Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të Athinës

    Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u mikprit nga mijëra shqiptarë të diasporës që jetojnë e punojnë prej shumë vitesh tashmë në Greqi, – të mbledhur në Stadiumin e Galatsit të Athinës.

    Emri:  Ramaaaaa.jpg

Shikime: 440

Madhësia:  40.9 KB

    “Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës së këtij vendi të bekuar” – iu drejtua Kryeministri Rama të pranishmëve, teksa e vlerësoi këtë vizitë si më të bukurën. “Falë jush, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj që do të kem një më të bukur se kjo.” – u shpreh ai.

    * * *

    Motra dhe vëllezër! Faleminderit!

    Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike!

    Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse nën këtë strehë kaq të madhe, që ju e bëtë të duket kaq e vogël.

    Mirëseardhja juaj më emocion, entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju, njerëz të zakonshëm nga të katër anët e Shqipërisë, që jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës.

    Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar, ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.

    Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, në Europën demokratike, ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet apo barbarët e dyndur nga detet po janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë.

    Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna e historisë së saj tragjike dhe i sheh sot drejt e në sy që të gjithë me të njëjtin respekt që meriton dhe kërkon nga të gjithë.

    Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës së këtij vendi të bekuar ku qëndron prej 25 shekujsh djepi i filozofisë dhe i demokracisë e me të cilin na lidh jo vetëm fqinjësia, por edhe një histori mijëra-vjeçare.

    Përgjatë kësaj historie, fatet tona, zakonet tona, shtigjet e jetës e rrugët e shtëpive tona, luftërat, vallet, këngët, përrallat, marrëdhëniet tona, kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura se sa janë dukur apo sesa janë lënë të duken nga retë, mjegullat dhe pluhurat e politikës së dy vendeve tona.

    Edhe sot që flasim, dy dekada e kusur pas ikjes së shekullit XX, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak sesa realiteti, intensiteti, ndërthurja e jetëve dhe ndërlidha e rrugëve të së ardhmes pandashmërisht të përbashkët të shqiptarëve dhe të grekëve.

    Në sipërfaqen e kulturës së shkruar të kohëve të sotme, ku kanalet e informacionit dhe rrjetet sociale i japin fytyrën e politikës së ditës kësaj marrëdhënieje të lashtë duke u ofruar njerëzve sufllaqet e nacionalizmit folklorik dhe rakinë e cikut populist për t’u ngrohur barqet elektorale dhe për të përgjumur trurin qytetar, duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur vetëm probleme të përjetshme. Ndërkohë jeta e përditshme mes shqiptarëve e grekëve, jashtë kafenesë së zhurmshme të interesave afatshkurtër të politikës dhe përtej pasqyrave të saj verbuese mediatike vazhdon normale, aktive dhe produktive.

    Eksportet shqiptare në Greqi vitin e shkuar u rritën me 1/4 më shumë se sa vitin paraardhës. Ndërsa në muajt e parë të këtij viti Greqia renditet e treta në listën e partnerëve tregtarë të Shqipërisë. Falë angazhimit të vetë operatorëve ekonomikë këtej dhe andej kufirit, jemi në hapat e fundit të krijimit të Dhomës së parë Shqiptaro-Greke të Tregtisë dhe të Industrisë me seli në Athinë.

    Falë nxitjes së njerëzve të ndriçuar të këtij komuniteti në Greqi, janë bërë të gjitha gati dhe pritet vetëm miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare, për të cilën qeveria jonë ka lëvruar edhe fondet përkatëse. Falë kërkesës në rritje të jetës reale të popujve që jetojnë jashtë gotës së furtunave politiko-mediatike, numri i udhëtarëve që lëvizin drejt të dyja vendeve është dhjetëfishuar.

    Shqiptarët janë prej kohësh të dashuruar me brigjet e magjishme të Greqisë, por anasjelltas, gjithnjë e më shumë grekë po zbulojnë Shqipërinë turistike ku ndihen si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët kanë qenë, janë dhe gjithnjë do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh dhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se këtu në Greqi. Madje Shqipërua është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje, pastaj vjen humb zgjedhjet këtu. Bujrum, si në shtëpinë tuaj!

    Ju shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe, më e fortë e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pakëputshme të fateve në histori dhe në përditshmëri të dy popujve. Ashtu sikundër janë grekët shqiptarë të minoritetit grek në Shqipëri, qytetarët shqiptarë të minoritetit grek në Shqipëri, një thesar i vyer i shoqërisë sonë e cila funksionon sot brenda një kornize garancish ligjore për minoritetet që “de facto” e bën Shqipërinë një ndër shembujt më përparimtar në këtë drejtim mes të gjitha vendeve të Këshillit të Europës.

    Ata grekët e Shqipërisë kanë halle, kanë probleme pa diskutim. Ne duhet dhe do të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall dhe asnjë problem i tyri nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e gjithë qytetarëve shqiptarë.

    Në një vend si i yni që përparon përditë po ku plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës së afërt e të largët janë ende jo plotësisht të mbyllura ama kurrë, asnjëherë, në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e të paktën 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Kurrë, asnjëherë, në asnjë rast, grekëve etnikë nuk iu është mohuar arbitrarisht nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e drejta e tyre e gjuhës, e drejta e tyre e pronës. Kurrë, asnjëherë, në asnjë rast qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

    Dhe nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë, nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Korçë, nga Dibra në Durrës e kush nga ju që ka një shtëpi apo një tokë nga ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësisë për 1001 arsye, mund të thotë të kundërtën, që ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është një problem vetëm për grekët e Shqipërisë. Që të kërkosh dhe të zbulosh raste të tilla duhet të gërmosh në qerthujt më të errët të kulturës nacionaliste ku nuk ka asnjë kufi mes historisë dhe miteve, fakteve dhe paragjykimeve, dokumenteve zyrtarë dhe artikujve të porositur.

    Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë dhe jo vetëm kaq. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për tu zgjidhur mes nesh, qoftë sfidat e mëdha të kësaj epoke të re, mundësish, por dhe kërcënimesh për Ballkanin, Europën, botën demokratike ne i shohim si arsye madhore për tu afruar më shumë, për tu njohur më mirë, për të mos i bërë bisht asnjë nevoje për më shumë komunikim, për të gjetur zgjidhjet më të arsyeshme për të dy palët. Për tu projektuar bashkërisht në të ardhmen duke ushqyer pa ndërprerje besimin tek njeri tjetri dhe duke forcuar në çdo hap lidhjet me njëri tjetrin.

    E mbi të gjitha ne besojmë se kompleksiteti i marrëdhënieve tona në këtë kohë sfidash lokale dhe globale nuk mund të jetë kurrsesi një shtysë për tu mbytur në çdo lugë uji që sjell përditshmëria e politikës në oborrin e bashkëjetesës sonë. Jo! Ky kompleksitet duhet të jetë një nxitje e madhe që grekët e shqiptarët të binden përfundimisht dhe reciprokisht që fatet tona janë të pandashme dhe ata të cilët marrin përsipër t’i përfaqësojnë shqiptarët dhe grekët, të binden përfundimisht se nuk mund t’i gjejnë përgjigjet për të ardhmen tek e shkuara por tek e sotmja e fateve të lidhura të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me shqiptarët e Greqisë, me greket e Greqisë.

    Ju vëllezër dhe motra erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë për t’i ikur gërmadhave të regjimit komunist dhe mallkimit të tij të varfërisë më ekstreme. Kapërcyet malet. Fjetët nëpër parqe, nëpër kisha, nëpër stola rrugësh. Dolët pa dalë drita për të pritur nëpër sheshe si kuaj në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që iu merrnin për një punë të zezë krahu. Gjakosët duart dhe dërrmuat kurrizin me punët më të rënda! U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy a tre punë në ditën që nuk mbaronte duke e zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy vakteve të pangrëna!

    Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me dhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë.

    Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentat e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë.

    Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijët të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faj i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë por, ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu.

    Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti, me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar, të korrektesës ndaj të huajit. Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetit e njeriut të lirë në një vend demokratik. Ju erdhët, luftuat, fituat! Dhe mos e harroni kurrë; me ligj dhe me zakon, Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët, ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë.

    Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirë-shkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuaj miqësor ku greku e shqiptari nuk dallohen më, kontributet tuaja në ekonominë greke me punën e ndershme dhe me taksat që i paguani shtetit grek. E ndërkohë, ju ktheheni gjithmonë e më shpesh edhe në shtëpitë tuaja në Shqipëri ku keni mbajtur gjithë këto vite, me ndihmën tuaj të paçmuar financiare, prindërit e moshuar, vëllezërit, motrat, nipat e mbesat, dhe ku keni nisur edhe të investoni, sidomos në fshatra, kursimet tuaja. Unë e di dhe dua t’jua them; jo të gjitha dallimet janë sheshuar përgjithnjë për të gjithë, e di që jo gjithnjë gjërat shkojnë si duhet për të gjithë. E di që fantazmat e paragjykimeve dhe hijet e përbuzjes i shfaqen tek-tuk ndonjërit përmes ndonjë goje apo ndonjë dore të së shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën madhështore të shembullit, por unë di po ashtu që koha juaj, koha e shqiptarëve të Greqisë, nuk kthehet më kurrë mbrapsht.

    Jo vetëm shoqëria greke, pjesa më e madhe e së cilës, falë ndjeshmërisë së njerëzve të zakonshëm të këtij populli që ngjan si dy pika uji me tonin, u bë mbështetja juaj qysh në fillim të odisesë suaj heroike në kërkim të ishullit të një jete të re në Greqi, por edhe politika greke. Vendimmarrësit e këtij vendi sot e kanë të plotë vetëdijen se Greqia ka nevojë për ju njësoj siç ju keni nevojë për Greqinë.

    Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kush akoma e dyshon këtë të vërtetë, dyshon diellin që lind çdo ditë ndërsa kush i kundërvihet kësaj të vërtete, i bie me kokë pasqyrës kur sheh vetëm veten.

    Miqtë e mi, kufijtë mes vendeve tona kanë qenë gjithnjë kufij politikë, që elita të caktuara rëndomë të fantaksura i kanë vënë për qëllimet e tyre aspak të larta herë për të ushqyer delirin e madhështisë provinciale, duke ndalur me dhunë kohën e popujve, herë për ta treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre duke ushqyer urrejtjen për atdheun e të tjerëve, herë për të pompuar muskujt e pushtetit të tyre kundër rivalëve të brendshëm duke krijuar probleme të jashtme, por asnjëherë, fatkeqësisht asnjëherë duke llogaritur dëmet dhe shanset e humbura nga ndarja e dy popujve të rritur qysh në agimin e njerëzimit, pranë e pranë si dy fëmijë në të njëjtin oborr.

    Prandaj dhe asnjëherë kufijtë politikë mes dy popujve tanë nuk kanë qenë kufij shpirtërore, jo vetëm se shpirti i popujve nuk njeh kufij por sepse asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe, të rëndë historike e cila është e shënjuar në kujtesën tonë të përbashkët kolektive dhjetëra shekuj me radhë; kjo e vërtetë është se kultura jonë e përbashkët, mesdhetare e ballkanike, është plazmuar shumë kohë përpara sesa të lindnin shtetet tona.

    Modeli i qytet shteteve helene është shtrirë nga Athina në Siçili dhe nga Anatolia në Durrës, shumë kohë përpara se grekët e sotëm të identifikoheshin si grekë apo shqiptarët e sotëm si shqiptarë, në kohëra kur historia ishte histori qytetesh dhe elitash, qendrash urbane, rrjetesh komunikimi, tregtie, diplomacie.

    Prandaj, edhe kush sot i qaset djepit tonë të përbashkët të historisë në këtë pellg gjeografik, shtresash e mbishtresash historike kulturore me kategoritë dhe kufizat e sotme jo vetëm e ka të vështirë pastaj ta shmangë kapadaillëkun ballkanik të tipit “Kush jemi ne, kush jeni ju”, por është një hap larg rënies në gropën e primitivizmit nacionalist ku gjallojnë sot e gjithë ditën mes dhe brenda nesh gjarpërinjtë e luftërave, konflikteve, sherreve, ndasive të cilët na kanë pickuar, helmuar, përgjakur, rrëzuar e penguar shumë herë përgjatë rrugës sonë të përbashkët dhe të pandashme si shqiptarë dhe si grekë.

    Më lini t’ju jap një shembull, një shembull shumë të thjeshtë ndër dhjetëra, qindra e mbase mijëra mosmarrëveshjet mes oligarkëve të Epidamnit, Durrrësit sot, përmenden nga Thucydides, si një nga shkaqet e fillimit të luftës së Peleponezit midis Athinës dhe Spartës në një nga tekstet më klasike që sot mësohet në çdo kurs të lartë të marrëdhënieve ndërkombëtare, a ma thotë dot kush se cili nga shtetet e sotme që atëherë nuk ekzistonin fare i përkisnin Epidamni, Korinti apo Korkyra e atëhershme, e pamundur.

    Ne kemi kapërcyer vuajtje të përbashkëta, kemi përballur sfida të njëjta, kemi trashëguar traditat tona në sisteme shoqërore që janë ngritur e janë shembur, herë duke i bashkuar shtigjet tona të mbijetesës, herë duke i ndarë. Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në qiellin e perandorisë osmane, qendrat e sotme greke dhe shqiptare flisnin sigurisht në gjuhët e tyre, por flisnin edhe në gjuhë të tjera, si turqishtja, hebraishtja, armenishtja dhe plot të tjera akoma, dhe sigurisht edhe në gjuhët kulturave hegjemonike perëndimore frëngjishtja apo gjermanishtja.

    Vetëm pas krizës së perandorive nisi të lindë Europa e sotme, Europa e shteteve sovrane, ku pavarësia u bë e domosdoshme për të mbijetuar dhe ku heronjtë e popujve të ndryshëm morën pjesë në luftërat e njëri-tjetrit.

    Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg të Stambollit, me prejardhje arvanitase një luftëtare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare.

    Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenarë bashkë me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip.

    Prandaj, ajo që – megjithëse më kanë ikur të tëra fijet e zeza dhe këto të bardhat janë gjithnjë e më të rralla, – nuk e kuptoj dot, është a nuk është më e thjeshtë që ta çmojmë historinë e vjetër të popujve tanë si thesar përrallor, i cili na përket të gjithëve, duke ekzaltuar me mendje të hapur në sytë e fëmijëve tanë evropianë, jo duke e manipuluar dhe përdorur me duart e rrudhosura të politikës ballkanike, të cilave kjo lagje e Evropës u ka parë vetëm sherrin dhe shamatanë.

    A nuk është më e ndershme karshi kombeve tona që ta ndajmë, ta ndajmë pa dyshim, pa tundim atë që u përket popujve, nga ajo që u përket shteteve. Atë që u përket shteteve nga ajo që u përket partive dhe atë që u përket partive për zgjedhjet e ardhshme, nga ajo që u përket brezave të ardhshëm për cilësinë e paqes dhe sasinë e prosperitetit?!

    A nuk është më e logjikshme dhe ku e ku më produktive që Shqipëria dhe Greqia ta bashkëndajnë në partneritet të ngushtë, strategjik, si dy shtete fqinj e miq, rrugën e demokracisë, të prosperitetit dhe të vëllazërimit të vazhdueshëm të shqiptarëve dhe grekëve, në vend që të konsumojnë kohë dhe energji të shekullit të 21 për hesapet politike të ca partive këtej e ca partive andej dhe për orekset e ca pseudopatriotëve fodullë dhe llafazanë, të cilët i kemi me shumicë, edhe këtej dhe andej, tamam si fosile të gjalla të shekullit të 19?!

    Edhe sa shekuj duhet të jetojmë ne, shqiptarët e grekët, në këtë lagje të Evropës moderne, që ta mësojmë dhe ta pranojnë pa asnjë kompleks nacionalist, pa asnjë ndjenjë superioriteti ndaj njëri- tjetrit, një të vërtetë të thjeshtë, se jo vetëm shpirti i popujve nuk njeh kufij, po edhe se kultura jonë e përbashkët mesdhetare dhe ballkanike është plazmuar shumë kohë përpara se gjuhët të bëheshin shpata dhe flamujt të ngriheshin si shtiza për të përçarë dhe futur popujt në luftëra, konflikte dhe ngatërresa.

    Pastaj si mundet, si mund të vazhdojmë ne akoma me këto avaze të veshura me kostume të reja, në vend që atë të vërtetën e thjeshtë ta bëjnë shtratin e përbashkët ku të lidhen përpjekjet, po dhe rezistenca e popujve tanë, në një botë ku ekzistenca e njerëzimit është e kërcënuar nga shkatërrimi, jo i largët prej ngrohjes globale dhe deri edhe nga asgjësimi akoma më i shpejtë, mos e dhënë Zoti prej çmendurisë bërthamore.

    Dhe në vend se nën shembullin e popujve të tyre të kultivohen dhe të vjelin frytet e lulishteve të përbashkëta, ku qysh në agimin e kohës ka pasur terren pjellor për më të mirat e shkencës, dijes, artit të Evropës, elitat politike në historinë e fqinjësisë mes nesh si shtete, – Greqia dyqind vjet Shqipëria, njëqind e pak vjet, – kanë gërmuar e gërmuar e gërmuar për aq shumë kohë, aq qorrazi, aq pamëshirë, llogoret e konflikteve, kanë ngritur aq shumë re të zeza të pluhurit keqdashjes ndaj njëri-tjetrit dhe e kanë llangosur aq keq fqinjësinë me baltën e mërisë, saqë kemi tridhjetë e kusur vjet në një kapitull të ri historie edhe miqësie, ku duket sikur mezi presim të djegim jorganin për një plesht.

    Mund të kishim mbjellë, e mund të kishim të korrur në këto tridhjetë e kusur vite shumë më tepër frytet suksesi të përbashkët si fqinj, si miq, si aleatë strategjikë, duke përdorur pasuritë, mundësitë, energjitë tona, si burime komplementare të rritjes së fuqisë dhe të mirëqenies së dy popujve tanë dhe duke u bërë shembull rrezatues për krejt rajonin, në vend se të hyjmë nga një cikël stinor në një tjetër, nga ngërçi në ngërç, ku pas vjeshtës vjen dimri dhe pasi vjen pranvera që zgjat shumë pak, nuk vjen vera asnjëherë.

    “Ditën e tretë të mbërritjes në Athinë”, – shkruan në kujtimet e tij Ati themelues i shtetit shqiptar Ismail Qemali: – u prita në audiencë nga Mbreti Jorgos I, i cili më manifestoi miqësi të madhe e përkujdesje – një përkujdesje me të cilën ai më nderoi mua për tërë jetën.

    “Mikpritja që mu ofrua kudo, në atë kryeqytet që e dashuroja dhe admiroja qysh nga fëmijëria, më preku aq thellë sa mua mu duk se isha në atdheun tim dhe po shkoja nga festa në festë. Qëndrimi im në kryeqytetin e Greqisë nxori në sipërfaqe simpatitë e vjetra dhe politikanët me origjinë shqiptare më llastuan me dhurata miqësie a thua se po i përgjigjeshin thirrjes së brendshme të kujtesës së hershme. Ata dukeshin si të ndërdyshur para një vendimi, nëse unë me bashkëpatriotët e mi, duhet të bashkëpunonim me ta për të mirën e Greqisë apo nëse ata duhet të merrnin me vete edhe burrat e mëmëdheut të tyre të dytë, për një lëvizje që të mbështeste ripërtëritjen e vendit të tyre të origjinës.

    Unë isha aq krenar dhe i lumtur që vëreja se si ndjenja kombëtare ishte aq thellë rrënjosur tek shqiptarët, pavarësisht shekujve të ndryshmit të kushteve politike-shoqërore. Pata një kënaqësi të madhe në ecejaket e mëngjeseve nën atë qiell të mrekullueshëm të Atikës, duke dëgjuar të flitej shqip nëpër rrugë e pazar, por ndjenjën më të madhe të kënaqësisë ma dha ajo që më tha ndihmësi i mbretit, i cilit rridhte nga një prej familjeve heroike të Shqipërisë kur po kalonim nga paradhoma tek audienca mbretërore; “Bej”, – m’u drejtua ai, “mos e lësho veten para këtyre kokënxehtëve, bëj më të mirën për Shqipërinë e lirë që ne të kthehemi dhe të bashkohemi atje’’.

    E për ta mbyllur me këtë pjesë, se kemi shumë kohë pa u parë dhe fjalimi im nuk është i shkurtër si zakonisht, Ati ynë themelues vazhdon: “Megjithëse zhvillimet politike morën një drejtim tjetër nga ai i ndjenjave tona, unë jam i bindur që më shpejt sesa vonë, dashuria e përbashkët e shqiptarëve dhe e grekëve për lirinë, do t’i udhëheqë ata drejt mirëkuptimit dhe krijimit të një kundërpeshe në Gadishullin ballkanik për të mirën e të tërëve’’.

    Bravo, po merreni me mend, plaku i urtë i pavarësisë i ka botuar këto kujtime në vitin 1920, kur marrëdhëniet mes dy shteteve tona ishin bërë shumë të vështira dhe fatkeqësisht vizioni gjenial i Ismail Qemalit atëherë ishte shumë tutje, ishte përtej horizontit të kohërave që pasuan takimin e tij me mbretin e Greqisë.

    Lufta e Dytë Botërore, mbyllja hermetike e Shqipërisë në rrethin e nëntë të ferrit komunist, e ndau Europën në dysh dhe e shtyu deri në fundin e shekullit XX mundësinë që të rikthehej ky vizion i atit tonë themelues në tryezën e marrëdhënieve të vendosura tërësisht mes dy shteteve pas shembjes së komunizmit. Po iku edhe shekulli XX, po vjen mesi i dekadës së tretë të XXI, dhe në vend se Shqipëria dhe Greqia të ishin sot një kundërpeshë triumfi e fqinjësisë së kthyer në një aset strategjik, gjeopolitik në panoramën e Ballkanit dhe një shembull tërheqës për të gjithë fqinjët e tjerë që ta ndiqnin për paqen që prodhon mirëqënie, siguri, ardhmëri në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore, rri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë. Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?

    Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa dhe si kemi mundur, që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, ashtu sikundër jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes dy shteteve tona, sepse unë kam bindjen e palëkundur, që nëse ka vullnet të mirë dhe vendosmëri reciproke, të gjitha mosmarrëveshjet e trashëguara mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë dhe 84 vite të tjera.

    E vërteta është, miqtë e mi se tek kryeministri aktual i Greqisë unë kam gjetur bashkëbiseduesin më të hapur të këtyre 10 viteve, ndërkohë më është e pamundur mos ua them, se qasjen dhe opinionet e sivëllezërve tanë të majtë të opozitës greke, unë e kam pasur shumë të vështirë t’i kuptoj, përveçse si luftë të brendshme politike, por s’është as puna ime t’u jap atyre mend edhe pse në fakt jemi në një familje politike europiane dhe edhe mend mund t’u japim njëri-tjetrit, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre, aq më tepër kur edhe në Shqipëri ne kemi një opozitë që bën ekzakt të njëjtën gjë, sa herë merret me punët e jashtme të Shqipërisë, duke iu fryrë pa sukses burive të nacionalizmit elektoral, por thjesht, do t’u thosha sot shumë miqësisht, meqë jam edhe këtu në Athinë dhe me siguri dëgjojnë, se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërinë dhe të komentojnë qëndrimet e qeverisë socialiste të Shqipërisë, me siguri do t’i ndihmonte në formimin e opinionit të tyre sa më korrekt, edhe një komunikim i drejtpërdrejtë mes sivëllezërve të tyre në Tiranë. Nga ana tjetër është po kaq e vërtetë që megjithëse bashkëbiseduesi im i sotëm në pallatin Maximus është më i hapuri dhe më i interesuari për ta mbyllur kapitullin e çështjeve të mbartura, puna për zgjidhjen e tyre ka ecur ngadalë dhe ka ngecur herë pas here. Megjithatë unë kam besim dhe kjo nuk është një fjalë e bukur diplomatike, realisht kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur, me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh, si europianë largpamës të shekullit të ri, jo të vazhdojmë t’i zvarrisim si ballkanas syleshë të shekullit të vjetër, për t’i kthyer pastaj në mollë sherri sa herë hapen tezgat e pazareve elektorale. Ndërkohë më vjen vërtetë keq për faktin se këto ngricat ciklike e kanë penguar që të duket edhe progresi që gjithsesi kemi bërë në disa drejtime me rëndësi.

    Më në fund, me qeverinë aktuale, se me ato më përpara as nuk bëhej fjalë, kemi arritur të çelim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje për të cilën deri dje nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit, ndërkohë që besojmë se pas realizimit të marrëveshjes për pensionet me Italinë, kemi dhe një referencë shumë pozitive sepse faktikisht ajo me Italinë dhe kjo me Greqinë, janë dhe dy marrëveshjet më komplekse për shkak dhe të peshës që ka faktori shqiptar në të dyja shtetet.

    Po ashtu dhe besoj që kjo ju intereson shumë, kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për problematikën e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e marrjes të shtetësisë me natyralizim dhe ka goxha progres dhe unë jam besimplotë që shumë shpejtë ju do të merrni lajme shumë të mira.

    Një tjetër synim i përbashkët strategjik dhe i dakordësuar mes dy qeverive tona është bashkërendimi i nevojave dhe oportuniteteve ekonomike të dy shteteve tona për aksesin dhe pozitat në tregun e integruar europian të energjisë.

    Sot punohet për projektin e linjës së dytë të transmetimit 400 kV Fier – Arachtos një projekt me rendësi strategjike për të dyja shtetet i cili jo vetëm konsolidon rrjetin transmetues, por fuqizon ndërlidhjen fizike të Shqipërisë dhe Greqisë për përmbushjen e kushteve të integrimit në tregun europian të energjisë duke krijuar siguri që çmimet do të jenë më konkurruese, por dhe duke zgjeruar kapacitetet eksportuese të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme në të dyja vendet.

    Një tjetër faqe e bukur bashkëpunimi dhe afrimi, e kemi hapur me propozimin tonë dhe dakordësinë me thënë të drejtën të menjëhershme të qeverisë greke për ta integruar duke bërë një integrim ndërkufitar, parkun kombëtar të Vjosë, i cili në vitet e ardhshme do të jetë një motor gjithnjë dhe më i fuqishëm i industrisë sonë të re të turizmit por duke u kthyer në një park europian të integruar ku s’ka kufi, por triumfon natyra që na bashkon qysh se kemi ardhur në këtë botë, do të jetë një shembull magnetik qoftë për çfarë mund të bëjmë së bashku, Shqipëria dhe Greqia me njëra tjetrën, për njëra tjetrën dhe për Europën tonë, qoftë për turistët dhe vizitorët nga e gjithë bota.

    Shqipëria 2030 do të ketë fituar pavarësinë e vetë të plotë energjetike dhe do të jetë eksportuese neto e energjisë. Kjo do të thotë se asnjë qindarkë më nga taksat e shqiptarëve nuk do të shpenzohet për të blerë energji jashtë, por përkundrazi, më shumë para do të hyjnë në buxhetin e Shqipërisë edhe nga shitja e energjisë së prodhuar në vend.

    Ne po bëjmë gati këto kohë një program të veçantë për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të investojnë kursimet e tyre në fshatra dhe zona malore të Shqipërisë për t’i kthyer shtëpitë dhe trojet atje në hallka të zinxhirit tonë të ri të turizmit. Shembujt i kemi nga Thethi dhe Valbona, në Tepelenë dhe në Përmet ku me kursimet e punës në emigracion dhe falë dijes, eksperiencës, kulturës së punës së fituar larg shtëpisë ata që janë kthyer nga mërgimi kanë hapur agroturizma dhe bujtina që janë plot me turistë të cilat iu sjellin në bilancin e fundvitit shumë më shumë të ardhura sesa paga e emigracionit

    Disa janë kthyer për fare, disa të tjerë jetojnë mes shtetit ku janë dhe vendlindjes por të gjithë e shohin se llogaria del për bukuri dhe investimi në vendlindje shpërblehet më së miri.

    Shqipëria e 2030 do të jetë një vend i zgjedhjes së lirë, por jo më i detyruar nga halli apo nga pamundësia për të gjithë ata shqiptarë që do të mendojnë ta kërkojnë fatin e tyre gjetkë si njerëz të lirë të kësaj bote ku kufijtë e vendlindjes dhe shteti ku kalon fëmijëria deri në moshën për të marrë vendime, nuk mund të jenë pengesë për askënd që spostohet drejt horizontesh dhe realitetesh të reja. Përtej mjegullës së dezinformimit që përcjell lajme të fabrikuara ditë natë nga mendjet më të liga shqiptare, mendjet e liga që i kemi nga mbrapa qysh nga viti 1912 që ndryshojnë emrin e njeriut, ndryshojnë formën e njeriut, por nuk ndryshojnë në përmbajtjen e tyre dhe flasin të njëjta gjëra përmes gjuhës së njerëzve të ndryshëm. Si për shembull rënia e popullsisë së Shqipërisë në 1.5 milionë përtej tymit të zi të luftës politike me fenomenin e emigracionit që në kohë dhe cikle të ndryshme i ka prekur të gjithë vendet e kësaj bote e jo më pastaj Shqipërinë që doli pas gjysmë shekulli burg, nga një burg ku çelësat ishin hedhur në det. Përtej të gjitha projekteve, reformave, punë dhe mundësive të reja dhe përtej të gjitha krahinave, besimeve, bindjeve dhe pëlqime politike është sot e gjitha e arritshme për tu zotëruar si vullnet i gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, maja e Shqipërisë 2030.

    Në këtë histori të stërvjetër të civilizimit europian ku pjelloria e mendjeve të ndritura, shoqërimi me besëtytni në perëndi, gjysme perëndi apo njerëz të thjeshtë që ëndërronin të shndërroheshin në perëndi dhe ku historia e këtij pellgu të përbashkët lindi në këtë qytet, të vetmin sistem qeverisje që ia kthen lirinë individit duke respektuar vullnetin e shumicës, pagëzuar nga greket e lashtë me emrin e bekuar demokraci, historia e re e shqiptareve të Greqisë është kapitulli bashkëkohor i një afirmimi shembullor të vlerës së përjetshme të lirisë së individit dhe të drejtës së qytetarisë dhe nuk rashë në përsëritje, por desha të shtoj se demokracia është një sistem sa sfidues aq dhe kuptimplotë, sa vetë termi që i gjen rrënjët në fjalën greke kratos, forcë e cila nuk e di pse mua më asociohet gjithmonë me fjalën hyjnore shqipe “krijoj”. Forcën krijuese të demokracisë si fuqi jo shkatërruese, si fuqi lartësuese e shoqërisë, jo përçarëse e denigruese, si fuqi që sjell mundësi, gjithnjë e më të barabarta për të gjithë, jo thellim të pabarazisë dhe të diskriminimeve, Shqipëria 2030 duhet t’ia marrë më të mirën e mundshme përmes fuqisë së gjithë shqiptarëve që flamuri kuq e zi i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit të ngrihet në krahë të flamujve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, atje në qendrën e Europës demokratike.

    Sot ju e shihni Shqipërinë kur vini, dëgjoni për Shqipërinë kur ju flasin, lexoni për Shqipërinë kur ju nxjerrin nga kanalet dhe portalet lloj – lloj gjërash, por sot Shqipëria ka nisur t’ju ngjajë ju. Ka nisur të ngjajë përditë e më shumë me shqiptarët e rrugëve të stërmundimshme të emigracionit që falë përpjekjeve titanike të disa viteve nga gjysmë të vdekurit e leckosur dhe të damkosur të shtigjeve malore dhe brigjeve detare rilindën, rilindën dhe u bën zotër të fatit të tyre në Europë.

    Albania, sot ka rilindur në sytë e botës dhe nuk ka asociohet më me vendin e zymtë të të gjitha të këqijave por me një destinacion për tu zbuluar, për tu prekur. Me një vend njerëzish mikpritës dhe ambiciozë që po ia ndryshojnë faqen Shqipërisë, me një shtet që në dyert dhe sallonet e Europës dhe të botës nuk shihet më as me dyshime as me keqardhje, por me respekt dhe me vlerësim.

    Sot ju nuk e ulni më kokën kur thoni: “jam nga Shqipëria”. Dhe siç atdheu juaj ka qenë gjithnjë kryelartë për ju, ju sot jeni në të drejtën e Zotit të jeni kryelartë për Shqipërinë.

    Shqipëria e deridjeshme nuk ju mbante dot, Shqipëria e sotme po bëhet gati edhe për këdo nga ju që dëshiron apo mund të dëshirojë të kthehet, por Shqipëria 2030 do të jetë vendi ku kush do të rikthehet, do të ketë një Shqipëri të vetën, si veten, për veten; një shtet europian në gjirin e Europës, një shtet demokratik ku më së fundmi, pas shekujsh të tërë, ligji i barabartë për të gjithë dhe askush mbi ligjin.

    Kohët kur të tjerët vendosnin se deri ku mund ta hidhnin hapin shqiptarët kanë vdekur.

    Koha e shqiptarëve dhe e Shqipërisë në Europë ka ardhur.

    Shumë të dashur miq, motra dhe vëllezër,

    Rrofshi që më nderuat kaq shumë!

    Bashkësia qoftë emri i çdo dite të re për ju, familjet, të afërmit, të gjithë ata që ju do zemra.

    Jeni shembull, jeni energji, jeni forcë për mua.

    Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shikoni vetë se çfarë ka brenda po unë nuk iki dot sot pa ju thënë dhe dy fjalë.

    Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu, në këto 10 vjet.

    Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurrë, në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm.

    Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë sesa të udhëheqë vendin e tij prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që, mos o zot, më josh a më detyron dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cënuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, por e di shumë mirë që ata më njohin mua apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë.

    Falë jush, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj që do të kem një më të bukur se kjo.

    Përpara se sa të largohem dhe në pamundësi për ta takuar, dëshiroj që edhe në emrin tuaj, t’i le një pusullë miku tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, kryeministrit Mitsotakis.

    Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shkruajti në greqisht vjershën e tij “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”:

    “Duam me të gjithë fqinjët,

    Sllavë dhe Grekë të jetojmë në harmoni,

    Në vëllazërim, me rend dhe paqe, të jetojmë.

    Le të mos bëhemi armiq e le të mos zihemi,

    Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.

    Eshtë koha e mirëqenies, është koha e lirisë”.

    Shumë të fala, nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.

    Rroftë Shqipëria, zito i Elladha, rroftë Europa demokratike!

    Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi e paqeje me prosperitet mes Shqipërisë dhe Greqisë.


    Kryeministria

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Mediat greke: Rama na quajti racistë, provokoi Athinën me çamët

    Emri:  r-9.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  65.8 KB

    Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë ka shkaktuar një valë komentesh në mediat e vendit fqinj. Nga një vështrim që lapsi.al bëri në mediat më të mëdha greke shihet toni i papëlqyeshmërisë mbi takimin e kreut të qeverisë shqiptare për takimin e Athinës. Ajo që i përshkruan të gjitha mediat është nxitimi dhe kokëfortësia e Ramës për të mos e shtyrë takimin pas zgjedhjeve europiane.

    “Nuk kishte asnjë arsye në favor të nxitimit të tij për të nisur, si udhëtar i panevojshëm, takime të drejtpërdrejta me diasporën shqiptare në Greqi. Nën maskën e fushatës për zgjedhjet nacionale në vendlindjen e tij, të cilat nuk do të mbahen pas 2 apo 3 apo 5 muajsh, por 1 vit nga sot. Aq më tepër që ardhja e tij, me sa duket pa ftesë zyrtare, ndodh në një kohë kur në Greqi po nxehet përballja partiake për zgjedhjet e ardhshme europiane.

    Me mençuri, Ministria e Punëve të Jashtme greke u komunikoi partnerëve dhe stafit se duke pasur parasysh fazën parazgjedhore që po kalojmë, do të preferohej që vizita e tij private të shtyhej pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit. Kërkesa diplomatike e Athinës u injorua përballë studimit, nxitimit, lakmisë së nacional-populistit kokëfortë Rama” – shkruan në një koment të gjatë të saj gazeta “Protothema”.

    Një tjetër çështje ku janë përqendruar mediat greke është edhe data, sepse takimi mbajet në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

    “Nuk është rastësi që ardhja e tij aktuale përkon saktësisht një vit nga arrestimi i Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur Himarës u rezistoi planeve për të krijuar një rivierë shqiptare me cenime, shpronësime zhvatëse dhe grabitje të pronave private të pakicave, si dhe persekutimin frikësues të pronarëve të tyre. Pas ndjekjes penale ndaj tij, ai është caktuar në paraburgim për të mos u betuar si i zgjedhur ligjërisht në zyrën e bashkisë. I rezervuan atij një trajtim të nëpërkëmbjes së vullnetit popullor që nuk është shumë larg truket autoritare dhe metodat shtypëse të përdorura nga regjimet totalitare” – shkruan ndër të tjera “Protothema”.

    “Rama provokator i papenduar, kreshendo raciste kundër Greqisë me referenca për çamët”. Ky ishte titulli i gazetës “Ta Nea”.

    “Në një sulm haptazi racist kundër vendit që priti fjalimin e tij elektoral dhe ku jetojnë e punojnë mijëra bashkatdhetarë të tij, Edi Rama nxiti nacionalizmin shqiptar, duke shkuar deri aty sa iu referua çamëve dhe akuzoi Greqinë për urrejtje dhe sjellje raciste ndaj bashkatdhetarëve të tij.

    Fjalimi përçarës dhe delirant i Ramës u prit me entuziazëm, nga një pjesë e sallës që vezullonte nga fotot e gjesteve të shqiponjës shqiptare. Ndër të tjera ai theksoi se grekët dhe shqiptarët duhet të jenë të bindur se fati i dy popujve është i pandashëm. Duke iu referuar racizmit që ai tha se kanë përjetuar emigrantët shqiptarë, ai theksoi se “ju përballeni me të gjitha llojet e shprehjeve brutale të arrogancës nga fqinji i pasur për fqinjin e varfër”.

    Ai paralelizoi dëbimin e emigrantëve shqiptarë me çamët, duke vënë në dukje se “ju jetuat poshtërimin e operacioneve të “fshesës” në fund të shekullit të 20-të, kur natën ju morën nga shtëpitë me rroba për t’u dëbuar në Shqipëri, si një film i kohërave shumë të vjetra për shpërnguljet e detyruara të të parëve tanë nga shtëpitë e tyre në Greqinë Veriore”.

    Ai pohoi se shumë nga shqiptarët që qëndruan në Greqi ndryshuan emrat që u kishin vënë prindërit, për të arritur të merrnin letra dhe t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, duke thënë megjithatë se “e panë fëmijën duke qarë sepse ishte më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë e flamurit” – citon “Ta Nea”.

    Ndërsa “Kathimerini” ndalet vetëm tek masat e rrepta të sigurisë që shoqëruan Ramën me 1 mijë efektivë. Gazeta greke shkruan se ky takim shkaktoi një turbullim të ri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

    “CNN Greece” i mëshon në shkrimin e tij deklaratës së Ramës se nuk shkoi në Athinë për “të provokuar”, por “për të takuar njerëzit e tij”. Kjo media thotë se organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në afërsisht 4000 persona dhe se mbrëmjen e së shtunës, sipas postimeve në rrjetet sociale janë nisur autobusë me 2000 persona nga Shqipëria.

    Fjalimi në Athinë/ Rama flet për racizmin grek dhe ligjin e luftës
    Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë, Rama përmendi Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke.

    “Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip”, tha Rama. Por kjo ngjalli revoltën e portalit grek newsbomb.gr.

    Kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruajti Newsbomb.gr.

    ©LAPSI.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, po taborin me borizane ç’e deshi?

    Nga Andi Bushati

    Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në Athinë ishte gjëja më normale në botë. Budallej ishin ata, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë, që u reshtuan kundër tij. Madje edhe qëllimi i qartë i kryeministrit për të provokuar me datën e zgjedhur për të shkelur në tokën greke, apo për të ndërhyrë në zemër të fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane të vendit fqinjë, duhen konsideruar pjesë të këtij normaliteti. Demokracia e pranon provokimin si një domosdoshmëri me të cilën duhet të bashkëjetojë dhe pa të cilën ajo do të ishte e mangët.

    Pra, të gjithë ata që nuk deshën të shihnin një lider politik shqiptar të shkelte tokën greke u dukën po aq anakronikë, si propogandistët e rilindjes, që bërtisnin dikur kundër mitingut të Mitsotakistit përkrah Belerit, apo akoma edhe më keq, që i’u vërsulën Albin Kurtit kur erdhi në Tiranë për të mbështetur protestat e studentëve. Gjithkush që përqafon këto pozicione kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, ideve dhe të drejtës për tu tubuar rreth tyre, dëshmohet si një mendje mbyllur, dhe i pa përshtatur me botën liberale ku jetojmë. Në këtë optikë Edi Rama, sado ta duan apo ta urrejnë atë, këtë radhë ishte në të drejtën e tij që të zhvillonte një takim me mbështetësit e vet në emigracion.

    Lëvizja e tij, qoftë edhe po të supozojmë se fshihte qëllime të mbrapshta, mbetej brenda normalitetit. Ama, nga ana tjetër, e vetmja gjë anormale, ishte pesha që kryeministri u rek ti jepte asaj. Ai mobilizoi militantë të jugut dhe punonjës bashkish, për tu turrur me autobuza drejt Athinës. Ai tërhoqi pas vetes një gjysmë duzine le qeveritarë. Ai ngarkoi në barkun e Migjenit gjithë taborin e borrizanëve të tij mediatikë. Ai u dha porosi televizioneve kombëtare të shkulinn pjesën më të madhe të redaksive të tyre në kryeqytetin grek. Ai pushtoi gjysëmn e kohës të edicioneve të lajmeve që kontrollon, të cilat nuk nguruan të prodhojnë tituj ku theksohej “pritja madhështore”.

    Pra, ishte ai që u përpoq më të gjitha mënyrat që një takim të zakonshëm ta shndëronte në një eveniment të jashtëzakonshëm. Qe ai ai që u mundua ta veshi udhëtimin e tij në vendin fqinjë me nota heroike dhe kalorsiake.

    Në këtë këndvështrim ne mund ti kritikojmë sot, me gojën plot, të gjithë ata që e konsideruan mitingun e kësaj të diele si vizitën e “një miku të paftuar”. Ne duhet ta pohojmë pa frikë se mendësia e tyre bie ndesh me principet e botës së lirë ku jetojmë. Por, pasi kemi bëtë këtë, nuk mund të rrimë pa thënë se edhe vetë kryeministri ynë është i prekur nga i njëjti virus iliberal i kritikëve të tij. Njësoj si të kundërtat që takohen në një pikë edhe ai është i mbrujtur po me mentalitetin e atyre që nuk e shihnin zbarkimin e tij në Athinë si diçka normale. Pasi vetëm dikush që logjikon në këtë mënyrë mund të përpiqej ta shndërronte një akt politik të zakonshëm në një shfaqe poropagandistike anormale.

    Me taborin që mori me vete, me bujën që organizoi dhe zhurmën që ndolli, Rama e paraqiti veten si heroin që po ecën në një tokë të minuar. Provën e këtij “heroizmi” ende vazhdojmë ta shikojmë në jehonën që po i bëjnë vizitës borizanët mediatikë të kryeministrit.

    Lapsi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Nga zero probleme me fqinjët, në Luftë të Ftohtë si Enveri! Një miting donkishotesk në Athinë

    Nga Sali Berisha

    Edi Rama që sapo erdhi në pushtet shpalli me krenari doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, doktrinë që e aplikojnë diktatorët të cilët për pushtetin e tyre nuk pyesin për interesa kombëtare është sot sherrmbjellësi kryesor në rajon. Kështu ai pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë.

    Tani do ndalemi tek ky i fundit, pse Donkishotesk?

    Së pari duke shfrytëzuar standartet e lirisë të vendit fqinj, organizoi një miting në tërësi me punonjës të administratës së tij të llojit të luftës së ftohtë në Athinë. Mitingu që u kushtoi taksapagueseve shqiptarë mbi 1 milionë euro nuk u organizua nga organizatat e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, nuk u përshëndet nga asnjë përfaqësues i ndoshta 1 milionë emigrantëve shqiptarë në atë vend, por u organizua nga Kryeministria dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe në vend të përfaqësuesve të emigrantëve Rama por edhe mitingu u përshëndet nga Eliza e Skënderbuçit dhe ylli i bixhozit të Parisë.

    Së dyti, në fjalën e tij Rama nuk shtroi as edhe një problem aktual që kanë apo mund të kenë emigrantët në Greqi si leje qendrimi, pashaportizime, legalizime, shkollim në gjuhën e nënës etj. probleme që ekzistojnë pothuaj në çdo vend tjetër. Kjo sepse ata nuk ishin ftuar aty për tu mbështetur në të drejtat që ju takojnë, mbasi për Ramën siç u shpreh 10 ditë më parë në Berlin, emigrantët janë thjesht mish i freskët. Emigrantët dje ishin ftuar aty si plaçkë për Belerin që e mundi Ramën në Himarë, në Shqipëri dhe ai e mban të burgosur politik për interesa të tij mafioze.

    Se treti, fjala e Edi Ramës dje ishte një lloj replike e ngjashme mjerane me fjalimet e Enver Hoxhës, i cili dikur me marrëzinë e tij i kërcënonte grekët: “Kujdes nga ne, se ne jemi stërnipat e Bubullimës dhe Kollokotronit”, të cilët pavarësisht nga origjina janë heronj të Kombit Grekë dhe që kurrë nuk kanë hedhur një fishek për Shqipërinë apo shqiptarët. Edi Rama dje në të njëjtin kontekst përmendi Laskarinën, por ndryshe nga Enveri harroi Kollokotronin.

    Po në funksion të luftës së ftohtë, ai dje zgjodhi diplomacinë e megafonit dhe evokoi ne fjalën e tij çështje që në 10 vite pushtet apo dhe në tërë jetën e tij nuk i ka shqiptuar kurrë. Për herë të parë në jetën e tij e dëgjuam të përdorë fjalët çam, fjalën fshesë, ligji i luftës, shërbëtorë të afendikojt, racist apo prona të shqiptarëve në Greqi me qëllimin e vetëm për të justifikuar burgosjen politike të Belerit për interesa mafioze të tij në brigjet e Jonit.

    Si përfundim mund të themi: pavarësisht nga problemet që kanë trashëguar Shqipëria dhe Greqia në të shkuarën, gjatë 33 viteve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë mbizotëruar nga mbështetje e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, tregut të lirë dhe integrimin Euroatlantik. Nuk ka dyshim se emigrantët shqiptar me punën, mundin, djersën dhe mendjen e tyre kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike-sociale të Greqisë. Po kështu në mënyrë të pamohueshme që nga koha e dyndjeve të para të shqiptarëve të paftuar si refugjat në këtë vend deri sot gjendja e tyre në Greqi në rrafshin ekonomik, social dhe të gjithanshëm ka njohur përmirësime thelbësore dhe sigurisht meritojnë dhe të tjera. Por ato nuk arrihen kurrë me mitingje donkishoteske as dhe përpjekje për shfrytëzimin e tyre në funksion të interesave obskure.

    Por mitingu 1-milionësh, përdorimi i klisheve të vjetra hoxhiste, diplomacia e megafonit për zgjidhjen e problemeve me fqinjin janë që të gjitha në kundërshtim me interesin tonë kombëtar të marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, në dëm të interesave të 1 milionë shqiptarëve në Greqi dhe në funksion strikt të interesave mafioze të pushtetit Edi Ramës dhe klanit të tij, janë akte që meritojnë dhe duhet dënuar me forcën më të madhe.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Koço Devole, ndjesë pastë, bëri një skeç humoristik në fillimet e viteve 1990 me Uçin e tij e tij të famshëm, Uç Karavastanë. Uçi ishte një pacient i një spitali psikiatrik, por i dukej vetja i gjithëditur dhe hipte në majë të murrit e këndonte e recitonte, e mbante fjalime duke bërtitur me sa kishte në kokë. Dhe njerëzit e dëgjonin e thoshin kush është ky? Derisa në momentin e fundit të skeçit, vijnë infermierët e spitalit psikiatrik dhe e kapin Uçin për krahu, dhe u thonë njerëzve që u ishte arratisur nga spitali pa lejen e mjekëve.

    Uçi ka 10 vjet si kryeministër i Shqipërisë! Dhe këtë fundjavë ishte në Athinë.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-05-2024 më 00:26

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,526

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Do mari veten ne qafe me keto premtime patriotike sepse do ti kerkojne ti japi voten shqiptareve qe jetojne jashte vendit.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Po pse Rama paska provokuar? I tha te vertetat me guxim, ka sinqeritet me te madh se ky?
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Mos valle konsiderohet provokim, kerkesa per heqjen e ligjit te luftes?
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mos valle konsiderohet provokim, kerkesa per heqjen e ligjit te luftes?
    Kur çobenët bëhen kryeministra, të gjitha mund t'i presësh. Ta tregon Alboja se pse është jo provokim, por edhe një vetëvrasje politike e Ramës në mes të Athinës, si ata kamikazët japonezë. Me ndryshimin e vetëm, se Edi Rama nuk është kamikaz japonez, ai është kamikaz italian. Italianët e kanë kapur atje ku nuk tregohet, dhe pasi u shiti Shëngjinin e Gjadrin të sjelli refugjatët afrikanë në Shqipëri, tani përcjell edhe porositë e tyre në Athinë. E ka zënë halli të shkretin, se siç tha ish-kryeprokurori italian, në përgjimet e njerëzve të botës së krimit e drogës në Shqipëri, dolën edhe mesazhet e shalgjatit. Dhe në këmbim të burgut e shpëtimit të kokës së tij, ai nuk e ka për gjë të shesi jo Shqipërinë por edhe njerëzit e afërt të familjes së tij.

    Kryeministri i Shqipërisë nuk është zgjedhur që të mbajë fjalime nacionaliste e patriotike. Këtë punë ia kemi lënë pensionistëve politikë si Spartak Ngjela. Kryeministri i Shqipërisë ka për detyrë t'iu japi zgjidhje problemeve mes dy vendeve. A e bëri të mundur në këto 10 vjet që emigrantët shqiptarë në Greqi e diasporë të votojnë në zgjedhjet shqiptare? Jo, nuk e bëri. Po marëveshjen për kufirin detar me Greqinë a e zgjidhi, jo nuk e zgjidhi. Jo vetëm që nuk e zgjidhi, por kur ishte në krye të opozitës u bë palë e propagandës turke e italiane mes shqiptarëve për ta sulmuar qeverinë Berisha e këtë marëveshje. Sot Shqipëria ka marëveshje kufiri detar me Italianë e gjithë fqinjët, por jo me Greqinë. Po atyre emigrantëve në Greqi, ua siguroi pensionet e punës? Po fëmijëve të tyre a i ndihmoi me futjen e gjuhës shqipe në shkolla? Jo, nuk e bëri. Ishte shumë i zënë duke ngritur kullat e drogës në Tiranë dhe duke vjedhur milionat e buxhetit të shtetit shqiptar me anën e korrupsionit.

    Por kupa derdhet dhe e kupton që Rama është një njeri i kapur që punon kundër interesa kombëtare shqiptare me këmbënguljen e tij për të vizituar Athinën edhe pse shteti grek i tha nuk është koha e përshtatshme për të vizituar Athinën, hajde një ditë tjetër. Rama prish protokollin shtetëror e bën një vizitë personale në Athinë. Ai nuk e vizitoi Athinën si burrë shteti shqiptar pasi shteti fqinj nuk e priti e nderoi si të tillë. Ai e vizitoi Athinën gjoja për "takim me emigrantët shqiptarë në Greqi". U kujtua Edi Rama pas 10 vjetësh në pushtet që ka emigrantë shqiptarë në Greqi! Dhe më e bukura është që takimi që u mbajt nuk ishte një takim mes vëllezërish ku ata flasin e Rama dëgjon hallet e tyre. Rama shkon e bën një tubim elektoral, me gjithë administratën e tij socialiste në Shqipëri që dërgoi me autobuzë, dhe gjithë mbështetësit e simpatizantët e tij socialistë në Greqi. As nuk është parë as nuk është dëgjuar që një burrë shteti të bëjë tubime elektorale politike në një vend fqinj! Eshtë mungesë kulture e respekti të bësh një gjë të tillë karshi popullit fqinj. Si do të ndiheshe ti sikur kryeministri grek të vinte në Tiranë e të mblidhte gjithë minoritetin grek dhe gjithë mbështetësit e tij shqiptarë emigrantë në Greqi e tu thosh që ju shqiptarët jeni grekë si ne? Ty do të bëhej zemra mal apo jo?

    Rama insistoi të vizitojë Athinën 1 ditë para takimit të pritshëm të kryeministrit grek me "vëllain e madh të Ramës" në Ankara, pasi ky ishte urdhri që i dhanë italianët. Dhe fjalimi që ti lexove nuk u shkruajt në Tiranë, u shkruajt në Romë. I ngjan propagandës së kohës së Duçes ku italianët pasi pushtuan Shqipërinë në 1939, përdorën si justifikim "çlirimin e Çamërisë" për të nisu luftën italo-greke. Dhe shpalljen e luftës nuk e bëri Roma e Musolini, e bëri kuvendi i Shqipërisë që kontrollohej nga emisarët e Musolinit në Tiranë. Italisë nuk i vjen mirë kur popujt Ballkanikë zgjedhin gjuhën e mirëkuptimit e dialogut me njeri-tjetrin, pasi ishin romakët ata që perfeksionuan "përça e sundo". Dhe në një aspekt personal, Uçit tonë i pëlqen të mendojë se është burrë i madh shteti. Dhe i pëlqen të hiqet si "udhëheqës i Ballkanit", dhe që ta bëjë këtë gjë, i duhen sa më shumë kriza në Ballkan. Po nuk ka kriza në Ballkan, ai nuk mund të dali e të ngrejë zërin e të na japi "plane për zgjidhje krizash", siç bëri disa muaj më parë me Ballkanin e Hapur apo me konfliktin serbi-kosovë. Kryeçobanit tonë i pëlqen t'i fusi hundët atje ku nuk i takon. E kemi narcisit të çertifikuar, dhe i vjen plasja kur nuk e gjen veten në qendër të vëmendjes apo i rrethuar nga kamerat.

    Edi Rama është minoritar për vete. Eshtë arumun, dhe si i tillë, nuk i takon atij të hiqet si nacionalist e patriot se nuk ka gjak shqiptari e nuk i përket etnisë shqiptare. Po, ai është shtetas shqiptar si unë e si ti, e ka një pashaportë, por është bujtës në tokën e epirotëve. Dhe nuk i takon një çobani t'iu tregojë shqiptarëve apo grekëve origjinën e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-05-2024 më 16:22

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

    Emri:  frfrfrfrfrf.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  31.8 KB

    Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

    Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

    Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

    Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

    “Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

    Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

    ©Marrë nga Kronen Zeitung, përshtati në shqip LAPSI.al

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Demaskoi takimin e Ramës në Athinë me njerëz nga Shqipëria, detyrohet të dorëhiqet drejtori në Fier (VIDEO)

    Emri:  Screenshot-2024-05-14-171950.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  43.2 KB

    Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante pasi doli zbuluar se kishte shkuar pa dëshirën e tij në mitingun e Edi Ramës në Greqi. Ditën e djeshme doli një pjesë e investigimit të Piranjëve, ku Marku me zë dhe me figurë tregonte se prezencën e tyre në tubim duhet që ta vërtetonin me një foto në rrjetet sociale, por theksoi se e beri këtë vetëm për të marrë rrogën në fund të muajit.

    Në një video të publikuar ditën e sotme drejtori i teatrit Bylis, shtrembëroi atë që tha në miting duke u shprehur se ata ishin prezent me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, por grupi i kishte kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.

    “Duke marrë shkasë nga një video e publikuar në rrjetet sociale ndjej një detyrim personal dhe moral për të dhënë një shpjegim për të gjitha mediat. Në takimin e kryeministrit të vendit Edi Rama në Athinë më 12 maj, është e vërtetë që kam qenë i pranishëm dhe nuk e fsheh krenarinë që kam qenë pjesë e takimit mbarë kombëtarë dhe dhe rastësisht. Sqaroj sot për të gjitha mediat, opinionin publik, miqtë dhe të gjithë ata që tentojnë ta përdorin politikisht bisedën time me një të panjohur. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam. Unë jam aktor dhe regjisor prej shumë vitesh në teatrin Bylis, nuk kam asnjë detyrim partiak ndaj jap dorëheqjen për të ruajtur imazhin personal dhe të artistit,” tha ai.



    Lapsi

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Bakoyannis sfidon Ramën: Greqia ka më shumë ndikim mbi emigrantët se sa ai

    Emri:  Edi-Rama-Dora-Bakoyanis.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  55.7 KB

    Edi Rama dhe takimi që ai mbajti me diasporën shqiptare në Athinë vijon të mbetet lajmi i ditës dhe më i diskutuari në Greqi.

    Pas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e anëtarëve të kabinetit të tij, një reagim ka ardhur edhe nga Dora Bakoyannis, ish-ministre e Jashtme në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis. Fokusi i reagimit të saj ka qenë mesazhi kryesor i takimit të së dielës se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë në fqinjin jugor.

    “E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”, është shprehur Bakoyannis në një intervistë për ‘Sky”.

    Balkanweb

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Si ia mori Babo Bubulina Laskarinën grekëve e ua dha shqipove!

    Nga Agron Gjekmarkaj

    Klosi ishte caktuar kryemarangoz për aheng-mitingun e Athinës. Vërtitej si levend lart e poshtë 4 duke matur e prerë. Një zdrukth e ca almise i kishte lidhur me litar e vënë mbi sup! Një laps e mbante pas veshit qe e ngjyente me pështymë herë pas here! Çyrbja jo vetëm kishte mbledhur nja dyqind veta nga Shijaku po mbajti gjithë ditën shtylla e pilastra. Nuk i bënë sytë dritë kur pa Klosin që si shul vërtitej tutje tehu me dy ristela a ndonjë qereste.

    Kështu nuk shkon i tha, bën me hile, je dy metro, mban sa një mushk, mos i bëj bisht ngarkesës. Klosi u murretyre po e kishte zënë ngushtë u detyrua të vinte një tra në kurriz dhe iku duke nëmur se dembel hesapi. Damon po e përvëlonte halli. Punëtor llaçi qe detyra. Në fillim Klosi i tha nuk na duhesh për gjë, po ai këmbënguli, dua të jap kontribut tha për këtë ngjarje historike. Nuk dua te dukem, dua të shërbej, një kemi vetëm një njësh ne zero jemi.

    Po mirë i tha Klosi meqenëse do me se s’bën terezitja llaçit se na duhet të forcojmë muret. Damua u zhgënjye thelle po se dha vetën. Meqenëse ka shpirt artisti besonte se do merrej me dekore e drita por jo. Shyqyr mërmëriti qe kam bërë palestër e nuk me thyhet kerbishtja. Në këto kohe të murrme çdo pune duhet puthur e vënë në ballë. Babua i kishte nisur të vetët një javë përpara që të iknin atje me kuç e maç.

    Termet Peçi kishte marrë me vete gjithë administratën edhe një qerre me dy buaj ngarkuar me kërmë, raki e flamuj. Kokën e kishte lidhur me shami si muratoret dikur. Kanotiera e bardhë dhe gjoksin leshtor i bëheshin qull nga djerset po nuk i bënte bisht punes. Në kohe të lirë vishej me fustanelle qe i jepte ngapak kruarje dhe ja merrte një vënçe sapo vinte edhe tezja nga larja e dyshemese. Flamuri i Gjirokastres, gjyma me djathë Lazarati, dhe treqin qylafë solli si pajë.

    Ermal Dredha një matrapik shtrengonte si ata tek sheshi Omonia ! E kishte vënë mbi supe si mitraloz per te luftuar grekun i gatshem të hapte vrima per çdo fitil. Vullnet Sina me plumçe e mistri ja merrte një të uruare këngë labe gjithë qejf tek vinte tulla rreth e qark.Sa hajer do beja si gurëdhënes thoshte tek e lumturonte puna dhe ideja se ky qeram do i kujtohej gjatë. Nuk ju dhims aspak malli e gjëja per te sjelle dynjane aty.

    Sotiraq Filo dhe Erjon Isai u befasun kur u thanë se ju do bëni akçihanen. Ata mendonin se do jepnin mendime si biçim ideologesh e intelektualesh, do mbanin ndonjë fjalim safi lyer me yndyren e nacionalizmes, per kokë të fjalimit por jooo u tha Klosi njerzia qe po vjen nga anë e anës do të hajë, e ndoj darovitje, ndaj luani duart. Perkushtohuni se per sy e faqe mund të marrë një lugë edhe Babua a një pjate dhe po si pelqeu e shtremberoi fytyren hapjani varrin vetes më mirë.

    E filluan me pertese qerimin e patateve dhe te qepeve po dalë ngadalë po ju ëndej, aty nën hije cimbisnin jo ndonje meze, jo ndoca uzo e thithnin,kur të tjeret piqeshin në diell si kuleçër. Filo ishte skuqur ca po i kishte hije ai lezet. Pasi Nikoqiri si ka punet mirë mbase bëhet i parë në Kaza!

    Kazanin e pilafit e kishin vënë të madh se po dyndej mileti qe nga Shkodra e poshtë. Pjerini pa Ulsinë ndihej si jetim po ja skuqi telat çiftelise që gjindja e Lezhes të mbahej me gajret e dyzen. Kryetarin e Sarandes jeta e ka mesuar të mos perbuzë asgjë ndaj kur i thanë merr sopaten, shko në pyll e bëj dru nuk tha jo. Priti dhe Subashin e Fierit me te vetet që ishin shumë, hypen mbi gomere dhe u ndalën në Atikë! Tëmen e sëmes i punuan qindin pyllit grek.E rruan si kokë ushtari. Me ata dru piqej mishi në hell rreth stadiumit per shtatë palë qejfe!

    Anila Denajt qerrateshes ju besua hekurosja e perdeve të skenes , akt të cilit ju perkushtua me besim të larte tek vetja dhe mirnjohje të madhe për Klosin. Pak kush e di që është ministre bujqesie por aty i bëri dritë petkat. Kur motrani e shoqeni kuptuan që Mamica do mbante fjalim u ra zali , veçmas Aniles dhe Tezes! Ne mbajmë në kurriz tapete, karrige, fonira, laj e fshij na bie bretku vjen si pa te keq Mamica zbret nga balona dhe ja terezit e perzgjedhur nga Babo, e zezë është kjo ditë. Duhet edhe të duartrokasim pale?! Hajde mos e bëj!

    Tezja mendonte ja sikur të flisja unë çdo jepja, do shihja Babon drejt e në sy, kur ai gezohet unë do qaja nga lumturia, kur ai zymtonet do qaja perseri, kur ai qesh do qeshja dhe unë ku e ku më shumë. Po të duhej ja merrja edhe një valleje libohovite me ojna e naze , në skenë apo nuk ngjaj me Bubulina Laskarinen që Babo si trim jua mori grekerve dhe naaa jua dha shqipove!

    Në fund erdhi Babua pushtoi Akropolin se edhe ajo bina qenkesh e jona e çoi kufirin ku Ilirisë i takon. Vullnet Sinen e la guvernator të Athines në të ikur i tha te hape ca supermarkete aty po jo me mallra te skaduar se kontrollon avrupi andej!

    Klosit i dha leje te defrehet nje ditë atyre mejhanve e t’ja marrë një sirtaki! Damos i hodhi dy shikime kur u nrit edhe pse ne rresht te tretë! Më mirë se asgjë! Ciut i tha peshtyva u tha e nuk u bëre def nga sytë me atë palo fjalim që mbajte të piu e zeza! Def u bë ajo. Apo nuk priten disa ndryshime në qeveri nashi se dy tre janë në të mbytur. Antoneta Dhima iku e pikelluar që nuk ja dha kënges me Noisy-n! Nuk u thirr që ta qeronte zënë! Edhe Braçja me Xhafen u ndjenë të anashkaluar. Ismet Beqiri e Dilua një iso jua kerkonte xhani por …ah …jo !

    Majkua u justifikua si komandant i Luftes së Kosoves Greqia s’më ka në hatër. Toni tha kjo është kohe lufte dhe jo lutjesh ndaj nuk duhesha! Etilda kishte qarë duke parë eventin në televizor , nuk dihet mirë pas Babos apo Mamices po lotet i paskesh patur të ngrohtë e të ndjerë! Laerti prej kohesh i papunë kishte rëndur për ti shtënë në lotore. Ishte prekur qe ai sy aq lot derdhi kishte qarë dhe vetë.
    Ermua ishte solidarizuar duke kenduar në ballkon këngen “Çameri-çameri”!
    Bela nuk vete unë per sehir ! Tao mori rrugen per Vjene të admirojë perkrenaren e Skenderbeut në Belvedere! Lali po tundet mbi një gondol në ujerat e trazuara të Venecias. Ogi ishtë më e emocionuara ajo i kishte keshilluar Babos vargjet e Naimit. Kur ai i lexoi per një çast mbet pa frymë dhe kerkoi ujë! Ndihej e konsideruar per çeshtje mendimi dhe jo hamallek!

    Ahengu mbaroi, Babo virani u llafos gjatë dhe njerëzit bërtasin, fitoreeee, fitoreeee, fituaaam, fituaaaaam, pastaj shohin njeri-jatrin në sy dhe pyesin xhanem kë mundem, çfarë fituam pos ekskursionit në Athinë?

    ORA NEWS

  14. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur çobenët bëhen kryeministra, të gjitha mund t'i presësh. Ta tregon Alboja se pse është jo provokim, por edhe një vetëvrasje politike e Ramës në mes të Athinës, si ata kamikazët japonezë. Me ndryshimin e vetëm, se Edi Rama nuk është kamikaz japonez, ai është kamikaz italian. Italianët e kanë kapur atje ku nuk tregohet, dhe pasi u shiti Shëngjinin e Gjadrin të sjelli refugjatët afrikanë në Shqipëri, tani përcjell edhe porositë e tyre në Athinë. E ka zënë halli të shkretin, se siç tha ish-kryeprokurori italian, në përgjimet e njerëzve të botës së krimit e drogës në Shqipëri, dolën edhe mesazhet e shalgjatit. Dhe në këmbim të burgut e shpëtimit të kokës së tij, ai nuk e ka për gjë të shesi jo Shqipërinë por edhe njerëzit e afërt të familjes së tij.

    Kryeministri i Shqipërisë nuk është zgjedhur që të mbajë fjalime nacionaliste e patriotike. Këtë punë ia kemi lënë pensionistëve politikë si Spartak Ngjela. Kryeministri i Shqipërisë ka për detyrë t'iu japi zgjidhje problemeve mes dy vendeve. A e bëri të mundur në këto 10 vjet që emigrantët shqiptarë në Greqi e diasporë të votojnë në zgjedhjet shqiptare? Jo, nuk e bëri. Po marëveshjen për kufirin detar me Greqinë a e zgjidhi, jo nuk e zgjidhi. Jo vetëm që nuk e zgjidhi, por kur ishte në krye të opozitës u bë palë e propagandës turke e italiane mes shqiptarëve për ta sulmuar qeverinë Berisha e këtë marëveshje. Sot Shqipëria ka marëveshje kufiri detar me Italianë e gjithë fqinjët, por jo me Greqinë. Po atyre emigrantëve në Greqi, ua siguroi pensionet e punës? Po fëmijëve të tyre a i ndihmoi me futjen e gjuhës shqipe në shkolla? Jo, nuk e bëri. Ishte shumë i zënë duke ngritur kullat e drogës në Tiranë dhe duke vjedhur milionat e buxhetit të shtetit shqiptar me anën e korrupsionit.

    Por kupa derdhet dhe e kupton që Rama është një njeri i kapur që punon kundër interesa kombëtare shqiptare me këmbënguljen e tij për të vizituar Athinën edhe pse shteti grek i tha nuk është koha e përshtatshme për të vizituar Athinën, hajde një ditë tjetër. Rama prish protokollin shtetëror e bën një vizitë personale në Athinë. Ai nuk e vizitoi Athinën si burrë shteti shqiptar pasi shteti fqinj nuk e priti e nderoi si të tillë. Ai e vizitoi Athinën gjoja për "takim me emigrantët shqiptarë në Greqi". U kujtua Edi Rama pas 10 vjetësh në pushtet që ka emigrantë shqiptarë në Greqi! Dhe më e bukura është që takimi që u mbajt nuk ishte një takim mes vëllezërish ku ata flasin e Rama dëgjon hallet e tyre. Rama shkon e bën një tubim elektoral, me gjithë administratën e tij socialiste në Shqipëri që dërgoi me autobuzë, dhe gjithë mbështetësit e simpatizantët e tij socialistë në Greqi. As nuk është parë as nuk është dëgjuar që një burrë shteti të bëjë tubime elektorale politike në një vend fqinj! Eshtë mungesë kulture e respekti të bësh një gjë të tillë karshi popullit fqinj. Si do të ndiheshe ti sikur kryeministri grek të vinte në Tiranë e të mblidhte gjithë minoritetin grek dhe gjithë mbështetësit e tij shqiptarë emigrantë në Greqi e tu thosh që ju shqiptarët jeni grekë si ne? Ty do të bëhej zemra mal apo jo?

    Rama insistoi të vizitojë Athinën 1 ditë para takimit të pritshëm të kryeministrit grek me "vëllain e madh të Ramës" në Ankara, pasi ky ishte urdhri që i dhanë italianët. Dhe fjalimi që ti lexove nuk u shkruajt në Tiranë, u shkruajt në Romë. I ngjan propagandës së kohës së Duçes ku italianët pasi pushtuan Shqipërinë në 1939, përdorën si justifikim "çlirimin e Çamërisë" për të nisu luftën italo-greke. Dhe shpalljen e luftës nuk e bëri Roma e Musolini, e bëri kuvendi i Shqipërisë që kontrollohej nga emisarët e Musolinit në Tiranë. Italisë nuk i vjen mirë kur popujt Ballkanikë zgjedhin gjuhën e mirëkuptimit e dialogut me njeri-tjetrin, pasi ishin romakët ata që perfeksionuan "përça e sundo". Dhe në një aspekt personal, Uçit tonë i pëlqen të mendojë se është burrë i madh shteti. Dhe i pëlqen të hiqet si "udhëheqës i Ballkanit", dhe që ta bëjë këtë gjë, i duhen sa më shumë kriza në Ballkan. Po nuk ka kriza në Ballkan, ai nuk mund të dali e të ngrejë zërin e të na japi "plane për zgjidhje krizash", siç bëri disa muaj më parë me Ballkanin e Hapur apo me konfliktin serbi-kosovë. Kryeçobanit tonë i pëlqen t'i fusi hundët atje ku nuk i takon. E kemi narcisit të çertifikuar, dhe i vjen plasja kur nuk e gjen veten në qendër të vëmendjes apo i rrethuar nga kamerat.

    Edi Rama është minoritar për vete. Eshtë arumun, dhe si i tillë, nuk i takon atij të hiqet si nacionalist e patriot se nuk ka gjak shqiptari e nuk i përket etnisë shqiptare. Po, ai është shtetas shqiptar si unë e si ti, e ka një pashaportë, por është bujtës në tokën e epirotëve. Dhe nuk i takon një çobani t'iu tregojë shqiptarëve apo grekëve origjinën e tyre.

    Albo
    Të pëlqen ose jo, Rama tregoi që ka tope ndaj Greqisë e kujdo tjetër ku deri dje e nënkëmbin kombin dhe shqiptarët.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Kryeministri grek Mitsotakis miting me 31 maj në Himarë me krejt minoritetin grek në Shqipëri?

    Emri:  Capture-90.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  24.4 KB

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të organzojë miting të madh në Himarë me 31 maj.

    Në një kohë kur e gjithë Greqia dhe Diaspora po flasin për takimin e Edi Ramës në Athinë, Mitsotakis me sa duket ka vendosur të kthejë “reston”.

    Burime që nuk duan të flasin publikisht tregojnë se leja është dhënë në parim nga pala shqiptare.

    Vizita në Himarë vjen teksa Mitostakis ka vendosur në listën e partisë “Demokracia e re”, kandidat për eurodeputet, Fredi Belerin, i cili prej një viti ndodhet në qeli.

    Nuk dihet saktësisht nëse para ardhjes së kryeministrit grek në Himarë mund të lirohet Fredi Beleri, si një dhuratë shqiptare ndaj grekëve si puna e një “kali Troje”!

    Por nëse mbetet e saktë ardhja e tij me 31 maj, ka mundësi që kryeministri Rama ta presë sipas traditës shqiptare.

    Koha Jone

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,769
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Piktori kryeministër provokon Greqinë: Bën takim elektoral me emigrantët shqiptarë në mes të At

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Të pëlqen ose jo, Rama tregoi që ka tope ndaj Greqisë e kujdo tjetër ku deri dje e nënkëmbin kombin dhe shqiptarët.
    Një miku im në Tiranë, me të qeshur më tha: "Rama e bëri mitingun në Athinë e jo në Tiranë, se në Shqipëri nuk kanë ngelur më këmbë shqiptari. Ka më shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi se në Shqipëri!"

    Në 31 maj të vjen Micotaqis në Himarë. Uroj që në mitingun e tij elektoral në Himarë, të falënderojë edhe arumunin që flet shqip, Edi Ramën që ia krijoi këtë mundësi. E t'i kujtojë arumunit Rama se Greqia ka plot motra e vëllezër arumunë të Ramës në Greqi. Dallimi i vetëm i tyre me Ramën është se ata flasin greqisht, jo shqip. Por e përbashkëta e tyre me Ramën krahas gjakut e ADN-së është se edhe arumunët e Greqisë, mbahen për nacionalistë të mëdhenj grekë!

    I njëjti mik i imi në Tiranë më tha: "Një fenomen nuk arrij dot ta shpjegoj! Si e shpjegon ti që minoritarët në shoqërinë shqiptare janë edhe nacionalistët më të mëdhenj shqiptarë, bërtasin më fort se gjithë ne të tjerët?"

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-03-2022, 08:47
  2. Turqia provokon ushtarakisht Greqinë
    Nga mitjuk në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-09-2013, 11:21
  3. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  4. Gjenden 7 emigrantët e zhdukur në kufi me Greqinë
    Nga Lioness në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 04:58
  5. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •