Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    Edi Rama: Kush ministër, deputet apo kryebashkiak ka probleme me SPAK, nuk është më i PS!

    Emri:  Capture-22.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  22.7 KB

    Kryeministri Edi Rama flet live në takimin e jashtëzakonshëm me ministrat dhe grupin parlamentar.

    Edi Rama e filloi me këto fjalë: “Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun e për të krijuar një hendek mes nesh e shumicës së shqiptarëve që na kanë besuar e mbështetur pa kursim në gjithë këto vite. Sot nuk do ndalem te gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha e as te akuzat e rreme dhe fabrikimet djallëzore. Sot do përqendrohem te të vërtetat, 10 vite pas marrje së detyrës. Qofshin të vërteta të ëmbla qoftë të hidhura, për të cilat nuk ka të na vijë mirë por duhet ti shohim në sy. Kur shqiptarët na votuan masivisht për mandatin e parë Shqipëria ishte në ditët më të zeza që nga 1997. Krimi kishte fituar qetësi në veprimtari në një lojë sylla mbyllazi me rendin. Qytetarët jepnin rryshfet edhe për të marrë një certifikatë lindjeje….”- tha Rama.

    Me tej kryeministri vazhdon duke folur për korrupsionin “Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi. Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.

    Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri. Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri”… shtoi Rama.

    Por thelbi i gjithë fjalës së kryeministrit ishte në lidhje me ata që kanë prekur buxhetin e shtetit dhe po hetohen nga SPAK, qoftë ministër, deputet apo kryebashkiak, janë tradhtarët e PS dhe të 800 mijë votuesve. Dhe nuk janë më në PS, ndaj të gjejnë avokatët e tyre, sepse PS nuk i njeh më.

    Pra kryeministri paralajmëroi, me sa duket, se do të ketë ngjarje të reja nga mazhoranca në arrestime nga SPAK.

    VIDEO

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    PS propozon një reformë të re anti-korrupsion

    Tetë vjet pas reformës në drejtësi, Partia Socialiste propozon ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar dhe fton opozitën që t’i bashkohet punës për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Edi-Rama-mbledhja-.jpg

Shikime: 23

Madhësia:  27.4 KB
    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me deputetët dhe ministrat e kabinetit të tij. Foto: LSA.

    Në verën e vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës – por tetë vjet më vonë, Partia Socialiste paralajmëron një reformë të re për të njëjtin qëllim.

    Në një mbledhje të kryeministrit Edi Rama me grupin e vet parlamentar u propozua të martën edhe ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar përmes një rezolute të PS të titulluar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

    Rezoluta u prezantua nga ministrja e shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali dhe sugjeron se puna e komisionit të posaçëm parlamentar nuk do të prekë reformën në drejtësi të arritur në vitin 2016. Megjithatë, teksi i publikuar krijon paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t'i nënshtrohen reformës.

    Sipas tekstit, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikqyrës dhe llogarikërkues ndaj ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

    Rezoluta u parapri nga një fjalim i gjatë prej më shumë se dy orësh i kryeministrit Edi Rama, ku ai u mburr me autorësinë e reformës në drejtësi dhe mbështeti punën e kryer nga Prokuroria e Posaçme.

    Rama ftoi opozitën që t'i bashkohet iniciativës së mazhorancës për ngritjen e komisionit të posaçëm, duke e përshkruar atë si “një vend pune i përbashkët për të adresuar procesin e mëtejshëm të shtetbërjes…”.

    Qëndrimi i parë erdhi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kontrollon një pjesë të vogël të grupit parlamentar të kësaj partie. Basha u tregua dyshues ndaj synimeve të mazhorancës.

    “Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin,” tha Basha përmes një reagimi.

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse opozita do të merrte pjesë në komision, ndërsa deputeti Ervin Salianji tha se ai ishte njohur nga mediat me propozimin e socialistëve dhe çdo vendim politik i përkiste grupit.

    Nisma e PS-së vjen në një kohë kur raportet e organizmave ndërkombëtare referojnë të dhëna se ka një rritje të perceptimit të korrupsionit dhe një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik.

    “Forma të ndryshme të korrupsionit, nga korrupsioni i vogël deri tek nepotizmi, pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, janë prezent në Shqipëri”, konstatoi disa javë më parë një raport i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatën Transparency International.

    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    Gjekmarkaj për Ramën: Flet sikur ka 11 vjet në opozitë, nuk i dhemb se lëshon ca ministra

    Emri:  gjekmarkaj.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  41.8 KB

    Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj në një takim në Bulqizë me demokratët, u ndal tek adresimi i ditës së sotme që kryeministri Edi Rama bëri me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjekmarkaj tha se Rama foli si të ishte 11 vjet në opozitë dhe se ”po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bere një qeveri tjetër, jo ajo e atij”.

    Ndër të tjera ai u shpreh se Rama nuk e ka problem të lëshojë ministra e drejtorë, pa mbajtur vetë përgjegjësi morale. Deputeti demokrat shtoi se është detyra e PD-së dhe opozitës që të sjellin ndryshimin, teksa shtoi se qeveria po bën gjithçka ta mbajë vendin në gjendjen që është.

    ”Kjo shoqëri duhet të bëjë një zgjedhje, o ta luftojë korrupsionin dhe të bëhet shoqëri e lirë europiane e demokratike ose ti nënshtrohet atij dhe të humbasë perspektivën. Kjo qeveri do bejë gjithcka që të mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jonë ti japim Shqipërisë fitoren që pret, duke vënë në provë PD-në duke i dhënë asaj besim duke e mbështetur në këtë betejë sa historike aq edhe kundër tentakulave të historisë”,-tha Gjekmarkaj.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    VIDEO/ Noka: Rama sot e shpalli veten të pafajshëm, tha se të gjithë janë të krimbur, veç meje

    VIDEO

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht deputeti Flamur Noka gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, ka akuzuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn se kanë vjedhur qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve.

    ‘Edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj’, tha ndër të tjera, Flamur Noka.

    Fjala e mbajtur e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

    Te dashur miq!

    Asnjëherë me pare nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë zhytur në korrupsion dhe afera si rilindja sot, deri ne palcë, në çdo qelizë të sajën.

    Ka patur gjithnjë probleme me korrupsionin vendi. Ky fenomen, asnjëherë nuk zhduket plotësisht.

    Por ama, të kthehet në norme, në stil, në mburrje, ne përmbajtje, abuzimi, vjedhja

    Të kalohet nga një hajdutëri në tjetrën.

    Të merren nga xhepat e shqiptareve miliona euro pa teklif, ditën për diell, të merren prona e pasuri, tokat ne bregdet dhe tanimë zonat e mbrojtura e të ndahen me miq, me ministrat e tij, kjo po ndodh vetëm sot me rilindjen, me Edi Ramën e Erion Veliajn.

    E dëgjuat çfarë tha sot ky që ka kaluar 17 vendime qeveria për 1 orë për inceneratorët, ky që shpalli ministren e tij investitor strategjik në Himarë, me tokë me dokumente të falsifikuara, ky që e ka future Shqipërinë borxh 120 milionë euro vetëm sepse nuk i pëlqente një televizion dhe urdhëroi mbylljen e tij, ky që ka dorën e tij, urdhërin e tij, bekimin e tij në çdo transaksion që bën qeveria, del se ky do luftoka korrupsionin.

    Po a ka tallje më të madhe se kjo.

    Sërish edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Po pse si qenka qeverisja. Që ti drejton, po të tjerët mbajnë përgjegjësi. Po si qenka qeverisja, që s’paske përgjegjësi ti për hajdutërinë, për vartësit, për ata që ti ke zgjedhur të ndash pushtet me ta. Dhe kjo punë qenka vetëm e drejtësisë.

    Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj.

    Të dashur miq!

    Pak ditë më parë, në media u zbulua një skandal. Burri i Ministres së Financave kishte plagosur një vartës të gruas se tij, pasi nuk po i lëshonte drejtorinë, një post qe ky kishte planifikuar ta merrte për vete, përmes një të besuari. Ngjarja u mbajt e fshehte nga policia e prokuroria për 5 muaj.

    Një zhvillim mjaft i rende ky. Po vini re. Nuk beri shume përshtypje, nuk mori shume jehone. Po pse?

    Sepse ne krahasim me inkriminimin e Agaçit, ne krahasim me kapjen e drejtësisë, në krahasim me aferën 400 mln euro te inceneratoreve, ne krahasim me implikimin e vëllait te kryeministrit me trafikantet e Xibrakes, ne krahasim me lidhjet me krimin ne çdo nivel qeverisje, ne krahasim me vjedhjen brutale te drejtoreve te Veliajt me atë ne krye, ky skandal duket si një gjë e vogël.

    Dhe këtë po tenton rilindja dhe Edi Rama. Qe ti beje vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin, te duken edhe si normalitete.

    Dhe u kërkon njerëzve ta pranojnë ashtu pra siç është ai dhe qeveria e tij, ta pranojnë të korruptuar dhe te inkriminuar.

    Por kjo është e papranueshme dhe nuk ka për të ndodhur. Ai mendon kështu se shqiptaret janë si ai, mendon se shqiptaret nuk e duan ndershmërinë. Ai i fyen njerëzit, duke sjelle si vlere, inkriminimin dhe abuzimin me buxhetin.

    Buqizaket dhe shqiptaret, nuk janë si ai. Janë të ndershëm, dhe duan e meritojnë te qeverisen ndershëm.

    Shumica absolute e buqlizakeve dhe e shqiptareve nuk kane lidhje me krimin. Dhe meritojnë te qeverisen nga njerëz qe s’kanë lidhje me krimin.

    Blloku politik i Edi Ramës janë korrupsioni dhe krimi, nuk ka me asnjë ide, asnjë fabul te re. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj. Ai mendon dhe synon qe te qëndroje ne pushtet, kur përfaqëson një pakice, një grusht njerëzish.

    Sepse shumica absolute e qytetareve te këtij vendi edhe e socialisteve nuk kane lidhje me vjedhjen dhe krimin.

    Beteja është e qartë.

    Ai nuk përfaqëson asnjë ideologji. Është thjesht e keqja e kapur fort përmes instrumenteve te regjimit, përballe shqiptareve.

    Edhe pse nuk është një përballje e lehte, ky nga ana tjetër është një moment i arte, historik bashkimi.

    Njerëzit duhet te bëhen bashke përballe kësaj te keqeje, pavarësisht ideve apo simpative. Siç e ka pasur zakon e tradite kjo treve, e krejt vendi. Kjo është një emergjence kombëtare. Siç bien dallimet ne një lufte. Ashtu, duhet te bien dallimet mes nesh edhe ne këtë rast. Sepse kjo lufte është.

    Nuk ka si te jete ndryshe, nuk ka si te ketë një marrëdhënie a raport tjetre me nje qeveri qe është kthyer ne klike shtypëse qe vjedh kudo, ne çdo sektor, ne çdo zyre, ne çdo bashki, ne çdo ministri, ne çdo fushe.

    Ju e pate çfarë tregoi Rai-3. Te vërtetën që njihet, por mbahet e fshehur nga propaganda, nga kontrolli i mediave, nga censura. Mjaftoi shfaqja e asaj te vërtete që Edi Rama te kalojte një krize të fortë nervash. Dhe doli me portretin e tij të vërtete, kur mori në telefon drejtorin e Rait. Ngaqë e ka zakon me disa pronare mediash këtu. Dhe habiti Italinë e u ngrit alarmi atje dhe ne Parlament. Sepse ata jane vend demokratik te dashur miq. S'mund te pranojnë një autokrat tu shfaqet ne hapësirat e tyre te lirisë, te shkele vlerat e tyre europiane.

    Te dashur miq!

    Opozita është në një moment shndërrimi, organizimi, energjizimi e vitalizimi. Ne kemi detyrën historike ta shpëtojmë vendin. Po këtë do ta bëjmë vetëm duke merituar besimin e njerëzve, duke u hapur ndaj shoqërisë, e duke u shndërruar ne alternativen qe sjelli ndryshimin per te cilin ka nevoje Shqipëria.

    Kjo nis me secilin nga ne, ne kete salle, e kudo, ne çdo fshat, lagje e qytet.

    Njerëzit kane nevoje për shprese, e ne duhet t’u japim shprese

    Njerëzit kane nevoje për besim, e ne duhet t’u japim besim

    Njerëzit kane nevoje për kurajo, e ne duhet t’u japim kurajo

    Njerëzit kanë nevoje për një qeverisje qe mendon për ta, që u shërben atyre, e ne do t’ua japim atë qeverisje

    Njerëzit kanë nevoje për ndershmëri, e ne do t’u japim ndershmeri

    Ne do të fitojmë!

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane

    Emri:  rama-hyn-ne-mbledhje.jpg

Shikime: 14

Madhësia:  26.7 KB

    U bënë shumë kohë që Edi Rama jeton me një ankth: si të vazhdojë të mbajë predikime publike ndërkohë që në çetën e vet zbulohen hajdutët njëri pas tjetrit. Si mund të justifikohet kur përditë flitet për 130 milionë eurot e një inceneratori që nuk i gjenden as gjurmët, për koncesionet në shëndetësi, protagonistët e të cilëve kanë përfunduar në burg, apo për një skandal si ai i 5D, ku fondet e buxhetit të bashkisë, derdheshin në arkën e kompanisë private të drejtuesve të saj.

    Në fjalimin më të gjatë të karierës së tij, në mbi 2 orë, ai është rekur të ngrejë një alibi. Teza e tij është se sot po vidhet ngaqë ky është një vend historikisht i korruptuar, që hajdutësinë e ka të tarashëguar. Në monologun alla Fidel Kastro (ndonëse ky i fundit mund të tronditet në varr për këtë krahasim), ku një herë sillej si kampion i luftës kundër korrupsionit dhe herën tejetër si lektor seminaresh për historikun e tij, kryeministri i kërkoi shekuj më parë, rrënjët e sëmundjes që po vret pushtetin e tij.

    Lapsi.al i’u rikthye disa herë videos së fjalimit për të qëmtuar mes rreshtave të gjitha alibitë historike.

    Fillimisht për këtë ai fajësoi kulturën që ngulitën pesë shekuj të sundimit turk. Dy- tre herë ai përdori shprehjen “mendësia otomane më jep të jap”, që paskësh përhapur zakonin e zgjidhjes së punëve me allishverishe ndërmjet shqiptarëve. Por, faji nuk mbeti vetëm tek armiqtë e Skënderbeut. Si pjesë e tij u përshkrua edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili zakonisht pranohet si i pakorrupsion. “Në kohën e komunizmit s’kishte sektor privat, as tendera as ndonjë lek të madh vërdallë, por kishte ndonjë lek, shumë pula dhe shumë raki, për të mbaruar ndonjë punë që ndryshe mund të mos e mbaroje kurrë” tha ai, duke nënvizuar se edhe regjimi i shkuar bën pjesë trashëgiminë korruptive.

    Natyrisht, sipas Ramës kjo u përforcua gjatë tranzicionit drejt kapitalizmit, ku etja për fitim e atyre që të dalë nga varfëria kërkonin pasurimin e shpejtë, u gërshetua me paudhësitë e një klase politike me mendësi tribale. “Tranzicioni ynë i gjatë e bëri të gjithanshme maninë e korrupsionit” theksoi ai.

    Pra, sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk, 50 vitesh komunizëm dhe tre dekadash tranzicion. Ato nuk kanë të bëjnë aspak me firmat që ai hedh tak, tak, tak, fap, fap, fap, as me mbledhjet e partisë që organizon tek barku i inceneratorit, as me bonuset që nënshkruan për firmat që s’egzistojnë, as për paratë që duhen për lobingje alla McGonigal.

    Deri më tani, kur fliste për dështimet e këtyre dhjetë viteve, Rama shkonte deri tek “fajin e ka Saliu”. Por me sa duket gropa është bërë aq e madhe sa këtej e tutje duhet shkuar deri tek otomanët.

    Kjo tezë e re, se për skandalet Tahiri, Beqja, Koka, Gjiknuri, Balluku, Veliaj faji duhet kërkuar që prej mesjetës, ishte zbulimi i ri i këtij fjalimi të gjatë që do të mbahet mend si një kthesë e beftë në trajtimin e korrupsionit rilindas. Pikërisht për të ngulitur alibinë se ai nuk është kreu i kësaj bande hajdutësh, Rama e paraqiti veten si liderin e një partie që ka nisur luftën kundër korrupsionit “Pas 113 vitesh pavarësi të Shqipërisë, pas 33 vjetësh pluralizëm politik dhe pas krijimit të 333 partive në këtë vend”.

    Ai shkoi më tej duke e paraqitur veten si udhëheqësin e një force që si askush tjetër “qysh prej perandorisë otomane i ka hyre detit ne këmbë për ta pavarësuar drejtesine nga pushteti politik”.

    Në këtë delir, sepse përmasat e vjedhjeve janë aq të mëdha sa mund të përballohen vetëm me arratisje nga realiteti, shefi i qeverisë e paraqiti veten si nismëtarin e një Reforme në Drejtësi për thellësinë dhe ashpërisnë e të cilës atij iu desh të kacafytej edhe me Berlinin, Brukselin dhe Uashingtonin për të qenë kjo që është sot. Pra, mesazhi i alibisë është i qartë: Unë nuk jam arkitekti i kësaj kusarie të pa justifikueshme, por luftëtari heroik kundër një vesi të trashëguar shekullor.

    Lapsi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    230

    Korrupsioni luftohet me Profesionistë dhe Meritokratë dhe jo me patronazhistë dhe militantë

    Në harkun kohor që nga viti 2013 e deri në ditët e sotme vërehet një rritje e korrupsionit dhe e mitmarrjes , rritje e cila më tepër ka të bëjë me vënien në funksionin të drejtësisë të pavarur dhe SPAK-ut sesa me rritje reale të korrupsionit. Një ndihmë e madhe për gjetjen e rasteve të korrupsionit ka luajtur liria e shtypit dhe e mediave të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zbulimin dhe denoncimin e rasteve korruptive.
    Del pyetja nëse para vitit 2013 në periudhat 1992-1997, 1997-2005, 2005-2013, ka patur korrupsion masiv dhe mitmarrje? Sigurisht që ka patur dhe ka plot shëmbuj që tek VKM për tokën 1 euro dhe deri tek droga e Lazaratit, plus krime, prostitucion, emigrim masiv, njëlloj si në periudhën e sotme. Dallimi sot ka qëndruar në dy elementë kryesore:
    - Sepse para 2013 nuk kishte liri të Medias dhe të fjalës kushtë që korrupsioni dhe mitmarrja nuk denoncohej në public
    - Sepse vetë qeveritë e Berishës dhe të Nanos kishin një sistem drejtësie të kapur, madje në disa raste thuehj nëpër dhëmbë që …`duhej krijuar` klasa e pasur` e cila ishte shkatërruar nga diktatura…sigurisht me mjete jo ligjore.
    Prandaj në atë kohë u shkatërrua e gjithë industria, e për këtë shkak u largua masivisht popullsia sepse nuk kishte punë, u lejuan skemat piramidale, u lejuan kultivimi i drogës dhe ajo shitej e blihej lirisht brënda dhe jashtë, dhe u lejuan indirect edhe kontrabanda e kryesisht e naftës, prostitucioni, largimi i njerzve në mënyrë ilegale jashtë shtetit, disa presidentë u pasuruan duke lëshuar pasaporta shqiptare pa kriter, ministrat firmosnin tenderime jo sipas kritereve, punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit publik bënin mitmarrje dhe drejtuesit -korrupsion, gjykatësit dhe avokatët ishin më Diplomën e `plepave`, prokurorët ishin të korruptuar, administrata locale de qëndrore nuk punonte, në pushtetin local dhe qëndror hynë njerëz jo profesionistë dhe aspak meritokratë. Asgjë nga këto nuk paraqitej në media, Gazeta, radio, internet, ose vetëm tek tuk ndonjë lajm i rastësishëm.
    Pas 2013 pa pritur, opinioni publik shqiptar pa se droga ishte në të gjithë Shqipërinë, dhe opozita u a hodhi fajin menjëherë Maxhorancës në një kohë që ishte e pamundur që si me urdhër e gjithë Shqipëria ishte e mbjellë me drogë… Përse ndodhi kjo?
    Sigurisht sipas fjalës së urtë shqiptare:- Hajdutët thërrisnin me të madhe kapini hajdutët. Opozita e djeshme dhe e sotme kanë përdorur dhe përdorin frazën e nazistit Goebels i cili shprehej : `Kur një gënjeshtër përssëritet çdo ditë dhe për një kohë të gjatë, opinioni e percepton tashmë si të vertëtë…`.
    Çfarë nuk po shkon me Pushtetin e sotëm të Maxhorancës?
    Megjithë bërjen e një reforme të vështirë në Drejtësi ku me ndihmën e SHBA u krijua SPAK, Byroja kombëtare e Hetimeve, u filtruan gjykatës dhe prokurorë ku gati gjysma u gjendën të korruptuar ose me pasuri të vëna në mënyrë të dyshimtë, megjithëse shumë drejtues të Maxhorancës janë futur në burg ose janë në hetim, përsëri aferat korruptive mbeten të larta dhe megjithë paralajmërimet e Shefit të qeverisë se ``emërimet i bën ai por përgjegjësia për postin është personale`, përsëri niveli i korrupsionit është i lartë. Përse ndodh një fenomen i tillë?
    Një rol negativ në zhurmën se korrupsioni është galopant këto vite se, popullsia po largohet sidomos rinia (gjë që është pjesërisht e vërtetë, por kjo ka ndodhur gjatë gjithë 34 viteve të demokracisë), po luan opozita e shkatërruar e sotme, shumë nga të cilët janë shkelësa të ligjit në të kaluarën, dhe se dy nga drejtuesit e partive më të mëdha opozitare njëri është non gratta dhe tjetri akuzohet për pasuri të vëna në mënyrë jo ligjore. Duke qënë të lirë të flasin dhe të deklamojnë si të duan, dhe duke patur një liri të fjalës të pacensuruar (ashtu si bënin të kundërtën ata vetë kur ishin në pushtet), dhe duke zbatuar parimin e Goebelsit në një demokraci të brishtë që ka shqipëria e cila vazhdon të mbetet më shumë demokraci anarkike sesa liberale, ata po vazhdojnë të ndotin dhe të shpifin në mënyrë që të krijojnë precedentin e mos-bindjes civile.
    Në fakt, edhe do të mund të kishin arritur ta realizonin këto vite nëse Shqipëria nuk do të kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe BE. Në mbështetje të britmave të tyre të tipit `Kapni Hajdutin` kur Hajdutët janë edhe ata vetë, grupi i analistëve dhe i të ashtuquajturve gazetarë investigativë që paguhen për të nxirë faqen Shqipërisë dhe për të ndryshuar opinionet e shoqërisë shqiptare në zbatim të strategjisë së dy drejtuesve njëri non gratta dhe tjetri kryetar i partisë së paligjshmërisë.
    Sigurisht korrupsioni gjatë kësaj qeverisjeje ka pësuar goditje nga Drejtësia shqiptre por vazhdon të jetë i lartë, madje në sektorin e shëndetësisë publike dhe të arsimit, korrupsioni dhe mitmarrja mbeten problem i madh.
    Pra mesa duket nuk është lufta kundër korrupsionit dhe mitmarrjes në zbatimin e ligjeve por edhe në një drejtim tjetër ku është në fakt zanafilla e korrupsionit.
    Kjo zanafillë qëndron në largimin nga postet drejtuesse të qeverisjes lokale dhe qëndrore, të profesionistëve dhe të zinxhirit professional dhe të meritokratëve, duke vendosur në këto poste delicate, amatorë, militantë, patronazhistë, miq etj duke dëmtuar rëndë drejtimin local dhe qëndror.
    Për të realizuar vendosjen e Meritokracisë dhe Profesionistëve me integritet ne drejtimin e Pushtetit Lokal dhe Qëndror, duhet bërë ashtu siç veprojnë privatët: monitorojnë dhe seleksionojnë nëpërmjet intervistës dhe dosjve personale të kandidatëve pa ndërhyrjen e politikës.
    Vërehet sot por edhe dje kur Opozita ishte në Qeverisje se intelektualët Profesionstë dhe Meritokratë janë shmangur nga qeverisja lokla e dhe qëndrore e vëndit dhe sot ose janë larguar jashtë shtetit ose punojnë heshturazi në ndonjë institucion privat apo luajnë domino apo tavëll sepse askush nuk pyet për këta. Klaneve Politike u interesojnë njerrëz që vijnë nga zona rurale, pa ndonjë arësim përkatës që behn lehtësisht patronazhistë deh militant, apo u interesojnë të ashtuquajturit `intelektualët katundarë` në raport me profesionistët dhe meritokratët. Nuk është rastësi që në drejtimin e vogël të Partisë socialiste në Tiranë shumica dërrmuese e drejtuesve janë nga zonat rurale që nuk e njohin Tiranën, madje ka plot tepelenas të nderuar, dibranë të nderuar, veriorë të nderuar, gramshiotë të nderuar, librazhdiotë dhe mallakastriotë të nderuar, por aspak profesionistë dhe pa identitet që vijnë në qytet, dhe drejtojnë madje edhe partinë në bazë dhe në qëndër.
    Kjo detyrimisht në një sistem kapitalist si sistemi jonë me demokraci anarkike do ti çojë këta njerëz të nderuar në hajdutllëk, korrupsion njëlloj si udhëheqësit e opozitës së sotme. Prandaj populli shqiptar pavarësisht se sheh të meta të mëdha tek maxhoranca e sotme, nuk e sheh këtë opozitë të lodhur si drejtuese e ardhëshme e vëndit.
    E parë në këtë Prizëm, Maxhoranca qeverisëse nëse dëshëron të minimizojë korrupsionin, le ti zgjedhë njerzit që do ti vendosë në drejtim të pushtetit lokal, dhe qëndror, madje dhe në drejtim të vetë parties, dhe këta duhet të jenë me integritet moral dhe etik si dhe të jenë profesionistë të mirë të fushave përkatëse ku do të vendosen në drejtim.
    Kjo do të ndihmonte shumë edhe drejtësinë e pavarur.
    Shpresojmë që Lideri ballkanik dhe europian i shqiptarëve ta marrë në konsideratë këtë kritikë.

    priftipirro2017@gmail.com

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,718
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Edi Rama mundohet të distancojë veten nga sistemi i korrupsionit që vetë krijoi

    “Kanë ardhur kohë të këqija. T’ju mbrojë avokati, jo partia”, Rama “luftë” pa kompromis me korrupsionin: Nga duart s’lëshoj vetëm djalin tim të vogël!

    Emri:  rama-mbledhje-grupi-1536x1023.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  31.0 KB

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, u shpreh se kushdo që lufton për të vërtetën dhe të mirën e vendit, ka mbështetjen e tij.

    Ai shtoi se kushdo që bën korrupsion ka mbështetje vetëm avokatin dhe jo partinë.

    “Rruga e jetës na bashkon me shumë të tjera. Puna që na lidh për një qëllim, na zgjidh me një vepër të ulët si tradhtia. Kam pasur fatin prej 10 vitesh që të punoj me 40 ministra; se kush lufton për qëllime të përbashkëta, ka mbështetjen time dhe më ka në krah kurdoherë që do të sulmohet. Por kush gabon duke menduar se do të bëjë një rrugë dhe dy punë, s’do të më ketë mua në krah dhe PS, por vetëm avokatin e vetë. Qeveria ime ka ndryshuar dhe ministrat e mi kanë ndryshuar. Por ky parim s’do të ndryshojë deri sa të jem unë. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë kur vjen ora të hidhet. Jo po skam bërë gjë, jo më bien në qafë, s’ka. Nëse s’ke bërë gjë, të mban e vërteta.
    Më vjen shumë për këdo që nuk do ta pranojë këtë realitet të ri. Kanë ardhur kohë të këqija shumë për këtë realitet të ri politik. Nuk kemi hiç se çfarë ti bëjmë askush që do të bëjë një luftë tjetër me historinë dhe shqiptarët. Në 40 eca ministra që kam punuar, ai grusht ministrat të PS në këto 10 vite që kanë akuzua të ngritura apo dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por një herë nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës. Por t’i bësh të gjithë pis dhe ti quash të gjithë hajdutë dhe t’i bësh shembuj të drejtësisë!”, tha Rama.

    (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-01-2024, 16:56
  2. Po "zotin" vetë dini gjë kush e krijoi?
    Nga ALBA në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 13-03-2019, 04:21
  3. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-02-2016, 06:55
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2016, 19:56
  5. Përgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 19-07-2012, 18:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •