Të përkthesh Biblën nga e para, gjuhëtarja: Shqipja përballë aramaishtes e greqishtes së vjetër, pa Biblën nuk kupton letërsinë

Emri:  Capture-206.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  36.7 KB

Bibla, teksti i shenjtë i të krishterëve po përkthehet në gjuhën shqipe nga origjinali. Por çfarë do të thotë kjo për lexuesit, besimtarët apo studiuesit? Cili është ndryshimi mes versioneve të deritanishme dhe këtij të riut?

Gjuhëtarja Teuta Toska, kryeredaktore e përkthimit shpjegon procesin ndërsa Dhiata e Re vjen në shqip nga greqishtja e vjetër, ndërsa Dhiata e Vjetër, nga aramaishtja, një dialekt i hebraishtes, gjuhës së Izraelit.

Në një intervistë për “News24”, Teuta Toska shpjegon nevojën për një përkthim që synon ta bëjë Biblën të kuptueshme për të gjithë, duke sjellë në versionin online, tekstin biblik në dy gjuhë, që vendosen paralel dhe shpjegohen duke i lënë mundësitë lexuesit të krahasojë versionin në gjuhë të huaj me atë shqip.

Ajo ndalet në disa çështje që kanë të bëjnë me përkthimin, versionet e mëhershme, rolin e Kristoforidhit, aftësinë e shqipes, ndryshimet nga përkthimet e mëhershme dhe pasurinë e leksikut që është marrë sa nga leksiku i katolikëve, po aq i ortodoksëve, për të sjellë një Bibël që edhe në print edhe në online.

Sa e respekton ky përkthim shenjtërinë e një teksti që për besimtarët është më shumë se vetëm një libër në disa gjuhë? Toska ka një përgjigje edhe për këtë, duke vënë në dukje dallimet mes ‘drurit’ e ‘kryqit’, Perëndisë e Hyjit, Shpirtit të Shenjtë dhe Frymës së Shenjtë.

Ndërsa vë në dukje rëndësinë botimit, ky përkthim në vetvete na hap udhë drejt të kuptuarit të gjithë letërsisë shqiptare a botërore që nuk mund të kuptohet pa njohur shëmbëlltyrat apo referencat biblike.



Balkanweb