben Ahmetajt është e pronari faktit i inceneratorit.

    Si nga mimika që shfaqi në dalje të SPAK, ashtu edhe nga deklarata për gazetarët, Belinda Balluku la të kuptohet se nuk është kursyer në informacionet që ka për këtë çështje. Në fakt, në fillim të vitit të kaluar, ajo e tha të sajën edhe me një vendim që e vuri Veliajn në një pozicion të vështirë.

    Më poshtë është dokumenti i Ministrisë së Financave që dëshmon refuzimin e parave nga buxheti që administron qeveria për inceneratorin e Tiranës, duke e detyruar Veliajn të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

    Emri:  dokumenti.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  73.4 KB

    Shkresa e Ministrisë së Financave ku pasqyrohet përgjigjia negative e Ballukut për të paguar inceneratorin e Tiranës

    Se kush do t’i paguante miliona euro për inceneratorin e Tiranës (qeveria apo bashkia) ishte burim i konfliktit mes ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që kërkonte nisjen e punës për një incenerator sa më parë. Kur Arben Ahmetaj këmbënguli fort, Veliaj u detyrua të marrë përsipër angazhimin financiar me firmën e tij.

    Për këtë firmën, Erion Veliajt i duhet të japë llogari se përse e nënshkroi duke anashkaluar këshillin bashkiak të Tiranës, që u mblodh disa muaj më vonë sa për sy e faqe, pasi kontrata ishte firmosur në vitin 2017.

    Emri:  veliaj-tirana.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  26.7 KB

    Në mbledhjen e 15 Shtatorit 2023, në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston ende sot e kësaj dite.

    “Nuk ua lë Tiranën zhulsave” bërtiste Veliaj në një moment, kur doli zbuluar, pasi me firmën e tij kishte një marrë një angazhim financiar që kishte rezultuar në një aferë korrupsioni ulëritëse.

    Emri:  Ervis-Berberi-dhe-Belinda-Balluku.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  26.9 KB

    Ish drejtori i arrestuar i ARRSH dhe ministrja Belinda Balluku

    Pavarësisht buzëqeshjes këtë të mërkurë, marrëdhënia e Belinda Ballukut me SPAK nuk ka qenë gjithnjë pozitive. Disa muaj më parë, prokuroria speciale arrestoi krahun e saj të djathtë, Ervis Berberin, ish drejtor i ARRSH.

    Berberi kishte ngritur një skemë të kalimit të parave në kompaninë ku kishte punuar dhe akuzohet se ndante paratë e buxhetit me miqtë e tij të vjetër. Po ashtu, mediat pranë Veliajt nuk i kanë reshtur sulmet ndaj Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj besnikë, si drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, që po sipas tyre është marrë nën hetim nga SPAK.

    Fakti se pushtetarët i shohin hetimet e SPAK si përdorim të prokurorëve nga njëri apo tjetri klan në Partinë Socialiste, e ka pranuar edhe kryeministri Rama në një nga fjalimet e tij të shkurtra kohët e fundit.

    “Jo po s’kam bërë asgjë, po më bien në qafë se ma bën ky e ma bën ai, se SPAK-u kështu e SPAK-u ashtu”… citoi Rama vartësit e tij gjatë një fjalimi të pak ditëve më parë, duke ia bërë të qartë se refuzon t’i përgjigjet ankesave për instrumentalizimin e prokurorëve të SPAK.

    Ky citim i Ramës për ministrat dhe kryebashkiakët tregon pikërisht mendësinë që ekziston brenda në Partinë Socialiste, atë që goditjet e SPAK gjenerohen nga lufta e brendshme për pushtet. Në këtë panoramë, nuk është e vështirë të kuptohet se kujt i qeshte sot Belinda Balluku, pasi foli në SPAK për inceneratorin e Tiranës.


    Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 01:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2021, 11:23
  3. Sarandë, breshëri armësh për pronën, plagosen 2 pastruese
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-07-2011, 02:23
  4. Transformimi i njeriut ne .......... qen rrugesh
    Nga brooklyn2007 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 04:30
  5. Nje grua kryeministre ne te ardhmen?
    Nga BlerinaL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 07:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •