Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 340
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Hiq 15 minutat e para dhe 10 te fundit te "Zwarteboek" eshte kryeveper. Matane, tej tej tutje... Ndjell ndjenjen e diçkaje qe nuk harrohet, veper qe mund te bashkejetoje me historine e kaluar dhe me ate qe do te vije..
    ekzakt !! Nuk e marr vesh pse duheshin minutat e para dhe te fundit; nejse, eshte si semundje kjo, po me kujtohet "Sur la route de Madison" (Madison's bridge) e Eastwood-it, qe po njesoj, ka elementin "ngjarje retrospektive". Megjithate, megjithate, plani i fuuuundit fare i "Black book" eshte i forte: e ke parasysh kur heroina e filmit futet me shpejtesi ne kiboutz (koloni izraelite ne tokat palestineze) dhe ushtarët izraelitë vihen ne pozicion mbrojtjeje te kibboutz-it ?

    Me thuaj nje kuriozitet: nen ç'titull shfaqet filmi atje te ty? ketu, distributorët debilë e kane shperndare me titull ne anlisht nderkohe qe gjihte filmi ka meriten te flase veçse ne hollandisht dhe nganjehere ne gjermanisht.

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "COEURS" ("Zemrat") -film francez nga Alain Resnais

    Citim Postuar më parë nga korçar

    Sa per "Coeurs" o Autor nuk shkrojte. Une po i them 2 fjale : i patretshem (inbuvable, ou à peine buvable), kinema per sanatoriumet apo per qendrat ku rrjepin jeten pleqte e gjore... Seç kam nje inat kunder ketyre filmave "plakatare". Bej film se kam qejf te bej film, po bej dhe gjoja se po them diçka me vlere. Pershtypja? Kjo e fundit : njelloj sikur te kishte qene restorant me kater yje me nje "chef cuisto" me fame, shkon per te ngrene diçka te mire e te shtrenjte, me se fundi te servirin "fende". Del nga restoranti, e vetmja gje qe te la pershtypje per mire eshte se kamarierja ishte e sjellshme si dhe siperfaqja e tavolinave e lemuar dhe e shndritshme. Dhe shkon vjell diku me larg.
    "COEURS" shkova e pashe sot dhe jam dakort me ty... Une them se Resnais ishte "ngatërruar" keqazi kete rradhë... Me duket se problemi qendon tek zbrazetia e personazheve: ai eshte film me karaktere, dhe, perderisa eshte i tille, eshte llogjike qe personazhet te kene permbajtje. Nderkohe qe ata jane bosh e shkuar boshit ! Pra, per t'ju bashkengjitur krahasimit tend me restorantin me 4 yje, i bie qe pjatat te ishin ose bosh, ose siç thua ti, me "fende". Por mua me duket se me se shumti ishin bosh, pra nga ato restorante tipike te viteve '80 (qe quhej "nouvelle cuisine") ku te vinin në pjatë nje si zbukurim gjetheje bari, dhe ne mes nje patate te prere me nje forme super te jashtezakonshme dhe ... kaq ! Me nje çmim katastrofik (kuptihet !)

    Mbeta dhe une i zhgenjyer, ne fakt...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #323
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Edhe ketej Blackbook e kane nxjerre, te pakten ne pjesen jugore se ne pjesen veriore duke qene se flasin hollandisht dhe se Verhoeven eshte me i njohur e kane nxjerre me titullin Zwarteboek. Po nejse, faktikisht nuk ka shume rendesi besoj sepse Verhoeven dihet qe eshte Amerikan te pakten ne kinematografi. Besoj se titulli ne anglisht do nxite dhe te varferin te shkoje ta shikoje, eshte strategji tregtare dhe nuk besoj se Verhoeven vete eshte "kondra"...
    Per mua filmi filloi ne momentin ku zonjusha (e mrekullueshmja Carice Van Houten) filloi te ngjyeje te verdhe "vendin e fshehte", qe prej atij çasti e ngjita te mbrapmen mire ne karrige dhe nuk leviza me deri ne fund (megjithese fillova te lekundem pak nga fundi).
    Vertet skena e fundit eshte e "bukur" por per mua Verhoeven nuk ka te "drejte" te beje pergjithisime te tilla sepse per mua eshte nje kineast provokues. Morali nuk i ka lezet.
    Per mua skena e fundit e filmit duhet te kishte qene ne israel (siç edhe eshte), nje çift duke bere "gili gili", alarmi buçet, burri ngrihet me shpejtesi, , gruaja e shikon shtrember dhe ngrihet me tangerllik dhe vishet ngadale para se femijet te arrijne ne shtepi dhe ta shikojne te çveshur... Kjo do te kishte qene Verhoeviane! Ndjenjat e mira te Verhoeven nuk i shikon njeri, s'kane ç'i duhen.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Besoj se titulli ne anglisht do nxite dhe te varferin te shkoje ta shikoje, eshte strategji tregtare
    ekzakt ! Por me duket budallallek, se filmi eshte mire e bukur ne hollandish, keshtu qe, te pakten ne France, ne fund te fundit do ishte me e llogjikshme te ishte perkthyer ne frengjisht, se sa ne ... anglisht !


    Citim Postuar më parë nga korçar
    Per mua filmi filloi ne momentin ku zonjusha (e mrekullueshmja Carice Van Houten) filloi te ngjyeje te verdhe "vendin e fshehte"
    haha, po aq dakort. Siç thoshte nje kritik dje, Verhoeven-i e ka nje dore tek brekët e grave, dhe nje dore tek kazani i plehrave te Historise . Ka diçka prej Brisseau tek ai, ose thene ndryshe, te dy kane diçka te perbashket (deri dhe ne surrat e shprehin lol)



    Citim Postuar më parë nga korçar
    Vertet skena e fundit eshte e "bukur" por per mua Verhoeven nuk ka te "drejte" te beje pergjithisime te tilla sepse per mua eshte nje kineast provokues. Morali nuk i ka lezet.
    .....
    Ndjenjat e mira te Verhoeven nuk i shikon njeri, s'kane ç'i duhen.
    e drejte: ne fakt, eshte e vetmja skene moralizuese, por nga ana tjeter, ka vleren e mesazhit, edhe pse mesazh i percjelle ne menyre moralizuese. Nejse , i ka shpetu... lol

  5. #325
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE HOST" ("Mysafiri") - film koreano-jugor nga Joon-ho Bong

    Jemi ne Seul, kryeqyteti koreano-jugor, viti 2000. Disa shkencetare amerikane te instaluar ne Kore, derdhin disa flakona lendesh kimike toksike ne lumin e qytetit gje qe mundeson formimin e nje kreature ne metal, nje monstre qe del nga thellesia e lumit. Pra filmi koreano-jugor me i suksesshem i vitit eshte nje lloj filmi fantastiko-shkencor, por me elemente realë.

    Nga ky regjizor (Joon-ho Bong) pata pare parvjet nje kryeveper: "Memories of murder" por dhe kete vit nuk u zhgenjeva. Edhe pse ne qender eshte nje moster, filmi permban edhe nje dimension komik, shume interesant duke e kthyer ate ne nje fare thriller-komedi-horror aluçinant sikunder permban edhe nje dimension interesant politik (prezenca amerikane ne Kore ??), ekologjik (aluzioni me SRASS-in), dhe kinematografik (po sikur monstra te jete imazhi i blockbuster-ve amerikane qe kane qelbur botën ??).

    web site dhe trailer: http://www.thehost.fr/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #326
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    The last king of Scotland

    Paraqitja e regjimit te Idi Amin nga kendveshtrimi i doktorit personal te tij. Interpretimi i Forest Whitaker ishte fantastik. Fundi nuk i kishte shpetuar nja dy klisheve hollivudjane, megjithate filmi me shijoi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Perëndia nuk është mace...

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "TEH DEPARTED" - film amerikan nga Martin Scorsese

    E pashe dhe une me ne fund, te fundit film te Scorsese-s !

    Si te them .... ?! Pa dyshim Scorsese s'ka humbur asnje qime floku nga maestroja i filmave me mafiozë. Por a ja vlente barra qeranë te bente dhe nje më shume ? Ndofta po, ndofta jo...

    Por nje gje eshte e sigurt (per mendimin tim): THE DEPARTED eshte larg të qenit më ambiciozi, persa i perket aspektit artistik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #328
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'paske bere shume komente per filmin e fundit, autori.
    Mezi te dilka llafi...
    Merr guximin e thuaj :
    Me pelqeu!
    ose
    S'me pelqeu hic fare!

    Nga trembesh ti nga peoples ? ( just kidding)

    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #329
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    S'paske bere shume komente per filmin e fundit, autori.
    Mezi te dilka llafi...
    Merr guximin e thuaj :
    Me pelqeu!
    ose
    S'me pelqeu hic fare!

    Nga trembesh ti nga peoples ? ( just kidding)
    Nuk trembem nga peoples se osht çun i urtë, por nga korçari (just kidding too).

    Ne fakt, Scorsese-ja i fundit edhe me pelqeu edhe nuk me pelqeu (ja qe ndodh !). Ne fakt, filmit ne vetvete s'ke ç'mund ti "kritikosh" (si te thuash). Po lexoja qe, ata qe e kane pare origjinalin ("Infernal afaires") kane ngel goxha te zhgenjyer, sepse me perjashtim te fundit te filmit, gjithshka eshte e njejte.

    Pastaj, ç'komente te besh per nje film qe mbetet ne te njejtin univers te Scorsese-s (mafiozët)? Ai pothuaj i ka thene te gjitha (persa i perket filmave me mafioze, sidomos permes "Casino" dhe "Goodfellas"). Edhe pse e pranoj qe tek ky i fundit, ndihet nje fare rinimi ne regjizurën e Scorsese-s, pra ka nje fare rinovimi.

    Shkurt, zor se do shkoj prap te shikoj filmat e tij, nese vazhdon te trajtoje te njejten teme (qe per me teper, e kam shume pak per zemer, por kjo eshte gusto personale.....)

    ciao !

  10. #330
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    e pa ndonjeri filmin e M . Gibson -- > Apocalypto ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "REQUIEM" - film gjerman nga Hans-Christian Schmid (Gjermani)

    Pa dyshim, 2006-ta eshte viti i kinematografise gjermane: nder filmat më interesante, kete vit shquhet ata gjermane.

    Jemi ne vitet '70. Michaela, vajze 20 vjecare, studente, vuan nga epilepsia dhe ka pershtypjen se ne koken e saj degjon disa zera. Per kete, ajo konsulton nje prift, i cili perpiqet ta binde se ate e ka pushtuar djalli. Michaela heziton midis psikanalizes dhe ekzorcizmit...

    "REQUIEM" eshte nje film qe fare mire mund te ishte qesharak, por falë mizaskenës (regjise) i shpeton nje fenomeni te tillë. Pa dyshim loja e aktores kryesore (fituese e çmimit "Ariu i argjente" si aktorja me e mire ne festivalin e fundit te Berlinit) eshte vendimtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmi i fundit i Giuseppe Tornatore L'Inconnue,prek ose me mire denoncon nje plage qe ka pushtuar Italine keto dhjete vjeçaret e fundit:shfrytezimi i mishit te bardhe nga mafia dhe kriminelet per perfitime.Eshte interesant fakti qe nje regjizor trajton nje teme te tille me aq force dhe kurajo,nga ku dhe kritikat e ashpra qe ka ndeshur ne Itali.
    Subjekti i filmit eshte i thjeshte,madje klasik.Nje vajze nga Europa e Lindjes,ne kete film eshte Ukrainese,shfrytezohet,rrihet,perdhunohet nga "eproret" e saj nese nuk punonte me ore te zgjatura dhe nuk i bindej urdherave nga lart.Nje zbritje ne ferr nepermjet kthimeve mbrapa,te ngjyrave te ftohta,muzikes,planeve te zmadhuara ku arrijme te shikojme dramen,gjendjen humane te personazheve qe kerkojne te jetojne,te dashurojne dhe te ndjekin nje rruge te qete.
    Por,kush e njeh Europen perendimore,nuk çuditet shume per skena te tilla te forta,shokuese.Ne Itali akoma ka vajza qe trajtohen si Irena (personazhi kryesor i filmit),qe rrihen,perdhunohen,biles edhe vriten,dhe askush nuk arrin te ngreje zerin.Regjizori jep nje mbyllje te "gezueshme",optimiste,por ne realitet nuk perfundon asnjehere ashtu;vetem ne kete moment mbase ne mendojme qe jemi duke pare nje film.

  13. #333
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "L'Intouchable" ("I paprekshmi") - film francez nga Benoît Jacquot

    Jeanne (Zhanë), nje vajze e re franceze, diten e ditelindjes se saj meson se i jati i saj eshte indian dhe e jëma e ka takuar kur ka vizituar Indine, ne moshe te re.

    Jeanne niset per Indi, ne kerkim te babait te saj, i cili sipas rrefimit te se jemes, eshte "intouchable" ("i paprekshëm" ) sipas tradityes indiane.

    Film qe ngjall nganjehere (gjate shikimit) momente ngazellyese (aktorja eshte yll ! , por... film pak a shume qorr. Edhe pse objektivi i regjizorit eshte ti jape filmit nje llogjike te nje rruge pa krye, nje ide e tille nuk mjafton per t'a bere filmin interesant : kur nje rruge eshte pa krye, kush eshte me interesante: rruga (rrugetimi, zbulimi i rruges) apo fundi pa krye ? Sigurisht qe rrugëtimi ! Ndersa ne film, i meshohet me se shumti fundit te saj qorr...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  14. #334
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    film i ri roki balboa shiko ca foto ska nje jav qe doli




    \
    [IMG]http://us.movies1


    eshte nje film fantastik shum emocional

    kot sthon qe stalone is the best se ya

    shikoheni se do kenqaeni nuk e di nese del ne europ si del ktu ne usa ne te njejten kohe por megjithate kur ta shikoni do ju duket sikur do fitoni ju edhe fundin e filmit e kan bere shum bukur take care alll

    ciao mario gezuar vit e ri
    Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 24-12-2006 më 17:39
    Partizoni

  15. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    meqe ky vit pothuaj perfundon, hapet loja e Topave, dmth e ... shikojeni vete ketu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76196

    Dhe Gezuar 2007-en !!

    Viva il Cinema !!!!!

  16. #336
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pashe dje Blood Diamond (2006)

    Film interesant , por performanca e Leos ishte mbreselenese . Me pelqeu si film , ndonese tematika shume e dhimbshme .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  17. #337
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    film i ri roki balboa shiko ca foto ska nje jav qe doli




    \
    [IMG]http://us.movies1


    eshte nje film fantastik shum emocional

    kot sthon qe stalone is the best se ya

    shikoheni se do kenqaeni nuk e di nese del ne europ si del ktu ne usa ne te njejten kohe por megjithate kur ta shikoni do ju duket sikur do fitoni ju edhe fundin e filmit e kan bere shum bukur take care alll

    ciao mario gezuar vit e ri

    e vute re qe kamerat filmonin vetem nje krah te rockit, se krahun tjeter si kishin bere shiringa, i kishte rene fare loool
    good movie though.

  18. #338
    Dy filmat e fundit qe kam pare nga pardje deri sot jane Night Skies qe trajton ngjarjen e vitit 1997 ne Phoenix Arizona te shume njohur si Phoenix Lights dhe tjetri eshte Children of Man qe flet per nje te ardhme (viti 2027) ku njerezimi kishte humbur aftesine e riprodhimit dhe krejt papritur...

    E kam inat te tregoj pjese nga filmi se me duket sikur humbet interesi. Po ja u keshilloj ti shikoni pasi ja vlejne.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  19. #339
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Pashe dje Blood Diamond (2006)

    Film interesant , por performanca e Leos ishte mbreselenese . Me pelqeu si film , ndonese tematika shume e dhimbshme .
    Leo ishte i mrekullueshem.Dhe filmi me pelqeu.

    Dje pash The Good Shepherd

  20. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Me mbylljen e Vitit 2006, mbyllet dhe kjo temë.

    Takim tek tema e re: KINO-DITARI -filma te rinj ne 2007 tek: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76500

    See You !

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •