Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Presidenti Begaj rikthehet mes shqiptarëve në Kalabri: Doja të mbaja premtimin

    Presidenti i Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.41.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  47.3 KB

    Për të nderuar Kreun e Shtetit shqiptar, arbëreshët në Civita kishin organizuar një pritje zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë, si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.42.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  45.2 KB

    Në emër të banorëve arbëreshë në Civita, Kreut të Shtetit iu urua mirëseardhja në kishën e Civita-s nga famulltari i kishës, i cili ju drejtua Presidentit në arbërisht, duke i thënë: “Kur hyn në këtë kishë, ke hyrë në zemrën e besimit të arbëreshëve”. Historia e komunitetit është gdhedur në basorelievët e kësaj kishe, e cila është ndërtuar në vitin 1510.

    Ndërsa kryetari i bashkisë së Civita e vlerësoi Presidentin Begaj për këtë vizitë në Kalabri,

    Kreu i Shtetit iu përgjigj duke u shprehur se thjesht kishte mbajtur një premtim të dhënë: “Ne si shqiptarë kemi një proverb të vjetër, që thotë se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur janë shumë të rëndësishme. Para disa kohësh bëra një vizitë të parë këtu në rajonin e Kalabrisë dhe të gjithë kryetarët e komunave donin që unë t’i vizitoja.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.43.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  51.4 KB

    Premtova që do të kthehesha sërish, sepse në një vizitë është e pamundur t’i shohësh të gjitha komunat dhe bashkitë arbëreshe në Itali. Sot jam shumë i lumtur që realizova dëshirën e kryetarit të bashkisë dhe, natyrisht, për emocionet e përftuara nga bujaria e qytetarëve të Civita, nga mikpritja, këngët e kënduara shqip dhe veshjet e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.43-1.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  50.2 KB

    Presidenti Begaj përcolli falënderim për Italinë fqinje, që sikurse hapi dyert për arbëreshët, tregoi të njëjtën qasje edhe ndaj shqiptarëve me ndihma pas vështirësive të viteve ‘90, duke pritur emigrantët e dalë nga izolimi, e më vonë duke integruar Diasporën e re të Shqipërisë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.43-2.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  47.1 KB

    Gjatë qëndrimit në Civita, Presidenti Begaj vizitoi dhe Muzeun Etnografik, ku përmes veshjeve, pikturave dhe dokumenteve, tregohej historiku i këtij komuniteti. Civita, me autenticitetin në arkitekturë, ka frymëzuar piktorin Ibrahim Kodra, që e ndërkombëtarizoi identitetin arbnor përmes pasqyrimit në art të shtëpive të kësaj komune.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.43-3.jpg

Shikime: 77

Madhësia:  45.4 KB

    E gjithë kjo dëshmi e gjallë historike, sipas Presidentit Begaj, duhet përcjellë edhe te brezat e rinj”.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.45.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  36.2 KB

    Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që arbëreshët i kanë dhënë kombit, ndërsa premtoi se do të jetë gjithmonë krah tyre për të vijuar me hapa të tjerë konkretë që i shërbejnë ruajtjes së arbërishtes.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.45-1.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  32.6 KB

    “Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë.

    Ju jeni shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit”, – u shpreh Presidenti Begaj.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-11.37.45-2.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  32.5 KB

    Presidenca

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    FOTO/ Presidenti Begaj vijon turin, ndalet në komunat e Kozencës: Të rinjtë promovim vlerave të Arbërisë

    Emri:  3begaj15.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  63.0 KB

    Presidenti Bajram Begaj vijoi edhe këtë të enjte turin në Kalabri me vizita në komunat e Kozencës, San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto, të pavizituara më parë nga presidentët shqiptarë. Në sheshin e San Martino di Finita, në hyrje të të cilit ndodhet shqiponja dykrerëshe, Begaj u prit nga drejtuesit e komunës dhe banorët arbëreshë e shqiptarë, të cilët kanë shkuar aty pas viteve ’90.

    Veç historisë së ruajtur në arkitekturë, San Martino di Finita ka të arkivuar në bibliotekën e komunës edhe të gjithë të shkuarën e lashtë. Begaj vizitoi bibliotekën dhe kishën e ndërtuar nga arbëreshët në fillim të shekullit XVI dhe përcolli mesazhin e vijimësisë së traditës për të promovuar këtë thesar historik. “Kjo është një kërkesë që i bëhet Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë për të vizituar të gjitha komunat arbëreshe, kërkesë e lidhur me mundësinë për t’u takuar së bashku, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të mundësuar realizimin e të gjitha nevojave dhe problemeve të zgjidhshme që ju mund të keni”, theksoi Begaj.

    Begaj shprehu besimin se veç tij, që është i pari president shqiptar që viziton këto komuna, do të vijnë më pas edhe të tjerë personalitete, për të mundësuar një shkëmbim idesh e vizionesh për të ardhmen e përbashkët. “Besoj se pas vizitës sime të parë arritëm diçka. Rai Calabria tashmë ka një program në gjuhën arbëreshe”, tha Begaj, i cili premtoi projekte të tjera, të cilat duhet t’u shërbejnë të rinjve, pasi do të jenë ata që do të trashëgojnë dhe do të promovojnë vlerat e Arbërisë dhe kombit.

    Begaj vizitoi qytetin e lashtë, San Benedetto Ullano, ku u prit nga banorë të veshur më kostume tradicionale, të cilët e shoqëruan atë përgjatë vizitave në Muzeun e Palazzo Bisciglia, ku ruhet çdo dokument i arbëreshëve të parë që ndërtuan këto rajone, si dhe në kishën e ndërtuar nga familja Rodota me origjinë nga Shkodra.

    “Jam këtu t’ju falënderoj për të gjithë ushqimin që ju jepni i përditë atdhedashurisë, ushqim që fillon me mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe dhe vazhdon të tregohet çdo ditë me historitë tuaja dhe me portat që ju sapo keni zhvilluar si projekte për të vazhduar për të trajtuar historinë e Arbërisë”, tha Begaj. Presidenti Begaj vlerësoi projektin “Le Porte Narranti” në San Benedetto Ullano, me dyer të vjetra të pikturuara, që ruajnë trashëgiminë identitare, historinë dhe gjuhën arbëreshe.

    Emri:  3begaj14.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  47.8 KB

    Emri:  3begaj12.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  49.2 KB

    Emri:  3begaj11.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  46.2 KB

    Emri:  3begaj9.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  63.4 KB

    Emri:  3begaj8.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  41.9 KB

    Emri:  3begaj7.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  37.8 KB

    Emri:  3begaj6.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  41.8 KB

    Emri:  3begaj5.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  40.6 KB

    Emri:  3begaj4.jpg

Shikime: 63

Madhësia:  51.4 KB

    Emri:  3begaj3.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  44.3 KB

    Emri:  3begaj2.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  38.6 KB

    Emri:  3begaj.jpg

Shikime: 62

Madhësia:  58.1 KB

    Emri:  3begaj15.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  63.0 KB

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,526

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Çifti eshte vertet nje fshat i bukur edhe me njerez te mire. Eshte nje nga 100 fshatrat me te bukura te Italise. Emertimin Çifti perveç kuptimit te tije te sotem vendasit atje si tradite e lidhin me fjalen Fole zogjsh.

    Dy gjera interesante,e para kur nje grup kengetaresh kishin shkuar ne Shqiperi donin te kendonin nje kenge " Moj e bukura kopile" nuk i lane ta kendonin i detyruan qe fjalen kopile ta zevendesonin me fjalen trendafile. Per arbereshet fjala Kopile eshte fjala me e dashur qe mundet ti drejtohet nje vajze.

    Tjeter histori interesante,qe ka te beje me fjalet ishte se nje ish avokat i çiftit nje person qe shqipen e fliste dhe e dinte pak a shume mire (mik i Altimarit Fortinos etj etj),kishte blere nje televizor dhe libreza e televizorit nuk e kishte gjuhen italiane por kishte gjuhe te tjera dhe midis tyre edhe gjuhen shqipe. Nuk ka problem i thot shokut te tije do ta lexojm shqip edhe do ta vejme ne pune televizorin. Kur shkova per here te dyte me thote,more çfare do te thote fjala Ekran se e lexoja gjithandej dhe nuk e kuptoja. Nje shqiptari fjala ekran i duket fjale e thjeshte,ndersa arbereshin e la pa ndezur dot televizorin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 02-05-2024 më 17:21

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    FOTO/ Presidenti Begaj në inaugurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s

    Emri:  ba1b9c97-df48-4845-9119-860eb176a4f3.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  34.3 KB

    Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e bashkisë së re të komunës së Cerzeto-s.

    “Kur hyra në këtë bashki të re, pikturat me rrugët e ngushta dhe kalldrëme më kujtuan direkt Krujën. Është shumë bukur të shohësh se si lidhja shpirtërore e arbëreshëve me atdheun është shprehur edhe nëpërmjet arkitekturës. E gjithë kjo, së bashku me ruajtjen e ritit, kulturës, gjuhës arbëreshe, veshjes, është unikale”, tha Begaj.

    “Ju faleminderit juve dhe paraardhësve tuaj për këtë akt patriotik të jashtëzakonshëm! Vijoni ta trashëgoni te fëmijët dashurinë tuaj për atdheun! Ne do të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona të mbështesim këtë shpirt të jashtëzakonshëm atdhedashës tuajin”, vlerësoi Presidenti i Republikës.

    Presidenti Begaj i shprehu gjithashtu kryetarit të bashkisë së Cerzeto-s mirënjohjen për atë që kjo komunë bën për të mirëpritur emigrantë nga vendet me paqe të kërcënuar duke dëshmuar një tipar tjetër tonin, mikpritjen.

    Emri:  f260cbeb-e499-4026-8879-8190895232f3.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  46.1 KB

    Emri:  f24a1a7d-ff5b-4915-8f5d-33624d5dfffa.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  55.1 KB

    Emri:  dfa756af-8df8-402d-988c-65a49521a760.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  50.5 KB

    Emri:  c906f0ac-6007-4996-80d0-b23b88625a3b.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  48.5 KB

    Emri:  bceb71b2-597d-4cbc-aa62-349a8865e898.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  42.2 KB

    Emri:  ba1b9c97-df48-4845-9119-860eb176a4f3.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  34.3 KB

    Emri:  b39196f8-515d-462e-b82f-75aae07b66f5.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  38.8 KB

    Emri:  847cfac2-39a4-4a06-9aaa-693824f521f5.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  44.6 KB

    Emri:  64ab76b9-2897-4844-bf3e-fae0e89f6404.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  44.6 KB

    Emri:  017f5e35-a31b-4024-891d-fc1858b748a2.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  48.2 KB

    Emri:  4ebd4f13-7890-4da5-a675-f6bb98f0cf4e.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  47.0 KB

    Emri:  0ce8cca3-737f-499b-a335-b194d2087514.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  54.7 KB

    Emri:  f5188fd7-d8f4-4cb1-a55b-68895fa53082.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  42.3 KB

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Presidenti Begaj në Kalabri: Falenderojmë Italinë që hapi dyert për arbëreshët

    Emri:  beg.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  42.6 KB

    Presidenti Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë.

    Për të nderuar Kreun e Shtetit shqiptar, arbëreshët në Civita kishin organizuar një pritje zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.

    Në emër të banorëve arbëreshë në Civita, Kreut të Shtetit iu urua mirëseardhja në koshën e Civita-s nga famulltari i kishës, i cili ju drejtua Presidentit në arbërisht duke i thënë: “Kur ke hyrë në këtë kishë, ke hyrë në zemrën e besimit të arbëreshëve”. Historia e komunitetit është gdhedur në basolerievët e kësaj kishe, e cila është ndërtuar në vitin 1510.

    Ndërsa Kryetari i bashkisë së Civita e vlerësoi Presidentin Begaj për këtë vizitë në Kalabri.

    Vetë Kreu i Shtetit iu përgjigj duke u shprehur se thjesht kishte mbajtur një premtim të dhënë për këtë vizitë: “Ne si shqiptarë kemi një proverb të vjetër, që thotë se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur janë shumë të rëndësishme. Para disa kohësh bëra një vizitë të parë këtu në rajonin e Kalabrisë dhe të gjithë kryetarët e komunave donin që unë t’i vizitoja.

    Iu premtova që do të vija sërish, sepse në një vizitë është e pamundur t’i shohësh të gjitha komunat dhe bashkitë arbëreshe në Itali. Dhe sot jam shumë i lumtur që realizova këtë dëshirë të kryetarit të bashkisë dhe natyrisht për emocionet e përftuara sot nga bujaria e qytetarëve të Civitës, nga mikpritja, këngët e kënduara shqip dhe veshjet e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

    Një falënderim Presidenti Begaj përcolli dhe për Italinë fqinje, që siç hapi dyert për arbëreshët, të njëjtën qasje tregoi edhe ndaj shqiptarëve me ndihma gjatë viteve të vështira pas viteve ‘90, duke pritur emigrantët e dalë nga izolimi, e më vonë duke integruar Diasporën e re të Shqipërisë.

    Gjatë qëndrimit në Civita, Presidenti Begaj vizitoi dhe muzeun etnografik, ku përmes veshjeve, pikturave dhe dokumenteve, tregohej historiku i këtij komuniteti. Civita, me autenticitetin në arkitekturë, ka frymëzuar piktorin Ibrahim Kodra, që e ndërkombëtarizoi identitetin arbnor përmes pasqyrimit në art të shtëpive të kësaj komune.

    E gjithë kjo dëshmi e gjallë historike, sipas Presidentit Begaj, duhet përcjellë edhe te brezat e rinj”.

    Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që arbëreshët i kanë dhënë kombit, ndërsa premtoi se do të jetë gjithmonë krah tyre për të vijuar me hapa të tjerë konkretë që i shërbejnë ruajtjes së arbërishtes. Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë. Ju jeni shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës e ritit u shpreh Presidenti Begaj.



    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Presidenti Begaj takon arbëreshët në komunat e Kozencës: Ju falenderoj që ruani dhe trashëgoni gjuhën shqipen

    Emri:  1714568828_begajkozenca.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  34.5 KB

    Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës. Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë.

    Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë.

    “Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”.

    Në qendër të qytetit, ku ngrihet dhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i bashkisë dhe arbëreshët e Acquaformosës. Ai vizitoi dhe kishën San Giovanni Battista, e ndërtuar në vitin 1500, një ndër më të rrallat në rajonin e Kalabrisë.

    Ndërsa nga Ungra, ndalesa e radhës e kësaj vizite, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit, siç u shpreh ai: “Po te jemi bashkë, asgjë nuk na thyen. Po të jemi të ndarë, edhe një fëmijë na mund”. Presidenti Begaj vizitoi Eparkinë e Lungros, ku bisedoi me ipeshkvpin, Imzot Donato Oliverio të cilit i shprehu vlerësimin për rolin e jashëtzakonshëm që ka luajtur kisha në mbrojtjen e vlerave tona identitare.

    Gjatë takimeve me drejtuesit vendor, komunitetin arbëresh dhe klerikët e komunave të provincës së Kozencës, Kreu i Shtetit theksoi nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve, shkëmbimit të vizitave mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

    “Së pari, është detyrimi im si President i Republikës së Shqipërisë për t’ju shprehur mirënjohjen time dhe të të gjithë popullit shqiptar për atë çka bëni për ruajtjen e identitetit tuaj. Të parët tuaj, pasardhës të Skënderbeut, ikën nga viset shqiptare jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga atdheu, u larguan nga atdheu i tyre për shkak të pushtuesit dhe erdhën dhe gjetën një derë të hapur këtu në Italinë mike”.

    Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti. “Nuk mund të ketë një komb pa gjuhën e tij, pa ruajtur vlerat e identitetit kombëtar. Ju falënderoj nga zemra për atë çka bëni, që jo vetëm të ruani dhe promovoni gjuhën shqipe, por edhe ta trashëgoni te brezi i ri. Është detyra jonë të bëjmë presionin e duhur që gjuha shqipe të jetë e detyrueshme për shkollat”,-deklaroi Presidenti i Republikës.

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    FOTO/ Presidenti Bajram Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.44-PM-1.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  62.6 KB

    Pasditen e kësaj të mërkure në vijim të vizitës në rajonin arbëresh të Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me banorët e komunës Firmo. Kreu i shtetit përcolli mesazhin për ndërveprim mes komuniteteve me kultura të ndryshme dhe në këtë aspekt vlerësoi rolin e arbëreshëve për fuqinë e identitetit, trashëgiminë kulturore, traditën popullore dhe folklorin.

    Duke iu referuar traditës së përvitshme të “Valljes”, që në këtë fshat ruhet si simbol i fitores së Skënderbeut, Presidenti Begaj theksoi se ajo mbetet gjithnjë frymëzuese. Ai iu drejtua pjesëmarrësve në këtë festë të “Valljes” të promovojnë njohjen e identitetit dhe diversitetin kulturor.

    “Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të shohim të “vallëzojnë lirshëm” veçanërisht të rinjtë, të cilët duhet të luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Të rinjtë janë ambasadorët e ardhshëm të kulturës sonë dhe mbajtësit e flamurit të identitetit arbëresh dhe shqiptar”,-u shpreh Presidenti Begaj, i cili tha se duhen përgatitur brezat për të përballuar sfidat e globalizimit, si dhe duke ruajtur unikalitetin e trashëgimisë.

    “Kultura dhe tradita arbëreshe, si pjesë shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare, – vlerësoi Presidenti Begaj, janë dëshmi e fuqisë së lirisë për të mbijetuar përmes shekujve, edhe në kushte të vështira dhe ndryshime të mëdha historike”. Sikurse në takimet e mëparshme me arbëreshët, edhe në Firmo Kreu i Shtetit përcolli mesazhin për ruajtjen e traditave, kulturës e gjuhës, si një mënyrë për të kujtuar origjinën, por dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.42-PM.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  48.4 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.42-PM-1.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  54.1 KB

    Skedarët e Bashkëngjitur 185605

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.42-PM-2.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  57.7 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.43-PM.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  49.5 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.43-PM-2.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  58.9 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.44-PM-1.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  62.6 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.44-PM-2.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  44.9 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.45-PM.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  42.6 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-01-at-7.12.44-PM.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  45.5 KB

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2024 më 11:48

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Presidenti Bajram Begaj vlerësohet si ”Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

    Emri:  b1ac899f-720a-4108-a1d3-76e131752da8.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  42.4 KB

    Presidenti Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones. Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.

    Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. ”Ju siguroj që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”,-tha Begaj.

    Kryetari i shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, ”si një nga momentet në jetë që të shënjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë”.

    Emri:  8ee46ec8-8f8c-4941-8d6e-f4e15d2161cd.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  41.4 KB

    Emri:  d13f3130-957b-4188-ab88-e0ae080b7f3d.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  28.4 KB

    Emri:  b1ac899f-720a-4108-a1d3-76e131752da8.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  42.4 KB

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2024 më 11:50

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Papa Françesku pret në Vatikan, Presidentin e Shqipërisë. Begaj: I nderuar nga pritja e sotme në një audiencë të veçantë

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-06-at-16.45.10-4.jpeg

Shikime: 14

Madhësia:  46.5 KB

    Në njoftimin zyrtar të Selisë së Shenjtë (Vatikan) shkruhet se sot Presidenti i Shqipërisë u prit nga Papa Francesku. Vizita e Presidentit Begaj ishte përgatitur nga ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, zj. Majlinda Frangaj, e cila ka shumë reputacion në Selinë e Shenjtë.
    Ja se çfarë shkruhet në njoftimin e Vatikanit:

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të vecantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Francesku.

    Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiecë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

    Kreu i shtetit falendëroi përzemërisht Papa Franceskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

    Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

    Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

    Presidenti Begaj u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Kardinal Parolini.

    Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset integruese që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë natyrale e Evropës dhe që tani me avancimin e reformave pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

    Presidenti Begaj falenderoj Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Selia e Shenjtë i jep proceseve integruese të Shqipërisë. Edhe për Kosovën, Presidenti i Shqipërisë i përcolli Sekretarit të Shtetit progresin që Kosova ka bërë në procesin e reformave, të shtetit të së drejtës, respektimin e pakicave dhe integrimit në organizmat ndërkombëtare.

    Kreu i Shtetit theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë/radio Vatikani/

    Ndërsa Presidenti Begaj shkruan: “I nderuar nga pritja e sotme në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku.

    Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare nuk zhbëri besimin në Zot të Shqiptarëve.

    Ata janë model i harmonisë dhe dialogut ndërfetar.

    Në takim pata rastin ta falënderoja Atin e Shenjtë për mesazhet e paqes dhe thirrjet për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura.”.

    Emri:  Begaj-Papa-Francesku1.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  42.4 KB

    Emri:  Begaj-Papa-Francesku2.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  42.6 KB

    Emri:  Begaj-Papa-Francesku3.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  63.8 KB

    Emri:  Begaj-Papa-Francesku3.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  63.8 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-06-at-16.45.10-4.jpeg

Shikime: 14

Madhësia:  46.5 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-06-at-16.45.10-2.jpeg

Shikime: 14

Madhësia:  51.4 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-06-at-16.45.10-1.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  26.6 KB

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-06-at-16.45.10.jpg

Shikime: 13

Madhësia:  29.2 KB

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-05-2024 më 14:37

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,709
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti i Shqipërisë Begaj mes vëllezërve arbëreshë në Kalabri

    Si ruhet lidhja me arbëreshët? Begaj: Fondacion për të gjitha komunat, një turizëm patriotik që do mbante gjallë turizmin arbëresh

    Emri:  3begaj15.jpg

Shikime: 11

Madhësia:  63.0 KB

    Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka zbuluar si do të vijojë mbajtja e marrëdhënieve me arbëreshët në Itali. Begaj u shpreh se tashmë ka marrë jetë një fondacion arbëresh që të gjitha komunat e këtij komuniteti të bashkohen dhe të shohin mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë.

    “Ka filluar një punë e mirë në Itali përmes fondacionit arbëresh që të gjitha komunat të bashkohen përmes tij që të shohin mundësitë më të mira të bashkëpunimit më Shqipërinë, drejtim edhe të bashkëpunimit dhe rrugës ekonomike.

    Do ishte mirë që këto komuna arbëreshe t’i binjakëzonim me komuna në Shqipëri. Të organizonim edhe shkëmbimin e turizmit, edhe pse te ne është kryefjalë tani. Do donim të zhvillonim edhe një turizëm patriotik që do mbante gjallë turizmin arbëresh.

    Besoj pas vizitës time të parë në Kalabri kanë filluar projektet e para për t’i finalizuar më pas me punë konkrete muajt e ardhshëm”, u shpreh ai.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2022, 19:08
  2. Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2017, 17:32
  3. Presidenti i ri i Shqiperise
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-01-2012, 19:17
  4. Cili është presidenti më i mirë i Shqipërisë?
    Nga FЯODO në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 07-01-2007, 20:07
  5. Eparkia arbëreshe në Kalabri
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •