Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Anulohet takimi Kosumi-Islami

    Pse shkoj pra asthue ky ne Tirane????????????????


    Anulohet takimi Kosumi-Islami


    Shekulli

    TIRANË – Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, anuloi dje takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Kastriot Islami. Protokolli i shtetit kishte parashikuar një takim të veçantë të Kosumit me Islamin, por në momentin e fundit takimi është hequr nga axhenda e kryeministrit kosovar. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme pohoi se ky ishte një gabim i protokollit të kësaj ministrie, pasi nuk është në praktikën e vizitave të tilla që një kryeministër të vizitojë Ministrinë e Jashtme . Nga ana tjetër Islami e ka shoqëruar Kosumin gjatë takimeve që ai ka zhvilluar qoftë me kryetarin e Kuvendit, qoftë me presidentin e Republikës. Ndërkaq, anulimi i vizitës së kryeministrit kosovar Kosumi në zyrën e ministrit tonë të Jashtëm Islami është komentuar nga opozita edhe si një “mosdëshirë” nga ana e të parit, pikërisht pas firmosjes së marrëveshjes me homologun e tij të Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç, ku Kosova njihej si pjesë e territorit të Jugosllvisë. Në fakt kjo u shpjegua si një gabim teknik nga Ministria e Jashtme, por një problem i tillë i zbuluar në një nga mbledhjet e qeverisë solli mjaft reagime. Gjithsesi, anulimi i vizitës së Kosumit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka pasur ndonjë arsyetim zyrtar.


    Kryeministri i Kosovës takon kreun e Kuvendit Pëllumbi dhe presidentin Moisiu

    Kosumi: Na ndihmoni për pavarësinë

    “Kërkojmë mbështetjen politike dhe diplomatike të Shqipërisë që 2006-ta të ndryshojë historinë e Kosovës”

    Darina Tanushi

    TIRANË – Viti i ardhshëm do të jetë viti vendimtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës që sot më shumë se kurrë paraqet një Kosovë të pavarur, është shprehur dje kryeministri i ri i Kosovës Bajram Kosumi, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi. Sipas Kosumit, Kosova kërkon mbështetjen politike dhe diplomatike të Shqipërisë në mënyrë që viti 2006 të ndryshojë historinë e Kosovës. “Ne kemi nevojën të krijojmë një strategji unike me sa më shumë shtete europiane rreth statusit final të Kosovës dhe roli i Shqipërisë në këtë rast është shumë i madh, duke ditur lidhjet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera, qoftë me shtetet në rajon qoftë edhe më gjerë për integrimin e Kosovës në proceset rajonale”, tha Kosumi. Ndërsa kreu i Kuvendit Pëllumbi tha se “ne kurdoherë kemi qenë në mbështetje të popullit të Kosovës, në mbështetje të të institucioneve të Kosovës të cilët po luajnë një rol me të vërtetë historik, tepër të rëndësishëm për përgatitjen e standardeve dhe të gjitha kushteve për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës”.
    Moisiu
    Ndërsa në takimin me presidentin e Republikës, Kosumi falënderoi autoritetet shqiptare për rolin që kanë luajtur dhe po luajnë në çështjen e Kosovës, duke theksuar edhe një herë vitin e ardhshëm si një vit që mund të sjellë finalizimin e statusit të Kosovës. Ndërsa presienti i Republikës Moisiu uroi kryeministrin kosovar Kosumi për detyrën e re dhe shprehu kënaqësinë për takimin. Duke vlerësuar aktin dinjitoz të ish-kryeministrit Haradinaj, kreu i shtetit shqiptar e cilësoi atë hero të luftës dhe të paqes dhe njëkohësisht vuri në dukje pjekurinë e klasës politike kosovare. Presidenti Moisiu tha se politika dhe gjithë spektri politik shqiptar janë në një zë për të ardhmen e Kosovës dhe ritheksoi qëndrimin e tij se për fatin e Kosovës do të vendosin qytetarët e saj (shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë, ashkali) në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar; zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje do të qetësonte jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë që ka zhvillimi i dialogut për çështje teknike midis Prishtinës e Beogradit dhe përshëndeti deklaratën e kryeministrit Kosumi në këtë drejtim. Presidenti Moisiu theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe vuri në dukje angazhimin e shtetit shqiptar dhe të tij personal për të kontribuar në përputhje me detyrimin kushtetues. Nga ana e tij, kryeministri Kosovës, Bajram Kosumi duke shprehur mirënjohjen për pritjen e rezervuar e mbështetjen që presidenti Moisiu i ka dhënë kësaj çështjeje, informoi kreun e shtetit shqiptar për programin e qeverisë së tij. Ai vuri në dukje faktin se përparësi në këtë program kanë përmbushja e standardeve të kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, por mjaft të domosdoshme për vetë Kosovën, zhvillimi i ekonomisë dhe fillimi i bisedimeve për statusin final për të cilën shprehu besimin që nga mesi i vitit të ardhshëm të finalizohet. Kosumi tha se qeveria që ai drejton po punon për të krijuar kushtet që qytetarët e saj të ndjehen njësoj dhe të jetojnë të qetë në Kosovë. Në takim mori pjesë ministri i Jashtëm Islami dhe shefi i misionit të Shqipërisë në Kosovë Bashkim Rama.

    shekulli

    Protokolli, deshton takimi Islami-Kosumi
    E Diele, 03 Prill 2005
    Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, nuk ka zhvilluar nje takim te parashikuar mengjesin e djeshem me Ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Kastriot Islami. Protokolli ndaloi qe drejtuesi i nje qeverie te pritej nga nje minister, per me teper ne zyren e tij. Si u perfshi ne axhende biseda Islami-Kosumi dhe anullimi i saj

    Elton METAJ

    Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, nuk ka zhvilluar nje takim te parashikuar mengjesin e djeshem me Ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise, Kastriot Islami. Shefi i qeverise se Kosoves, ne diten e dyte te vizites ne Shqiperi, mesohet se e ka cilesuar si te papershtatshme nga ana protokollare takimin me Islamin, per me teper ne seline e Ministrine se Puneve te Jashtme. Ndaj takimi i ores 09.00 nuk eshte zhvilluar dhe Kryeministri Kosumi ka vijuar axhenden e parashikuar te bisedimeve me Presidentin Alfred Moisiu dhe kreun e Parlamentit, Servet Pellumbi. Ne mesdite, sipas programit, Kosumi dhe delegacioni qe e shoqeronte ka vizituar Krujen, nen shoqerine e Ministrit te Financave, Arben Malaj.

    Burime diplomatike thane per "Korrieri"-n, se ne axhenden e shkembyer dhe rakorduar fillimisht mes Tiranes dhe Prishtines, nuk ka patur asnje takim te parashikuar mes Islamit dhe mikut kosovar. Bajram Kosumi u prit ne aeroportin e Rinasit te premten pasdite nga Ministri i Shtetit per Koordinimin, Marko Bello dhe menjehere iu drejtua selise se Kryeministrise. Per pasardhesin e Ramush Haradinajt ishin rreshtuar truprojat e nderit dhe ishte shtruar tapeti i kuq. Bisedimet koke me koke, pastaj me delegacionet dhe se fundmi konferenca e shtypit kane zgjatur rreth dy ore. Nano dhe Kosumi kane darkuar bashke, ndersa Ministria e Puneve te Jashtme njoftoi se Kryeministri i Kosoves do te takohej edhe me kryediplomatin shqiptar.

    Por gjithcka eshte anulluar mengjesin e djeshem, kur specialistet e protokollit kane arsyetuar se Kosumi, duke qene nje Kryeminister, nuk mund te pritet nga Ministri i Puneve te Jashtme te nje vendi tjeter, qofte ky edhe Shqiperia. Per kete arsye, Kryeministri 45 vjecar eshte lene te pushoje edhe nje ore me teper, per t'iu drejtuar me pas Presidences Shqiptare (Korrieri)
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 03-04-2005 më 09:44

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Berisha, Kosumit: Respektoni minoritet në Kosovë

    Hene, 04 Prill 2005


    BERISHA, KOSUMIT: RESPEKTONI MINORITETET

    Ne kuader te vizites disaditore ne Shqiperi, kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, zhvilloi nje takim edhe me liderin e opozites shqiptare, Sali Berisha. Gjate ketij bashkebisedimi te dy personalitetet kane biseduar dhe shkembyer mendime lidhur me sfidat aktuale, me te cilat perballen momentalisht institucionet e Kosoves. Duke shfrytezuar kete takim, Berisha i ka shprehur kryeministrit kosovar vleresimet e tij dhe te partise qe perfaqeson per rolin qe ai po luan per forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit te Kosoves. "Nga biseda qe pata me Kosumin, u njoha me vizionin e tij te vertete perendimor per Kosoven europiane si faktor i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ne rajon. Shpreh bindjen se qeveria e Kosoves, e kryesuar nga kryeministri Kosumi, punon me perkushtim dhe ne bashkepunim te ngushte me komunitetin nderkombetar per te dhene zgjidhjen e problemit te statusit te Kosoves ne perputhje me vullnetin e qytetareve te Kosoves per vetevendosje", u shpreh Berisha ne perfundim te ketij takimi. Ne vijim te ketij qendrimi, lideri demokrat nenvizoi mes te tjerash, si te nje rendesie te vecante ceshtjen e lirive dhe te drejtave te minoriteteve ne Kosove dhe kerkoi prej Kosumit nje marreveshje te vecante per kete qellim. "Ne takimin me zotin Kosumi theksova se per PD-ne garantimi i lirive dhe te drejtave te minoriteteve te serbeve te Kosoves, romeve dhe pakicave te tjera qofte edhe me nje marreveshje te vecante si ajo e Tirolit te jugut apo te ndonje tipi tjeter eshte jetike per zgjidhjen e drejte te statusit te Kosoves, paqes dhe stabilitetit te saj", tha Berisha. Ne emer te PD-se, lideri demokrat vuri gjithashtu ne dukje se njohja dhe respektimi i kufijve aktuale nderkombetare ne rajon perfshire ketu dhe kufijte nderkombetare te Kosoves eshte vendimtar per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Ndersa ne fund te fjales se tij, Berisha preferoi t'i uronte edhe njehere kryeministrit Kosumi suksese ne detyren e re duke shprehur bindjen se "viti 2005 do jete viti i nje vizioni te qarte per Kosoven, progresit drejt statusit te saj".


    Koha Jone

    Berisha nuk duhet ta teproj me filozofira si keto te Tirolit te Jugut etj. Serbet ne Kosove jane pakica me e privilegjuar legalisht ne Europe e bote. Kane dhjete ulese ekstra ne kuvend, gje qe jo vetem qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter por edhe jashte cdo norme e parimi demokratik. Eshte fakt qe duhet punuar ne shmangien dhe eliminimin e konflikteve nderetnike por edhe kjo eshte duke u realizuar perdite. Psh. ka nje vit qe nuk ka asnje vrasje nder-etnike. Poashtu as eksese tjera me perjashtim te sulmit te serbeve ne shqiptaret e fshatit Suhadoll ne Mitrovicen e veriut. Pakica serbe duhet te mos bej gabime te tilla sepse kjo nuk eshte ne interesat e tyre. Ata duhet te sillen shume mire me shqiptaret ne veri te Mitrovices dhe poashtu te lejojne edhe shqiptaret tjere qe kane shtepite e tyre atje te kthehen e keshtu pastaj edhe shqiptaret do te bejne te njejten gje me serbet ne anet tjera te Kosoves dhe ata qe duan te kthehen ne Kosove.

    Politikanet shqiptare qe te gjithe duhet ta shprehin qarte gjithmone se jane per pavaresine e Kosoves si e vetmja zgjidhje e problemit dhe te punojne bashkarisht qe kjo te realizohet sa me pare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Berisha po tregon se tundimi i karrikes se krieministrit eshte me i madh se cfardo parimi e vlere kombetare.

    Ky eshte nje aspekt tjeter mjerimi i opozites shqiptare, ne vecanti i PD-se.

  4. #4
    I Paparashikueshem Maska e CrAzY^DzD
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    N'Mes Tiranes , N'Mes T'Bllokut
    Postime
    27
    Citim Postuar më parë nga asnjanesi
    Berisha po tregon se tundimi i karrikes se krieministrit eshte me i madh se cfardo parimi e vlere kombetare.

    Ky eshte nje aspekt tjeter mjerimi i opozites shqiptare, ne vecanti i PD-se.
    asnjeanesi hmmmmmmmmmmm mendoj une se kjo nuk kihste te bente fare me Berishen dhe PD-ne por me realitetin qe Kosova sot po perjeton, dhe nuk pashe ndonje gje per te cilen Berisha u merakos kaq shume duke qene se ai si ish krytar shteti po jepte udhezime dhe disa keshilla Kryeministrit Kosovar........
    Nga ana tjeter edhe artikulli i "Koha Jone" eshte mese i drejte jo per sa i perket kritikave mbi nje X person por persa i perket realitetit Kosovar duke qene se ekulinri multietnik eshte mese i veshtire atje dhe te dyja pikpamjet per mendmin tim Si te Berishes por edhe te "Koha Jone" jane mese te drejta .
    Kosova per mendimin tim po kalon nje situate terhiq e mos e keput duke qene se nuk duhet te rreshti se Luftuari per pavarsine e vet por edhe ne te njejten kohe duhet te te ruaje qetesine dhe ekulibrat e krijuar keto kohet e fundit ........

    Ps: Edhe nje keshille nga ana ime NDERRO nick lal se vetem asnjeanes edhe objektiv nuk je
    No More Bitches In My Life

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18
    Mos flisni per gjera qe nuk i kuptoni ne thellesine e problemit dhe kur Dr. Berisha flet per ceshtje kombetare, te gjithe ju duhet te lexoni e mesoni se nuk ka figure me dimension kombetar me te madh se Dr. Berisha, dhe asnje politikan shqiptar nuk ka dhene dhe mbrojtur ceshtjen tone kombetare me shume se Dr. Berisha.

    Persa i perket problemit: Respektimi i te drejtave te pakicave serbe ne Kosove eshte thundra e Akilit te pavaresise se Kosoves. Berisha i ben te qarte Kosumit me fjalet me lart se nuk duhet lejuar nje riperseritje e marsit te 2004 qe deshmoi se tensionet ethnike jane akoma te ndezura ne Kosove dhe ne rradhet e shqiptareve ka njerez qe pavaresine e Kosoves e shikojne si nje Kosove te zbrazur nga serbet dhe minoritetet e tjera.

    Kjo eshte pengesa e vetme e pavaresise se Kosoves dhe argumenti i vetem i pales serbe. Eshte detyra e qeverise se Kosoves qe te ruaje rendin, qetesine dhe promovoje bashkejetesen nderethnike te shtetasve te Kosoves, ku shtetas nuk jane vetem shqiptaret, por edhe serbet edhe romet.

    Ka disa zera ne Kosove qe mundohen te ndjellin pakenaqesi kunder faktorit nderombetar, kunder pakicave serbe ne Kosove, kunder vete qeverise se Kosoves, dhe keta jane elementet qe organizuan marsin 2004, dhe qe ende perpiqen te minojne procesin e pavaresise se Kosoves qe do te filloje kete vit.

    Albo

  6. #6
    I Paparashikueshem Maska e CrAzY^DzD
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    N'Mes Tiranes , N'Mes T'Bllokut
    Postime
    27
    Citim Postuar më parë nga Albo
    dhe qe ende perpiqen te minojne procesin e pavaresise se Kosoves qe do te filloje kete vit.

    Albo
    Le te shpresojme me te vertet se kjo situate atje eshte me te vertete thuajse e padurueshme ose me mire shume delikate aq sa edhe nje "Puhize e Lehte" mund te prishte gjithshka
    No More Bitches In My Life

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Albo
    ...Ka disa zera ne Kosove qe mundohen te ndjellin pakenaqesi kunder faktorit nderombetar, kunder pakicave serbe ne Kosove, kunder vete qeverise se Kosoves, dhe keta jane elementet qe organizuan marsin 2004, dhe qe ende perpiqen te minojne procesin e pavaresise se Kosoves qe do te filloje kete vit.

    Albo

    Pse te mos ndjellin pakenaqesi kunder UMNIKUT???

    Qeveritaret e shqipareve te Shqiperise jane bere supermilionera per 8 vjet.
    Keta ne Kosove,nuk i lejon UMNIKU te vjedhin 1€. Pse durohet kjo?Pse me te zot jane ata ne Shqiperi, qe e rrujten popllin???

    Erdhen nga mergimi me miliona neper xhepa( 3% i pavdekshem i diaspores) dhe ne vend qe te ishin bere miliarder, rrine e dredhin zinxhirin, qe ju ka dhene UMNIKU.




    Cfar dreqin duan ndrkombetaret ne Kosove?
    Erdhen,bombarduan Serbin, ju dhane lirine. O.k . Falemnerit shum.
    Tashti hec bab, ik anej ka ke ardh. Na lej rehat ti fusim pak komen ne fyt ktij poplli.
    Na takon. Per te morem malet.

    Edi Rama ca pallate leu me boje dhe ka te drejte te prish pronat private,kur ti ngrefet.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,624
    Postimet në Bllog
    18
    Pse te mos ndjellin pakenaqesi kunder UMNIKUT???
    Sepse po te mos ishte ai UNMIK dhe ato forca te NATO nuk do te kish as rend, as qetesi, as siguri territoriale, por do te kish ushtri serbe ne Kosove, vrasje dhe lufte ethnike midis serbve dhe shqiptareve te Kosoves, vrasjeve te shqiptareve me njeri-tjetrin, thirrje per copetimin e Kosoves, lufte III ballkanike.

    Vetem kokeboshet ndjejne pakenaqesi ndaj UNMIK pasi vetem ata nuk arrijne te gjykojne pasojat e nje Kosove pa shtet e pa UNMIK. Te ndjesh pakenaqesi per nje qendrim apo politike te UNMIK mbi nje problem te caktuar eshte normale dhe njerezore, por te thuash cfare na duhet UNMIK eshte budallallek me brire. Eshte si puna e atij femijes qe kur mbush 1 vit dhe fillon e ecen me kembet e veta, thote nuk kam cfare e dua me nene e babe.


    Cfar dreqin duan ndrkombetaret ne Kosove?
    Nderkombetare ne Kosove duan qe Kosova te kete nje shtet demokratik qe mbron lirine e te gjithe shtetasve te saj, shqiptare apo jo-shqiptare, eshte ne gjendje te siguroje sigurine e vete territoriale dhe rendin ne vend, dhe ndjek politike te fqinjesise se mire me fqinjet e saj ballkanike. Pra me pak fjale, duan qe Kosova nga nje qender destabiliteti te kthehet ne nje vater stabiliteti dhe bashkejetese. Dhe kjo nuk eshte vetem deshira e nderkombetareve, por deshira e gjithe shqiptareve patriote e perparimtare.

    Ja e mesove se cfare duan nderkombetare ne Kosove. Mjafton te pyesesh.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Cfar dreqin duan ndrkombetaret ne Kosove?
    Erdhen,bombarduan Serbin, ju dhane lirine. O.k . Falemnerit shum.
    Tashti hec bab, ik anej ka ke ardh. Na lej rehat ti fusim pak komen ne fyt ktij poplli.
    .

    Antimafia ti na qenke humorist i lezeqme!

    Ti thue keshtu(po e perkthej pak shqip-shqip)

    Kur kam nevoje per ty,aman eja shpetom!
    Po tani me shpetove,ik,baje by....!

    Eheeeeeeee,sa bukur na qenka keshtu!Lejon ti te ta bej keshtu
    vellau,motra,shoqja..bossi?
    Hmmmm...Nuk e besoj,jo.


    Epo jo ,jo dajooo.
    E kemi kerkue,ateher respektoje, se nuk qeme te zot te shpetojme vet
    nga shkau
    .Tash kjo te kthehet fytyres edhe te thot:
    Mbylle gojen edhe puno.

    Keshtu duket kur ta sjell dikush tjeter lirin.
    Edhe pse dhemb,duhet pranu realitetin edhe duhet me qene autokritike,
    para se te fillosh me sha UMNIK-un e ate e kete...

    Prandaj behu fer,e mos ia fut kot.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lexojeni mire Antimafien.. pastaj replikoni..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Na lej rehat ti fusim pak komen ne fyt ktij poplli


    uuuups

    mire e ke o Brari
    po zemra ne fyt,e s`po le me lexue deri ne fund
    Falje Antimafies




    qenkemi ``ngulitur``une edhe Albo kesaj radhe .
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 06-04-2005 më 04:29
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •