Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    ALBSECURITY
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958

    Virus i ri për celularët

    Një kompani pirate ka infektuar 3 milionë telefona. Të dhënat e kompanive

    Virus që grabit impulset e celularëve, shkatërron aparatet, që hyn në rrjetin e të dhënave dhe përdor atë bashkë me llogarinë tuaj, është rreziku më i ri që ka pushtuar 3 milionë telefonë deri tani në të gjithë botën, e që po përparon me shpejtësi të frikshme. Alo, jam një inxhinier i kompanisë që po kontrolloj linjën tuaj, ju lutem shtypni butonin # 90, ose # 09. Kësaj kërkese nuk i duhet përgjigjur, në të kundërt infektimi ka ndodhur. Rrjeti i njohur televiziv CNN ka pohuar këtë lajm alarm, me të cilin janë njohur dy kompanitë e vetme të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, AMC dhe Vodafone. Ata kanë marrë seriozisht këtë kërcënim të biznesit dhe dëmin e pritshëm për konsumatorin dhe kanë marrë masa të menjëhershme për parandalimin. Një urdhër i brendshëm për punonjësit është shpërndarë dje dhe pritet bërja publike që të informohen për detaje dhe abonentët e shumtë. Gjithashtu, kompanitë e prodhimit të telefonave të markës "Motorola" dhe "Nokia", kanë konfirmuar praninë e këtij virusi dhe të kësaj kompanie pirate dhe kanë bërë njoftimet e tyre pranë operatorëve.

    Virusi

    Nëse ju merrni një thirrje telefonike në celularin tuaj, i cili mund t'ju thotë se është inxhinieri i kompanisë dhe se është duke kontrolluar linjën tuaj, ndërsa ju kërkon të shtypni butonat thurje 90, ose thurje 09. Mbylle menjëherë këtë thirrje pa shtypur asnjë numër, sepse është një kompani private, me një pajisje, që nëse ju shtypni një nga këto dy numra, krijon akses në kartën tuaj SIM dhe bën thirrje ose shpenzime telefonike, të cilat do të paguhen nga llogaria juaj.

    XALAN

    Të gjithë përdoruesit e telefonit duhet të jenë mjaft të vëmendshëm nëse marrin një thirrje telefonike dhe në ekranin e aparatit shfaqet fjala XALAN. Mos iu përgjigj kësaj thirrjeje, mbylle telefonin në mënyrë të menjëhershme, pasi, nëse veproni ndryshe, telefoni juaj është i infektuar nga një virus. Ky virus do të shkatërrojë ose do të grabisë të gjithë informacionin që keni ju në telefon ose në kartë. Kjo e bën telefonin tuaj të pamundur të lidhet me rrjetin telefonik. Në këtë rast, ju duhet të blini një telefon të ri. Informacionet e mësipërme janë konfirmuar nga dy kompanitë më të mëdha të prodhimit të telefonave "Motorola" dhe "Nokia". Deri tani ka rreth 3 milionë telefona të infektuar në të gjithë botën.

  2. #2
    ALBSECURITY
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    VODAFONE, AMC sisteme mbrojtëse ndaj viruseve


    Kompanitë “shpikin” përherë sisteme infiltrimi të viruseve. Grupe të posaçme punojnë për ta

    Klientët shqiptarë të Vodafone dhe AMC nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do të jenë viktima të viruseve, që kanë prekur 3 milionë telefona kudo në botë. Kjo për arsyen e vetme se në të dy kompanitë punon një grup i veçantë dhe është instaluar një sistem i posaçëm mbrojtës për të mos lejuar filtrimin e viruseve në rrjetet e dy kompanive. Dhe grupe të tilla punojnë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për gjithë rrjetet e tyre në botë, pohojnë drejtuesit e dy kompanive. Në faqet e internetit të dy kompanive jepen shpjegime dhe mbi mënyrën e infiltrimit të viruseve, sistemet e ndërtuara për të mbrojtur rrjetet e telefonisë celulare.

    Si është ndërhyrë në

    3 milionë telefonat

    Janë dy lloj viruse. Për virusin e parë kanë gjetur një mënyrë origjinale, "Alo jam inxhinieri i kompanisë, ju lutem shtypni thurje 90, ose thurje 09, po kontrollojmë linjën tuaj". Telefonatën duhet ta mbyllësh urgjent dhe të mos i shtypësh ato butona. Në të kundërt hekërsat do të hyjnë në llogarinë tuaj, duke ua çuar në zero, derisa ta shkatërrojnë telefonin. Një tjetër virus është ai XALAN. Kur shfaqet në ekran kjo fjalë, të jeni të sigurt nuk është askush që ju thërret, prandaj mbylleni telefonin. Po e hapët virusi do të hyjë në memorien e telefonit dhe do ta shkatërrojë krejt informacionin e aparatit, derisa t'jua bëjë të pamundur lidhjen me rrjetin telefonik. Më të dëmtuar janë aparatet NOKIA dhe "Motorola".

    Hekërsat dhe lufta e

    përhershme ndaj tyre

    Por kompanitë e mëdha celulare në çdo kohë ndjehen të kërcënuar nga hekërsat dhe viruset e tyre. Kështu, sa më shumë rriten llojet e viruseve, aq më shumë sisteme mbrojtëse ndërtojnë inxhinierët e kompanive. Hekërsat e bëjnë punën për hobi, duke provuar aftësitë e tyre në fushën e elektronikës, ose janë të futur nga bizneset konkurrente.

  3. #3
    ALBSECURITY
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    Kini kujdes se eshte perhapur jashtezakonish shume ky virus i meposhtem nepermjet MMS.
    te vjen ne forem SMS nese nuk e ke te aktivizuar sherbimin MMS dhe te adreson ne www.mms.vodafone.al. ketu te infekton kompjuterin ndersa ne tel u nis MMS gjith numrave te regjistruar ne aparat dhe karte derisa te shkoje llogaria=0
    me poshte po jap 2 pamje te faqes se internetit dhe te virusit

    Beni kujdes me MMS se kam nje parandjenje se eshte nje truk i vet kompanive ky per te rritur fitimet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Celularët IPhone, tani edhe në shqip
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 14:54
  2. Celularet ne shkolle !
    Nga Foleja_ në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:53
  3. Celularët, kartat pa emër arma që ndihmon krimin
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 09:49
  4. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •