Sot paradite nė Vatikan - takimi historik ndėrmjet Benediktit XVI dhe kryepeshkopit ortodoks tė Athinės dhe gjithė Greqisė, Kristodulos
(14.12.2006)
Benedikti XVI e priti me gėzim tė madh Kryepeshkopin Kristodulos, i cili iu pėrgjigj me tė njėjtat ndjenja, pėr tė shkėmbyer mė pas puthjen vėllazėrore tė dashurisė sė krishterė, duke nisur kėshtu njė etapė tė re nė rrugėn e pėrbashkėt pėr pėrballimin e problemeve tė botės sė sotme. Para se tė hynin nė sallėn e bibliotekės tė Pallatit Apostolik, Benedikti XVI dhe Kryepeshkopi Kristodulos shkėmbyen njė pėrqafim dhe i shtrėnguan fort duart njėri-tjetrit:
Sot marrėdhėniet tona rifillojnė me ngadalė, duke pasur thellėsisht kujdes pėr vėrtetėsi tha Papa dhe nė vijim kujtoi vizitėn e paharrueshme tė Gjon Palit II nė Athinė, gjatė shtegtimit tė tij ndėr gjurmėt e Shėn Palit nė maj tė vitit 2001, gjė qė shėnoi njė etapė themelore pėr bashkėpunimin progresiv kulturor e baritor.
Mė pas Benedikti XVI u bėri thirrje katolikėve dhe ortodoksėve tė japin kontributin e tyre kulturor e sidomos shpirtėror pėr tė mbrojtur rrėnjėt e krishtera tė Evropės:
Rrėnjė qė e kanė formuar Evropėn nė rrjedhė shekujsh, duke i krijuar traditės sė krishterė kushtet e nevojshme pėr tė mbrojtur njeriun e pėr tė respektuar pakicat e duke shmangur homologimin kulturor, qė do tė krijonte rrezikun pėr humbjen e pasurive tė mėdha tė qytetėrimit. Evropa nuk mund tė jetė vetėm realitet ekonomik tha Papa. Tė krishterėt e vendeve tė Bashkimit Evropian duhet ti pėrballojnė sė bashku rreziqet e reja: shekullarizimin nė rritje, relativizmin e nihilizmin, qė i hapin rrugėn sjelljeve e deri ligjeve tė cilat kėrcėnojnė dinjitetin e paprekshėm tė njerėzve dhe venė nė diskutim institucione themelore, siē ėshtė ai i martesės.
Shumė i shqetėsuar edhe kryepeshkopi Kristodulos nga gjithēka kėrcėnon vlerat dhe strukturat e qytetėrimit evropian, tė frymėzuar thellėsisht nga feja e krishterė e posaēėrisht nga:
rryma qė kėrkon ēkrishterizimin e Kontinentit evropian, qė synon pėrjashtimin e Kishės nga jeta publike dhe mėnjanimin e saj tė plotė shoqėror. Pas dy fjalimeve, ēasti emocionant, nė tė cilin Benedikti XVI dhe Kryepeshkopi Kristodulos vunė firmat nė fund tė Deklaratės sė pėrbashkėt, pėrmes sė cilės impenjohen ti kapėrcejnė me dashuri vėshtirėsitė e shumta dhe pėrvojat e dhimbshme tė sė kaluarės, tė vetėdijshėm pėr detyrėn e pėrbashkėt tė ecjes nė rrugėn e dialogut nė vertetėsi, pėr tė rivendosur kėshtu bashkimin e plotė tė tė krishterėve. Qė kėtu lind nevoja pėr thellimin e dialogut teologjik ndėrtimtar, por edhe pėr forcimin e dialogut ndėrfetar. Ndėrmjet 12 pikave tė Deklaratės, theksohet edhe urgjenca pėr tiu pėrgjigjur sfidave tė kohės, posaēėrisht sfidave etike tė krijuara nga pėrparimi i shkencave dhe sfidės qė ka tė bėjė me respektimin e karakterit tė shenjtė tė njeriut nė tė gjitha fazat e jetės. Vihet, pastaj, theksi, mbi mbrojtjen e tė drejtave themelore nė Evropė e nė Botė, mbi detyrėn e solidaritetit ndaj mė tė varfėrve dhe tė afirmimit tė paqes. Benedikti XVI e Kryepeshkopi Kristodulos shprehin, nė fund, dėshirėn tė bashkėpunojnė pėr zhvillimin e shoqėrisė, nė shėrbim tė njeriut e tė popujve, duke dhėnė dėshmi feje e shprese.
Krijoni Kontakt