Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    2 Nentor: Dita e perkujtimit te te vdekurve

    Kalendari kishtar e historik i 2 nėntorit



    Mė 2 nėntor - Ditėn e pėrkujtimit tė tė vdekurve, u nisem simbolikisht pėr njė shtegtim, sa tė dhimbshėm, aq festiv: shtegtim drejt varreve tė tė dashurve tė vdekur, po edhe drejt varreve tė gjithė njerėzve qė e kanė paguar me jetė besnikėrinė ndaj idealeve tė mėdha nė rrjedhė shekujsh e nė kohėt tona. Me kėto ndjenja pėrulemi realisht e simbolikisht mbi varret e panumėrta, tė pėrhapura nė mbarė planetin, tė vjetra e tė reja, varre martirėsh e besimtarėsh tė thjeshtė, njerėzish tė shquar e tė panjohur, nėnash e baballarėsh, vėllezėrish e motrash. Pėrkulemi me lutje nė buzė e me lot nė sy pėr tė dashurit qė mė s'janė.
    Por, duke u ndodhur nė vendet qė tė ngjallin njė trishtim tė thellė, nuk harrojmė se kjo ditė pėr Kishėn ėshtė njė ditė e madhe feste. Ata qė nuk i kemi mė pranė, qė pushojnė nė paqe nėn kryqat simbolikė, na kanė treguar me jetėn e tyre se sa e frytshme ėshtė fara qė Krishti erdhi pėr ta hedhur nė tokė.
    E nė kėto ditė, kur flitet kaq shumė pėr vdekje e tė vdekur, kur njerėzimi dridhet pėr tė sotmen e tė ardhmen e vet, Dita e tė vdekurve na kujton, mė shumė se kurrė, se bota nuk ėshtė nė dorė tė njeriut, por nė dorė tė Zotit!
    60 vjet mė parė, mė 2 nėntor, kremtonte Meshėn e parė, don Karol Vojtila, i cili nga famullitar fshati, do tė bėhej bari i Kishės universale.
    Nė librin e tij "Dhuratė e mister", Gjon Pali II e shpreh kėshtu kuptimin e thellė tė shugurimit tė tij meshtarak: "Nė atė shtrirje pėrdhč, nė trajtė kryqi, para shugurimit, duke pranuar nė jetėn time, ashtu si Pjetri, kryqin e Krishtit e duke u bėrė, "dyshemč" pėr vėllezėrit, qėndron kuptimi mė i thellė i ēdo pėrshpirtėrie meshtarake”.
    Ishte, pra, 1 nėntori i vitit 1946, kur Karol Vojtila mori sakramentin e urdhėrit meshtarak nga kardinali Adam Sapieha nė Krakovi, nė kapelėm private tė kryeipeshkvnisė. I riu don Karol sapo kishte mbushur 26 vjet dhe ishte meshtari i vetėm qė shugurohej nė kėtė rast.
    Meshėn e parė Papa i ardhshėm e kremtoi tė nesėrmėn, mė 2 nėntor, pikėrisht 55 vjet mė parė, nė ditėn e pėrkujtimit tė besimtarėve tė vdekur. Vendi ku kremtohej Mesha, vėrtetė simbolik, ishte elteri i kriptės romanike tė Shėn Leonardit, brėnda katedrales sė Krakovisė, mbi kodrinėn historike tė Vavelit. Ėshtė njė nga vendet mė tė nderuara nga polakėt, ku pushojnė nė paqe tre mbretėr, shumė ipeshkvij e njerėz tė tjerė tė shquar tė kombit polak. Simbolike edhe motua qė zgjodhi prifti i ri pėr figuret e kujtimit tė shugurimit tė tij: njė frazė nga Magnifikat: "Gjėra tė mėdha ka bėrė nė mua (i Gjithėpushtetėshmi)!
    Pas qėndrimit dyvjeēar nė Romė, pėr tė plotėsuar studimet nė Universittein papnor Angelicum, mė 1948 don Karol Vojtila u rikthye nė Poloni, ku e priste nė Niegovic famullia e tij e parė. Disa muaj mė pas, kardinali Sapieha e thirri nė Krakovi, qytet nė tė cilin Papa i ardhshėm do tė bėhej kryeipeshkėv. Planet misterioze tė Hyjit e udhėhoqėn kėshtu nė rrugėn, gjatė sė cilės "famullitari i Niegovicit" do tė bėhej "famullitar i botės".
    Por tė kalojmė nga kujtimet e Kishės universale, nė ato kombėtare:
    Mė 2 nėntor tė vitit 1995 ndėrroi jetė Anton Ēeta, i cili arriti tė bėhej qė mė tė gjallė njė nga simbolet e urtisė shqiptare. Vepra e tij mė e madhe qe udhėheqja e aksionit kombėtar e njerėzor pėr pajtimin e gjaqeve nė pėrpjekjen pėr tė shėruar shoqėrinė shqiptare e pėr tė paqtuar shpirtrat e trazuar tė njerėzve. Autor i njė vepre masive me pėrmbledhje folklorike tė tė gjitha gjinive e llojeve, duke nisur nga pėrrallat e duke vijuar me baladat e legjendat, kėngėt e kreshnikėve, vajtimet, gjamėt e tė tjera, profesori i gjuhės dhe i letėrsisė sė vjetėr shqipe, la pas si kryevepėr tė tij pajtimin e mė se njėmijė gjaqeve. Mbeti model i pėrkushtimit atdhetar e i fuqisė shpirtėrore.
    Mė 2 nėntor 1910 lindi nė Egjipt e madhja Tefta Tashko Koēo, njėra nga kangėtaret mė tė mira lirike shqiptare, e cila shkėlqeu nė skenat e Evropės e tė botės pėr interpretimet e mrekullueshme tė arieve nga operat mė tė mira botėrore. Ishte kangėtare virtuoze e kangės popullore shqiptare dhe mbi tė gjitha, njeri me virtyte tė larta morale. Vdiq mė 1947 nė kulmin e karrierės, 37 vjeē.
    Mė 2 nėntor 1961 vdiq Prof. Aleksandėr Xhuvani gjuhėtar e atdhetar qė dha njė kontribut tė shquar pėr lėvrmin e gjuhės shqipe. Drejtoi pėr njė farė kohe organin letrar tė Elbasanit "Kopshti letrar", dha mėsim nė normalen e Elbasanit; qe njohės i mirė i visarit leksikor tė gjuhės shqipe; mblodhi me durim e pasion nga gjuha e popullit shumė fjalė e shprehje, tė cilat u pėrpunuan pas vdekjes sė tij nė formė tė njė fjalori; realizoi botimin e dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė K. Kristoforidhit (1961). Ndėr shkrimet e tij kujtojmė: “Kritikė mbi fjalorė tė shqipes” (1934) dhe “Ēėshtja e fjalorit tė gjuhės shqipe” (1957), pa harruar se dha mendime me vlerė pėr ēėshtje tė gramatikės historike, pėr leksikologjinė historike tė shqipes dhe pėr letėrsisė e sidomos pėr letėrsinė e vjetėr dhe arbėreshe me tekstet, antologjitė, artikujt e recensionet qė botoi.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nė sa Kisha pėrkujton besimtarėt e vdekur,
    Papa u lut nė Kriptėn e Vatikanit pranė varreve tė paraardhėsve tė tij



    (2.11.2006)


    Sot Kisha u lut pėr gjithė tė vdekurit. Edhe Benedikti XVI u gjunjėzua nė kriptėn e Vatikanit, pranė varreve tė paraardhėsve tė tij. Ndėrsa dje, nė lutjen e Engjėllit tė Tėnzot nė Sheshin e Shėn Pjetrit, nė reflektimin kushtuar vdekjes dhe jetės sė pasosur, Papa kujtoi dėshirėn e shumė besimtarėve pėr t’u takuar me tė vdekurit e dashur nė jetėn e pėrtejme E gjatė audiencės sė pėrgjithshme, mbajtur njė vit mė parė, Ati i Shenjtė i nxiti besimtarėt ta shikojnė enigmėn e vdekjes me qetėsi e shpresė, tė ndriēuar nga feja e nga drita e ngjalljes sė Krishtit.
    Gjithēka kalon, po Zoti mbetet – pohoi dje Papa – e caku i jetės sonė ėshtė takimi ballė pėr ballė me Zotin. E megjithatė tė duket sikur njeriu nuk do ta shikojė kėtė realitet:
    “Njeriu modern e pret akoma kėtė jetė tė pasosur, apo beson se ajo tashmė i pėrket njė mitologjie tė vjetėruar? Nė kohėn tonė, mė shumė se nė tė kaluarėn - vėrejti Benedikti XVI - njerėzit merren aq shumė me gjėrat tokėsore, sa nganjėherė harrojnė se Zoti ėshtė protagonist i historisė e i vetė jetės sonė. Por jeta njerėzore, pėr vetė natyrėn e saj, priret nga njė cak shumė mė i lartė, qė qėndron mbi kėtė natyrė: e pamposhtur ėshtė etja e njeriut pėr drejtėsi, pėr liri, pėr lumturi tė plotė.
    Enigma e vdekjes – shpjegonte Papa njė vit mė parė – ndėrthuret me mendimin si tė jetojmė mirė, si tė gjejmė lumturinė, e njėkohėsisht me pritjen e gjyqit tė mbram, qė do tė vendosė pėrfundimisht drejtėsinė. E duke kujtuar kėtė, Papa pohon:
    “Lum njeriu qė dhuron; lum ai qė nuk e jeton jetėn vetėm pėr vetvete, por edhe pėr tė tjerėt; lum njeriu i mėshirshėm, i mirė e i drejtė; lum njeriu qė jeton nė dashurinė e Zotit e tė afėrmit. Kėshtu jetojmė mirė e kėshtu nuk duhet tė kemi frikė nga vdekja, sepse jemi nė lumturinė qė vjen nga Zoti e nuk soset kurrė”.
    Nė qendėr tė fesė sė krishterė ėshtė misteri i vdekjes e i ngjalljes sė Krishtit: “Ngjallja e Krishtit – tha Papa nė takimin e Veronės mė 19 tetorin e kaluar - ishte si shpėrthim drite, shpėrthim dashurie qė copton prangat e mėkatit e tė vdekjes. Pėruroi kėshtu njė pėrmasė tė re tė jetės e tė realitetit, nga e cila lind njė botė e re, e cila depėrton vazhdimisht nė botėn tonė, e shndėrron atė dhe e bėn pėr vete”.
    Me kėtė siguri tė krishterėt e shikojnė jetėn e pasosur, por pa i harruar detyrat qė kanė sa janė ende nė botė: kėmbėt i kanė nė tokė – tha dje Papa – por zemrėn nė qiell, nė banesėn e pėrfundimtare tė miqve tė Zotit:
    “Jeta e amshuar, pėr ne tė krishterėt, nuk ėshtė thjeshtė njė jetė qė s’ka fund, por sidomos njė cilėsi e re e jetės, e shkrirė plotėsisht nė dashurinė e Zotit, i cili na ēliron nga e keqja e nga vdekja e na bėn tė bashkohemi pėrgjithmonė me tė gjithė vėllezėrit e motrat qė marrin pjesė nė tė njėjtėn dashuri tė Zotit”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Teori te besimit per bektashijte
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:34
  4. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  5. Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?
    Nga john smith nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •