Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 340
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Mund edhe te shikohen,megjithe dobesine qe permbajne ne subjekt dhe ne interpretimin e ngjarjeve(m'u kujtua pak nje skene e Les 400 coups te FT).Histori te ndryshme,por qe kane lidhje me frymen qe ekziston ne Europen Lindore;urrejtja,indiferenca dhe pazotesia per te dale nga antikiteti.

  2. #182
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Black Dahlia"

    Film i mirë, më pëlqeu.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #183
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Para se te shkonim ne kinema dje sikur vendosem te shikonim "All the King's men" por pasi pame kritikat e shikuesve dhe kritikeve sikur na ndryshoi mendja (do i kthehemi nga java ketij filmi si duket). Aq me teper qe kete periudhe jam ne humor vetem per filma te lehte, mundesisht me fund te bukur dhe per te qeshur.

    Keshtu si rrjedhoje e gjithe ketyre perfundimeve vendosem te shikonim "School for Scoundrels" - te bente per te qeshur ne momente te vecanta.


    p.s. ate fotografine e Carrie hiqeni mundesisht : ) Sa me shume rritem aq me frike i kam filma te tille. Te mendosh qe kur isha e vogel uleshim me kusherinjte cdo te marte duke ngrene ndonje gje te mire per te pare filma te frikshem tek italia uno.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Keto dite kam pare:
    Voiture de luxe te Wang Chao ,
    Les amitiés malefiques te Emmanuel Bourdieu
    Dans Paris te Christophe Honoré
    Indigènes te Rachid Bouchareb .

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    hey ciao peoples,
    pa he na flisni pak per "Indigènes" atehere se kritikat qe kam lexuar jane teper te mira. desha ta shkarkoj por per momentin kam mare vetem filma +18, lol.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LUXURY CAR" ("Vetura lluksoze") -film kinez nga Wang Chao

    Filmi eshte fitues i kategorisë "Un certain regard" ("nje lloj veshtrimi") ne Festivalin e fundit te Kanës.

    Ngjarjet e "LUXURY CAR" ("Voiture de luxe" ne frengjisht) zhvillohen ne Kinën e sotme, dhe ne qender te filmit eshte Yanhong, nje vajze e ardhur nga provinca, ne qytetin e madh Wuhan. Nje dite, i ati i saj, mesues privince i debuar ne fshat gjate revolucionit kulturor kinez te viteve '60, mberrin ne apartamentin e vogel te se bijës pa ditur se me ç'pune merret e bija ne kete qytet te madh. Kjo e fundit ben ç'eshte e mundur t'ia fshehe te jatit faktin qe ajo punon nje nje diskoteke-karaoke si shoqeruese-stjuardjesë, ose me sakte, si ... prostitutë.

    Filmi, nje portret pesimist i Kinës aktuale, eshte nje shembull i mire i melodramës jo-artificiale dhe pa lajle-lule.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "GRBAVICA" - film bosnjak nga Jasmila Zbanic

    Filmi eshte fitues i Ariut te Arte ne festivalin e fundit te filmit ne Berlin dhe eshte filmi i pare i regjizores se re bosnjake Jasmila Zbanic (ne foto)




    "GRBAVICA" ("Sarajevo, mon amour" - titulli ne frngjisht) rrefen historine e Esmës, grua tek te 40-at, pa burrë, dhe vajzes se saj 12 vjeçare, Sara. Te dyja jetojne ne lagjen Grbavica te Sarajevës.
    Sara duhet te shkoje ne nje eksursion me klasen, por per kete i duhen 200 euro. E jëma, per te siguruar parate e nevojshme, pranon te punoje ne nje diskoteke nate ne Sarajevë.
    Sara nuk di cili eshte babai i saj dhe e ëma i ka thene se i ati ka rene ne lufte, duke mbrojtur Bosnjën, gjate luftes se viteve '92-96. Por e bija dyshon ne vertetesine e asaj qe i ka rrefyer e ëma...

    30 minutat e pare te filmit jane interesante, pastaj filmin e zë gjumi, dmth perserit vetveten. Fundi permban diçka interesante por qe nuk arrin te shpetoje mediokritetin e fimit. "GRBAVICA" vuan nga skolarizmi (menyra e te rrefyerit te filmit eshte shume shkollareske) dhe nga mungesa e mizaskenës: film i filmuar por jo i kompozuar...
    gjynah !


    Web-site i filmit: http://www.coop99.at/grbavica_website/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Kinemaja,ekrani i madh me ambjentin e qete dhe te erret,kurre nuk mund te krahasohet me dhomen plot rroba qe thahen apo pjata e ererat e kuzhines,por edhe deshira per tu ngritur ne mes te filmit per te marre nje gote apo nje çamçakiz.Pra,nje film duhet ta shohesh njehere ne kinema,e pastaj ku dhe si te duash.
    Filma te tille si Indigènes,mund edhe te pelqehen,por histori lufte e aq me teper historia e Frances ne nje moment kritik te saj,asgje tjeter.Filmi nuk sjell ndonje te re te madhe,perveç freskimit te memories,francezeve dhe atyre brezave qe kane harruar historine,e qe nuk duan te kthehen mbrapa ne vite per te kuptuar shoqerine e sotme qe rrezikon te humbi çdo inisiative per rigjenerim te mundesive,sepse nuk ka me se çfare te "luftoje".

    Do te keshilloja (babybell) te shohesh filmin e Alain Resnais,"Hiroshima mon amour".

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LE PRESSENTIMENT" ("Parandjenja") - film francez nga Jean-Pierre Darroussin

    Pas nje bataljoni filmash mediokër ("Grbavica", "Lady in the Water", "Avida", "Idigènes"...), me ne fund pashe ne kinema nje film i madh : "Le pressentiment" ("Parandjenja").

    Regjizori i filmit, Jean-Pierre Darrousin (ne foto), nje nga aktorët më te njohur aktuale franceze dhe qe eshte aktor kryesor ne kete film, eshte hera e pare qe provon rolin e regjizorit, pra ky eshte filmi i tij i pare. Dhe ja ka dalë mbanë qe me heren e pare ! Chapeau !



    Si duket, "sekreti" eshte ky: nje aktor me talent dhe i mençur, pasi kupton se si proçedohet ne regjizurë (gjate filmave ne të cilët ai luan), mjafton te kete nje skenar interesant (filmi ne fjale eshte adaptim i nje romani te njohur francez nga shkrimtari Emmanuel Bove) dhe fare mire (me nje dozë talenti, kuptohet !!) mund te kaloje ne rolin e regjizorit.

    Historia e filmit: Charles (Karl) eshte avokat ne gjykatën e Parisit. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes profesioni. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes e shoqja dhe origjina e saj ultra borgjeze. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes jeta mondane. Keshtu qe Charles vendos te divorcoje nga gruaja, te largohet nga gjykata, te braktise rrethin e tij shoqeror, te marre nje apartament te thjeshte me qera ne nje lagje modeste te Parisit : shkurt, te filloje jeten e tij te dyte. Por pikerisht, ketu fillon filmi sepse ketu fillojne intrigat e reja te jetes se tij te dyte.

    "Parandjenja" eshte nje reflektim delikat, sensibël dhe brilant kinematografik mbi jeten dhe vdekjen. Filmi eshte gjithe kohën ne fije te perit, deri ne minutën e fundit, por rezultati ne fund eshte i mrekullueshëm dhe magjik ! Ndofta nje film paralajmërues i lindjes se nje regjizori te ri gjithe talent, pas gati 20 vjetesh aktivitet si aktor !
    Bravo l'artiste !!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #190
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Para se te shikoja "Beer festival" sot po jepnin ato reklamat per filmat e ardhshem dhe midis tyre pashe nje filem qe me te vertete dua ta shikoj (arsyeja kryesore Leonardo Dicaprio ). Filmi do te filloje te shfaqet ne 6 tetor me sa mbaj mend :

    The Departed-filëm i Martin Scorsese

    Rolet kryesore:

    Leonardo Dicaprio
    Matt Damon
    Jack Nicholson
    Mark Wahlberg
    Martin Sheen

    Oh "The Departed" ishte sic e mendova dhe pak me mire...Pervec fundit kuptohet se filluan u bene laker te tere, dhe nuk e shikoja dot Dicaprion ne ate gjendje. Simpatia ime per te patjeter duhet te jete mekat, nuk kam fjale tjeter ta pershkruaj.





    p.s. bashkova disa postime ketu nga teme tjeter, me qellim qe filmat e rinj te 2006 ti mbajme te gjitha ketu. Nq se shikoni ndonje postim tjeter qe duhet ti bashkohet kesaj teme, lajmeroni : )

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Oh "The Departed" ishte sic e mendova dhe pak me mire...Pervec fundit kuptohet se filluan u bene laker te tere...

    ...filmat e rinj te 2006 ti mbajme te gjitha ketu. Nq se shikoni ndonje postim tjeter qe duhet ti bashkohet kesaj teme, lajmeroni : )
    Ok, por me nje kusht: qe ti të mos tregosh fundin e filmit !! "The Departed" te Scorsese-s mezi po e pres, ndersa ti tregon fundin

    Po tregove dhe nje fund tjeter, ai do te jete fundi yt si administratore

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Keto dite kam pare:

    Les amitiés malefiques te Emmanuel Bourdieu
    Dans Paris te Christophe Honoré
    Ti e di qe ata filma qe dua t'i shoh, une i shoh. Por duke qene se erdhen me vonese ketu tek une, po hezitoj. Keshtu qe, nese me shkruan diçka si opinion tëndin, jepi ! Por shpejt, se perndryshe, shkova i pashe te dy

  13. #193
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Në fakt prandaj i rrashë pak si rrotull sepse nuk doja të tregoja fundin

    Filma të tjerë që mendoj se do i shikoj tani nga nëntori dhe dhjetori janë:

    1. filmi tjetër ku luan DiCaprio, drejtuar nga Edward Zwick - "Blood Diamond"
    2. "Déjà Vu" i Tony Scott, me aktor kryesor Denzel Washington, i cili del në kinema në 22 Nëntor.
    3. "Requiem" drejtuar nga Hans-Christian Schmid del në kinema në datën 20 Tetor.
    4. "Stranger Than Fiction" i Zach Helm me Will Ferrell dhe Maggie Gyllenhaal


    Ndersa për filma si "Infamous" kushtuar Truman Capote nuk jam shumë kurioze të shkoj ti shikoj sepse jam e mendimit se duhet të kalojë pak kohë midis filmave kushtuar të njëjtës figurë, që mos bëhet historia e bezdisshme.

    Filmin "The Texas Chainsaw Massacre" nuk e shikoj edhe sikur te me japin dhurate pas filmit Mire qe pashe te parin po tani edhe nje tjeter qe te kaloj e nja pese vjete te tjere me frike lol

    "Marie Antoinette" e Sofia Coppola del në 20 tetor gjithashtu, për ata që pëlqejnë këto lloj filmash. Rolin e Marie Antoinette e luan Kirsten Dunst.

    Këto dy muaj janë të mbushura me filma të rinj zakonisht dhe do jetë vështirë përzgjedhja e filmave në ditët kur shfaqen për herë të parë, por si do që të jetë ato katër më lart do i shikoj, sepse më kanë pëlqyer me sa kam parë nga reklamat.


    Përshëndetje

  14. #194
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    " The Departed "
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #195
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Oh "The Departed" ishte sic e mendova dhe pak me mire...Pervec fundit kuptohet se filluan u bene laker te tere, dhe nuk e shikoja dot Dicaprion ne ate gjendje. Simpatia ime per te patjeter duhet te jete mekat, nuk kam fjale tjeter ta pershkruaj.





    p.s. bashkova disa postime ketu nga teme tjeter, me qellim qe filmat e rinj te 2006 ti mbajme te gjitha ketu. Nq se shikoni ndonje postim tjeter qe duhet ti bashkohet kesaj teme, lajmeroni

    Ne fund te filmit .....ai me ate...pastaj ai tjetri....
    Jo, jo, s'po e tregoj "autori". (lol)
    Por do te te them qe ishte kryeveper ! Si regjizura po ashtu edhe loja e te gjithe aktoreve ( mos permend emra... ) ishte superb !
    Do shkoj ta shoh perseri neser.

    P.S. ...Oh , se per pak harrova. JACK is sooooooo HOT.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Keto dite pashe:

    Le pressentiment
    Pour aller au ciel il faut mourir
    La dignité du peuple
    Barakat
    Transylvania

  17. #197
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Corazon, shkaktova mjaft dhimbje herën e parë që e pashë, tani do pres per dvd...

    peoples po na thuaj ndonjë fjalë për këto filmat, jo vetëm i numëron

    Ja vlen ti gjejmë ne këtej nga U.S. apo janë filma kalimtarë? (mua në fakt çdo gjë tjetë franceze më pëlqen, ndërsa filmat francezë i kam me kokrra).

    Transylvania, bëhet fjalë për version të ri?


    p.s. se mos tregosh historitë, se na i vuri flakën autori Vetëm çik nga fillimi, çik nga mesi e çik nga fundi!

  18. #198
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Dje pashe ne cinema filmin " The Departed " . Film i bukur . E rekomandoj , me nje fjale sugjeroj ta shikoni . Vetem fundi nuk me pelqeu ca .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #199
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    na cmendet me ket the departed

    nigjova qe ky jackassi ka refuzu me vu 1 kapele te boston red sox te ky filmi ku lun i gangster nga bostoni, meqe esht tifoz i yankees...kshq ka vu i kapele te yankees...wtf is that about

  20. #200
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Ne fund te filmit .....ai me ate...pastaj ai tjetri....
    Jo, jo, s'po e tregoj "autori". (lol)
    Por do te te them qe ishte kryeveper ! Si regjizura po ashtu edhe loja e te gjithe aktoreve ( mos permend emra... ) ishte superb !
    Do shkoj ta shoh perseri neser.

    P.S. ...Oh , se per pak harrova. JACK is sooooooo HOT.

    Filmi ishte vertet i bukur.Loja e te gjithe aktoreve ishte merite e nje suksesi per te gjithe jo vetem Xhekut . lol
    Nejse Xheku eshte aktor i madh por jo Hot anymore .

    Fundi nuk me pelqeu dhe mua gjithashtu. Shume i papritur ne fakt, kur ........... . Nejse dhe une spo jua them fundin pra . (lol)

    Shikim te mbare kush nuk e ka pare akoma .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •