Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni

    Mendoj se eshte e rruges qe te japim mendimet dhe vlersimet tona rreth ktyre zgjedhje per te cilat gjate ketij gjysem viti eshte ngritur nje pluhur mjaft i madh jo vetenm nga maqedonasit-sllavet por edhe nga shume parti politike shqipetare dhe vet lidert e tyre.


    MAQEDONI: Incident me armė, rrihen dy gazetarė


    SHKUP (15 shtator) - Pasditen e sotme u dėgjuan tė shtėna me armė zjarri pranė nje qendre votimi ne fshatin Lesok ne veriperendim te Maqedonise. Dėshmitarė okularė thanė se njė grup i armatosur ka hyre nė qendrėn e votimit, dhe ka vjedhur kutine e votimit ku ndodheshin fletevotimet e personave qe kishin votuar. Pasi dolen nga qendra e votimit ata shtine disa here ne ajer me arme automatik dhe me pas u larguan. Nuk ka njoftime pėr viktima. Incidenti eshte konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor ne Shkup, qe e cilesoi ate si me te rendin te ndodhur qe prej fillimit te procesit te votimit. Nderkohe, ne afersi te fshatit Kosel dy gazetare maqedonas te televizionit privat TVM te Ohrit jane rrahur dhe vjedhur. Gazetaret ishin duke filmuar nje perleshje mes dy grupe njerezish ne afersi te nje qendre votimi. ro/ko (ANSA/BalkanWeb
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    MAQEDONI: Shėnohen incidentet e para gjatė votimit


    SHKUP (15 shtator) - Komisioni qendror zgjedhor ne Shkup beri te ditur se gjate oreve te para te votimit u shenuan disa incidente te vogla. Ne fshatin Vratenice nje aktivist shqiptar i Bashkimit per Integrimin Demokratik, te drejtuar nga ish komandanti i UĒK- se Ali Ahmeti, u plagos pasi u godit me pistolete ne koke nga disa individe qe tentonin te hynin me force ne nje qender votimi. Ndersa ne komunen Stip nje vezhgues maqedonas eshte goditur nga disa manifestues. Menjehere ne vendngjarje mberriten forcat e policise dhe nje grup vezhguesish te OSBE-se. Nderkaq, ne komunen Stajkosēi ne afersi te kryeqytetit Shkup, nje grup personash tentuan te hidhnin ne kutite e votimit disa flete votimi te plotesuara. Ne fshatin Mavroviani ne veriperendim te vendit u verifikua se nuk eshte zhvilluar procesi i votimit. Pronari i godines ne te cilen ishte vendosur kutia e votimit ne momentet e fundit perpara nisjes se votimit, vendosi te mos shfrytezohej ambienti, pasi sipas tij, qeraja e dhene ishte e pamjaftueshme. ro/ko (ANSA/BalkanWeb)
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket edhe pse gjate tere kohes u be nje zhurme mjaft e madhe rretrh ketyre zgjedhje sllave ne Maqedoni,serish do te vazhdoj ai avazi i vjeter me partite politike shqipetare.Po duket se partit shqipetare kane bere nje tradite ne kete drejtim e partin e te "madhit Xhaferi" qe ishte dora e djathte e Georgievskit dhe klikes se tij tani do e zavendsoj per tek Cervenkovski BDI.
    Per mendimin tim kjo nuk tingllon aspak mire por cka ti bejshe,sepse une mendoj se keta te dy jane te njejte si Cervenkovski apo Georgievski sepse thote nje fjale e menqme jona "Ali Hoxha,Hoxh Alia" mendoj se eshte e njejte vetem kemi bere nderrimin e vendeve te emrave e mbiemrave.




    MAQEDONI, BDI: Stabiliteti i qeverisė, varet nga pjesėmarrja jonė nė tė


    TETOVE (16 Shtator) - Partia e ish-shefit tė luftėtarėve shqiptarė, Ali Ahmeti, u shpreh sot se "stabiliteti i qeverisė sė ardhshme maqedonase, do tė varet nga pjesėmarrja e saj nė njė koalicion qeveritar". "Asnjė opsion tjetėr nuk do tė vlejė nėse duam qė tė kemi njė qeveri tė qėndrueshme nė Maqedoni" - i deklaroi shtypit Teuta Arifi, zv.kryetare e Bashkimit Demokratik pėr Integrimin (BDI). "Parimi demokratik kėrkon qė pėr tė patur njė pushtet ekzekutiv tė qėndrueshėm duhet qė, partia qė ka marrė numrin mė tė madh tė votave nga elektorati shqiptar tė bėjė pjesė nė tė dhe kjo ėshtė BDI-ja, deklaroi Arifi kur e pyetėn se ēfarė do tė ndodhte nėse SDSM-ja do t'i propozonte njė partie tjetėr shqiptare tė formonte njė koalicion. "Shpresojmė se vullneti i zgjedhėsve qė votuan masivisht pėr BDI-nė do tė respektohet", tha ajo. anjo



    Oj sharki e lehte si era , a ka aedhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Shkruan Mero Baze

    ## Pėrse duhet tė humbte Arbėn Xhaferri?


    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

    16 shtator 2002 / Mero Baze
    Ish-udhėheqėsi i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė shqiptarėve nė Maqedoni arriti pėr herė tė parė tė thyejė traditėn shqiptare nė Ballkan, duke kthyer fitimtarėt e luftės nė fitimtarė tė zgjedhjeve.
    Votimet e 15 shtatorit nė Maqedoni provuan se qytetarėt e shtetit mė me ankthe tė Ballkanit janė duke rendur drejt liderėve qė sjellin mė shumė siguri pėr komunitetet qė u pėrkasin.
    Kėshtu, shqiptarėt u desh tė votonin pėr njė udhėheqės tė cilin njė vit mė parė e pranuan pėr herė tė parė tė hynte lirshėm nė Maqedoni, ndėrsa maqedonasit u kthyen te socialdemokratėt e dalė nga rrėnojat e ish-Partisė Komuniste Jugosllave, tė cilėt japin mė shumė siguri pėr nostalgjikėt e vjetėr tė stabilitetit tė Maqedonisė.
    Por ajo qė ka habitur mė shumė vėzhguesit nuk ėshtė fitorja e Ahmetit dhe Crvenkovskit se sa humbja e thellė e qendrės sė djathtė shqiptare dhe maqedonase.

    Arbėn Xhaferri




    Arbėn Xhaferri, i humbur apo i konsumuar?

    Partia Demokratike Shqiptare e Arbėn Xhaferrit ishte pėr dy-tre vitet e fundit thuajse faktori kryesor politik nė Maqedoni.
    Njė parti e fraksionuar nga Partia e Prosperitetit Demokratik tė krijuar nė vitin 1990 nė Maqedoni me ndihmėn e demokratėve nė pushtet, nė Shqipėri kjo parti arriti tė ishte njė opozitė bindėse dhe avancuese pėr promovimin e ideve tė reja tė shqiptarėve nė Maqedoni.
    Profili i saj politik u rrit nė disa fushata elektorale nė vitin 1995-1996, derisa nė zgjedhjet e vitit 1998 arriti tė fitojė si parti e parė dhe tė hyjė nė koalicion me nacionalistėt maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė.
    Nė atė kohė u mendua se dy partitė e qendrės sė djathtė, njėra e ardhur nė pushtet me retorikė probullgare dhe tjetra me retorikė proshqiptare, do tė bėnin mė shumė pėr shpėrthimin e kornizės qė mbante tė mbytur zgjidhjen e problemeve nė Maqedoni.

    Dhe nė fakt, diēka bėnė nė kėtė fushė. Ky koalicion ishte i pari qė guxoi tė vepronte nė Maqedoni dhe tė merrte pėrsipėr faturėn e reformave politike.
    Pavarėsisht individėve dhe kontekstit nė tė cilat u vendosėn reformat politike, mund tė thuhet se pėr herė tė parė shqiptarėt nė Maqedoni arritėn tė jenė faktor vendimtar nė zgjedhjen e presidentit dhe tė fitojnė thuajse nė praktikė tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės dhe tė Universitetit, megjithė shmangien nga projektet fillestare.
    Koalicioni i Xhaferrit me nacionalistėt maqedonas, po ashtu i hapėn rrugė njė hapėsire mė tė madhe pėr tė ekstremizuar situatėn nė Maqedoni dhe pėr t’i dhėnė krah fantazisė sė dy palėve, herė-herė dhe pėr ta prishur Maqedoninė.
    Pa njė koalicion tė tillė, zor se shqiptarėt do tė kishin shkuar drejt rrėmbimit tė armėve dhe zor se “Luanėt” e Boshkovskit do tė irritonin pjesėn tjetėr tė popullsisė nė atė shkallė sa e irrituan. Pra, nė njėfarė mėnyre, mund tė thuhet se gjatė kėtij mandati politik, shqiptarėt nuk mund tė konsiderohen tė humbur, por liderėt e tyre mund tė konsiderohen tė konsumuar.
    Hapėsira qė ata krijuan nė planin politik dhe rrethanat e ndryshuara nė Kosovė dhe Shqipėri, bėnė qė ata tė prodhojnė politikė mė shumė se sa tė jep siguri profili politik i Menduh Thaēit dhe bashkėpunėtorėve tė tjerė tė zotit Xhaferri.


    Lindja natyrale e UĒK-sė nė Maqedoni

    Njė shkak tjetėr i humbjes sė thellė tė partisė sė Xhaferrit ėshtė dhe autoriteti qė arriti tė vendoste Ushtria Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Ndryshe nga nė Kosovė, kjo ushtri lindi nė Maqedoni dhe ruajti “pavarėsinė” e veprimit tė saj nga interesat konkrete tė qytetarėve tė Maqedonisė.
    E ndihmuar nga fakti se rrethohej nga dy shtete shqiptare, kjo ushtri thuajse nuk u pėrzie fare me shėrbimin sekret tė Shqipėrisė dhe shmangu importimin prej tij tė paternalitetit politik pėr lidershipin e kėsaj ushtrie.
    Kjo ushtri ka atė komandant qė zgjodhi vetė dhe realizoi ato ide pėr tė cilat u krijua. Ajo nuk bėri asnjė prej gabimeve tė UĒK-sė nė Kosovė. Sė paku, nuk u lidh ngushtėsisht me Tiranėn zyrtare, nuk zhvilloi njė betejė eleminuese brenda faktorit shqiptar dhe nuk inkriminoi me dhunė shqiptarėt nė luftė.
    Nė kėtė plan, askush nuk ka tani, pas lufte, ndonjė akuzė pėr Ali Ahmetin se ka vrarė apo kėrcėnuar gazetarė dhe politikanė shqiptarė, nuk ka akuza se ka djegur fshatra pėr tė krijuar skena lufte dhe nuk lidhej me krimin e organizuar tė Tiranės.
    “Paslufta” e luftėtarėve tė Ali Ahmetit nuk ėshtė histori pushtimi dyqanesh dhe “luftėtarėsh” qė konvertohen nė gangsterė.

    Nė njėfarė mėnyre, kemi njė ushtri natyrale, qė arriti tė pėrfaqėsonte zemėrimin e studentėve tė Universitetit tė Tetovės qė nuk u lejohej Universiteti i tyre, arriti tė pėrfaqėsojė zemėrimin e shqiptarėve tė Gostivarit dhe Tetovės qė ndjeheshin si qytetarė tė njė demokracie tė korruptuar, dhe mė tej akoma, arriti tė siguronte shqiptarėt qė ndryshimi do tė vazhdojė.
    Dhe nė kėtė mes, me siguri qė ka ndikuar jo pak aleanca thuajse e shenjtė mes Arbėn Xhaferrit dhe Hashim Thaēit, njė aleancė politike qė do tė ishte normale sikur tė mos kthehej nė njė aleancė antiRugovė dhe pėr mė tepėr, tė mos difuzonte problemet e dy formacioneve tek njėri-tjetri.
    Nė kėtė plan, korrupsioni mbeti produkti politik mė i shkėmbyer mes tyre. Sado tė pavėrteta tė jenė historitė me trena nafte nga Shkupi nė Obiliq dhe legjendat rreth benzinatave tė “Thaēėve”, ato gjithsesi identifikojnė me tė njėjtin problem tė dy partitė nė Maqedoni dhe Kosovė, duke u dhėnė tė njėjtin ndėshkim – humbjen.


    Eklektizmi politik i zotit Xhaferri dhe partisė sė tij

    Raportet e zotit Xhaferri me partinė e Hashim Thaēit dhe me Tiranėn zyrtare janė njė problem pėr biografinė politike tė partisė sė tij. Partia Demokratike Shqiptare e zotit Xhaferri u krijua me dy tipare kryesore. Sė pari, si parti e qendrės sė djathtė dhe sė dyti, si parti antikomuniste.
    Duke pėrdorur brutalitetin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe tė deleguarve tė zotit Berisha, Xhaferri arriti tė formonte tek shqiptarėt e Maqedonisė njė shpresė mė shumė se sa kėrkesat vegjetative tė elitės ish-titiste tė shqiptarėve nė Maqedoni. Fushata e tij elektorale me videoklipe qė nisnin me Berishėn dhe pėrfundonin me ambasadorin shqiptar nė Shkup, nuk harrohen lehtė nga popullsia shqiptare nė Maqedoni.

    Mė tej, pas vitit 1998 kur erdhi nė pushtet, Xhaferrit iu desh tė afrohej me Tiranėn zyrtare dhe pėr kėtė askush nuk mund t’i mbajė mėri. Por duke qenė njė parti me tipare nacionalkomuniste, tek partia e tij, nė fakt, u zbėrthye thelbi enverist i shumė simpatizantėve tė fjetur tė komunizmit shqiptar qė respektin pėr izolimin e Shqipėrisė nga komunizmi e konvertonin nė krenari kombėtare.
    Baza politike e partisė sė zotit Xhaferri filloi tė dominohej pak nga pak nga nacionalkomunistėt e tipit tė partisė sė Hashim Thaēit nė Kosovė. Kjo bėri qė raportet e tij me Partinė Demokratike tė Berishės jo vetėm tė ftoheshin, por tė shkonin deri diku nė armiqėsi.
    Partia e tij u bė reparti mė fanatik anti-Berishė tek shqiptarėt nė Maqedoni, duke reflektuar dhe duke shumėfishuar nė disa raste mllefet e Tiranės zyrtare. Ai arriti tė sulmojė Berishėn, pėrse ky i fundit mbėshteti Rugovėn nė akuzat qė iu bėnė si “Tradhėtar i Kombit” dhe mė pas arriti tė angazhohej nė problemet e brendshme politike tė Tiranės nė krah tė Partisė Socialiste.
    Kjo bėri qė mė afėr opozitės nė Shqipėri tė ishte partia e drejtuar nga Ymer Ymeri, se sa partia qė realisht kishte krijuar vetė zoti Berisha.

    Po kaq i komplikuar u paraqit zoti Xhaferri dhe nė raport me spektrin politik nė Kosovė. Duke pasur aleat natyral LDK-nė, Xhaferri nuk diti tė ndajė mllefet e tij personale ndaj Rugovės, tė cilit ia kishte marrė pėr tė madhe pse nuk u prononcua hapur ku po ndahej nga Prosperiteti Demokratik nė vitin 1994, dhe u pėrfshi nė luftėn e brendshme politike kundėr tij me ēdo mjet, herė duke mbėshtetur kundėrshtarėt e tij brenda LDK-sė dhe pas vitit 1999, duke qenė thuajse njė parti e pėrbashkėt me Hashim Thaēin.

    Ky eklektizėm politik, nė fakt, zhbėri portretin politik tė partisė sė tij, duke e transformuar nga njė parti e qendrės sė djathtė nė njė parti nacionalkomuniste me element tė korruptuar, qė pėrdori autoritetin e pushtetit shqiptar pėr tė kthyer komunitetin shqiptar nė njė principatė qė prodhonte para.
    Shqiptarėt nė Maqedoni nuk e kanė tė lehtė tė pranojnė njė shqiptar qė dhe pėr tė futur njė mėsues nė punė dhe pėr tė vėnė njė telefon nė shtėpi dhe mė tej akoma, pėr tė regjistruar njė fėmijė nė shkollėn shqipe, tė paguajnė.
    Ata i gėzohen njė mundėsie mė shumė pėr liri, por jo njė shansi mė shumė pėr t’u plaēkitur po nga shqiptarėt. Pas katėr vitesh nė pushtet, nė fund, askush nuk e mban mend si nisi dhe si pėrfundoi historia politike e partisė sė zotit Xhaferri.
    Dhe nė tė tilla raste, oferta mė tė sigurta si ajo e Ali Ahmetit fitojnė mė lehtė.

    Ai ėshtė njė ofertė shqiptare mė e pavarur pėr shqiptarėt e Maqedonisė, mė pak i ndikuar nga shefat e Tiranės, Shkupit dhe Prishtinės.


    Fitorja reale e Xhaferrit, rikthimi i zgjedhjeve

    Pėrkundėr dėshpėrimit apo gėzimit qė ngjall rezultati, lajmi mė i gėzuar qė vjen prej Shkupit ėshtė fakti se tė gjitha palėt pranuan zgjedhjet. Sindroma e frikshme e Tiranės zyrtare eksportuar tek partia e zotit Xhaferri vitin e kaluar nė zgjedhjet lokale, ngjallte ende dyshime.
    Shumėkush mendonte se skenat e dhunės sė zgjedhjeve lokale, ku partia VMRO/DPMNE humbi pėr shkak tė keqqeverisjes dhe partneri shqiptar i saj, PDSH, “fitoi” thellė megjithėse ishte pjesė e asaj qeverie, linte dyshime se faktori shqiptar nuk do tė mund tė shkonte dot drejt zgjedhjeve tė lira.

    Dyshimet shtoheshin edhe pėr faktin se maqedonasit ishin nė njėfarė mėnyre tė interesuar tė linin shqiptarėt nė njė stad primitiv parademokratik, duke i lejuar tė kacafyteshin dhe t’i vidhnin votat njėri-tjetrit.
    Fakti qė procesi u mbyll pa incidente tė rėnda dhe sidomos fakti qė palėt pranuan rezultatin, ėshtė njė fitore e tė gjithėve, por mbi tė gjitha, e zotit Xhaferri.
    Ikja e partisė sė tij nga pushteti me zgjedhje tė lira, ėshtė njė pasuri politike pėr shqiptarėt dhe njė shpresė se ata qė gabojnė mund tė korrigjohen.
    Kjo vlen sidomos pėr ēlirimtarėt, qė prej sot do tė pushtojnė zyrat e shtetit. ##
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Bene se edhe keshtu !!!

    MAQEDONI, Aliti: Pėrfshirja e BDI-sė nė koalicion, njė ēudi qė do tė zgjatė 3 ditė

    SHKUP (17 shtator) - Rezultati i dobėt i PPD krahasuar me atė tė BDI, nė zgjedhjet e sė dielės nė Maqedoni, shpjegohet nga kryetari i kėsaj partie Abdurahman Haliti, si njė gjendje "paskrizės". "Eshtė njė eufori, e cila na ktheu nja 12 vjet prapa dhe nuk shoh tjetėr shpjegim". I pyetur nėse ekziston mundėsia qė SDSM tė pėrfshijė partinė e tij nė koalicion, Haliti shprehet se "gjasat ekzistojnė, por pozicioni ėshtė i dobet dhe nuk jemi shumė tė interesuar pėr kėtė". Sipas kryetarit tė PPD, "nėse social-demokratėt bėjnė koalicion me BDI-nė, kjo do tė jetė njė ēudi qė zgjat tre ditė, mė pas do tė heshtet krejt dhe do tė kalojė si ėshtė mė mirė". I pyetur nga DĖ nėse pėrfshirja e njė partie tjetėr shqiptare, si PPD, mund tė ndihmojė SDSM-nė tė pėrligjė para opinionit maqedonas koalicionin me BDI-nė, Haliti tha se "Ka edhe tė tilla kombinime. Unė aktualisht nuk merrem me to, por ne jemi aty si jemi dhe do tė mbetemi ashtu. Si tė veēantėn e kėtyre zgjedhjeve Haliti pėrmendi faktin qė pėrfundimisht edhe shqiptarėt nė numėr shumė tė madh dolėn nė zgjedhje, ku manifestuan njė shkallė e lartė e vetedijes sė tyre. A votuan sipas bindjeve politike ose jo mbetet tė analizohet, por me siguri qė "po". Eshtė shumė e rėndėsishem qė zgjedhjet kaluan nė atmosferė tė qetė dhe pa incidente. "Nuk jam shumė i sigurtė nėse acarimet ndėretnike kaluan njėherė e mirė, sepse edhe nė njėren edhe nė tjetrėn anė, ka masa kritike, e cila nė moment tė caktuar mund tė shkaktojė situata destabilizuese" - pėrfundoi Aliti. anjo/ko (DW/BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kjo nuk eshte fare cudi !!!


    MAQEDONI, Ahmeti: Dua Ministrinė e Brendshme ose tė Mbrojtjes
    Lajmi i ores 8:20

    SHKUP (18 shtator) - Ali Ahmeti, partia e tė cilit siguroi numrin mė tė madh tė votave mes partive shqiptare ne zgjedhjet parlamentare tė sė dielės nė Maqedoni, deklaroi se partia e tij (BDI) dėshiron tė marrė njė nga ministritė kyc, me anė tė tė cilave u luftua UCK nė vitin 2001. Ahmeti tha se ministritė qė ndikojnė direkt nė integrimin e shqiptarėve janė Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Eshtė mėse e arsyeshme qė njė nga kėto ministri t'i pėrkasė komunitetit shqiptar, qė pėrbėn rreth 23% tė popullsisė. Ende nuk ėshtė e qartė se cilin post do t'i ofrojė Ahmetit Branko Crvenkovski. Ministria e Brendshme ka pėrdorur linjėn e ashpėr ndaj nacionalistėve. ro/mr (Reuters/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Po bene edhe keshtu,aleance me Georgievskin keta e tani ata aleancen me Cervenkovskin e mes bveti jo.





    Partia Demokratike Shqiptare ka pėrjashtuar ēdo bisedim pėr hyrje nė qeverinė e re maqedonase

    Tetovė, 18 shtator - Partia Demokratike Shqiptare e Arbėr Xhaferit do tė kalojė nė opozitė. Nė njė konferencė tė mbajtur pėrfaqėsuesit kryesorė tė kėsaj partie Arbėr Xhaferi dhe Menduh Thaēi kanė pėrjashtuar ēdo mundesi a bisedim pėr hyrje nė qeverinė e re maqedonase. Kjo parti ka refuzuar edhe ftesėn e Ali Ahmetit qė tė marrė pjesė nė qeveri.
    Drejtuesit e saj kanė thėnė se PDSH-ja do tė mbetet "opozitė konstruktive" dhe do tė mbėshtesė qeverinė kur ėshtė fjala pėr interesat e shqiptarėve.
    Xhaferi dhe Thaēi theksuan nė njė konferencė me gazetarė se ftesa qė tė gjitha partitė shqiptare tė hyjnė nė qeveri u duket romantike.



    Oj sharki e lehte si era ,a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,611
    Postimet nė Bllog
    18
    Ajo qe me beri mua pershtypje ne keto zgjedhje eshte dalja komplet jashte loje e 2 partive te vjetra shqiptare ne Maqedoni, dhe dy krereve te saj. Shqiptaret arriten te fitojne afersisht 30% te vota ku egziston nje hendek i madh midis formacionit te ri politik te luftes te kryesuar nga Mehmeti me dy partite e tjera shqiptare.

    Keto zgjedhje permbajne mesazhin se:

    1. Shqiptaret ne Maqedoni e shohin formacionin ushtarak te djeshem si nje force reale politike te sotme qe mund te avancoje dhe mbroje me se miri te drejtat e tyre. Shqiptaret ne keto zgjedhje investuan besimin e tyre tek partia e Ali Mehmetit.

    2. Shqiptaret ne Maqedoni nuk ishin aspak te kenaqur nga perfaqesimi politik i Xhaferit ne 4 vjetet e fundit ku ai hyri edhe ne koalicion. 5% i partise se tij ben qe Xhaferri jo vetem te dali ne opozite por te jete nje faktor i parendesishem ne jeten politike ne vend.

    3. Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane aspak te kenaqur as nga mungesa e mirekuptimit ne rradhet e partive politike shqiptare. Mos hyrja ne zgjedhje me koalicion flet qarte per kete.

    Rezultati i zgjedhjeve eshte i kenaqshem per ne shqiptaret, tani nuk na ngelet vecse ne bashkepunim me nderkombetaret te kerkojme implementimin e mareveshjes se Ohrit dhe rikthimin e te gjitha lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare ne Maqedoni qe deri dje trajtoheshin si qytetare te dores se dyte.

    Nese sllavet nuk pelqejne ndryshimet politike, Maqedonine e pret lufta.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    NHe vendet me demokraci te zhvilluar lidhur me kete se a duhet dikush te perfshihet ne qeveri apo te jete ne parlamnet duhet te vdnosin te fuqishmit e botes.
    Gjithcka ne rregull !!!???
    Po kjo eshte demokracia bashkohore ne Maqedonin e cila si duket eshte duke lulezuar nga demokracija koheve te fundit sipas shenimeve nga vendet me demokraci te zhvilluara lidhur me kete.

    Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Maqedoni, heshtin pėr Ahmetin


    SHKUP (18 Shtator) - Pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Maqedoni shprehėn sot kėnaqėsi pėr rrjedhėn e zgjedhjeve parlamentare tė sė Djelės, por nuk u shprehėn nėse ish-lideri politik i UĒK-sė, tani kryetar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) Ali Ahmeti, duhet tė pėrfshihet nė qeverinė e ardhshme ose nė Parlament, duke e konsideruar kėtė si ēėshtje tė partisė qė fitoi zgjedhjet. "E Djela ishte fitore pėr procesin demokratik dhe konfirmim se pjesa mė e madhe e qytetarėve tė kėtij vendi dėshirojnė paqe, stabilitet dhe ardhmėri tė mirė pėr familjet dhe vendin e tyre", deklaroi zėdhėnėsi i OSBE-sė. Por pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Maqedoni nuk pranuan t'i pėrgjigjen drejtpėrsėdrejti pyetjes nėse lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, duhet tė pėrfshihet nė qeveri ose nė Parlament. "Pėr ne ka rėndėsi qė tė qėndrojmė pranė qeverisė sė re dhe pranė koalicioneve tė reja ose partneriteteve qė do bėjnė ata. Shpresojmė se ky do tė jetė njė proces i menduar mirė, qė tė krijohet njė qeveri e cila do qėndrojė pas gjithė popullit", deklaroi zėdhėnėsi i NATO-s, Kreg Ratklif. Edhe zėdhėnėsja e tė dėrguarit tė posaēėm tė BE-sė Irena Gjuzellova, theksoi se "nuk i takon bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė flasė pėr koalicione qeveritare" dhe se "kjo ėshtė punė e partisė mė tė madhe". Lidhur me kėtė temė, zėdhėnėsi i OSBE-sė tha se bashkėsia ndėrkombėtare "nuk do tė pėrzihet" nė krijimin e qeverisė sė re. "Nė demokracitė funksionale ēdo koalicion ėshtė i mundshėm. Politikanėt e zgjedhur e kanė nė dorė tė gjejnė rrugėn mė tė mirė, dhe ne nuk do tė pėrzihemi. Ky ėshtė njė vend sovran", deklaroi zėdhėnėsi i OSBE-sė nė Maqedoni, Volfgang Greven. anjo/ko (BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    MAQEDONI SDSM: Shqiptarėt e pėrfshirė nė konflikt, jashtė ekzekutivi

    SHKUP (19 shtator) - Ndonėse nė Maqedoni ende nuk kanė filluar bisedimet pėr krijimin e qeverisė sė re pas zgjedhjeve tė sė dielės, Lidhja Socialdemokrate maqedonase qė triumfoi nė to, thotė se nė pushtetin ekzekutiv nga pala shqiptare nuk duhet tė pėrfshihen persona tė cilėt kanė marrė pjesė nė konfliktin e armatosur tė vitit tė shkuar. Ndėrkohė qė partia fituese shqiptare, Bashkimi Demokratik pėr Integrim qė doli nga strukturat e ish- UĒK-sė ka lėnė tė kuptohet se ka pėr tė kėrkuar qė shqiptarėt tė drejtojnė ndonjė dikaster tė rėndėsishėm si ministrinė e mbrojtjes, apo tė punėve tė brendshme. ro/mr (QIK/BalkanWeb)



    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Delen qe eshte ndare nga tufa gjithmone e ka henger ujku,keshtu thot populli.


    MAQEDONI, Ali Ahmeti: Boshkovski s'mund tė mė arrestojė

    SHKUP (19 Shtator) - Ndėrkohė kur pėr Ahmetin, ekziston ende urdhėri i arrestit nxjerrė nga Ministria e Brendshme e Maqedonisė, Lideri i BDI-sė shprehet se "ėshtė shumė e vėshtirė qe Boshkovski apo prokuroria tė zbatojė njė aktvendim aq tė padrejtė, sepse unė jam i shoqėruar me mijėra e mijėra qytetarė". Sipas Ahmetit, ata duhet ta kuptojnė qė ėshtė bėrė njė marrėveshje me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar.Mbi bazė tė asaj marrėveshjeje qė ėshtė nėnshkruar, amnistohen tė gjitha palėt ndėrluftuese dhe nėse ka shkelje prej palėve nė konflikt, atėherė kompetent pėr trajtim tė kėtyre problemeve ėshtė Tribunali i Hagės, pėr ēka ne, edhe ēdo vendim tė Tribunalit do ta respektojmė. Nuk ėshtė nė kompetencė as tė Prokurorisė sė Maqedonisė dhe as tė ministrit tė punėve tė brendshme qė tė ngrejė aktakuzė kundėr meje apo bashkėluftėtarėve tė mi. anjo/mr (DW/BalkanWeb



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vritet Mensur Jashari mbrėmė nė Tetovė

    Tetovė, 20 shtator - Njė shqiptar 18-vjeēar vdiq natėn e mbrėmshme nga plagėt e rėnda. Bėhet fjalė pėr Mensur Jasharin nga fshati Neraste i Tetovės, i cili ishte transportuar nė spital e Tetovės nė orėn 2.00 pas mesnate. Njoftohet se i ndjeri u vra nga shkėmbimi i zjarrit mes dy grupeve tė armatosura. Sipas policisė sė Tetovės gjatė natės sė mbrėmshme janė dėgjuar tė shtėna nė rajonin e disa fshatrave tė Tetovės.


    _____________________________
    _____________________________

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranmvera?
    Jam martuar002

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Zigzaget "alla Branko", nė prag tė koalicionit


    Nga Ylber LILI
    Maratona paszgjedhore nė Maqedoni nuk ka pėrfunduar, madje gjatė kėsaj periudhe kohore po abuzohet me njė mori variantesh, pėr
    formimin e kabinetit tė ri qė do tė marrė pėrsipėr udhėheqjen e vendit. Dy fituesit ( LSDM-ja e kampit maqedonas dhe BDI-ja nė atė shqiptar) po provojnė nervat e njėri- tjetrit duke mos gjetur ende emėruesin e pėrbashkėt drejt njė marrėveshjeje paraprake. Edhe pse
    bėhet shumė zhurmė nė media apo nė konferenca pėr shtyp, deri mė tani nuk ėshtė dhėnė ndonjė sinjal, i cili do tė paralajmėronte formimin e qeverisė me njė formulė tė saktė, tė dhėnė zyrtarisht. Gjithsesi, pritej se, njėherazi me shpalljen e rezultateve paraprake tė zgjedhjeve, do tė dilnin nė pah dhe vėshtrėsitė e para. Vetėm njė ditė pas votimeve, partia maqedone triumfuese, provoi tė kurdisė skema. Duke shpallur veten si fituese absolute, me 62 deputetė, ata qarkulluan disa ide si p.sh., se mund tė qeverisnin edhe vetė, nė rast nevoje. Mirėpo, nga rezultatet mė zyrtare, doli se njerėzit e Crvenkovskit kishin vetėm 60 vende nė Parlamentin e ri.

    Kjo shifėr e privon "koalicionin pėr Maqedoninė sė bashku" nga "komoditeti" i formimit tė njė qeverie pa pjesėmarrjen e fituesve shqiptarė.

    Nė kėto rrethana ka marrė rolin e saj edhe ish-partia nė pushtet, humbėse nė kėto zgjedhje. Egzistojnė pėrpjekje qė partia e sapozgjedhur e Crenkovskit tė vazhdojė vijėn politike antishqiptare ndjekur deri mė dje. Formimi i qeverisė sė re pas shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve parlamentare po tentohet nė njė atmosferė tė zymtė.

    BDI-ja, do tė duhet tė bashkėpunojė me njė ekip tė politikės maqedone, qė nė tė kaluarėn ka demonstruar tė njėjtėn linjė nacionaliste me humbėsit e Gjeorgjevskit. Kurse nė kampin e Crvenkovskit ende mungon qartėsia e vendimmarrjes, tė paktėn publikisht. Paraqitja e Branko Cervenkovskit ende nuk ėshtė e qartė, duke pėrjashtuar disa deklarata me dy kuptime, tė cilat nuk pėrjashtojnė kurrsesi koalicionin me Ali Ahmetin, por nga ana tjetėr nėnvizojnė "mospjesėmarrjen nė qeveri tė atyre qė realizuan konfliktin e vitit tė kaluar". Ndoshta Crvenkovski synon ta lėrė personalisht Ahmetin nė pozicion jashtė loje, tė paktėn pėrsa i pėrket qeverisė. Modeli "alla Branko" ėshtė i njohur. Atij i nevojitet mbėshtetja e faktorit ndėrkombėtar, tė cilėt kėrkojnė pjesėmarrjen e Ahmetit nė qeveri kėrkon, por nė tė njėjtėn kohė Crvenkovskit i duhet tė kėnaq edhe nacionalistėt maqedonas.

    Ai mendon se, duke lėnė nė hije Ahmetin nė dy institucionet vendimmarrėse (Parlament dhe qeveri), do ta ketė mė tė thjeshtė tė manovrojė me elektoratin e tij. Duke qenė i bindur se skemat e applikura pėr 8 vite me radhė kundėr shqiptarėve, sot nuk mund tė jenė tė pėrdorshme, po provon njė tjetėr model, tė luajė me nervat e fituesit shqiptar. Pėrballė lėvizjeve tė dyshimta tė fituesve tė rinj
    maqedonas, Ali Ahmetit i mbetet tė luajė kartėn e mbėshtetjes sė madhe qė gėzon tek elektorati shqiptar. Nga vetė maqedonasit, ende nuk po kuptohet rėndėsia qė paraqet kjo situatė paszgjedhore dhe rreziku qė mund tė rikthehet nga skemat qė tentojnė pėrjashtimin e fituesve shqiptarė prej qeverisjes. Ata janė ende nė kėrkim tė njė forme qė do tė kėnaqte tė gjitha palėt. Por kjo kohė nuk ėshtė koha e shpikjeve, as e rimodelimeve tė sė kaluarės, nga e cila shumėkush ruan ende rezerva. Pėr tė shmangur njė dėshtim brenda fitores, duhen bėrė mirė llogaritė, sė pari me veten, dhe, mė pas, me bashkėqeverisėsit. Qė e sotmja tė mos jetė mė produkt "fajtorėsh", por tė sigurojė fillimin e mbarė tė njė kthese tė fuqishme domosdoshmėrisht tė nevojshme pėr tė gjithė maqedonėt, duhet t'u jepet fund cicmiceve ēintegruese. Pavarėsisht nga numri i madh i deputetėve, tė cilėt koalicioni pėr Maqedoninė i ka siguruar te elektorati maqedon, pesha e votės shqiptare, e identifikuar kėsaj radhe me liderin e ish-UĒK-sė, do tė arrijė tė bėjė presionin e duhur qė ky koalicion tė jetė i denjė, ashtu siē mendohet tė projektohet edhe Maqedonia e sė ardhmes.



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Per cdo dite te jejtit demagog qe te dduken si pedagog,por jo jane ata te vjetrit qe ishin me Xhaferin para disa vitesh,por keta te Cervenkovskit jane me te menqur pra "pedagog demagog"


    MAQEDONI, Cėrvenkovski: Asnjė ish-anėtar i UĒK-sė, nė Qeverinė e re


    SHKUP (25 Shtator) - "Bisedimet me BDI-nė pėr pėrbėrjen e Qeverisė sė re do tė fillojnė javėn e ardhshme, sepse Komisioni Shtetėror Zgjedhor ende nuk i ka shpallur rezultatet zyrtare, ndėrsa kryetari i Kuvendit nuk e ka publikuar datėn, nė tė cilėn do tė thirret mbledhja e Parlamentit", deklaroi sot lideri i LSDM-sė Branko Cėrvenkovski. Sipas tij, Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė pėrfaqėsues legjitim i shqiptarėve nė Maqedoni dhe atė me shumicė tė madhe, krahasuar me partitė e tjera politike shqiptare. "Ne do ta respektojmė vullnetin e qytetarėve, por mbesim nė tezėn se jo vetėm pėr Ali Ahmetin, por pėr cilin do person tjetėr, qė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt ka qenė i involvuar nė konfliktin e vitit tė kaluar, nuk ka vend nė pushtetin ekzekutiv tė Republikės sė Maqedonisė", tha lideri i LSDM-sė. Nė negociatat pėr pėrbėrjen e re tė Qeverisė, siē deklaroi Cėrvenkovski, do tė marrin pjesė njerėz qė janė autorizuar nga ana e udhėheqėsive tė dy partive. Sipas supozimeve tė tij, "nga ana tjetėr do tė jenė njerėz qė nuk kanė qenė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt tė involvuar nė konfliktin e vitit tė kaluar". dxh/ko (MIA/BalkanWeb)

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  4. Mbahen zgjedhjet vendore nė Maqedoni, pjesmarrja 45%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:41
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •