Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 340
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Kurse une pashe sot ne 11h05 filmin e Christi Puiu.Me pelqeu.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "BROTHERS" film danez i Sussane Bier

    Sussane Bier, regjizorja e filmit tashme te njohur "Open hearts" sjell kete rradhe nje film danez te forte, "BROTHERS" ("Brodre"), i cili rrefen historine e Michael, ushtarak karriere. Michael ka nje grua, dy vajza te vogla te mrekullueshme dhe nje vëlla, Jannik, mardheniet me te cilin nuk i ka aq fort te mira perpara nisjes se tij me sherbim ne Afganistan.

    "Brodhers" ishte fitues i çmimit te publikut ne Festivalin e filmit ne Sundance 2005 dhe i disa çmimeve te tjere nderkomebetare, dhe mua, pas shikimit te filmit, me duken plotesisht te merituar : nje film qe rrefen se sa pjese perberese e jetes se secilit jane evenimentet nderkombetare, se si nën presionin e ngjarjeve te hidhura dhe te ëmbla, qenia njerezore transformohet.

    web site i filmit: http://www.brothers-lefilm.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Ket aktorin siper, Ulrich Thomas, e kam pare edhe te 'the celebration' (e ke pare ket?), rol te cilin e luajti shume mire.
    ps: gezuar shen valentinin

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    Ket aktorin siper, Ulrich Thomas, e kam pare edhe te 'the celebration' (e ke pare ket?), rol te cilin e luajti shume mire.
    Po po, e kam pare "Festen" ("The celebration") te Vintenberg-ut. Eshte filmi qe konsideroj si më i hatashmi, per sa i perket filmave te bëre sipas Dogmës se Lars Von Trier-it http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=58


    Citim Postuar më parë nga nimf
    ps: gezuar shen valentinin
    Nimfo, kujtova se po me uroje ditelindjen ...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Yek shab" ("Nje natë") film iranian i regjizores Niki Karimi

    Nje vajze e re iranianane banon ne shtepine e saj vetëm me te jëmën, ne Teheran.
    Nje mbremje, kur kthehet nga puna, e jëma i kerkon qe te shkoje te flejë gjetiu, ta lërë vetëm, duke nenkuptuar qe deshiron ta kalojë natën me ndonje te dashur te saj.
    Gjithe pjesa tjeter e "Yek shab" ("Nje natë" - "Une nuit" ne frengjisht) rrëfen endjen e vajzës se re, vetëm, neper Teheran, duke takuar 3 burra te ndryshëm, te cilêt e marrin ne auto-stop ne makinen e tyre dhe te cilët i rrefejne secili nje frangment te historise se jetes se tyre.

    I xhiruar pergjate 20 netëve ne Teheran, gati ne ilegalitet (regjizorja e re Niki Karimi, qe eshte tashmë nje aktore e konfirmuar iraniane , nuk mundi te siguroje nje autorizim xhirimi nga autoritetet lokale), filmi eshte ne te njejten linjë dhe frymezim me filmat e te madhit regjizor iranian Kiarostami http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=109

    Nuk behet fjale per nje film "bombë", as per nje kryeveper filmike: "Yek shab" nuk ka as më te voglin pretendim per nje gje te tillë. Ai thjesht, pa romantizëm, pa ekzaltim, ne formen e nje road-movie urban shpreh trishtinë e ndjenjave dhe te mishit njerezor, kur ato ndrydhen nen peshën e paragjykimeve dhe çensurës morale : "Molla e ndalueme" Migjeniane ne vendin e presidentit Ahmedinejad...

    Trailer (bande-annonce) : http://www.allocine.fr/film/video_gen_cfilm=60600.html
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE KING" -film amerikan nga James Marsh

    U bë disa kohe qe shikojme filma amerikanë qe marrin temën nga Jugu i USA:
    "Forty shades of Blues" (http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=86),
    "Walk the line"
    (http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=20), "Thirteen", "Dear Wendy", "Hustle and flow", "Undertow".

    "The king" eshte filmi i parë i regjizorit te ri James Marsh, dhe ngjarjet zhvillohen perseri ne Jug, ne Texas, ne qytetin CORPUS CHRISTI. Elivisi, djali i ri 22 vjeçar (luajtur shkelqyeshem nga Gael garcia Bernal), i sapo çmobilizuar nga "US NAVY", shkon ne kete qytet per te gjetur rrënjët e familjes se tij: nena i ka vdekur, por i ka mbetur i ati (luajtur nga William Hurt), te cilin nuk e ka njohur ndonjehere dhe qe eshte konvertuar ne klerik (pastor baptist). Filmi ben nje portret te pameshirshemte Amerikës evangjeliste, te vendit ne kartmonedhën e se cilit shkruhet "In God we trust", permes nje dueli totalisht cinik babë-bir.

    Nje film aspak politically correct dhe lindja e nje regjizori te ri premtues !

    web-site i filmit: http://www.films-sans-frontieres.fr/theking/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Përveç respektit per të cilin ju detyrohem" - film francez nga Fabienne Godet

    "Sauf le respect que je vous dois" ("Përveç respektit per të cilin ju detyrohem") te cilin e pashë sot, eshte nje polar (suspens) social i mrekullueshëm !

    Nuk eshte rastesi qe regjizorja e filmit (Fabienne Godet - ky eshte filmi i saj i dyte) ka qene dikur psikologe : Rrallë ndodh qe temat sociale (ne rastin konkret, behet fjale per nje nepunës shtypshkronje, fati i te cilit ndryshon rradikalisht pas vetevrasjes se nje shoku te tij te punës) te trejtohen me nje forcë te tille dhe me nje ritëm magjepës ! BRAVO !

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #28
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    mirembrema po e shikoja kete teme ishte nje teme shume e mire po desha te theksoja çfare mendimi kini per filmin e fundit qe eshte duke e xhiruar me sa me duket stilverster stallone roky VI faleminderit.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    me sa di une autori eshte nje fans i madh i 'stilverster stallone'. do te doja shume edhe une te dija c'mendonte?!

    Po po, e kam pare "Festen" ("The celebration") te Vintenberg-ut. Eshte filmi qe konsideroj si më i hatashmi, per sa i perket filmave te bëre sipas Dogmës se Lars Von Trier-it http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=58
    boo...je gjithmone nje hap perpara meje.

  10. #30
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Munich s'e kam pare, pasi edhe une ndaj te njejtin mendim mbi Spilberg si peoples dhe korçari, dhe me keq akoma, une ndaj te njejtin mendim me peoples pa e pare ende filmin, vaj hallit ta shoh! Megjithate do e shkarkoj nga ndonje faqe interneti e do e shoh ne kompiuter, se me shume se aq vemendje nuk besoj se meriton.

    Walk The Line s'e kam pare, por vertet qe dua ta shoh, pasi Johnny Cash eshte nje nga muzikantet qe kam me shume per zemer.

    Nimf, Autorit eshte ca veshtire t'i kalosh perpara, sidomos ne kinematografine franceze apo aziatike. Megjithate arrihet arrihet, me perpjekje, pune... dhe nje xhiro ketej nga une
    Perëndia nuk është mace...

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006
    mirembrema po e shikoja kete teme ishte nje teme shume e mire po desha te theksoja çfare mendimi kini per filmin e fundit qe eshte duke e xhiruar me sa me duket stilverster stallone roky VI faleminderit.
    O mik prej Dibre,
    Nuk kam asnje mendim per filmin e fundit me Silvester Stalone-n, sepse nuk kam pare asnje praj 5 Roqeve (në njëjës: "Rocky", në shumës "Roqet", apo jo? , por do te propozoja diçka:

    Nëse ke qejf filmat me boks, te propozoj nje film te mrekullueshem te Martin Scosese-s ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=42) titulluar "Raging Bull" realizuar ne 1979, pa dyshim nje nga filmat më te mire bigrafikë te Historise se kinemase. Filmi tregon jeten e boksierit Jack La Motta, kampion i famshem boksi per pesha te mesme, ne mesin e viteve '40-'50. Njohesit e vertete te filmografise se Scosese-s pretendojne biles qe ai eshte dhe filmi i tij më i mirë (te tjerët, mendonje se eshte "Taxi Driver").

    Tung !

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Munich s'e kam pare, pasi edhe une ndaj te njejtin mendim mbi Spilberg si peoples dhe korçari, dhe me keq akoma, une ndaj te njejtin mendim me peoples pa e pare ende filmin, vaj hallit ta shoh!
    Që kur i ndake mendimet me të tjerët ti Henro, pa i pà akoma gjonat ?
    Per më teper që "peoples" dhe "korçari" mendoj se nuk kane te njejtin mendim per "Munich"... (hidhi nje sy me kujdes postimeve te tyre...)



    Citim Postuar më parë nga Henri
    Nimf, Autorit eshte ca veshtire t'i kalosh perpara, sidomos ne kinematografine franceze apo aziatike
    Tani ja fute kot hidhi nje sy listes se filmave qe kam pare ne 2006 (pikerisht tek kjo temë ku jemi: do konstatosh se kom pà 6 filma amerikanë, 1 maroken, 1 rumun, 1 gjerman (regjizori eshte gjerman- Herzog-u, edh pse filmi eshte po ashtu amerikan, nejse), 1 meksikan, 1 danez, 1 iranian, dhe ... vetem 2 franceze ! (pra asnje aziatik ... me gjithe pasionin tim per ta).

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Toka e braktisur" - film Sri-Lankez nga Vimukthi Jayasundara

    Ufff, më në fund doli edhe filmi fitues i çmimit te "Kamerës se Artë" (Caméra d'Or) ne Festivalin e vjetshëm të Kanës, çmim qe i jepet më të mirit film te parë të nje regjizori (pra filmi duhet te jetë detyrimisht filmi i parë qe bën një regjizor).

    Filmat e parë jane thikë me dy presa, më duket mua. Nganjehere mund te jene kryevepra, nganjehere ... . Në rastin e parë, duhet shiku evolucioni i regjizorit, sepse jo rrallê disa syresh perfundojne regjizorë me "one hit wonders"....

    Vimukthi Jayasundara ka 26 vjeç dhe vjen nga Sri-Lanka. "Toka e braktisur" (aka "La terre abandonnée", aka "The Forsaken Land" ) filmon nje farë "no man's land"-i te egër si dhe disa personazhe te rrallë që banojne aty dhe që enden, ne pamje të pare pa ndonje qellim te caktuar, ne kete zone te humbur e te harruar nga te gjithe. Konteksti eshte ai i pas-luftës civile midis qeverisë me shumicë cingaleze dhe guerriljeve tamule e qe rrënoi Sri-Lankën per dekada te tera.

    Nje natyre e mrekullueshme, e filmuar nga nje regjizor i ri, pasardhës i denjë i Michelangelo Antonioni-t, nje mizaskenë elegante, ndriçim imprsionant, mungese pothuaj totale dialogu : gjithshka eshte e frikshme dhe bizarre, e bukur dhe monstruoze, por qe ne thelb behet fjalë per nje rrëfim mbi absurditetin e "human condition".

    Me sa kuptova, qellimi i regjizorit eshte fshehja e narracionit permes skenave simbolike (qe ndofta nganjehere e tejkalojne masën dhe marrin disi formën e nje formalizmi eksesiv) per t'ja lënë spektatorit të zbulojë sensin e filmit.

    Nje film qe perpiqet te dalë jashte kuadrit steril te kinematografise aktuale dhe qe te "gërryen" per nje kohë te gjatë...(mais moi, j'adore ça ...)

    web-site i filmit : www.laterreabandonnee.com




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE NEW WORLD" - film amerikan nga Terrence Malick

    Warning- Attention - Achtung - Осторожно - Kini vëmendjen:

    Po e them qe ne fillim: per mendimin tim, bëhet fjalë per nje KRYEVEPËR, master-piece , chef d'œuvre !

    "THE NEW WORLD" eshte filmi i katërt i njerit prej mjeshterve më te medhenj te kinematografise ende në aktivitet, Terrence Malick, nga të paktit i konsideruar si i tillë me vetem 3 filma ( "Badlands"(1974), "Days of heaven"(1979), dhe i te famshmit "The Thin red line" (La ligne rouge)-1999, te treja KRYEVEPRA ne kuptimin më te plote te fjalës ! (Portreti i Terrence Malick eshte ketu :

    "THE NEW WORLD" ("Le nouveau monde", aka "Toka e re") i vedos ngjarjet ne shekullin e XVII, pikerisht ne vitin 1607 kur tre anije angleze ankorohen ne bregun Lindor (aktualisht shteti Virxhinia) te Amerikes se Veriut. Në emër te firmës "Virginia Company", tre anijet kane si objektiv kolonizimin e ketij territori, te banuar asokohe nga "indianët" autoktonë.

    John Smith, nje oficer i Ushtrise britanike te asaj kohe (luajtur nga Colin Farrell), kerkon ndihme pranë popullatës lokae dhe bie ne kontakt me nja vajze te re 16 vjeçare te quajtur Pocahontas, e bija e Powhatan, shefit te tribusë indiane.

    Terrence Malick kish plot 25 vite qe merrej me shkrimin e skenarit te filmit ne te cilin flitet ne anglisht dhe ne algonquin, gjuah lokale e indianêve te dikurshëm te Virxhinisë.

    Film i MADH i nje lirizmi, meditimi, sensualizmi dhe poezie te pashoqe, "THE NEW WORLD" eshte rrëfimi i nje Historie te dështuar, asaj midis idealit pajen te indianëve autoktonë te para-kolonizimit te Amerikës dhe spiritualizmit puritan europian (anglez), nje himn magjistral ndaj bukurise qe merr persiper te rrëfejë lindjen e dhimbshme te nje kontinenti, Amerikës, dhe te nje pasioni : dashurisë, permes nje lejtmotivi te vetëm "Who are You ?".

    Nje film qe si rrallë ndonje tjeter ben "martesën" pothuaj te pamundur ne ditët tona midis kinemasë per publikun e gjëre dhe filmit indipendent.

    M A G N I F I Q U E !

    web site i filmit ne anglisht : www.thenewworldmovie.com

    dhe ne frengjisht: www.lenouveaumonde-lefilm.com





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Portreti i regjizorit Terrence Malick eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=146

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Nje çift i përsosur"- film nga Nobuhiro Suwa

    Gjate ketyre 10 diteve te fundit, kam pare keto film te rinj:

    "Nje çift i persosur" ("Un couple parfait"), film francez realizuar nga regjizori japonez Nobuhiro Suwa

    Film i thjeshte, idilik, i xhiruar i gjithi me kamera dixhitale HD (Hight definition), me pak personazhe, i ndertuar vetem me plane elementare por me nje dramaticitet dhe emocion te forte që arrin të kapë gati të pakapshmen, pa asnje gram manierizëm, "Nje çift i përsosur" eshte një tjeter shembull i magjisë së perdorimit te imazhit numerik(dixhital).

    Bëhet fjalë per nje histori më teper se banale: kriza e nje çifti pas 15 vitesh bashkëjetese, por e rrëfyer permes nje mizaskene novatore, krejt larg histerisë aq tipike ne filmat qe trajtojne ndarjet bashkëshortore. 90% e dialogjeve te dy personazheve kryesorë ju është lënë në dorë dy aktorëve qe kane improvizuar replikat e tyre përgjate xhirimit veçse...3 javor!

    "Nje çift i pêrsosur" eshte gati gati ... nje film i përsosur !

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "A PERFECT DAY" - film libanez.

    Filmi i fundit i regjizorëve libanezë Joana Hadjithomas et Khalil Joreige mund te quhej fare mire "Bejrut, mon amour" : ata kane arritur te kapin atmosferën trazuese ku perzihet melankolia e trishtë me butësinë e jetes mesdhetare te Bejrutit e qe shpesh te kujton atë të Tiranës !

    Megjithate, filmi "A PERFECT DAY" ka nje personazh kryesor, Malek-un, nje i ri libanez qe jeton me te jemen e tij, nderkohe qe i ati rezulton i humbur qe nga periudha e luftes, qe prej 15 vitesh (17 mije vete rezultojne te humbur ne Liban). Nga ana tjeter, Malek-u vuan nga nje semundje, nga ndalimi i frymemarrjes se shkurter gjate gjumit, qe qe e ben te pergjumet ne momente te ndryshme te ditës, krejt papritur.

    Sensualiteti i te filmuarit te Berutit korrespondon me ate te personazheve, te cilët flasin pak; por filmi flet permes levizjeve, emocioneve dhe imazheve te tyre e qe asnjehere nuk bien ne estetizëm te shtirur.

    "A PERFECT DAY" eshte gati gati... nje film perfekt !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE SUN" - film nga Alexandr Sokurov

    Alexandr Sokourov eshte nje nga regjizorët më te talentuar aktualë rusë, ne mos më i talentuari.

    Pas dy filmash biografikë ku ai kish trajtuar figura historike te shek. XX (Hitlerin tek "Moloch" dhe Leninin tek "Taurus"), filmi i tij i fundit "The Sun" ("Djelli", aka "Il Sole", aka "Le soleil") eshte i rrealizuar ne Japoni dhe vendos ne qender te tij perandorin japonez Hiro Hito, pikerisht ne ditet e fundit te Luftes se Dyte Boterore (1945) : nderkohë qe Japonia kapitullon perballë forcave amerikane, gjenerali MacArthur i ofron Perandorit japonez nje zgjidhje diplomatike.

    I mbyllur ne pallatin e tij imperial, nderkohe qe forcat amerikane avancojne drejt Tokios, filmi portretizon Hiro Hiton, pushteti i te cilit ishte totalisht figurativ, por qe konsiderohej me origjinë hyjnore (Perandori konsiderohej si i biri i Djellit, nga dhe titulli i filmit "The Sun").

    Cuditerisht, Perandori ngjan me Sharlotin, Charlie Chaplin-in, personazh te cilin ai e adhuron por qe nuk ka mundur kurrë ta shikojë ne kinama (jemi ne vitin 1945). Lufta vazhdon te shkaterrroje vendin e tij, por ai vazhdon qete-qete kerkimet e tij botanike dhe hidro-biologjike : regjizori i talentuar rus portretizon me nje përpikmëri te habitshme Hiro Hiton, permes nje arti metaforik te mrekullueshëm duke realizuar nje film qe i ngjan nje baleti mahnitës burlesk.

    web-site i filmit : www.ocean-films.com/lesoleil/





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  19. #39
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Walk The Line... and get the fcuk out of here lol! Humbje kohe dhe mos beni gabim te merrni DVD me shtesat e skena ekstra se do e humbisni kohen dyfish. Komentet ia ka bere autori diku ketu apo tek faqja e Oscars.

    Transamerica... kete e kam shijuar. Interpretimi ishte shume i arritur, subjekti po ashtu i kohes dhe trajtimi ishte bere mire. Nuk hyn ne radhen e filmave me te mire te bere ndonjehere, sigurisht jo, pasi po ta shohesh holle-holle i permbahet te njejtes strukture me nja 1000 cope filma te tjere: ai/ajo ka nje enderr (ose ka preferenca te ndryshme seksuale/shoqerore nga pjesa tjeter e familjes qysh femije) ai/ajo nuk perkrahen nga familja por kalojne nje femijeri te mbushur me brenga. Ate e ndjekin pas hijet e se kaluares dhe nuk e lene te jetoje jeten sic deshiron. Ai/ajo meson ne fund se duhet te doje e respektoje vetveten me pare etj etj etj lol!

    Ne fakt holle holle edhe Walk the Line hyn ne kategorine e sapo pershkruar. Cfare e ben Transamerica me te pelqyeshem se Walk The Line? (per mua te pakten). Ndoshta fakti se "vuajtjet" e simboleve te artit shpesh duken si pasoje e veprimeve alla koka ben koka peson? Ndoshta se shikuesit jane me tolerues dhe personifikohen me lehte me nje personazh te perzgjedhur rastesisht? Ndoshta fakti qe sado mire te kendoje ai djalka me buze te prere (jo se kendon kushedi se cfare) as nuk i qaset Johnny Cash? Shume pietje mo vanë

    Nejse Autoro ky rreshti i fundit vetem per ty (meqe s'te kam pare andej nga "qoshka" jone keto dite - udhuuu)

    Z
    Kjo eshte gjetja ime e fundit - Kostas Gavras - dua te tjera po s'po i gjej dot!
    Perëndia nuk është mace...

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Walk The Line... and get the fcuk out of here lol! Humbje kohe dhe mos beni gabim te merrni DVD me shtesat e skena ekstra se do e humbisni kohen dyfish. Komentet ia ka bere autori diku ketu apo tek faqja e Oscars.

    Kjo eshte gjetja ime e fundit - Kostas Gavras - dua te tjera po s'po i gjej dot!
    Henro, une personalisht, dola nga salla ne treçerek te filmit, si rralle ndonjehere ("Walk the line"...), ta pata thene.
    "Transamerica" ketu del veçse më 26 prill...; pra me duhet te pres pothuaj dy muaj...

    ah, Kostas Gavras ! Eshte nje nga regjizorët nga më te fortë per filmat politikë (shkelqimin e ka patur ne vitet '70-80). "Z" eshte pothuaj filmi i tij më i arrirë: ne aparence, nje thriller (suspens), por ne thelb, nje film i madh politik. Muziken e ka pas bere Mikis Theodorakis: nje nga muzikat më te mira te filmit ne gjithe Historine e Kinemase: jam kategorik !

    ps: po qe duhet ti kesh goxha per zemër ti, filmat politikë? e them, sepse edhe "Syriana" te pat pelqy shume; do shkoj neser ta shikoj: doli edhe ketu, finally !

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •