"Jeni bashkëqytetarë me shenjtërit dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë"
Kisha katolike kremton diten e të gjithë shenjtërve
Me 1 nëntor kremtojmë diten e të gjithë shenjtorëve, Festa e të Gjithë Shenjtorëve u përhap në mbarë Evropën, duke filluar nga shekulli VIII, për t'i kujtuar tërë të krishterëve thirrjen e tyre: të jetojnë sipas mësimeve të Krishtit, të synojnë shenjtërinë e të kenë si ideal, përsosurinë.E rrugët e shenjtërisë janë të panumërta, në përkim me thirrjen e secilit besimtar, ndërsa vetë shenjtëria është masa më e lartë e jetës për çdo të krishterë.
Çthot Bibla? A shkruam diçka në Bibel lidhur me "shenjtërit apo të gjithë shenjtërit? Po disa her, por ne këtë rast kujtojmë se Shën Pali apostull disa her ka folur lidhur me "të gjithë shenjtërit":
"Prandaj edhe unë, duke dëgjuar për besimin mes jush në Zotin Jezus dhe dashurinë për të gjithë shenjtërit, (Ef 1; 15)
dhe t’ju ndriçojë sytë e zemrës, që ta merrni vesh se cila është shpresa me të cilën ju ka thirrur, cila është pasuria e lavdisë së trashëgimisë së Tij ndër shenjtërit, (Ef 1; 18)
Kështu pra, ju nuk jeni më të huaj, as të ardhur, por jeni bashkëqytetarë me shenjtërit dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë, (Ef 2; 19)
..të jeni në gjendje të kuptoni bashkë me të gjithë shenjtërit sa e gjerë, e gjatë, e lartë dhe e thellë është dashuria e Krishtit, (Ef 3; 18)
Lutuni në Frymë, duke përdorur çdo lutje dhe përgjërim në çdo kohë dhe, me këtë në mendje, qëndroni syhapur duke u përgjëruar me ngulmim për të gjithë shenjtërit. (Efesianeve 6:18)
Krijoni Kontakt