Ditari im nuk ka flete,
fletet nuk kane rreshta,
rreshtat nuk kane fjale,
fjalet nuk kane germa,
as emri im...
Ne pemen pa gjethe
vjeshta eshte e tepert...
Ditari im nuk ka flete,
fletet nuk kane rreshta,
rreshtat nuk kane fjale,
fjalet nuk kane germa,
as emri im...
Ne pemen pa gjethe
vjeshta eshte e tepert...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 05-12-2005 mė 13:48
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Vagabond i kesaj nate dimri
perseri ne rruge...
Do me njohin valle semaforet ?
Drit' e dhomes tende fikur...
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Perseri ne udhe te madhe, perseri,
me ato qe kisha e ato qe s'thashe...
te thenat e thinjura e te vertetat e mija
nje muzgu shkujdesur ne kujdes ia lashe...
Perseri ne udhe te madhe, perseri,
hapave kjo balte a do iu kujtohet?
Do me dridhen gjunjet e s'do me ndih' njeri
e ne u rrezofsha...le te rrezohem...
Perseri ne udhe te madhe ,perseri,
ne zemer me nje gur me shume,
me fal ti udhe e perbaltur... dikur livadh...
qe tashme kalldrem te bera une...
gone with the wind...
bukur ash ..
kjo e treta ishte me e bukura..
Perseri ne udhe te madhe ,perseri,
ne zemer me nje gur me shume,
me fal ti udhe e perbaltur... dikur livadh...
qe tashme kalldrem te bera une...
por..
ti po mbart "gure".. e po i con diku larg..
pra ne se ish livadh ku i gjete guret.. ne se ish kalldrem.. vertet ti e bere livadh nga se ne cdo udhe qe nis merr nga nje gur..
e po simbolike jan do thuac ti guri livadhi dhe kalldremi.. po ashtu eshte por duan ca llogjike.. se dhe me e bukur benet poezia..
Por megjithate ti dukesh qe ke talent e mediton bukur.. e te shpresojme se do i bec me te gjata.. se shkurtesia nga njehere eshte e shkurter pra e pa mbaruar..pra dicka e pa thene..
dhe kur mbetet dicka e pathene ..ose ske c'thua ose sja ke gjetur.. udhen mendimeve..pra te kan ngecur..
i bie qe lexuesi te hedh fall per cka ke ti ne shpirt a mendje..
falli do kafe..
Kush e paguan kafene?
kjo vLen per gjithe ata "shkurtabiqet" ne Poezi..
suksese..
Po ky qytet a ka veshe...
sy a ka kjo rruge pafund...?
Shpirtin shkelur kalimtaret
edhe zemer asgjekund...
Po njerez ka dhe ku jane ?
Valle ato hije jane ata ?
Cudi...nate eshte pa hene...
edhe dita diell s'ka...
Po zhurma s'paska ky qytet ?
Askush s'kendon apo vajton ?
I porsalinduri ketu nuk th'rret...
dhe pragvdekja ketu s'renkon...
Po zogjte, qente, macet shtateshpirteshe
valle banuan ndonjehere ketu
apo qiejt, kockat, minjte
i perpiu nata blu...?
Po ti ku je ne s'jane keta...
ti a banoje ketu dikur...
apo je tretur pa rikthim
atje ku lulet behen gur...?
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
shume bukur, ash...
Kthjellet dhe bukur!
Vargu te buron lirshem,urime ash.
bsdev (03-03-2017)
Muret...ah...muret...
ngrihen...rrezohen..
ribehen e shkaterrohen...
germadhash ndertohen....
................................
Muret...ah muret e mija
me dritaren gjithnje
ne vendin e gabuar...
..............................
Ndoshta me mire....
pa dritare fare....
.......................
A murosen edhe dritaret ?
Po drita?...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 08-12-2005 mė 02:42
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Keto Krishtlindje ti mund te ishe
ne krahun tim...
keto Krishtlindje ti mund te ishe
dhurate per mua...
keto Krishtlindje ti mund t"i beje
me te bukurin kujtim...
keto Krishtlindje mund te me thoje
"te dua"...
Keto Krishtlindje mund te isha edhe Jezu
Santa Klauseve te shkuar kryqezuar...
sonte kete nate i rilindur...
nje dhurate mes debores se parkut... harruar.
( Me mire te mos jem Jezu
keto nete Krishtlindjesh... kete nate...
me mire te jem naivi femije se sa
Jezui qe sonte nuk merr dhurate...)
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Vetem Jezui nuk merr dhurata per Krishtlindjet !!! C'paradoks i mrekullueshem!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 13-12-2005 mė 22:02
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
bsdev (03-03-2017)
Epshesh tunduar
tundimesh perveluar
mes shaleve te ngrohta
shpirti i saj i bukur
ne fund te nje profilaktiku
humbur...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 14-12-2005 mė 15:48
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
ash ne pergjithsi te gjitha me pelqyen as vet se di pse po kte dallova me pelqeu pak me shume se te tjeratPostuar mė parė nga ash
bsdev (03-03-2017)
"Hajde..rradha..rradha"
dhe rradha nuk vjen kurre...
shtyhesh
duron
shkelesh
perbaltesh
"Hajde... rradha... rradha"
dhe rradha nuk vjen kurre...
shtypesh
lodhesh
rrezohesh
luhatesh
"Hajde... rradha... rradha"
dhe rradha nuk vjen kurre...
ngrihesh
ringrihesh
mbeshtetesh
shpreson
"Hajde..rradha....rradha"
ne rradhe te gjen dhe vdekja
"Hajde...te erdhi rradha!"
dhe rradha ketu mbaron...
gone with the wind...
Po..cigarja ne buze me mbeti...
dhe nje fjolle tymi qe nuk te arriti kurre...
Kaloi mbi ty
u be re
e ti s'e pe...
Digjet...
shuhet...
fiket...
ngadale...qete...
heshtja tavell e saj.
...................................
Cigare...sa shume...
tymosen aq ndryshem dhe...
fiken njesoj.
Si une.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 17-12-2005 mė 02:29
gone with the wind...
Ash,
Edhe pse per vehten time preferoj vargun e rimuar (sikur edhe mund ta vesh re ne postimet e mia), poezit e tua edhe pse te thurrura ne varg te lire me ben pershtypje, sepse sipas meje bartin sejcila ne vehte nga nje porosi (nuk dallova ndonje, sepse nuk dua te u hyje ne hak te tjerave), pune parimi ky...
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
bsdev (03-03-2017)
Rrugetimi mbaroi. Nje tjeter rrugetim ka filluar tashme. Drejt vetes sime. Si ai qe rikthehet ne dhomen e tij pas nje viti mungese dhe perballet me crregullimin total te gjerave te tij. Ul dorezen e portes dhe degjoj me mall zhurmen e saj te njohur. Gjithshka ka mbetur sic e lashe. Tashme duhen shpluhurosur dhe duhen hapur pak dritaret sa te hyje rrezja e diellit ne to. E paskam harruar aromen e kesaj dhome. Paskam harruar edhe komfortin qe e mbush. Ja..pianoja e vjeter, pikturat neper mure, rrobat e paveshura prej shume kohesh,nje pale kepuce te vjetra ne qosh dhe si gjithmone ne kendin perkarshi krevati im...i crregullt sic e lashe ate mengjez...
Duhet te bej shume gjera tashme. Por fillimisht kam nevoje per gjume.Duhet te fle dhe te harroj shume gjera qe nuk munda t'i mbart brenda mureve te vjeter te kesaj dhome. Nje gjume te qete dhe pa enderra. Deri ne enderren e rradhes. Se edhe enderrat jane si njerezit. Mbajne rradhe.
Cudi! Perse valle enderrat qe shoh brenda mureve te kesaj dhome ua tregoj atyre qe presin jashte saj? Apo ndoshta kjo eshte aresyeja qe here pas here me ben ta braktis kete dhome ? A quhet enderr enderra qe nuk tregohet ?
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Te pashe ne enderr. Sikur po ecnim me shpejtesi me makine mbi nje rruge qe mbaronte me nje tunel.(Ne kemi kaluar dikur ne ate rruge...E mban mend ?) Para se te hynim ne tunel ti m'u lute te zbrisnim nga makina dhe te ecnim ne kembe...Ashtu beme. Ecnim dhe balta sa vinte e behej me e thelle nen kembet tona. Nje balte e zeze, me e zeza qe kam pare deri tani.Ne nje moment kerkove te te mbaja ne krahe. U perpoqa , por rrezikuam te rrezoheshim te dy mbi llucen e zeze. Te leshova perseri dhe ashtu perdore vazhduam te ecnim permes baltes...Ne nje cast nuk e ndjeva me doren tende shternguar pas times...Thirra me sa force kisha emrin tend, por m'u pergjigj vec kumbimi i zerit tim ne hyrjen e tunelit Kishe ikur...Ku...?
(Cudi, mendoja qe mund te flija pa enderra. Gjithsesi...)
Ne c'enderra valle dergjesh tashme
dhe floket e bukura cila dore t'i kreh,
prekjen qe neteve te turbullonte aq shume
ta japin valle dritehijet sic ta jepja une...?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 29-12-2005 mė 15:29
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
Per ATE
Nuk me tradhetoi ajo qe desha,
por femra qe ajo fshihte nen bark,
kur gjakftohte nje dite me tha:
"Te dua, por ti je shume larg!"
Nuk me tradhetoi ajo qe desha
dhe qe netet ia fala ne varg,
por ajo tjetra...e fjetura
qe ne zgjim iu duka aq larg.
Nuk me tradhetoi ajo qe desha
nga pasioni im dikur turbulluar,
por ajo tjetra...gjithmone e pastreha
epsheve te rastit strehuar...harruar.
dhe PER TY
Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
dhe faj kurre nuk do te te ve
se vetem dashuria e ka magjine
qe brigjet e larget ti bashkoje ne NJE.
Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
te gjitha te pathenat tani u thane
se vetem dashuria e kishte magjine
qe fjalen LARG ta lexonte PRANE.
Ty qe te desha nuk ta prish me qetesine
dhe faj ty kurre nuk do te te ve
se vetem dashuria e ka magjine
qe femren dhe gruan t'i shkrije ne NJE.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 30-12-2005 mė 13:46
gone with the wind...
bsdev (03-03-2017)
"asaj" qe e deshe tre here i je drejtuar kurse asaj tjetres qe mat qillometrat.. nuk i the asgje..
apo degjon dhe ajo tjetra me kte rast..lol.
ehh ..nje pal vesh kane ne fakt te "dyja" .. po sic duket Zemra paska shum sendyqe qe mezi i njohim..
e bukur kjo poezi..
..
bsdev (03-03-2017)
Nganjehere lenia e njeriut qe do eshte forma me ekstreme e shprehurit te dashurise dhe jo e mungeses te saje.Te lesh ate qe do ngaqe s'mund te durosh idene e te paturit larg,idene qe nje tjeter mund ti hedh syte "prones tende" ndersa ti s'je aty per ta terhequr nga gusha dhe thene"hey,jam ketu une",idea qe dhe ai po vuan largesine...vetem nje shpirt i madh mund te dashuroje ne kete forme.Shkruaji dashurise te madhe qe ajo mbarti per ty dhe jo lenies!Postuar mė parė nga ash
Kam vetem nje limit: qiellin!
bsdev (03-03-2017)
Krijoni Kontakt