Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Olldashi: Duka, pasuri 34 milionë dollarë, taksa 191 mijë lekë

    Ka kohe qe shkelqen politikani i ri e me te ardhme Sokol Olldashi..
    Dje ai u beri nje dush pervelues Mafiasheve te Ps-es.



    RD
    --

    diskutimi i Olldashit..deputet i PD-se..


    -------------------



    Dokumenti i zyrës së Taksave. Si vidhet shteti nga ministri i Bujqësisë, Agron Duka

    Duka, pasuri 34 milionë dollarë, taksa 191 mijë lekë

    Meqenëse ky është një debat që duhet t'i referohet të vërtetës, unë do të përpiqem që të sjell disa të vërteta krejt ndryshe nga marmalata që gëlltiti sot zoti Nano dhe meqenëse tema e këtij debati është konflikti i interesit, raste të tilla përgjithësisht ne përfaqësuesve të opozitës i pari që na kujtohet, është zoti Duka.

    Duke u përpjekur për debatin e sotëm, pikërisht për të thënë të vërteta dhe jo retorika politike me ndihmën e një socialisti të xhindosur, arrita të depërtoj në Zyrën e Taksave të Durrësit, dhe të marr disa letra shumë interesante të cilat do t'jua paraqes.

    Ky është vlerësimi tatimor për tatimin mbi fitimin të kompanisë "Aiba". I përket vitit 2003, i rakorduar në 18 janar 2005. Pra, është dokumenti zyrtar i fundit për këtë firmë. Tatim fitimi që është në nivelin prej 25%, për një vit ka paguar vetëm 191 mijë lekë që i bie 3 të mijëtat e xhiros, ndërkohë që tatimi që paguan biznesi i vogël, d.m.th. kioskat në cepin më të humbur të këtij vendi ka qenë 4% e xhiros, gjë që do të thotë që fqinji im që shet cigare në ballkon, i paguan shtetit 12 herë më shumë se Duka.

    Pra, zoti ministër, sipas shifrave që relatohen nga zyra e taksave paguan 191 mijë lekë, kur sipas mesatares së asaj pjese të biznesit që i shlyen detyrimet shtetit, duhet të paguante 30-40 milionë lekë.

    Asgjë tjetër, veç nënshtrimit të shtetit ndaj pushtetit të njeriut të fortë të Nanos nuk mund të shpjegojë një situatë e tillë.

    Sipas këtyre të dhënave del se fitimi vjetor i zotit Duka është diçka më shumë se katër mijë dollarë, gjë që do të thotë se për të vënë një pasuri prej 34 milionë dollarësh, aq sa ka deklaruar shtypi, Dukës do t'i duheshin 7234 vjet, periudhë që na çon në epokën e tiranosaurëve. Por ne nuk kemi asnjë dëshmi historike që dukosauri i parë të jetë marrë me biznes.

    Për më tepër, nëse fitimi i gjithë ndërmarrjes së Dukës është vetëm 4 mijë dollarë, më mirë ta mbyllë biznesin se kursen më shumë nga rroga e deputetit dhe shpëton edhe nga andrallat në të njëjtën kohë. Le të shohim pasqyrën e TVSH-së për firmën e Agron Dukës.

    Për vitin 2003, kur ka realizuar shitje në vlerën 620 milionë lekë, Duka ka paguar TVSH 8 milionë lekë dhe po në të njëjtin vit është rimbursuar apo më mirë i janë kthyer nga shteti 20 milionë lekë.

    Pra, gjatë një viti që pasqyrohet në tabelën e TVSH-së, Duka i ka paguar shtetit 8 milionë e 191 mijë lekë dhe ka marrë prej tij 20 milionë lekë. Bëni vetë diferencën se kush del i fituar, Duka apo shteti.

    Kam edhe disa letra të tjera për shoqërinë OERD dhe SUCRALBA, që janë pronë e grupit Koka, dhe situata është pak a shumë e ngjashme.

    Nisur nga shifrat që unë sapo ju paraqita, më duket se debati i sotëm për konfliktin e interesave është koncept i gabuar.

    Këtu nuk kemi të bëjmë më me njerëz që kanë konflikt midis interesit publik dhe interesit privat, por kemi të bëjmë me njerëz që kanë vetëm interesa private, njerëz që e trajtojnë këtë vend si plaçkë. Ky nuk është konflikt interesi, ky është konflikt social.

    Kemi të bëjmë me të njëjtin tip, me të njëjtin model që po përsëritet në Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan. Banditë ose hajdutë, por më të parapëlqyerit për kryeministrin tuaj janë ata që i kanë të dyja cilësitë. Ne kemi vite që paralajmërojmë për këtë rrezik, por së fundi edhe një pjesë e vogël e juaja po fillon të kuptojë që beteja tashmë është nëse do të ndërtojmë një vend normal, europian, me rregulla loje të barabarta për të gjithë apo do të lejojmë që dukosaurët e rinj, që po përhapen kudo, të mbeten specie mbizotëruese dhe ta shndërrojnë Shqipërinë në një xhungël të dominuar prej tyre.

    Zotërinj deputetë,

    Si një njeri që politikën nuk e konsideroj biznes të pataksueshëm, por, për-kundrazi, një sakrificë parimore në shërbim të së ardhmes, unë deklaroj sot se do të jem kandidati i Partisë Demokratike në zonën elektorale 26 në Shijak, për të shkulur prej andej Agron Dukën. Por Agron Duka nuk është më një individ. Duka po shndërrohet me shpejtësi në një fenomen dhe ndaj këtij fenomeni, secili duhet të bëjë detyrën e vet.



    --------------------------------------

    Te lumt goja e mendja Sokol !




    Rd
    ----





    Nano: "Nanokopter është e Xhoit, jo e imja"

    Kryeministri Fatos Nano pranoi dje në Parlament se grabitjet e tij dhe të anëtarëve të kabinetit që drejton, janë akte normale të shtetit që socialistët kanë ngritur gjatë këtyre viteve. I thirrur nga opozita në Parlament për të debatuar lidhur me konfliktin e interesave, Nano tha se ligjet e mia nuk pengojnë asnjë nga ministrat e mi që të rrjepin pasurinë e këtij vendi. Edhe Kushtetuta e miratuar pa demokratët nuk na pengon, theksoi ai.

    Realiteti qeverisës i këtij vendi është në harmoni me deklaratat e Nanos. Një shtet i ngritur në funksion të interesave të biznesit, familjes dhe miqve të tij, nuk krijon kurrfarë konflikti brenda tij. Për kryeministrin Nano ka kohë që janë shembur muret që mbajnë larg babëzinë e tij dhe të ministrave në të mirat e pakta që krijohen në Shqipëri. Gjithçka shtetërore është shndërruar në çifligun e Nanos e të bandës që drejton. Në të gjitha monopolet e krijuara në vend, në mos është bosi i madh dhe i vetëm, është partneri i parë. Miliona e miliona dollarë çdo vit kalojnë në llogaritë e tij brenda dhe jashtë vendit, dhe asgjë nuk e frenon maninë e tij për të qenë pjesë e çdo korrupsioni dhe grabitjeje, sado e vogël qoftë. Tashmë, arka e shtetit të varfëruar shqiptar është xhepi i Fatos Nanos dhe nuk ka ligj që e ndal këtë rrjedhje.

    Nuk mund të gjendet konflikt interesash në mentalitetin banditesk dhe grabitës të Nanos, dhe pasuesve të tij. Ata kanë krijuar një model unik shqiptar në qeverisje. Sistemi i qeverisjes së këtij vendi është i njëjtë me sistemin e grabitjes së pasurive të shqiptarëve. Shkallët e hierarkisë së pushtetit janë të njëjta me ato të bandës që kontrollon të gjithë ekonominë informale në vend. Termi konflikt nuk ekziston, pasi as Nano dhe ministrat e tij nuk bëjnë ndonjë favorizim të bizneseve të tyre. Nano dhe ministrat e tij kanë uzurpuar qeverisjen e këtij vendi, dhe e gjithë administrata e kontrolluar prej tyre është në shërbim të plotë të bizneseve të tyre. Për ta nuk ekziston një interes shtetëror dhe një interes privat, pasi ky i fundit është i vetmi që sundon në shtetin e tyre. Administratorët, menaxherët dhe kontrollorët e sistemit të ngritur nga socialistët nuk janë veçse ingranazhe të një sistemi që grabit pa ndërprerje dhe ka krijuar milionerët Nano, Angjeli, Duka, Malaj, Poçi e me radhë.

    Konflikti i vetëm që krijohet në sistemin e Nanos janë ata që provojnë të grabisin jashtë interesit të tij. Dhe ai ka treguar se askush nuk mund të punojë jashtë këtij sistemi. Harbutërinë, përçmimin dhe hakmarrjen e tij e kanë ndjerë jo pak zyrtarucë socialistë, që i vë dhe i heq si gurë shahu. Kushdo e di se Nano nuk të falë nëse konflikton interesin e tij dhe të bandës që e ndjek. Në këtë pikë ai e zbaton ligjin.

    Artur Kopani





    Socialistët mbrojnë bizneset e tyre në interpelancën për konfliktin e interesave

    Kryeministri nuk mohon asnjë nga akuzat e drejtpërdrejta

    Kryeministri Fatos Nano nuk pati guximin të mohonte asnjë nga akuzat e drejtpërdrejta të kryetarit të PD-së, për përfshirjen personale të tij në drejtimin e bizneseve që bien ndesh me Kushtetutën. Jo vetëm kaq, por kryeministri nuk arriti të thotë asnjë fjalë edhe kur Berisha e akuzoi atë se kompania e helikopterëve të gruas së tij është transportuesja kryesore e sasive të mëdha të drogës, me drejtim Korfuzin dhe Kukësin. Nano pretendoi se akuzat i bëhen për shkak të fushatës elektorale dhe harroi se këto akuza nuk janë prodhim vetëm i opozitës, por edhe i denoncimeve të vazhdueshme në media të organizmave ndërkombëtare.

    "A nuk përbën konflikt interesash nëqoftëse pranon dhuratë "Benz"-in 360 mijë Euro? A nuk përbën konflikt interesash një dhuratë e tillë dhe a nuk lartësohesh në krye të piramidës së ryshfeteve kur Banka Botërore dhe jo Sali Berisha deklaron vetëm një muaj më parë në raportin e vet se "ryshfeti në administratën e Fatos Nanos është fiks 1.4 miliard dollarë?", tha dje Berisha në parlament, por nuk mori asnjë përgjigje nga kryeministri.

    Kryetari i Partisë Demo-kratike i përsëriti akuzat e tij për kryeministrin në seancën me debat që u zhvillua dje në Parlament, të thirrur nga Partia Demokratike në lidhje me konfliktin e interesave që prek të gjithë qeverinë aktuale socialiste. Seancën e hapi kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili në fjalën e tij shpjegoi edhe motivin përse ishte thirrur interpelanca me kryeministrin. "Kërkuam këtë mocion me debat me ju, zoti kryeministër, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, për një çështje esenciale që lidhet me zbatimin korrekt të Kushtetutës së Shqipërisë, pikërisht të nenit 103, pika 2 e saj, ku në mënyrë eksplicite thuhet: "Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse", frazë në të cilën shprehen qartë detyrimet kushtetuese të ministrave, për të mos hyrë në asnjë çast dhe rrethanë në konflikt të hapur apo të fshehur interesi me pozicionin e tyre zyrtar". Ndërkohë duke përjashtuar vetëm pak deputetë që i kanë ngelur Partisë Socialiste, të gjithë deputetët në Parlament akuzuan kryeministrin dhe qeverinë e tij se kanë shkelur atë pikë të Kushtetutës që përmendi deputeti Bamir Topi. Ministrat më të akuzuar mohuan akuzat, ndërsa aleati i tyre i majtë, Gaqo Apostoli, tha se zgjedhjet e ardhshme parla-mentare janë të rrezikuara për shkak të konfliktit të gjerë të interesave të ministrave aktualë të qeverisë.





    PD paralajmëron nismë urgjente parlamentare për të mbrojtur pasuritë publike

    10 konçensione para zgjedhjeve nga Nano

    "Partia Demokratike ka garantuar se do të marrë të gjitha nismat e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund praktikës abuzive të konçensioneve të përdorura nga qeveria aktuale, duke paralajmëruar se do të ketë një nismë urgjente parlamentare për të mbrojtur pasurinë publike". Këto komente, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri dje gjatë një konference shtypi, një ditë pasi kishte takuar shefin e Bankës Botërore në Tiranë.

    Berisha u tha gazetarëve se "dëshiroj t'ju informoj ju dhe opinionin publik se dje kam patur një takim me drejtuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, takim ky me dëshirën e tij". Në këtë takim, sqaroi Berisha, "çështje kryesore e ngritur nga shefi i BB për Shqipërinë ishin praktikat e dëmshme, jo transparente, tepër të dëmshme për interesat e publikut shqiptar dhe ekonomisë, konçensionet e përdorura nga qeveria aktuale".

    Në vazhdim, Berisha tha se "përfaqësuesi i BB më siguroi se ai ia ka ngritur këtë shqetësim në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare. Pas këtij takimi, unë e garantova shefin e BB se do të marrim të gjitha nismat e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj praktike të turpshme, që dhunon në mënyrë flagrante interesin e qytetarëve më të varfër të Europës".

    Berisha bëri të ditur se "pas këtij takimi, unë informohem se kryeministri Fatos Nano ka bërë gati 10 konçensione të tjera, që të gjitha në kundërshtim flagrant me ligjin, standartet ndërkombëtare dhe në interes të plotë të xhepave e arkës së tij private. Në Këshillin e Ministrave janë dokumentat për 10 konçensione të tjera. Në këtë kontekst, do të ketë një nismë urgjente parlamentare për të mbrojtur këto pak pasuri publike që kanë mbetur të qytetarëve shqiptarë. Janë konçensione të paimagjinueshme, padyshim për të gjitha këto ne do të informojmë institucionet ndërkombëtare, të cilave u jemi mirënjohës për shqetësimin serioz dhe masat që ata kanë marrë". Kryetari i PD-së, Berisha, njoftoi se në ditët në vazhdim do të trajtojë më gjerësisht çështjen e konçensioneve të qeverisë aktuale.

    M.B

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2005
    Postime
    27
    Heren e pare e beri burgun vetem Nanua, kete rradhe do e beje bashke me Xhoanen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kozeta.a.a.a

    Pse kerkon burg per femra..
    Bile as per Nanon nuk eshte e hijshme me kerku burg perderisa nje gjykat nuk ka faktuar nje Krim te tije.
    Ne kemi hipoteza dhe per hipotezat kerkojme Vot ndryshe..
    Pra kerkojme nje plejad tjeter politikanesh qe sdo e ken per turp te mos vjedhin.. sepse kta qe jane kan turp te mos vjedhin..
    A vjedh Nano?
    Per mua vjedh perderisa atij i del kuleta per Dubaj e ca grave me 3-4-7 femij nuk i del as per buke.. por shkojn tek Fotoksina.. por ne burg te con nje Gjykat e nje gjykat shikon ndryshe..
    Me nji fjal sot duhet Vota ta thot verdiktin e Popullit se kujt i takon qeverisja... dubaistave Nano Idrizo edvino blendo isako Duko Kok Fino Caco saure.. apo ca te tjereve qe do kenaqen me rrogen e do i japin te hane e tu mbushin barkun femijve te atyre nenave kandidade per Fotoksine..

    Xhoi..

    Xhoi eshte si Skenderbeu.. i cili sikurse Lirine e gjeta mes jush..u tha arbnoreve ne Kruje.. dhe Xhoi villajdutllikun..kur thon Myzeqaret ..e gjeti mes Nesh.. ne Tiran e Durres e Bilisht..

    Pra Xhoi eshte nje kanarine e futur ne Kafaz qe ben e ciceron cka i thot l.oqemadhi Nano..
    Pra nuk eshte Xhoi per Biruc..
    Te jemi realiste..

    Dje i tha Saliu Tak Pocit.. ke aq e kaq troje e toka andej kendej.. o hajdut..
    Taku tha.. Jan prona te prinderve te mij.. tha Poc Ministri..( a thua dylaver Poc Kapterri enverit paska qen bir i Vrion Toptan Verlacve..) e ato toka o Sali.. vazhdoj Poci ..ne kohen tende o Sali i mora..

    Kjo u tha mbreme..

    Le te dal Saliu e te thote Neser se.. Jo nuk eshte e vertet se ti Poc nga un Saliu ske marre gje.. por i ke marre si bos e shok i Nanos..

    Dua te them se ne Koh te Saliut ca gomer votonin per Saliun e mbeteshin me bre.k te grisura.. e ca merrnin Prona..e benin biznese e nen rrogoz pergatitnin varrin e Saliut.. ose me mire varrin e aspirates ton per Demokraci.. qe plasi ne Kucov Vlor Tepelen te 97-tes..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Braro, ma kap icik lal ca xhirimi i bo Duka kti pabuksit olldaci...




    Duka: Olldashi kandidati më i lehtë për mua në Shijak

    TIRANE- Vetëzbulohet Sokol Olldashi dje në parlament, teksa ka mbajtur një fjalë që I ka vënë të gjithë në gjumë. Ai ka bërë me dije se pretendon të zgjidhet kryetar I PD të kryeqytetit, ka shtëpinë në Durës pra fle në Durrës dhe do të kandidojë në Shijak përballë Agron Dukës, Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Pra, Olldashi, njeriu që jeton në Durrës, do të zgjidhet kryetar I PS Tiranë dhe do të kandidojë në Shijak, I ndarë tre copash pretendon se do të bëjë një politikë të madhe, apo e thënë shqeto politikë treshe, duke shfaqur në këtë mënyrë hallakatjen e tij dhe pamundësinë e tij për të qënë coherent me veten në radhë të parë, pastaj me elektoratin dhe me vetë PD. Nga ana e tij, Ministri I Bujqësisë dhe Ushqimit, Agron Duka sapo ka dëgjuar një lajm të tillë, duke e cilqësuar një sihariq dhe dhuratë që I vjen nga qielli në rast se është e vërtetë, ka deklaruar se kandidat më të lehtë për të nuk ka në të katër cepat e Shqipërisë

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tiron.. vere emrin e gazet-axhensise -tv- radios nga i mer shkrimet..

    nejse..po qenka kriminel i madh ky Olldashi..
    Jetoka ne tiran qenka nga Durrsi e kandidoka ne Shijak.. ky eshte kulmi..

    Nuk e dinjam kete menxure.. te padegjuar kurre me pare qe paska zbuluar kjo gazeta jote o Tiran e re..

    Po tere tiran e re jeni nga terbac progonat Kuc lapardha-maliq pishporo-dunavat-memali-ndernenasi.. dhe megjithse keni pasur shtetin ne dore.. beni cudi pse olldashi guxon te banoj andej e te punoj ketej e te kandidoj matane tujte..

    ..

    ore e dinje ti se drejtori i Hotel Dubait eshte i mire e nuku i merr asnje qindarke Nano-Ali Babes me 40 hajdute..?

    --

    Ja lexo ketu..

    Panorama:


    Mocioni për debat përfundon me replika të ashpra mes dy kundërshtarëve politikë


    Nano: Berisha, dhuratë e Perëndisë

    Kreu i PD-së: Me forcën e ligjit do të bllokoj bizneset e kryeministrit

    Bledar Hoti
    Në momentin kur kryeministri Nano niste fjalën e tij në Kuvend, nënkryetarja e Kuvendit, Topalli ka kapur celularin e saj për të thirrur liderin e PD-së, Berisha për fillimin e diskutimeve për çështjen e konfliktit të interesave.

    Berisha ka mbërritur më pas në seancë në gjysmën e fjalimit të kundërshtarit të tij politik të përherhshëm, Nano. Batutat dhe kundërbatutat mes dy liderëve të pozitës dhe opozitës, Nanos dhe Berishës nuk kanë munguar edhe këtë herë, ku kreu i PD-së akuzon kryeministrin për biznese të tij që kryejnë kontrabandë dhe drogë dhe se do të përdorë forcën e ligjit për t’i bllokuar ato. Ndërsa Nano reagon se Berisha do të rrijë gjatë në opozitë dhe se ai është dhurata e tij e Perëndisë.

    Debati
    Në fjalën e tij kryeministri Nano e ka cilësuar Berishën si të vetmen pasuri hipotekore, duke i cilësuar si të pavërteta akuzat e opozitës për pjesëmarrje në biznese. “E vetmja pasuri hipotekore je ti o Sali”, i është drejtuar Nano liderit të PD-së. Kryeministri në fjalën e tij e ka cilësuar kërkesën për mocion të opozitës si mjet vetëm për fushatë elektorale në prag të këtyre zgjedhjeve. “Beteja e korrupsionit ka nisur që në vitin 1997, me përmbysjen e regjimit tuaj, ju si parti e mocionistëve nuk i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e nenit 103 të Kushtetutës, por kërkoni vetëm shou në Parlament”, theksoi Nano. Sipas tij, neni 103 i Kushtetutës nuk pengon që biznesmenët të jenë ministra, por ato nuk duhet të pasurojnë bizneset e tyre me postin që mbajnë. “Ndryshe nga PD-ja që hiqet si një parti e djathtë dhe që kërkon masa radikale, ne si PS jemi të hapur për biznesmenët. Sido që të shtrohet problemi, është më se e qartë se Kushtetuta nuk e ndalon ministrin, apo dhe zyrtarë të tjerë të jenë aksionerë dhe në këtë pikë nuk ka asnjë mëdyshje. Këtë argumentim të fundit kërkuesit e mocionit nuk mund ta mohojnë se e kanë miratuar edhe vetë, para shumë pak kohësh, në ligjin “për konfliktin e interesave”, duke pranuar zotërimin në mënyrë pasive dhe respektuar parimin e “blind trust” (besim i verbër). Ne jemi pro përfshirjes në politikë dhe vendimmarrjes qeverisëse të çdo sipërmarrësi që përvojën e vet të menaxhimit e ve në dispozicion të përmirësimit të menaxhimit të politikës dhe të shtetit, me kushtin që tashmë është bërë dhe normë ligjore, të mos shtojnë asnjë qindarkë të pasurisë së vet nëpërmjet ushtrimit të funksionit publik”, deklaroi Nano. Ndërkohë që ka hedhur poshtë pjesëmarrjen e tij në biznese private. “Fatos Nano nuk është biznesmen dhe nuk ka asnjë biznes dhe si pasojë në korracën time të fortë pyetje të tilla bëjnë vetëm rikoshet. Në respekt të publikut më lejoni të deklaroj se bashkëshortja ime ka një biznes të ligjshëm, të regjistruar dhe me veprimtari transparente, si askush tjetër dhe se ajo asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka përfituar nga ndonjë tender apo pare publike e buxhetit të shtetit”, theksoi kryeministri.

    Berisha
    Kreu i PD-së është ngritur menjëherë në këmbë pas përfundimit të diskutimit të Nanos, duke mos lënë që fjalën ta merrte deputeti i PS-së, Rama. “Fjalimi yt është apologji e vjedhjes së aferave të ministrave, ti vërtetove se je i kryekorruptuari. Më thoni mua, a nuk përbën konflikt interesash dhurimi i “Benzit” prej 360 mijë eurosh. Firma “Nano Kopter” është krijuar mbi kontrabandën, klientët e saj janë njerëz të lidhur me krimin e kontrabandën që dërgojnë drogë në dy linja në Kukës dhe një në Sarandë”, theksoi Berisha.



    Replikat Nano-Berisha

    Berisha: Ti në shpirtin tënd je shpirtkazëm, nuk sheh asgjë tjetër veç bukurisë së Angjelit, fisnikërisë së Dukës, pastërtisë së Malajt. Në bazë të ligjit të Memfis kush bën korrupsion të vogël me Nanon shkon në burg, kush bën korrupsion të madh bëhet ministër.

    Nano: Mbështetur në akuzat tuaja, që vazhdojnë të bëjnë rikoshet, gjatë periudhës që na ndan nga ajo ditë kjo shifër ka mbërritur në mbi tre miliardë, pasi vetëm nga taksat, brenda një viti, unë përvetësokam, gjithnjë sipas Berishës, 1,4 miliardë të tjerë kësaj radhe. Përfitoj të përsëris këtu se e vetmja pasuri e imja dhe e hipotekuar politikisht mbetesh ti, o Sali!

    Nano flet Berisha pret në podium: O Sali të falenderoj se me marrëzinë tënde je gati të marrësh në qafë të gjithë. Duro, duro se do të jesh akoma në opozitë. Për ta mbyllur këtu të nderuar teleshikues dhurata ime e Perëndisë nuk ka ndërmend të normalizohet.

    Berisha: Ju jap fjalën qytetarëve shqiptarë, zotohem këtu, mbaje mend Fatos Nano se me forcën e ligjit do të luftoj të gjitha bizneset e paligjshme.

    Fatos Nano: Po ik o Sali se nuk më kë sjellë ti këtu.



    Konflikti, votimi të enjten

    Projektligji “Për konfliktin e interesave” do të votohet në seancën e ditës së enjte. Ky projektligj i paraqitur nga qeveria është shqyrtuar nga komisionet parlamentare të Ligjeve dhe të Ekonomisë.



    ----



    Ja cthote Nano...



    “Ndryshe nga PD-ja që hiqet si një parti e djathtë dhe që kërkon masa radikale, ne si PS jemi të hapur për biznesmenët. Sido që të shtrohet problemi, është më se e qartë se Kushtetuta nuk e ndalon ministrin, apo dhe zyrtarë të tjerë të jenë aksionerë dhe në këtë pikë nuk ka asnjë mëdyshje. Këtë argumentim të fundit kërkuesit e mocionit nuk mund ta mohojnë se e kanë miratuar edhe vetë, para shumë pak kohësh, në ligjin “për konfliktin e interesave”, duke pranuar zotërimin në mënyrë pasive dhe respektuar parimin e “blind trust” (besim i verbër). Ne jemi pro përfshirjes në politikë dhe vendimmarrjes qeverisëse të çdo sipërmarrësi që përvojën e vet të menaxhimit e ve në dispozicion të përmirësimit të menaxhimit të politikës dhe të shtetit, me kushtin që tashmë është bërë dhe normë ligjore, të mos shtojnë asnjë qindarkë të pasurisë së vet nëpërmjet ushtrimit të funksionit publik”, deklaroi Nano. Ndërkohë që ka hedhur poshtë pjesëmarrjen e tij në biznese private. “Fatos Nano nuk është biznesmen dhe nuk ka asnjë biznes dhe si pasojë në korracën time të fortë pyetje të tilla bëjnë vetëm rikoshet. Në respekt të publikut më lejoni të deklaroj se bashkëshortja ime ka një biznes të ligjshëm, të regjistruar dhe me veprimtari transparente, si askush tjetër dhe se ajo asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka përfituar nga ndonjë tender apo pare publike e buxhetit të shtetit”, theksoi kryeministri.

    -----

    Pra asnje qindarke nuk fiton biznesmenet-Ministra nga te qenit ministro-biznesmene.. thot Nanua..

    Pra direktori i Dubait.. e mbaka veresie.. Nanon..bile gratis fare..

    Jo po ka rroge de.. shokua ine Nano do thot dikush.. po rrogen e harxhoi ai ne Vjen e Zyrih Gjeneve..
    Pse e njejta Rroge i duall edhe per Zvicer-Dubai..si bulet aropllani.. le me per fjetje masazhe hollim mullaqesh.. e ngrenje pirje kirje?

    Po Shpeto idrizit.. rroga i duall per Dubaj?

    oj nuk fitojm asnje qindarke thote..

    ama ne nje pikzë ka te ndrejte Nanua... Ka gjetur nje magar si salua e tallet me te..

    i lumte...

    i ngrati sali megjithse e perzune me kallash nga presidenca.. i ndejti Nanos 8 vjet si garniture zbukurimi ne parlament.. qe nanua te thote..ja mo kemi demokraci..

    ...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,627
    Postimet në Bllog
    18
    Berisha: Ju jap fjalën qytetarëve shqiptarë, zotohem këtu, mbaje mend Fatos Nano se me forcën e ligjit do të luftoj të gjitha bizneset e paligjshme.
    Me sa duket Dr. Berisha e lexon edhe forumin shqiptar. Eshte pikerisht kjo qe shqiptaret kane nevoje te degjojne, luften ndaj krimit, krimineleve dhe korrupsionit qe ka pushtuar jo vetem pushtetin, por edhe ekranet e televizioneve.

    Kjo eshte arma vdekjeprurese ne duart e PD, pasi kjo nuk eshte vetem deshira e shqiptareve te ndershem, eshte edhe objektivi i komunitetit nderkombetar.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Vajza e Berishës: Pasuria nga UNMIK, 800 mijë USD
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •