Ajo qė transmetojnė shkrimet e Simeonit per Frymen e Shenjtė dhe driten hyjnore eshte mbi te gjitha sensi i freskisė, enthuziazmit dhe zbulimit. Me insistimin e tij per dominimin nga pėrvoja personale ai tregon se sa e padrejtė ėshtė tė harrosh teologjinė e vonshme bizantine si formalizėm tė thjeshtė, tė xhveshur nga origjinaliteti. I njėjti dinamizėm dhe i njejti apel pėr pėrvoje personale jane evidente gjatė shekullit tė katermbėdhjetė nė figurėn tonė tė dytė dominante, Shėn Grigorin Palamas, teologu kryesor nė debatin hesychast. Hesychast ėshtė ai qė ndjek hesychia, njė qetėsi ose heshtje e zemrės, veēanrisht nėpėrmjet Lutjes tek Jezusi. Kjo ėshtė njė lutje e shkurtėr, qė pėrsėritet vazhdimisht zakonisht nė formėn “Lordi Jezu Krisht, Biri i Zotit, ki mėshirė pėr mua’. Nėpėrmjet pjesėmarrjes sė brėndshme dhe pėrsėritjes sė kėsaj lutje, disa herė tė shoqėruar me njė teknike fizike qė pėrfshin kontrollin e frymėmarrjes, hezikastet e Malit Athos besonin se ata arrinin vizionin e dritės hyjnore dhe nė kėtė mėnyrė bashkimin me Zotin.
Njė filozof Platonist nė Konstandinapol, Barlaam Kalabrezi, me origjinė nga Italia e Jugut, ndėrmori njė sulm tė hapur ndaj pikpamjes pėr hesychast. Duke nėnvizuar origjinėn hyjnore dhe tė panjohurėn, ai i pėrmbahej pikpamjes se ishte e mundur tė arrihej njė vizion direkt i Zotit, ballė pėr ballė, vetėm nė jetėn e ardhme. Ai e konsideronte dritėn e parė nga murgjit gjatė lutjes sė ishte thjesht e krijuar dhe mohonte teknikėn e tyre fizike si njė supersticion gros. Palamas, qė vetė ishte murg i Athosit, erdhi ne mbrojtje te shokeve te tij hesychasts. Ai insistonte ashtu sikurse kish bere edhe Simeon, nė mundesinė e njė pėrvoje direkte, te pandėrmjetme tė Zotit , jo vetėm nė kohėn e ardhme, por kėtu dhe tani. Kur eskatologjia e Barlaamit ishte futuriste, ajo e Palamas u realizua ose mė ekzaktėsisht, u inagurua.
Palamas besonte, po me tė njėjtėn bindje si Barlaami, nė fuqinė mbinjerėzore dhe misterin e Zotit. Por nė atė kohė Palamas shkoi edhe njė hap mė tej. Duke shfrytėzuar njė dallim qė gjeti te Etėrit e hershėm grekė si Basil i Caesareas, megjithėse nuk u pėrdor sistematikisht nga Simeon, ai bėri dallimin midis esencės dhe energjive te Zotit. Ndėrsa Zoti nė esencėn e tij mbetet krejtėsisht i panjohur pėr njerėzit, si nė kėtė botė ashtu edhe nė qiell, energjitė e tij – qė janė vetė Zoti nė veprim – na vijnė ne dhe shenjtorėt marrin pjesė nė to me mėshirė nėpėrmjet njė bashkimi tė dashurisė. Sipas Palamas drita qė mbajnė murgjit nė lutje nuk ėshtė dritė fizike e shqisave megjithėse ajo mund tė shihet nga sytė e trupit. Ajo ėshtė energjia e pakrijuar e Zotit, e njejta dritė qė lėshonte Krishti mbi Malin Tabor nė Transfigurim dhe qė do tė ndricojė gjithashtu prej tij nė ardhjen e dytė nė lavdi nė ditėn e fundit. Kėshtu kuptimi nga ana e tij pėr dritėn hyjnore ėshtė kryesisht i njejtė me tė Simeonit megjithėse Simeon nuk deklaronte me tė njejtėn qartėsi se ajo ėshtė vizioni i energjisė sė Zotit, jo esenca e tij. Palamas nuk i kushtoi rėndėsi tė madhe teknikės fizike tė hesychasts por e mbrojti atė nga pikpamja teologjike. Duke zhvilluar njė antropologji holistike ai argumentoi se trupi ėshtė krijuar pėr tu ndarė me shpirtin nė lutje ashtu sikurse mund tė ndajė vizionin e dritės hyjnore.
Mėsimi i Palamites pėr energjinė e Zotit dhe dritėn hyjnore u konfirmua nė tė tre kėshillat ne Konstandinapol (1341,1347, 1351). Nė tė tėrė kėtė, Palamas interesohej tė mbronte ashtu siē ishte pėrpjekur tė bėnte edhe Simeoni, si tjetėrsinė ashtu edhe afersinė me Zotin. Nė mėnyrė dialektike ai shkruante pėr Zotin: “Ai ėshtė ekzistues dhe jo ekzistues, ai eshte kudo dhe askund; ai ka shumė emra dhe nuk mund ti vihet emėr; ai ėshtė gjithnjė nė lėvizje dhe ėshtė i palėvizshėm; dhe me njė fjalė, ai ėshtė gjithēka dhe asgjė. Zoti ėshtė mister, qė tejkalon ēdo realitet dhe njohuri dhe prapė Zoti ėshtė nė brendėsi tė qėnies tonė, mė afėr nesh se sa vetė zemra jone. Ai ėshtė i panjohur, megjithatė ne ndeshemi ballė pėr ballė me tė. Dallimi qė Palamite bėn midis esencės dhe energjisė ėshtė keqkuptuar nga shumė teologė perendimorė qė shohin tek ai njė kėrcėnim pėr unitetin dhe thjeshtėsinė e Zotit. Megjithatė thelbėsore ėshtė fakti se Palamas po bėn qė pika e padiskutueshme e pranuar nga mistikėt si ne Lindje dhe nė perėndim, ėshtė fakti se Zoti ėshtė i mbinatyrshėm dhe ekzistues, krejtėsisht pėrtej tė kuptuarit tonė dhe direkt i lidhur me ne nėpėrmjet dashurisė se tij.
Simeon dhe Palamas janė tė dy eksponentė tė tendencės negative dhe ‘apofatike’ qė kėrkon tė mbrojė misterin e Zotit, fshehtėsinė dhe pakuptueshmėrinė e tij. Teologjia e etėrve tė kishės kristiane duket e pakuptueshme pėr lexuesin modern, abstrakte, jashtėzakonisht spekulative. Por nė tė mirėn e saj ajo gjithnje ka lejuar, si bėri Simeon dhe Palamas, dimensionin e Zotit si mister. Hyjnorja mund tė provohet nė dashuri, por jo e pėrcaktuar nė fjalė. ‘Lerini gjėrat tabu tė nderohen me heshtje’, tha Shėn Basili; ashtu sikurse ka thėnė edhe Shėn Isaku i Sirisė ‘Heshtja ėshtė misteri i kohės qė do tė vi’. Si shkrimtarė shumė produktivė, te dy Shėn Simeoni dhe Shėn Grigori Palamas do te kishin rėnė dakord.