Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Zbardhet lista me emrat që u firmosen fletë-arrestet

    Emri:  Capture-109.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  45.2 KB

    Janë zbardhur emrat e 50 kontigjentëve të krimit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, nga SPAK në kuadër të operacionit ku u goditën 7 grupe kriminale.

    Lista e plotë:

    1. Arben Ndoka
    2. Arian Tuku
    3. Ilia Ndoka
    4. Samuel Ndoka
    5. Vinçens Tuku
    6. Ervis Martinaj
    7. Jozi Kraja
    8. Astrit Avdyli
    9. Aldo Avdyli
    10. Miri Bruli
    11. Naim Stafuka
    12. Emiljano Shullazi
    13. Blerim Abazi
    14. Elvis Ndreca
    15. Oltion Zefi
    16. Edson Jozëik
    17. Armando Ndreca
    18. Kasandër Noga
    19. Elson Reçi
    20. Besian Xhixha
    21. Enver Diva
    22. Robert Laçi
    23. Fatmir Troplini
    24. Klodian Shahini
    25. Henerigert Mitri
    26. Gjergji Cukali
    27. Kristos Teta
    28. Denis Meta
    29. Gentian Binjaku
    30. Viktor Imeraj
    31. Satilno Basho
    32. Marklen Haka
    33. Tori Xhecuka
    34. Edison Muceku
    35. Albert Zaja
    36. Florenc Kelmendi
    37. Ardit Gjokrosa
    38. Deivis Bajramaj
    39. Adrian Pikli
    40. Durim Bami
    41. Endrit Dokle
    42. Xhelal Rraja
    43. Altin Morina
    44. Leonard Duka
    45. Erlis Duka
    46. Fatmir Hyseni
    47. Altin Gega
    48. Drianto Bardhi
    49. Fabio Ballabani
    50. Elton Zalla

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Atentate dhe aleanca, SPAK godet shtatë grupe të krimit të organizuar

    Për më shumë se 20 orë, oficerët e policisë nën drejtimin e prokurorëve të SPAK, shënjestruan 50 të dyshuar dhe kryen kontrolle në dhjetëra banesa për të sekuestruar para të thata dhe objekte luksi me vlerë mbi 4.5 milionë euro, bëri të ditur SPAK.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Eurot-e-sekuestruara-.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  58.4 KB
    SPAK sekuestroi pasuri me vlerë rreth 4.5 milionë euro të ndara në para të thata, bizhuteri dhe automjete. Foto kortezi nga SPAK.

    Vrasës me pagesë të përfshirë në atentate për kontroll territori, oficerë policie të angazhuar në struktura kriminale, një ish-deputet i shpallur në kërkim dhe figura të njohura më herët për angazhime politike u vunë në shënjestër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila u ndihmua nga Europol dhe Eurojust dhe nga autoritetet ligjzbatuese të Holandës, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës e Greqisë.

    Në atë që mund të konsiderohet si goditja më e fortë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, SPAK bëri të ditur se shtatë grupe të ndryshme kriminale të përfshira në armiqësi apo në aleanca me njëra-tjetrën dhe që kishin baza aktiviteti në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen, u goditën falë informacioneve të siguruara nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar, por që serverat e të cilave, bashkë me të dhënat, u sekuestruan nga autoritetet franceze në vitin 2020.

    “Operacioni i drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024, zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi,” bëri të ditur SPAK në një njoftim zyrtar.

    Pasuri me vlerë rreth 4.5 milionë euro u sekuestruan, përfshirë gati 1 milionë euro në para të thata, orë me vlerë rreth gjysmë milion euro apo gjysmë milion euro të tjera automjete, pesë prej të cilave ishin të blinduara.

    Katërmbëdhjetë persona u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

    SPAK bëri të ditur se shumë episode kriminale, përfshirë vrasje, tentativa për vrasje, bomba, kultivim apo trafikim droge e të tjera, janë zbardhur.

    Hetimet kanë zbuluar se grupe të ndryshme kriminale, në armiqësi me njëra-tjetrën, kanë bërë aleanca dhe kanë rekrutuar vrasës me pagesë për të hequr qafe njëri-tjetrin. Konfliktet duket se kanë lindur në lidhje me kontrollin e territorit në kultivimin dhe trafikun e drogës dhe industrinë e bixhozit.

    Një shef policie, i cili ka punuar si drejtor në Lezhë dhe që prezantohet me inicialet H.M., sipas SPAK, drejtonte prodhimin e drogës në Lezhë e Shkodër si dhe, në bashkëpunim me P.Gj., ka organizuar “aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.”

    “Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N.”, bëri të ditur SPAK. Sipas burimeve, E.M. janë inicialet e Ervis Martinaj, një figurë e krimit të organizuar i cili rezulton i zhdukur që nga gushti i vitit 2022. SPAK i referohet personit tjetër si “ish-deputet me inicialet A.N.”

    Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste është njeriu që u bë simbol i kriminalizimit të politikës pas zgjedhjeve të vitit 2013, të cilat sollën në pushtet Partinë Socialiste. Ndoka ishte i treti në listën e kandidatëve socialistë për qarkun Lezhë, qarku ku PS mori dy mandate ndërsa ai hyri në parlament vetëm pasi tre gra në listë dhanë dorëheqjen.

    Grupi kriminal i drejtuar prej tij dyshohet nga prokurorët se ka rekrutuar në bashkëpunim me grupin e Martinajt vrasës me pagesë në Fushë-Krujë dhe Burrel. Një prej shënjestrave të grupeve, thotë SPAK, është shtetasi D.B., iniciale që duket se i referohen Durim Bamit, i cili u bë emër i njohur për publikun në vitin 2018 kur ish-deputeti Tom Doshi akuzoi Ilir Metën se kishte porositur ta vriste. Bami u dënua në atë rast për kallëzim të rremë. Bami besohet se është jashtë Shqipërisë. Ai akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me një oficer të forcave speciale policore, RENEA ka organizuar kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës.

    Sipas SPAK, Bami dhe grupi i dyshuar kriminal i Fushë-Krujës, duke qenë në konflikt me grupet kriminale të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, bëri një aleancë me një grup tjetër kriminal të njohur si vëllezërit Duka nga Shijaku. Synimi i aleancës, thotë SPAK, ishte vrasja e kundërshtarëve. Kundërshtarët e tij rekrutuan Emiljano Shullazin, i cili, pavarësisht se gjendej në paraburgim, ishte në gjendje të ndihmonte sipas SPAK Ndokën dhe Martinajn për organizimin e vrasjes së Durim Bamit.

    “Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore,” thotë SPAK.

    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Berisha: Operacioni me 50 urdhër arreste, kallp, bosët e krimit u arratisën dhe lidhjet e tyre politike u fshehën

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

    Lideri i opozitës, theksoi në fjalën e tij, se ‘PD dënon me forcë dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, ku bosët e krimit u arratisën’.

    Sipas kryedemokratit, ‘SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar’.

    FJALA E PLOTE E KREUT TE PD, SALI BERISHA:

    Mirëdita!

    Të dashur qytetare dhe qytetarë.

    Partia Demokratike, si parti e shtetit ligjor, e luftës me zero tolerancë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbështet dhe do të mbështesë, çdo përpjekje për zbatimin e ligjit dhe vendosjen para ligjit të kriminelëve të çdo kategorie.

    Por PD konsideron se loja në luftën kundër krimit, organizimi i operacioneve kallp, është lojë jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën, pasurinë dhe të ardhmen e qytetarëve.

    Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë.

    Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet.

    Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

    Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit.

    Gjithashtu burime thonë se 9 orë para nisjes së operacionit në botën e malavitës, u shpërnda mesazhi se operacioni me 50 arrestime, po fillon.

    Me këtë operacion, Skrapi i partisë bëri gjithçka për të fshehur lidhet e tmerrshme të krimit, të këtyre familjeve, të këtyre bosëve, me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, ish-zv/kryeministrin Erion Braçe, kriminelin Ergys Agasi, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu.

    Të gjithë këta, lidhje të ngushta me këta 7 familje dhe oficerët e lartë të policisë të implikuar në vepra penale.

    Qesharake tingëllon sekuestrimi i 3 mln eurove tek Doçi, në një kohë kur këtij eksponenti të krimit madhor, i ka besuar Edi Rama prej 1 viti e gjysëm, bashkë me Ergys Agasin, portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës, jo vetëm për Shqipërinë, por Ballkanin dhe Europën.

    Kujt i shërbeu operacioni, është shumë e drejtë të pyesni?

    Më thoni cili nga bosët u arrestua. Operacioni pra vetëm sa paralajmëroi bosët, ikni se figuroni në regjistrat e telefonave, SKY EÇ dhe EnchroChat, në bisedat tuaja me Edi Ramën, Taulant Ballën, Erion Braçen, Ergys Agasin, Vangjush Dakon, Pjerin Ndreun, Saimir Tahirin, Bledar Çuçin, etj.

    Pra në fakt, operacion ju interesoi përveç bosëve edhe qeveritarëve të lidhur me to.

    PD denoncon me forcën më të madhe, operacione kallpe si kjo dhe garanton bosët e krimit, se kudo që të ndodhen, të rikujtojnë pak para vitet e mëparshme.

    Edhe në papafingot më të fshehta, ata do të gjinden dhe do të kthehen në Shqipëri për të dhënë përgjigje para ligjit, për vrasjet, trafiqet e tyre.

    Garanton padronët e tyre në politikë, nga Edi Rama e poshtë se do të ndajnë me ta fatin e tyre.

    Faleminderit!

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    “Vetëm ma nxirr aty te lumi, se ia …”, zbardhen përgjimet mbi planet për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit: Më pëlqen të mos i zëmë të dy në një makinë. I djegim dhe…

    Emri:  Arben-Ndoka.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  45.9 KB

    Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pjesë nga dosja hetimore nga përgjimet e ish deputetit Arben Ndoka me krerët e krimit. Me të cilit po bashkëpunonte për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

    Pjesë nga dosja:

    Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që:

    ..mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.

    . Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet:

    …Ai, Durim Bami me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?

    Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar,

    “…Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurt. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di ke mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Plani për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit/ Nga Arben Ndoka te Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi, zbardhen rolet e bosëve të krimit në atentat

    Emri:  valter-bami.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  26.2 KB

    Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb të dhënat në lidhje me rolin e anëtarëve të grupeve kriminale në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

    Mësohet se porositësi ka qenë Arben Ndoka, ish-deputet, vrasje të cilat do të ndodhnin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më datë 09.12.2017.

    Roli i organizuesit i ishte besuar Arian Tukut, i cili kishte edhe rolin e financuesit dhe koordinimit.

    Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e viktimave

    Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit.

    Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen.

    Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit.

    Gentian Bejtja, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2024, në bashkëpunim me Naim Stafuka ka pasur rolin e lokalizimit të viktimave.

    Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shënjestrave të atentatit.

    Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e dy vëllezërve Bami.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    “Kush k*** na e bëri?”/ Zbardhen përgjimet e Arben Ndokës me dhëndrin e tij. Si u thur plani për vrasjen e Durim Bamit

    Emri:  Durim-Bami-Ndoka1.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  29.5 KB

    Disa ditë nga mega-operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, janë zbardhur edhe bisedat mes të dyshuarve për vepra të rënda penale, ku mes tyre janë edhe ish-zyrtarë.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodjana Lala janë zbardhur përgjigjet e ish-deputetit Arben Ndoka që diskuton me dhëndrin e tij Arjan Tuku, për vrasjen e Durim Bamit. Po ashtu, Ndoka flet edhe me një person tjetër të paidentifikuar.

    Pjesë nga dosja:

    Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai m*t se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti.

    Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje.

    Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

    Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami, ndër të tjera Emiljano Shullazi i shkruan,

    …ca duket do e kapin ato cunat atë qelbësirën? He pra thuaj shpejt. Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bami) atëherë që folëm bashkë por ai ska takat e ka mendjen ke malli.

    Më datë 24.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami…po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del ku*ra, po Valteri ca thot?

    Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”.

    Arian Tuku i shkruan: …jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin ai. Por jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 herë me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …cfarë thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që, …I kanë pas lek borxh Durit disa shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu si me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mbas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy.

    Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.

    Përdoruesi i paidentifikuar shkruan:

    …e di që ka thënë se ju bëj be, kur kto të dy dun me ba be, kush k*rin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë cu me u përplas me to, kush na coj dhe pse e ka bere, p*dh nane që i jep dum ska. Arbeni Ndoka shprehet. …Kto jan dora o vlla gjith ca thu ti. Kshu ja kan ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.

    Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregojë sapo të takohen.

    (Balkanweb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Pse u shpall në kërkim Arben Ndoka? Gazetarja Lala: Ish-deputeti nisi një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata që…

    Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje live në News 24 ka dhënë të tjera detaje për mega-operacionin e policisë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste.

    Lala dha ndër të tjera edhe arsyen se përse u shpall në kërkim Arben Ndoka. Gazetarja theksoi se ish-deputeti i PS-së dyshohet se ka nisur një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata persona, që ai mendonte se kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

    Klodiana Lala: I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij. Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë.

    (Balkanweb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    EMRAT/ Të përfshirë në dosjen e SPAK-ut ku u goditën 7 grupe kriminale, përjashtohen nga policia dy efektivë

    Emri:  -640-0-7d92b322f32f1eda31baea8f63f03328.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  64.9 KB

    Përjashtohen nga Policia e Shtetit 2 punonjës për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave dhe mosbindje të rëndë.

    Efektivët e përjashtuar janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjës, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal.

    Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë.

    Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

    Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale.

    Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t’i shmanget asaj”.

    Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, u vendos përjashtimi nga policia për:

    1- Drejtues H. M., me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/1, 334, 259, 197/3 dhe 248 të Kodit Penal.

    2 – Komisar K. SH., me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Breshëri kallashi mes dy makinave, Martinaj: Keni 500 mijë € paradhënie për kokën e Durim e Valter Bamit

    Nga Elton Qyno

    Emri:  Screenshot 2024-05-20 at 11.58.28 AM.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  38.2 KB

    Një shifër prej 500 mijë është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të vrarë vëllain e tij, Valterin.

    Në bisedat e “Sky”, dukshëm vihet re një nxitim i Ervis Martinaj për të hequr Durim Bamin nga qarkullimi, pasi e konsideronte vërtet problem serioz, dhe kërcënim.

    Teksa skuadra prej më shumë se 16 persona dështon në iniciativën e parë për të vrarë, Durim Bamin në Sarandë dhe Shkozet, në muajin nëntor 2020, Ervis Martinaj, kërkon ta zgjidhë përfundimisht punën e Durim Bamit, duke aktivizuar Mariglen Hakën, dhe gjuajtësat me pagesë, Tori Xheçukën, Albert Zajën dhe Florenc Këlmendin.

    Mirëpo edhe pse grupi arrinte të lokalizonte Durim Bamin, sërish ky i fundit arrinte ti rrëshqiste si ngjalë, duke mos u goditur nga kundërshtarët dhe vështirësuar akoma dhe më tepër punët Ervis Martinaj, Shullazit, Marklen Hakës dhe Arben Ndokës.

    Për të shuar përplasjen mes Ervis Martinaj dhe Durim Bamit, ka hyrë si negociator Behar Bajri. Ku palët edhe pse janë takuar, sërish Ervis Martinaj nuk i ka zënë besë, duke pohuar se tani është bindur akoma dhe më tepër për të vrarë Durim dhe Valter Bamin.

    Në muajin nëntor 2020, grupi arrin të lokalizojë Durim Bamin, duke lëvizur në fshatin Qerek me një “Range-Rover” ku në sediljen e pasagjerit ishte kushëriri i tij, Dorian Kodra.

    Por Vis Martinaj dhe grupi i tij nuk kishin marrë informacionin se pas makinës së Durim Bamit, ishte dhe një automjet Benz-Mercedez që qëndronin të armatosur ushtarët e Bamit.

    Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.

    Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste “...na vranë... na vranë...”.

    Ndërsa Durim Bami është larguar me shpejtësi duke mos pësuar asnjë dëmtim. I plagosur lehtë ka mbetur vetëm kushëriri i tij, Kodra.

    Në disa fragmente të dosjes hetimore thuhet se në 7 qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur me ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku është vrarë Bujar Lika "Ari" dhe Paulin Gjergji.

    Tori i tregon për lidhjet e Durim Bamit, Ervin Kodra, Ervin Kallari dhe Genti Koçi. Tori Xheçuka nga biseda rezulton se ka edhe një person që komunikon, bisedat me të cilin ja shkruan Ervis Martinaj dhe i tregon Ervis Martinajt se Tori bashkë me personin që komunikon mund t'i godasin personat e përmendur në bisedë po qe se kërkon Ervis Martinaj.

    Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinaj, ku i tregon se duhet të ndjekë personin që ka mbetur i plagosur tek ngjarja e Bujar Likës dhe do takojë një person për të marrë informacione për Durim Bamin, të cilit në bisedë i referohet "Duri".

    Gjithashtu Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj dhe raporton lidhur me personat e mundshëm që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Bujar Likës, ku në një moment “Tori” i thotë që të flasim dhe të marrin Stafukën për t'i treguar se kush ka patur makinën “Golf” ditën e ngjarjes.

    Tori Xheçuka, komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda lë të kuptohet që Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qenë një nga personat që ka qëlluar ndaj Bujar Likës. Tori Xheçuka, i shprehet Ervisit që, Bert Zaja (Albert Zaja) është shoku im dhe është ai që më jep info dhe ai e din që duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami).

    Tori i tregon që Albert Zajën e kemi për gjithçka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba në bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe përpara tre muajsh i kanë gjuajtur sepse Berti është lidhje e Mariglenit (Marklen Haka).

    Tori siguron Ervis Martinaj që Albert Zajën e ka për gjithçka, duke nënkuptuar për të goditur këdo dhe Berti do i gjej një person që kërkon, Ervis Martinaj. Tori i sugjeron që të marrin Ervinin me dhunë, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin që t'i tregoj të gjitha.

    Tori i tregon se Albert Zajës, Durim Bami apo lidhje të tij i kanë qëlluar me armë dhe e kanë plagosur me 3 plumba në bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se është qëlluar me armë për shkak të Marklen Hakës, pasi Durim Bami është në konflikt me Marklen Hakën dhe se Markleni dhe Alberti janë grup me Torin. Tori lë takim me Ervis Martinaj ku të pranishëm do marrë edhe Albert Zajën.

    Ervis Martinaj komunikon me Albert Zaja dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine Renxh i bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami. Albert Zaja shprehet i gatshëm për ta marrë nga kamerat e karburant “Alpet” ne Valias.

    Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Duri (Durim Bami) ka një renxh që përdor. Ervis Martinaj, shprehet i çuditur se përse po ruhet kaq shume Durim Bami këto kohë. Ervis Martinaj i ofron shtetasit Albert Zaja shumën prej 500 mijë euro parapagim për të dy (vrasjen e Durim dhe Valter Bami).

    Ervisi i shprehet që këto para merri ti dhe Tori alias Hektor Xhecuka) bëni ca të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni (nxirrni në pritë) ne se e bëjmë (vrasim) vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.

    Albert Zaja, i shprehet që po flas me Torin dhe mua më keni krah sikur të jesh vetë.

    Ervis Martinaj bisedon me Tori Xheçuka dhe e kritikon duke i shkruar që ka vepruar gabim në lidhje me plagosjen e Enrik Metra në Burrel. Ervis Martinaj i ofron Torit që të vijë e të fshihet këtej në zonën e tij sepse këtej e ka të sigurtë edhe me shtet.

    Vazhdon biseda në lidhje me përpjekjet që Tori Xheçuka po bën për të rregulluar pozicionin e tij në raport me ngjarjen e plagosjes së Enrik Metra.

    Në 11 korrik 2020 Tori Xhecuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që ti japë ndonjë punë vrasje kundrejt pagesës se më duhen lek sepse kam hall. Ervisi Martinaj, i përgjigjet që: “...po të jap punë, më duhet "Nikla". Duri dhe Valteri se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaragët e Freskut i referohet Leonard Duka, janë të vështirë për tu kapur...”.

    Tori Xheçuka, i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë.

    Nga ana tjetër në 14 shtator 2020 Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe ndër të tjera Markleni i betohet që nuk ka lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur Ben Nokës, vrasja e Aleksandër Ndoka.

    Ervis Martinaj i shprehet që ti për mua je i mirëpritur tek shtëpia ime dhe hajde kur të duash e ke derën hapur, ndërsa në lidhje me Arben Ndokën, as nuk e ndihmoj për të të bërë dëm ty dhe as nuk të ndihmoj ty për ti bërë dëm atij.

    Ervis Martinaj, i shprehet që nëse dëshiron me të ul me Arben Ndokën në shtëpinë time, të ul me të dhe jam garant. Marklen Haka, i tregon që ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami, kanë ardhur të takojnë dhe Ervisi i tregon që erdhën sot Durimi dhe Valteri bashkë me Behar Bajrin.

    Markleni, i shprehet që nuk duhet t’ju kesh besë dhe Ervisi i shprehet që tani që më kanë takuar do t’ju ruhem më shumë dhe ata e dinë që nuk ju kam besë.

    Ervis Martinaj, i kërkon Marklenit që mos t'i tregojë askujt që jemi bashkë në kontakt dhe Markleni i shprehet që edhe vetë nuk e besoj që jam duke kontaktuar me ty. Në vazhdimësi Ervis Martinaj i dërgon një fotografi të tijën me qëllim që ta bindë që është ai.

    Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Arben Ndoka i ka rënë në qafë se tek vëllai i tij nuk është përfshirë Markleni dhe se len të kuptojë që vrasjen mund ta ketë kryer Durim Bami.

    Marklen Haka, i tregon që para disa ditësh ka ardhur një person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gacaj) tek lokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Duka (i dyshuar Leonard Duka) sepse kanë fikur kamerat.

    Në vazhdimësi Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë, ti tregojë personat që kanë marrë pjesë tek vrasje e Santiago Malkos dhe në këmbim Ervisi do i tregojë personat që kanë qëlluar hallën e Marklenit në 21 shtator 2019.

    Ervisi i tregon që personat që të kanë qëlluar ty dhe kanë vrarë hallën janë shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se këtë fakt ja ka pranuar me gojën e tij, Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë dhe në këmbim do ti japë Jozi Ndojin në tavë që të hakmerret për hallën.

    Më datë 19.09.2020 ora 18:45:00 Albert Zaja i tregon Tori Xhecukës së i ka shkruar Ervis Martinaj dhe i kërkon Torit të komunikoj me Ervisin. Albert Zaja i kërkon t'i bëjë ftesë Tori Xheçuka me kodin SkyEÇ të ri Ervis Martinajt.

    Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe i kërkon që të takohen dhe e pyet nëse ke ndonjë merak që nuk vjen me më taku. Marklen Haka i përgjigjet që nuk kam asnjë merak tek ti, por ato (i referohet Durim dhe Valter Bami) janë të pa besë dhe janë problem për ty dhe për mua.

    Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami ka dalë në lëvizje prap. Tori Xheçuka pasi është njoftuar edhe Albert Zaja pyet Florencin se ku të shkojë që të realizojnë vrasjen, duke dërguar mesazhet "... Ku të vij... Me thoni... Ta bëjm...Alo...".

    Florenc Kelmendi i ka thënë që Albert Zajës i ka humbur nga sytë Durimi dhe se do i thotë vetë "...Prit se i ka hum qerosit tani... Ja se te themi ne...".

    Albert Zaja i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami sa kaloj tek “Shpresa AL” dhe ka marrë drejtimin për në Nikël, ai dërgon mesazh zanor "audiofile: “...ikën poshtë vlla, ja sa ikën kalun Shpresën për poshtë për shpi ikën anej këto, kanë qënë knej në Kamëz sipër rob q... e ***** o i q... m...".

    Pas dy orësh shkëputje komunikimi, Tori Xheçuka bisedon me Florenc Klemendit që të komunikojë me Arbrin që të heqi hard diskun e kamerave. Florenc Kelmendi i dërgon një foto nga brenda një makine, nga vendi i shoferit, ku dallohet korskoti ngjyrë e kuqe si ato të veturave Range Rover Sport vitprodhim pas 2013.

    Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që "cunat" e kishin djegur makinën dhe se Florenci ka marrë masat që edhe "Bolla" të heqi kamerat.

    Tori Xheçuka komunikon me Albert Zajën dhe e pyet nëse kanë dhënë gjë lajmet. Albert Zaja i tregon se nuk ka parë lajmet por ka marrë dijeni se "boli" ishte plagos në dorë. Tori i tregon se ka qëlluar në drejtim të Range Rover dhe katërfenerëshit pasi personat të katërfenerisht kanë qëlluar me armë në drejtim të Torit.

    Tori i tregon se ka qëlluar me armë nga krahu i rrugës lart e jo te varrezat. Bashkë me Torin ka qenë edhe Florenc Kelmendi, për të cilin Tori i dërgon mesazhet "...na gjujtën ata të benxit ju gjujta dhe atyre s’kisha ka sillesha Lenco thoshte “...më vran... un s’kisha fishek i mora kallashin tjetër..."

    Marklen Haka (Aliu) i cili nuk i kishte shkruar që prej orës 11:55, interesohet tek Albert Zaja lidhur me sa ka ndodhur. Albert Zaja i kthen mesazh "...I ka hik kurva...".

    Florenc Kelmendi pyet Albert Zajën, "...Hë vlla se ka kap asnji aaa... Vk... Vk atij...q... ropt o burr...". Albert Zaja e pyet Florencin: "....As keni ren sy ju kur ndrut makinať..." dhe Florenci i tregon që ka qenë larg.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Ekskluzive/ Zbulohet skuadra e killerave që sulmoi Durim Bamin, donin të vrisnin dhe Hamza Tërziun. Burrin e Saida Dollanit e rrahu Fabio Ballabani

    Emri:  Screenshot 2024-05-20 at 11.59.42 AM.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  34.7 KB

    “Ora News” zbardh emrat e tre personave që kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në teren për të vrarë në muajin nëntor 2020, Durim Bami.

    Ashtu siç raportuam një ditë më parë, tre personat e veshur si policë nga Ervis Martinaj, për të vrarë Durim Bamin janë, Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheçuka. Pjesë e grupit që u mundua të vriste Durim Bamin, është dhe Florenc Kelmendi alias Toçi.

    Këta katër persona në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Ervis Martinaj kanë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur pritën për të vrarë, Durim Bamin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

    Të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, Grup Kriminal dhe mbajtje pa lejë të armëve.

    Veç akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, ndaj Shullazit rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

    Për rrahjen e tij SPAK ka shpallur në kërkim Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj.

    Gazetari Elton Qyno, ka mundur të zbulojë se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu.

    Për sigurimin e kushteve me qëllim vrasjen e Durim Bamit akuzohet dhe një personazh tjetër i botës së krimit, siç është Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, emra këta që dyshohet disa vite më pas kanë kontribuar në ekzekutimin dhe zhdukjen e Ervis Martinaj.

    Kontribut për të siguruar kushtet e vrasjes së Durim Bamit, sipas SPAK, ka dhënë dhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës.

    Dy emra të tjerë që kanë kontribuar në goditjen e Durim Bamit duke krijuar kushtet për të realizuar vrasjen janë, Blerim Abazi dhe Elvis Ndreca.

    Veç tentativës për vrasjen e Bamit, Ervis Martinaj akuzohet për sigurim i kushteve për të vrarë, Leonard Dukën, Fatmir Hysenin, Elvis Gaçaj, Altin Gegën. Për Gaçaj Martinaj mësohet se ka kontraktuar Gjergj Cukalin.

    Sipas dosjes hetimore, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

    Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

    “Ora News” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

    Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

    Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

    Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

    Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-05-2024 më 12:04

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    PAMJET/ Si e kamuflonte aktivitetin kriminal ish-drejtori i Policisë së Lezhës, angazhimi e lidhjet e Mitrit në institucionet fetare

    Emri:  Screenshot 2024-05-20 at 12.01.41 PM.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  24.2 KB

    Bisedat në ‘Sky ECC’ kanë zbardhur edhe aktivitetin e Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve. Por duket se aktivitetin kriminal, duke shfrytëzuar edhe postin drejtues ne polici, Mitri e kamuflonte edhe me lidhjet apo angazhimin ne institucionet fetare. Në rrjetin social ai ka postuar foto me Papa Franceskun por edhe Aqipeshkvin e Tirane Durrës imzot Arjan Dodajn.

    Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK ka prerë urdhër-arrest për Mitri, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

    *Duket se aktivitin kriminal, duke shfrytezuar edhe postin drejtues ne polici, Mitri e kamuflonte edhe me lidhjet apo angahzimin ne institucionet fetare. Ne rrjete sociale ai ka postuar foto me Aqipeshkvin e tirane Durres imzot arjan Dodaj, madje duket se per shkak te ketyre lidhjeve ka qene pjese e delegeacioneve ne takime me papa franceskun.

    Emri:  Screenshot 2024-05-20 at 12.02.27 PM.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  30.6 KB

    Në një foto tjetër ish drejtuesi i lartë i plicisë së shtetit është me imzot Dodajn, dhe bashkëshoretn e tij e cila është edhe zv drejtoresha e pergjithshme e Caritas Nazional. Ndërkohë që lidhjet e tij më herët i ka denoncuar edhe deputeti i PD, Flamur Noka*

    E teksa SPAK kishte në dorë dosjen e mesazheve ku tregohej përfshirja e Mitrit, nga ana tjetër ish drejtori i policisë së lezhës, udhëtonte dhe merrte pjesë në aktivitetet së bashku me bashkëshorten e tij.

    Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përfshirjen edhe të policëve të tjerë në këto veprimtari kriminale. Këshu ish-shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina në kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës. Gjatë kohë që ka qenë në detyrë si efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin.


    Syri

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Mbi 300 mijë € për të vrarë “Doçen”/ Martinaj e Shullazi aktivizuan Tesi Bashon dhe Viktor Imerin, 1 muaj pasi la burgun

    Emri:  -640-0-6ba8d51101ce255e6e39cec5c14418e1.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  42.0 KB

    Në muajin Janar të vitit 2020, Viktor Imeraj, kishte vetëm 1 muaj që ishte liruar nga burgu i Kosovës në Lushnjë, pasi përmes një vendimi të dhënë nga gjyqtarja Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ai fitoi shuarjen e dënimit me 25 vite burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit në Durrës.

    Kjo pasi më shumë se ¾ të dënimit Imeraj e kishte vuajtur, duke i mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë dënim për të shlyer.

    Por sot ky vendim dënimi i Apelit me 25 vite burg, është prishur pasi në muajin Nënëtor 2023, Gjykata e Lartë, dënoi Viktor Imeraj me burgim të përjetshëm për vrasjen së bashku me “Gaxhain”, të Arben Pajës dhe Ilir Xhungës në 1999 në Durrës.

    Edhe pse kishte dalë nga burgu, marëdhënien me eksponentë të krimit brenda në burg, Viktor Imeraj, nuk e ka shkëputur.

    Sipas dosjes së SPAK, në muajin Janar Imeraj bisedon me Emiljano Shullazin, i cili i kërkon ndihmë për të gjetur në Vlorë apo qytete të tjera, Fatmir Hysenin alias “Doçja”.

    Për mbarimin e kësaj pune, Viktori ka biseduar në “Sky” dhe me Tesi Bashon, që në atë periudhë ndodhej në burg.

    Qëllimi ka qënë vrasja e Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit, pasi së bashku me grupin e drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, i kishin krijuar shumë dëme grupit të Ervis Martinaj.

    Fatmir Hyseni është çam, dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në Vlorë.

    Hyseni dhe “Didi” cilësohen nga policia dhe prokuroria si kundërshtarët më të mëdhenj të Viktor Imerit dhe Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë në Durrës. Gjatë këtyre 5 viteve Fatmir Hyseni sipas SPAK, ka lidhur aleancë e vëllezërit Duka dhe Durim Bamin.

    Nga brenda burgut Emiljano Shullazi ka biseduar me Viktor Imeraj, duke i kërkuar këtij të fundit gjetjen dhe vrasjen e Fatmir Hysenit alias “Doçja”.

    Porosia ishte dhënë nga Ervis Martinaj, i cili më pasi hyn në komunikim përmes “Sky” me Viktor Imeraj.

    Qëllimi i grupit është sigurimi i informatave, lokalizimin e Fatmir Hysenit dhe eleminimin e tij, i cili besohej se në atë periudhë qëndronte në dy baza të sigurta në Tiranë dhe Kamëz.

    Ervis Martinaj ishte ai që do paguante mbi 300 mijë euro për kokën e Fatmir Hysenit, ndërsa në lojë besohet se Shullazi ka futur dhe Tesilvian alias Tesi Bashon nga Selenica e Vlorës.

    Tesi Basho, është një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, për vrasjen e dy prostitutave.

    Ai u kap në banesën e tij në Selenicë, gjatë një kasioni spektakolar të policisë së Vlorës, e cila i shkoi me ambulancë.

    Basho kishte tre vite që fshihej në Shqipëri nën emrin e Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj.

    Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro.

    Policia ka shkuar në një operacion të fshehtë në banesën e Bashos, ku ka zbuluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një perimetër të vërtetë sigurie.

    Ndërkohë autoritetet italiane dërguan në Shqipëri kërkesën për njohjen e vendimit me burg përjetë të Bashos, ku gjykata e Vlorës i njohu vetëm 14 vite heqje lirie.

    Me një bashkim dënimesh atë të Italisë dhe atë të armëve dhe hashashit në Selenicë, përfundimisht Basho u dënua me 14 vjet heqje lirie.

    Por aktivitetin kriminal Tesi Basho, nuk e ka shkëputur nga burgu. I lidhur me Shullazin dhe Viktor Imeraj, ai ka marë përsipër të gjente përmes njerëzve të tij jashtë burgut dhe të vrisnin Fatmir Hysenin dhe Durim Bamin.

    Ky grup nuk mundi asnjë moment të gjente dhe godiste Fatmir Hysenin. Ndërsa Durim Bamin mundët ta kapin në fshatit Qerek të Fushë-Krujës.

    Plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

    ORA NEWS

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    “Kape q… ropt, mos ja zgjat”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, e s’ia dalin. Bisedat në “SKY” - Bajri, Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?

    Nga Elton Qyno

    Emri:  -640-0-464b34980578c82a106009fcb5516749.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  38.5 KB

    Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

    Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

    Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

    Gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

    Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

    Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

    Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

    Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

    Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

    Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

    Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

    Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

    Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

    Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

    Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

    Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

    Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

    Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

    Nga ana tjetër Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

    Gjithashtu Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

    Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

    Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami. Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

    Në janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

    Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë".

    Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin "Skënder" dhe një person me emrin "Mero".

    Emiljano Shullazi i tregon që: “...në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,..."ngreje" pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

    Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

    Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t'ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

    Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “...Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

    Emiljano Shullazi i shkruan: “...si t’ja bëjmë ma e kap kurvën....ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

    Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

    “...po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai *** se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti...”.

    Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

    Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

    Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

    Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si "daja" të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin "me ndërrim" ose me "pagesë".

    Gjithashtu Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t'i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

    Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

    Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami. Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

    Samuel Ndoka gjithashtu mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

    Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

    Gjithashtu ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

    Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

    Gjithashtu e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

    Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shtetasi Aldo Avdyli është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

    Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda. Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

    Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t'i dhënë ndihmë.

    Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

    Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

    Gjithashtu Arben Ndoka bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

    Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

    Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

    Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

    Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami. Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

    Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

    Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

    Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

    Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka. Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

    Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami. Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t'i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

    Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

    Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka. Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

    Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen. Gjithashtu i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

    Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

    Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t'i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

    ORA NEWS

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Tregu i kumarit/ Vis Martinaj dhe Ben Ndoka u përplasën me Durim Bamin dhe Leonard Dukën

    Emri:  Bandat-e-Kumarit.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  43.0 KB

    Dosja e SPAK që zbardh përgjimet e SKY ECC hedhur dritë për herë të parë në luftën e nëndheshme mes bandave për kontrollin e lojërave të fatit, që dolën jashtë ligjit në vitin 2018. Me vendim të shumicës socialiste, kumari u ndalua, por ajo që ndodhi në të vërtetë ishte nisja e një lufte mes emrave më të njohur të krimit për kontrollin e tregut me vlerë disa qindra miliona dollarë.

    Për herë të parë, prokurorët e SPAK kanë mundur të krijojnë një panoramë se si u ndanë të fortët e Vlorës, Tiranës, Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Shkodrës në përpjekje për të sunduar tregun e bixhozit. Kështu në dosjen e SPAK janë përgjimet e SKY ECC që zbulojnë aleancën mes dy grupeve të mëdha.

    Në aleancën e parë ishte mes bosit më të madh të kumarit, që kishte trashëguar para dhe eksperiencë gjatë qeverisjes së PD para 2013, Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arbën Ndokës, me reputacion në Lezhë për kontrollin që kishte mbi institucionet shtetërore të qarkut edhe pas dorëheqjes si deputet.

    Ky ishte boshti i aleancës së parë, që sipas dosjes së SPAK u “pasurua” edhe me grupe të tjera, që kërkonin akses në biznesin e kumarit dhe kontroll lokal në qytetet e tyre. Ishin Avdylajt e Shijakut, të njohur për publikun pas përgjimeve të dosjes 339, kur ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u kërkonte ndihmë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Ishte Emiljano Shullazi nga burgu 313, në kohën kur i bëhej gjyqi për gjobëvënie dhe vepra të tjera kriminale. Me të njëjtin grup u afrua edhe Viktor Ymeri, vlonjat, ish-i dënuar që përfitoi nga “reforma në drejtësi” dhe përmbysi dënimin me burg të përjetshëm, për t’u kthyer sërish në bur,g ku pret dënimin për vrasjen e Vajdin Lames.

    “Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

    Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka”, thuhet në njoftimin e SPAK.

    Në grupin e dytë, SPAK thotë se bën pjesë Durim Bami, i forti i Niklës që dikur iu prezantua Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si vrasës me pagesë që kishte marrë porosi të vriste Tom Doshin, por që më pas ishte penduar. Bami, i njohur për ndikimin në Krujë kishte kompaninë e tij të basteve dhe refuzonte t’i nënshtrohej monopolit të Ervis Martinajt. Përveç tij në grupin e dytë ishte edhe Leonard Duka, i fiksuar për të vrarë Ervis Martinajn, që kur ky i kishte marrë peng të atin. I rekrutuar për të goditur Ervis Martinajn ishte edhe Fatmir Hyseni, i njohur si “Doqja” i Vlorës, që mendohet se ishte ekzekutor i Santiago Malkos në Tiranë dhe atentor i Inez Hajrullës në Vlorë.

    “Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.”

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-05-18-at-16.07.52_e9660d34.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  55.3 KB

    Në njoftimin e SPAK u shpërndanë disa foto me çanta me para, bizhuteri dhe makina me vlerë deri në 3 milion euro. Por krahasuar me qindra miliona euro që janë qarkulluar këto vite me bastet ilegale, sekuestrimet e policisë janë një pikë në oqean.

    Kur vendosi të mbyllë lojërat e fatit, në fund të vitit 2018 kryeministri Edi Rama u shpreh se “Me ndalimin e basteve ne kalkulojmë një mesatare 700 milionë euro që shkojnë nga llumi dhe lumi i basteve në konsumin racional të familjeve”.

    Shifra 700 milion euro që përmendi Rama ishte shumë e ekzagjeruar, të paktën nëse krahasohej me deklarimet zyrtare të kohës. Në vitin 2017, qarkullimi vjetor i bixhozit (kazinove, basteve, loto, bingo, lotari) llogaritej të ishte rreth 132 milionë euro.

    Nga 1 Janari i vitit 2018, qeveria Rama e ndaloi me ligj kumarin, përveç një kazinoje në Tiranë. Në realitet, bastet sportive nuk u ndalën asnjëherë. Tregu thjesht kaloi në ilegalitet të plotë, duke u shndërruar në një xhungël ku mbijetoi më i forti. Në gusht të vitit 2022, familjarët e Ervis Martinajt dënoncuan zhdukjen e tij që ende sot mbetet mister.

    LAPSI

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Dosja e SPAK-ut, Berisha: Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik, Eduard Ndrecën dhe Rrahman Rrajën i zgjodhi si deputetë, e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal

    VIDEO

    Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se, velloja e zezë e censurës ka rënë nëpër studiot televizive, duke përjashtuar ndonjë në të rrallë.

    Për Berishën, në asnjë studio nuk u lakua emri i padrinos së 7 familjeve mafioze, Edi Ramës.

    Berisha ka përshëndetur edhe protestën e sotme tek bashkia e Tiranës.

    Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë së Tiranës.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestare dhe qëndrestarë.

    Misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë shqiptare.

    Të qytetarëve shqiptarë, të interesit kombëtar.

    Një përshëndetje të përzemërt në emër tuaj mikut që kemi sonte midis nesh, zëdhënësit më të ndritur të shpirtit të kombit shqiptar.

    Artistit, shkrimtarit, luftëtarit të pamposhtur të interesit kombëtar të shqiptarëve, Çun Lajçi.

    Mbart me vete frymëzimin për çdo shqiptar, krenarinë për çdo shqiptar që e njeh veten të tillë dhe që i beson Shqipërisë dhe kombit tonë.

    Sjell Rugovën, kështjellën e pamposhtur të kombit tonë, që i dha kombit burra të mëdhenj si Ibrahim Rugova.

    Por edhe shkrimtarë të mëdhenj si Azem Shkreli.

    Mbi të gjitha i dha kombit historinë e kështjellës së përjetshme të pamposhtur të tij.

    Duke shprehur edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për nderin e madh që na bëri me praninë dhe fjalën e tij, le të përshëndesim së bashku të gjithë ata që protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë së Tiranës nga fara më e keqe që ka njohur ajo bashki në tërë ekzistencën e saj, Erion Veliaj.

    Miqtë e mi, mbrëmë ishte një natë pa hënë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Mbrëmë në studiot televizive të vendit, pothuajse në të gjitha prej tyre, zëri i të vërtetës u fik atëherë kur duhej të ushtonte, kur duhej të buçiste më i fuqishëm se kurrë.

    Mbrëmë një velo e rëndë e censurës, e autocensurës, më e rëndë se veloja e krimit, pushtoi studiot televizive dhe mbarë hapësirën e komunikimit në Shqipëri.

    Të dashur miq, mbrëmë pothuajse të gjitha studiot kishin si kryetemë 51 mandatet e arrestit për 7 familjet supermafioze të përbërë nga vrasës serialë, përdhunues, pengmarrës, trafikantë, njerëz të moralit të më të zi njerëzor.

    Por në këto 51 mandate, nuk u arrestuan jo bosët, por edhe asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve.

    Sepse ishin larguar, ishin njoftuar të largoheshin para se të firmoseshin mandatet e arrestit.

    Miqtë e mi, mbrëmë thashë se ishte një natë pa hënë sepse në studiot televizive të vendit u fol për kriminelin Arben Ndoka, soj sorollopin e tij, për Durim Bamin, për Rrajat dhe stër-rrajat, për Eduart Ndrecën, për famëziun Mitri dhe të tjerë.

    Por mbrëmë nuk u shqiptua një herë të vetme, nuk u lakua një herë të vetme pothuajse në të gjitha studiot, me ndonjë përjashtim të rrallë, emri i padrinos së 7 familjeve, i padrinos së mafies shqiptare, i padrinos armik më i rrezikshëm i shqiptarëve në histori, Edi Ramës.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar gazetarë dhe gazetare, nata e mbrëmshme ishte dëshmi e kombinimit të dhunës së tmerrshme të krimit mbi shqiptarët dhe vellos së zezë të censurës mbi ta.
    Sepse për çdo qytetar të këtij vendi, që i thotë të vërtetës të vërtetë, Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administrata kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit.
    U bë deputet i Edi Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentash, Edi Rama o të nderuar gazetarë dhe gazetare, e emëroi kryemafiozin e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë.
    Po pse ju nuk lakoni dot emrin e Edi Ramës? Çfarë është kjo censurë e tmerrshme? Po Arben Ndoka pasi u zhvesh nga çdo funksion u lartësua në drejtues politik, komisar të Lezhës dhe u shndërrua në një nga kriminelët elektoralë më të rrezikshëm.
    Për kë mblodhi vota Arben Ndoka, miqtë e mi?
    Arben Ndoka mblodhi vota për krimin, për drogën, për Edi Ramën, për pushtetin antishqiptar të tij.
    Arben Ndoka mbrëmë në studiot televizive nuk ishte asgjë tjetër veçse hija e Edi Ramës.
    Por shqiptarët dhe ju më mirë se të gjithë të tjerët të nderuar njerëz të medieve, se ai ishte hjekësi i Bajrëve dhe Pëllumb Gjokoës në Torovicë.
    Por Altin Dumani mbante dosjen e tij në tavolinë. Mbronte hjekësin se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij.

    Miqtë e mi, mbrëmë në studiot televizive u lakua emri i Eduard Ndrecës, deputetit famëzi që zotëronte plantacionet më të mëdha të kanabisit dhe mbante edhe shtëpi bari, shtëpi kanabisi.
    Po kush e emëroi, kush e zgjodhi Eduard Ndrecën deputet? I cilës parti ishte o të nderuar gazetare dhe gazetarë?
    Po në qoftë se nuk guxojmë t’i themi armikut, armik, kriminelit, kriminel, Edi Ramës se ti i tillë je, si mund të shpëtojë Shqipëria prej tij?
    Miqtë e mi, unë kam respekt për gazetarët, kam respekt për analistët, por nuk mund të pranojmë kurrë që ata të flasin për përdhunues, vrasës serialë, trafikantë sikur i përkasin Ugandës dhe jo Shqipërisë.
    Sikur kanë të bëjnë me Mugolinin dhe jo me Edi Ramën.
    Por e gjithë Shqipëria e di, dhe më mirë se kushdo Kruja, se përfaqëson klani mafioz kriminal Rrahman Rraja.
    Mbrëmë Rrahman dhe Xhelal ishin personazhe të zeza në studiot televizive, por padronit të tyre Edi Rama nuk i lakohej ndonjëherë emri.
    Po kush e zgjodhi dy herë në lista Rrahman Rrajën, kryemafiozin e Shqipërisë së Mesme? A e zgjodhi Edi Rama o të nderuar qytetarë?
    Atëherë, si mund të censuroni ju një akt të tillë në studiot televizive?
    Po kush liroi sadistin e Rrahman Rrajës, që dogji me cigare trupin e viktimës? A nuk e liroi Taulant Balla, njeriu me 5 mbiemra?
    Po çfarë është ai krahasuar me Taulantin?
    Më thoni ju miq, a nuk është kjo një vello e zezë censure mbi mendjen, mbi informacionin në hapësirën shqiptare?
    A nuk shkoi Taulant Balla dhe e rrëmbeu nga komisariati kriminelin Rraja? A nuk provoi me këtë Taulant Balla se është thjesht një ushtar i këtij klani mafioz?
    Miqtë e mi, shqiptarët prisnin nga ju të dashur gazetarë që t’ua numëronit një për një në fytyrë kriminelëve në pushtet se ata të tjerët, atje krijuan perandorinë e tyre vetëm duke ndarë pasuritë me Edi Ramën.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare.
    Të nderuar gazetarë dhe gazetare.
    Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami.
    Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit.
    Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.
    Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës.
    A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?
    Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.
    Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet.
    Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë.

    ORA NEWS

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,832
    Postimet në Bllog
    18

    Për: SPAK pret fletarrestet e 50 individëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Shqipëri

    Kumbari dhe dosja e shtatë bandave

    Kumbari është romani i shumëshitur i shkrimtarit amerikan Mario Puzo, në të cilin ai ekspozoi jetën e bandave mafioze të Nju Jorkut. Kritikët letrarë kanë një vërejtje shumë të arsyeshme për teknikën e narracionit të Puzo-s, teknikë që e paraqet shkrimtarin në pozicionin e Zotit. Në botën reale, pesë dekada pas, një dosje e SPAK jep një mundësi që duket se e sfidon kritikën që iu bë Puzo-s: dosja e shtatë bandave paraqet krimin e rrëfyer nga ata vetë, përmes komunikimeve të kryera në aplikacionin Sky ECC.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  kumbari-mario-puzo.jpg

Shikime: 5

Madhësia:  38.2 KB

    Në vitin 1969, shkrimtari amerikan Mario Puzo bëri goditjen e jetës së tij me romanin Kumbari, një sagë mbi një familje mafioze imagjinare italo-amerikane në Nju Jork. Romani ishte aq i fuqishëm për nga përmbajtja dhe thellësia e njohurive mbi botën e krimit sa, ndërsa u pëlqye nga shumë, u pa me dyshime nga disa. Disa sugjeruan se Puzo ishte vetë një mafioz dhe se po rrëfente jetën e tij. Ose se libri, në vetvete, duke paraqitur në roman një botë krimi, përbënte edhe një lloj justifikimi moral për krimin dhe ishte në një farë mënyre, një fushatë pozitive marrëdhëniesh publike për grupet mafioze, një farëlloj normalizimi të jetës së dhunshme dhe të dhunës mafioze përmes mesazhit të nënkuptuar: jetojmë në xhungël, mbijeton më i forti!

    Puzo iu përgjigj kritikëve me një publikim, tre vjet më vonë, të quajtur The Godfather Papers and Other Confessions, (Letrat e Kumbarit dhe rrëfime të tjera) në të cilat shpjegoi punën studimore mbi krimin që ai kishte bërë para shkrimit të romanit.

    Një nga kritikat që iu bë romanit nga pikëpamja e teknikës letrare ishte ajo që disa e quajnë “shkrimtari tip zoti”. Shkrimtari tip zoti është ai që i rrëfen ngjarjet nga sipër, pra nga pozicioni i Zotit. Por Puzo e dërgon në ekstrem këtë teknikë, duke rrëfyer ngjarjet praktikisht nga dy herë. Narracioni zhvillohet në këtë mënyrë: njëri kapitull rrëfen, fjala vjen, ngjarje që fillojnë të hënën dhe mbarojnë të enjten. Ndërsa lë pikëpyetje pa përgjigje në të, Puzo i jep përgjigjet në kapitullin vijues duke rrëfyer të njëjtën ngjarje nga këndvështrimi i një personazhi tjetër, ku ngjarja kësaj here fillon të mërkurën për të përfunduar të premten. Është një teknikë letrare aspak bindëse. Shkrimtari nuk mund të jetë Zot dhe nuk mund të shohë se çfarë bëjnë personazhe të ndryshme apo kundërshtare në të njëjtën kohë. Vetëm se përmbajtja e romanit të Puzos dhe informacioni që ai jep në të është aq e fuqishme, nga kjo puna e shkrimtarit tip zoti harrohet shpejt nga lexuesi që zhytet në të.

    Në vitin 2024, në Shqipëri, prokurorët e SPAK dhe partnerët perëndimorë ofruan mundësinë që lexuesi i një dosjeje të tyre që po njihet si “dosja e shtatë bandave” të marrë, pothuajse, rolin e Zotit dhe aftësinë për të parë nga lartë ngjarjet e zhvilluara përgjatë një periudhe afro një vjeçare, nga këndvështrime shumë të ndryshme të mbi 50 pjesëmarrësve në këto ngjarje, të cilët lanë dëshmi të punëve të tyre përmes komunikimeve që bënë përmes një aplikacioni të cilin e besonin si të papërgjueshëm. Është të fakt një rast unik. Nuk ka shumë hetime në të cilat, fjalët e vetë të dyshuarve të jenë dokumentuar në mënyrë kaq solide nga çfarë ata vetë thanë apo shkruan.

    Natyrisht që ndryshe nga Puzo, i cili, nga pozicioni i shkrimtarit tip zoti përshkruante, jo vetëm ngjarjet, por edhe ndjenjat dhe mendimet e personazheve të tij, dosja e shtatë bandave bart vetëm komunikimet faktike të mbi 50 personazhe të botës së krimit. E megjithatë, lexuesi i dosjes, e cila vijon të jetë teknikisht sekret hetimor pavarësisht se është publikuar praktikisht e tëra nëpër portalet e lajmeve, ofron një këndvështrim prej Zoti, për aq sa është e mundur për njeriun, mbi bandat kriminale dhe luftën mes bandave.

    Pjesa e parë e dosjes përshkruan ngjarjet nga celulari sekret i Arben Ndokës, ish-deputetit socialist, drejtues i asaj që mund të quhet mirëfilli “familje krimi”. Mes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë është Arian Tuku, i përshkruar nga prokuroria si bashkëjetues apo i fejuar i vajzës së Ndokës, nipi i tij (djali i vëllait), i riu Samuel Ndoka, (në kohën e ngjarjeve, pra në vitin 2020, vetëm 22 vjeç), apo Vinçens Tuku, vëllai i Arianit.

    Përgjatë të gjithë vitit 2020, Ndoka paraqitet nga komunikimet e atij vetë si një njeri i fiksuar për hakmarrje. Ai ka një dëshirë të ethshme të vrasë Durim Bamin, për të cilin dyshon se i ka vrarë të vëllain, si dhe për të vrarë Aleks Ndrekën, për të cilin dyshon se ka ndihmuar vrasësit e të vëllait. Ai angazhon së paku katër grupe vrasësish dhe së paku pesëmbëdhjetë persona, duke ofruar shuma nga 100 mijë euro e më shumë për kokat e armiqve. Ndërsa ai angazhoi katër grupe vrasësish, të cilët e ndoqën Bamin në Fushë-Krujë, Tiranë, Kamëz, Dhërmi e Ksamil, vetë disa prej të supozuarve si vrasës dukej se kishin arsye të shëndosha për të dyshuar se mund të mbeteshin të papaguar ose të vrarë pas kryerjes së “punës”. Ndoka gjithashtu kishte rënë dakord me Ervis Martinajn që pagesa për vrasësit e Bamit duhej të bëhej prej këtij të fundit.

    Vrasësit e angazhuar nga Ndoka në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte dështuan në atentatet e kryera ndaj Durim Bamit në nëntor 2020 dhe Aleks Ndrekës në dhjetor 2020. Këto dështime, kuptueshëm sollën plane për kundërveprim. Në një botë si kjo, ndoshta shprehja e Nietzsche se çfarë nuk të vret, të bën më të fortë, është e vlefshme. Në janar 2021, Bami angazhon grupe vrasësish kundër Ndokës. Ashtu si Ndoka angazhon disa linja vrasësish kundër Bamit, edhe Bami organizon disa pista vrasësish kundër Ndokës. Një prej kartave të Bamit e ka emrin Endrit Dokle, një personazh i krimit në burg. Një tjetër e ka emrin Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

    Një ngjarje paralele zhvillohet nga mesi i qershorit të vitit 2020 dhe ka të bëjë me planet e Elson Reçit për të vrarë Preng Gjinin. Planet përfundojnë me një bombë të shpërthyer në mes të ditës në Tiranë, në urën e Tiranës së Re mbi Lanë, referuar edhe si ura e Nishërak-ut, në të cilën, Gjini u plagos rëndë ndërsa bomba e vendosur nën kofanon e anës së pasagjerit nga një personazh që mund të konsiderohet si vrasës profesionist, shkaktoi edhe lëndimin e dy qyetarëve kalimtarë të rastit.

    Një ngjarje e tretë paralele nis në korrik 2020, kohë kur Ervis Martinaj planifikon eliminimin e tre kundërshtarëve të tij, ku kryesori dukej se ishte Leonard Duka. Dhe po në korrik, Martinaj porosit dy vrasje të tjera.

    Të dhënat që fillojnë nga qershori 2020 sugjerojnë se në fakt Leonard Duka ka planet e tij kundër Martinajt. Ai jo vetëm që porosit vrasës, por i thotë bashkëpunëtorëve të ngushtë se duhet të përhapin fjalë, sikur ai është i gatshëm të japë, jo shifra te zakonshme për vrasje, 100 mijë apo 200 mijë euro, por 1 milionë euro. Thashethemet që ai duhet të përhapë janë në fakt një fushatë marketingu. Ai sugjeron se duke përhapur informacione të tilla, grupet e banditëve do të nuhasin se ai është më i fuqishëm se sa Martinaj e për rrjedhojë, do të afrohen me të.

    Ndërsa bëjnë plane të pafundme për vrasje, të gjitha palët janë të angazhuar në jetën e tyre. Ata merren me trafik droge apo organizojnë lojëra fati të paligjshme, bien në burg, dalin nga burgu, bëjnë seks dhe përdorin vajza për të futur në kurth njëri-tjetrin. Disa fshihen nga hasmi, disa të tjerë guxojnë të shkojnë në plazh dhe të shullohen në shezllong pavarësisht se janë në dijeni se janë nën shënjestrën e shumë vetave. Ka vrasës që përfundojnë të vrarë dhe kriminelë që, në një episod shfaqen duke ruajtur një shënjestër për ta vrarë ndërsa në tjetrin, janë duke ruajtur punëdhënësin e tyre të mëparshëm për llogari të ish-viktimës. Apo se si, një kryetar bande, për të hequr rrezikun nga vetja, sugjeron përhapjen e thashethemeve të rreme sikur atentatin e ka bërë një aleat i tij, jo ai vetë. Disa prej personazheve të dosjes janë në burg për krime të tjera, disa janë në arrati dhe disa janë nën dhe. Së paku njëri mendohet se është i zhdukur. Jetët e tyre, të treguara nga ata vetë, sugjerojnë se ata kanë po aq pak vlerësim për jetën e vet sa kanë edhe vlerësim për jetën e armiqve që planifikojnë të vrasin apo i vrasin, bashkë me viktimat rastësore të bombave dhe atentateve të goditjeve në publik.

    Me pak fjalë, është një botë që nuk ka nevojë për fantazinë e Mario Puzo-s sepse aktorët e kanë shprehur veten me shkrim. Kjo e vendos lexuesin aq afër pozicionit të Zotit mbi ngjarje të tilla sa mund të jetë e mundur për vdekatarët.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-03-2024, 17:12
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 14:31
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2021, 12:03
  4. EULEX me aktakuzë për dy ish-pjesëtarë të UÇK-së
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 16:45
  5. 50 bandat kriminale më famëkeqe në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-06-2007, 20:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •