Opinione
Gjermania dhe te huajtė
Gjermania nuk guxon ti lejojė vetes ti largojė e ti dėbojė tė huajtė nga ky vend, por pėrkundrazi: ajo ėshtė e interesuar ti integrojė ata nė shoqėrinė e saj moderne. Me reforma tė vendosura dhe tė qarta ekonomike, sociale, arsimore e shėndetsore, me mentalitetin e gjeneratave tė vjetra gjermane dhe etjes pėr sukses, si dhe tė fuqisė sė madhe punėtore tė tė huajve dhe fėmijėve tė tyre, Gjermania pėrsėri do tė zgjohet nga agonia e ēastit, dhe do tė bėhet qendėr e gravitetit, jo vetem ekonomik, por edhe shkencor, industrial dhe kulturor.
Ali Dulaki, Hamburg
Askush nuk mund tė kontestojė faktin se populli gjerman gjithnjė e mė shumė po plaket, dhe se nataliteti shkon duke rėnė gjithnjė e mė shumė. Ėshtė njė problem shqetsues i cili nuk prek vetėm shoqėrinė gjermane, por pjesėn dėrmuese tė Evropės Perėndimore. Pėr momentin, po ndalemi nė Gjermani, pėr ta prekur kėtė ēėshtje sociale, dhe pėr tė parė se si do tė zhvillohen ngjarjet nė ardhmėri.
Siē dihet, njė pjesė e mirė e rinisė gjermane nuk preferon tė martohet por e zgjedh bashkėjetesėn si njė interes tė mundshėm pėr realizimin e planeve nė aspektin profesional. Kariera profesionale pra, ndikon qė burri dhe gruaja tė krijojnė njė pasiguri pėr revitalizimin e kombit. Pse ? Ngase njė ēift i kėtillė gjithnjė e mė pak vendos tė krijojė familje dhe tė ketė pasardhės.
Numri i popullsisė gjermane, jo vetėm qė stagnon kohėve tė fundit, por edhe bie ndjeshėm, gjė qė nė anėn tjetėr paraqet njė prishje tė drejtėpeshimit lidhur me sigurimin e ekuilibrit ndėrmjet atyre qė punojnė dhe paguajnė tatim shtetit dhe atyre qė marrin pensionet e merituara tė punės sė tyre shumėvjeēare. Por, derisa numri i atyre qė marrin pensione rritet, ndėrsa i atyre qė janė tė aftė pėr punė bie ndjeshėm, kjo ndikon drejtpėrsėdrejti nė prishjen e ekuilibrit tė sipėrpėrmendur, gjė qė konkretisht shpie nė prishjen e kėtij drejtėpeshimi shoqėror dhe shtresor.
Si tė ruhet drejtpeshimi i shoqėrisė gjermane?
Zgjidhja e vetme e kėtij problemi janė tė huajtė. Kjo vjen nga fakti se kjo shtresė e shoqėrisė ėshtė ajo qė mundohet dhe ėshtė nė gjendje tė ruajė balancin nė popull, sepse kjo shtresė e shoqėrisė lind fėmijė dhe kujdeset pėr perspektivėn e fuqisė punėtore. Familjet e huaja nė Gjermani ende pėrfaqėsojnė njė mentalitet qė ndyrshon nga mentalieti gjerman.
1. A . Nė njėrėn anė e kemi brezin e dytė ose tė tretė tė tė huajve, qė nė fakt tashmė janė natyralizuar, pra janė fėmijė tė lindur kėtu por prindėrit e tyre vijnė nga jashtė, dhe pėr kėta fėmijė bota gjermane ėshtė ajo tė cilėn ata e njohin, jetojnė nė tė dhe e pėrjetojnė ndėrsa bota e prindėrve tė tyre gjithnjė e mė shumė bėhet mė e largėt dhe mė e panjohur.
2. B . Nė anėn tjetėr e tė huajve janė emigrantėt e rinj, tė cilėt pėr shkaqe ekonomike, sociale apo politike, lėshojnė vendet e tyre dhe vijnė nė Gjermani.
Ky grup njerėzish e kanė diē mė tė veshtirė integrimin e shpejtė nė Gjermani, dhe edhe pse mundohen sa me parė dhe sa mė shumė tė integrohen dhe natyralizohen , pėrsėri ky proces kėrkon kohė dhe mund. Por, qė tė dy kėta shtresa, edhe pse e para (shtresa A dic me pak se B), janė familje ku fėmijėt janė nė numėr mė tė madh se njė ose vetėm dy, por tre-katėr apo edhe pesė fėmijė nė familje.
Numri i madh i fėmijėve nė familjet gjermane ėshte njė dukuri e pazakontė nė kohėn e sotme. Njė gjė e tillė ndoshta ishte prezente pas Luftės sė Dytė Botėrore, por sot kjo ėshtė diēka e pazakontė, dhe ndodh shumė rrallė, ndėrsa tek tė huajtė ėshtė akoma prezente, madje si diēka normale. Pikėvėshtrimi ndaj familjes ėshtė gjithashtu njė tezė e cila ndryshon nė krahasim mes gjermanėve dhe tė huajve. Pse? Sepse pėėer gjermanet vlen pikėsėpari individualizmi, ndėrsa pėr tė huajtė familja ėshte njė vlerė e shenjtė, diē e pacėnuar, pas sė cilės vjen individualizmi.
Ky konstelacion ėshtė mundėsia dhe zgjidhja e vetme qė i ndihmon Evropės plakė nė pėrgjithėsi dhe Gjermanisė nė veēanti qė tė ruajė ekuilibrin e saj ndėrmjet shtresės sė vjetėr qė vjen shkon gjithnjė e mė shumė duke u ritur, dhe shtresės sė re, e cila falė tė huajve nga vendet mė pak tė zhvilluara ėshtė nė gjendje akoma tė mbajė kėtė baraspeshė dhe kėtė problem social nė shoqėri.
Rinia dhe etja pėr tė arritur sukses
Gjermania e sotme, fama dhe sukseset e saja, imazhi i saj si njė superfuqi e pakontestuar evropiane, vijnė nga mundi dhe vepra e shtresės sė vjetėr gjermane. Fėmijėt dhe rinia e sotme, falė sakrifikimit tė prindėrve tė tyre, kanė standardin e lartė tė jetės qė sot egziston nė vend. Pas Luftės sė Dytė Botėrore , kjo gjeneratė e prindėrve tanė ishte e detyruar tė fillojė nga zero, prej nga doli miti gjerman, me punė tė pandalshme, me mund, djersė dhe sakrifikim deri nė maksimum, pėr tė arritur qėllimet dhe tė ngrisin kėtė vend nė majė tė Olimpit dhe tė Botės.
Ndėrsa kjo gjeneratė e sotme bėhet gjithnjė e mė mbipeshė, mė e dobėt nė shkolla (dėshmi anketash tė ndryshme pėrgjatė ēdo viti), dhe nė sporte nė krahasim me vendet e tjera evropiane apo skandinave qė pėr momentin janė shembulli mė i mirė i nivelit tė lartė shkollor apo kulturor. Ky tren ekspres gjerman gjithnjė e mė shumė ngadalsohet, dhe kjo gjeneratė e tashme gjermane nuk janė nė gjendje tė jenė lokomotova, e cila de facto ishin prinderit gjermanė dhe tė cilėt jo vetėm Gjermaninė por edhe Evropėn dhe Botėn e ndėrtonin dhe zhvillonin.
Poashtu, nė kėtė kontekst, vjen radha e te huajve dhe e fėimjėve tė tyre. Kėta tė huaj, nė krahasim me fėmijėt dhe rininė gjermane, janė akoma tė etur pėr suksese, pėr pėrfitime, pėr famė dhe pėr krijimtari, pėr shkencė, pėr art dhe pėr kulture. Nė krahasim me vendasit, tė huajtė vetėm sa kan filluar tė shijojnė botėn e vėrtetė dhe mundėsitė, nivelin e lartė tė jetės qė ofron ky vend, dhe pasigurisė nė vendet e tyre ku nuk kishin as mundėsitė dhe as shansin e vėrtetė pėr tė aritur diēka, tash i kanė tė gjitha dhe nė tė shumtėn e rasteve edhe e shfrytzojnė kėtė rast. Mu pėr kėtė arėsye, edhe nė kėtė fushė, tė huajtė janė tash ata qė faktikisht janė tė aftė dhe tė etshėm pėr sukses dhe pėr tė qenė lokomotiva sėbashku me njė shtresė tė vendasve, sigurisht qė mund tė nxjerin kėtė makinė gjermane nga balta (ballkanike) qė pėr momentin ngec dhe frenon.
Nė fillim tė shekullit 20. ishin Hebrenjtė ata te cilet posedonin kėtė etje, kete vendosmėri pėr tė aritur gjithnjė e mė lart dhe me shumė sukses nėpėrmjet punės dhe aftėsive tė tyre ngriten Gjermaninė nė piedestal dhe e bėnė aq tė famshme dhe sukseshme me veprat, punėn dhe vlerat e tyre tė pakontestuar, pastaj, pas luftės sė dytė, siē e cekėm mė lart, ishte shtresa gjermane e cila ishte e detyruar tė fillojė nga zeroja, sepse Gjermania ishte e shembur dhe e shkatėruar, ndėrsa sot janė mu ata fėmijė tė emigrantėve dhe tė huajve qė posedojnė kėtė etje e uri pėr tė pasur sukses dhe pėr tė realizuar qėllimet dhe ėndėrrat e tyre me ēdo kusht dhe pėr ēdo ēmim. Te huajtė, pra, si dhe fėmijėt e tyre janė katalizatori i vėrtetė. Janė ata tė cilėt mund tė ndezin kėtė lokomotivė gjigande gjermane, dhe pėrsėri ta vėnė nė levizje dhe t`ia sjellin shkėlqimin tė cilin Gjermania e kishte nė mbarim tė shek. XIX-tė, si dhe nė vitet 60-tė, 70-tė dhe 80-tė, tė shekullit tė shkuar.
Nė vend tė pėrfundimit mund tė themi se Gjermania nuk guxon ti lejojė vetes ti largojė e ti dėbojė tė huajtė nga ky vend, por pėrkundrazi: ajo ėshtė e interesuar ti integrojė ata nė shoqėrinė e saj moderne. Me reforma tė vendosura dhe tė qarta ekonomike, sociale, arsimore e shėndetsore, me mentalitetin e gjeneratave tė vjetra gjermane dhe etjes pėr sukses, si dhe tė fuqisė sė madhe punėtore tė tė huajve dhe fėmijėve tė tyre, Gjermania pėrsėri do tė zgjohet nga agonia e ēastit, dhe do tė bėhet qendėr e gravitetit, jo vetem ekonomik, por edhe shkencor, industrial dhe kulturor.
Krijoni Kontakt