Mė 26 nėntor 1994 Gjon Pali II krijoi kardinal Mikel Koliqin


26 nėntor 1994, Papa Gjon Pali II krijoi kardinalin e parė shqiptar, Mikel Koliqin, njeriun qė u bė simbol i gjakut tė martirėve, derdhur nga diktatura komuniste nė Shqipėri.

Nuk ėshtė e thjeshtė ta pėrmbledhėsh me pak fjalė jetėn e kardinalit Koliqi, njė nga figurat mė poliedrike nė historinė e Shqipėrisė.

Kardinali Koliqi lindi nė Shkodėr mė 29 shtator 1902. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, pėr t'i vijuar studimet nė Milano tė Italisė, ku edhe u diplomua. Ishte nė moshė tė pjekur, kur ndjeu thirrjen pėr rrugėn meshtarake, thirrje qė e kurorėzoi duke u shuguruar meshtar mė 30 maj 1931. U kthye menjėherė nė Atdhé dhe nisi shėrbimin, mė parė si ndihmės-famullitar, e pastaj si famullitar i katedrales sė Shkodrės. U shqua edhe pėr veprimtarinė e tij muzikore e publicistike. Muzikoi melodramat e para nė historinė e muzikės shqiptare, nė bashkėpunim tė ngushtė me Don Ndré Zadejėn. Qe kryeredaktor i revistės "Kumbona e sė Dieles". Gjatė regjimit komunist u burgos tri herė dhe u dėnua me 40 vjet heqje lirie.

Ati i Shenjtė Gjon Pali II e emėroi prelat nderi nė janar 1992, e takoi personalisht gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, mė 25 prill 1993 dhe e krijoi kardinal mė 26 nėntor 1994.

Menjėherė pas fillimit tė proceseve demokratike, kardinali Koliqi u nderua sė pari me titullin "Pishtar i demokracisė", mė pas me titullin "Nėnė Tereza" dhe, vetėm pak ditė para vdekjes, me titullin mė tė lartė "Nderi i Kombit". Vdiq nė Shkodėr, mė 28 janar 1997. U pėrpoqėm tė pėrmbledhim nė pak rreshta njė jetė, pėr tė cilėn mund e duhet tė shkruhen shumė libra; njė jetė qė shtrihet nė gjithė hapėsirėn e shekullit tė kaluar, njė jetė tė jashtzakonshme, sė cilės deri tani i ėshtė kushtuar vetėm libri "Mikel Koliqi", shkruar nga kushėriri i kardinalit, Gjon Simoni.