Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Ēokollatat e Tim Burton-it !

    Qė Tim Burtoni eshte gjenial ne zhanrin e tij dhe pothuaj nuk ka bere asnje "gabim"(dmth film te dobėt) ne karrieren e tij, kjo dihej (ndofta bėn perjashtim "Planet of the apes" [planeti i majmunėve], per te cilin, fans-at e tij absolutė mendojne se nuk eshte ne nivelin e filmave te tjere). Por qe Tim Burtoni vazhdon krijimtarine e tij kinematografike me te njejtin nivel frymezimi si ne filmat e tij te pare ("Beetlejuice", "Ed Wood", "Edward scissorhands") kjo nuk ishte e sigurte. Konfirmimin e sjall perfundimisht filmi i tij i fundit "Charlie and the chocolate factory"

    Duhet me e ditė qe ne fillmi qe "Charlie and the chocolate factory" (Charlie dhe fabrika e ēokollatave") eshte film i komanduar, pra produksion i kompanise se madhe "Warner Bros". Por megjithate, si rralle ndonje regjizor, Burtoni ka vėnė te gjithe artin e tij (qofte edhe atė art nepermjet efekteve speciale, qe jane pjese e artit filmik) ne sherbim te filmit, i cili, edhe pse film block-buster, mban te gjitha gjurmėt e regjizorit tejet te talentuar.

    Ne pamje te pare, "film karramele", ne pamje te dyte, film inteligjent dhe imagjinativ (edhe pse adoptim i nje romani tashme te njohur te Roald Dahl, botuar ne 1964 dhe shitur asokohe ne 13 miljon kopje !!).

    Subjekti i vertete i "" eshte femijeria dhe dramat e saj, vetmia, deshira fundja natyrale e gjithkujt per te mos u mplakur: thėnė ndryshe, Tim Burtoni realizon himnin mė te bukur qe mund ti dedikohej fare mire Michael Jackson-it, ketij Peter Pan-i te perjetshem !

    Per te katerten here ne filmat e regjizorit ne fjale, luan Johnny Deep ! Dhe ē'lojė !

    Cokollatat e Sharlit jane nje perrallė morale here e ėmbel here e hidhur, por gjithsesi... magjike !

    ps: nese ka nje sekuence te paparashikueshme dhe akoma mė teper se magjike, eshte pikerisht ajo ku Tim Burton i bėn nje homazh te shkelqyeshem Stanley Kubrick-ut te madh dhe skenės mitike te "2001, A space Odyssay"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Tema tė Ngjashme

  1. Ēokollata
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-04-2014, 22:10
  2. Grupi Metallica
    Nga Tigrimelara nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 205
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 13:25
  3. A ishin shkrimtarėt e biblės mėkatarė??
    Nga Ndriēimi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 20:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •