I vetmi argument që mund të kesh kundër Windows është prekshmëria ose dobësia kundrejt programeve keqbërëse si virusët, reklamat, spiunët, etj. Microsoft vuri re pakënaqësitë e përdoruesve dhe u përgjigj duke azhurnuar Windows XP me SP2, duke përmirësuar sistemin azhurnues, duke nxjerrë murin mbrojtës (firewall), duke nxjerrë Microsoft Antispyware, si dhe ka plane për të nxjerrë Internet Explorer 7.0, mbase dhe ndonjë antivirus.
Pse ekzistojnë probleme të tilla?
1. Sepse nuk ka programues të përkryer që të shkruaj kod 100% të sigurtë dhe Windows ka me miliona rreshta kod, disa herë më shumë se sistemet e tjerë.
2. Sepse ka tipa (si ca e ca në forum) që nuk u pëlqen Microsoft për arsye të ndryshme, që nuk kanë lidhje fare me informatikën, dhe mundohen natë e ditë të gjejnë gabime.
3. Sepse ekzistojnë adoleshentë që duan të njihen në internet e televizor si hackera të famshëm dhe domosdo që do sulmojnë sistemin më të famshëm, Windows.
4. Sepse Windows nuk është sistem vetëm për ekspertët e programimit dhe rrjeteve, por për njerëz të të gjitha niveleve, që nga ata fëmijët në fillore, deri tek pleqtë e plakat. Këta të fundit nuk kanë shumë njohuri për të përdorur kompjuterin qysh duhet, kështu që sado i sigurtë të jetë Windows, prapë do e dëmtojnë kompjuterin për shkak të injorancës e pakujdesisë.
5. Sepse nuk mund të kesh një sistem 100% të sigurtë pa sakrifikuar lehtësinë e përdorimit. Windows, ndryshe nga sistemet e tjerë, nuk mund të sakrifikojë shumë lehtësinë sepse siç u përmend më lart, ka përdorues që nuk dinë ç'është interneti e emaili, e jo më të dinë për virusët, antivirusët, firewall, trojanet, spiunët, etj.
Për ata që mendojnë se sistemet e tjera janë më të sigurtë, shikoni çfarë ndodhi me Firefox pasi filloi të bëhej i famshëm dhe shtoi dy-tre funksione më shumë. Çuditërisht nuk e shikon më të reklamohet si shfletuesi më i sigurtë. Kështu e kanë dhelprat: u bie qimja. Kam frikë se edhe Mac e Linux, nëse do zgjerojne funksionet dhe numrin e përdoruesve në atë atë nivel që ka arritur Windows-i, atëherë do fillojnë të kenë të njëjtat probleme që tani janë më të theksuar në Windows.
Krijoni Kontakt