Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2020
    Postime
    8

    Lightbulb Alkimia e lumturisė (Kimja-i saadet)

    1. Njohja e vetvetes

    Njohja e vetvetes ėshtė ēelėsi i njohjes sė Zotit, siē thotė edhe hadithi i famshėm “Ai qė e njeh veten, e njeh edhe Zotin” dhe siē ėshtė shkruar qartė nė Kur’an:


    Ne do t`ua tregojmė shenjat Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre, derisa ta kenė tė qartė se kjo ėshtė e vėrteta...(Kur’an 41:53)


    Dije se asgjė s’e ke mė pranė se veten. Si mund tė njohėsh diēka tjetėr pa e njohur veten tėnde? Po tė thuash “e njoh veten”, duke nėnkuptuar formėn tėnde tė jashtme, trupin, fytyrėn, krahėt e kėmbėt, dije se njė dituri e tillė s’ka pėr tė tė ēuar tek njohja e Zotit. Dhe nga ana tjetėr, edhe kur dituria jote tė jetė e llojit qė tė bėn tė hash kur je i uritur e ta sulmosh dikė kur je i zemėruar, s’do tė kesh dallim nga njė kafshė. Njohja e vėrtetė e vetvetes ėshtė pėrgjigja e pyetjeve nė vijim:
    Ē’je ti nė veten tėnde dhe nga ke ardhur? Nga je duke shkuar dhe me ē’qėllim ke ardhur nė kėtė botė? Ē’ėshtė lumturia dhe dėshpėrimi yt i vėrtetė?


    Disa tipare tuajat janė tipare kafshėsh, disa janė tipare tė djallit dhe disa tė ėngjėjve. Ti duhet tė kuptosh se cilat prej tyre i takojnė esencės tėnde dhe cilat janė tė pėrkohshme. Pa e ditur kėtė, kurrė s’ke pėr tė kuptuar se ku fshihet lumturia e vėrtetė. Puna e kafshės ėshtė ushqimi, fjetja e lufta. Andaj, nėse je njė kafshė, vazhdo dhe merru me kėto punė! Djajtė janė tė zėnė me pėrhapjen e tė ligave dhe me mashtrime dhe nėse mendon se u takon atyre, atėherė vepro si veprojnė ata! Nė anėn tjetėr, ėngjėjt e pėrsiasin bukurinė e Zotit dhe janė tė pastėr nga tiparet shtazarake. Po tė jesh i njė natyre ėngjėllore, atėherė hapėro drejt zanafillės tėnde, qė tė mund tė njohėsh dhe ta pėrsiatėsh mė tė Lartėsuarin e tė shpėtosh nga mbretėria e dėshirave dhe e zemėrimit. Pėrveē kėsaj, ti duhet tė kuptosh pėrse tė janė falur kėto instinkte shtazarake. A ėshtė vallė kjo qė ti t’u nėnshtrohesh dhe tė robėrohesh prej tyre ose pėrkundrazi, qė t’i nėnshtrosh ato gjatė zhvillimit tėnd sė larti, duke e bėrė njėrėn kafshė pėr tė kalėruar e tjetrėn armė nė luftėn tėnde.


    Hapi i parė i vetėnjohjes ėshtė qė tė kuptosh se ke njė formė tė jashtme qė quhet “trup” dhe njė esencė tė brendshme qė quhet “shpirt” ose “zemėr”. Dhe kur them “zemėr”, nuk nėnkuptoj atė copė mishi nė tė majtė tė trungut tonė por atė pjesė tė qenies sonė qė i pėrdor tė gjitha pjesėt e tjera si shėrbetorė dhe mjete tė saj. Nė tė vėrtetė, zemra nuk i takon botės sė dukshme por asaj tė padukshmes dhe ka ardhur nė botė njėsoj siē vjen udhėtari nė njė vend tė huaj pėr hir tė tregtisė, pėr t’u kthyer mė pas nė vendlindjen e tij. Pikėrisht njohja e saj dhe e tipareve tė saja ėshtė ēelėsi i njohjes sė Zotit.


    Njė pėrshtypje nė lidhje me realitetin e zemrės ose tė shpirtit mund tė pėrfitohet kur njeriu t’i mbyllė sytė pėr njė ēast dhe tė harrojė gjithēka qė ka rreth vetes pėrveē individualitetit tė tij. Nė kėtė mėnyrė, ai do t’i hedhė njė vėshtrim edhe natyrės sė pafundme tė kėtij individualiteti. Megjithatė, njė hulumtim i tepėrt i esencės sė shpirtit ėshtė i ndaluar nga Ligji. Kur’ani thotė:


    Dhe pėr shpirtin do tė pyesin. Thuaj: shpirti ėshtė nga urdhri i Zotit tim...(Kur’an 17:85-86)


    Pėr tė dihet aq sa tė mund tė thuhet se ėshtė njė esencė e pacopėtueshme e “botės sė urdhrave”, qė nuk ėshtė e pėrjetshme por e krijuar. Njė njohje e saktė filozofike e shpirtit nuk ėshtė njė parakusht i nevojshėm pėr tė ecur rrugės sė fesė por vjen mė shumė si rezultat i vetėdisiplinės e vendosmėrisė nė kėtė rrugė, siē thotė edhe Kur’ani:


    E ata qė pėrpiqen pėr Ne, kemi pėr t’i udhėzuar rrugėve Tona...(Kur’an 29:69)


    Pėr vazhdimėsinė e kėtij rrugėtimi shpirtėror, nėpėrmjet tė cilit pėrfitohet njohja e vetvetes dhe e Zotit, trupi mund tė paramendohet si njė mbretėri, shpirti si mbreti i saj dhe shqisat dhe pjesėt e ndryshme tė trupit si njė ushtri. Arsyeja mund tė konsiderohet veziri (kėshilltari) i mbretit, dėshirat si tatimmbledhėsit dhe zemėrimi si xhandarmėria. Me pretekstin e “mbledhjes sė tatimeve”, dėshirat gjithnjė janė tė gatshme tė plaēkisin pėr interesat e tyre, ndėrkohė qė zemėrimi ėshtė gjithnjė i prirė drejt ashpėrsisė sė tepėruar. Qė tė dy kėto pjesė, pra “tatimmbledhėsi” dhe “xhandarmėria” duhet gjithnjė t’i binden “mbretit”, megjithėse pa u shkatėrruar tėrėsisht, sepse nė fund tė fundit, tė dyja i kanė funksionet e tyre tė veēanta. Por kur dėshirat dhe zemėrimi e nėnshtrojnė arsyen, atėherė edhe shpirti rrėnohet sakaq. Njė shpirt, i cili lejon qė tiparet e tija sipėrore t’u nėnshtrohen tipareve dytėsore, ėshtė si dikush qė e lė njė ėngjėll nėn urdhrat e njė qeni ose si ai qė e vendos njė musliman nėn tiraninėn e njė mohuesi tė besimit.


    Kultivimi i tipareve djallėzore, shtazarake ose ėngjėllore do tė sillte si pasojė edhe krijimin e njė karakteri pėrkates, i cili do tė manifestohej nė njė formė tė dukshme nė Ditėn e Gjykimit, ku dėshirat do tė shfaqen nė formė tė njė derri, djallėzitė nė formė tė qenve e tė ujqėrve dhe pastėrtia nė formėn e ėngjėjve. Qėllimi i disiplinės morale ėshtė pastrimi i zemrės nga ndryshku i dėshirave dhe i mllefit, derisa ajo ta pasqyrojė dritėn e Zotit si njė pasqyrė e qartė.


    Kėtu dikush mund tė kundėrshtojė dhe tė thotė: “Por nėse njeriu ėshtė krijuar me tipare shtazarake dhe djallėzore, po aq sa me tipare ėngjėllore, si do ta dijmė se njėra ėshtė esenca e tij e vėrtetė dhe tjetra vetėm kalimtare dhe e rastėsishme?” Si pėrgjigje, do tė themi se esenca e ēdo krijese duhet tė kėrkohet nė atė qė ėshtė mė e lartėsuar tek ajo dhe qė mė sė shumti i takon asaj. Edhe kali edhe gomari janė kafshė qė mbajnė ngarkesa por kali ėshtė mė sipėror falė funksionit qė mund ta ketė nė fushėbetejė. Nė rastin kur njė kalė nuk kryen punė nė fushėbetejė, ai s’ka dallim nga kategoria e gomerėve.


    E njejta ndodh edhe me njeriun: gjėja mė e lartėsuar tek ai ėshtė arsyeja, e cila e bėn tė aftė pėr t’u pėrsiatur nė lidhje me Zotin. Nėse arsyeja dominon tek njeriu, ai i lė pas tė gjitha gjėrat qė kanė tė bėjnė me dėshirat dhe me zemėrimin dhe bėhet i aftė pėr tė qėndruar nė shoqėri tė ėngjėjve. Kur bėhet fjalė pėr tiparet e tija thjesht shtazarake, njeriu ėshtė shumė mė poshtė se niveli i kafshėve. Ėshtė pikėrisht arsyeja qė e bėn njeriun sipėror ndaj tyre, siē ėshtė thėnė edhe nė Kur’an:


    A nuk e shihni se Zoti ka nėnshtruar pėr ju gjithēka qė ėshtė mbi tokė...(Kur’an 22:65)


    Por kur tė mbisundojnė ato prirje tė ulta tė njeriut, ai gjithnjė do tė vėshtrojė drejt tokės dhe do ta ndjejė mungesėn e kėnaqėsive tė kėsaj jete.


    Arsyeja tek njeriu pasqyrohet nė fuqinė dhe nė diturinė e tij. Nėpėrmjet saj, njeriu arrin t’i zotėrojė artet dhe shkencėn, tė kalojė pėr njė ēast nga toka nė qiej, ta vizatojė hartėn e yjve dhe ta masė largėsinė ndėrmjet tyre. Sėrish nėpėrmjet arsyes, njeriu mund tė gjuajė peshq nga detėrat dhe zogj nga ajri ose tė nėnshtrojė kafshė si elefanti, deveja dhe kali. Pesė shqisat e njeriut janė si pesė dyer qė hapen drejt botės sė jashtme por mė e bukur sė tė gjitha kėto ėshtė zemra e tij, ajo dritare qė hapet drejt botės sė shpirtrave. Gjatė gjumit, kur rrugėt e shqisave janė tė mbyllura, kjo dritare hapet dhe njeriu fiton disa pėrshtypje nga kjo botė e padukshme, ndonjėherė duke e parė edhe vetė ardhmėrinė e tij. Atė ēast, zemra e tij ėshtė si njė pasqyrė ku pasqyrohet ajo qė ėshtė nė Librin e Fatit. Por edhe gjatė gjumit, gjėrat e kėsaj bote e turbullojnė pasqyrėn dhe imazhet qė i shfaqen nuk janė tė qarta. Megjithatė, pas vdekjes mendimet e tilla shihen nė realitetin e tyre tė zhveshur siē thotė edhe vetė Kur’ani:


    ...tani e kemi ngritur mbulesėn nga sytė e tu dhe tė qartė e ke vėshtrimin...(Kur’an 50:22)


    Kjo hapje e “dritares” drejt botės sė padukshme mund tė ngjajė edhe nė rrethana qė janė tė ngjashme me atė tė frymėzimit profetik, kur intuita paraqitet nė mendje, e papėrcjellė nėpėrmjet ndonjė shqise. Sa mė tepėr qė ta pastrojė veten nga dėshirat trupore dhe tė pėrqėndrohet tek Zoti, aq mė tepėr do tė jetė i vetėdijshėm njeriu pėr intuitat e tilla. Ata qė nuk janė tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e tyre, nuk kanė tė drejtė ta mohojnė kėtė realitet.


    Intuitat e tilla nuk janė tė rezervuara vetėm pėr ata qė e kanė gradėn e profetit. Njėsoj si hekuri qė mund tė shdnėrrohet nė pasqyrė po tė lėmohet sa duhet, edhe mendja e njeriut, duke e ndjekur njė disiplinė tė caktuar, mund tė vijė nė gjendje pėr ta pranuar intuita tė tillė. Pikėrisht pėr kėtė tė vėrtetė flet Profeti kur thotė se “ēdo fėmijė lind me prirje drejt Islamit. Janė prindėrit e tij qė pastaj e bėjnė ēifut, tė krishter ose adhurues tė yjve.”


    Ēdo qenie njerėzore e ka dėgjuar nė thellėsi tė vetėdijes sė saj pyetjen “A nuk jam unė Zoti juaj?” dhe ėshtė pėrgjigjur me njė “po” tė qartė. Por disa zemra janė aq tė ngjashme me pasqyrat e kapluara nga ndryshku dhe njollat, sa nuk arrijnė mė t’i pasqyrojnė gjėrat si duhet. Nė anėn tjetėr, zemrat e profetėve dhe shenjtorėve, ndonse zemra njerėzish “me dėshira si tonat”, janė jashtėzakonisht tė ndjeshme ndaj “pasqyrimeve” hyjnore.


    Shpirti i njeriut nuk ėshtė rradhitur nė krye tė gjėrave tė krijuara vetėm pėr shkak tė diturisė sė fituar dhe pėr shkak tė intuitės por edhe pėr shkak tė fuqisė qė ka. Njėsoj siē arrijnė ėngjėjt t’i nėnshtrojnė elementet, edhe shpirti arrin t’i nėnshtrojė trupat. Ata shpirtra qė kanė arritur njė nivel tė veēantė fuqie, jo vetėm qė arrijnė ta sundojnė trupin e tyre por edhe atė tė tė tjerėve. Kur dėshirojnė qė njė i sėmurė tė shėrohet, ai shėrohet sakaq dhe kur dėshirojnė qė njė i shėndetshėm tė sėmurėt, ai sėmuret nė ēast. Edhe kur duan qė njė njeri tė vijė pranė tyre, ai paraqitet pa humbur kohė. Varėsisht nė janė tė mira ose tė liga pasojat e kėtyre veprimeve, ato mė pas emėrtohen si mrekulli ose magji. Dallimi i shpirtrave tė tillė nga shpirtrat e zakonshėm ėshtė nė tri pika:



    Gjėrat qė tė tjerėt i shohin veē nė ėndrra, tė tillėt i shohin edhe zgjuar.

    Ndėrkohė qė vullneti i tė tjerėve ka ndikim vetėm mbi trupat e tyre, vullneti i shpirtrave tė tillė ka ndikim edhe mbi trupa tė jashtėm.

    Diturinė tė cilėn shpirtrat e tjerė e fitojnė me shumė pėrpjekje dhe mėsim, shpirtrat e tillė e fitojnė nėpėrmjet intuitės.


    Megjithatė, kėto tri gjėra nuk janė dallimet e vetme ndėrmjet tyre dhe popullit tė thjeshtė, por tė vetmet qė janė tė kapshme pėr mendjen. Njėsoj siē nuk mund ta njohė Zotin askush tjetėr veē vetė Zotit, edhe njė profet nuk mund ta njohė dikush tjetėr pėrveē njė profeti. Kjo nuk ėshtė gjė pėr t’u habitur, veēanėrisht po tė shohim se nė pėrditshmėri, ėshtė e pamundur pėr shembull, t’i shpjegohet sharmi i poezisė njė njeriu qė nuk ka ndjesi pėr ritėm e pėr rrimė ose t’i tregohen bukuritė e ngjyrave njė njeriu qė ka lindur i verbėr.


    Por pėrveē mungesė sė kapacitetit, ka edhe pengesa tė tjera nė rrugėn drejt tė vėrtetave shpirtėrore. Njėra prej tyre ėshtė edhe dituria e fituar. Qė tė mund tė shpjegojmė mė mirė, le tė pėrdorim njė krahasim, nė tė cilin zemra ėshtė njė pus dhe tė pesė shqisat janė pėrrenj qė e mbushin atė me ujė. Qė tė mund tė kuptohet se ē’ka brenda pusit, duhet qė fillimisht tė ndalet rrjedha e ujit pėr njė kohė dhe tė pastrohen mbeturinat qė kanė ardhur bashkė me tė. Me fjalė tė tjera, po tė duam tė arrijmė tek tė vėrtetat shpirtėrore, duhet fillimisht ta largojmė pėr njė kohė diturinė e fituar nėpėrmjet proceseve tė jashtme, e cila shumė shpesh ngurtėsohet nė paragjykime dogmatike.


    Paralelisht me kėtė, njė gabim krejtėsisht i kundėrt bėhet nga disa njerėz tė cekėt, tė cilėt duke i pėrsėritur disa fraza nga mėsuesit sufinj, e mallkojnė ēdo lloj tė diturisė. Kjo ėshtė si njė njeri qė s’ka pėrvojė nė alkimi dhe qė thotė se “alkimia ėshtė mė e mirė se ari”, duke e mohuar edhe vetė arin kur t’i ofrohet. Alkimia ėshtė vėrtet mė e mirė se vetė ari por alkimistėt e mirėfilltė janė tė paktė, njėsoj siē janė tė paktė edhe sufinjtė e vėrtetė. Ai qė ka njė njohuri sipėrfaqėsore tė sufizmit nuk ėshtė superior ndaj njė dijetari, njėsoj siē nuk ka arsye pėr ta nėnēmuar njė pasanik, ai qė ka bėrė veē disa eksperimente nė alkimi.


    Gjithkush qė thellohet nė kėto ēėshtje, do tė shohė se lumturia ėshtė e lidhur me njohjen e Zotit. Ēdo aftėsi e jona kėnaqet me atė pėr tė cilėn ėshtė krijuar. Lakmia kėnaqet kur tė pėrmbushen dėshirat, zemėrimi kėnaqet kur tė hakmerret, syri kėnaqet kur tė shohė njė gjė tė bukur dhe veshi kur tė dėgjojė zėra tė harmonishėm. Funksioni mė sipėror i shpirtit ėshtė perceptimi i tė vėrtetės dhe pikėrisht nė kėtė, shpirti e ndjen kėnaqėsinė mė tė madhe. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe nė ēėshtje shumė tė rėndomta si tė mėsuarit e lojės sė shahut. Por sa mė i lartė qė ėshtė subjekti i diturisė sė fituar, aq mė e lartė ėshtė edhe kėnaqėsia. Njė njeri do tė ishte i lumtur po tė pranohej nė prani tė vezirit por sa mė e madhe do tė ishte vallė kėnaqėsia e tij sikur tė hynte nė prani tė vetė mbretit dhe tė bėhej mik i tė fshehtave tė tija!


    Njė astronom, i cili nėpėrmjet diturisė sė tij arrin tė bėjė njė hartė tė yjeve dhe ta parashikojė orbitėn e tyre, fiton shumė mė tepėr kėnaqėsi nga puna e tij sesa njė lojtar shahu gjatė lojės qė luan. Kur ta dimė se s’ka gjė mė tė lartė se Zoti, mund ta paramendojmė kėnaqėsinė qė buron nga njohja e vėrtetė e Tij.


    Njė njeri qė e ka humbur dėshirėn pėr kėtė lloj njohjeje, ėshtė si njė qė e ka humbur oreksin pėr ushqimin e shėndetshėm e qė preferon tė ushqehet me baltė nė vend tė bukės. Tė gjithė “orekset” trupore shkatėrrohen gjatė vdekjes bashkė me organet qė i pėrdorin, pėrveē shpirtit, i cili nuk vdes dhe e ruan ēdo njohuri qė ka nė lidhje me Zotin dhe madje e rrit atė edhe mė.


    Njė pjesė e rėndėsishme e njohjes sonė tė Zotit buron nga studimi dhe tė menduarit nė lidhje me vetė trupat tanė, tė cilėt na e shpalosin para syve fuqinė, urtėsinė dhe dashurinė e Krijuesit. Fuqinė e Tij, e cila nga njė pikė e vetme e krijon njeriun, urtėsinė qė na shfaqet nė hollėsitė dhe nė pėrshtatjen e pjesėve tė ndryshme nė njė tėrėsi tė vetme dhe dashurinė, tė cilėn e shohim qartė nė faktin se Ai i furnizon jo vetėm organet qė janė jetike pėr njeriun si mėlēia, zemra e truri por edhe ato, pa tė cilat njeriu do tė mund tė mbijetonte, siē ėshtė dora, gjuha, kėmba ose syri. Gjithė kėsaj, Ai i ka shtuar pėr zbukurim edhe ngjyrėn e flokėve, tė kuqtė e buzėve dhe formėn e lakuar tė vetullave.


    Me shumė tė drejtė, njeriu ėshtė quajtur njė “mikrokozmos” ose njė botė e vogėl nė vete. Pėr kėtė arsye, pėrbėrja e trupit tė tij duhet tė studiohet jo vetėm nga ata qė duan tė jenė mjekė por edhe nga ata qė duan tė fitojnė njė njohuri mė tė thellė nė lidhje me Zotin, njėsoj siē duhet tė studiohen hollėsitė dhe nuancat gjuhėsore tė njė poezie, qė tė mund tė njihet gjenialiteti i autorit tė saj.
    Por edhe pėrkundėr kėsaj, njohja e shpirtit luan njė rol mė tė rėndėsishėm pėr njohjen e Zotit sesa njohja e trupit tė njeriut dhe tė funksioneve tė tij. Trupi mund tė krahasohet me njė kalė shale dhe shpirti me kalorėsin e tij. Trupi ėshtė krijuar pėr shpirtin dhe shpirti pėr trupin. Nėse njeriu nuk e njeh shpirtin e tij qė ėshtė gjėja mė e afėrt me tė, ē’vlerė ka pretendimi se i njeh tė tjerėt? Ėshtė njėsoj sikur njė varfanjak qė s’e ushqen dot veten, tė pretendojė se mund ta ushqejė njė qytet tė tėrė.


    Nė kėtė kapitull jemi pėrpjekur qė ta shtjellojmė deri diku madhėshtinė e shpirtit njerėzor. Ai qė ėshtė i pakujdesshėm ndaj mundėsisė sė degradimit dhe “ndryshkjes” sė shpirtit tė tij, s’ka dyshim se do tė jetė humbės nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Madhėshtia e vėrtetė e njeriut fshihet nė kapacitetin e tij pėr tė pėrjetshmen. Pėrndryshe, nė kėtė botė tė kufizuar, ai ėshtė mė e brishta e gjallesave, duke qenė gjithnjė pre e urisė, e etjes, e tė nxehtit, tė ftohtit dhe vuajtjeve. Gjėrat me tė cilat kėnaqet mė sė shumti, janė zakonisht ato qė e dėmtojnė mė shumė dhe nė anėn tjetėr, gjėrat e dobishme pėr veten nuk arrin t’i fitojė pa vėshtirėsi e pa pėrpjekje. Kur ta shohim intelektin e tij, do tė vėrejmė se edhe njė ērregullim i vogėl i materjeve nė tru mjafton pėr ta ēmendur e pėr ta shkatėrruar dhe kur t’ia shohim fuqinė qė ka, do tė vėrejmė se edhe pickimi i njė blete arrin t’ia vjedhė qetėsinė e t’ia trazojė gjumin. Sa pėr gjendjen e tij shpirtėrore, mjafton tė shohėsh se humbja e njė gjėje tė vogėl i shkakton shqetėsime nga mė tė thellat. Sa pėr bukurinė, ai s’ėshtė tjetėr veēse njė copė mishi i mbuluar me lėkurė. Pa u larė e pa u pastruar si duhet, njeriu bėhet i shėmtuar sa mė s’ka.


    E vėrteta ėshtė se nė kėtė botė, njeriu ėshtė skajshmėrisht i dobėt dhe i pavlerė. Ai mund tė jetė i ēmueshėm vetėm nė botėn tjetėr dhe vetėm nėse nėpėrmjet “alkimisė sė lumturisė” arrin tė ngrihet nga shkalla e kafshės nė atė tė ėngjėjve. Pėrndryshe, gjendja e tij nuk dallon nga ajo e njė bishe, e cila mė nė fund do tė zhduket e do tė bėhet pluhur. Ėshtė me rėndėsi qė njeriu, bashkė me vetėdijen se ėshtė superior ndaj krijesave tė tjera dhe nė fakt, pika kulmore e krijimit, tė jetė i vetėdijshėm edhe pėr gjendjen e tij tė mjerueshme nė kėtė botė. Edhe kjo ėshtė ndėr ēelėsat e njohjes sė Zotit.


    2. Njohja e Zotit

    Ėshtė mjaft e njohur thėnia e Profetit nė lidhje me faktin se “ai qė e njeh veten, e njeh edhe Zotin”, me ēfarė mund tė arrihet nė pėrfundimin se nėpėrmjet pėrsiatjes sė ekzistencės sė tij, njeriu mund tė fitojė njė njohje tė caktuar tė Zotit. Por kur tė shohim se shumė nga njerėzit qė pėrsiaten pėr ekzistencėn e tyre nuk arrijnė ta gjejnė Zotin, vijmė lehtėsisht nė pėrfundimin se duhet tė ekzistojė njė metodė e caktuar pėr kėtė gjė. Nė tė vėrtetė, ka dy mėnyra pėr ta arritur kėtė njohje, prej tė cilave e para ėshtė tepėr e koklavitur dhe si e tillė, e papėrshtatshme pėr mendjen e rėndomtė. Kėtė mėnyrė do ta kapėrcejmė pa shpjeguar dhe do tė merremi me shpjegimin e metodės sė dytė, e cila ėshtė si vijon:


    Kur njeriu mendon pėr ekzistencėn e tij, ai vjen lehtėsisht nė pėrfundimin se kishte njė kohė nė tė cilėn ai vetė nuk ekzistonte, siē thotė edhe vetė Kur’ani:


    Dhe a s’ka patur njė kohė pėr njeriun, kur ai s’ishte gjė pėr t’u pėrmendur? (Kur’an 76:1)


    Mė tej, njeriu e di se ėshtė krijuar nga njė pikė lėngu, nė tė cilėn s’kishte as intelekt, as aftėsi pėr tė dėgjuar, as vėshtrim, as kėmbė, as duar dhe as ndonjė gjė tjetėr. Nga kjo ėshtė e lehtė tė arrihet nė pėrfundimin se ēfarėdo pėrsosmėrie qė mund tė ketė njeriu, nuk e ka krijuar ai vetė, qoftė kjo edhe sa njė fije floku. Sa e mjerueshme qė ishte gjendja e tij kur s’ishte tjetėr veēse njė pikė lėngu!
    Si pasojė, siē thamė edhe nė kapitullin e parė, njeriu e sheh se nė qenien e tij, nė njė formė tė minimizuar pasqyrohet fuqia, urtėsia dhe dashuria e Krijuesit. Edhe sikur tė gjithė dijetarėt e botės tė mblidheshin dhe atyre t’u falej njė jetėgjatėsi e pafundme, ata kurrė s’do tė mund ta pėrparonin e ta zhvillonin mė tej strukturėn e ndonjė pjese tė trupit njerėzor.


    Nė pėrshtatjen e dhėmballėve dhe tė dhėmbėve anėsorė pėr pėrtypje tė ushqimit, nė strukturėn e gjuhės, tė gjėndrave tė pėshtymės e tė fytit, mund tė shohim njė pėrsosmėri e cila nuk mund tė zhvillohet mė tej. Po kėshtu, gjithsecili qė do ta shihte dorėn e tij me pesė gishtėrinj, qė do ta shihte stukturėn ku katėr gishta kanė nga tri nyje dhe njėri gisht vetėm dy, qė do ta shihte se si gjithė kjo tėrėsi funksionon pėr tė kapur njė gjė e pėr ta bartur atė, do tė kuptonte se e gjithė dituria njerėzore nuk do tė mjaftonte pėr tė bėrė ndonjė ndryshim dhe pėr ta pėrparuar mė tej kėtė pėrsosmėri.


    Kur mė tej, njeriu tė shohė se si dėshirat e tija natyrore pėrmbushen nga “thesari i krijimit”, ai do tė jetė i vetėdijshėm se mėshira e Zotit ėshtė po aq e madhe sa fuqia dhe urtėsia e tij, siē ka thėnė Ai vetė: “Mėshira Ime ėshtė mė e madhe se zemėrimi Im” dhe siē ka qartėsuar edhe i Dėrguari i Tij nė thėnien e mirėnjohur: “Zoti ėshtė mė i dhembshur ndaj krijesave tė Tija se njė nėnė ndaj fėmijės sė saj”. Kėshtu, pra, nga vetė krijimi i tij, njeriu arrin ta kuptojė ekzistencėn e Zotit, nga forma e tij e mrekullueshme fuqinė dhe urtėsinė dhe mė nė fund, nga furnizimi qė i falet, dashurinė e Tij. Nė kėtė mėnyrė, njohja e vetvetes bėhet njė ēelės i njohjes sė Zotit.


    Pėrveē faktit se tiparet njerėzore janė njė pasqyrim i cilėsive tė Zotit, edhe mėnyra e ekzistencės sė shpirtit njerėzor ėshtė njė ēelės pėr ta kuptuar mėnyrėn e ekzistencės sė Tij. Kur e themi kėtė, nėnkuptojmė faktin se edhe Zoti edhe shpirti njerėzor janė tėrėsi tė pacopėtueshme, tė padukshme, tė pakufizuara nė kohė dhe hapėsirė, pėrtej kategorive tė sasisė dhe cilėsisė dhe pėrtej pėrfytyrimeve pėr formė, ngjyrė ose madhėshti. Njerėzit e kanė tė vėshtirė t’i perceptojnė gjėrat e tilla qė s’kufizohen nė sasi e nė cilėsi dhe shumė shpesh, edhe ndjenjat tona tė pėrditshme si zemėrimi, dhimbja, kėnaqėsia dhe dashuria na paraqesin njė problem. Kėto janė tė gjitha koncepte mendore dhe nuk janė tė kapshme pėr shqisat, pėrkundėr cilėsisė dhe sasisė, qė janė koncepte qė mund tė kuptohen lehtėsisht nėpėrmjet shqisave. Njėsoj siē nuk arrin veshi ta perceptojė ngjyrėn ose syri zėrin, edhe nė perceptimin e realiteteve tė pėrjetshme nė lidhje me Zotin ose shpirtin, njeriu pėrballet me njė hapėsirė ku shqisat mbeten tė paafta dhe pa ndikim.


    Megjithatė, mund tė kuptojmė lehtėsisht se Zoti, si Sundues i universit dhe si njė Qenie qė ėshtė pėrtej kohės, hapėsirės, sasisė e cilėsisė, i sundon objektet qė janė tė kufizuara nga kėto gjėra. Po kėshtu, edhe shpirti, si njė tėrėsi e padukshme, e pandashme dhe e pakufizuar nė hapėsirė, mund ta sundojė trupin dhe pjesėt e tija. Si mund tė themi se njė gjė e pacopėtueshme mund tė gjejė vend brenda tė copėtueshmes? Nga e gjithė kjo do tė shohim se sa e saktė ėshtė thėnia e Profetit, sipas tė cilės “Zoti e ka krijuar njeriun tė ngjashėm me Veten e Tij”.


    Dhe kur nėpėrmjet pėrsiatjes nė lidhje me esencėn dhe me cilėsitė e shpirtit (duke parė se si secili prej nesh sundon nė njė “mbretėri” tė tijėn), tė fitojmė njė njohje tė caktuar nė lidhje me esencėn dhe me cilėsitė e Zotit, do ta kuptojmė edhe mėnyrėn e veprimit tė Zotit dhe mėnyrėn se si Ai i fal fuqi njė gjėje.


    Tė marrim njė shembull tė thjeshtė dhe tė themi se njė njeri dėshiron qė ta shkruajė emrin “Zot”. Nė fillim, kjo dėshirė lind nė zemrėn e tij, mė pas pėrcillet tek truri, ku fjala “Zot” merr formė dhe mė pas, nėpėrmjet nervave udhėton deri tek gishtėrinjtė pėr t’i vėnė ato nė lėvizje, qė tė mund ato mė nė fund ta lėvizin lapsin dhe ta riprodhojnė nė fletė emrin “Zot”, tė tillė siē ishte konceptuar mė parė nė mendjen e shkruesit. Po kėshtu, kur Zoti dėshiron njė gjė, ajo shfaqet nė rrafshin shpirtėror qė nė Kur’an quhet “Froni”, mė pas rrjedh drejt njė rrafshi mė tė ulėt qė njihet si “Karrikja” dhe mė pas forma e saj shfaqet nė “Librin Amė” (Levhi Mahfudh), pėr tė fituar mė nė fund aktualitet nėpėrmjet forcave qė quhen “ėngjėj” dhe pėr t’u shfaqur mbi tokė nė formė tė pemės, tė bimėve ose tė shtazėve, tė cilat s’janė tjetėr veēse njė pasqyrim i vullnetit dhe i “mendimit” tė Zotit, njėsoj siē janė shkronjat njė pasqyrim i dėshirės sė shfaqur nė zemrėn e lexuesit dhe tė formėsuar nė mendjen e tij.


    Askush s’mund ta kuptojė njė mbret pėrveē njė mbreti tjetėr. Andaj Zoti na ka bėrė tė gjithėve “mbretėr” nė njė “mbretėri” qė ėshtė njė kopje pafundėsisht e zvogėluar e mbretėrisė sė Tij. Nė mbretėrinė qė quhet “njeri”, Froni i Zotit pėrfaqėsohet nga shpirti, Kryeėngjėlli nga zemra, “karrikja” nga truri dhe “Libri Amė” nga thesari i mendimeve. Vetė shpirti, i pandashėm dhe i pakufizuar nė hapėsirė, e sundon trupin njėsoj siē e sundon Zoti universin. Thėnė shkurt, secilit nga ne i ėshtė besuar njė mbretėri e vogėl, pėr tė cilėn ėshtė bėrė pėrgjegjės dhe kujdestar.


    Kur tė flasim pėr veprimet e Zotit, ka shumė nivele tė ndryshme tė njohjes. Nė kėtė kontekst, fizikanti i thjeshtė ėshtė si njė milingonė, e cila duke ecur mbi njė copė letre dhe duke i parė shkronjat e zeza mbi tė, mendon se burimi i vetėm i tyre ėshtė lapsi aty pranė. Astronomėt, nė anėn tjetėr, s’janė veēse si njė milingonė tjetėr qė sheh paksa mė shumė dhe arrin t’i vėrejė edhe gishtat qė e mbajnė lapsin. Nė kėtė mėnyrė, njė astronom e di se elementet janė nėn ndikimin e yjeve por nuk arrin tė kuptojė se yjet janė nėn ndikimin e “ėngjėjve”. Pra, si pasojė e niveleve tė ndryshme tė perceptimit tek njerėzit, diskutimet janė tė pashmangshme kur tė gjurmohen efektet pėr ta gjetur shkakun. Njerėzit, sytė e tė cilėve kurrė s’kalojnė pėrtej botės sė fenomeneve materiale, janė si ata qė shėrbetorin mė tė thjeshtė e mbajnė pėr mbret. Vėrtet ligjet e fenomeneve duhet tė jenė konstante, sepse pa kėtė nuk mund tė ekzistonte shkenca. Por tė pėrzihet mbreti me shėrbetorin ėshtė njė gabim i madh.


    Pėrderisa ekzistojnė dallimet nė aftėsitė perceptuese tė vėzhguesve, diskutimet dhe papajtueshmėritė do tė vazhdojnė domosdo. Ėshtė njėsoj si rasti i disa tė verbėrve, tė cilėt me tė dėgjuar se njė elefant ka ardhur nė qytetin e tyre, shkojnė pėr ta parė atė. Dhe ngase mėnyra e vetme qė u mbetet pėr ta njohur elefantin ėshtė prekja, secili e prek njė pjesė tė ndryshme tė kafshės dhe varėsisht nė e kanė prekur kėmbėn, veshin ose hundėn e saj, secili jep njė definicion tė vetė tė elefantit, duke e ngjasuar herė me njė shtyllė, herė me njė fletė tė hollė e herė me njė gyp tė lakuar e tė butė. Nė kėtė rreth, secili e percepton tė pjesshmen si njė tėrėsi. Fizikanti dhe astronomi, pra, e pėrziejnė ligjin me Ligjvėnėsin. Njė “gabim” i tillė i mveshet edhe Ibrahimit nė Kur’an, ku pėrmendet se ai u kthye njėherė drejt yjeve, pastaj drejt diellit dhe pastaj drejt hėnės si objekte pėr t’u adhuruar, derisa mė nė fund u bė i vetėdijshėm pėr Atė qė i ka krijuar tė gjithė kėto gjėra dhe tha:


    “Unė s’i dua ata qė perėndojnė...” (Kur’an 6:76-79) 1


    Njė shembull i qartė i referimit drejt shkaqeve dytėsore nė vend tė referimit drejt Shkakut Fillestar mund ta shohim edhe nė rastin e sėmundjes. Pėr shembull, kur njė njeri nuk shfaq interes pėr gjėrat e kėsaj bote, nuk i lakmon kėnaqėsitė e zakonshme dhe duket i fundosur nė pikėllim, mjeku do tė thoshte: “Ky ėshtė njė rast melankolie dhe ka nevojė pėr filan ilaē” ndėrkohė qė njė fizikant do tė thoshte: “Kjo vjen si pasojė e thatėsisė sė shkaktuar nė tru nga vapa dhe nuk mund tė shėrohet derisa ajri tė jetė mė i lagėsht”. Nė anėn tjetėr, njė astrolog do t’ia mveshte kėtė gjė lėvizjes sė caktuar tė planeteve.


    “Deri kėtu vjen dituria e tyre”, do tė thoshte Kur’ani. Atyre nuk mund t’u shkonte ndėrmend se i Gjithėfuqishmi mendon pėr kėtė rob tė Tij dhe u urdhėron planeteve dhe elementeve qė tė krijojnė njė gjendje tė tillė tek ai, qė do ta largonte nga kjo botė dhe do t’ia kthente vėmendjen drejt Krijuesit. Njohja e kėtij fakti ėshtė njė perlė nga oqeani i diturisė sė fituar me frymėzim, pėr tė cilėn ēdo lloj tjetėr diturie s’ėshtė veēse njė ishull i humbur nė det.


    Mjeku, fizikanti dhe astrologu kanė tė gjithė tė drejtė sipas degėve tė tyre por asnjėri nuk arrin tė shohė se kjo sėmundje ėshtė nė tė vėrtetė njė si “tingull” dashurie, me tė cilin Zoti e tėrheq drejt vetes njė shenjtor, tė cilit i thotė: “Unė isha i sėmurė dhe ti nuk erdhe tė mė shohėsh”. Sėmundja ėshtė njėra nga format e pėrvojės, nėpėrmjet tė cilės njeriu mund tė arrijė njė njohje tė caktuar tė Zotit. Zoti kėshtu e ka shprehur kėtė tė vėrtetė nėpėrmjet gjuhės sė tė Dėrguarit tė Tij: “Sėmundjet janė robėrit e Mi dhe u ngjiten atyre qė janė tė dashur pėr Mua.”


    Fjalėt e mėsipėrme mund tė na lejojnė qė pak mė thellė tė futemi nė kuptimin e thirrjeve qė aq shpesh pėrsėriten nga besimtarėt, siē janė “Zoti ėshtė i Shenjtė”, “Lėvdatat i takojnė Zotit”, “Nuk ka zot tjetėr veē Zotit”, “Zoti ėshtė mė i madhi” etj. Pėr kėtė tė fundit, pėr shembull, duhet tė shpjegojmė se ajo s’do tė thotė se Zoti ėshtė mė i madh se krijimi i tij, sepse krijimi ėshtė njė manifestim i Tij, njėsoj si drita qė ėshtė njė manifestim i diellit. Nė kėtė rast, do tė ishte e gabuar qė tė thuhet se dielli ėshtė mė i madh se drita e tij. Shprehja “Zoti ėshtė mė i madhi” do tė thotė se madhėshtia e Zotit e tejkalon nė mėnyrė tė pamatė aftėsinė tonė tė tė kuptuarit dhe se ne mund tė kemi vetėm njė pėrfytyrim shumė tė turbullt nė lidhje me tė. Kur njė fėmijė pyet se si ėshtė ndjenja e tė sunduarit mbi diēka, ne i themi se ėshtė diēka si kėnaqėsia kur ke duke e hedhur sa andej kėtej njė top, ndonse tė dy gjėrat s’kanė asgjė tė pėrbashkėt pėrveē faktit se mund tė rradhiten nėn kategorinė e kėnaqėsisė. Shprehja “Zoti ėshtė mė i madhi”, pra, do tė thotė se madhėshtia e Tij e tejkalon aftėsinė tonė pėr ta kuptuar atė. Pėr mė tepėr, njohja e mangėt e Zotit qė ėshtė nė spektrin e aftėsive tona kuptuese, s’ėshtė tjetėr veēse dituri spekulative, e cila duhet domosdo tė shoqėrohet nga adhurimi dhe devotshmėria.


    Kur vdes njė njeri, ai ka punė vetėm me Zotin. Dhe kur ne jetojmė me dikė, lumturia jonė varet krejtėsisht nga niveli i dhembshurisė qė ndjejmė pėr kėtė person. Dashuria ėshtė fara e lumturisė dhe dashuria ndaj Zotit ėshtė njė gjė qė zhvillohet nėpėrmjet adhurimit. Njė adhurim dhe njė pėrmendje e tillė e Zotit nėnkupton domosdo edhe njė modesti dhe nėnshtrim tė dėshirave trupore, megjithėse ėshtė e vetėkuptueshme se nuk kėrkohet njė shkatėrrim i plotė i kėtyre dėshirave dhe nevojave, pa tė cilat nuk do tė mbijetonte raca njerėzore. Megjithatė, kufij tė rreptė duhet t’u vendosen kėtyre nevojave dhe ngase njeriu nuk ėshtė gjykatėsi mė i mirė kur bėhet fjalė pėr veten e tij, do tė ishte mė e pėlqyeshme qė nė kėtė drejtim, ta ndiqte kėshillėn e njė udhėrrėfyesi shpirtėror. Pikėrisht udhėrrėfyes tė tillė janė profetėt e Zotit dhe ligjet qė ata i kanė shpallur nėpėrmjet frymėzimit hyjnor dhe ku janė dhėnė qartė kufijtė qė duhen respektuar. Ai qė nuk i respekton kėta kufij, ėshtė ai qė, sipas Kur’anit, “i bėn dėm vetes sė tij”.


    Por edhe pėrkundėr kėtyre fjalėve tė Kur’anit, ka njerėz qė pėr shkak tė injorancės sė tyre i tejkalojnė kufijtė e vendosur. Njė injorancė kjo, e cila mund tė ketė disa shkaqe tė ndryshme. Njėrin grup e pėrbėjnė ata, tė cilėt pas dėshtimit pėr ta gjetur Zotin nėpėrmjet vėzhgimeve, arrijnė nė pėrfundimin se nuk ka njė Zot dhe se kjo botė e mrekullueshme ėshtė e vetėkrijuar ose ka ekzistuar gjithnjė.Ata janė si njė njeri qė sheh njė letėr tė shkruar bukur dhe mė pas thotė se ajo u shkrua vetvetiu ose se kishte qenė pėrherė e tillė. Tė tillėt janė aq tė fundosur nė gabimin e tyre sa shpeshherė, ėshtė krejt e kotė tė diskutohet me ta. Tė tillė janė disa fizikantė dhe astronomė qė i kemi pėrmendur nė disa raste nė kėtė vepėr.


    Disa tė tjerė, duke qenė tė panjohur me natyrėn e vėrtetė tė shpirtit, e mohojnė doktrinėn e njė jete tė amshueshme, nė tė cilėn njeriu do tė dėnohej ose do tė shpėrblehej pėr atė qė ka bėrė. Ata nuk e konsiderojnė veten mė tė vlefshėm se bima ose se kafsha dhe e quajnė ekzistencėn e tyre po aq tė shkatėrrueshme sa ato.


    Nė anėn tjetėr, ka disa tė tjerė qė kanė njė besim tė dobėt nė Zotin dhe thonė me vete: “Zoti ėshtė i madh dhe i pavarur nga ne. Adhurim ose mosadhurimi i Tij nga ana jonė nuk bėn kurrfarė dallimi pėr Tė.” Tė tillėt janė si njė i sėmurė, i cili pasi ta lexojė recetėn qė ia ka shkruar mjeku, thotė: “Ē’rėndėsi ka pėr mjekun, nė do t’i ndjek fjalėt e tija ose jo?” S’ka dyshim se pėr mjekun s’ka kurrfarė rėndėsie njė gjė e tillė por ky veprim do tė jetė shkatėrrimtar pėr vetė pacientin. Njėsoj siē pėrfundon me vdekje secila sėmundje e pashėruar e trupit, edhe sėmundjet e pashėruara tė shpirtit pėrfundojnė me dėshpėrim, siē thotė edhe Kur’ani:


    Atė ditė kur s’bėjnė dobi pasuria dhe as bijtė, veē pėr atė qė vjen me zemėr tė pastėr...(Kur’an 26:88-89)


    Njė lloj i katėrt mohuesish janė ata qė thonė: “Ligji urdhėron qė njeriu tė heq dorė nga zemėrimi, nga lakima dhe nga hipokrizia. Por kjo ėshtė e pamundur sepse njeriu ėshtė i krijuar me kėto cilėsi brenda vetes. Ėshtė si tė kėrkosh qė ta bėjmė tė zezėn tė bardhė”. Njerėzit e tillė mendjelehtė e shpėrfillin faktin se Ligji nuk kėrkon qė ndjenjat njerėzore tė shkatėrrohen tėrėsisht por thjesht tė nėnshtrohen dhe tė vendosen brenda kufijve tė caktuar, qė tė mund njeriu, duke qėndruar larg mėkateve tė mėdha, tė fitojė falje pėr mėkatet e tija tė vogla. Madje edhe vetė i Dėrguari i Zotit thoshte: “Edhe unė jam njė njeri si ju, qė di tė zemėrohet si tė tjerėt.” Pėrveē kėsaj, Kur’ani thotė qartė se Zoti i do ata qė e nėnshtrojnė zemėrimin e tyre (Kur’an 3:134) dhe jo ata qė nuk kanė zemėrim fare.


    Njė grup i pestė njerėzish vėnė theks nė mėshirėn e Zotit dhe e shpėrfillin drejtėsinė e Tij, duke thėnė: “Pavarėsisht se si veprojmė ne, Zoti ėshtė i Mėshirshėm”. Ata harrojnė se ndonse Zoti ėshtė i Mėshirshėm vėrtet, mijėra njerėz vdesin nga uria ose nga sėmundjet. Ata e dinė mirė se kushdo qė dėshiron mbijetesė, pasuri ose dituri, nuk mund tė mjaftohet duke thėnė se Zoti ėshtė i Mėshirshėm por duhet tė pėrpiqet pėr kėto gjėra. Ndonse Kur’ani thotė se “s’ka qenie nė tokė, tė cilės Zoti s’ia ka caktuar furnizimin” (Kur’an 11:6), ai thotė gjithashtu se “njeriut s’i takon tjetėr pėrveē asaj pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur” (Kur’an 53:39). Ėshtė njė e vėrtetė se mėsimet e tilla tė gabuara janė nga djalli dhe se njerėzit e tillė nuk flasin me zemrat por vetėm me gjuhėt e tyre.


    Njė kategori e gjashtė ėshtė ajo e njerėzve qė pretendojnė se kanė arritur njė nivel aq tė lartė shenjtėrie sa mėkati nuk mund tė ndikojė mbi ta. Por nėse njėrit prej tyre nuk ia shfaq respektin e duhur, ai do tė ushqejė urrejtje ndaj teje pėr vite me rradhė. Dhe nėse ndonjėrit prej tyre i mohohet njė kokėr gruri tė cilėn mendon se e meriton, e gjithė bota fillon t’i errėsohet e t’i ngushtohet para syve. Edhe sikur tė pranojmė se ndonjėri prej tyre ka arritur vėrtet njė nivel aq tė lartė, ai prapė nuk ka tė drejtė tė bėjė pretendime tė tilla sepse edhe profetėt qė ishin mė tė mirėt e racės njerėzore, pėrherė kanė qenė tė kujdesshėm kundėr mėkateve. Disa prej tyre e kanė patur aq frikė mėkatin, sa kanė hequr dorė edhe nga gjėra tė lejuara. Kėshtu, rrėfehet se njė ditė i Dėrguari i Zotit nuk e hėngri njė hurmė qė i ishte sjellur atij, ngase s’ishte i sigurt nė ishte e lejuar ose jo. Nė anėn tjetėr, kėta “shenjtorė” tė vetėshpallur pijnė me litra verė pa e ēarė fare kokėn dhe duke pretenduar se “shenjtėria” e tyre nuk ndikohet nga vera, pėrkundėr shenjtėrisė sė Profetit, e cila mundej tė rrezikohej edhe nga njė hurmė e vetme!!! Vėrtet tė tillėt meritojnė qė tė hiqen zvarrė drejt dėnimit.


    Shenjtorėt e vėrtetė e dinė se ai qė nuk i nėnshtron dėshirat e tija, nuk mund tė quhet njeri. Ata e dinė se musliman i vėrtetė ėshtė ai qė me plot hare i pranon kufijtė e caktuar nga Ligji i Zotit dhe se Ai qė, pėr njė shkak ose njė tjetėr, pėrpiqet t’u shmanget detyrimeve tė Ligjit, ka pa dyshim prirje djallėzore dhe duhet tė pėrballet jo me pendėn tashmė, por me shpatėn. Kėta pseudo-mistikė ndonjėherė pretendojnė se janė humbur nė detin e pėrsiatjeve ndonse nuk e dinė se ē’janė duke pėrsiatur. Atyre duhet t’u thuhet qė tė vazhdojnė me pėrsiatjen por tė mos harrojnė kurrė se Zoti ėshtė Krijuesi i tyre dhe se ata janė robėrit e Tij.


    1: (shėnim i pėrkthyesit) Kėtu duhet tė kihet parasysh se kjo sjellje e Ibrahimit ishte njė analogji pėr ta bindur popullin e tij se asnjėri nga kėto objekte nuk meritonte tė adhurohej dhe se adhurimi duhej tė ishte vetėm pėr Zotin qė ėshtė Krijuesi i tyre dhe i gjithēkaje qė ekziston. Ibrahimi, njėsoj si tė gjithė profetėt e tjerė tė Zotit, kurrė nuk e adhuroi ndonjė idhull ose ndonjė gjė tjetėr veē Zotit. Pėr fat tė keq, interpretimet e tilla tė gabuara tė kėtij vargu kanė depėrtuar dhe janė pėrhapur deri diku nė traditėn islame.


    3. Njohja e kėsaj bote

    Kjo botė ėshtė njė treg ku kalojnė pelegrinėt nė rrugėn e tyre prej kėsaj bote nė tjetrėn. Ky ėshtė vendi ku pelegrinėt furnizohen pėr rrugėn e tyre ose pėr tė thėnė mė qartė, kjo botė ėshtė vendi ku njeriu, nėpėrmjet shqisave tė tija, pėrfiton njė njohuri nė lidhje me veprimet e Zotit dhe mė pas, nėpėrmjet kėsaj, edhe nė lidhje me vetė Zotin, i cili ėshtė caku dhe vendqėndrimi i tij pėrfundimtar. Pikėrisht fitimi i kėsaj diturie ėshtė arsyeja pėrse shpirti njerėzor ėshtė zbritur nė kėtė botė prej balte. Pėr sa kohė qė shqisat e njeriut mbesin me tė, thuhet se ai ėshtė “nė kėtė botė”. Nė ēastin kur njeriu i humb shqisat e tija, thuhet se ai ka kaluar nė “botėn tjetėr”.


    Derisa ėshtė nė kėtė botė, dy gjėra janė tė rėndėsishme pėr njeriun. Fillimisht, mbrojtja dhe kultivimi i shpirtit tė tij dhe sė dyti, mbrojtja dhe mirėmbajtja e trupit. Siē kemi thėnė mė sipėr tashmė, kultivimi i mirėfilltė i shpirtit ėshtė njohja e Zotit dhe dashuria ndaj Tij. Nė anėn tjetėr, ėshtė pikėrisht fundosja nė diēka tjetėr pėrveē dashurisė sė Zotit, qė ia sjell njeriut shkatėrrimin. Thėnė thjesht, trupi ėshtė njė kafshė shale pėr shpirtin dhe zhduket pas vdekjes, pėrkundėr shpirtit i cili mbetet edhe mė tej. Shpirti duhet tė kujdeset pėr trupin, njėsoj siē kujdeset njė pelegrin (haxhi) pėr kafshėn e tij tė shalės gjatė rrugės pėr nė Mekke. Por megjithatė, nėse pelegrini merret gjithė kohės me ushqimin dhe me mirėmbajtjen e kafshės sė tij, karavani shumė shpejt ka pėr ta lėnė pas dhe ai ka pėr t’u shkatėrruar nė shkretėtirė.


    Nevojat trupore tė njeriut janė tė thjeshta dhe mund tė ndahen nė tre grupe: ushqimi, veshmbathja dhe vendqėndrimi. Por dėshirat trupore tė cilat i mbillen nė tru njeriut si njė metodė pėr t’i pėrmbushur kėto nevoja themelore, janė shpesh tė prira pėr t’u rebeluar kundėr arsyes, e cila zhvillohet mė vonė se dėshirat. Pėr kėtė arsye, siē kemi thėnė edhe mė sipėr, kėto dėshira duhet tė kufizohen dhe tė nėnshtrohen nėpėrmjet ligjeve hyjnore tė shpallura nga profetėt.


    Kur ta shohim botėn nė tė cilėn jetojmė, do tė vėrejme se gjėrat nė tė pėrbėhen nga tri kategori tė ndryshme: kafshėt, bimėt dhe mineralet. Produktet e tė trija kėtyre kategorive janė tė nevojshme pėr njeriun dhe si pasojė, kanė krijuar tri mjeshtėri: atė tė prodhuesit tė copave, tė ndėrtimtarit dhe tė pėrpunuesit tė metalit. Mė pas, kėto tre kanė nėndegė tė ndryshme si rrobaqepėsia, muratoria, farkėtaria etj. Asnjėra prej tyre nuk ėshtė e pavarur nga tjetra dhe kjo gjė krijon lidhje tregtare dhe marrėdhėnie tė ndryshme, tė cilat shumė shpesh janė arsye pėr urrejtje, lakmi, xhelozi dhe vese tė tjera shpirtėrore. Prej tyre burojnė mosmarrėveshjet dhe pėrēarjet, tė cilat e bėjnė tė detyrueshme ekzistencėn e ligjit dhe pushtetit.


    Punėt e kėsaj bote janė bėrė gjithė mė tė koklavitura, kryesisht pėr shkak tė faktit qė njerėzit kanė harruar se nevojat e tyre tė vėrteta janė vetem tri: ushqimi, veshmbathja dhe vendbanimi dhe se kėto nevoja ekzistojnė vetėm me qėllim qė ta mirėmbajnė trupin si njė mjet udhėtimi tė shpirtit nė rrugėtimin e tij drejt botės tjetėr. Ata e bėjnė gabimin e pelegrinit qė shkon drejt Mekkes qė e pėrmendėm mė sipėr, i cili duke e harruar qėllimin e vet dhe tė pelegrinazhit, e kalon gjithė kohėn duke u kujdesur pėr kafshėn e tij tė shalės. Pėrderisa nuk ushtron njė disiplinė tė rreptė kundrejt vetes, s’ka dyshim se njeriu do tė mahnitet dhe do tė humbet nė kėtė botė, e cila sipas fjalėve tė Profetit, ėshtė “njė magjistare mė e mirė se Haruti dhe Maruti”1


    Karakteri mashtrues i kėsaj bote na shfaqet nė mėnyra tė ndryshme. Nė fillim, bota duket sikur do tė jetė gjithnjė me njeriun, ndonse gjithė kohės largohet prej tij duke ia dhėnė lamtumirėn, posi njė hije qė duket e palėvizshme por qė lėviz gjithnjė. Bota shfaqet si njė magjistare e bukur dhe e ligė, e cila duket e dashuruar me njeriun, e pėrkėdhel atė dhe mė pas largohet drejt armikut duke e lėnė nė baltė e nė dėshpėrim tė plotė. Pėrcillet se profeti Isa (paqja qoftė mbi tė) e pa botėn nė formėn e njė plake tė shėmtuar dhe e pyeti se sa burra kishte patur. Ajo iu pėrgjigj se ata kishin qenė tė panumėrt. Isa sėrish e pyeti nė kishin vdekur ose ishin ndarė prej saj dhe ajo u pėrgjigj se i kishte vrarė tė gjithė. “Habitem me kėta mendjelehtė”, tha Isa, “qė shohin ē’u ke bėrė tė tjerėve dhe prapė tė dėshirojnė”.


    Kjo “magjistare” fshihet pas rrobash tė bukura dhe e mbulon fytyrėn. Pastaj i magjeps “burrat”, shumė prej tė cilėve e ndjekin deri nė shkatėrrim. I Dėrguari i Zotit ka thėnė se nė Ditėn e Gjykimit, kjo bota ka pėr t’u shfaqur nė formėn e njė shtrige me sy jeshile dhe me dhėmbė tė gjatė e tė mprehtė. Duke e parė atė, njeriu do tė thotė: “Kush ėshtė kjo?” dhe ėngjėjt do tė pėrgjigjen: “Kjo ėshtė bota pėr tė cilėn ju u grindėt, luftuat dhe ia shkatėrruar jetėn njėri-tjetrit.” Atėherė ajo do tė hidhet nė zjarr dhe do tė klithė: “O Zoti im! Ku janė ata qė mė dashuronin dikur?” dhe Zoti do tė urdhėrojė qė edhe ata tė hidhen nė zjarr bashkė me tė.


    Kushdo qė pakėz pėrsiatet nė lidhje me pėrjetėsinė paraprake, nė tė cilėn bota nuk ka ekzistuar dhe pėrjetėsinė e ardhshme, nė tė cilėn ajo s’do tė ekzistojė, e kupton lehtėsisht se ajo ėshtė si njė udhėtim, nė tė cilin krahinat janė vitet, qytetet janė muajt, kilometrat janė ditėt dhe hapat janė ēastet. Nė kėtė rast, cilat fjalė mund tė mjaftojnė pėr ta pėrshkruar mendjelehtėsinė e njė njeriu qė kėrkon me ngulm ta bėjė kėtė njė vendqėndrim tė pėrjetshėm dhe bėn plane pėr dhjetė vitet qė do tė vijnė, duke u mėrzitur pėr gjėra qė mbase kurrė s’do t’i nevojiten, kur tė merret parasysh se ēdo ēast mund t’i vijė fundi.


    Ata qė janė fundosur pa kufi nė kėnaqėsitė e kėsaj bote, nė ēastin e vdekjes janė si njeriu qė tejngopet me ushqime tė shijshme dhe pastaj i vjell tė gjitha. Pėr tė, shija e ushqimit ėshtė humbur dhe veē turpi mbetet pas. Sa mė tė shumta qė tė jenė pronat e njeriut, qofshin kopshte, robėr e robėresha, ar ose argjend, aq mė therrėse do tė jetė dhimbja e ndarjes prej tyre. Kjo dhimbje ka pėr tė mbetur edhe tej vdekjes, sepse shpirti qė nė kėtė botė ka patur tendenca drejt ekstravagantes, s’ka dyshim se edhe nė botėn tjetėr s’ka pėr tė shpėtuar nga kthetrat e dėshirave tė papėrmbushura.


    Njė tipar tjetėr i pasurive tė kėsaj bote ėshtė fakti se nė fillim, ato i duken njeriut si vogėlsira. Por me kalimin e kohės, kėto vogėlsira lėshojnė degė pas degė dhe mė nė fund rriten aq shumė, sa arrijnė ta vjedhin gjithė kohėn dhe energjinė e njeriut. Isa (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Ai qė e do kėtė botė ėshtė si njė njeri qė pi ujė deti. Sa mė tepėr pi, aq mė tepėr i shtohet etja, derisa mė nė fund vdes i etur.” I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Aq mund tė mbetesh i pastėr kur tė pėrzihesh me botėn, sa ē’mund tė hysh nė ujė e tė mos lagesh.”


    Kjo botė ėshtė si njė tryezė e shtruar pėr mysafirė qė vijnė e ikin pa ndalur.Nė tė ka pjatė prej ari e prej argjendi, ka shumė ushqime dhe ka parfume tė bukura. Mysafiri i urtė ha aq sa i mjafton, ua merr erėn parfumeve, i falėnderohet nikoqirit dhe ik. Nė anėn tjetėr, mendjelehti pėrpiqet tė marrė me vete nja dy copa nga pjatat prej ari e prej argjendi, tė cilat shumė shpejt i merren nga duart duke e pėrzėnė tė dėshpėruar e tė ēnderuar.


    Kėtė pėrshkrim tė mashtrimeve tė kėsaj bote mund ta pėrmbyllim me tregimin e shkurtėr nė vijim. Njėherė e njė kohė ishte njė anije qė zbarkoi nė njė ishull tė pasur. Kapiteni i anijes u tha udhėtarėve se do tė ndaleshin vetėm disa orė dhe se ata mund tė zbrisnin nga anije, me kusht qė tė mos qėndronin gjatė. Pas kėsaj, udhėtarėt zbritėn dhe u ndanė nė drejtime tė ndryshme. Mė tė zgjuarit u kthyen shumė shpejt dhe duke e gjetur tė zbrazur anijen, i zunė vendet mė tė rehatshme. Njė grup tjetėr udhėtarėsh shėtitėn paksa mė gjatė, duke u mahnitur me bukurinė e pemėve dhe me kėngėn e zogjve tė ishullit. Kur u kthyen nė anije, panė se vendet mė tė mira ishin zėnė dhe se duhej tė kėnaqeshin me vende mė pak tė rehatshme se tė parat. Sidoqoftė, njė grup i tretė shkoi akoma mė larg dhe duke u futur thellė nė ishull, gjeti disa gurė tė ēmuar e shkėlqimtarė, tė cilėt i morėn me vete nė anije. Por ngase ishin vonuar, ata u detyruan tė uleshin nė katet e poshtme dhe tė errėta tė anijes, ku gurėt e tyre tė ēmuar, tė cilėve nuk u kishte mbetur kurrfarė shkėlqimi ndėrkaq, vetėm sa u zinin vend dhe ua prishnin rehatinė. Pėrveē kėtyre, kishte edhe njė grup tė katėrt, pjesėtarėt e tė cilit shkuan aq larg dhe aq thellė nė brendi tė ishullit, sa nuk e dėgjuan zėrin e kapitenit, i cili u detyrua tė lundronte pa ata. Kėta tė fundit mbetėn nė ishull, u endėn tejembanė si tė humbur dhe mė nė fund vdiqėn ose nga uria ose si viktima tė egėrsirave.


    Grupi i parė e simbolizon besimtarin qė qėndron larg kėsaj bote, ndėrsa grupi i tretė, mohuesit e besimit, tė cilėt merren vetėm me kėtė botė por e harrojnė botėn tjetėr. Dy grupet e ndėrmjetme, nė anėn tjetėr, janė ata qė e ruajnė besimin e tyre por qė megjithatė, pengohen nė kotėsitė e botės nė tė cilėn jetojnė.


    Ndonse kemi folur shumė kundėr kėsaj bote, duhet tė theksojmė se ka nė tė disa gjėra, tė cilat nuk janė prej saj, siē janė dituria dhe veprimet e mira. Njeriu e merr me vete nė botėn tjetėr gjithė diturinė qė ka fituar nė jetė, ndėrkohė qė veprat e tija tė mira, ndonse kanė kaluar, vazhdojnė tė kenė ndikim nė karakterin e tij. Kjo vlen nė veēanti pėr aktet e adhurimit, tė cilat sjellin si pasojė njė kujtim dhe dashuri tė pėrhershme pėr Zotin. Kėto janė “gjėrat e mirat”, tė cilat sipas Kur’anit “kurrė nuk shkojnė dėm”.


    Nė kėtė botė ka edhe gjėra tė tjera tė mira, si martesa, ushqimi ose veshmbathja, tė cilat njeriu i urtė i pėrdor vetėm aq sa ka nevojė pėr tė arritur nė botėn tjetėr. Gjėrat e tjera, tė cilat e turbullojnė mendjen, duke shkaktuar qė tė ngjitet pas kėsaj bote dhe tė jetė i pakujdesshėm pėr botėn tjetėr, janė vetėm tė liga dhe ato i ka nėnkuptuar i Dėrguari i Zotit kur ka thėnė se “bota ėshtė njė mallkim dhe gjithēka nė tė ėshtė mallkim, pėrveē tė kujtuarit tė Zotit dhe gjithēkaje qė e ndihmon atė.”


    1: (shėnim i pėrthyesit) Haruti dhe Maruti, sipas asaj qė pėrcillet nė vargun 102 tė kapitullit “Bakara” nė Kur’an, ishin dy ėngjėj tė dėrguar nė Babilon, tė cilėt bėnin magji dhe ua mėsonin magjinė njerėzve, duke i paralajmėruar megjithatė se ata ishin dėrguar vetėm si sprovė dhe se magjia ėshtė njė gjė e ndaluar nga Zoti. (shih Bakara 2:102)


    4. Njohja e botės tjetėr

    Sa pėr kėnaqėsitė nė parajsė dhe pėr vuajtjet e ferrit, tė gjithė besimtarėt janė tė informuar sa duhet nėpėrmjet Kur’anit dhe Traditės sė Profetit. Ajo qė shumė shpesh i shpėton vėmendjes sė tyre ėshtė fakti se ekziston edhe njė ferr e njė parajsė shpirtėrore, nė lidhje me tė cilėn Zoti i ka thėnė tė Dėrguarit tė Tij: “Syri s’ka parė, veshi s’ka dėgjuar dhe kurrė s’e ka menduar zemra e njeriut atė qė ėshtė pėrgatitur pėr tė virtytshmit.” Nė zemrėn e njė njeriu tė ndritur ka njė dritare tė hapur drejt realiteteve tė botės shpirtėrore, e cila i mundėson atij qė nėpėrmjet pėrvojės dhe jo nėpėrmjet spekulimeve ose besimeve tradicionale, tė dijė se ē’ka pėr t’i sjellė mjerim ose lumturi shpirtit tė tij, me po aq saktėsi qė njė mjek mund t’i ndajė gjėrat e dėmshme nga ato tė dobishmet pėr trupin e njeriut. Ai e di se njohja e Zotit dhe adhurimi janė ilaēi dhe se injoranca dhe mėkati janė helme vdekjeprurėse pėr shpirtin.



    Edhe shumė tė ashtuquajtur “dijetarė”, duke i ndjekur verbėrisht mendimet e tė tjerėve, nuk kanė ndonjė bindje kushedi sa tė fortė nė lidhje me gjėrat qė i shkaktojnė lumturi ose mjerim shpirtit nė botėn tjetėr. Vetėm ai qė kėsaj ēėshtjeje i avitet me njė mendje tė pastėr nga paragjykimet, mund ta arrijė bindjen e sigurt.

    Tė flasim tani pėr ndikimin e vdekjes mbi natyrėn njerėzore. Njeriu ka dy natyra: njė shtazarake dhe njė natyrė shpirtėrore, e cila ka karakter ėngjėllor. Selia e natyrės shtazarake tek njeriu ėshtė zemra, prej tė cilės buron ai avull i fshehtė qė e pėrfshin ēdo pjesė tė trupit, duke i dhėnė syrit aftėsinė pėr tė parė, veshit dėgjimin dhe ēdo pjese tjetėr tė trupit funksionin e saj pėrkatės. Ajo mund tė krahasohet me njė llambė vajguri qė bartet nė ēdo anė brenda kasolles dhe qė ndriēon ēdo cep pranė tė cilit kalon. Zemra ėshtė fitili i kėsaj llambe dhe kur vajguri harxhohet ose ndėrpritet pėr ndonjė arsye, llamba shuhet. E tillė ėshtė vdekja e natyrės shtazarake tek njeriu. Por me natyrėn shpirtėrore ose njerėzore, rasti ėshtė pak mė i ndryshėm. Ajo ėshtė e pacopėtueshme dhe nėpėrmjet saj, njeriu e njeh Zotin. Thėnė kushtimisht, ajo ėshtė kalorėsi i kafshės, i cili vazhdon tė mbijetojė edhe pasi ta ketė humbur kafshėn e tij tė shalės. Megjithatė, ėshtė njė kalorės i zbritur nga kali ose njė gjuetar qė e ka humbur armėn. Kėto “armė” dhe kėto “kafshė shale” iu falėn shpirtit njerėzor, qė ai tė mundej nėpėrmjet tyre ta kėrkonte dhe ta kapte feniksin e dashurisė dhe tė njohjes sė Zotit. Nėse kėto mjete kanė patur vėrtet ndikim nė arritjen e qėllimit, shkėputja prej tyre jo vetėm qė nuk ėshtė dhimbje por ėshtė edhe lehtėsim pėr njeriun. Andaj Profeti ka thėnė: “Vdekja ėshtė njė dhuratė e mirėpritur pėr besimtarin.” Por mjerė ai qė e humb armėn dhe kalin e tij para se t’ia ketė arritur qėllimit! Ėshtė i papėrshkrueshėm mjerimi i njė shpirti tė tillė.


    Njė hulumtim i mėtejmė do tė mjaftonte pėr tė treguar se sa i ndryshėm ėshtė shpirti njerėzore nga trupi dhe nga pjesėt e tij. Copė pas cope mund tė pritet trupi i njė njeriu por individualiteti i tij nuk humbet. Pėr mė tepėr, trupi njeriut nė moshė tė rritur nuk ėshtė i njejtė me trupin e tij kur ka qenė fėmijė. Megjithatė, personaliteti mbetet identik. Andaj ėshtė e lehtė tė kuptohet se shpirti njerėzor ėshtė i vazhdueshėm edhe pas shkatėrrimit tė trupit, duke i ruajtur edhe tiparet e veta tė pavarura nga trupi, siē janė njohja e Zotit dhe dashuria pėr Tė. Ky ėshtė kuptimi i shprehjes “gjėrat e mira mbeten” (19:76) tė pėrdorur nė Kur’an. Por nėse njeriu, nė vend qė tė largohet me njė njohuri tė Zotit, largohet nga kjo botė si i paditur, kjo padije do tė jetė njė tipar thelbėsor i tij dhe do t’i mbetet si njė errėsirė e si njė farė dėshpėrimi nė shpirt. Andaj Kur’ani ka thėnė:


    Ai qė ėshtė i verbėr nė kėtė botė, do tė jetė i verbėr edhe nė tjetrėn dhe i dalė krejt nga rruga...(Kur’an 17:72)


    Arsyeja pėrse shpirti njerėzor kėrkon tė kthehet nė atė botė sipėrore ėshtė fakti se zanafilla e tij ėshtė pikėrisht ajo botė dhe se nė tė vėrtetė, shpirti njerėzor ka natyrė ėngjėllore. Ai u dėrgua nė kėtė nivel tė ulėt kundėr vullnetit tė tij, qė tė mund tė fitonte dituri dhe pėrvojė, siē thotė edhe Zoti:


    “Zbrisni qė kėtu tė gjithė dhe kur t’ju vijė njė udhėzim prej Meje, frikė s’do tė ketė pėr ata qė e ndjekin dhe kurrfarė dėshpėrimi. (Kur’an 2:38)


    Pėrveē kėsaj, edhe vargjet nė vijim flasin pėr natyrėn hyjnore tė shpirtit njerėzor:


    (Zoti thaKur ta kem sosur krijimin e tij e t’i kem fryrė nga shpirti Im, ju bėni sakaq sexhde para tij! (Kur’an 15:29)


    Njėsoj siē varet shėndeti i trupit njerėzor nga baraspesha e pjesėve pėrbėrėse tė tij dhe siē duhet tė shėrohet kur tė prishet kjo baraspeshė, edhe shpirti njerėzor ka njė baraspeshė morale, e cila duhet tė mirėmbahet dhe tė riparohet sipas nevojės, me udhėzime etike dhe me parime morale.
    Sa pėr ekzistencėn e ardhshme, kemi parė se shpirti njerėzor ėshtė krejtėsisht i pavarur nga trupi. Andaj bien nė ujė tė gjithė kundėrshtimet e bazuara nė pretendimin se pėr tė ekzistuar, shpirti duhet domosdo ta rikrijojė trupin e tij. Disa teologė kanė thėnė se shpirti njerėzor shkatėrrohet pas vdekjes dhe se rikrijohet mė pas, por njė pretendim i tillė bie ndesh edhe me arsyen edhe me Kur’anin. Arsyeja na tregon se vdekja nuk e shkatėrron individualitetin e njeriut, ndėrsa Kur’ani thotė qartė:


    Mos mendo se janė tė vdekur ata qė u vranė nė rrugė tė Zotit! Ata janė gjallė dhe tek Zoti i tyre po shpėrblehen... (Kur’an 3:170)


    Ligji nuk flet pėr ndonjė tė vdekur, qoftė i mirė ose i keq, qė tė jetė shkatėrruar pas vdekjes. Pėrcillet se Profeti i pyeti shpirtrat e mohuesve tė vrarė nė e kishin gjetur dėnimin pėr tė cilin i kishte paralajmėruar ai. Kur ndjekėsit e tij e pyetėn se ē’ishte dobia e tė pyeturit tė tyre, ai tha: “Ata i dėgjojnė fjalėt e mia mė mirė se ju.”


    Disa sufinjve, nė njė gjendje ekstaze tė ngjashme me vdekjen, u ėshtė zbuluar bota e padukshme e parajsės dhe e ferrit. Pasi pėrmendeshin nga ekstaza, fytyra e tyre gjithnjė e shprehte qartė kėtė zbulim nėpėrmjet fjalėve tė tmerruara ose tė lumtura. Por njeriu i zgjuar s’ka nevojė pėr vizione tė tilla pėr ta kuptuar atė qė do tė ndodhė dhe pėr tė kuptuar se sapo vdekja t’ia zhveshė shqisat dhe ta lėrė atė vetėm me personalitetin e tij, ai ka pėr ta ndjerė mungesėn e gjėrave tė kėsaj bote nėse ka qenė njė njeri i dhėnė pas tyre. Dhe pėrkundrazi, nėse gjatė jetės u ka kthyer shpinė gjėrave tė tilla dhe e ka pėrqėndruar vėmendjen e tij vetėm tek Zoti, vdekjen ka pėr ta mirėpritur si njė mėnyrė pėr t’u arratisur nga kjo botė dhe pėr ta arritur bashkimin me Atė qė e dashuron. Nė rastin e tij, vetėm sa do tė vėrtetohej thėnia e Profetit: “Vdekja ėshtė ura qė i lidh dy miq. Bota ėshtė njė parajsė pėr jobesimtarėt dhe njė burg pėr ata qė besojnė.”


    Nė anėn tjetėr, dhimbjet qė shpirtrat i pėrjetojnė pas vdekjes, e kanė gjithnjė burimin nga dashuria e tepėruar ndaj kėsaj bote. Profeti ka thėnė se pas vdekjes, ēdo jobesimtar do tė torturohet nga nėntėdhjetė e nėntė gjarpėrinj, secili me nga nėntė kokė. Disa njerėz mendjelehtė i kanė hapur varret e jobesimtarėve dhe janė habitur me tė mos gjetur gjarpėrinj nė to. Ata nuk kuptojnė se kėta gjarpėrinj janė nė shpirtin e jobesimtarit dhe se kanė jetuar brenda tij edhe nė tė gjallė. Kėta “gjarpėrinj” janė simbol i tipareve tė tija tė liga si xhelozia, urrejtja, hipokrizia, krenaria ose mashtrimi, tė cilat burojnė tė gjitha, drejpėrdrejt ose tėrthorazi, nga dashuria e tij pėr kėtė botė. Ky ėshtė mallkimi i atyre qė, sipas fjalėve tė Kur’anit, “e duan kėtė botė mė shumė se botėn tjetėr” (Kur’an 16:107) Po tė bėhej fjalė pėr gjarpėrinj tė vėrtetė, tė tillėt mbase do tė kishin shpresė pėr shpėtim. Por si mund t’i shpėtojnė njė gjėje qė ėshtė njė cilėsi e brendshme e tyre?


    Merreni shembullin e njė njeriu qė e shet njė robėreshė, pa e ditur deri atė ēast se sa i lidhur ka qenė me tė. Nė ēastin e ndarjes, dashuria ndaj saj, e heshtur deri atėherė, do tė zgjohet me njė fuqi aq tė madhe sa do tė kthehet nė njė torturė qė do ta kafshojė si njė gjarpėr, aq sa tė dėshirojė tė hidhet nė zjarr e tė mbytet nė ujė pėr tė shpėtuar. Kjo ėshtė pasoja e dashurisė pėr kėtė botė, pėr tė cilėn shumica dyshojnė deri nė ēastin kur bota tė largohet prej tyre pėr t’u shkaktuar njė dhimbje aq tė thellė, sa do tė ishin tė gatshėm ta shkėmbenin atė me kafshimin e mijėra gjarpėrinjve.


    Ēdo mėkatar, pra, e bart me vete drejt botės tjetėr shkakun e dėnimit tė tij. Sa bukur thotė Kur’ani:


    Vėrtet do ta shihni ferrin. Do ta shihni atė tė bindur plotėsisht..(Kur’an 102:6-7)
    ...ferri i ka rrethuar mohuesit...(Kur’an 29:54)


    Kur’ani nuk thotė se ferri ka pėr t’i rrethuar besimtarėt nė amshim por se pėrkundrazi, ai i ka rrethuar ata tashmė.


    Pas gjithė kėsaj, disa njerėz do tė thonin: “Nė ėshtė kėshtu, atėherė kush mund t’i shpėtojė ferrit, kur e dimė se tė gjithė jemi pak a shumė tė lidhur me dėshira dhe me interesa tė ndryshme?” Njerėzve tė tillė do t’ua jepnim shembullin e atyre qė kanė hequr dorė plotėsisht nga kjo botė dhe nga dashuria pėr tė. Megjithatė, edhe nė mesin e atyre qė kanė pasuri tė kėsaj bote, gra, fėmijė ose shtėpi tė bukura, ka tė tillė qė ndonse i duan kėto gjėra, pjesėn mė tė madhe tė dashurisė e ndajnė pėr Zotin. Shembulli i tyre ėshtė si shembulli i njė njeriu qė ka njė shtėpi tė bukur nė njė qytet dhe qė pas urdhrit tė mbretit, largohet nga kjo shtėpi pėr tė shėrbyer nė njė qytet tjetėr tė largėt. Ky e ndėrmerr me gjithė qejf njė hap tė tillė, sepse pozita autoritative qė ka pranė mbretit, i vlen shumė mė tepėr sesa shtėpia e tij e bukur. Tė tilla kanė qenė shumica e profetėve dhe e shenjtorėve (evlijave).


    Ka edhe tė tjerė, tė shumtė nė numėr, tė cilėt kanė njė dashuri pėr Zotin por tek tė cilėt dashuria pėr kėtė botė dominon mbi gjėrat e tjera. Tė tillėt kanė pėr tė vuajtur mjaft pas vdekjes sė tyre, derisa t’u venitet pėrbrenda dashuria pėr kėtė botė. Shumė vetė thonė se e duan Zotin. Por njeriu mund ta kuptojė lehtėsisht se ēfarė peshon mė tepėr nė zemrėn e tij, nė rastin kur urdhrat e Zotit tė bien ndesh me dėshirat e tija. Njė dashuri pėr Zotin, e cila nuk i mjafton njeriut pėr ta penguar nga mosbindja ndaj Tij, s’ėshtė tjetėr veēse gėnjeshtėr.


    Mė sipėr pėrmendėm se njė lloj ferri shpirtėror ėshtė ndarja e detyrueshme nga pasuritė e kėsaj bote, ndaj tė cilave njeriu ka njė dashuri. Shumė njerėz i bartin nė vete gjurmėt e njė ferri tė tillė, pa qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Nė botėn tjetėr, njerėzit e tillė do tė ndjehen si njė mbret qė, pas jetės luksoze, e humb pushtetin dhe bėhet objekt talljeje. Ferri i dytė shpirtėror ėshtė ai i turpit qė njeriu pėrjeton, me ta parė nė formė tė zhveshur natyrėn e vėrtetė tė bėmave tė tija. Ai qė ka shpifur, pėr shembull, do ta shohė veten duke ia ngrėnė mishin tė vėllait dhe ai qė ka xhelozuar, do ta shohė veten duke hedhur gurė kundrejt njė muri, prej tė cilit gurėt kthehen prapa pėr t’i verbuar sytė e fėmijėve tė tij.


    Kėtė ndjenjė tė turpit mund ta ilustrojmė me njė tregim tė shkurtėr. Paramendoni njė mbret qė e marton tė birin. Nė mbrėmjen pas festės, i riu del jashtė me disa miq tė tij dhe ktehet nė pallat i dehur. Hyn nė njė dhomė tė pandriēuar mirė dhe shtrihet pranė asaj qė mendon se ėshtė nusja e tij. Nė mėngjes, kur vjen nė vete, e sheh se gjendet nė varrezėn e adhuruesve tė zjarrit, me njė pije pranė vetes dhe i shtrirė pranė kufomės sė njė plake tė kalbur, pėr tė cilėn kishte menduar se ishte nusja e tij. Duke dalė nga varreza krejt i pėrbaltur, i riu ndeshet me tė atin qė vjen bashkė me njė numėr ushtarėsh. Kėshtu mund tė imagjinohet ndjenja e turpit qė do ta ketė njeriu, i cili nė kėtė botė, e ka shitur veten e tij pėr shėmti qė i janė dukur tė bukura.


    Ferri i tretė shpirtėror ėshtė ai i dėshpėrimit dhe i dėshtimit pėr ta arritur qėllimin e vėrtetė tė ekzistencės. Njeriu ėshtė krijuar pėr ta pasqyryuar dritėn e njohjes sė Zotit dhe po tė arrijė nė botėn tjetėr nė njė gjendje kur shpirti i tij ėshtė i mbėshtjellė me “ndryshkun” e dėshirave trupove, dėshtimi tij nė arritjen e qėllimi do tė jetė i plotė. Kėtė gjendje mund ta ilustrojmė si vijon:


    Paramendoni njė njeri qė kalon nėpėr njė pyll tė errėt me ca miq tė tij. Aty kėtu, teksa kalojnė pranė pemėve, shohin disa gurė tė bukur me ngjyrė. Miqtė e tij i mbledhin gurėt dhe e kėshillojnė edhe atė tė veprojė si ata, duke i thėnė se ata gurė kanė njė vlerė tė madhe nė vendin ku do tė arrijnė. Njeriu nuk i dėgjon miqtė e tij, duke u tallur me ta pėr ngarkesėn e tepėrt qė e marrin mbi shpinė, pėrkundėr atij vetė qė ec i qetė dhe pa peshė mbi supe. Mė nė fund, tė gjithė dalin nga pylli i errėt dhe kuptojnė se kėta gurė janė gurė tė ēmuar nga mė tė ndryshmit, me vlerė tė jashtėzakonshme. Dėshpėrimi i njeriut atė ēast ėshtė i lehtė pėr t’u paramenduar. Ky do tė jetė pendimin nė botėn tjetėr, i atyre qė gjatė kalimit nėpėr kėtė botė, nuk janė munduar t’i mbledhin margaritarėt e fesė.


    Rrugėtimi i njeriut nė kėtė botė mund tė ndahet nė katėr shkallė: shkalla shqisore, shkalla eksperimentale, shkalla instinktive dhe shkalla racionale. Nė tė parėn, njeriu ėshtė si njė flutur nate, e cila ndonse ka aftėsi pėr tė parė, nuk ka kujtesė dhe gjithnjė pėrfundon e djegur nė zjarrin e qiriut tė njejtė. Nė shkallėn e dytė, njeriu ėshtė si njė qen, i cili pasi tė jetė rrahur njėherė, gjithnjė do tė ikė me vrap sapo tė shohė njė shkop. Nė hapin e tretė, njeriu ėshtė si njė kalė ose si njė dele, qė menjėherė fillon tė ikė nė mėnyrė instinktive, sapo tė shohė njė ujk ose njė luan. Kėto kafshė e dinėse luani ose ujku ėshtė njė armik natyror i tyre dhe e dallojnė atė nga njė deve ose nga njė ka, prej tė cilėve nuk ikin kurrė, ndonse edhe ato janė kafshė tė mėdha. Nė hapin e katėrt, njeriu i tejkalon kufijtė shtazarakė dhe bėhet i aftė deri diku, pėr ta parashikuar tė ardhmen dhe pėr t’u pėrgatitur pėr tė. Lėvizjet e para tė tij nė kėtė shkallė mund tė krahasohen me tė ecurit e thjeshtė mbi tokė, mė pas kėto lėvizje janė si lundrimi nė det dhe mė pas, kur tė jetė i njohur me realitetet e gjėrave, mund tė arrijė edhe tė ecė mbi ujė. Pėrtej kėsaj, ka njė shkallė edhe mė tė lartė, tė njohur vetėm pėr profetėt dhe pėr shenjtorėt, lėvizja nė tė cilėn mund tė krahasohet me njė lloj fluturimi nė ajėr.


    Shkurt, njeriu ėshtė i aftė tė ekzistojė nė disa rrafshe pėrnjėherė, qė nga ai shtazarak e deri tek rrafshi ėngjėllor. Rreziku pėr njeriun fshihet pikėrisht kėtu, nė faktin se ai mund tė bjerrė edhe nė nivelin mė tė ulėt qė ekziston. Nė Kur’an thuhet:


    Ne ua ofruam atė ngarkesė qiejve, tokės e maleve por nuk pranuan. Vetėm njeriu pranoi. Vėrtet ai ėshtė i paditur e i padrejtė...(Kur’an 33:72)


    Kafshėt dhe ėngjėjt nuk mund ta ndryshojnė nivelin e caktuar pėr to. Por njeriu ka mundėsi tė fundoset deri nė nivelin e njė kafshe ose tė lartėsohet nė shkallėn e ėngjėjve. Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė nėnkuptohet me fjalėn “ngarkesė” nė Kur’an. Shumica e njerėzve preferojnė tė mbesin nė dy shkallėt mė tė ulta qė pėrmendėm mė sipėr. Dhe siē mund tė pritet, njerėzit e tillė qė qėndrojnė nė njė vend, janė pėrherė armiqėsore ndaj udhėtarėve tė lėvizshėm, kundėr tė cilėve dominojnė bindshėm nė numėr.


    Shumė prej tyre, duke mos patur ndonjė njohuri tė saktė pėr botėn tjetėr, kur tė sundohen nga dėshirat dhe epshet e tyre, e mohojnė krejtėsisht atė jetė tė pėrtejme. Ata thonė se ferri ėshtė njė shpikje e dijetarėve tė fesė pėr t’i trembur njerėzit. Njerėzit e tillė gjithnjė i shohin me tallje dhe i trajtojnė pa pikė respekti dijetarėt. Tė diskutosh me njerėz tė tillė ėshtė e padobishme. Por megjithatė, atyre mund t’u thuhet kjo: “A mendon se njėqind e njėzet e katėr mijė profetė (sipas njė thėnieje tė Profetit) ishin tė gjithė gabim nė besimin e tyre pėr botėn tjetėr dhe vetėm ju e keni mirė?” E nėse ky njeri pėrgjigjet duke thėnė: “Po, njėsoj siē jam i bindur se numri dy ėshtė mė i madh se numri njė, jam i bindur se nuk ekziston shpiri dhe as ndonjė jetė e ardhshme nė mirėqenie ose nė vuajtje.”, atėherė dije se gjendja e tij ėshtė e pashpresė. “


    Dhe thanė: ėshtė krejt njėsoj pėr ne, nė do tė na kėshillosh ose jo..(Kur’an 26:136)”


    Dhe nėse ky njeri tė thotė se mund tė ketė njė jetė tė amshueshme por se kjo doktrinė ėshtė aq e koklavitur dhe e mistershme sa njeriu nuk mund tė vendosė nė ėshtė e saktė ose jo, atėherė mund t’i thuhet: “Mbase do tė ishte mirė tė silleshe me kujdes. Paramendo se ke ndėrmend tė hash diēka dhe njė njeri tė thotė se njė gjarpėr e ka lėshuar helmin e tij nė atė ushqim. Edhe po ta dije se do vdesėsh nga uria, kurrė s’kishe pėr ta ngrėnė atė, ndonse gjithnjė do tė ekzistonte mundėsia qė njeriu tė ketė gėnjyer. Po kėshtu, nėse ndonjė magjistar tė kėrkonte t’i paguash njė shumė tė caktuar, duke tė garantuar se do tė bėnte njė hajmali pėr ty, e cila do t’ta shėronte njė sėmundje po ta mbaje varur rreth qafes, ti me shumė gjasa do ta merrje kėtė hajmali, me shpresėn se do tė gjesh shėrim. E njejta vlen edhe sikur ndonjė astrolog tė tė thoshte se kur hėna tė ketė ardhur nė filan pozitė, ti me siguri do tė gjeje shėrim pėr sėmundjen tėnde po ta pije sakaq njė ilaē tė caktuar.


    Ndonse ti mund tė mos i besosh shumė astrologjisė, me shumė gjasa do ta provoje eksperimentin e sugjeruar prej tij, vetėm pėr hir tė mundėsisė sė vogėl qė ajo tė jetė efektive me tė vėrtetė. Kur ta kemi parasysh gjithė kėtė, a nuk mendon se do tė ishte mė me vend qė t’u besohej fjalėve tė profetėve, shenjtorėve dhe dijetarėve sesa fjalėve tė njė astrologu ose njė magjistari? Shumė shpesh, njeriu ndėrmerr rrugėtime nga mė tė rrezikshmet me anijet tregtare, vetėm pėr hir tė njė fitimi tė mundshėm. Atėherė, pėrse tė mos bėhesh pakėz mė i kujdesshėm, pėr hir tė njė lumturie tė pėrjetshme nė amshim?”


    Njė ditė, duke diskutuar me njė mohues tė besimit, Aliu tha: “Nė ke tė drejtė ti, atėherė asnjėri nga ne s’ka pėr tė qenė mė mirė se tjetri nė tė ardhmen. Por nėse ne kemi tė drejtė, atėherė ne do tė shpėtojmė dhe ti do tė vuash.” Aliu nuk e tha kėtė ngase ai vetė kishte dyshime, por thjesht pėr ta bindur mohuesin.


    Nga gjithė kjo qė kemi thėnė mė sipėr, mund tė kuptohet se detyra kryesore e njeriut nė kėtė botė, ėshtė pėrgatitja pėr botėn tjetėr. Edhe sikur tė jetė nė dyshim pėr ekzistencėn e njė jete tė ardhshme, po tė shihen pasojat e mundshme, arsyeja thotė se ia vlen tė jetohet duke supozuar se do tė ketė njė gjė tė tillė. Paqja qoftė mbi ata qė e ndjekin udhėzimin!


    5. Nė lidhje me muzikėn dhe vallėzimin si mjete ndihmuese nė jetėn fetare


    Shėnim: Nė kėtė kapitull, duhet patur parasysh se interpretimi ligjor i Ghazaliut nė lidhje me lejueshmėrinė e muzikės nuk ėshtė njė verdikt absolut. Nė lidhje me tė kėnduarit dhe me muzikėn ka patur mendime tė ndryshme nė botėn islame dhe ky diskutim mbetet aktual edhe nė kohėn tonė. Dijetarė tė ndryshėm nga shkolla tė ndryshme ligjore dhe shumė shpesh edhe dijetarė tė tė njejtės shkollė ligjore (medh’heb), kanė dhėnė mendime tė ndryshme nė lidhje me kėtė temė. Lexuesit i mbetet qė tė veprojė sipas parimeve tė shkollės sė tij ligjore (medh’hebit), gjegjėsisht sipas interpretimit tė juristit islam (muxhtehidit) qė ndjek.


    Pėrkthyesi


    Zemra e njeriut ėshtė krijuar nga i Gjithėfuqishmi si njė gur zjarri, i cili fsheh nė vete njė flakė qė ndizet nga muzika dhe nga harmonia, duke e ēuar njeriun drejt ekstazės. Kjo harmoni ėshtė jehona e asaj bote sipėrore tė bukurisė, tė cilėn e quajmė bota e shpirtrave.Ajo ia pėrkujton njeriut marrėdhėnien qė ka me atė botė dhe krijon brenda tij njė ndjenjė aq tė thellė dhe tė ēuditshme, sa njeriu mbetet i paaftė pėr ta shpjeguar. Ndikimi i muzikės dhe i vallėzimit ėshtė nė proporcion me nivelin e prirjes qė ka njeriu ndaj emocioneve. Muzika dhe vallėzimi janė si njė erė qė e kthejnė nė flakė atė dashuri qė gjendet tashmė brenda zemrės, qoftė ajo e kėsaj bote ose shpirtėrore.


    Pėr kėtė arsye, ka patur shumė diskutime ndėrmjet dijetarėve nė lidhje me lejueshmėrinė e muzikės dhe vallėzimit si “ushtrime” fetare. Njė sekt i quajtur “Dhahiri” (ekzoterikėt; ata qė e pranojnė vetėm formėn e jashtme tė vargjeve tė Kur’ani dhe tė thėnieve tė Profetit), duke thėnė se Zoti dhe njeriu janė dy gjėra tė pakrahasueshme pa ndonjė pikė tė pėrbashkėt, e kanė mohuar mundėsinė qė njeriu tė mund vėrtet tė ndjejė dashuri pėr Zotin dhe kanė insistuar se ai mund tė dojė vetėm njė gjė qė i takon llojit tė vet. Sipas tyre, nėse njeriun ndjen njė gjė qė e identifikon si dashuri ndaj Krijuesit, ky ėshtė vetėm njė iluzion, njė projektim i imagjinatės sė tyre ose reflektimi i dashurisė pėr ndonjė krijesė tjetėr. Muzika dhe vallėzimi, sipas tyre, kanė tė bėjnė vetėm me dashurinė pėr krijesat dhe si tė tilla, janė vepra tė ndaluara sipas fesė.


    Po tė pyeten se ē’ėshtė “dashuria pėr Zotin”, drejt tė cilės thėrret ligji fetar, ata thonė se s’ėshtė tjetėr veēse bindja dhe adhurimi i Zotit. Ky ėshtė njė gabim, tė cilin do tė pėrpiqemi ta korigjojmė nė njė kapitull tjetėr tė kėsaj vepre, tė titulluar “dashuria ndaj Zotit”. Tani pėr tani, do tė mjaftohemi duke thėnė se muzika dhe vallėzimi nuk vendosin nė zemrėn e njeriut ndonjė gjė tjetėr pėrveē asaj qė tashmė gjendet nė tė. Ato vetėm sa e kthejnė nė flakė njė zjarr tė vogėl qė tashmė digjet brenda njeriut. Sipas kėsaj, nėse njeriu e kultivon nė zemrėn e tij atė dashuri pėr Zotin tė cilėn na e urdhėron Ligji, ėshtė jo vetėm e lejuar por edhe e kėshillueshme qė ai tė merret me praktika tė tilla. Nė anėn tjetėr, nėse zemra e njė njeriu ėshtė e mbushur me epshe, muzika dhe vallėzimi kanė vetėm pėr t’i rritur ato dhe pėr kėtė arsye, do tė jenė tė ndaluara pėr tė. Krahas kėsaj, nėse njeriu e dėgjon muzikėn vetėm si njė mjet argėtimi, ajo nuk ėshtė as e ndaluar dhe as e lejuar pėr tė, por thjesht nė njė pozitė irelevante. Vetė fakti se diēka i fal kėnaqėsi njeriut, nuk e bėn atė gjė tė ndaluar, njėsoj siē nuk ėshtė e ndaluar kėnaqėsia e tė dėgjuarit tė kėngės sė zogjve ose e rrjedhės sė njė lumi. Karakteri i pafajshėm i muzikės dhe i vallėzimit, tė konsideruar vetėm si njė argėtim, ėshtė dhėnė edhe nė njė hadith autentik, tė pėrcjellė nga Aisheja, e shoqja e tė Dėrguarit. Ajo thotė:


    “Njė ditė, disa zezakė po bėnin njė shfaqe nė njėrėn nga xhamitė. Profeti mė pyeti nė doja tė shihja. Unė i thashė “po” dhe ai mė ngriti me duart e tija tė bekuara dhe unė vėshtrova aq gjatė sa ai u detyrua tė pyeste disa herė: “A nuk tė mjaftoi?” Njė hadith tjetėr i pėrcjellė nga Aisheja thotė: Njė ditė feste, dy vajza erdhėn nė shtėpinė time dhe filluan tė kėndonin e tė vallėzonin. I Dėrguari hyri brenda, u shtri dhe e ktheu fytyrėn nė njė anė tjetėr. Atė ēast erdhi Ebu Bekri dhe duke i parė vajzat qė po vallėzonin, tha: “Ē’ėshtė kjo? Fyelli i djallit nė shtėpinė e tė Dėrguarit tė Zotit?” Por i Dėrguari u kthye drejt tij dhe i tha: “Lėri Ebu Bekr! Ėshtė ditė feste.”


    Duke i lėnė pas ato raste kur muzika ngjall epshe dhe dėshira tė liga brenda njeriut, vijmė tek rastet kur ajo ėshtė mė se e lejuar. I tillė ėshtė rasti i pelegrinėve qė nė Mekke, nėpėrmjet kėngės e madhėrojnė Shtėpinė e Zotit, duke i nxitur edhe tė tjerėt tė shkojnė nė haxh. Dhe rasti i muzikantėve ushtarakė, tė cilėt u japin moral trupave qė duhet tė luftojnė kundėr jobesimtarėve. Po kėshtu, muzika melankolike, e cila e shpreh dhimbjen e shkaktuar nga mėkati dhe dėshtimin e njeriut nė besimin e tij, janė tė lejuara. E tillė ishte muzika e Davudit. Por muzikat e pikėllueshme qė bėhen kur dikush vdes nuk janė tė lejuara, sepse Kur’ani ka urdhėruar qė tė mos dėshpėrohet njeriu pėr atė qė ka humbur. Pėrkundėr kėsaj, muzika e hareshme nė dasma dhe nė festa ose nė raste synetesh, ėshtė po kėshtu e lejuar.


    Tani tė vijmė tek pėrdorimi pastėr fetar i muzikės dhe i vallėzimit, siē ėshtė ai i sufinjve, tė cilėt nėpėrmjet kėsaj e stimulojnė veten drejt njė dashurie mė tė madhe ndaj Zotit dhe shumė shpesh, nėpėrmjet muzikės arrijnė njė gjendje vizionesh shpirtėrore dhe ekstazash, ku zemra bėhet e pastėr si argjendi nė zjarrin e njė furre. Ky ėshtė njė nivel pastėrtie qė s’mund tė arrihet kurrsesi vetėm nėpėrmjet njė asketizmi tė jashtėm. Sufiu bėhet aq i vetėdijshėm pėr marrėdhėnien e tij me botėn shpirtėrore sa e humb vetėdijen pėr kėtė botė dhe bie nė tokė pa ndjenja.


    Megjithatė, pėr njė fillestar tė rrugės sė sufizmit, nuk ėshtė e lejuar pjesėmarrja nė kėto vallėzime mistike, pa qenė leja e udhėzuesit tė tij shpirtėror, tė njohur si “Pir”. Pėrcillet se njė ditė, njė nxėnės i Shejh Ebu’l-Kasim Girganiut i kėrkoi leje pėr tė marrė pjesė nė kėto rituale. Shejhu i tha: “agjėro tri ditė me rradhė dhe mė pas kėrko qė tė tė pėrgatisin ushqime tė shijshme. Nėse edhe pas kėsaj, e preferon kėtė vallėzim nė vend tė ushqimit, atėherė mund tė marrėsh pjesė”. Por pėr njė fillestar qė nuk e ka tė pastėr zemrėn nga dėshirat e kėsaj bote, ndonse mund tė ketė pėrfituar diēka nga rruga shpirtėrore, nuk ėshtė e lejuar pjesėmarrja nė rituale tė tilla, tė cilat mė shumė do ta dėmtonin se ē’do t’i sillnin dobi.


    Ata qė e mohojnė realitetin e ekstazave dhe tė ushtrimeve shpirtėrore tė sufinjve, vetėm sa e shfaqin padashur mendjengushtėsinė dhe injorancėn e tyre. Megjithatė, gjendja e tyre duhet tė kuptohet, sepse ėshtė shumė e vėshtirė tė besohet vėrtetėsia e njė gjendjeje shpirtėore pa e pėrjetuar atė, njėsoj siē nuk mund t’i shpjegohet njė tė verbėri kėnaqėsia e tė soditurit tė gjelbėrimit ose tė rrjedhės sė njė lumi. Njė njeri i urtė, edhe po tė mos ketė kurrfarė pėrvoje nė kėto lėmi, nuk do ta mohonte ekzistencėn e kėtyre realiteteve. Kush ėshtė mė mendjelehtė se ai qė nuk e pranon njė gjė si tė vėrtetė, vetėm ngase ai vetė s’e ka pėrjetuar?


    Kurse nė lidhje me poezitė dashurore qė recitohen nė mbledhjet e sufinjve dhe tė cilat njerėzit ndonjėherė i kundėrshtojnė, duhet tė mbahet mend se pėr shembull, kur pėrmendet ndarje nga e/i dashuri, sufiu qė ėshtė i humbur nė dashurinė e Zotit, e pėrdor kėtė formė pėr ta shprehur largėsinė prej Zotit. Po kėshtu, kur flitet pėr “balluket e zeza”, nėnkuptohet mohimi, kur thuhet “shkėlqimi i fytyrės”, flitet pėr dritėn e besimit dhe sė fundmi, kur pėrmendet “dehja”, nėnkuptohet ekstaza e sufiut. T’i marrim pėr shembull vargjet vijuese:
    Me mijėra shtamba mund tė mbushėsh verė
    Por s’gjen hare po nuk pive njėherė...


    Me kėtė, autori nėnkupton se kėnaqėsia e vėrtetė e besimit nuk mund tė arrihet nėpėrmjet udhėzimit formal por nėpėrmjet dėshirės dhe afėrsisė sė ndjerė. Njė njeri mund tė flasė shumė e tė shkruajė vėllime tė tėra nė lidhje me dashurinė, besimin ose virtytshmėrinė por kjo s’i sjell asgjė atij derisa ai vetė nuk i pėrfiton kėto tipare. Ata, pra, qė i kritikojnė sufinjtė ngase ndikohen e madje pėrjetojnė ekstazė me tė dėgjuar vargje tė tilla, janė njerėz tė cekėt e tė padrejtė. Ndonjėherė, edhe devetė ndikohen nga kėngėt e arabėve dhe vrapojnė mė shpejt se rėndom derisa bien tė sfilitura pėrtokė.


    Megjithatė, sufiu gjithnjė rrezikon tė dalė nga feja nėse disa nga vargjet qė i dėgjon, i pėrdor nė lidhje me Zotin. Pėr shembull nėse e dėgjon vargun “Nuk je mė siē ke qenė...”, ai nuk guxon t’ia mveshė kėtė gjė Zotit, i cili nuk mund tė ndryshojė. E shumta, ai mund ta nėnkuptojė veten e tij me kėtė varg. Zoti ėshtė si njė diell qė shkėlqen gjithnjė por ndonjėherė, drita e tij pengohet nga gjėra, tė cilat vendosen ndėrmjet neve dhe Atij.


    Nė lidhje me disa sufinj, pėrcillet se kanė arritur njė nivel aq tė lartė ekstaze sa janė zhdukur brenda Zotit. I tillė ėshtė rasti i Shejh Ebu’l-Hasan Nuriut, i cili, me tė dėgjuar njė varg tė caktuar, hyri nė gjendje ekstaze dhe vrapoi kėmbėzbathur nė njė fushė me kallame tė sapoprera tė sheqerit, derisa kėmbėt iu pėrgjakėn krejt dhe vdiq pa kaluar shumė kohė. Nė raste tė tilla, disa kanė supozuar se Hyjnia zbret nė trupin njerėzor. Por tė thuhet kjo gjė do tė ishte njėsoj si gabimi i atij, i cili kur pėr herė tė parė e sheh veten nė pasqyrė, mendon se nė ndonjė mėnyrė, ai vetė ėshtė futur brenda pasqyrės ose se ngjyrat e ndryshme qė shfaqen nė pasqyrė janė cilėsi tė pėrhershme tė saj.


    Gjendjet e ekstazės nė tė cilat hyn njė sufi, mund tė ndahen sipas ndjenjave qė dominojnė tek ai: dashuria, frika, dėshira, pendimi etj. Kėto gjendje, siē kemi pėrmendur, janė pasoja jo vetėm tė dėgjimit tė recitimeve tė Kur’anit por shpesh edhe tė dėgjimit tė vargjeve poetike dashurore. Duke u mbėshtetur nė kėtė, disa e kanė kundėrshtuar recitimin e poezisė dhe madje edhe recitimin e vetė Kur’anit. Por duhet patur parasysh se jo tė gjithė vargjet e Kur’anit janė tė pėrshtatshme pėr tė ngjallur ndjenja tė tilla tek njeriu. Brenda Kur’anit janė pėr shembull edhe vargjet ligjore ku urdhėrohet qė njė vejushė tė presė katėr muaj pas vdekjes sė burrit para se tė mund tė martohet me njė tjetėr njeri. Janė tė paktė njerėzit qė do tė pėrjetonin ndonjė ekstazė shpirtėrore gjatė recitimit tė vargjeve tė tilla.


    Njė arsye tjetėr e pėrdorimit tė poezive krahas Kur’anit ėshtė edhe fakti se shumica e njerėzve janė tė njohur mirė me vargjet kuranore, madje shumė vetė i dinė edhe pėrmendėsh ato. Si pasojė e pėrsėritjes sė vazhdueshme, ndikimi i vargjeve tė Kur’anit mund ta humbė ndikimin e tij tek njeriu. Njeriu s’mund tė gjejė gjithė kohės vargje tė reja e tė padėgjuara tė Kur’anit pėr t’i recituar. Njė ditė, teksa disa arabė tė shkretėtirės e dėgjonin Kur’anin dhe u prekėn jashtė mase prej tij, Ebu Bekri u tha: “Edhe ne ishim si ju dikur. Por tani zemrat tona janė ashpėrsuar.” Me kėtė, ai nėnkuptonte se vargjet e Kur’anit mund ta humbin ndikimin e tyre tek njeriu, kur ai tė mėsohet t’i dėgjojė rregullisht. Pėr kėtė arsye tė njejtė, Kalifi Umar i kėshillonte pelegrinėt qė tė largoheshin sa mė parė nga Mekkeja. Sepse, siē thoshte ai, “...kam frikė se mėsoheni me Qytetin e Shenjtė dhe magjia e tij largohet nga zemrat tuaja.”


    Megjithatė, nė pėrdorimin e kėndimit dhe tė instrumenteve muzikore, sė paku nė sytė e njerėzve tė rėndomtė, krijohet njė pėrshtypje joserioziteti. Andaj nuk ėshtė e pėrshtatshme qė, as pėr njė ēast tė vetėm, madhėshtia e Kur’anit tė shoqėrohet nga gjėra tė tilla. Pėrcillet se njė ditė, i Dėrguari i Zotit hyri nė shtėpinė e Rabia-sė, sė bijės sė Mauzit, teksa aty ndodheshin disa kėngėtare, tė cilat menjėherė filluan tė kėndonin pėr nder tė tij. Ai u urdhėroi ta ndėrprisnin kėtė gjė sepse lėvdimi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė njė gjė e shenjtė qė nuk duhet bėrė nė atė mėnyrė. Pėrveē kėtyre gjėrave, recitimi i vargjeve tė Kur’anit nė mbledhjet e sufinjve e bart me vete edhe rrezikun qė gjithkush tė bėjė njė interpretim subjektiv dhe privat tė vargjeve tė tij, gjė qė ėshtė e ndaluar. Pėrkundėr kėsaj, nuk ka asgjė tė keqe nėse vargjet poetike interpretohen nė mėnyra tė ndryshme nga dėgjues tė ndryshėm. Nuk ekziston askund ligji se vargjet poetike duhet tė kuptohen ashtu siē i ka kuptuar vetė autori.


    Njė karakteristikė tjetėr e vallėzimeve mistike tė sufinjve janė edhe lėvizjet e ndryshme trupore dhe shqyerja e rrobave, tė cilat ndodhin ngahera. Nėse kėto veprime janė pasojė e njė gjendjeje tė vėrtetė ekstaze, s’ka ē’tė thuhet kundėr tyre. Por nėse kėto janė veprime tė vetėdijshme dhe tė qėllimshme, pėr t’u dukur sa mė tė “prekur”, atėherė s’janė veēse hipokrizi. Por sido qė tė jetė, mė i pėrsosuri ėshtė ai qė di ta pėrmbajė veten e tij, sė paku deri nė pikėn kur ėshtė e pashmangshme tė ēlirohen ndjenjat. Pėrcillet se njė i ri qė ishte nxėnės i Shejh Xhunejdit, me tė dėgjuar disa kėngė nė njė mbledhje sufinjsh, nuk e pėrmbajti dot veten dhe filloi tė klithte nė ekstazė. Xhunejdi i tha: “Nėse e bėn kėtė sėrish, mos qėndro mė pranė meje!” Pas kėsaj, i riu filloi tė ishte i pėrmbajtur derisa mė nė fund erdhi njė ditė kur ndjenjat e tija u bėnė aq tė fuqishme sa nuk arriti t’i nėnshtronte. Pasi duroi pėr njė kohė tė gjatė dhe me shumė vėshtirėsi, i riu lėshoi njė klithmė dhe vdiq.


    Pėr tė pėrmbledhur, nė takime tė tilla sufinjsh duhet tė kihet kujdes pėr kohėn e pėr vendin dhe tė kihet kujdes qė tė mos ketė tė pranishėm qė kanė qėllime tė padenja dhe tė liga. Ata qė marrin pjesė nė mbledhje duhet tė qėndrojnė tė heshtur, tė mos e vėshtrojnė njėri-tjetrin dhe ta mbajnė kokėn ulur, si gjatė namazit, duke e pėrqėndruar vėmendjen e tyre tek Zoti. Secili duhet tė pėrqėndrohet nė atė qė do tė shfaqet nė zemrėn e tij dhe jo tė bėjė ndonjė veprim tė qėllimshėm. Por nėse njėri ngrihet nė kėmbė nė gjendje ekstaze tė vėrtetė, tė gjithė duhet tė ngrihen bashkė me tė dhe nėse njėrit i bie turbani, edhe tė tjerėt duhet t’i hedhin turbanėt e tyre.


    Ndonse kėto gjėra janė risi nė Islam dhe ndonse nuk janė pėrcjellur nga gjeneratat e para pas Profetit, duhet patur parasysh se jo tė gjitha risitė janė tė ndaluara dhe veēanėrisht jo ato risi qė nuk bien ndesh me ligjin. Pėr shembull namazi i Teravisė ėshtė njė praktikė e nisur nga Kalifi Umar. Profeti ka thėnė: “Jetoni me ēdo njeri sipas shprehive dhe kushteve tė tija!” Andaj ėshtė mirė tė pėrshtatet njeriu me praktika qė i kėnaqin njerėzit, nė raste kur mospėrshtatja mund tė shkaktojė vėshtirėsi. Arabėt i kanė traditė e veta dhe persėt traditat e veta. Vetėm Zoti e di se cilat janė mė tė mira.


    6. Nė lidhje me vetėllogarinė dhe tė kujtuarit e Zotit


    Nė Librin e Tij, Zoti ka thėnė:


    Peshore tė drejta do tė vendosim nė Ditėn e Gjykimit dhe askujt s’do t’i bėhet padrejtėsi...(Kur’an 21:47)
    Gjithkush qė ka mbjellur njė farė tė vogėl mirėsie, ka pėr ta korrur atė. Gjithashtu thuhet:
    Do ta dijė ēdo shpirt ē’ka sjellė me vete...(Kur’an 81:14)


    Kalifi Umar thoshte shpesh: “Kėrkojini llogari vetes suaj para se t’ju kėrkohet llogaria!” Sufinjtė gjithnjė e kanė ditur se nė kėtė botė kanė ardhur pėr njė rrugėtim shpirtėror, pėrfitimi ose humbja e tė cilit do tė jetė parajsa ose ferri. Pėr kėtė arsye, ata gjithnjė e kanė mbajtur hapur syrin pėrballė epshit, i cili si njė ortak dinak, gjithnjė mund t’u shkaktonte humbje tė mėdha. I urtė ėshtė ai njeri qė pas namazit tė sabahut, kalon njė orė tė tėrė nė pėrsiatje, duke i thėnė shpirtit tė tij: “O shpirti im! Ti ke vetėm njė jetė. Asnjė ēast i kaluar nuk kthehet prapa sepse pranė Zotit, ėshtė i kufizuar numri i frymėmarrjeve qė janė caktuar pėr ty dhe nuk mund tė rriten assesi. Kur tė mbarojė jeta, s’ka mė rrugėtim shpirtėror pėr ty. Andaj bėje tani atė qė ke pėr ta bėrė! Jetoje kėtė ditė sikur tė jetė harxhuar jeta jote dhe kjo ditė tė jetė njė ditė shtesė e dhuruar nga i Gjithėfuqishmi! Ē’mund tė jetė mė mendjelehtė se ta humbėsh njė gjė tė tillė?”


    Nė Ditėn e Gjykimit, njeriu do t’i shohė orėt e jetės sė tij, tė rradhitura njėra pas tjetrės nė formėn e arkave. Kur tė hapet njėra, prej saj do tė shkėlqejė njė dritė e fortė dhe do tė jetė kjo njė orė qė njeriu e ka shpenzuar pėr ndonjė vepėr tė mirė. Zemra do t’i mbushet me njė hare, edhe njė copė e vogėl e tė cilės do tė mjaftonte pėr t’i bėrė banorėt e zjarrit ta harronin dhimbjen e tyre. Pastaj do tė hapet njė arkė tjetėr, krejt e errėt. Nga era e qelbur e saj do ta mbyllin hundėn tė gjithė dhe kjo do tė jetė ora qė njeriu ka harxhuar pėr vepra tė liga. Atė ēast, zemra e njeriut do tė ndjejė njė dėshpėrim aq tė thellė, sa njė copė e saj do tė mjaftonte pėr ta kthyer nė ferr parajsėn pėr ata qė janė bekuar me parajsė. Mė pas, njė arkė tjetėr do tė hapet dhe do tė jetė krejt e zbrazur. Kjo do tė jetė ora qė njeriu e ka kaluar pa bėrė ndonjė gjė tė mirė ose tė keqe. Atė ēast, njeriu do tė ndjejė keqardhje, njėsoj si tė kishte patur njė pasuri tė madhe dhe tė kishte lejuar qė ajo t’i rrėshqiste nga duart. Kėshtu, tė gjitha orėt e jetės sė tij do t’i shpalosen njė nga njė para syve. Andaj, njeriu duhet ēdo mėngjes t’i thotė shpirtit tė tij: “Zoti tė ka dhėnė njėzet e katėr thesare. Ki kujdes tė mos e humbasėsh ndonjėrin prej tyre sepse s’mund ta durosh pendimin pas kėsaj humbjeje.”


    Shumė sufinj kanė thėnė: “Edhe sikur Zoti tė tė falė pas njė jete tė ēuar dėm, ti prapėseprapė s’ke pėr ta arritur gradėn e tė virtytshmive dhe do tė pėsosh pėr shkak tė kėsaj humbjeje. Andaj ruaje me kujdes gjuhėn, syri dhe secilėn nga shtatė gjymtyrėt, sepse secila prej tyre ėshtė njė derė e mundshme drejt ferrit. Thuaji epshit tėnd se do ta dėnosh po tė rebelohet kundėr teje. Ndonse epshi ėshtė kokėfortė, ai ėshtė i aftė t’i pranojė udhėzimet dhe tė edukohet nėpėrmjet asketizmit.” Ky ėshtė qėllimi i vetėllogarisė. Profeti ka thėnė: “I lumtur ėshtė ai qė tani e bėn atė qė do t’i sjellė dobi pas vdekjes...”


    Tani tė vijmė tek tė kujtuarit e Zotit. Kjo do tė thotė se njeriu ėshtė i vetėdijshėm se Zoti i vėzhgon tė gjitha veprimet dhe mendimet e tija. Njerėzit mund ta shohin vetėm tė jashtmen, ndėrkohė qė Zoti mund ta shohė edhe tė jashtmen edhe tė brendshmen e njė njeriu. Ai qė e beson kėtė, s’ka dyshim se do ta edukojė brendinė e tij, po aq sa qenien e tij tė jashtme. Nėse nuk e beson kėtė gjė, njeriu ėshtė jobesimtar dhe nėse, ndonse beson, vepron nė kundėrshtim me tė, ai ėshtė fajtor.


    Njė ditė, njė zezak erdhi tek i Dėrguari dhe i tha: “O i Dėrguari i Zotit! Kam kryer njė mėkat. A do tė pranohet pendimi im?” I Dėrguari ia ktheu: “Po, do tė pranohet.” Njeriu pyeti sėrish: “Dhe sa herė qė kam kryer njė mėkat, a e ka parė Zoti atė?” “Po”, iu pėrgjigj sėrish i Dėrguari. Me ta dėgjuar kėtė, njeriu lėshoi njė klithmė dhe ra pėrtokė i vdekur. Derisa njeriu tė mos e kuptojė se ēdo veprim i tij vėzhgohet nga Zoti, ai kurrė s’do tė mund tė veprojė si duhet.


    Njėherė ishte njė shejh, i cili njėrin nga nxėnėsit e tij e donte mė shumė, duke bėrė kėshtu qė tė tjerėt ta xhelozonin atė. Njė ditė, shejhu i dha secilit nxėnės nga njė pulė dhe u urdhėroi qė tė shkonin e ta therrnin pulėn nė njė vend ku nuk i shihte kush. Me ta dėgjuar kėtė, secili nga nxėnėsit gjeti njė vend tė fshehur, e therri pulėn e tij dhe u kthye prapa. Vetėm nxėnėsi i preferuar i Shejhut u kthye me pulėn ende tė gjallė. Ai tha: “Njė vend tė tillė nuk gjeta dot sepse s’ka vend ku nuk tė sheh Zoti.” Atėherė Shejhu u tha tė tjerėve: “Tani, pra, e shihni nivelin e vėrtetė tė kėtij tė riu. Ai e ka arritur nivelin e tė kujtuarit tė pėrhershėm tė Zotit.”


    Kur pėrpiqej ta tėrhiqte Jusufin drejt vetes, Zulejhaja e kishte mbuluar me njė pėlhurė fytyrėn e idhullit qė e adhuronte. Jusufi i tha: “Moj Zulejha, ti turpėrohesh para kėsaj cope guri. Si tė mos turpėrohem unė para Atij qė i ka krijuar tė shtatė qiejt dhe tokėn?”


    Njė ditė, njė njeri erdhi tek Xhunejdi dhe i tha: “Nuk e pėrmbaj dot veten nga vėshtrimet plot epsh. Si t’ia bėj?” Xhunejdi i tha: “Mbaje mend pėrherė se Zoti tė sheh ty shumė mė qartė nga ē’i sheh ti njerėzit e tjerė.” Nė Traditėn e Profetit pėrcillet se Zoti ka thėnė: “Parajsa ėshtė pėr ata qė vendosin tė kryejnė njė mėkat por pastaj e pėrmbajnė veten, kur u kujtohet se syri Im ėshtė mbi ta.”


    Abdullah ibn Dinari pėrcjell: Njė ditė po ecja me Kalifin Umar pranė Mekkes kur u takuam me njė skllav riosh qė kujdesej pėr bagėtinė. Umari i kėrkoi t’i shiste njė dele. Djaloshi nuk pranoi dhe ia ktheu: “Delet janė tė tė zotit tim, jo tė miat.” Duke dashur ta sprovojė, Umari i tha: “Mund t’i thuash atij se njė ujk e mori delen dhe ai s’ka pėr tė kuptuar gjė.” “Ai s’ka pėr tė kuptuar vėrtet”, ia ktheu djali. “Por Zoti do ta kuptojė.” Umari pastaj qau dhe pasi e thirri tė zotin e kėtij djaloshi, e bleu atė dhe ia fali lirinė, duke i thėnė: “Pėr kėtė qė the, ti do tė jesh i lirė nė kėtė botė dhe i lirė nė tjetrėn.”


    Ka dy nivele tė kėtij kujtimi tė Zotit. Niveli i parė ėshtė ai i shenjtėrove, tė cilėt janė tė zhytur krejtėsisht nė pėrsiatjen e madhėshtisė sė Zotit dhe nuk kanė vend nė zemrat e tyre pėr ndonjė gjė tjetėr. Ky ėshtė niveli i ulėt i tė kujtuarit tė Zotit, sepse kur njeriu e ka tė vendosur zemrėn dhe gjymtyrėt aq tė bindura ndaj zemrės sa tė qėndrojė larg edhe gjėrave tė lejuara, ai s’ke nevojė pėr ndonjė mjet pėr t’u mbrojtur nga mėkatet. Pikėrisht kėtė tė kujtuar tė Zotit nėnkuptonte i Dėrguari kur thoshte: “Pėr atė qė ngrihet mėngjeseve duke e patur veē Zotin nė mendje, Zoti ka pėr t’u kujdesur nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.”


    Disa nga njerėzit e kėtij niveli janė aq tė zhytur nė tė kujtuarit e Zotit, sa nuk i dėgjojnė njerėzit kur u flasin, nuk i shohin kur u kalojnė para syve dhe shpesh pėrplasen me ta si tė ishin pėrballur me ndonjė mur. Njė sufi pėrcjell:


    Njė ditė kalova pranė njė vendi ku disa shigjetarė po garonin ndėrmjet veti. Pak mė larg pashė njė njeri tė ulur vetėm. Iu afrova, u pėrpoqa t’i hyja nė bisedė por ai ma ktheu: “Tė kujtuarit e Zotit ėshtė mė mirė se biseda” Unė e pyeta: “A nuk je i vetmuar?” Ai u pėrgjigj: “Jo, Zoti dhe dy ėngjėj janė me mua.” Duke bėrė shenjė drejt shigjetarėve, unė e pyeta sėrish: “Cili prej tyre do tė dalė fitimtar?” Ai u pėrgjigj: “Ai, tė cilit Zoti ia ka caktuar fitoren.” Mė pas unė e pyeta se nga vinte rruga qė kalonte aty pranė. Pas kėsaj, ai i ngriti sytė drejt qiejve, u ngrit nė kėmbė dhe filloi tė largohej duke thėnė: “O Zot! Shumė nga krijesat e tua e pengojnė njeriun nga tė kujtuarit Tėnd.”


    Sufiu i famshėm Shibli shkoi njė ditė tek Thauriu dhe e gjeti aq tė pėrqėndruar nė pėrsiatje sa asnjė fije floku nuk i lėvizte nė trup. E pyeti: “Prej kujt mėsove tė jesh kaq i pėrqėndruar nė pėrsiatje?” Thauriu u pėrgjigj: “Nga njė mace qė e kam parė nė pritė para vrimės sė miut dhe qė ishte shumė mė e pėrqėndruar se unė.”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2020
    Postime
    8

    Pėr: Alkimia e lumturisė (Kimja-i saadet)

    Ibn Hanifi pėrcjell:
    Dėgjova se nė qytetin Sur’a ishte njė shejh dhe njė nxėnės i tij, tė cilėt gjithė kohės qėndronin tė pėrhumbur nė tė kujtuarit e Zotit. Shkova atje dhe i gjeta tė ulur me fytyrėn nė drejtim tė Mekkes. I pėrshėndeta tri herė por nuk mora pėrgjigje. Pastaj u thashė: “Ju lus nė emėr tė Zotit qė tė ma ktheni pėrshėndetjen!” Atė ēast, i riu e ngriti kokėn dhe u pėrgjigj: “O Ibn Hanif! Bota zgjat shumė pak dhe nga kjo kohėzgjatje e paktė e saj, edhe shumė pak ka mbetur. Ti po na pengon duke na kėrkuar me ngulm njė pėrshėndetje.” Pas kėsaj, ai e uli sėrish kokėn dhe ndenji i heshtur. Unė isha i uritur e i etur por pamja e atyre tė dyve mė magjepsi. Qėndrova atje dhe e fala bashkė me ta namazin e iqindisė dhe tė akshamit. Pastaj u kėrkova ndonjė kėshillė shpirtėrore. I riu foli sėrish: “O Ibn Hanif! Ne jemi tė pėrvuajtur. Gjuha jonė s’ėshtė gjuhė qė jep kėshilla.” Unė ndenja aty tri ditė e tri net. Ndėrmjet nesh nuk u fol asnjė fjalė dhe asnjėri nga ne nuk fjeti. Pas kėsaj, thashė me vete: “Do t’u lutem pėr hir tė Zotit qė tė mė japin ndonjė kėshillė.” I riu, duke i parashikuar fjalėt e mia, e ngriti sėrish kokėn dhe mė tha: “Shko dhe kėrko ndonjė njeri, vizita e tė cilit ka pėr ta sjellė Zotin nė kujtimin tėnd dhe pėr tė ta ngulitur drojen prej Tij nė zemėr. Vetėm ai ka pėr tė ta dhėnė kėshillėn qė pėrcillet veē me heshtje e jo me fjalė.”


    Ky ėshtė “tė kujtuarit” e shenjtorėve, qė nuk ėshtė tjetėr veēse njė zhytje e plotė nė tė kujtuarit e Zotit. Pas kėtyre, niveli i dytė i tė kujtuarit tė Zotit ėshtė ai i “njerėzve tė dorės sė djathtė” (metaforė kuranore pėr tė nėnkuptuar tė virtytshmit, tė cilėve libri i bėmave tė tyre do t’u jepet nga ana e djathtė; shih Kur’an 84:7-9). Ata janė tė vetėdijshėm se Zoti di gjithēka nė lidhje me ta. Ata ndihen tė turpėruar nė praninė e Tij por nuk pėrhumben nė pėrsiatjen e madhėshtisė sė Zotit, duke qėndruar gjithė kohės tė vetėdijshėm pėr veten e tyre dhe pėr kėtė botė. Gjendja e tyre ėshtė si gjendja e njė njeriu qė rastis i zhveshur pėrpara dikujt dhe me tė shpejtė pėrpiqet ta mbulojė trupin, ndėrsa grupi i parė i ngjason njė njeriu qė papritmas e gjen veten para Mbretit dhe mbetet i shtangur e i magjepsur.


    Njerėzit e “dorės sė djathtė” e pranojnė njė gjė nė mendjen e tyre vetėm pas njė hulumtimi tė tėrthortė sepse nė Ditėn e Gjykimit do tė ketė tri pyetje pėr ēdo veprim: “Pėrse e bėre kėtė?”, “Nė ē’mėnyrė e bėre?” dhe “Pėr ē’qėllim?” E para do tė pyetet ngase njeriu duhet tė veprojė sipas prirjeve tė tija hyjnore dhe jo duke i ndjekur tendencat djallėzore ose epshet e tija. Po tė gjendet njė pėrgjigje e kėnaqshme pėr kėtė pyetje, atėherė pyetja e dytė ka pėr ta kontrolluar mėnyrėn si ėshtė kryer veprimi: me urtėsi, me pakujdesi ose me shpėrfillje. Mė pas, do tė shihet nė ėshtė kryer ky veprim pėr ta kėnaqur Zotin ose pėr ta fituar miratimin e njerėzve. Kur njė njeri t’i kuptojė kėto pyetje, ai domosdo do tė jetė i kujdesshėm pėr gjendjen e zemrės sė tij dhe pėr mendimet e tija qė mund tė pėrfundojnė nė vepra.


    Tė bėsh njė klasifikim tė mendimeve tua ėshtė njė gjė e vėshtirė dhe njė njeri qė nuk arrin dot ta bėjė kėtė gjė, duhet tė lidhet pas njė udhėrrėfyesi shpirtėror, marrėdhėnia me tė cilin mund t’ia ndriēojė zemrėn. Me shumė kujdes, njeriu duhet tė qėndrojė larg dijetarėve qė janė tė dhėnė pas kėsaj bote, tė cilėt s’janė tjetėr veēse ushtarė tė Djallit. Zoti i tha Davudit: “O Davud! Mos e pyet dijetarin e dehur me dashurinė pėr kėtė botė sepse ka pėr tė ta vjedhur dashurinė Time.” Kurse i Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Zoti e do njeriun qė di tė dallojė mes gjėrave tė dyshimta dhe qė nuk lejon qė arsyeja e tij tė bėhet viktimė e sulmit tė epsheve.” Arsyeja dhe aftėsia pėr tė dalluar janė tė ndėrlidhura. Personi, tek i cili arsyeja nuk i mbisundon ndjenjat, nuk do tė arrijė t’i bėjė dallimet e duhura.


    Pėrveē njė dallimi tė tillė para tė vepruarit, njeriu duhet t’i kėrkojė llogari vetes sė tij pėr veprat e kryera. Ēdo mbrėmje, ai duhet ta kontrollojė zemrėn e tij pėr tė parė se ē’ka bėrė dhe nė ka fituar ose humbur diēka nė rrafshin shpirtėror. Kjo ėshtė e nevojshme sepse zemra ėshtė si njė ortak dinak, pėrherė i gatshėm pėr tė mashtruar e gėnjyer. Ndonjėherė, edhe egoizmin e saj, zemra e fsheh nėn maskėn e bindjes ndaj Zotit. Nė kėtė mėnyrė, njeriu mendon se ka fituar ndonjė gjė, ndonse nė tė vėrtetė, del humbės.


    Njė shenjtor gjashtėdhjetėvjeēar i quajtur Amija, i numėroi ditėt e jetės sė tij dhe sipas llogarisė qė bėri, doli se ishin njėzet e njė mijė e gjashtėqind ditė. I tha vetvetes: “Mjerė unė! Po tė kem kryer vetėm njė mėkat nė ditė, si do tė shpėtoj nga pesha e njėzet e njė mijė e gjashtėqind mėkateve?” Pas kėsaj, ai lėshoi njė klithmė dhe ra nė pėrtokė. Kur erdhėn pėr ta ngritur, panė se kishte vdekur tashmė. Megjithatė, shumė njerėz janė tė pakujdesshėm dhe kurrė nuk i kėrkojnė llogari vetvetes. Sikur njeriu, pėr ēdo mėkat tė vetin, tė vendoste njė gur nė njė shtėpi tė zbrazur, shumė shpejt ajo do tė ishte e tejmbushur nga gurėt. Sikur ėngjėjt e tij shkrues ti kėrkonin pagė pėr shėnimin e mėkateve tė tija, e gjithė pasuria e njeriut do tė shkonte pėr kėtė gjė. Njerėzit me shumė kėnaqėsi numėrojė nė tesbihe se sa herė e kanė pėrmendur Zotin, por nuk mbajnė tesbihe pėr t’i numėruar fjalėt e kota qė i thonė. Andaj, Kalifi Umar ka thėnė: “Llogarisni mirė fjalėt dhe bėmat tuaja para se tė llogariten gjatė Gjykimit!” Ai vetė, para se tė shtrihej mbrėmjeve, i godiste kėmbėt me njė thupėr dhe thoshte: “Ē’ke bėrė sot?”


    Ebu Talhaja ishte duke u falur njė ditė nė njė kopsht palmesh, kur e vėrejti njė zog tė bukur qė fluturoi mes pėrmes pemėve dhe ia tėrhoqi vėmendjen aq shumė, sa ai e harroi numrin e sexhdeve qė kishte bėrė. Pėr ta dėnuar veten pėr kėtė pakujdesi, ai e fali pėr lėmoshė gjithė kopshtin e tij tė palmeve. Njerėzit e tillė e dinin se bota e tyre e dėshirave ėshtė e prirė pėr tė devijuar dhe se shi pėr kėtė arsye, ajo duhet tė vėzhgohet e tė dėnohet pėr gabimet e saja.


    Nėse njeriu ndihet pėrtac dhe nuk ka shumė dėshirė pėr asketizėm e pėr vetėkontroll, ai duhet tė shoqėrohet me njė njeri qė i posedon kėto cilėsi, qė tė mund tė pėrfitojė pakėz nga entuziazmi i tij. Njė sufi thoshte shpesh: “Kur bėhem pėrtac nė vetėdisiplinė, e vėshtroj Muhammed ibn Vasiun dhe pamja e tij mė mjafton qė ta mbaj ndezur brenda vetes kėtė dėshirė.” Nėse njeriu nuk ka nė rrethin e tij shembuj tė tillė asketizmi, duhet t’i lexojė jetėt e shenjtorėve tė kaluar, duke i dhėnė kurajo vetes pėr t’i ndjekur tė njejtėt.


    “O shpirti im! Ti e sheh veten tė menēur dhe zemėrohesh kur tė quajnė mendjelehtė. Por ēfarė je ti nė fund tė fundit? Ndėrkohė qė pėrgatit rroba pėr t’u mbrojtur nga tė ftohtit, ti s’bėn asnjė pėrgatitje pėr jetėn tjetėr. Gjendja jote ėshtė si gjendja e njeriut qė nė mes tė dimrit thotė se s’ka pėr tė mbathur rroba tė trasha dhe se do tė mbėshtetet nė mėshirėn e Zotit pėr t’u mbrojtur nga i ftohti. Ai harron se Zoti, kur e krijon tė ftohtin, e mėson njeriun edhe si tė mbrohet prej tij, duke i siguruar mjete matierale pėr kėtė gjė. O shpirti im! Dije se dėnimi yt nė amshim nuk ėshtė ngase Zoti ėshtė i zemėruar me mosbindjen tėnde. Andaj mos pyet se si mund mėkati yt ta lėndojė Zotin! Vetė dėshirat dhe epshet e tua janė ato qė do ta ndezin zjarrin e ferrit brenda teje. Njėsoj si sėmundja, e cila krijohet nė trupin e njeriut pėr shkak tė ushqimit qė s’ėshtė i shėndetshėm dhe jo ngase mjeku ėshtė i zemėruar me pacientin qė nuk u bindet urdhrave tė tij.


    Turp tė kesh o shpirti im, qė mbėshtetesh nė dashurinė e kėsaj bote! Edhe sikur tė mos e besosh parajsėn e ferrin, e beson sė paku vdekjen, e cila ka pėr tė tė shkėputur nga kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe ka pėr tė tė detyruar t’i ndjesh dhimbjet e ndarjes prej tyre. Njė dhimbje kjo qė do tė jetė aq e madhe, sa ē’ėshtė lidhja jote me kėtė botė. Pėrse je i ēmendur pas kėsaj bote? Edhe sikur e gjithė bota, nga Lindja nė Perėndim, tė ishte e jotja e tė tė adhuronte ty, pas pak kohėsh ka pėr t’u kthyer nė pluhur bashkė me ty dhe harresa ka pėr ta kapluar emrin tėnd, njėsoj si emrin e mbretėrve tė lashtė para teje. Dhe tani, duke parė se ti ke vetėm njė copė tė vogėl dhe madje tė shėmtuar tė botės, a do tė ishe aq mendjelehtė sa pėr hir tė saj, pėr hir tė njė gote prej balte, ta humbisje lumturinė e pėrjetshme, atė margaritar nga mė tė ēmuarit?”


    7. Dashuria ndaj Zotit

    Dashuria ndaj Zotit ėshtė mė e larta e tė gjitha temave dhe ėshtė qėllimi drejt tė cilit kemi lėvizur deri tani. Kemi folur pėr rreziqet shpirtėrore, tė cilat mund ta pengojnė dashurinė ndaj Zotit nė zemrėn e njė njeriu dhe kemi folur edhe pėr virtytet e ndryshme qė janė parakushte pėr ta arritur kėtė dashuri. Pėrsosmėria e njeriut mund tė arrihet vetėm kur dashuria ndaj Zotit ta pushtojė zemrėn e tij nė tėrėsi ose sė paku tė dominojė nė zemrėn e tij mbi dashurinė ndaj gjėrave tė tjera. Megjithatė, tė kuptuarit e dashurisė ndaj Zotit ėshtė njė temė aq e vėshtirė sa njė grup dijetarėsh e ka mohuar tėrėsisht mundėsinė qė njeriu ta dojė ndonjė Krijesė qė nuk ėshtė e llojit tė tij. Tė tillėt e kanė definuar dashurinė ndaj Zotit thjesht si bindjen ndaj Tij. Ata qė kanė pikėpamje tė tilla nuk e dinė ē’ėshtė feja e vėrtetė.


    Tė gjithė muslimanėt janė tė njė mendjeje nė lidhje me faktin se dashuria ndaj Zotit ėshtė njė detyrim. Nė lidhje me besimtarėt, Zoti thotė: “...(ata) qė e duan Zotin dhe qė Zoti i do..” (Kur’an 5:54) Nė lidhje me kėtė, i Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Derisa njeriu tė mos e dojė Zotin dhe tė Dėrguarin e Tij mė shumė se gjithkė tjetėr, s’do ta ketė fituar besimin e vėrtetė.” Pėrcillet se kur ėngjėlli i vdekjes erdhi pėr t’ia marrė shpirtin Ibrahimit, ai tha: “A ke parė ndonjėherė ndonjė mik qė ia merr jetėn mikut tė tij?” Zoti iu pėrgjigj: “A ke parė ndonjėherė ndonjė mik qė s’ka dėshirė ta shohė mikun e tij?” Me ta dėgjuar kėtė, Ibrahimi iu lut ėngjėllit tė vdekjes qė t’ia merrte shpirtin.
    Gjithashtu pėrcillet se lutjen nė vijim, i Dėrguari i Zotit ua mėsonte ndjekėsve tė tij: “O Zot! Mė bėj tė tė dua Ty, ti dua ata qė tė duan Ty dhe t’i dua gjėrat qė mė sjellin mė pranė dashurisė Sate! Bėje dashurinė pėr Ty mė tė ēmueshme pėr mua nga ē’ėshtė uji pėr tė eturin.” Hasan el-Basriu thoshte: “Ai qė e njeh Zotin, e do Atė dhe ai qė e njeh botėn, e urren atė.”


    Tani tė flasim pak pėr dashurinė. Dashuria mund tė definohet si njė prirje drejt asaj qė ėshtė e kėndshme pėr njeriun. Kjo ėshtė e qartė nė rastin e pesė shqisave, pėr secilėn prej tė cilave mund tė thuhet se ndjen dashuri ndaj asaj qė i sjell kėnaqėsi, gjegjėsisht syri i do format e bukura, veshi e do muzikėn etj. Kjo ėshtė njė dashuri qė e kemi tė pėrbashkėt me kafshėt. Por ka edhe njė shqisė tė gjashtė ose njė aftėsi pėr tė perceptuar, tė mbjellė nė zemrėn tonė, tė cilėn kafshėt nuk e posedojnė dhe nėpėrmjet tė cilės ne mund tė bėhemi tė vetėdijshėm pėr bukuritė dhe madhėshtitė shpirtėrore. Andaj, njė njeri qė i njeh vetėm kėnaqėsitė e epshit, kurrė nuk mund tė kuptojė pėrse Profeti thoshte se e donte namazin mė shumė se parfumet ose gratė, ndonse edhe kėto dy gjėra i kishte pėr zemėr. Por ai qė syrin e zemrės e ka tė hapur ndaj bukurive dhe pėrsosmėrive tė Zotit, ka pėr t’i pėrēmuar tė gjitha bukuritė e jashtme, sado tė ēmueshme qofshin ato.


    Pėr njė njeri tė zhytur nė kėnaqėsinė e shqisave, e bukura fshihet nė kontrastin e tė bardhės me tė kuqen, nė proporcionet e gjymtyrėve dhe kėshtu me rradhė. Por ai do tė jetė i verbėr ndaj bukurisė morale, pėr tė cilėn flet njeriu kur thotė se dikush ka njė karakter “tė bukur”. Por ata qė kanė njė njohje tė thellė tė gjėrave, e kanė tė lehtė t’i duan edhe tė mėdhenjtė e vdekur si Kalifėt Umar dhe Ebu Bekr, pikėrisht pėr tiparet e tyre fisnike, ndonse trupat e tyre janė pėrzier me dheun prej kohėsh. Njė dashuri e tillė nuk i drejtohet formės sė jashtme por karakterit tė brendshėm. Edhe kur duam ta stimulojmė dashurinė e njė fėmije kundrejt dikujt, ne nuk e pėrshkruajmė formėn e jashtme por virtytet e brendshme.


    Kur kėto principe t’i pėrdorim nė rastin e dashurisė sė ndjerė ndaj Zotit, do tė kuptojmė se vetėm Ai e meriton dashurinė tonė dhe se, kur dikush nuk e do Atė, kjo ėshtė vetėm pėr shkak tė mosnjohjes sė mjaftueshme tė Tij nga ana e personit nė fjalė. Gjithēka qė duam tek dikush, e duam vetėm ngase ėshtė njė pasqyrim i Tij. Pikėrisht pėr kėtė arsye e duam Muhammedin, gjegjėsisht pėr arsyen se ai ėshtė Profeti i Dashur i Zotit. Nė tė vėrtetė, edhe dashuria qė ndihet kundrejt dijetarėve tė virtytshėm, s’ėshtė tjetėr veēse dashuria ndaj Zotit. Kėtė do ta kuptojmė mė qartė kur tė shohim ē’janė shkaqet qė shkaktojnė dashuri tek njeriu.


    Shkaku i parė ėshtė dashuria e njeriut me vetveten dhe me pėrsosmėrinė e natyrės sė tij. Kjo e ēon atė drejt e tek dashuria ndaj Zotit, sepse vetė ekzistenca e njeriut dhe cilėsitė e tija s’janė tjetėr veēse njė dhuratė e Zotit, pa mėshirėn dhe dhembshurinė e tė cilit njeriu kurrė s’do tė dilte nga pas perdes sė mosekzistencės pėr tė ardhur nė botėn e dukshme. Edhe mirėqenia e njeriut, njėsoj si arritja eventuale e pėrsosmėrisė nga ana e tij, varen tėrėsisht nga mėshira e Zotit. S’ka mundėsi qė njeriu tė strehohet nėn hijen e njė peme pėr t’i shpėtuar vapės sė diellit dhe mė pas tė mos ndjejė mirėnjohje ndaj pemės. Po kėshtu, po tė mos ishte Zoti, njeriu s’do tė kishte fituar ekzistencė dhe as cilėsi. Duke e patur parasysh kėtė, pėrse tė mos e dojė njeriu Zotin, pėrveē nėse nuk e njeh Atė? S’do mend se mendjelehtėt nuk mund ta duan Atė, sepse dashuria pėr Tė buron drejpėrdrejt nga njohja e Tij.


    Shkaku i dytė i kėsaj dashurie buron nga dashuria qė njeriu ndjen pėrballė bamirėsit tė tij. Nė tė vėrtetė, bamirėsi i vėrtetė dhe i vetėm i njeriut ėshtė Zoti sepse ēdo dhembshuri qė has ndaj vetes tek krijesat e tjera ėshtė falė ndikimit tė drejpėrdrejtė tė Zotit. Ēfarėdo qė tė jetė motivi i dhembshurisė me tė cilėn krijesat e tjera sillen ndaj tij, qoftė dėshira pėr tė fituar njė emėr tė mirė ose njė nam si njeri fetar, Zoti ėshtė faktori qė sjell deri tek ajo pasojė.


    Shkaku i tretė ėshtė dashuria qė lind gjatė pėrsiatjes nė lidhje me cilėsitė e Zotit, fuqinė dhe urtėsinė e Tij, njė pasqyrim shumė i vogėl i tė cilėve janė fuqia dhe urtėsia e njeriut. Kjo dashuri ėshtė e ngjashme me dashurinė qė ndjejmė pėr njerėzit e mėdhenj tė tė kaluarės si Imam Maliku ose Imam Shafiu, ndonse kurrė s’kemi pritur ndonjė pėrfitim personal prej tyre. Ėshtė ky njė lloj dashurie pa kurrfarė interesi. Zoti i tha Profetit Davud: “Robi mė i dashur pėr Mua ėshtė ai qė nuk mė kėrkon nga frika e dėnimit ose nga shpresa e shpėrblimit por pėr ta paguar detyrimin qė ka ndaj hyjnisė Sime.” Nė Zebur ėshtė shkruar: “Ku ka njeri mė tė lig se ai qė mė adhuron nga frika e ferrit ose nga shpresa pėr ta fituar parajsėn? Sikur tė mos i kisha krijuar ato dyja, a thua s’do tė meritoja tė adhurohem?”


    Shkaku i katėrt i dashurisė sė njeriut ndaj Zotit ėshtė ngjashmėria dhe afiniteti qė ka me Tė. Kjo ėshtė shprehur edhe nė thėnien e tė Dėrguarit tė Zotit: “Vėrtet Zoti e krijoi njeriun tė ngjashėm me Veten.” Pėr mė tepėr, Zoti ka thėnė: “Robi im kėrkon tė afrohet me Mua qė unė tė jem Mik i tij. Dhe kur ai tė jetė miku Im, unė do tė bėhemi veshi i tij, syri i tij dhe gjuha e tij.” Pėrcillet se Zoti i tha Profetit Musa: “Unė isha i sėmurė, pėrse nuk erdhe tė mė vizitosh?” Musa iu pėrgjigj: “O Zot! Ti je i Zoti i qiejve e i tokės. Si mund tė jesh sėmurė?” Zoti u pėrgjigj: “Njė rob i Imi ishte i sėmurė. Po ta vizitoje atė, do mė kishe vizituar Mua.”


    Kjo ėshtė njė temė paksa rrezikshme, e cila qėndron pėrtej perceptimit tė njerėzve tė rėndomtė. Shumė shpesh madje, edhe njerėzit me njė nivel mė tė lartė intelektual kanė patur vėshtirėsi tė mėdha gjatė trajtimit tė saj dhe gabimisht kanė filluar tė besojnė nė inkarnacionin ose nė njėsimin me Zotin. Sido qė tė jetė, ky afiniteti dhe ngjashmėria qė ekziston ndėrmjet Zotit dhe njeriut e eliminon me automatizėm pretendimin e dijetarėve tė pėrmendur mė sipėr, sipas tė cilėve njeriu nuk mund tė ndjejė dashuri pėr njė krijesė qė nuk ėshtė e llojit tė tij. Me gjithė largėsinė e madhe ndėrmjet tyre, njeriu mund ta dojė Zotin po tė gjykojmė sipas hadithit tė famshėm: “Zoti e krijoi njeriun tė ngjashėm me Veten.”


    Tė parit e Zotit


    Tė gjithė muslimanėt pranojnė se pika kulmore e lumturisė njerėzore ėshtė tė parit e Zotit, siē ėshtė shprehur edhe nė Ligjin fetar. Por pėr shumė njerėz, kjo nuk ka kurrfarė vlere pėrtej fjalėve tė kota, pa ndonjė emocion nė zemėr. Tekefundit kjo ėshtė normale pėr njė njeri tė paditur. Si mund njeriu tė ndjejė mall dhe dashuri pėr diēka qė nuk e njeh? Tani do tė pėrpiqemi tė tregojmė pėrse tė parit e Zotit ėshtė lumturia mė e madhe qė mund ta arrijė njeriu.


    Fillimisht, secili organ i njeriut ka njė funksion tė veēantė, gjatė kryerjes tė tė cilit ndjen kėnaqėsi. Kjo vlen pėr tė gjitha gjėrat, qė nga dėshirat mė tė ulta trupore dhe deri tek perceptimi intelektual. Shumė shpesh, edhe ushtrimet relativisht tė thjeshta mendore i falin mė shumė kėnaqėsi njeriut sesa dėshirat trupore. Pėr shembull, ngjan shpesh qė njė njeri i thelluar nė njė lojė shahu tė mos shkojė pėr tė ngrėnė ushqim, ndonse e ftojnė disa herė rradhazi. Nė kėtė mėnyrė, sa mė i lartė qė tė jetė subjekti i diturisė sonė, aq mė e lartė do tė jetė edhe kėnaqėsia. S’ka dyshim se njeriu do tė ndjente shumė mė tepėr kėnaqėsi po t’i zbulonte tė fshehtat e mbretit sesa ato tė vezirit tė tij. Duke parė se Zoti ėshtė subjekti mė i lartė i mundur i diturisė sonė, duhet tė pranojmė se njohja e Tij i fal njeriut mė tepėr kėnaqėsiė se gjithēka tjetėr. Ai qė e njeh Zotin qė nė kėtė jetė, tashmė jeton nė njė parajsė, “gjerėsia e tė cilės ėshtė sa gjerėsia e qiejve dhe e tokės”, siē do tė thoshte Kur’ani. Njė parajsė kjo, frutat e tė cilės nuk mund t’ia vjedhė asnjė lakmitar dhe hapėsira e tė cilės nuk mbaron pavarėsisht numrit tė njerėzve qė vijnė nė tė.


    Megjithatė, kėnaqėsia e diturisė nuk ka aq shumė ndikim sa kėnaqėsia e tė parit tė diēkaje. Kėnaqėsia e njeriu kur e mendon njė njeri tė dashur nuk ėshtė mė e madhe se kėnaqėsia e tij kur e sheh atė. Burgimi ynė nė trupa prej balte e prej uji dhe pėrqėndrimi nė gjėrat trupore dhe nė epshet tona krijon njė perde qė e fsheh nga ne Pamjen e Zotit, e cila prapėseprapė nuk e pengon njohjen e Tij. Pėr kėtė arsye, nė malin Sinai, Zoti i tha Musės: “S’ke pėr tė mė parė...”


    E vėrteta ėshtė se, njėsoj siē shndėrrohet nė njeri fara e njeriut, siē shndėrrohet nė palmė hurmash fara e hurmės e mbjellur nė tokė, edhe njohja e Zotit e fituar nė kėtė botė, do tė shndėrrohet nė tė parit e Zotit nė botėn tjetėr. Ai qė kurrė s’e ka arritur njohjen e Tij, s’ka pėr ta parė Atė. Ky vizion nuk do tė jetė i njejtė pėr tė gjithė ata qė kanė njė njohje tė Zotit dhe ka pėr tė ndryshuar, nė varėsi prej diturisė qė kanė. Zoti ėshtė njė por Ai do tė shihet nė shumė mėnyra tė ndryshme, njėsoj siē ėshtė e mundur qė njė objekt tė reflektohet nė disa mėnyra tė ndryshme nga pasqyra tė ndryshme.


    Njė pasqyrė mund tė jetė aq e lakuar sa mund tė shkaktojė qė edhe forma mė e bukur tė duket krejtėsisht e shtrembėruar. Po kėshtu, njeriu mund tė ēojė njė botėn tjetėr njė zemėr aq tė errėt e tė shkatėrruar, sa ajo qė do tė ishte njė burim paqeje dhe hareje pėr tė tjerėt, tė kthehet nė njė burim tmerri pėr tė. Njeriu, nė zemrėn e tė cilit dashuria ndaj Zotit dominon mbi gjėrat e tjera, do tė ndjejė shumė mė tepėr kėnaqėsi nga kjo pamje sesa njė njeri tjetėr, qė nuk e ka arritur kėtė nivel. Pėr njė lumturi tė pėrsosur nuk mjafton njohja e Zotit, e pashoqėruar nga dashuria pėr Tė. Dhe nė anėn tjetėr, dashuria ndaj Zotit nuk mund tė dominojė nė zemrėn e njeriut derisa zemra t’i jetė pastruar nga dashuria pėr kėtė botė, gjė qė s’mund tė arrihet veēse me abstinencė dhe asketizėm.


    Gjendja e njė njeriu nė kėtė botė ėshtė si ajo e njė tė dashuruari, i cili pret ta shohė fytyrėn e tė dashurės nė agim, ndėrkohė qė rrobat i ka tė kapluara nga bletė e nga akrepė qė e pickojnė gjithė kohės. Kur tė lindė dielli dhe tė shfaqet fytyra e tė dashurės me gjithė bukurinė e saj, kur tė pikojnė njė nga njė akrepėt qė e kafshojnė, kėnaqėsia e njeriut tė dashuruar do tė jetė pikėrisht si ajo e njė robi tė Zotit, i cili i ēliruar nga “kafshimet” dhe sfidat e kėsaj bote, e sodit Atė pa ndonjė perde ndėrmjet. Ebu Sulejmani ka thėnė: “Ai qė merret me veten e tij nė kėtė botė, edhe nė botėn tjetėr do tė merret me veten e tij. Kurse ai qė tani ėshtė i zėnė me Zotin, edhe nė botėn tjetėr do tė jetė i zėnė me Tė.”


    Jahja ibn Muadhi pėrcjell:
    Pėr njė natė tė tėrė e vėshtrova Bajazid Bestamiun duke falur namaz. Kur pėrfundoi, u ngrit nė kėmbė dhe mė tha: “Zoti im! Disa nga robėrit e Tu kanė kėrkuar dhe kanė fituar aftėsi pėr tė kryer mrekulli, pėr tė ecur mbi ujė ose pėr tė fluturuar nė ajėr. Por unė s’ta kėrkoj kėtė. Disa tė kanė kėrkuar thesare por unė nuk ta kėrkoj as kėtė.” Mė pas u kthye dhe pasi mė pa mua, mė tha: “A je aty Jahja?” Unė i thashė “po” dhe ai mė pyeti sėrish: “Qėkur?” “Pėr njė kohė tė gjatė”, ia ktheva unė dhe mė pas i kėrkova tė m’i zbulonte disa nga pėrvojat e tija shpirtėrore. “Kam pėr tė ta zbuluar atė qė ėshtė e lejuar tė ta zbuloj”, mė tha ai dhe vazhdoi: “I Gjithėfuqishmi ma tregoi mbretėrinė e Tij, nga pika mė e ulėt deri tek mė e larta, mė ngriti pėrtej Fronit, Karrikes e tė shtatė qiejve. Mė pas mė tha: “Ma kėrko atė qė dėshiron!” Unė iu pėrgjigja: “Zoti im! Unė s’dua tjetėr gjė pėrveē Teje.” Ai mė tha: “Vėrtet ti je robi im”.


    Nė njė rast tjetėr, Bajazidi ka thėnė: “Edhe sikur Zoti tė ta falė ty afėrsinė qė kishte me tė Ibrahimi, fuqinė e lutjes qė kishte Musa ose pėrshpirtshmėrinė qė kishte Isa, ti prapė mbaje fytyrėn tė drejtuar vetėm kah Ai sepse pranė Tij ka thesare qė i tejkalojnė kėto.”


    Njė ditė, njė miku i tij i tha Bajazidit: “Kam tridhjetė vite qė agjėroj ditėn dhe bėj adhurim natėn dhe nuk kam mundur ta shijojė atė kėnaqėsi shpirtėrore pėr tė cilėn flet ti.” Bajazidi iu pėrgjigj: “Edhe sikur tė agjėrojė treqind vite me rradhė, s’ka pėr ta arritur atė.” Njeriu pyeti i habitur: “Pėrse qenka kjo?” Bajazidi i tha: “Sepse egoja jote ėshtė bėrė njė perde ndėrmjet teje dhe Zotit.” Kur njeriu i kėrkoi njė ilaē pėr kėtė, Bajazidi i tha: “Ėshtė njė ilaē qė t’i nuk mund ta durosh.” Pasi miku i tij i kėrkoi me ngulm qė t’ia thoshte zgjidhjen, Bajazidi i tha: “Shko tek berberi i parė qė do ta shohėsh, rruaje kokėn e mjekrrėn dhe pastaj shqyeji rrobat qė i ke, pėrveē njė pėlhure rreth mjedisit. Merre qesen qė kali e mban rreth gojės, mbushe me lejthi dhe vare rreth qafės tėnde. Pastaj shko nė treg dhe bėrtit: “ēdo djaloshi qė mė godet njėherė nė qafė, kam pėr t’i dhėnė njė lejthi.” Pastaj duke vazhduar kėshtu, shko deri tek vendi ku rrijnė gjykatėsit dhe dijetarėt!” Miku i habitur i tha: “Pėr hir tė Zotit! Mė thuaj ndonjė ilaē tjetėr se kėtė nuk mund ta bėj assesi.” “Vetėm ky ėshtė ilaēi yt”, i tha Bajazidi dhe vazhdoi: “por siē tė thashė: sėmundja jote nuk ka shėrim.”


    Shkaku pėrse Bajazidi i sugjeroi njė ilaē tė tillė mikut tė tij ishte fakti se ky mik ishte njė njeri ambicioz, i dhėnė pas pozitave dhe lavdisė nė mesin e njerėzve. Ambicja dhe krenaria janė sėmundje qė mund tė shėrohen vetėm nė kėto mėnyra. Zoti i tha Profetit Isa: “O Isa! Kur tė shoh nė zemrėn e robėrve tė Mi njė dashuri tė pastėr pėr Mua, tė pandotur nga dėshirat e kėsaj bote ose tė botės tjetėr, dije se Unė jam ai qė do ta mbroj kėtė dashuri.” Njė ditė, kur njerėzit e pyetėn Isėn se cila ishte pozita mė e lartėsuar, ai u pėrgjigj: “Ta duash Zotin dhe t’i dorėzohesh vullnetit tė Tij.”


    Dikush e pyeti shenjtoren e famshme Rabia, nė e donte Profetin. Ajo u pėrgjigj: “Dashuria pėr Krijuesin s’ka lėnė vend tek unė pėr dashurinė ndaj krijesave.” Nė lutjet e tija, Ibrahim bin Adhami thoshte: “Nė sytė e mi, parajsa s’ka mė shumė vlerė se njė mizė, krahasuar dashurinė pėr Ty dhe me tė kujtuarit Tėnd.”


    Ka gabuar ai qė mendon se nė botėn tjetėr mund tė shijohet lumturia pa qenė dashuria ndaj Zotit sepse vetė esenca e jetės sė pėrtejme ėshtė arritja e Zotit si qėllimi i shumėkėrkuar i dėshirave tona, i arritur pas shumė pengesash. Pikėrisht ky “shijim” i Zotit ėshtė lumturia. Por nėse njė njeri s’ka ndjerė kurrfarė kėnaqėsie gjatė tė kujtuarit tė Zotit nė kėtė botė, s’ka pėr tė ndjerė ndonjė kėnaqėsi edhe nė botėn tjetėr. Thėnė shkurt, lumturia jonė e ardhshme ėshtė aq e madhe sa ē’ėshtė dashuria jonė ndaj Zotit nė kėtė botė.


    Por nėse nė zemrėn e tij, njeriu ka kultivuar dashuri ndaj diēkaje qė ėshtė kundėr urdhrave tė Zotit, gjendja e tij nė botėn tjetėr do tė jetė njė huajėsi e plotė dhe gjėrat qė do tė jenė njė burim kėnaqėsie pėr tė tjerėt, do tė jenė njė burim tmerri pėr tė. Kėtė mund ta ilustrojmė me anekdotėn nė vijim:
    Njėherė e njė kohė, njė varfanjaku qė mbijetonte duke kėrkuar ushqim e rroba nėpėr koshet e plehrave, i rastisi tė hynte nė tregun e parfumeve. Me t’i nuhatur aromat e bukura, ai ra nė tokė pa ndjenja. Njerėzit u mblodhėn rreth tij dhe filluan t’i hidhnin ujė trėndafili qė tė zgjohej e ti mbanin pranė hundės parfume tė forta, por ai vetėm sa bėhej mė keq. Mė nė fund, njė njeri qė kishte qenė dikur njė varfanjak i tillė, erdhi dhe i vendosi disa plehra pranė hundės. Njeriu u zgjua pėrnjėherė dhe thirri: “Ah! Ky ėshtė parfumi i vėrtetė.”


    Nė botėn tjetėr, njė njeri i dashuruar pas kėsaj bote s’ka pėr t’i gjetur kėnaqėsitė e pista tė saj. Kėnaqėsitė shpirtėrore tė botės tjetėr do tė jenė tė huaja pėr tė dhe vetėm sa do t’ia shtojnė mjerimin. Kjo ngase bota tjetėr ėshtė njė botė e shpirtrave dhe e manifestimit tė bukurisė sė Zotit. I lumtur ėshė ai qė e ka patur pėr qėllim kėtė lumturi dhe qė ėshtė mėsuar me tė. Qėllimi i gjithė studimeve, i adhurimeve e i asketizmit s’ėshtė tjetėr veēse arritja e kėtij afiniteti, qė s’ėshtė tjetėr veēse dashuri. Ky ėshtė kuptimi i vargut kuranor: “I shpėtuar ėshtė ai qė e ka pastruar shpirtin e tij.” (Kur’an 91:9) Mėkatet dhe dėshirat e pengojnė pėrfitimin e kėsaj afėrsie dhe pėr kėtė arsye, Kur’ani ka thėnė mė tej: “Dhe i shkatėrruar ai qė e njollos atė...” (Kur’an 91:10)


    Ata qė janė tė thelluar nė ēėshtjet shpirtėrore e njohin kėtė tė vėrtetė si pasojė e pėrvojės sė tyre dhe jo thjesht si njė thėnie tradicionale. Tė kuptuarit e qartė tė kėtij fakti ua fal atyre bindjen se personi qė e ka pėrcjellur dhe shqiptuar kėtė fjalė ka qenė njė profet i vėrtetė. Ata e njohin profetin, njėsoj siē i njeh fjalėt e mjekut, njė njeri qė ka studiuar mjekėsi. Njė bindje e tillė s’ka nevojė tė pėrkrahet nga mrekulli tė ndryshme si shndėrrimi i shkopit nė gjarpėr, tė cilave mbase mund t’u kundėrvihen mrekullitė e ngjashme tė magjistarėve.


    Shenjat e dashurisė ndaj Zotit


    Shumė njerėz thonė se e duan Zotin por secili duhet ta sprovojė vėrtetėsinė e dashurisė, tė cilėn pretendon se e ka nė zemėr.Sprova e parė ėshtė qė njeriu ta tejkalojė antipatinė qė ka ndaj vdekjes, sepse njė mik nuk ka pėrse tė mos ketė dėshirė pėr tė shkuar tek miku i tij. I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Nėse njė njeri dėshiron ta shohė Zotin, edhe Zoti dėshiron ta shohė atė.” Ėshtė e vėrtetė se njė njeri qė sinqerisht e do Zotin, mund tė ketė frikė se vdekja mund t’i vijė pa u pėrgatitur si duhet, por nėse ai ėshtė vėrtet i sinqertė, s’ka dyshim se do tė ngutet pėr t’i kryer nė kohė kėto pėrgatitje.
    Sprova e dytė ėshtė qė njeriu tė jetė i gatshėm ta sakrifikojė vullnetin e tij pėr hir tė vullnetit tė Zotit, tė mbetet i vendosur nė ato gjėra qė e afrojnė me Zotin dhe tė qėndrojė larg gjithēkaje qė e largon prej Tij. Nėse njė njeri mėkaton, kjo s’do tė thotė se ai nuk e do aspak Zotin por vetėm se nuk e do atė me gjithė zemėr. Sufiu Fudhail i tha njė njeriu: “Kur tė tė pyesin nė e do Zotin, rri heshtur! Nėse thua jo, je jobesimtar dhe nėse thua po, bėmat e tua do ta thonė tė kundėrtėn.”


    Sprova e tretė ėshtė qė tė kujtuarit e Zotit tė mbetet pėrherė i freskėt nė zemrėn e njeriut, pa patur nevojė pėr ndonjė pėrpjekje tė madhe. Kur njeriu dashuron njė gjė, ai e kujton atė gjithė kohės dhe nėse dashuria e tij ėshtė e pėrsosur, atėherė ai kurrė s’harron. Megjithatė, ėshtė e mundur qė, ndonse dashuria ndaj Zotit nuk e zė vendin mė tė madh nė zemrėn e tij, dashuria ndaj dashurisė pėr Zotin ta zėrė kėtė pozitė. Dashuria ėshtė njė gjė dhe dashuria ndaj dashurisė ėshtė njė gjė tjetėr.
    Sprova e katėrt ėshtė qė njeriu ta dojė Kur’anin qė ėshtė Fjala e Zotit dhe Muhammedin si tė Dėrguarin e Tij. Nėse dashuria e tij ėshtė vėrtet e fuqishme, ai ka pėr t’i dashur tė gjithė njerėzit sepse tė gjithė janė robėr tė Zotit dhe madje tė gjitha krijesat sepse ai qė e do dikė (Zotin nė kėtė rast), ka pėr t’i dashur edhe veprat e tija dhe madje edhe vetė “shkrimin” e tij.


    Sprova e pestė ėshtė qė njeriu tė ndjejė dėshirė pėr vetmi dhe largim ndaj njerėzve me qėllim tė adhurimit tė Zotit. Njė njeri i tillė do ta presė me padurim natėn, qė tė mund tė “bisedojė” me Mikun e tij pa qenė i penguar nga tė tjerėt. Nėse nė vend tė kėsaj tėrheqjeje dhe vetmie, ai preferon tė “bisedojė” gjatė ditės dhe tė flejė netėve, dashuria e tij ėshtė e mangėt. Zoti i tha Davudit: “Mos u afro tepėr me njerėzit sepse dy lloje njerėzish largohen nga prania Ime: ai qė me vendosmėri kėrkon shpėrblim dhe pastaj bėhet i pakujdesshėm sapo ta ketė fituar atė dhe personi qė i preferon mendimet e tija mė shumė se tė kujtuarit Tim. Shenja e pakėnaqėsisė Sime ėshtė qė tė tillėt i lė vetėm me veten e tyre.”


    Nė tė vėrtetė, nėse dashuria ndaj Zotit e pėrfshin gjithė zemrėn e njeriut, ēdo lloj tjetėr dashurie pėrjashtohet prej saj. Njėri nga bijtė e Israelit e kishte krijuar shprehinė qė ta adhuronte Zotin natėn por, pasi e dėgjoi kėngėn e bukur tė njė zogu, shkoi pėr t’i bėrė adhurimet e tija nėn atė pemė, qė tė mund ta shijonte edhe kėngėn e zogut njėkohėsisht. Zoti i shpalli Davudit qė tė shkonte e t’i thoshte njeriut: “Ti e ke pėrzier dashurinė pėr kėngėn e bukur tė njė zogu me dashurinė ndaj Meje. Pozita jote nė mesin e miqve tė mi ėshtė ulur.” Nė anėn tjetėr, ka edhe njerėz qė e kanė dashuruar Zotin me aq zjarr sa gjatė adhurimeve tė tyre, shtėpia e tyre ėshtė djegur e ata s’e kanė ndjerė fare.
    Sprova e gjashtė ėshtė lehtėsia nė adhurime. Njė sufi ka thėnė: “Gjatė njė kohe prej tridhjetė vitesh, unė i kryeja me shumė vėshtirėsi adhurimet e mia tė natės por nė tridhjetėvjeēarin e dytė, kėto adhurime u bėnė njė kėnaqėsi pėr mua.” Kur tė pėrsoset dashuria ndaj Zotit, asnjė kėnaqėsi nuk ėshtė mė e madhe se kėnaqėsia e ndjerė gjatė adhurimit tė Zotit.


    Sprova e shtatė ėshtė qė personi t’i dojė ata qė i binden Zotit dhe t’i urrejė mohuesit e besimit dhe tė pabindurit, siē thotė edhe Zoti: “Ata janė tė ashpėr kundėr mohuesve dhe tė mėshirshėm ndaj njėri-tjetri” I Dėrguari njėherė e pyeti Zotin: “O Zot! Kush janė ata qė tė duan ty?” Pėrgjigja ishte: “Ata qė qėndrojnė lidhur pas meje si foshnja pas tė ėmės, qė strehohen nė tė kujtuarin Tim si zogu qė strehohet nė fole dhe qė zemėrohen pėrballė mėkatit si njė luan i tėrbuar qė s’i trembet asgjėje.”



    FUND

Tema tė Ngjashme

  1. Ēelėsi i lumturisė!
    Nga Ermedin nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 11:32
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 10:49
  3. "alkimia Shqipetare"
    Nga TOKE GEGA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2008, 17:46
  4. Shkaqet e lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 15:01
  5. Arritja e lumturisė
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 14:53

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •