Djali i aktorit tė madh rrėfen jetėn e babait

Florjon Mima: Kush ishin miqtė e tim eti

“Pse e pėrzunė nga teatri babanė tim”

Blerina Goce


Ndihet krenar qė ėshtė i biri i Prokop Mimės dhe beson se i ngjan shumė nė karakter. Nė 85-vjetorin e lindjes sė tė atit, Florjon Mima i ruan ende tė gjalla kujtimet pėr babanė, por i vjen paksa keq kur kujton ato vite, kur aktori i njohur duhej tė mjaftohej vetėm me duartrokitjet e publikut dhe denigrimin e vazhdueshėm nga sistemi. "Kaloi njė jetė pa i qeshur buza, gjithmonė me merita tė mohuara", thotė Mima, nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", duke sjellė ndėrmend porosinė e tė atit pėr tė mos u pėrfshini nė politikė, "edhe kur tė vijė dita qė tė gjithė shqiptarėt tė pėrfshihen".
Si e kujtoni babanė tuaj dhe nė ē' mėnyrė e sillni ndėrmend atė?
Tipari kryesor i tij ishte thjeshtėsia. Ishte jashtėzakonisht i thjeshtė. Kjo mė ka ngelur nė mendje nga fėmijėria ime deri ditėn qė vdiq. Modestinė, pėrkushtimin ndaj punės dhe ndaj njerėzve mund t' i pėrkufizoj si tiparet kryesore tė tij. Njeri qė u mundua qė tė gjitha virtytet e tij tė na i pėrcillte edhe ne fėmijėve tė tij, por nuk ishte imponues. Jashtėzakonisht liberal nė marrėdhėnie me fėmijėt dhe ndoshta kjo vinte nga kultura perėndimore qė kishte marrė. Ai nuk kishte studiuar pėr aktor, por pėr farmaci me njė bursė tė qeverisė italiane tė asaj kohe, nė Padova. Shkoi deri nė vitin e katėrt nė kėtė universitet, pastaj pa pėrfunduar shkollėn u detyrua tė kthehej, sepse Italia kapitulloi. Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, u detyrua qė pėr tė mbijetuar tė bėhej aktor. Fillimisht filloi tė luante dhe angazhohej me teatrin amator. Babai im, ashtu si Sandėr Prosi ishte nga ata qė u bėnė aktorė prej hallit.
Po roli qė babai juaj kishte mė pėr zemėr cili ishte?
Donte mė shumė Xhivolėn te "Arturo Ui", qė e kishte shqipėruar kunati i tij, Robert Shvarc, dhe mesa di unė, Berti kur pėrkthente e kishte pėrcaktuar Kopin nė kėtė rol. Kėtė rol e kishte me shumė qejf. Punonte gjithė ditėn, sepse aty kishte edhe njė "peng" qė duhej tė ēalonte dhe bėnte vazhdimisht prova qė tė krijonte reflekset e kėmbės qė ta hidhte nė mėnyrė tė njėtrajtshme gjatė gjithė shfaqjes. Aktorėve kur iu bėhet kjo pyetje, pėrgjigjen e kanė thuajse tė gjithė njėlloj, qė aktori i ka rolet si fėmijėt dhe i do tė gjithė njėlloj. Nė fakt, Kopi i ndante kėto role dhe thoshte Xhivolėn e dua mė shumė. I kishte hyrė nė shpirt si personazh, punonte me detajet e tij pėr ta nxjerrė sa mė tė keq, si kasap. Tė mos harrojmė se ai ishte krahu i djathtė i Hitlerit dhe besoj qė e ka arritur.
Sa i pėrkushtuar ishte pas punės babai juaj? Ēfarė detajesh kujtoni nga kjo pjesė e jetės sė tij?
Nga fėmijėria ime mbaj mend dy tipare tė tij, qė mė janė ngulitur edhe mua. E para qė nuk kishte pushim. Edhe kur ishte nė periudhė ēlodhjeje dilte nė bahēe dhe merrej me lulet. Edhe sot e kėsaj dite nuk kam arritur tė shoh lule tė mrekullueshme si ato qė kultivonte babai. Lulet ishin fiksimi i tij, por nė kohėn qė merrej me lulet bėnte prova pėr zėrin, duke shqiptuar rrokje, gruprrokje nė mėnyrė qė tė ishte sa mė i kthjellėt. Njė nga tiparet tė cilin ia mbajnė mend miqtė e kolegėt e tij ėshtė zėri. Por nuk gjykoj qė ishte i lindur si aktor. Ai mė shumė e kultivoi atė me punė, me punė e vetėm punė.
Pėrveē luleve dhe tė ushtrohej nė punėn si aktor, me ēfarė i pėlqente tė merrej tjetėr babait tuaj?
Pasioni i dytė qė kishte pėrveē luleve ishte peshkimi. Dimėr e verė ai i kushtohej ēdo tė shtunė e tė diel, me ato mundėsi rrethanore qė ishin. Dikush i sillte ndonjė fildispanjė apo diēka jashtė shtetit, se nė atė kohė as grepa nuk kishte dhe punonte jashtėzakonisht shumė. Tė vetmet periudha kur ne e gėzonim atė dhe rrinim bashkė ishin 21 ditė leje qė merrnim nga 1 gusht-21 gusht e shkonim nė Durrės. Por edhe atėherė, ai ishte gjithmonė duke peshkuar dhe ne e ndihmonim mbrapa pėr karremat e me radhė.
Sa i pėrkushtuar ishte ndaj rolit dhe mund tė na rrėfeni pėr mėnyrėn sesi ndihej babai juaj para ose nė fund tė njė shfaqjeje?
Ishte tip jashtėzakonisht i ndjeshėm. Mbaj mend njėherė qė e kishin ngarkuar tė ngrinte njė trupė teatri nė Librazhd, njė tjetėr nė Gramsh, pra, zona tė pazhvilluara nga ana artistike. Shkoi punoi me shumė pasion, e ngriti dhe di qė ditėn e fundit kur do jepej shfaqja, kishte aq emocione sa i kishte ikur zėri komplet. Ishte tip qė jetonte me rolin. Jam larg skenės dhe nuk mund tė them tamam ē' emocione ka provuar, por duke e gjykuar si tip, ashtu siē ishte jashtėzakonisht i ndjeshėm nė shtėpi, them qė i tillė ishte edhe nė skenė.
Ju tregonte pėr rininė e tij dhe fillimet nė teatėr?
Mė tregonte kur arrita njė moshė madhore, qė mund tė diskutonim bashkė. Kishte njė lloj ftohtėsie qė unė e ndieja edhe nga shokėt e mi, miqtė e mi, mėsuesit, nga komshinjtė. Kishte diēka qė kishte ndodhur me kėtė njeri dhe unė nuk e dija. Kishte njė enigmė shumė tė madhe qė unė nuk e dija. Pyesja vazhdimisht farefisin, hallat e mia dhe kur ka zėnė shtratin e vdekjes kemi bėrė njė bisedė goxha tė sinqertė. Atje mė ka treguar gjithė rininė e tij. I vetmi faj i Prokop Mimės ishte qė si mijėra tė tjerė u renditėn karshi Ballit Kombėtar dhe jo krah rinisė komuniste tė asaj kohe. Edhe bursa qė ai mori nė Itali, bėri qė detyrimisht tė regjistrohej edhe te rinia fashiste. Por, Prokopi ishte totalisht i papėrfshirė nė kėto aktivitete, qoftė me Ballin, qoftė me rininė fashiste dhe i vuajti gjithė jetėn kėto "dy krime" tė pabėra, qė sot nuk janė mėkate. Ai ishte njė fėmijė 21 vjeē. Ai ishte i bindur qė shumė shpejt demokracia do tė vinte edhe nė Shqipėri. Ai vdiq nė 18 gusht tė vitit 1986, por kishte bindjen se shumė shpejt regjimi komunist do tė binte edhe nė Shqipėri, por e thoshte me shumė keqardhje kėtė. Kaloi njė jetė pa i qeshur buza, gjithmonė me merita tė mohuara. Kurrė nuk kėrkonte mė shumė sesa i takonte dhe porosia e tij nė mėnyrė indirekte ishte; mos u pėrfshini nė politikė, edhe kur tė vijė dita qė tė gjithė shqiptarėt tė pėrfshihen.
Mund tė na tregoni ndonjė rast tė veēantė kur babai juaj "ėshtė djegur" nga politika?
Kuptohet kishte shumė detaje dhe unė di plot tė tilla, ku intrigohen edhe personazhe goxha tė njohur tė botės sė artit, por e vėrteta ishte qė ishte vazhdimisht nė njė denigrim sistematik.
Nė botėn e artit priten tė gjitha. Njė nga rolet e tij mė tė mira ishte prifti te "Cuca e maleve", qė ai vėrtet e donte dhe vetėm pėr shkak tė kėsaj qė vuante njė lloj persekutimi tė hekurt nga Organizata e Partisė dhe Partia Komuniste, Kopit iu hoq roli dhe iu dha dikujt tjetėr. Ngjarje tė tilla kishte me dhjetėra, por kurrė nuk ankohej, por unė e kuptoja sa vuante pėr atė qė i bėhej. Ka marrė titullin "Artist i Merituar" nė fund tė jetės sė tij artistike, shumė pak para se tė dilte nė pension. Edhe dalja nė pension erdhi e detyruar. Aktorė tė atij kalibri nė atė kohė janė nė kulmin e veprimtarisė artistike. Por e pėrzunė dhe shpesh debatonte me artistė tė fushave tė tjera. Shprehja qė ai thoshte: Aktorit po i hoqe skenėn ka vdekur. Ai vėrtet vdiq shumė shpejt, pasi doli nė pensionin e detyrueshėm, njė ligj absurd i regjimit komunist.
Cilėt ishin ata kolegė tė cilėt babai juaj i kishte mė pėr zemėr?
Kishte miq mjaft tė mirė. Sandėr Prosi ishte njė nga miqtė e tij mė tė mirė. Ndrek Luca po ashtu, Pjetėr Gjoka, Lazėr Filipi, regjisori Pirro Mani, Mihal Popi, Roza Anagnosti, Ferie Alibali etj.
Po ata njerėz pėr tė cilėt kishte mė shumė rezerva?
Kėtu asnjėherė ai nuk pėrmendte emra. Ne e kuptonim kush ishin kėta. Ishin pėrgjithėsisht aktorėt e lidhur me partinė ata qė jetonin. Shumė prej tyre janė aktorė tė mėdhenj, por me Prokopin ata marrėdhėnien nuk e kishin nė rrafshin profesional. Diskordanca vinte mė shumė pėr shkak tė pikėpamjeve politike dhe tė shkuarės sė tij haptas antikomuniste.
Kishte dėshirė qė fėmijėt e tij tė vazhdonin rrugėn e artit?
Kishte. Mbarimi i gjimnazit nė atė kohė pėr meshkujt ishte njė vit i detyruar stazhi dhe unė kam mbaruar nė '80-ėn dhe u caktova tė punoj nė tarracat e Tiranės, kurora e Tiranės e asaj kohe. Mbaj mend qė nė atė kohė kam bėrė njė bisedė me tim atė. Atėherė rregulli ishte qė kush dilte mirė me mėsime aplikonte pėr tri degė. Unė kisha dalė mjaft mirė. Pasioni im ishte letėrsia. Lexoja shumė dhe shkruaja nė atė kohė. Bėmė njė bisedė dhe mė tha: "Kam dėshirė qė tė bėhesh aktor. Mendohu, janė kėto tė mira, por ka edhe kėto anė negative. Do tė mė kthesh pėrgjigje." Mirė, do tė mendohem, i thashė dhe vendosėm qė do t'i ktheja pėrgjigje pas njė viti. Fiks pas njė viti mė thirri e mė tha: Kemi lėnė njė gjė pėrgjysmė. - Po, mė kujtohet- i thashė. Nė fakt, unė nuk isha menduar thellė, por e gėnjeva dhe i thashė: Nuk do tė bėhem aktor. Mė dha dorėn dhe mė tha: Paē fat. Siguroje jetėn me krahėt e tua, me nder, me faqe tė bardhė kudo qė tė jesh. Pra, nuk ishte imponues. Po nga kjo kohė kam njė detaj tjetėr qė nė vijim tė asaj qė thashė mė parė. Kur njė fėmijė fillonte cigaren dhe hynte babai duhej patjetėr tė fikje cigaren se ishte shenjė respekti. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur dhe mua, pikėrisht kur kam mbaruar maturėn. E mori vesh qė pija cigaren dhe bėmė njė bisedė shumė tė shkurtėr. "Unė tė kėshilloj tė mos e pish, se tė bėn keq por nėse do ta pish nuk do ta pish nė banjė, por do tė vish ta pish me mua nė kuzhinė. "Po, do ta pi", - i thashė, dhe qė atė ditė e fillova cigaren. Pra, cigaren e kam "peshqesh" nga im atė dhe nga vullneti im i dobėt pėr ta lėnė.
Si e kujtoni babanė tuaj nė fund tė jetės sė tij?
Nė janar tė vitit '86 u rrėzuar nga shkallėt ku po bėnte njė krasitje nė bahēe dhe qė nga ai moment nuk u ēua mė kurrė nė kėmbė. Ajo ishte njė periudhė shumė e keqe, pasi deri nė 10 korrik ishte goxha mirė nga ana mendore dhe ai e kuptoi qė nuk i bėhej dot derman dhe ra nė pesimizėm. Pastaj nga data 10 korrik deri nė 18 gusht ka qėndruar nė gjendje kome, sa edhe vetė mjekėt u habitėn. Kjo ėshtė periudha e fundit e jetės sė tij, qė mua s' mė vjen mirė ta pėrmend. Ishte shumė e dhimbshme dhe ai u shua dalėngadalė nė moshė tė re, vetėm 66 vjeē. Kuptohet nė njė vend tjetėr, me mė pak shumė kujdes, ai do tė kishte mundur tė jetonte pa frikė edhe 20 vjet tė tjera, pasi ishte shumė i fortė. I dobėt nė trup, por i fortė.
Kishte ndonjė dėshirė qė nuk e realizoi dot dhe i mbeti peng pėr aq sa jetoi?
Ėndrra e tij mesa unė kam kuptuar ishte qė ai regjim qė ishte instaluar nė Shqipėri tė largohej. Ai nuk mundi tė shihte rėnien e atij regjimi, por fatmirėsisht pa vdekjen e diktatorit Hoxha dhe them qė kjo i ka plotėsuar njė pjesė tė ėndrrės sė tij pėr tė parė ata shqiptarė qė i nxinė jetėn pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve tė tjerė tė largoheshin. Nuk besoj se ka pasur ndonjė peng tjetėr pėrveē kėsaj.

Pasaporta

Emri: Prokop
Mbiemri: Mima
Ditėlindja: 8 korrik 1920
Vendlindja: Durrės
Data e vdekjes: 18 gusht 1986

Rolet

Teatėr: "Topazi", "Cuca e maleve", "Hamleti", "Pas vdekjes", "Lumi i vekur", "Morali i zonjės Dulska", "Pėrkolgjinajt", "Intrigė e dashuri", "Arturo Ui", "Toka jonė", "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur".

Filma:1975: "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur", 1979: "Emblema e dikurshme", 1980: "Intendenti", 1980: "Vėllezėr e shokė".


Familja

"Nėna ishte mėsuese matematike, jashtėzakonisht e rreptė. Nė fakt, ajo e mbante shtėpinė. Pėr Prokopin ishte vetėm skena, bahēja me lule dhe peshkimi. Absolutisht gjė tjetėr. Nėna ishte e hekurt, qoftė pėr tė gatuar, qoftė pėr tė larė e pėr tė shpėlarė, apo pėr t'u kujdesur pėr fėmijėt."

Lotet e Mimes

Ai vetė ishte mjaft komod. Nuk luftonte kurrė pėr tituj e ofiqe. Ai boll qė kishte vendosur njė raport me komunitetin e spektatorėve dhe ndihej mjaft mirė kur spektatori e duartrokiste. Qante vazhdimisht nė mbylljet e shfaqjeve, salla shpėrthente nė duartrokitje dhe ai ishte shpėrblimi i vėrtetė qė donte.

Marre nga Tirana-Observer.