Brukseli do te ndaloje importin e shpendeve nga Kroacia


Data e Publikimit: 22/10/2005

Autori i Lajmit:
24 ore
Komisioni Europian njoftoi dje nė mbrėmje se po pėrgatitej tė ndalonte importin e shpendėve tė gjalla dhe nėnprodukteve tė tyre nga Kroacia pas zbulimit tė virusit tė gripit tė shpendėve nė kampione tė mjelmave tė marra nė kėtė vend.
Nė njė komunikatė, ekzekutivi europian saktėson se ėshtė informuar nga autoritetet veterinare kroate se virusi i gripit tė shpendėve H5 ishte izoluar nė kampione tė marra tek disa mjelma tė egra tė cilat u gjetėn tė ngordhura nė Zdenci (lindje).
Prania e virusit nė disa kampione tė marra nga gjashtė mjelma, nga rreth 15 shpendė tė tillė tė gjetur tė ngordhura nga peshkatarėt nė afėrsi tė njė liqeni, u njoftua mė herėt nė Zagreb nga Ministria kroate e Bujqėsisė.
"Komisioni Europian po pėrgatitit njė vendim pėr tė ndaluar importin e shpendėve tė gjalla dhe nėnprodukteve ė shpendėve nga Kroacia qė do tė miratohet me njė procedurė emergjente ditėn e hėnė", shjegon Brukseli.
Gjatė kontakteve me Komisionin, autoritetet kroate "kanė afruar siguri se asnjė shpend i gjallė dhe se asnjė nėnprodukt i shpendėve nuk ėshtė eksportuar nga Kroacia nė drejtim tė Bashkimit Europian", shton Komisioni, sipas tė cilit, Zagrebi ka informuar tashmė edhe autoritetet veterinare tė vendeve fqinje.
"Virusi ėshtė identifikuar si ai i gripit tė shpendėve H5", vazhdon komunikata, e cila nuk saktėson qartė nėse virusi ėshtė aq i rrezikshėm sa H5N1, qė ka shkaktuar mė shumė se 60 tė vdekur nė Azi dhe qė kohėt e fundit ėshtė zbuluar edhe nė Rumani dh nė Turqi.
Nga ana tjetėr, Brukseli njoftoi mbrėmė se ėshtė informuar se virusi H5, i gripit tė shpendėve, ėshtė zbuluar edhe nė njė papagall tė importuar nga Surinami dhe qė ėshtė vėnė nė karantinė nė Britaninė e Madhe.
"Autoritetet britanike kanė marrė tė gjitha masat e duhura, pėrfshi dhe eliminimin e zogut tė infektuar qė u mbajt nė karantinė me tė", shpjegon Komisioni.