Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    "titanik" - I Parashikuar Si Nė Roman

    "TITANIK" - I PARASHIKUAR SI NĖ ROMAN


    100 vite pas katastrofės mė tė madhe tragjike nė historinė e anije - detarisė botėrore tė quajtur “TITANIK”

    Pikėrisht mė 14 prill tė vitit 1912, njėzetė minuta para mesnate, ndodhi katastrofa e anijes mė tė madhe dhe mė tė pėrsosur nė botė “TITANIK”, e cila, nė udhėtimin e saj tė parė nga Anglia pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke u ndeshur me njė copė tė madhe tė akullit, fundoset nė ujėrat e ftohta tė Atlantikut.
    Nga gjithsej 2.207 udhėtarė dhe anėtarė tjerė tė ekuipazhit, sa ishin tė vendosur nė anije, arrijnė tė shpėtojnė vetėm 1490 persona. Kjo ngjarje e tmerrshme, ka mbetur e regjistruar nė analet e detarisė botėrore, si njė tragjedi mė tė madhe, e cila nė vete gėrsheton, fatin tragjik tė pashmangshėm, nga njėra anė, dhe vetėbesimin e tepruar nė pamundėsinė e fundosjes sė saj.
    Qė nga ndodhja e saj, e gjer mė ditėt e sodit, pėr kėtė tragjedi tė madhe katastrofale, ėshtė shkruar mjaft dhe janė dhėnė vlerėsime nga mė tė ndryshmet. Me tė janė marrė shumė shkenca dhe shkencėtarė, parapasikologė, hulumtues individual serioz dhe joserioz, sharlatan, si dhe mjaftė ithtarė tė kurioziteteve tė jorastėsisė.
    Nga ana tjetėr e kėndvėshtrimit tė kėtij realiteti, pak kush prej nesh e dinė se, saktėsisht, 14 vite mė parė nga kjo tragjedi, shkrimtari anglez Morgan Robertson, e kishte botuar romanin e tij jo aq tė vėrejtur nė at kohė, titulluar “FUTILITY”- (“Pa shpresė”), fabula letrare e sė cilės, ishte fundosja e njė anije mė tė madhe trans-oqeanike nė botė. Anijen kolosale tė trilluar nga romani, shkrimtari e ka quajtur “TITAN” , e cila, e mbushur pėrplot udhėtar tė pasur dhe tejet tė lumtur, nė njė mbrėmje tė ftohtė tė prilli, gjatė udhėtimit tė saj tė parė nėpėr oqean tė hapur, ndeshet me njė copė tė madhe tė akullit dhe fundoset.
    Ēuditėrisht, pėrputhshmėria me ngjarjen e vėrtet tek pas 14 vitesh ėshtė aq identike saqė qė tė konsiderohet edhe e pabesueshme?!!
    Ja dėshmitė kooperative qė flasin vetė pėr veten:
    - Nė kėtė krahasim nė mes tė tregimit nė roman dhe realitetit tė tragjedisė TITANIK, emėrtimi “TITANIK” ėshtė plotėsisht e njėjtė me “TITAN”, sepse, ėshtė shtuar prapashtesa “IK”, pasi qė, tė gjitha anijet e kompanisė “White Star Line”, kanė pasur emėrtime me kėtė prapashtesė nė fund ;
    - Katastrofa e vėrtetė “TITANIK” ka ndodhur mė 14 prill, 14 vite pas publikimit tė romanit tė Robertsonit;
    - Sendet si dhe vetė anija e madhe e trilluar me avull e pėrshkruar nė roman, plotėsisht i ngjajnė aseteve tė “Titanik-ut” tė famshėm, e cila, me tė vėrtetė fundoset pas 14 viteve;
    - Pėrshkrimi i ngjarjeve dhe pėrjetimi i udhėtarėve nė kėtė roman ėshtė aq identik, saqė, pėrfitohet pėrshtypja se e njėjta ėshtė shkruar pas vitit 1912, e jo 14 vite mė parė, para se tė ndodhte tragjedia.
    Robertsoni , nė romanin e vetė, e ka paramenduar kėtė anije kolosale si arritje mė e madhe e anije-ndėrtimtarisė botėrore nė fillim tė shekullit XX-tė, e cila ishte dedikuar pėr udhėtime tejoqeanike. E pėrshkruante si anije mė tė madhe, mė tė pėrsosur, mė tė bukur, mė luksoze, mė tė shpejtė dhe mė tė sigurt nė botė. Praktikisht, e pamundur tė fundoset?!
    Pikėrisht, mu kėshtu ėshtė konsideruar edhe “TITANIKU” real, gjersa ka qenė nė ndėrtim e sipėr. Nė opinion, ajo ėshtė prezantuar si krenari mė e madhe e ndėrmarrjes pėr anije-ndėrtimtari: Harlend dhe Vollf nga Belfasti i Anglisė, si dhe, anije-pronarit, kompanisė “White Star Line” nga Londra.
    Anija kishte 46.000 bruto tonelata tė regjistruar. Dhe mundėsia pėr bartjen e mallit ishte me njė peshė prej 66.000 tonelata. Ishte i gjatė 268,99 metra, i gjerė 28,19 metra, kurse i lartė nga bazamenti e gjer nė fund tė oxhakut 53,34 metra. Ka qenė e pajisur me 16 kabina hermetike jo depėrtuese tė ujit nė raste eventuale tė ndonjė katastrofe, si dhe, dispononte me shumė pajisje tjera tė pėrsosura teknike qė e kanė ngritur lartė nivelin e sigurisė sė kėsaj anije.
    Konstruktimi i kėsaj anije ishte gati plotėsisht i njėjtė si ania me avull luksoze e trilluar nė romanin e Riobertsonit, e cila, realizonte njė shpejtėsi prej 25 mile nautike nė orė. Mund ta pranonte 3000 udhėtarė, si dhe sasinė e madhe tė mallit pėr transport. Vėrtetė, nė roman, anija ėshtė pėrshkruar diē mė e shkurtė, me gjatėsi prej 244 metra, dhe se mund tė bartte dhe tė transportonte mall nė peshė prej 70.000 tonelata.
    Mė sė shumti nė roman, befason pėrputhshmėria e pėrshkrimit tė luksit nė sallonet e anijes dhe komoditeti i lartė i kabinave pėr udhėtim .Gjatė udhėtimit tė gjatė, aty tregohen pėr shumė takimet, njohurit e reja, romanca dashurie, drama dhe komedi tė vogla njerėzore, tė cilat, mė vonė do tė shendohen nė tragjedi tė madhe tė familjeve tė tėra. Po ashtu, plotėsisht njėjtė ėshtė pėrshkruar, nė fillim siguria dhe besimi pėr mos fundosje edhe pse dihej se ajo veē kishte filluar. Kur, mė nė fund, tė gjithė do tė binden se katastrofa e fundosjes sė anijes ėshtė e paevitueshme, atėherė fillon lufta e vėrtet pėr gjetjen e vendit nė barkat e vogla tė shpėtimit, ku, siē e pėrshkruante Robertsoni nė roman, nuk kishte mjaft, sepse, askush, as qė kishte besuar dhe planifikuar se njė gjė e tillė mund t’i ndodhte pikėrisht kėsaj anije kolosale.
    Ėshtė interesante nė roman, pėrshkrimi i gjendjes sė udhėtarėve tė pasur tė anijes sė madhe, tė cilėt, nuk kanė mundur t’i sigurojnė vendet nė barkat shpėtimtare gjatė fundosjes, se si vėrejnė se, pasuria e tyre nuk paraqet asgjė nė kėto momente tė fundit pa shpresa .
    Si tė shpjegohet kjo pėrputhshmėri e pėrsosur? Si koincidencė e rastit, a po...?!!
    Shumė ka ngjashmėri tė sakta, tė cilat, nuk shkojnė nė favor tė tezės shkencore se ēdo gjė ka qenė koincidencė e rastit. Vet Morgan Robertsoni ka deklaruar se kėtė roman e ka shkruar sipas inspirimit tė vet momental, prandaj, dihet mirė se, tė gjitha veprat letrare qė nuk mbėshteten nė ngjarjet e vėrteta, ato konsiderohen si pjellė e fantazisė sė vetė autorit. Por, pėrputhshmėria e pėrsosur nė kėtė rast, na shtyn tė mendojmė pak sa mė ndryshe: Robertsoni, nė deklaratat e veta shpesh ka theksuar se, emrin e anijes sė vet tė trilluar nga romani, ia ka dhėnė duke aluduar nė madhėsinė, pra “TITAN” - diēka kolosale. Ka mundėsi e kundėrta: mu kjo tė jetė si asocim qė pas 14 viteve, anijes kolosale reale, pėr shkak tė madhėsisė qė kishte, t’i jepet emri “TITANIK”. Sikur thamė edhe nė fillim, prapashtesa “Ik”, ose origjinal nė anglishte ‘IC”, kompania e “White Star Line” nga Londra, e cila ka praktikuar ta vej prapa tė gjitha emrave tė anijeve tė veta qė dispononte.
    A ka kėtu diēka mbinatyrore e cila pėrmes parathėnies nė formė tė inspirimit artistik ju paraqitet Robertsonit duke e sfiduar qė ta shkruaj kėtė vepėr? A ishte kjo njė paralajmėrim apo...?
    Kėto dhe shumė pyetje tjera, me sa duket, do tė mbeten pa pėrgjigje edhe njė kohė tė gjatė...

    Adnan Abrashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 16-04-2012 mė 13:24 Arsyeja: Libri titullohet “FUTILITY”- jo “FUTITY”-

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •