Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 117
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Parlamenti italian dhe britanik miratojnë marëveshjen e BE me Shqipërinë

    Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, do të jetë në Tiranë për të firmosur marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit

    BE, marrëveshja firmoset më 18 shkurt


    Viron Gjymshana

    BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe komisioneri përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, do të vizitojnë Tiranën më 18 shkurt. Ata pritet të nënshkruajnë me autoritetet shqiptare marrëveshjen e Asociim-Stabilitetit. Pas një periudhe të stërzgjatur bisedimesh dhe pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme duket se më në fund edhe Shqipëria do të nënshkruajë me Bashkimin Evropian marrëveshjen e asociim - stabilitetit. Lajmi që jepet nga “Dojçe Velle”, bëhet i njohur nga burime zyrtare të BE-së në Bruksel. Madje këto burime përcaktojnë edhe datën e mundshme të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje: më 18 shkurt gjatë një vizite që presidenti i Komisionit Evropian, Barrozo dhe komisioneri Rehn do të zhvillojnë në Tiranë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, edhe Shqipërisë i hapet rruga e fillimit të bisedimeve për të arritur në një status tjetër marrëdhëniesh me BE-në, në atë të vendit kandidat për anëtarësim. Por duket se rruga deri atje do të jetë e gjatë. Maqedonia, për shembull, e ka nënshkruar marrëveshjen e asociim - stabilitetit me BE-në që në prill të vitit 2001 dhe vetëm para një muaji, pra më 15 dhjetor asaj iu njoh statusi i vendit kandidat, por pa u përcaktuar ende data se kur do të fillojë procesi i bisedimeve që duhet të përmbyllet me pranimin e Maqedonisë në BE.
    Në fakt, kohët nuk duken shumë të përshtatshme për një zgjerim të ardhshëm të BE-së me anëtarë të rinj nga vendet e Evropës Juglindore. Franca, e mbështetur deri diku edhe nga Danimarka dhe Hollanda, janë shprehur hapur për një periudhë « ngrirjeje » të procesit të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Kryeministri francez Villepën nënvizoi pak ditë më parë gjatë një konference të organizuar në Salzburg të Austrisë se evropianët ndjehen të çoroditur nga zgjerimi i menjëhershëm i BE-së më 2004-ën, kur në Bashkimin Evropian u pranuan në të njëjtën kohë 8 vende nga Evropa Lindore si dhe Qipro dhe Malta. Prandaj Franca dhe disa vende të tjera kanë këmbëngulur që çdo zgjerim i ri duhet të kryhet vetëm pasi BE-ja të ketë aprovuar Kushtetutën e saj të re. Siç dihet, në njërin nga nenet e projekt kushtetutës është theksuar se çdo anëtar i BE-së ka të drejtë të organizojë një referendum mbarëkombëtar për të pranuar apo hedhur poshtë anëtarësimin e një vendi të ri. Por jo të gjitha vendet janë shprehur për një ngadalësim të zgjerimit të BE-së. Kështu p.sh. Britania e Madhe e mbështet me forcë këtë proces, njëlloj si Austria, e cila mban këtë 6 - mujor edhe kryesinë e radhës të BE-së. « Ballkani përbën një nga përparësitë e presidencës sonë » - deklaroi dje edhe një herë tjetër ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plashnik. Madje presidenca austriake e BE-së ka paraparë edhe organizimin në muajin mars të një takimi të nivelit të lartë kushtuar ardhmërisë së integrimit të vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian. Në krye të radhës së vendeve që presin të anëtarësohen në BE gjenden tani Rumania dhe Bullgaria, anëtarësimi i të cilave është vendosur tashmë të kryhet gjatë 2 viteve të ardhshme. Pas tyre renditen Turqia, Kroacia dhe së fundi edhe Maqedonia. Sidoqoftë, nënshkrimi i marrëveshjes së asociim- stabilitetit përbën për Shqipërinë një etapë të rëndësishme në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

    Shekulli

  2. #2
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Domethen...Shqipria qeka rrota e fundit e qerres. Pasi nga ky lajm kuptova qart qe jemi ne nivele katastrofike persa i perket antarsimit. Ne gjith ballkanin ne jemi vendi i fundit qe s'ka akoma firmosur. Kjo tregon se sa gjendje te keqe ka akoma Shqiperia. Jam dakort me Francen qe nuk do te pranoje zgjerim dhe antar te rinj per momentin. S'ka kuptim te besh pjese ne Europe duke vazhduar akoma te vdesesh per buke. Te besh pjese ne Europe do te thot te kesh arritur si shtet nje fare niveli dhe jo te rrish akoma duke lypur nga Europa. Pse çfare do behemi lypsit e Europes??????????
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqiperia ka nje nivel sa te Maqedonise, Kroacise, e me te mire se te Serbise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kosoves, e perafersisht njesoj me ate Bullgarise, Rumanise, Polonise, Hungarise, Cekise, etj. etj. Prandaj edhe do firmose tani marreveshjen e stabilizimit dhe asociimit.

    Lajm shume i mire, ky.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Shqiperia ka nje nivel sa te Maqedonise, Kroacise, e me te mire se te Serbise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kosoves, e perafersisht njesoj me ate Bullgarise, Rumanise, Polonise, Hungarise, Cekise, etj. etj. Prandaj edhe do firmose tani marreveshjen e stabilizimit dhe asociimit.

    Lajm shume i mire, ky.

    Dodon, pozitivetit tend eshte per ti hequr kapelen gjithsesi me duhet te te kundershoj ne kete pike. Fatkeqsisht ne gjendemi shume larg maqedonise dhe kjo per shaka te politikes tejet bajraktaro fisnore te ndjekur nga partite tona me te medha.
    Shqiperia nuk eshte Tirana dhe ky eshte fakt. Ne jemi shteti me i varfer ne europe.. dhe ky eshte fakt. Pra rruga e shqiperise per nje integrim do te jete tejet e veshtire.
    Megjithate lajmi eshte me te vertete i mire.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Pas 16 vjet demokracie :-( . Kur mendoj qe dolem rrugeve me parrullat
    "E duam Shqiperine si gjithe Evropa" para plot 15 vjetesh e disa muajsh.

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Çfarëdo që të thuhet, është sukses çdo antarsim i yni në Europë dhe në perëndim...i afrohemi më shumë origjinës që i përkasim dhe vihemi më shumë përpara përgjegjësive për të ndryshuar në të mirë të vendit.
    Lajm i mirë vërtet.
    U shtofshin firmat e tilla nga cilado anë politike ardhshin.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga jestersworld
    Dodon, pozitivetit tend eshte per ti hequr kapelen gjithsesi me duhet te te kundershoj ne kete pike. Fatkeqsisht ne gjendemi shume larg maqedonise dhe kjo per shaka te politikes tejet bajraktaro fisnore te ndjekur nga partite tona me te medha.
    Shqiperia nuk eshte Tirana dhe ky eshte fakt. Ne jemi shteti me i varfer ne europe.. dhe ky eshte fakt. Pra rruga e shqiperise per nje integrim do te jete tejet e veshtire.
    Megjithate lajmi eshte me te vertete i mire.
    Shikuar nga aspekti ekonomik (tregues si buxheti, GDP per fryme, te ardhurat per fryme etj.), Shqiperia eshte dukshem me mire se Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, Kosova, e Bosnja, kurse Kroacia, Rumania, Bullgaria jane pak me mire se Shqiperia.

    Shikuar nga aspekti politik, prape Shqiperia eshte me mire se Maqedonia e shumica e vendeve tjera te rajonit sepse psh. Maqedonia ka mbi 30% popullsi shqiptare (vecsa ka dal nga lufta ndermjet sllavo-maqedonasve dhe shqiptareve atje) dhe pervec problemeve nderpartiake sllavo-maqedonase ata kane edhe problemet me partite nga kombi tjeter shtetformues i Maqedonise qe jane shqiptaret, pastaj kane probleme me Bullgarine per punen e gjuhes, me Greqine per emer, me Serbine per fene, etj. etj.

    Poashtu, Serbia ka probleme me Malin e Zi, pastaj brenda Serbise me provincat e Sanxhakut dhe Vojvodines, dhe me Luginen e Presheves. Serbet kane probleme edhe me Hagen per shkak te mosdorezimit te krimineleve te luftes, dhe ende ka nje mentalitet antiperendimor tek shovinistat serbe (qe perbejne prej 30 deri 40 % te totalit te popullsise atje) qe nga koha e lufterave te ballkanit te dekades se kaluar etj. etj.

    Kroacia eshte nje cike me mire ekonomikisht, por politikisht eshte me keq se Shqiperia, sepse ka probleme me provincat ku ka pakice serbe atje si Sllavonia Lindore dhe Knini. Pastaj, edhe keta kane probleme me Hagen per kriminelet e luftes etj. etj.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Nenshkrimi Be-shqiperi, Sukses Personal I Berishes

    Marte, 07 Shkurt 2006


    NENSHKRIMI BE-SHQIPERI, SUKSES PERSONAL I BERISHES

    Tashme eshte bere e njohur publikisht se Bashkimi Europian ka vendosur qe te nenshkruaje Marreveshjen e Stabilizim-Associmit me Shqiperine. Ne kohen e qeverisjes se PS-se u bene shume perpjekje qe kjo marreveshje te merrte jete gjate kohes se tyre, por ne mandatin e fundit qeverises te zotit Nano ishte Bashkimi Europian qe i shtyu, me te drejte, vetem se korrupsioni dhe kontrabanda e lejuar dhe e shijuar nga Fatos Nano po bente kerdine ne Shqiperi. Pas largimit te Nanos nga pushteti, zoti Berisha po ben cdo perpjekje per te plotesuar kushtet e Bashkimit Europian. Duhet pranuar se Berisha mund te kete shume gabime apo metoda te ashpra drejtimi, por ne lidhje me luften ndaj korrupsionit dhe kontrabandes eshte njeriu kunder tyre ne menyre te prere, bile stoik. Ndaj Bashkimi Europian vendosi ta nenshkruaje marreveshjen. Natyrisht qe ka shume gjera te cilat mund te kishin ecur me mire apo edhe me ritem tjeter perfaqesimi sa me te gjere politik nga e djathta, porse aty ku i "dhemb" Europes, ne lidhje me trafiqet, krimin e organizuar dhe korrupsionin e ngritur ne sistem nga ish-kryeministri Nano, keto tashme zoti Berisha po lufton per t'i shkaterruar. Dhe nuk eshte pak vullneti politik i manifestuar hapur, packa se ka shume per te bere ne kete drejtim. Nenshkrimi qe po behet pas pak ditesh eshte pa diskutim vetem merite e zotit Berisha, pavaresisht se, sic thame, ka plot gjera per te rregulluar ne qeverisje. Nuk duhet te harrojme se duhet nje vullnet titanik per te shkaterruar nje keshtjelle te krimit dhe korrupsionit ne vend. Ka dhe nje pyetje qe po daravitet ne mjediset opinionberese se "pse Berisha nuk po penalizon autorin e krijimit te ketij sistemi korruptiv", sic quhet Fatos Nano, por ndofta edhe ketu luhet politike dinake e kryeministrit aktual per t'i shkaterruar ne fillim prapavijen kriminale dhe me pas per ta vene para drejtesise.

    Gjithsesi, nenshkrimi qe po vjen eshte vetem merite e nje njeriu te vetem, Sali Berishes. Ai futi ne loje gjithe kuotat e tij politike per ta fituar. Mund dhe ta humbiste, por e fitoi! Duhet pranuar dhe lavderuar kurajoja e tij personale per kete rast. Per te tjerat flasim nje here tjeter!

    Alban Mati

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    Domethen...Shqipria qeka rrota e fundit e qerres. Pasi nga ky lajm kuptova qart qe jemi ne nivele katastrofike persa i perket antarsimit. Ne gjith ballkanin ne jemi vendi i fundit qe s'ka akoma firmosur. Kjo tregon se sa gjendje te keqe ka akoma Shqiperia. Jam dakort me Francen qe nuk do te pranoje zgjerim dhe antar te rinj per momentin. S'ka kuptim te besh pjese ne Europe duke vazhduar akoma te vdesesh per buke. Te besh pjese ne Europe do te thot te kesh arritur si shtet nje fare niveli dhe jo te rrish akoma duke lypur nga Europa. Pse çfare do behemi lypsit e Europes??????????
    Qe eshte rrota e fundit e qerres as qe ka dyshim! Se kur Meta me Rame ****** therrasin Ajalen edhe per temat me koti (dmth. i thone te huajve ejani na beni albitrarizem se ne jemi kafshe dhe nuk ja dalim dot vetem!), dhe kur Berisha i thote me fale Athines edhe kur na ofendojne etj etj. etj. sigurisht qe kemi te bejme me rroten e fundit te qerres!

    Megjithate problemi nuk eshte ky, problemi eshte me i holle.... Athina (qe i thote Tiranes se rruga per ne BE nuk kalon nga Parisi dhe Berlini po kalon nga rruga e dhenve te Kakavijes -ku nuk shef kembe njeriu, apo minoritari) po e punon mire ceshtjen. Dhe per sa kohe ne i varemi Athines do e punoje akoma dhe me mire!

    Cfare bene keta zoterinjte....

    Keta gjeten Francen dhe disa shtete te tjera qe e shikojne zmadhimin me dyshim dhe i thane: Shqiperia nuk eshte shtet normal. Keshtu megjithese ne kemi reth 100 vjet qe jemi te pavarur, keta zoterinjte na futen ne te njejtin thes me Bosnjen, Maqedonine, Kroacine, Serbine (shtete keto te 10 vjecarit te fundit) dhe mesa duket ne fund te historise do mbetemi te lidhur prej kembesh me Kosoven!

    Pra ne BE ceshtja e Shqiperise mbetet e lidhur me ceshtjen e Kosoves!

    Do thoni ju: ku eshte problemi?

    Problemi eshte qe nese nuk kishim kontrabandistet per qeveri do ia kishim mbushur mendjen ndonjerit keto 16 vjet qe jemi shtet normal dhe duhet te hynim perpara te tjereve ne BE (se fundja fundit megjithese nuk i mbushet mendja Athines Shqiperia, sipas CIA, eshte shtet me reth 95% te popullisise omogjene ne kundershtim me shtetet e tjera te Ballkanit, perfshi edhe Greqine etnike te rrefugjateve aziatikoshqiptare, ku problemet e pakicave mund te zgjohen ne cdo moment).

    Dhe nese nuk kishim gomeret per shtet (qe jam ndakort se i meritojme!) do duhej te hynim bashke me Bullgarine dhe Rumanine (duke e ndare veten nga problemi jugosllav) ne vitin e ardhshem. Dhe nese e arrinim kete atehere do i tregonim neve Serbise dhe Maqedonise rrugen per ne BE, dhe do i hapnim me kollaj rrugen Kosoves!

    Megjithate keto jane muhabete te gjata per realitetin shqiptar, dhe jam i bindur se Shqiperia do hyje ne BE bashke me Kosoven, Bosnjen dhe Serbine (pra do na i kalojne Maqedonia me Kroacine) dhe kjo gje nuk eshte ne interesin tone sepse neve nuk do mundemi ti vejme kushte Serbise per te drejtat e Shqiptareve ne Serbine e Jugut. Gjithashtu per problemet e Shqiptareve te Maqedonise, nese ekzistojne, nuk do qahet ndokush nese Maqedonia hyn para nesh ne BE (megjithate kete e tejkalojme nese mendojme se dikur do kemi kufinje te perbashket me Maqedonine, brenda BE).

    Sidoqofte nga do qe ta sjellim muhabetin konkluzioni eshte nje: shteti shqiptar do bente me mire ta rishikonte edhe njehere porten e hyrjes ne BE!

    Sipas nje recete realiste Shqiperia do duhej te kerkonte BEne e vet, sipas nje recete liberaliste Shqiperia do duhej te kerkonte BE e te gjitheve.... por BEja e Athines apo e planeteve ndaj te cilave Shqiperia do te jet satelit sigurisht qe nuk duhet te jet qellim shqiptar!

    Megjithate une e theksova... keto jane muhabete te gjata per realitetin skizofren shqiptar!

    Me turperojne cdo dite perfaqesuesit e ketij populli!

  10. #10
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Shqiperia ka nje nivel sa te Maqedonise, Kroacise, e me te mire se te Serbise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kosoves, e perafersisht njesoj me ate Bullgarise, Rumanise, Polonise, Hungarise, Cekise, etj. etj. Prandaj edhe do firmose tani marreveshjen e stabilizimit dhe asociimit.

    Lajm shume i mire, ky.
    Dodono, Kroacia, Hungaria, Cekia jane larg para nesh. Vec ta dish se Kroacia eshte momentalisht vendi i trete si destinacion turistik per Amerikanet. Kjo flet vete. Pra ta shohish se kush eshte kush shko neper aeroporte te Budapestit apo Prages, pastaj hajde ne Tirane; ose vizito Dubrovnikun e pastaj shih Shkoren.....Haj medet punet tona.............

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E po si s'tha njeri nje fjale te mire (pervec dodonit dhe Humdinger). Te gjithe duke u ankuar jeni!!!

    Ky eshte lajm shume i mire prandaj le ta pershendesim kete firme qe na hap rrugen per t'u bere kandidate. Per kete firme eshte punuar per 10 vjet. Heret apo vone, firma do vihet me 18 shkurt dhe eshte hap shume i rendesishem.

    Pra gezohuni sepse eshte arritje politike e Tiranes, e cila do u sherbeje te gjitha viseve shqiptare ne Kosove e Iliride.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Shqiperia ka nje nivel sa te Maqedonise, Kroacise, e me te mire se te Serbise, Malit te Zi, Bosnjes dhe Kosoves, e perafersisht njesoj me ate Bullgarise, Rumanise, Polonise, Hungarise, Cekise, etj. etj. Prandaj edhe do firmose tani marreveshjen e stabilizimit dhe asociimit.

    Lajm shume i mire, ky.

    Perafersisht me Cekine, Polonine dhe Hungarine??

    Nuk do flisje keshtu po ti kishe vizituar keto vende.

    Pervecse jane vende anetare te BE dhe kane te ardhura per dryme rreth $10000 ne vit, jane vite drite larg nesh ne mentalitet dhe zhvillim ekonomik ose shoqeror.

    Edhe Bosnja eshte me mire se ne. Bile do thosha qe ne Ballkan jemi te fundit. Por vetem pasi ta shohim lakuriqesine tone dhe ti pranojme difektet qe kemi, atehere do futemi ne rruge te mbare. Per sa kohe do bejme hesapet e te tjereve do bejme vendnumero. Zhvillimi fillon me perulesi.



    MAKE LOVE TILL YOU DIE

  13. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Chirac daja qe e kam kendej mendon qe Europa me 25 apo me 45 anetare eshte nje Babel qe nuk i bie kush ne te. Dhe ai ka hedhur idene : po sikur te krijojme nje Europe me dy shpejtesi, dmth nje mini-Europe me nja tre kater vende te forta dhe pjesa tjeter shllap-shllup neper lluce ? Kur e pa qe s'po gjen shume vend fjala e tij, sepse vete francezet u kruajten duke votuar kunder Kushtetutes, atehere thote qe me mire ta mbyllim pakez deren se keto kohet e fundit po na hyn era e ftohte nga te kater anet, eshte bere vendi vrima-vrima, jorgani s'po na del, brrrrrrr shume ftohte...

  14. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ka te drejte Dodoni !

    Sipas nje raporti qe lexova ne nje gazete italiane(me duket tek ansa), ne jemi me mire se sa Bosnia dhe Maqedonia dhe me keq se sa Kroacia.

  15. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    BALCANI: MERCATO COMUNE, E' SUBITO SCHERMAGLIA

    (di Alessandro Logroscino)
    (ANSA) - BELGRADO, 31 GEN - Un mercato comune per aiutare a ricomporre vecchie fratture, attenuare gli effetti degli strappi di la' da venire e far crescere economicamente una regione che spera di ritrovarsi un giorno unita nell'Europa di Bruxelles. E' questa l'ultima ricetta che la commissione europea ha tirato fuori dal cassetto per i Balcani, dalla Croazia all'Albania, suscitando interesse, ma anche immediati distinguo nelle varie repubbliche ex jugoslave: laddove al 'si'' di Belgrado ha fatto eco il 'ni' Zagabria e il cauto silenzio di Sarajevo e Skopje.
    Il progetto, che i ministri degli esteri dell'Ue si sono detti ieri pronti a sostenere, mira a coinvolgere tutti i Paesi della defunta Jugoslavia (Croazia e Bosnia Erzegovina, Serbia-Montenegro e Macedonia) con la sola eccezione, a Nord, della Slovenia mitteleuropea, gia' socia a pieno titolo di Ue e Nato, e l'aggiunta, a Sud, dell'Albania. Ma e' un progetto che ha poco o punto a che fare con i logori clichet della 'jugo nostalgia'.
    L'obiettivo, caso mai, e' preparare l'avvicinamento collettivo all'Europa di un pugno di piccoli Stati che oggi guardano tutti a Bruxelles, dando ossigeno al faticoso rilancio economico di un'area i cui interessi restano largamente intrecciati, malgrado i contraccolpi devastanti delle guerre degli anni '90.
    ''Non e' una iniziativa da sopravvalutare e non e' una panacea, ma puo' essere una cosa utile'', spiega oggi all'Ansa Vladimir Gligorov, economista di formazione jugoslava, professore a Vienna e figlio di quel Kiro Gligorov che e' stato nume tutelare della Macedonia indipendente oltre che uno dei leader balcanici piu' astuti e prudenti del dopo Tito.
    Il problema e' conciliare le contrapposte sensibilita' tra i futuri contraenti di questa ipotetica ''zona regionale di libero scambio'', come e' stata chiamata. E rendere compatibili diversi livelli di sviluppo economico: in particolare tra Zagabria (che ha avuto nel 2005 un tasso di crescita piu' basso, ma vanta una prosperita' di base assai piu' solida) e tutti gli altri.
    Sul piano dei dati, non si puo' in effetti non notare come il Pil pro capite dei croati ammonti a oltre 6.200 euro annui, contro i 2.320 dei serbo montenegrini, i 2.300 degli albanesi, i 2.080 dei macedoni e gli appena 1.730 dei cittadini della Bosnia.

    A generare le maggiori incognite e' tuttavia il fattore psicologico. Da Zagabria il premier croato Ivo Sanader si e' mostrato freddino e ha messo senza indugi i puntini sulle 'i'.
    ''La Croazia - ha avvertito - non permettera' mai la creazione d'una nuova Jugoslavia''. Sanader ha riconosciuto che l'intenzione dell'Ue non e' questa, ma quella di ''favorire la stabilita' e la pace nella regione'', ma ha sottolineato che si potrebbe ottenere un analogo risultato semplicemente ''allargando verso Sud Est la gia' esistente Area di libero scambio dell'Europa centrale'': un accordo di sapore tedesco centrico siglato nel 2004 da 13 Paesi e al quale, dopo il graduale accesso all'Ue di quasi tutti i firmatari, restano oggi legati soltanto Bulgaria, Romania e la stessa Croazia.
    Ben altra la reazione della Serbia, che di un eventuale nuovo mercato comune balcanico sarebbe (con i suoi 10 milioni di abitanti sui 24 milioni complessivi della zona coinvolta) il partner piu' grande. ''Unire i soggetti economici della regione puo' essere solo d'aiuto e renderebbe piu' abbordabile la sfida della competizione con i Paesi sviluppati'', ha detto il ministro dell'economia serbo, Pedrag Bubalo, nel primo commento ufficiale di Belgrado alla proposta giunta da Bruxelles. Una proposta che, secondo Bubalo, ''l'Ue continuera' a patrocinare in ogni caso, con o senza la Croazia''.
    Per Belgrado, che resta assai piu' indietro di Zagabria sulla lunga strada dell'integrazione europea (anche per la perdurante latitanza di criminali di guerra del'era Milosevic), la rottura delle barriere doganali sarebbe d'altronde un contrappeso al processo centrifugo delle ultime micropatrie post jugoslave in odore di indipendenza: Montenegro e Kosovo.
    Gligorov, con il distacco dello studioso, invita dal canto suo a ''non sopravvalutare'' il progetto partorito dagli eurostrateghi. A suo giudizio le inquietudini croate sono fuori luogo. ''La zona di libero scambio - taglia corto - riguarda nel medio-lungo periodo solo Serbia-Montenegro, Bosnia, Macedonia e Albania. Zagabria, se ci sta, potra' essere coinvolta per i prossimi tre-quattro anni, poi sara' ammessa nell'Ue''.
    L'economista macedone si sofferma piuttosto sugli effetti positivi - per l'occupazione e la capacita' di attrazione di investitori stranieri interessati a operare in una dimensione regionale - di alcune ''clausole concrete'' dell'eventuale accordo. Clausole come quella che consentirebbe ''l'esportazione senza dazi verso il mercato Ue di prodotti assemblati con componenti realizzate in diversi Paesi balcanici''.
    Quanto alla ricostituzione d'una simil Jugoslavia, Gligorov e' perentorio. ''Sciocchezze'', commenta rilevando come l'idea del mercato comune regionale ''non possa sostituirsi alla prospettiva di adesione all'Ue dei Paesi dell'area. Semmai e' un passaggio preparatorio verso quel traguardo''. (ANSA). LR
    31/01/2006 18:25

  16. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une e di si eshte Kroacia, Hungaria, Cekia etj. sepse kam kontakt me ta gjithe kohen dhe bile edhe flas edhe gjuhen e tyre (kroatishten, serbishten, sllavo-maqedoncen, bullgarcen etj.) Shqiperia ka te ardhura per fryme 4500 dollare ne vjet sipas CIA-s amerikane. Pra, eshte me mire se Kosova, Maqedonia, Serbi e Mal i Zi, Bosnja etj., e pak me poshte apo perafersisht njesoj me Kroacine, e keto vendet tjera te europes lindore.

    Nuk po flas kot une.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk do te kisha thene qe eshte sukses personal i Berishes por eshte fakt i pamohueshem qe Berisha dhe PD-ja ne pushtet e kane pershpejtuar nenshkrimin e saj. Ne te gjitha takimet e fundit BE dhe ish-pozita, theksi kryesor vihej tek korrupsioni. Kurse tani me ardhjen e PD-se dhe Berishes ne pushtet dhe me rezultatet shume te prekshme te luftes kunder korrupsionit te qeverise se re, u arrit te plotesohej edhe ky kusht per te nenshkruar marreveshjen. Po te ishte ende PS-ja dhe Fatos Nano ne pushtet, sipas te gjitha gjasave, do shtyhej prape nenshkrimi.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Rolin pozitiv e pati ish-qeveria Nano, qe kreu nje proces zgjedhor sipas normave europiene.Edhe Berisha ka metuar te njejten gje,por mbetet per tu pare.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Njeriu_i_mire
    Rolin pozitiv e pati ish-qeveria Nano, qe kreu nje proces zgjedhor sipas normave europiene.Edhe Berisha ka metuar te njejten gje,por mbetet per tu pare.
    ,,,,,,,patjeter edhe Nano ka merita pse jooooo





    Pse nuk u ciklua më parë marrëveshja?


    Ferdinand XHAFERRI


    Unë do të kisha dëshirë të ndalesha në hapin shumë të rëndësishëm që arriti qeveria dhe populli shqiptar dje me ciklimin e tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Eshtë e vërtetë që janë tre vjet negociata dhe kanë filluar me qeverinë e mëparshme. Por, po kaq i vërtetë është edhe fakti që qeveria e shkuar nuk mund të ciklonte dhe as të nënshkruante marrëveshjen. Po kështu qeveria që lamë pas nuk mund të përfitonte as nga fondi i mijëvjeçarit i akorduar nga Kongresi Amerikan. Unë nuk kam ndërmend as të ofendoj dhe as të them broçkulla e gënjeshtra si kolegët socialistë, por do t'i referohem vetëm fakteve. Pse nuk mund të ciklonte qeveria e mëparshme marrëveshjen?

    Nuk mund të ciklohej dhe nënshkruhej marrëveshja me një partner siç ishte qeveria e para tre Korrikut. Kjo sepse institucionet e specializuara ndërkombëtare nuk mund të ciklonin marrëveshje dhe nuk mund të jepnin dollar nga fondi i mijëvjeçarit për një qeveri që akuzohej se mbron baronët e krimit.

    Nuk mund të nënshkruhej marrëveshja me qeverinë e mëparshme që akuzohej nga po këto institucione se ajo qeveri kishte lidhje me krimin e organizuar dhe donte të katapultonte krimin në politikë.

    Nuk mund të ciklohej marrëveshja me qeverinë e mëparshme që akuzohej se ka ngritur korrupsionin në sistem.

    Çfarë ka ndryshuar në katër muaj që kemi ciklimin e marrëveshjes.

    Kanë ndryshuar shumë gjëra.

    Kryesorja është se janë përcjellë mesazhe të qarta, se korrupsioni po luftohet. Janë përcjellë mesazhe të qarta, se ligji ka filluar të zbatohet. Janë përcjellë mesazhe të qarta, se fijet e krimit të organizuar po priten. Janë ndërmarrë veprime konkrete që dëshmojnë se kjo qeveri nuk i shërben zyrtarëve, por qytetarëve.

    Ku duket kjo:

    Tregues shumë domethënës dhe që tregon realisht funksionimin e shtetit janë të ardhurat nga doganat dhe tatimet. Në muajin Janar të 2006 janë marrë 15 milionë dollarë më shumë se në Janar të 2005. E theksoj 15 milionë dollarë më shumë. Për tetë vjet ju kemi akuzuar se mbroni monopolet. Për tetë vjet ju kemi akuzuar se paratë që duhet të shkojnë për shkolla, paga dhe pensione shkojnë në xhepat e ish-qeveritarëve. Tani po sjellim faktet dhe provat. Kemi folur tetë vjet dhe tani po ju sjellim faktet.

    Në katër muaj kemi mbledhur 60 milionë dollarë më shumë se sa mblidhnit ju në të njëjtën periudhë. Pra, janë 60 milionë dollarë që kanë qenë totalisht korrupsioni dhe abuzimi i qeverisë që lamë pas dhe të sqarohemi vetëm nga dogana dhe tatime. Për katër muaj 60 milionë. Kjo do të thotë se për tetë muaj do të jenë 120 milionë dhe për një vit 200 milionë $. Janë 200 milionë dollarë që do përdoren për të rritur në muajn Prill pagat dhe pensionet. Pra, janë këto para që shkonin në xhepa zyrtarësh dhe që po shkojnë dhe do shkojnë në xhepat e qytetarëve.

    Për ta mbyllur do të thoja se qeveria bën shumë mirë që është përkushtuar dhe po e transformon qeverinë nga një qeveri e korrupsionit në një qeveri të qytetarëve. Por, qeveria duhet të konsiderojë punë të sajën dhe është detyrë e qeverisë t'i shpjegojë qytetarëve me fakte se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Sikur të ndodhte që kjo qeveri të mblidhte vetëm 1 dollar më pak se qeveria paraardhëse, ju nuk do të pushonit akuzat e pafunda. Ju po bëni propagandë nga asgjë dhe jo të kishin një fakt. Në katër muaj vetëm nga doganat dhe tatimet ju kemi provuar 60 milionë dollarë më shumë dhe kjo nuk është pak. Këtu do jemi për ballafaqime, por duket qartë se koha po punon për qeverinë e re.

    *Fjala ne Kuvend e deputetit Ferdinand Xhaferri

  20. #20
    problemet ekomomike jane dicka shume e tejkalueshme po te mendoni se me hyrjen ne europe shqiperise i hapen shume dyer (duke filluar nga levizja e lire per biznesmenet ne tregjet europiane)

    problemi ekonomik reduktohet tek potencialiteti qe perkthehet ne burime natyrore, punetore te specializuar dhe aftesi organizuese (dmth shkolla).

    mbetet problemi politik qe nuk ndihmohet aspak kur qeveria hap konflikte te panevojshme me pushtetin vendor dhe me organizma nderkombetare si KE.

    nuk ndihmohet aspak edhe kur masakrohen deputetet dhe kur rrihen minoritare ne protesta paqesore pasi eshte krijuar ne 8 vjet opozite ideja e nje levizje te djathe xenofobe qe sot qeveris vendin. ata mund te ishin rrahur edhe nese nuk ishin minoritare (se aq tru kane ata qe na qeverisin) po pak rendesi ka kjo.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shuflai kroati qe vdiq për Shqiperine
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-01-2009, 17:01
  2. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  3. Historia e Shkodres ne 1913
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 14:04
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •