Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Fundi i shekullit te 7 dhe i gjithe shekulli i 8 ishin mbase periudha me e veshtire per historine mesjetare europiane sidhe per vet vazhdimesine e Kristianizmit! Arabet pasi kishin pushtuar nje territor nga Spanja e deri ne Singapor (gjate halifatit umajad 650-750) do kercenojne vet Europen.

    Fillimisht ne 678, nese nuk gaboj, halifi Moavia (arab. Muauiyeh Ibn Abu Sufian) do organizoje shtetrethimin e Konstandinopojes. Ky rethim nuk u be me kamile por me anije, gje qe tregonte se arabet nga force e shkretetires ishin kthyer edhe ne force detare (me ndihmen e popullatave te Lindjes se Mesme). Zifti i Perveluar ishte arma qe do mbroj Bizantinet kesaj here por edhe heren e ardheshme, gjate rethimit te dyte ne 718.

    Megjithese Arabet pas dy deshtimeve nuk do e sulmojne me Konstandinopojen ata kishin arritur nje ser sfidash te tjera, si pushtimin e Kretes, te Sicelise, te Kalabrise, te Maltes te shume ishujve te Egjeut dhe ne fund kishin arritur te vejne kembe edhe ne Ballkan me rethimin e Selanikut dhe pushtimin e tij reth nje vit ne 730-31 nese nuk gaboj.

    Megjithate rreziku me i madh per Europen vinte nga perendimi, ku arabet pasi kishin pushtuar te gjithe gadishullin iberik do programatizojne pushtimin e tere Europes. Kesaj radhe ishin Franget qe do shpetojne per here te dyte Katolicizmin (heren e pare e shpetuan nga Arianizmi gotthik) te cilet nen udheheqjen e Karolus Martelus dhe me aleancen e nje ser kombesh te tjera do japin nje rezistence legjendare ne malet e Puatiese (ku ndahet Iberiku nga Franca) reth vitit 738 (nese nuk gaboj). Pa dyshim ishte nje nga lufterat me domethenese te Historise Boterore, me pasoja deri sot!

    Pas kesaj fitoreje mburoja e Kristianizmit, per mendimin tim gjithmone, do shperngulet simbolikisht nga Lindja ne Perendim dhe me ekzaktesisht nga Bizantinet/Helenet tek Latinet e Papes dhe tek kombi frang!

    Ishin pikerisht keto rrjedhoja domethenese qe do i japin te drejten kombit frang nen udheheqjen e Karlomgnit, nip i Martelit, te mbledhi te gjitha kombet e Europes Qendrore dhe Perendimore me uraten e Papes nen Perandorine e Shenjte Romake te Kombit Frang.

    Por ambiciet e Karlomagnit nuk mbaronin ketu, ai synonte te martohej edhe me perandoreshen bizantine dhe te behej keshtu Perandor i gjithe Krishterimit!

    Megjithese Karlomagni nuk u be perandor i gjithe Krishterimit dhe megjithese perandoria e tij u nda midis pasardhesve vepra e tij kishte nje simbol te madh: lindjen e synimeve perendimore, nen uraten e Papes, kundrejt Lindjes (muslimane apo ortodokse qofte!).

    Nga ana tjeter Arabet ish-mjeshtra te tregetise tranzite -ngase ndermjetesonin tregetine me Lindjen e Poshtme qysh atehere kur ndermjetsimi pers apo bizantin ishte i pamundur per shkak te lufterave midis dy paleve- i kishin dhene nje hov te papare ndonje here tjeter tregetise boterore. Vec te tjerash per Muslimanet tregetia e ndershme ishte profesion "i shenjte", ngase u praktikonte nga vet Muhamedi kur ishte ne jete!

    Keshtu nen hegjemonine arabe produkte vinin qysh nga Kina dhe India deri ne Europen Perendimore (nuk po permend edhe menyrat sesi keto produkte kalonin edhe ne zonat me larta te Europes si psh. Suedia dhe Finlanda!). Dhe kur mallrat e reja, si letra qe sapo ishte shpikur ne Kine, do zejne rendesi kolosale Arabet do ken prestigjin e kontrollit te tregut boteror/mesdhetar.

    Ishte e njejta kohe qe do shfaqen ne Europe fuqi te reja detare dhe tokesore si Vikinget/Normandet por edhe vet mbreterite/dukatat ilataliane pak shekuj me vone!

    Te gjitha keto rrjedhoja kishin nje rezultat te pashmangshem: anesimin e Helenizmit nga roli i magnetizimit te fuqise!

    Egjeu e kishte humbur rendesine e tij te dikurshme, nen pasojat e piratise arabe apo normande pak vite me vone. Qendrat e tregetise nuk gjendeshin me ne brigjet e Azise se Vogel, gjendeshin ne Lindjen e Mesme, Azine Qendrore, Afriken Veriore dhe Europen Qendrore/Itali. Greket nuk ishin me zoteruesit e detit, tani deti nuk njihte me monopol. Pra me pak fjale te gjitha veglat e fuqise ishin larguar nga influenca helene!

    Keshtu qysh kendej e tutje do filloj avazi historik per Bizantinet, si per cdo perandori tjeter ku ngushtimi i politikes se jashtme sidomos asaj ekonomike sjell probleme te brendeshme. Pa permendur listen e kercenimeve te jashtme te Bizantit (nga Veriu, Jugu, Lindja dhe Perendimi) lufta midis familjeve te shquara bizantine per pushtet ishte kthyer tashme ne dukuri te perditshme dhe shkaterruese per vet perandorine.

    Ne te njejten kohe qe keto ndryshime ndodhnin ne Bizant lajme te reja vinin edhe nga komshiu arab!

    Chejngis Kani mbahet si pushtuesi me i madh i historise, por nen pushtimin e Chejngisit me shume kishte stepa dhe male sesa popuj! Kurse Arabet ishin ngataruar me nje ser popujsh, kulturash, feshe, ideologjishe etj. qe brenda nje periudhe dyshekullore do shpiejne ne shperberjen e gjithe kesaj perandorie (halifatit arab).

    Keshtu me Bizantinet dhe Arabet qe vriteshin me njeri-trjetrin perfitimi me i madh shkonte andej nga Vatikani!

    Mbas reth 8 shekujsh busulla historike kthehet 180 grad mbrapsht! Qendra e botes shkon nga Lindja perseri ne Perendim (si ne kohen romake), ku Papa me Kryqin e vet dhe me shpaten e frangeve bashkonte barbaret kundra "rrezikut lindor".

    Qysh kendej e tutje e deri ne shek. e 20 zemra e botes do rahi mbi Europen Perendimore dhe Qendrore! Fillimisht nen prestigjin e shpatave frange dhe normande, me vone nen pretigjin e sunduesve te detrave dhe tregetise boterore (sipas radhes: Italianet, Portogalet, Spanjollet, Hollandezet, Anglezet dhe Francezet) dhe me vone -kur Revolucioni Industrial do burrerohet- nen prestigjin e kombeve te privilegjuara me pasuri natyrale, popullsi te madhe dhe mundesi trafikimi (Anglia, Franca, Gjermania)!

  2. #42
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Konkluzioni:

    Greket e Lashte dhe Mesjetar u privilegjuan disa here:

    ne lashtesi u privilegjuan


    1)nga klima (ku bente me pak ftohte se ne Europen tjeter dhe keshtu ishte me e lehte mbijetesa kur kushtet ishin me primitive, Mesolit)

    2)nga afersia e tyre me Lindjen e Mesme ku linden civilizimet e para,

    3) nga shtrirja e tyre ne Brigjet e Egjeut, brigjet e Azise se Vogel dhe brigjet e Jonit duke u kthyer keshtu ne ndermjetesues te Europes me Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore

    4) duke pasur tradite detare u bene kolone, duke u provilegjuar akoma me teper.
    etj. etj.

    ne fillimin e Mesjetes u privilegjuan:
    1) nga tradita e tyre mbi detra

    2) nga perqafimi i Kristianizmit

    3) nga trashgimia e kultures/gjuhes/shkences/filozofise/historise te lashte greke

    4) ngase 'qendra e botes' se asaj kohe ndodhej ne sundimin e tyre

    Duke pasur keto privilegje fituan potence dhe pasuri dhe kjo potence dhe pasuri i lejoi nje populli te tere te shikoj me large (kjo gje shprehet si ne art sidhe ne shkence!). Dhe kush popull kishte potence dhe pasuri gjithmone mundi te shikoje me larg (shikoni kur u zhvillua muzika klasike, shikoni kur u zhvillua filozofia gjermane, shikoni kur u zhvillua shkenca angleze etj. etj. etj.)!!!

    Duke qene disa here tregetare, kolone ose pjese e perandorise (nen Aleksandrin, nen Romen dhe nen Bizantin) nuk mundet kurresesi te pretendojme per gjak te paster grek! Pra Greket nuk i krijoi dhe kultivoi as gjaku e as sperma apo oari! I krijuan dhe i kultivuan privilegjet, historia dhe traditat! Greket e sotem jane bije te kesaj tradite, historie por sigurisht jane ndikuar nga kushtet (e jashteme apo te brendeshme)!

    Fund, nuk ekzistojne popuj me te zgjuar se te tjeret ekzistojne popuj me te privilegjuar se te tjeret! Greket e sotem nuk gezojne privilegjet e Grekeve te lashte!


    nje thjeshtezim i historise nga Kryeplaku

  3. #43
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    nje thjeshtezim i historise nga Kryeplaku[/QUOTE]


    Fund, nuk ekzistojne popuj me te zgjuar se te tjeret ekzistojne popuj me te privilegjuar se te tjeret! Greket e sotem nuk gezojne privilegjet e Grekeve te lashte!



    U ndrrova vendin fjalive, pa qellim te keq.
    Sigurisht jam ne nje mendje me logjiken e Kryeplakut, por me shume me pelqeu perfundimmi te cilen edhe e kam nxire.

    Dua te shtoj nje pyetje...Pse duhet te kemi gene te njejta me iliret( pse greket duhet te kene gene te njejta me protogreket?). Keto jane te rendesishme per maqedonasit sllave, serbet ose popujt e tjere te vonet ne Ballkan te cilet duke mos pasur histori te mjaftueshme rrembejne nga te tjeret. I tille eshte rasti i sllavo maqedoneve qe kane vene ne flamur yllin e Filipit.Ne nuk ka pse te brohorasim, ne jemi. Ne jemi dhe kemi pesuar ato ndryshime genetike qe natyra i sjell per te ruajtur vitalitetin e nje populli,...keto jane jo te gjitha te shpjegueshme.
    NJe shembell se si natyra veterregullon cfare i duhet. Mbas luftes II boterore ne CCCP kishte nje raport M/F=1/4. e kuptueshme shume M u vrane ne lufte. Sot ky raport eshte rregulluar perseri optimalisht. Shkencetaret nuk kane arritur t'a shpjegojne kete fenomen dhe ka nga ata qe e inkludojne ne fenomenet paranormale apo mistike. Trazimi i geneve te popujve ka qene objekt studimi nga shume gjenerata shkencetaresh, te shkollave te ndryshme, majtiste apo djathtiste, dhe eshte interpretuar sigurisht ne menyre subjektive, por jo nga biologet,jo,jo...por nga filozofet, jane ata qe manipulojne popujt.

    Une mendoj qe shprehja "ne kemi gjak ilir" eshte me shume letrare se sa shkencore. Sigurisht qe ne kemi gjak ilir, por ne kemi te tjera po aq te rendesishme
    -ne trashegojme kulturen ilire
    -ne jemi populli qe rrjedh orej tyre
    - ne kemi varret e te pareve ketu(gjenerate mbas gjenerate ne keto toka)
    -trashegojme gjuhen e tyre(qofte edhe aq pak sa njihet, nuk ka tjeter popull qe te pretendoje per ate gjuhe)
    Ne kemi tiparet antropologjikete perafrueshme(kjo nok me pelqen t'a them se bie ere racizem)
    etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dp17ego : 16-12-2005 mė 22:47
    sereno

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    King_Gentius,

    Mund te me permendesh nje popull te lashte qe nuk eshte zhdukur?

    Nese dikush ketu pretendon per "pastertine e gjakut" te nje populli, me saktesi mund te thuhet se egziston pasterti e injorances se tyre....Mendoj se Kryeplaku eshte pergjigjur sakte rreth kesaj teme...
    Ne qofte se do te thuash qe popujt e lashte jane zhdukur atehere pse i vecojme greket sikur jane te vetmit? Sa per ata qe flasin per 100% pasterti gjaku jam 100% dakort qe jane 100% injorante, eshte dicka e pamundur ne nje vend si evropa e specifikisht ballkani.

    Mund te shpjegohesh me qarte se cfare nenkupton me fjalen "zhdukje".....?
    O vella, edhe une kete dua te di, cfare nenukuptojme kur themi greket e sotem skane "asnje lidhje" me greket e lashte, dmth kur u shkeput kjo lidhja plotesisht, ose kur u zhduk njeri e u shfaq tjetri.

    Nga artikulli mbi Fallmerajerin cfare do te konkludosh? Jane zhdukur apo jo greket e lashte?

    Qafir, nga artikulli mbi orthodoksine cfare do te konkludosh? Jane zhdukur greket e lashte? Ma thuaj me fjalet e tua.

    Kryeplak, kontributi jot ishte shume informativ, bravo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 24-12-2005 mė 15:22

  5. #45
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Qafir, nga artikulli mbi orthodoksine cfare do te konkludosh? .
    Konkluzionin ta jep kenga fetare Greke e shek te 19te qe autorja ka evidentuar


    Albanians, Wallachians, Bulgarians,
    speakers of other tongues, rejoice!
    And ready yourselves all to become Greeks.
    Abandoning your barbaric tongue, speech and customs,
    so that to your descendants they may appear as myths.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Po, kete e dinim. Ne kete gje skemi kontradite. Une po the pyes jane zhdukur greket e lashte apo jo.

  7. #47
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Po, kete e dinim. Ne kete gje skemi kontradite. Une po the pyes jane zhdukur greket e lashte apo jo.
    Nqs Shqiptari eshte bere Grek modern, atehere mbetet qe Greku i lashte te jete Shqiptar (LOL). Pra nuku jane cdukur.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Teori interesante

  9. #49
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anėtarėsuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Nuk kan egzituar Grekt e lashte dhe as Civilizimi i Lashte Greke ky esht mashtrimi qe Greket i bejn Bostes, me dy cope mermeri e dy Qypa te lashte tashe e disa shekuj, Nderko qe Civilizimet tejra ne Bote kane pushtuar Kozmosin greket ende na shesin pordha-perralla me dy cope mermer e dy Qypa te ndryshkur te vjedhuar nga Civilizimit antike Egjiptase,

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Greket e sotume jone nje perzierje me sllavet?

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,831

    Pėr: Greket e lashte dhe greket e sotshem

    Gjate kohes se ish jugosllavis, nji delegacion nga ish jugosllavia te cilet shkuan ne Greqi, ne te cilin murren pjese edh do shqiptar, serbet(sllavet) shume i adhurojshin greket sikur ne per Shqiperi, shihet qarte se greket e sotum nuk jan tjeter veq sllave, gjaku sllav i do, pjesa tjeter e vjeter Arvanitas(pellazget) TE ASIMILUAR nga kisha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 20-02-2024 mė 11:31

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,831

    Pėr: Greket e lashte dhe greket e sotshem



    Ja si e mėsuan Grekėt Greqishten kishtare

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •