Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,782
    Postimet në Bllog
    18

    Ish-eurodeputeti gjerman Elmar Brook, Mr. Evropa, viziton Sali Berishën në shtëpinë e tij

    Fotoja e ditës!

    Emri:  auto_064c60c4-1f15-4d6d-9198-d53868055b5a1715712863.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  40.2 KB

    Elmar Brok, 39 vjet eurodeputet dhe për dekada shef i Politikës së Jashtme në PE, flet nga ballkoni i Sali Berishës.

    Mjafton kjo foto që do të bëhet virale në mediat ndërkombëtare për të kuptuar që Shqipëria është vendi i vetëm ne Europe ku lideri i opozitës mbahet në arrest pa akuzë dhe se ne nuk jemi një vend i lirë e demokratik!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,782
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ish-eurodeputeti gjerman Elmar Brook, Mr. Evropa, viziton Sali Berishën në shtëpinë e tij

    VIDEO/ Berisha: Zoti Brok ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka përshëndetur politikanin Elmar Brok dhe u shpreh se, ai ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane.

    VIDEO

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta qëndrestarë dhe qëndrestare, guximtarë dhe guximtare, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores.

    Të dashur miq, më lejoni që në emër tuaj dhe të PD të shpreh mirënjohjen më të pakufishme mikut të shquar të kombit shqiptar, personalitetit të njohur të partisë së Helmut Kohlit, ish-drejtuesit prej rreth 20 vitesh të Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, zotit Elmar Brok.

    Të dashur miq, zoti Brok na ka nderuar sot në një ditë të veçantë të jetës së tij.

    Ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane, e përpjekjeve tona për integrimin e Shqipërisë në Europë.

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,782
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ish-eurodeputeti gjerman Elmar Brook, Mr. Evropa, viziton Sali Berishën në shtëpinë e tij

    Politikani europian flet nga shtëpia e liderit të opozitës: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie

    Emri:  auto_Screenshot_151715712872.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  21.8 KB

    Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook, ka mbërritur në Tiranë në një moment tepër të rëndësishëm politik dhe jetësor. Në ditën e ditëlindjes së tij, ai ka vendosur ta festojë me liderin e opozitës shqiptare, i cili mbahet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës.

    Politikani i rëndësishëm europian ka surprizuar mbështetësit e liderit të opozitës kur është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka mbajtur një fjalë para tyre.

    Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t'u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim fajësie të formës së prerë.

    Imuniteti nuk mund te merret pa një vednim fajësie, u shpreh Brook.

    Kujtojmë se Brook është një politikanët më të rëndësishëm të Europës në 3 dekadat e fundit dhe një nga eurodeputetët më jetëgjatë në PE, ai ka shërbyer më shumë se tre dekada si eurodeputet dhe ka qenë për një kohë të gjatë drejtues i Komisionit të Politikës së Jashtme të BE.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,782
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ish-eurodeputeti gjerman Elmar Brook, Mr. Evropa, viziton Sali Berishën në shtëpinë e tij

    Mister Europa: Kush është politikani i fuqishëm gjerman që doli në krah të Berishës nga ballkoni te Rruga e Shpresës

    Emri:  auto_Screenshot_211715715294.jpg

Shikime: 8

Madhësia:  24.7 KB

    Ai njihet si Mister Europa.

    Askush nuk e njeh më mirë se ai Bashkimin Europian dhe politikën e kontinentit tonë

    Bëhet fjalë për gjermanin Elmar Brok që u shfaq sonte në krah të liderit të opozitës, Sali Berisha.

    Nga ballkoni i banesës së kreut të PD, ai dënoi ashpër mbajtjen e Berishës në arrest shtëpiak.

    Po kush është Elmar Brok?

    Mister Europa e ka marrë këtë emër pasi për 40 vite ka shërbyer në Parlamentin Europian. Eurodeputeti gjerman ka qenë shumicën e kohës dejtues i Komisionit të Jashtëm, organit më të fuqishëm të legjislativit europian.

    Politikani i CDU është një nga baballarët e Kushtetutës së BE.

    Ai ka formësuar politikën e jashtme të BE për dekada.

    Si një nga drejtuesit e PPE, ai ka pasur rol kyç në forumin më të madh politik të së djathtës europiane.

    Brok vazhdon të jetë zë aktiv në politikën dhe median gjermane. Një libër i tij i fundit për nevojën e një BE-je më të fortë dhe të bashkuar ka bërë shumë bujë.

    Duke shkruar për këtë libër, një gazetë gjermane theksonte se rrjeti i njohjeve dhe ndikimit të Brok është i jashtëzakonshëm dhe i pakrahasueshëm me ndonjë politikan tjetër.

    Kjo duket se ishte arsyeja se pse ai erdhi në Shqipëri për negociata pas krizës në PD dhe arriti në përfundimin se Sali Berisha është zgjidhja.

    Më shumë se dy dekada më parë, ai zgjodhi të ndihmojë Berishën dhe PD-në për të hapur rrugën drejt rikthimit të PD në pushtet në vitin 2005, pasi PS kishte masakruar zgjedhjet dhe kishte kapur shtetin duke krijuar një kleptokraci të frikshme.

    Sot Brok, i njohur në Gjermani edhe si presidenti i përjetshëm i Bashkimit Europian, u foli shqiptarëv dhe ndërkombëtarëve nga ballkoni i Berishës.

    Kohërat janë sërish të vështira, por tani është momenti për njerëz si Brok.

    Willkommen Mister Europa!


    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Greqi - 4 persona hapin zjarr në shtëpinë e ambasadorit gjerman
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2013, 08:28
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-10-2010, 10:52
  3. Rapsodi tropojane per Sali Berishen
    Nga juanito02 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 18:32
  4. Enver Hoxha bisedon me Sali Berishen
    Nga BARAT në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2007, 10:36
  5. Për Sali Berishen dhe Fatos Nanon
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-11-2003, 12:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •