Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726

    Paditesit vs. Pandehurin

    Tetor 27, 1969 Prosenjit Poddar vrau Tatiana Tarasoff. Paditesit (prinderit e Tatianes) pohojne se dy muaj perpara vrasjes se Tatianes, Poddar-i i eshte rrefyer psikologut te vet se cfare kishte nderment te kryente. Dr. Lawerence (psikologu i Poddar) ka lejuar pacientin e tij te lirohet nga policia duke u thene qe duket njeri shume racional e nuk ka arsye pse te mbahen nen paraburgosje. Ne te njejten kohe nuk ka marre mundimin te paralajmeroj Tatianen per kercenimin e Poddar dhe as prinderit e saj.

    Tani Prinderit po i akuzojne duke thene qe jo vetem qe eshte e moralshme qe ti paralajmeronin por gjithashtu neglizhenc kundrejt jetes se Tatianes. Te Pandehurit argumentojn se ne kete rast ata nuk kishin asnje detyre per mireqenien e Tatianes dhe keshtu mund te vepronin me pajkudesshmeri.

    Eshte nje argument me i komplikuar dhe vetem permbajtjen kam sjelle. Anen e kujt mbani dhe si e llogjikoni kete ceshtje?
    Be yourself and you will always be in fashion.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    E drejta natyrore

    E drejta natyrore rrjedh nga ideja e njė tė drejte, e cila nuk ėshtė rezultat i autoritetit njerėzor, vjen para tė drejtės pozitive tė vendosur nga njeriu, dhe legjitimon tė parėn. Ajo kėrkon nga ēdo instancė shtetėrore dhe nga ēdo individ detyrime tė pakushtėzuara. Le tė shikojmė nė vazhdim dy pėrkufizime tipike fjalori:

    Pėrkufizim fjalori "E drejta natyrore"

    E drejta natyrore (I) (lat. jus naturale) Nė filozofinė juridike, e drejta mbishtetėrore dhe mbipozitive, e cila nuk mbėshtetet nė ligjet e nxjerra dhe formuara nga njeriu, dhe qė nė rrethana tė caktuara mund tė jetė nė kundėrshtim me tė drejtėn shtetėrore (e drejta e vėrtetė, e drejta natyrore).
    (...) E drejta natyrore, si e drejtė e arsyeshme (...) haset qysh nė filozofinė antike, pastaj pėrsėri nė Epokėn e Re (Rilindje, Barok dhe Iluminizėm). E drejta natyrore, sot ėshtė bėrė fushė e veēantė akademike, duke synuar tė bėhet filozofi juridike, madje si bazė pėr sisteme tė mėdha juridike (Grocius, Pufendorf), pėr teorinė e marrėveshjes shtetėrore dhe shoqėrore, e nė kėtė mėnyrė edhe e shtetit kushtetues, pėr humanizimin e tė drejtės penale (...) si dhe pėr pozitivimin e tė drejtave tė njeriut dhe nė kėtė mėnyrė pėr shtetin liberal.
    (...) Keqpėrdorimi i sė drejtės pozitive shtetėrore nė shek. XX pas vitit 1945, ka ēuar nė ringjalljen e antropologjisė filozofike dhe "rikthimit tė sė drejtės natyrore".

    [nxjerrė nga: Bertelsmann Discovery Lexikon]

    E drejta natyrore (II) Tėrėsia e tė drejtave tė lindura dhe tė bazuara nė qenien dhe natyrėn e ēdo njeriu. Ēdo njeri ka tė drejta tė barabarta natyrore (p.sh. tė drejtėn pėr jetė dhe pacenueshmėri fizike apo pėr liri personale), pavarėsisht nga gjinia dhe mosha e tij, qėndrimi i tij nė shoqėri, koha, vendi dhe rendi shtetėror nė tė cilin jeton ai. Tė drejtat natyrore janė tė drejta para- dhe mbishtetėrore, dhe pėr kėtė arsye tė drejta tė patjetėrsueshme, tė "pėrhershme"; ato ndryshojnė nga ligjet dhe normat e tjera juridike, historikisht tė ndryshueshme, tė vendosura nga shteti (e drejta pozitive), dhe kėrkojnė njė cilėsi mė tė lartė juridike se kėto tė fundit.
    Rrėnjėt e idesė sė tė drejtave natyrore gjenden nė antikitetin grek; ajo gjendet psh. qysh nė filozofinė e disa sofistėve (shek. V dhe IV p.l.K.), nga Platoni (427-347 p.l.K.) dhe Aristoteli (384-322 p.l.K.), ėshtė zhvilluar veēanėrisht nga Stoa (qė nga shek. III p.l.K.) dhe pėrkrahėsit e tyre grekė dhe romakė, si dhe nga Ciceroni (106-43 p.l.K.), Seneca (viti 4. p.l.K. deri nė vitin 65. p.K.) dhe nga Epikteti (50-138 p.K.).

    Nė filozofinė e krishterė dhe teologjinė mesjetare, veēanėrisht nė atė tė Shėn Thoma Akuinit (1225-74) dhe skolastikėve tė tjerė, tė drejtat natyrore konsideroheshin si rrjedhojė e tė drejtės sė Zotit qė ndikon te njeriu.
    Domethėnien politike, tė drejtat natyrore e fituan nė kohėn e iluminizmit (shek. XVII/XVIII). Teoria mbi tė drejtat natyrore, e zhvilluar nga J. Altusius(1557-1638) dhe H. Grocius (1583-1645), dhe e plotėsuar si teori e tė drejtave natyrore, tė cilat bazohen nė natyrėn e arsyeshme tė njeriut (tė drjtat e arsyes) nga S. Pufendorf (1632-94), K. Tomasius (1655-1728), K. Volf (1679-1754), Zh.Zh.Ruso (1712-78), I. Kant (1724-1804) etj., shėrbente pėr argumentimin filozofik tė Revolucionit Francez (1789) dhe revolucioneve tė tjera "borgjeze" tė shek. XVIII dhe XVIII. Ajo u bė mjet mbrojtjeje i borgjezisė nė luftėn e saj kundėr sistemit shoqėror feudal (Feudalizmit) dhe shtetit absolutist (Absolutizmit), si dhe mbrojtėse e shtetit juridik. Tė drejtat natyrore fitojnė formėn e tyre konkrete nė tė drejtat themelore njerėzore dhe civile, nė tė cilat bazohet shteti juridik i kohės sė re.

    [nxjerrė nga: Beck, Reinhard: Sachwėrterbuch der Politik, Kröner Verlag, Stuttgart 1986, S. 637]



    Bėhet e qartė se tė drejtat e njeriut rrjedhin nga kjo traditė. Teoria racionaliste dhe iluministe e tė drejtave natyrore, kulmin e saj e pėrjetoi nė shek. XVII dhe XVIII. Nė shek. XIX dominonte lėvizja e kundėrt e teorisė sė tė drejtave natyrore, pozitivizmi juridik, i cili thotė, se vlen vetėm e drejta pozitive (ligjore), pavarėsisht nga domethėnia e saj. Pėr tė dyja drejtimet flasin argumente tė mjaftueshme. Megjithatė, ato fshehin edhe rreziqe nė vetvete. Pėrafėrsisht, ato mund tė paraqiten si mė poshtė:

    Teoria e sė drejtės natyrore

    Pozitivizmi juridik

    Ekziston njė e drejtė e mbirenditur dhe gjitmonė e vlefshme natyrore, e cila qėndron mbi normat e legjitimuara.
    E drejta rrjedh nga normat e legjitimuara, pa marrė parasysh pėrmbatjen e tyre.

    Teoria klasike e tė drejtave natyrore absolutizon pėrmbajtjen juridike.

    Pozitivizmi klasik juridik absolutizon formėn juridike.

    "Ekzistojnė pra parime juridike, tė cilat janė mė tė forta se ēdo vendim juridik, kėshtu qė ligjet qė i kundėrshtojnė ato, janė tė pavlefshme. Kėto parime, ndryshe quhen e drejta natyrore apo e drejta e arsyes. Natyrisht se edhe kėto parime, nganjėherė pėrmbajnė nė vetvete dyshime. Megjithatė, nėpėrmjet angazhimeve disashekullore, ėshtė arritur tė pėrpunohet me njė pajtueshmėri tė gjerė njė pjesė pėrbėrėse e qėndrueshme, dhe tė pėrmblidhet nė tė ashtuquajturėn: Deklarata pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtat Civile."

    [Gustav Radbruch, Rechtsphilosophie, 1950]

    Mbi pėrmbajtjet e sė drejtės qėndron politika.

    "Edhe e drejta mė e ulėt ligjore duhet tė njihet si e detyrueshme, me kusht qė ajo formalisht tė jetė krijuar nė mėnyrė korrekte."

    [Karl Bergbohm, Jurisprudenz und Rechtsphilosophie, 1892]

    "Ėshtė e paanulueshme e vėrteta, sipas sė cilės, ēdo pushtet juridik mund tė vendosė ēdo pėrmbajtje juridike tė dėshirueshme".

    [Felix Somló, Juristische Grundlehre, 1927]

    Gjykatėsi ka tė drejtė t'i japė pėrparėsi gjykimit tė tij tė arsyeshėm para ligjit tė shkruar.

    Gjykatėsi ėshtė i lidhur ngushtė me ligjet e vendosura nga shteti.

    Rrezik: Pasiguria juridike, veprimet arbitrare

    Rrezik: Zbatimi tekstual i ligjeve tė "padrejta" tė njė diktatori.




    Pozitivizmi juridik i shek. XIX e konsideronte si hipotetik rastin ekstrem, tė quajtur e drejta "perverse". Por, pikėrisht ky rast u shfaq nė diktaturat totalitare dhe fashiste tė shek. XX. Kjo solli edhe rikthimin e sė drejtės natyrore pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kuadrin e Kombeve tė Bashkuara u bė pėrpjekja pėr pozitivimin e sė drejtės natyrore nė formėn e tė drejtave tė njeriut. Kjo do tė thotė se u ruajt ideja e ekzistencės sė njė tė drejte tė mbirenditur, e cila duhet tė vlejė pėr tė gjithė njerėzit.

    Bėhet fjalė pėr kompromisin mes pozicioneve ekstreme tė paraqitura mė lart: Natyrisht qė nė radhė tė parė vlejnė ligjet e shkruara. Por zbatimi me ēdo kusht i ligjeve duhej gjithashtu tė pengohej. Ėshtė detyrė e secilit mosrespektimi i ligjeve, tė cilat janė nė kundėrshtim me drejtėsinė. Ēfarė duhet nėnkuptuar me fjalėn "drejtėsi", kjo vjen para sė gjithash nga dokumentet e njohura ndėrkombėtare, e sidomos nga "Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut".

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Burimet e sė Drejtės

    Njė nga elementėt kryesorė tė shtetit qėndron nė mundėsinė e pėrgatitjes sė rregullave te
    detyrueshme tė krijuara pėr tė mbajtur dhe disiplinuar vetė shtetin, marrėdhėniet e tij me
    shtetet e tjera, marrėdhėniet e shtetit me qytetarėt si dhe marrėdhėniet e qytetarėve midis
    tyre. Kėto rregulla tė detyrueshme pėr tė gjithė, dhe pėr vetė ata qė i nxjerrin, pėrbėjnė
    burimet e sė drejtės sė njė shteti. E drejta nė kuptimin e vet tė gjerė ėshtė njė
    grumbull rregullash sjelljeje tė pėrshkruara nga autoriteti kontrollues dhe kanė
    fuqi ligjore tė detyrueshme. E drejta e njė vendi mund tė krijohet nė mėnyra tė
    ndryshme. Mėnyrat e ndryshme tė krijimit ēojnė nė identifikimin e burimeve tė ndryshme
    tė sė drejtės. Kėshtu: “Ėshtė burim i sė drejtės ēdo element, fakt ose akt
    pavarėsisht nga forma, qė parashikon njė rregull tė detyrueshėm pėr anėtarėt e
    njė shoqėrie tė caktuar.” Rregullat e detyrueshme ndahen nė rregulla apo burime
    formale (burime-akte) dhe rregulla apo burime joformale (burime-fakte). Kėshtu kemi
    rregulla tė shkruara siē janė kushtetutat, ligjet, dekretet, vendimet e gjykatave, por edhe
    rregulla zakonore tė pashkruara, tė bazuara mbi nevojėn e tė prejardhura nga tekstet
    fetare.

    Pjesa mė e madhe e sistemeve juridike kanė zgjedhur sistemin formal tė disiplinės sė
    burimeve tė sė drejtės: ata parashikojnė shprehimisht cilat janė mėnyrat e krijimit tė sė
    drejtės. Shumė i rėndėsishėm ėshtė edhe raporti ndėrmjet burimeve. Nė ēdo sistem
    ndeshemi me disa burime tė sė drejtės. Ekzistenca e disa burimeve ēon nė pėrdorimin e
    njė sistemi vlerėsimi midis tyre. Pėrdoret parimi hierarkik sipas tė cilit burimi mė i lartė
    mbizotėron ndaj burimit mė tė ulėt. Shembulli mė i qartė mund tė jepet nė fushėn e
    burimeve tė shkruara: kushtetuta kushtėzon burimet e tjera tė sė drejtės, si p.sh. ligjet e
    parlamentit, tė cilat duhet t’i pėrshtaten kushtetutės sigurisht pa e ndryshuar atė. Nė
    praktikė, mund tė themi se nė tė gjitha sistemet mund tė dallojmė tė paktėn tre shkallė
    burimesh: aktet kushtetuese; aktet ligjore (tė nxjera nga parlamenti) dhe aktet nėnligjore
    me karakter zbatues (tė nxjerra nga qeveria). Megjithatė kjo ndarje nuk ėshtė e vetmja.
    Burimet mund tė qėndrojnė edhe nė raport barazie: kėshtu p.sh. nė kuadrin e sė drejtės
    ndėrkombėtare dy ose mė shumė kushtetuta qė i pėrkasin dy ose mė shumė shteteve tė
    ndryshme janė nė pozita tė barabarta; nė kuadrin e sė drejtės kombėtare dy ose mė
    shumė urdhėresa lokale kanė pozita tė barabarta.

    Nė ditėt e sotme ligji ėshtė nė dukje burim kryesor, pothuajse ekskluziv i sė dretjės. Nė
    tė gjitha vendet e sė drejtės sė shkruar juristėt kėrkojnė mbi tė gjitha tė identifikojnė
    rregullat dhe zgjidhjet e ēėshtjeve duke u ndihmuar nė radhė tė parė nga tekstet
    legjislative ose rregulloret tė nxjerra nga parlamenti ose nga autoritet qeveritare apo
    administrtive. Detyra e juristėve ėshtė kryesisht ajo e identifikimit, me anė tė procedurave
    tė ndryshme, tė zgjidhjes qė nė ēdo rast konkret korrespondon me vullnetin e legjislatorit.
    Kėshtu burimet e ndryshme nga ligji duket se zėnė njė vend dytėsor, dhe tė njė rėndėsie
    shumė mė tė vogėl, nė krahasim me pozitėn e shkėlqyer qė ka ligji.


    Nė fakt kjo analizė, megjithėse ėshtė shumė e pėrhapur, ėshtė tejet larg realitetit. Ajo nuk
    ėshtė pranuar asnjėherė tėrėsisht nga praktika dhe edhe nė nivel teorik po pranohet
    gjithnjė e mė tepėr se sovraniteti absolut i ligjit ėshtė njė koncept jo real: pranė ligjit ka
    vend edhe pėr burime tė tjera tė sė drejtės. Tė ngatėrrosh tė drejtėn me ligjin do tė thotė
    tė identifikosh nė ligj burimin eskluziv tė sė drejtės: njė gjė e tillė ėshtė nė kundėrshtim me
    gjithė traditėn e sė drejtės. E drejta nuk mund tė kėrkohet vetėm nė tekstet e sė drejtės
    sė shkruar; nė kėtė mėnyrė do tė ndryshonim pėrkufizimin e vetė sė drejtės, duke mos
    parė mė nė tė shrehjen e drejtėsisė, por dėshirėn e drejtuesve dhe udhėheqėsve tė shtetit.
    Ėshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė, anėtarėt e gjykatave dhe juristėt nuk ndihen mirė nqs
    nuk pėrmendin, gjatė zgjidhjes sė njė ēėshtjeje juridike, njė ose disa tekste ligjesh. Nė
    qoftė se dėshiron t’i drejtohesh gjykatės duhet tė vėrtetosh se ėshtė shkelur njė ligj. Ky
    qėndrim tė krijon pėrshtypjen se nė vendin tonė e drejta dhe ligji janė njė gjė e vetme dhe
    identike. Legjisatori mund, dhe duhet, tė kontribuojė pėr tė pėrcaktuar se cila ėshtė e
    drejta, por nga ana tjetėr e drejta ėshtė njė gjė e ndryshme nga ligji. Ligji ėshtė bėrė
    elementi parėsor pėr njohjen e sė drejtės, por kjo nuk presupozon pėrjashtimin e
    elementėve tė tjerė.


    Doktrina dhe Jurisprudenca: E drejta doktrinale ose doktrina ėshtė formuar mbi
    bazėn e analizės dhe zhvillimeve racionale tė zhvilluara nga studiuesit e sė drejtės.
    Studiuesit e sė drejtės japin mendimet e tyre mbi interpretimin e teksteve tė shkruara tė
    ligjeve dhe akteve qė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė. Ky interpretim pėrfshin pėrsiatje
    dhe pikpamje tė vetė studiuesve e shumė shpesh kanė vizion ndėrkombėtar. Ky lloj
    burimi ka qenė burim bazė i sė drejtės nė Evropė prej shekullit XIII deri nė shekullin XIX
    pėr arsye se gjatė kėsaj periudhe e drejta pėrpunohej kryesisht nė universitete. Vetėm
    nė kohėt moderne supermacia e ligjit ka zėvendėsuar atė tė doktrinės si rezultat i fitores
    sė ideve demokratike dhe kodifikimit tė sė drejtės.

    Jurisprudenca ose e drejta qė rrjedh nga aktiviteti i gjyqtarėve nėpėrmjet precedentėve ka
    marrė njė zhvillim tė rėndėsishėm kryesisht nė sistemin anglo-amerikan. Nė kėto vende
    precendentėt gjyqėsor, ose parimi i sė drejtės i zbatuar nė njė rast konkret janė njė burim
    shumė i rėndėsishėm i sė drejtės dhe kanė karakter tė detyrueshėm nėse janė tė
    vendosura prej gjykatės mė tė lartė tė atij juridiksioni. Le ta shpjegojmė mė nė hollėsi.
    Njė gjyqtar i shkallės sė parė nė sistemin anglo-amerikan pėr tė zgjidhur njė ēėshtje ėshtė
    i detyruar tė zbatojė atė parim tė sė drejtės qė ka zbatuar njė gjyqtar nė shkallėn mė tė
    lartė tė juridiksionit tė tij nė njė ēėshtje tė njėjtė ose shumė tė ngjashme me atė qė ai po
    shqyrton. Ndryshimi nė vendet e sė drejtės civile qėndron nė faktin se nė kėto tė fundit
    precedentėt gjyqėsorė nuk janė tė detyrueshėm pėr njė gjyqtar tė cilit do t’i duhet tė
    marrė njė vendim pėr njė rast tė njėjtė ose tė ngjashėm. Pėrjashtim nė kėto raste bėjnė
    vendimet e gjykatės kushtetuese. Ato janė tė detyrueshme pėr tė gjithė dhe
    pėrfundimtare. Megjithatė, edhe nė vendet e sė drejtės civile mudn tė themi se vendimet
    gjyqėsore tė shkallėve mė tė larta janė nė njė farė mėnyre tė detyrueshme pėr faktin se
    nqs ēėshtja dėrgohet pėr gjykim nė shkallėt mė tė larta, vendimi i marrė nga gjyqtari i njė
    shkalle mė tė ulėt mund tė rishikohet nė dritėn e interpretimeve qė gjyqtarėt e shkallės mė
    tė lartė i kanė bėrė ligjit pėr t’u zbatuar nė njė rast tė ngjashėm. Pėr kėtė arsye, mė tė
    gjitha vendet e tė drejtės civile, pėrveē Shqipėrisė, vendimet e gjykatave mė tė larta nė
    hierarkinė gjyqėsore, si dhe vendimet e rasteve tė reja tė dala nga praktika botohen dhe
    studiohen prej studentėve tė drejtėsisė.

    Konkluzion: Sot nė tė gjithė botėn ligji po fiton statusin e burimit mė tė rėndėsishėm tė sė
    drejtės. Mė shumė se sa ndryshimet, nė sistemet kombėtare mund tė shohim
    ngjashmėritė. Kjo sepse sensi i drejtėsisė pėr qėniet njerzore ėshtė mė i ngjashėm se sa i
    ndryshėm. Ligji formom skeletin e sistemit juridik, po ky skelet duhet tė marrė jetė nga
    faktorė tė tjerė. Ligji nuk duhet tė konsiderohet vetėm nė tekstin e tij. Shumė shpesh
    kėto interpretime janė tė zgjeruara, nė tė cilat del nė pah fuqia krijuese e gjyqtarėve dhe e
    studiuesve tė sė drejtės. Pėrfundimisht mund tė themi se e drejta e njė vendi gjendet
    nė aktet e tij kushtetuese, ligjore dhe nėnligjore, tė interpretuara nga gjykata e
    tij, dhe nė mungesė tė njė ligji tė shkruar nė vendimet e marra nga gjykatat, nė
    doktrinat e pėrpunuara nga studiuesit e sė drejtės, ose nė zakonet e pashkruara.

    Punuar nga Erinda F. Ballanca

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Arun nje sy te shpejte i hodha te shikoja nqf kishe argumentuar sipas arsyeve te tua duke perdorur llogjiken TUAJ. Kam nje liber te gjithe mbi kete ceshtje dhe nuk me intereson fare citimi jashte internetit. Kisha deshire me paragrafe jo me shume se nje faqe te shikoja si do e llogjikonit kete teme. Nejse...

    Personalisht, pak rendesi ka cfare argumenti jep i pandehuri, Ishte nje obligim humane per psikologun te mbronte jeten e Tatianes. E kuptoj qe thyerja e mirebesimit nuk duhet te ndodh midis psikologut dhe pacientit vecse ne rast se jeta e dikujt tjeter eshte ne rrezik. Nje mundim i vogel nga doktori te paralajmeronte Tatianen dhe jeta e saj do ishte shpetuar.

    ps: Me vone...me teper mbi kete teme nqf nje argument zhvillohet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reina : 26-01-2005 mė 13:07
    Be yourself and you will always be in fashion.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    S'ka privilegj mes pacientit dhe doktorit qe ca flasin te mbetet mes tyre?
    E dyta, sikur pacienti te shprehe frustracionet e tija e ti thoje doktorit qe do deshironte te hidhte gjithe qytetin ne ere, ka detyrim doktori te njoftoje policine per kete?

    Ku ndryshon rasti i pare me te dytin? (si argument ligjor)
    Pastaj ajo esht ceshtje e thjeshte...nqs doktori sipas ligjit (ose kontrates se profesionit) esht i detyruar te njoftoje autoritetet kur ai mendon qe pacienti mund te paraqesi rrezik real jete per filan fistekun, dhe nuk e ben kete, atehere esht fajtor per neglizhence.
    Por si mund ta gjykoje doktori qe rreziku qe paraqitet esht "real" dhe jo shprehje frustracioni fiksionale. Sikur te vrasin njerezit aq rob sa thon qe do vrasin do ishte ul popullsia e botes ndjeshem. Kshuqe ka shum te cara ktu ku mund te futet avokati i doktorit...

    Sa per "obligimet morale" kjo familja e viktimes ti coje nje leter Vatikanit e te ankohen qe ligjet e njeriut kane devijuar nga ligjet e zotit....pastaj te presin nja nje jave e te shofin kujt do i plasi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ryder : 26-01-2005 mė 13:27

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Citim Postuar mė parė nga Reina
    Arun nje sy te shpejte i hodha te shikoja nqf kishe argumentuar sipas arsyeve te tua duke perdorur llogjiken TUAJ. Kam nje liber te gjithe mbi kete ceshtje dhe nuk me intereson fare citimi jashte internetit. Kisha deshire me paragrafe jo me shume se nje faqe te shikoja si do e llogjikonit kete teme. Nejse...

    Personalisht, pak rendesi ka cfare argumenti jep i pandehuri, Ishte nje obligim humane per psikologun te mbronte jeten e Tatianes. E kuptoj qe thyerja e mirebesimit nuk duhet te ndodh midis psikologut dhe pacientit vecse ne rast se jeta e dikujt tjeter eshte ne rrezik. Nje mundim i vogel nga doktori te paralajmeronte Tatianen dhe jeta e saj do ishte shpetuar.

    ps: Me vone...me teper mbi kete teme nqf nje argument zhvillohet

    PO TI GJETE KETE ARGUMENT NGA SHEKULLI I KALUAR , NGJARJA KA NDODHUR NE 1969

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Ke nej citim per faktin qe ka ndodh ne vitin 1969 e? (ej me qesh e kam mer, mos me hudh nej bresheri citimesh megjithmen) lol

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Look Arun ti o futesh ne teme me thelle sec duhet o del fare.

    Per Ryder:
    Sigurisht qe doktori ka per detyre te njoftoj policine nqf pacienti thot do hedh gjithe qytetin ne ere, mund te jet nje frustracion ose mund te jet nje "cry for help" qe me vertete mund ta bej. Te evitosh vrasjet e gjithe atyre njerezve duhet te marresh parasysh cdo kercenim, dhe ato fallcot apo te thena nga inati e siper. Sa per aspekte ligjore, ligji nuk te lejon as fjalen bomb te thuash me shaka ne vende publike.

    ps: Privilegjet nuk duhet patur parasysh kur jeta e dikujt tjeter eshte ne RREZIK.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reina : 26-01-2005 mė 13:37
    Be yourself and you will always be in fashion.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Citim Postuar mė parė nga Ryder
    Ke nej citim per faktin qe ka ndodh ne vitin 1969 e? (ej me qesh e kam mer, mos me hudh nej bresheri citimesh megjithmen) lol

    nuk e ke idene sa shume kam qesh me kete batuten tate , dhe nuk po ta prish

    lexo me poshte

    pyetja ime me e madhe ......... qe nuk i kam gjetur dot pergjigje , me gjithe punen time kerkimore tridhjete vjecare mbi natyren femerore eshte: "cfare do ne te vertete nje grua"

    froid

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    O piktor ma zberthe icik me ca peneli arrite te konkluzioni qe ajo qe the me siper ishte pergjigja e duhur ndaj asaj qe thash un. Kshu thjesht e thjesht me fjalet e tua...

    Reina degjo nji album rap edhe me thuj pak a esht e detyruar kompania e incizimit te denoncoje artistet?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Look Arun ti o futesh ne teme me thelle sec duhet o del fare.
    reina

    po ti shikosh kronikat e lajmeve pothuajse cdo dite degjojme histori te tilla te mbushura me tema te tilla

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    O piktor ma zberthe icik me ca peneli arrite te konkluzioni qe ajo qe the me siper ishte pergjigja e duhur ndaj asaj qe thash un. Kshu thjesht e thjesht me fjalet e tua...

    mendimi im eshte

    se nuk eshte faji i askujt tjeter pervecse sistemit , ata personat mund te kene ndonje perqindje te vogel te fajit por per mua fajin kryesor e ka sistemi dhe vetem sistemi

    lajme te tilla degjojme pothuajse cdo dite ne kroniken e zeze dhe kjo do vazhdoje edhe ne te ardhmen persa kohe qe nuk ndryshon sistemi


    ky eshte thjesht mendimi im me dy fjale

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    1. Psikiatret kane kod heshtjeje, ku nuk u lejohet te diskutojne ato qe thuhen gjate seancave me te semurin/pacientin, pervec rasteve kur behet krim.
    2. Me sa duket psikiatri, duke pare se kishte mundesi per tu kryer ky krim, e paska cuar rastin ne polici, e cila me pas e ka liruar.
    3. Psikiatri ne baze te kodit, nuk duhet te paralajmeroje asnje tjeter, pervecese policine.
    4. Psikiatria nuk eshte shkence eksakte, dhe asnje nuk mund te parashikoje ngjarjet ne baze te seancave psikiatrike. perfshi ketu psikiatrin ne fjale.

    Pra psikiatri nuk ka asgje per tu shqetesuar, sepse a) ka vepruar ne baze te kodit profesional dhe b) nuk ka shtyre apo ngacmuar veprimet kriminale te fajtorit, c) gabimi profesinal ne vendimet etij nuk eshte krim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 26-01-2005 mė 13:54
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Ryder a ka nje WARNING ne cdo CD qe shperndahet?

    NQF vete psikologu vendosi dhe arriti ne konkluzionin (profesional) qe ky njeri nuk eshte i rrezikshem kush jan policet te thone ndryshe?
    Be yourself and you will always be in fashion.

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga arun
    mendimi im eshte

    se nuk eshte faji i askujt tjeter pervecse sistemit , ata personat mund te kene ndonje perqindje te vogel te fajit por per mua fajin kryesor e ka sistemi dhe vetem sistemi

    lajme te tilla degjojme pothuajse cdo dite ne kroniken e zeze dhe kjo do vazhdoje edhe ne te ardhmen persa kohe qe nuk ndryshon sistemi


    ky eshte thjesht mendimi im me dy fjale
    Dmth je edhe ti i mendimit qe sistemi gjygjesor dhe drejtesia jane menyre e deshtuar per te gjykuar te pa-evitueshmen, koncept qe esht paradoksal qe ne terminologji e?

    Sa per Frojdin tani e kuptoj qe doje te me pergjigjeshe qe citimet te dalin si tip veprimi kompulsiv nga bodrumet e subkoshiences nga te cilat kundermon era dyqan kasapi.
    Dhe ta ilustrosh me citim te Frojdit pergjigjen? Gjeniale per Zotin...gjeniale...edhe un qe se kapa ne fillim...

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Doktoret dhe c'do njeri qe jan "witnesses", jane te obliguar te njoftojn viktimen, apo policine...s'mund te shkojn me mendjen e tyre qe personi vec po tallet, ose eshte ne gjendje te mos krye ate akt...kur behet fjale per jeten e dikush, e kan si detyre te njoftojn dike.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Reina e ke pa Minority Report? Esht shum film kot. Po bie fjala.
    E ke parasysh at "innocent until proven guilty"?
    Beson qe nje njeri i shendoshe (menderisht) mund te kryeje nje vrasje duke e pas paramendu perpara, kshuqe psikologu s'ka arsye pse ta quaje "te rrezikshem" (menderisht)?

    Kshuqe kur del nga fusha profesionale atehere ti psikologut i kerkon te veproje si civil dhe jo si psikolog.
    Nqs kshu atehere do i vihej nje obligim te gjitheve (perfshi mu e ty) te informonim policine sa here te degjomin dicka si "ky aruni m'duket i rrezikshem do e vras nej dite" (sa per hir te argumentit mi, ule telefonin) lol

    ps: "Warning" qendron e shprehur keshtu "Warning - Parental advisory: explicit lyrics"
    Per te qene analogjia jote e sakte duhet te thonte "Warning - this ugly nigga might kill you wherever he sees you...so stay away cuz we can't do nothing until he kills you - sincerely, the Police"

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    "ky aruni m'duket i rrezikshem do e vras nej dite"
    Psikoterapia

    Psikoterapia ėshtė terapi nė formė tė bisedės qė ndihmon tė gjeni mėnyra se si t’i pėrballoni problemet qė ju i pėrjetoni. Qėllimi ėshtė qė tė ju jap mundėsi qė tė punoni kah njė jetė mė tė kėnaqshme dhe mė tė pasuruar. Procesi psikoteraupetik shkon mė thellė se konsultimi: ju ndoshta do tė inkurajoheni qė tė shikoni mė dendėsisht nė tė kaluarėn, posaqėrisht nė fėmijėrinė tuaj dhe marrėdhėniet me personat mė tė rėndsishėm nė jeten tuaj. Disa nga psikoterapitė afatshkurte janė nė dizpozicion nga shėrbimet shtetėrore pėr shėndet, por shumica e psikoterapistėve punojnė nė qendra private.

    Terapia me Njohjet e Sjelljes

    Kjo (Cognitive behaviour thepapy) ėshtė terapi nė formė tė bisedės qė ju ndihmon tė idetifikoni problemet dhe t’i kaloni vėshtėrsitė emocionale. Terapisti ju ndihmon qė tė i identifikoni lidhjet nė mes mendimeve tuaja, se ēfarė pajosa ato kanė nė ju dhe si ju sjelleni. Kjo terapi ju ndihmon tė zhvilloni shkathtėsi praktike, ju bėnė tė mundur tė shqyrtoni ēka shtrihet nė rrėnjė tė ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo terapi zakonisht praktikohet nga psikologėt, normalisht referim nga mjeku i pėrgjithshėm ėshtė e nevojshme

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga arun
    Psikoterapia

    Qėllimi ėshtė qė tė ju jap mundėsi qė tė punoni kah njė jetė mė tė kėnaqshme dhe mė tė pasuruar.

    Amin...sikur ke heq ket pamphlet nga nej zyre psikanalisti kosovar qe sapo ka fillu biznesin ne Llugano e s'po i ecen. Bej be qe e ke heq at pjesen ne fund qe thot "Na rekomando tek nje shok dhe perfiton nje dreke falas...(majonezja s'perfshihet)"

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,935
    Citim Postuar mė parė nga Ryder
    Amin...sikur ke heq ket pamphlet nga nej zyre psikanalisti kosovar qe sapo ka fillu biznesin ne Llugano e s'po i ecen. Bej be qe e ke heq at pjesen ne fund qe thot "Na rekomando tek nje shok dhe perfiton nje dreke falas...(majonezja s'perfshihet)"

    nuk eshte kosovare eshte britanike , eshte nje shoqate per shendetin mendor qe e ka seline ne britani

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Debat nė kuvend pėr mediat, opozita denoncon qeverinė Nano
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  2. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •