Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211

    Princi Charls dhe Kamila Parker martohen pas 34 vjetėsh dashuri

    Mbretėresha Elisabeta II jep bekimin pėr martesėn e 8 prillit princit tė Britanisė sė Madhe. Ishte njė formalitet i pritshėm, qė fshihte brenda vetes vetėm njė pyetje. Se kur do tė ndodhte…



    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga korrespondenti ynė nė Londėr Muhamed Veliu


    Princi i Uellsit Charls, ėshtė duke pėrgatitur martesėn me Camilla Parker Boėles. Kjo fjali e thjeshtė, raportuar me shpejtėsi dje nė orėn nėntė tė mėngjesit nga gazetari i ITN, ish-korrespondent mbretėror Tom Bradby, nuk gjeti askėnd tė papritur, madje nuk ngjalli aspak ēudi. Dashuria mes tyre e filluar 34 vjet mė parė, kur ata ishin 23-vjeēarė, kishte mbėrritur nė pikėn kulmore tė saj, martesėn.Ishte njė formalitet i pritshėm, qė fshihte brenda vetes vetėm njė pyetje. Se kur do tė ndodhte…
    Me tė drejtė njė londinez gjatė njė vizite tė Princit Charls nė njė kompani prodhimesh argjendarie nė qendėr tė Londrės ku e prisnin me dhjetėra reporterė do ta pyeste: "Pse e latė kaq gjatė?". Ai ka pranuar tė mos flasė dhe vetėm tė buzėqeshė. Princi karizmatik, qė nuk gėzon shumė pėrkrahje, i martuar njė herė me Princeshėn Diana, tė vdekur nė njė karambol nė Francė, dhe Camilla Parker Boėles, gjithashtu martuar njė herė, mė pas e divorcuar, pas tre dekadash nė njė ceremoni private mbretėrore, qė do tė zhvillohet nė 8 prill, vendosėn tė martohen. Ata do tė betohen t'i qėndrojnė njėri-tjetrit besnikė, duke thėnė "I do". Do tė jetė kishėza e Shėn Xheorxhit nė kėshtjellėn Winsor ku do kryhet ceremonia martesore. Nė milionat e anglezėve tė ndarė thellė nė ruajalistė dhe kundėr monarkisė, lajmi ka qenė kryetema e ditės. Sipas njė sondazhi tė "Sky Neės" 62 pėr qind e votuesve ishin kundėr martesės kundrejt 38 pro. Pavarėsisht nga kjo, mė tė gėzuarit pas marrjes sė lajmit kanė qenė pjesėtarėt e familjes mbretėrore angleze. Vetė Mbretėresha Elisabeta II ka dhėnė bekimin pėr martesėn, duke u shprehur: "Jam shumė e gėzuar". Sipas rregullave mbretėrore, ėshtė ajo qė jep OK-in pėr martesat apo divorcet nė familje. Ndoshta mė tė gėzuar se gjyshja e tyre, kjo tejet formale, kanė qenė djemtė e vetė Charlsit, princat Ėilliam dhe Harry. Ata janė dėshmitarė tė dashurisė sė babait tė tyre me Camillėn, por janė me zemėr tė thyer pas njohjes sė tė vėrtetės se ai tradhtonte sistematikisht nėnėn tashmė tė vdekur Diana. Tė dy princat nuk mund qė ta harrojnė kollaj kėtė kapitull tė hidhėt nė familjen e tyre. Me diplomaci princat janė shprehur se janė tė gėzuar qė babai i tyre po martohet dhe do tė gjejė lumturinė e dėshiruar. Gazeta Shqiptare me anė tė kėtij shkrimi special nga Londra sjell kėtė Love Story ndėrtuar nga njė princ i dashuruar marrėzisht nga njė grua me emrin Camilla. Si lindi dashuria midis Princit tė Uellsit dhe Camilla Parker Boėles, e kthyer nė njė Love Story tė vėrtetė, ku u takuan pėr herė tė parė nė vitin 1970, kush i propozoi i pari, pse Charls dashuronte Camillėn mė shumė se Dianėn, tė cilėn pranoi se e tradhtoi gjatė martesės, konfrontimi i Dianės me tė dashurėn e tė shoqit. Gjithēka e panjohur mė parė pėr lidhjen Charls&Camila e cilėsuar kontraversale, qė ēuditėrisht zgjati kaq shumė, por qė nuk mund ta kurorėzojė Camillėn mbretėreshė pas marrjes sė fronit nga Charlsi kur ai tė bėhet mbret.


    Saga e dashurisė
    Dashuria midis tyre zgjati plot 34 vjet. Pėr princin gjithēka ishte e qartė qė nė fillim, se takimi midis tij dhe Camillės, njė vajzė e dhėnė pas gjuetisė, pa dyshim do tė kthehej nė dashuri, kur ajo duke bėrė shaka u shpreh: "Njė nga stėrgjyshet e mia, Alice Keppel, ishte pėr njė kohė tė gjatė e dashura e njėrit prej stėrgjyshėrve tė tu, Edwardit tė VII". Mėsohet se Camilla Parker Boėles, mė vonė Camilla Shand, t'i ketė propozuar princit Charls, duke i pėrmendur historinė e stėrgjyshėrve. Propozimi ka qenė direkt: "Nėse ata kanė qenė tė tillė, ē'mund tė thuash pėr ne?"
    Pėr herė tė parė ata takohen gjatė njė ndeshje poloje nė kėshtjellėn Ėinsor nė vitin 1970 dhe sėrish njė herė tjetėr nė qershor tė vitit 1972 nė njė bar tė Londrės. Tė dy gjatė kėsaj kohe u bėnė shumė tė afėrt me njėri-tjetrin, por dashuria e sapolindur do tė ftohej kur Charlsi do t'i bashkohej Marinės Mbretėrore nė vitin 1971. Dy vjet mė vonė Camilla do tė martohej me njė admirues tė sajin prej shumė kohėsh, oficerin ushtarak Andreė Parker Boėles. Deri nė fund tė viteve '70 Charls dhe Camilla mbajtėn kontakte tė ngushta duke e forcuar dashurinė e tyre. Megjithėse tė dashur, Camilla ishte ajo qė pati njė rol nė "ngjitjen" midis tė dashurit tė saj dhe Lady Diana Spencer. Mendohet se princi i propozoi Dianės nė kopshtin e zarzavateve tė Camillės. Pavarėsisht se ai u martua me Dianėn nė korrit tė vitit 1981, Charlsi qėndroi i pandarė me Camillėn. Diana ishte gjithmonė xheloze qė burri i saj mbante lidhje me tė, gjė pėr tė cilėn e pyeste shpesh madje dhe ziheshin. Intimiteti midis tyre doli nė dritė fuqishėm nė vitin 1992 kur njė bisedė mes tyre e pėrgjuar pushtoi faqet e shtypit dhe njihet si "Camillagate". Nė kėtė bisedė inēizuar nė dhjetor 1989, Charlsi i thotė Camillės "I love you" (Tė dua), duke i shtuar disa fjali tė turpshme me fantazi seksuale tė zjarrtė. Ky skandal do ta detyronte Dianėn qė tė konfrontohej me Camillėn nė njė festė, duke i kėrkuar asaj tė hiqte dorė nė Charlsi. "Ju keni gjithēka qė keni dashur. Ju keni pas jush tė dashuruar tė gjithė burrat e botės, keni dy fėmijė tė mrekullueshėm. Ēfarė doni mė shumė?" ėshtė shprehur Camilla. Ndėrsa Diana ėshtė pėrgjigjur prerė me agresivitet "Dua burrin tim". Camila gjithmonė ka qėndruar e heshtur nė lidhje me miqėsinė me Charlsin, i cili nė njė intervistė televizive theu akullin duke deklaruar se "Camila ėshtė njė mike imja, njė mike pėr njė kohė tė gjatė, e cila ėshtė e mrekullueshme. Ajo do tė vazhdojė tė jetė mike pėr njė kohė tė gjatė". Pas njė pranimi tė tillė se nė jetėn e tij ishte njė grua e dytė dhe pranimin se nuk ishte vetėm miqėsi, kjo e njohur publikisht nga kaseta e regjistruar mes tyre do tė acaronte princeshėn Diana.

    Martesa 2+1
    Ajo nė njė program televiziv deklaroi: "Nė martesėn tonė kanė qenė tre njerėz dhe ka qenė shumė e ngjeshur."
    Camila do tė ndeshej me njė pakėnaqėsi tė madhe atje ku jetonte. Nė njė supermarket lokal asaj do t'i lėshonin mbi kokė sende tė ndryshme, duke e bėrė njė figurė tė urryer. Ajo u cilėsua me tė drejtė njė "shkatėrruese martese". Martesa e saj me oficerin mbretėror Andreė Parker Boėles do tė shkonte drejt divorcit nė vitin 1995. Nga kjo kohė ajo ishte e lirė dhe u pa tė vizitonte shumė shpesh shtėpinė e princit Highgrove nė Gloucestershire. Njė festė e organizuar nga princi pėr 50-vjetorin e ditėlindjes sė saj nė shtėpinė e tij do t'i vinte kapak tė gjithave. Diana ishte njė grua shtėpie pas fėmijėve, e lirė tė bėnte ē'tė donte. Charlsi e kishte ēuar dashurinė ndaj saj nė pikėn zero. Tėrėsisht e kuptueshme nga Diana, ajo vendosi tė luajė lojėn e saj me tė dashurit, ku i fundit mes atyre tė njohur do tė ishte Dodi Al Fajed, qė mendohej ta kishte lėnė princeshėn shtatzėnė. Njė skandal i radhės i pakapėrcyshėm nga familja mbretėrore, objekt konspiracioni pėr njė vrasje tė organizuar ndaj tyre, sipas babait tė Dodit, pasanikut egjiptian Muhamed Al Fajed. E ndėrsa Diana u gėzohej tė dashurve, ideja e Charlsit ishte qė Camilla gradualisht nė mėnyrė zyrtare tė prezantohej nė publik. Por aksidenti tragjik i Dianės nė gusht 1997 ndėrroi gjithēka. Planifikohej qė nė shtator ai me Camillėn tė fotografoheshin nė publik sė bashku gjatė njė ceremonie bamirėsie.
    Megjithėse humbja e nėnės ishte tronditėse pėr dy djemtė e Charlsit, Ėilliamin dhe Harryin, Camilla merr guximin qė t'i takojė ata pėr herė tė parė nė vitin 1999. Takimi i dytė mes tyre do ndodhte nė praninė e 200 tė ftuarve gjatė njė darke tė pėrgatitur nga Camilla, ku festohej 50-vjetori i Charlsit. Gjatė viteve tė fundit ajo ėshtė parė rregullisht gjatė mbrėmjeve gala tė organizuara nga Charlsi pėr bamirėsi, duke u fotografuar me veshje darke. Me mbarimin e restaurimit tė shtėpisė sė princit "Clarence House" Camilla filloi tė bėhet partnere e rregullt, duke jetuar atje, madje filloi tė pėrflitet dhe kostoja e jetesės e tyre. Nė qershor 2004 zonja Parker Boėles pėr herė tė parė paraqitet nė njė njoftim zyrtar, duke kaluar rolin e saj si tė pranuar zyrtarisht.

    Deklarata zyrtare
    Menjėherė pas bėrjes publike tė lajmit se princi Charls planifikon tė martohet me Camillėn, kėshilltarėt e princit nė "Clarence House" lėshuan njė deklaratė ku shkruhet: "Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe njoftimi i martesės sė princit tė Uellsit me zonjėn Camilla Parker Boėles. Vetė princi ėshtė shprehur se "Zonja Parker Boėles dhe unė jemi absolutisht tė lumtur. Do tė jetė njė ditė speciale pėr ne dhe familjet tuaja". Nė vazhdim tė deklaratės thuhet se "Zonja Parker Boėles do tė mbajė titullin "Duchess of Cornėall" (Dukeshė e Cornėellit) pas martesės. Pas marrjes sė fronit nga Charlsi, ajo do tė njihet si "Princess Consort" (Princesha e Consort). Martesa do tė jetė tėrėsisht private pėr familjen dhe miqtė. Do tė ketė edhe njė ceremoni civile nė kėshtjellėn Ėindsor, ku parashikohet njė shėrbim fetar lutjesh nė kishėzėn "St George's Chapel", e cila do tė drejtohet nga arkipeshkvi i Canteburit.

    Camila, vajza nga Sussex
    Bashkėshortja numėr dy e Princit Charls Camilla ėshtė lindur nė Londėr nė 17 korrik 1947. Ajo filloi studimet nė Londėr, pėr t'i pėrfunduar mė pas nė Zvicėr dhe Francė. Camilla ėshtė mbesa e Lordit Ashcombe, u rrit nė zonėn e Sussex, duke shpenzuar shumė kohė pas gjuetisė, pėr tė cilėn ka nostalgji edhe sot. Njihet si njė person "Self-confident" ose e bukura Milla. Nga martesa e parė ajo me oficerin mbretėror Andryė ajo ka dy fėmijė, Tomin i lindur nė vitin 1975 dhe Laurėn lindur katėr vjet mė vonė. Pėr herė tė parė e dashura e princit qėndroi ballė pėr ballė me nėnėn e tij Mbretėreshėn Elisabeta II gjatė ceremonie mbretėrore trashėgimi nė vitin 2000.

    Kush ėshtė Familja Mbretėrore Angleze
    Pavarėsisht nga ulje-ngritjet qė ka pėsuar, Familja Mbretėrore Angleze i ka shpėtuar instalimit tė regjimit republikan qė nga vitet 1649-1660 duke ruajtur pozitat e tyre nė shoqėrinė britanike. Familja qėndron nė rezidencėn e quajtur "The House of Ėindsor", njohur mė parė si "Saxe-Coburg dhe Gotha", e cila mė pas u quajt "House of Hanover" pas vdekjes sė burrit me origjinė gjermane tė mbretėreshės Victoria, Albert, Saxe-Coburg dhe Gotha. Mė pas ėshtė ndėrruar nė "Windsor" gjatė atmosferės sė Luftės sė I Botėrore nga nipi i tyre Mbreti George V. Momentalisht i pari i shtėpisė ėshtė Mbretėresha Elisabet II, e cila erdhi nė front nė vitin 1952. Ajo ėshtė martuar me Princin Filip qė mban titullin "Duke Of Edinburgh". Djali i tyre qė ėshtė trashėgimtari i fronit, princi Charls, ka dy djem, Ėilliamin dhe princin Harry.


    Charls dhe Camilla, rruga e gjatė drejt altarit

    Mes datave, tė gjitha evenimentet e ndodhura tė cilat ēuan nė njoftimin e djeshėm tė martesės sė princit Charls me Camilla Parker Boėles.

    1970: Charles dhe Camilla Shand,qė tė dy 23 vjeē takohen pėr herė tė parė nė njė ndeshje polo.

    1971: Tė dy bėhėn miq tė ngushtė, miqėsia ftohet kur Charls i bashkohet Marinės Mbretėrore.

    Korrik 1973: Camilla martohet me oficerin mbretėror Andreė Parker Boėles.

    Nėntor 1977: Charls takohet me 16-vjeēaren Lady Diana Spencer nė Althorp

    16 Shkurt 1981: Charlsi i propozon Dianės nė kėshtjellėn Windsor.

    19 Korrik 1981: Lady Diana Spencer martohet me princin Charls nė katedralen e St Paul's nė Londėr. Por Charls i ruan lidhjet me Camillėn.

    21 Qershor 1982: Lind Princi Ėilliam.

    15 Shtator 1984: Lind Princi Harry.

    1985: Informacioni i parė pėr vėshtirėsi nė martesėn mbretėrore.

    1992: Thellėsia e ndjenjave tė Charlsit pėr Camillėn dalin nė pah pas skandalit tė bisedės sė pėrgjuar "Camillagate"

    Qershor 1992: Nė librin e tij Andreė Morton pėr Dianėn "Historia e vėrtetė" shkruan se ajo ėshtė e pakėnaqur nga martesa, dhe tentoi vetėvrasjen.

    9 dhjetor 1992: Kryeministri John Major njoftoi ndarjen e Dianės "amicably".

    29 qershor 1994: Charlsi nė njė intervistė televizive pranoi qė kishte tradhtuar Dianėn pasi martesa u prish.

    Nėntor 1994: Njė biografi e autorizuar nga princi konfirmon aferėn me Camillėn. Diana jep njė intervistė ku thotė: "Ishim tre veta nė martesėn tonė"

    Janar 1995: Camilla divorcohet me bashkėshortin Andreė.

    Dhjetor 1995: Mbretėresha urdhėron Charlsin tė divorcohet me Dianėn.

    Gusht 1996: U garantohet divorci.

    Prill 1997: Camilla shkon njė hap mė pėrpara nė jetėn publike duke u bėrė kujdestare e "National Osteoporosis Society".

    Korrik 1997: Charls shtron njė festė pėr 50-vjetorin e Camillės.

    Gusht 1997: Diana dhe i dashuri Dodi Al Fayed vdesin nė njė aksident automobilistik nė Paris.

    Janar 1999: Charls dhe Camilla shihen sė bashku nė daljen e tyre tė parė nė publik nė 50-vjetorin e princit nė Ritz Hotel Londėr.

    1999: Camilla pėr herė tė parė takohet me Princin Ėilliams dhe Harry.

    3 qershor 2000: Mbretėresha njeh marrėdhėnien midis tyre gjatė njė dreke.

    21 qershor 2000: Charls puth Camillėn nė publik pėr herė tė parė.

    2 korrik 2002: Camilla merr pjesė nė njė veprimtari mbretėrore pėr herė tė parė nė Edinburgh.

    Qershor 2004: Camilla paraqitet nė njė njoftim zyrtar tė princit.

    10 shkurt 2005: Zyra e princit "Clarence House" njofton martesėn e tij me Camillėn.

    Gazeta Shqiptare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tirana : 11-02-2005 mė 19:19

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Very nice!

    Tė trashėgohen ! Po qe se munden ...sigurisht .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    kjo Kamilla vetem ne paste naj shpirt te bukur se kshu nga pamja eshte gerdalle fare...
    aman dhe kta princat ca shije kane...

    apo jo? si thua ti?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    kjo Kamilla vetem ne paste naj shpirt te bukur se kshu nga pamja eshte gerdalle fare...
    aman dhe kta princat ca shije kane...

    apo jo? si thua ti?
    Nė njė ēift qė dashuria rri ndezur pėr 34 vjet , do tė thotė qė tė dy njė shpirt kanė. Pra, nė e pastė Kamila tė bukur, ashtu do e ketė edhe Charles.
    Who knows...?!

    Si gėrdallė ajo ? Pse si ėshtė ai ? Pėr mendimin tim shkojnė si ēift.

    Ē'tė tė them mė o eagle?
    I pafshin hajrin e i nifshin lezetin !

    Eagle e kujton njė tregim te Azis Nesinit " Mahmudi e Nigjarja" nga pėrmbledhja me tregime "Nuk ėshtė krejt ashtu" ?

    Princi Charles mė kujton Mahmudin sot...(lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    a cma kujtove Azis Nesin...mbaj mend nje liber" femijet e sotem"..i bukur shume ka qene, me kujtohet ne tym..do kisha qejf ta lexoja prape.

    meqe ra fjala....po nje liber tjeter qe s'ia mbaj mend autorin...edhe ky turk eshte..."Mehmet Imcaku" e ke lexu naj here?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nė dasmėn e Princit Charles merr pjesė edhe humoristi turk , Aziz Nesin ! (lol)

    Jo Eagle , unė mbaj mend vėllimin tjetėr tė tij " Sikur tė isha grua" .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anėtarėsuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    e kur te hypen vetja ne qef ca ti besh po le te martohet
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Who cares who is marriyng who?

    Jo une sigurisht!
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    te na rroje sa malet mbreteresha bashke me Tonin qe po na mban ne Angli sa per Charls te beje cte doje mavria.
    por sic e di une te pakten nga ckam lexuar ky Charls mavria paska dhe nje missus tjeter, jo se i kam mbajtur pishen ))

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Gerdalle?
    Bukuria, thone, varet nga syri i atij qe e shikon. Sic e kam permendur me pare, Njeriu e kerkon partenrin te barabarte ose me te mire se vetja, vetem ne kete menyre ka gjithmone dicka per te mesuar prej tij, e partneri mbetet gjithmone interesant dhe terheqes. Kamilla ndoshta nuk eshte Julia Roberts, por eshte e nje rrangu te denje me Carlsin. Eshte femer me klas e me status, nuk eshte katundare pa pike klasi qe neser-dej do fleje me cdo stervites kuajsh apo mashkull ordiner qe i del para.

    kta princat ca shije kane...
    E the vete, shije princash. Emancipimi dhe klasi te meson te shofesh pertej "gerdallekut" fillestar, e te gjesh personin me te pershtatshem. Me behet shume qefi per Carlsin dhe vendimin qe mori. Kamilla do jete disa qindra here, grua me e denje dhe e respektueshme per te, e gjithashtu disa qindra here nje mbretereshe me e denje e Anglise, sesa ajo bucja tjeter do ishte ndonjehere.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    te drejte ke Sigmund

  12. #12
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Dashurine e vertete e lejon edhe vete Zoti - ka thene Ndrek Luca
    (e une atehere thosha c'ka ky qe eshte ne siklet, pse dridhet, lol)

    Se harrova, ve bast qe me shume ju ka shijuar ilegalce se sa tani.
    HAKUNA MATATA

  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga My_Soul

    Se harrova, ve bast qe me shume ju ka shijuar ilegalce se sa tani.
    My soll, mos ver bast pėr gjėra qė s'i ke provuar vetė !

    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Si Charles si Camilla jane demode,njerez kic.
    Ky Charlsi me,me veshet qe ka...pffff!
    Plus qe kshu o komplet familja mbreterore po hajt nejse,me te mira u pjekshin qe te dy.
    Po me siguri qe do kete skandale te shumta edhe pas kesaj pune.
    Familja mbreterore e Anglise eshte me ekstraordinerja ne tere boten (nga ato pak qe kane ngelur). Risin kanabis ne shpi,martohen si kane qejf,rine sa te duan ne tron e bla bla bla.
    Nejse,mos e zgjas.
    S`me hyn ne xhep asgje nga keto mua,po e kam inat Charlsin.Shume!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  15. #15
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga My_Soul : 15-02-2005 mė 20:25
    HAKUNA MATATA

  16. #16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    ........

    Edhe nė "XHIM" lexon forum ti, My soll ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    ........

    Edhe nė "XHIM" lexon forum ti, My soll ?
    what does it means Kora?

  18. #18
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    ........

    Edhe nė "XHIM" lexon forum ti, My soll ?
    Sa te dobet i ka agjentet e vet CIA Duhen bere rinovime, lol.

    Sa kurioz je dhe ti Xhuxhu! Prandaj ke mbetur i shkurter.
    HAKUNA MATATA

  19. #19
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ma ngrenen dhe keta te dy


    Si shume e zjaten vallaji na dolen neve thinjat . Sa per bukuri u rrotullu tenxherja ne gjeti kapakun po he. Jane ne vend te hudhres mos ti morin msysh si njonin ashtu ne tjetrin . ptuhhhhh , ptuhhhhhhhh marshalla nusja me gjithe dhendrin cifti i vitit do dalin .






    ahhh se harrova do zoti ka qefi dashnise dhe i dasmes po japin letrat per emigrantet .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga White_Angel : 16-02-2005 mė 13:33
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2004
    Vendndodhja
    toke
    Postime
    83
    te lumte goja per punen e letrave per emigrantet angels, fjala jote ne vesh te zotit ishalla

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 13-03-2024, 07:04
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 15:58
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •