Pse nuk martohen priftat?
“Sepse, ka njerėz qė janė qė nga barku i nėnės tė paaftė pėr martesė, ka edhe asish qė njerzit i bėnė tė paaftė pėr martesė dhe ka asish qė i bien mohit martesės pėr dashuri tė Mbretėrisė sė qiellit. Kush mund ta kuptojė, le ta kuptojė!” ( Mt 19, 12)
Ėshtė e vertete se Apostujt kane qene te martuar, megjithate hierarkia kishtare do te thote Ipeshkvinjte, prifterinjte dhe diakonat, kane lindur ne shekullin e I-re. Keshtu qe ne fillim te epokes se Kishes primitive sherbetoret e Zotit mund te martoheshin, ne kete menyre Martesa eshte pare dhe vleresuar pozitivisht qofte ne Beslidhjen e Vjeter, poashtu edhe ne Beslidhjen e Re.
Praktikimi i Celibatit ne Kishen Katolike rezulton qe ne shekullin e IV-te (eshte shume e mundur edhe me heret), me saktesisht ne vitin 385 pas Kr., me deshmine e Siliēos i cili shkruan nje leter mikut te tij Himerit, ku nder te tjerash shkruan se "prifterinjte e Kishes se Krishtere nuk martoheshin" (krah. Dezinger 185).
Nga ketu kemi deshmine se Kisha ka zgjedhur per sherbetoret e Krishtit: te jeturit i paster, qe eshte shenje bashkimi mistik me Jezu Krishtin, njekohesisht eshte perftyrim i jetes se amshuar, sepse ne fund te fundit ne Mbreterine e qiellit nuk do te kemi raporte sipas mishit dhe vetem ne kete menyre prifterinjte (sherbetoret e Jezu Krishtit) jane drite e ndricueshme si prejardhje e Mbreterise qiellore qe do te mbreteroj me ardhjen e dyte te Jezu Krishtit ne toke.
Ne aspektin historik sic e thash edhe me larte se ne periudhen e Apostujve, Ipeshkvinjte dhe Prifterinjte mund te shuguroheshin edhe ne qofte se ishin te martuar. Keshtu qe celibati nuk ishte norme per askend, saqe shen Pali ne Letren e drejtuar Timoteut dhe Titit thote se kushti per tu bere sherbetor i Zotit eshte: "te jesh i martuar vetem nje here!" Sido qofte edhe ne letren e pare drejtuar Korintasve shton "ti sherbesh Hyjit me gjithe zemer do te thote te biesh mohot marteses" (7,32).
Ne shekujt e pare te Kishes Primitive kemi edhe rregulltaret te cilet benin 3. kushtet: Pastertia, Varferia dhe Degjesa. Keta rregulltar nuk ishin prifterinj, por jetonin jashte qytetit dhe zonave te banuara me njerez, kryesisht ne shkretetire... ne kete menyre lindi problemi i administrimt te Sakramenteve, keshtu nje ose dy rregulltar ne bashkesi emroheshin qe ti sherbenin vellezerve, ndersa prifterinjte qe jetonin ne qytete ne kontakt me njerez, vazhdonin te martoheshin. Ne kete pike Kisha Lindore me ate Perendimore ndahen, nese ne lindje prifterinjt qe donin te praktikonin dhe jetonin kushtet terhiqen ne Manastire dhe Kuvende, ndersa prifterinjt qe jetonin ne qytete qe ishin te martuar vazhdonin sherbimin e tyre ne "famulli", ndersa ne Perendim ideali i murgjeve absolutizohet saqe kerkohet qe te gjithe prifterinjte, qofshin edhe ata qe nuk jetonin ne Kuvende, te mos martoheshin, pra te praktikojne celibatin.
Perfundimisht 'problemi' zgjidhet me reformen gregoriane ne shekullin XI-te (1073-1085), kryesisht me Papen Gregori VII-te, i cili nxjerr nje dekret ku urdheron celibatin te gjithe prifterinjve perendimor qofshin rregulltar, prifterinj apo, murgj.. keshtu qe Papa fillon dhe shuguron vetem prifterinj te pamartuar.
Me dekretin e Kongregates (Dikasterit( te Sakrameteve (27 dhjetor 1930), kerkohet qe cdo kandidat te shkruaj kerkesen me shkrim qe pajtohet me celibatin dhe e pranon ate ne menyre te lire dhe vullnetare.
Si perfundim: Prifterinjte jane te thirrur qe ti sherbejne Hyjit me zemer dhe ti ofrojne dhurata dhe sakrifica, keshtu qe menyra me e mire e ketij bashkimi te plote eshte te jesh i pamartuar, pra per dashuri ndaj Hyjit, Mbreterise se qiellit dhe Apostullatit.
________
P.S. Ketu janė tė paraqitur ne menyre sintetike sa i perket aspektit historik, ndersa nė vazhdim mund tė lexoni edhe te dhane bibilke ne lidhje me pyetjen se; "pse prfiterinjte nuk martohen?"
Krijoni Kontakt