PJESA E PARĖ
«Pėrmasa teologjike rezulton e nevojshme
si pėr tė interpretuar,
ashtu edhe pėr tė zgjidhur
problemet aktuale tė bashkėjetesės njerėzore».
(Centesimus annus, 55)
KAPITULLI I PARĖ
PLANI I DASHURISĖ SĖ HYJIT PĖR NJERĖZIMIN
I. TĖ VEPRUARIT LIRUES TĖ HYJIT NĖ HISTORINĖ E IZRAELIT
a) Afėrsia falas e Hyjit
20 Ēdo pėrvojė e njėmendtė fetare, nė tė gjitha traditat kulturore, ēon nė njė perceptim tė Misterit qė, jo rrallė, arrin tė kapė ndonjė pjesė tė fytyrės sė Hyjit. Nga njėra anė Ai duket si zanafilla e asaj qė ėshtė, si prani qė u garanton njerėzve, tė organizuar nga ana shoqėrore, kushtet bazė tė jetesės, duke vėnė nė dispozicion tė mirat e nevojshme pėr tė; ndėrsa, nga ana tjetėr, si masė e asaj qė duhet tė jetė, si prani qė kėrkon tė vepruarit njerėzor si nė nivelin personal, ashtu edhe nė nivelin shoqėror mbi pėrdorimin e po atyre tė mirave nė marrėdhėnie me njerėzit e tjerė. Nė ēdo pėrvojė fetare, pra, dalin se janė tė rėndėsishme qoftė pėrmasa e dhuratės dhe e tė dhėnit falas, qė rroket si e nėnkuptuar nė pėrvojėn qė personi njerėzor bėn me tė ekzistuarit e tij sė bashku me tė tjerėt nė botė, qoftė jehonat e kėsaj pėrmase nė ndėrgjegjen e njeriut, qė e ndien se ėshtė i interpeluar ta mbarėshtojė nė formė tė pėrgjegjshme e gostinore dhuratėn e marrė. Dėshmi e gjithė kėsaj ėshtė njohja universale e rregullės sė artė, nė tė cilėn, nė planin e marrėdhėnieve njerėzore, shprehet kėrkesa qė i arrin njeriut prej Misterit: «Gjithēka dėshironi tju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju atyre!» (Mt 7, 12)23.
21 Nė sfondin, e bashkėndarė nė mėnyra tė ndryshme, tė pėrvojės universale fetare, spikat Zbulimi qė Hyji ia bėn shkallė-shkallė popullit tė Izraelit. Ai i pėrgjigjet kėrkimit njerėzor tė hyjnores nė mėnyrė tė papritur dhe befasuese, falė gjesteve historike, tė pėrpikta e mbresėlėnėse, nė tė cilat shfaqet dashuria e Hyjit pėr njeriun. Sipas librit tė Daljes, Zoti i drejton Moisiut kėtė fjalė: «E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre. Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita pėr ta ēliruar nga duart e egjiptianėve, ta nxjerr nga ai dhe ta ēoj nė njė vend tė mirė e tė gjerė, nė dheun ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė» (Dal 3, 7-8). Afėrsia falas e Hyjit sė cilės i referohet vetė Emri i Tij, qė Ai ia zbulon Moisiut, «Unė jam ai qė jam» (Dal 3, 14) shfaqet nė lirimin prej skllavėrisė dhe nė premtimin, duke u bėrė veprim historik, prej tė cilit e merr fillesėn procesi i identifikimit kolektiv tė popullit tė Zotit, nėpėrmjet arritjes sė lirisė dhe tė tokės qė Hyji ia dhuron atij.
22 Tė dhėnit falas i tė vepruarit hyjnor, historikisht i efektshėm, shoqėrohet vazhdimisht me angazhimin e Besėlidhjes, tė propozuar prej Hyjit dhe tė marrė pėrsipėr prej Izraelit. Nė malin Sinai, nisma e Hyjit konkretizohet nė Besėlidhjen me popullin e Vet, tė cilit i dhurohet Dekalogu i urdhėrimeve tė zbuluara prej Zotit (krh. Dal 19-24). «Dhjetė fjalėt» (Dal 34, 28; krh. Lp 4, 13; 10, 4) «shprehin bashkėpėrcaktimet e pėrkatėsisė ndaj Hyjit tė caktuar nėpėrmjet Besėlidhjes. Ekzistenca morale ėshtė pėrgjigje ndaj nismės sė dashurisė sė Zotit. Ėshtė mirėnjohje, nderim ndaj Hyjit dhe kult falėnderimi . Ėshtė bashkėpunim nė planin qė Hyji ndjek nė histori»24.
Dhjetė urdhėrimet, qė pėrbėjnė njė ecje tė jashtėzakonshme jete dhe tregojnė kushtet mė tė sigurta pėr njė ekzistencė tė liruar prej skllavėrisė sė mėkatit, pėrmbajnė njė shprehje tė privilegjuar tė ligjit natyror. Ato «mėsojnė njerėzoren e vėrtetė tė njeriut. Vėnė nė dritė detyrat themelore dhe, pra, tėrthorazi, tė drejtat themelore qė kanė lidhje me natyrėn e personit njerėzor»25. Ato bashkėpėrcaktojnė7 *moralin njerėzor universal. Tė kujtuara prej Jezusit edhe tė riut tė pasur tė Ungjillit (krh. Mt 19, 18), dhjetė urdhėrimet «pėrbėjnė rregullat mė tė para tė ēdo jete shoqėrore»26.
23 Prej Dekalogut rrjedh njė angazhim qė i pėrket jo vetėm asaj qė ka lidhje me besnikėrinė ndaj tė vetmit Hyj tė vėrtetė, por edhe marrėdhėnieve shoqėrore brenda popullit tė Besėlidhjes. Kėto tė fundit janė tė rregulluara, veēanėrisht, prej asaj qė ėshtė pėrkufizuar si e drejta e tė varfrit: «Nėse ndonjė vėlla yti
bie nė skamje, mos u bėj zemėrgur dhe mos e rrudh dorėn tėnde, por hape atė pėr vėllanė tėnd skamnor e huaji ēka ka nevojė ai» (Lp 15, 7-8). Gjithė kjo vlen edhe nė lidhje me tė huajin: «Nėse jeton me ty i huaji nė tokėn tuaj, mos e shtypni; por le tė jetė ndėr ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenė tė huaj nė dheun e Egjiptit. Unė jam Zoti, Hyji juaj» (Lev 19, 33-34). Dhurata e lirimit dhe e tokės sė premtuar, Besėlidhja e Sinait dhe Dekalogu janė pra tė lidhur thellėsisht me njė praktikė qė, me drejtėsi e solidaritet, duhet tė rregullojė zhvillimin e shoqėrisė izraelitase.
24 Mes aftėsive tė shumta se priren ti japin konkretėsi stilit tė tė dhėnit falas dhe tė bashkėndarjes nė drejtėsi qė Hyji frymėzon, ligji i vitit sabatik (i kremtuar ēdo shtatė vjet) dhe i atij jubilar (ēdo pesėdhjetė vjet)27 dallohet si njė orientim i rėndėsishėm edhe pse kurrė i realizuar plotėsisht pėr jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė popullit tė Izraelit. Ėshtė njė ligj qė, pėrveē pushimit tė arave, urdhėron edhe faljen e borxheve dhe njė lirim tė pėrgjithshėm tė personave dhe tė tė mirave: secili mund tė kthehet nė familjen e vet tė origjinės dhe ta rimarrė pėrsėri pasurinė e vet.
Ky legjislacion dėshiron tė caktojė qė ngjarja shpėtimtare e daljes dhe besnikėria ndaj Besėlidhjes pėrfaqėsojnė jo vetėm parimin themelues tė jetės shoqėrore, politike dhe ekonomike tė Izraelit, por edhe parimin rregullues tė ēėshtjeve qė kanė lidhje me varfėritė ekonomike dhe me padrejtėsitė shoqėrore. Bėhet fjalė pėr njė parim tė thirrur pėr ta shndėrruar vazhdimisht dhe nga brenda jetėn e popullit tė Besėlidhjes, qė ta bėjė tė pėrputhet me planin e Hyjit. Pėr ti zhdukur diskriminimet dhe padrejtėsitė e krijuara prej evoluimit shoqėroro-ekonomik, ēdo shtatė vjet kujtimi i daljes dhe i Besėlidhjes pėrkthehet nė terma shoqėrorė dhe ekonomikė, qė ti kthejė ēėshtjet e pronėsisė, tė borxheve, tė huazimeve dhe tė tė mirave nė domethėnien e tyre mė tė thellė.
25 Normat e vitit sabatik dhe tė atij jubilar pėrbėjnė njė doktrinė shoqėrore «in nuce»28. Ato tregojnė se si parimet e drejtėsisė dhe tė solidaritetit shoqėror janė tė frymėzuar prej tė dhėnit falas tė ngjarjes sė shpėtimit tė realizuar prej Hyjit dhe nuk kanė vetėm vlerėn e pėrmirėsuesit tė njė praktike tė zotėruar prej interesave dhe objektivave egoiste, por, si «prophetia futuri» duhet tė bėhen referimi normativ me tė cilin ēdo brez nė Izrael duhet tė pėrputhet nėse dėshiron tė jetė besnik ndaj Hyjit tė vet.
Kėto parime bėhen mbėshtetja e predikimit profetik, i cili synon brendėsimin e tyre. Shpirti i Hyjit, i zbritur nė zemrėn e njeriut kumtojnė Profetėt do tju bėjė tė rrėnjosni brenda vetes po ato ndjenja tė drejtėsisė dhe tė mėshirės qė banojnė nė zemrėn e Zotit (krh. Jer 31, 33 dhe Ez 36, 26-27). Atėherė vullneti i Hyjit, i shprehur nė Dekalogun e dhuruar nė Sinai, mund tė rrėnjoset nė mėnyrė krijuese nė vetė brendėsinė e njeriut. Prej kėtij procesi brendėsimi rrjedhin njė thellėsi dhe njė realizėm mė i madh i tė vepruarit shoqėror, duke e bėrė tė mundshėm universalizimin e qėndrimit tė drejtėsisė dhe tė solidaritetit, qė populli i Besėlidhjes ėshtė i thirrur tė marrė pėrsipėr ndaj tė gjithė njerėzve, tė ēdo populli e Kombi.
b) Parimi i krijimit dhe i tė vepruarit falas tė Hyjit
26 Reflektimi profetik dhe i librave tė urtisė lidhet me shfaqjen e parė dhe me vetė burimin e planit tė Hyjit mbi gjithė njerėzimin, kur arrin tė formulojė parimin e krijimit tė tė gjitha gjėrave nga ana e Hyjit. Nė Besojmėn e Izraelit, tė pohosh se Hyji ėshtė Krijues nuk do tė thotė tė shprehėsh vetėm njė bindje teorike, por edhe tė pėrfshish horizontin zanafillor tė tė vepruarit falas dhe tė mėshirshėm tė Zotit nė dobi tė njeriut. Nė tė vėrtetė, Ai lirisht ia jep tė qenėt dhe jetėn gjithēkaje qė ekziston. Pėr kėtė arsye, burri dhe gruaja, tė krijuar nė shėmbėlltyrė e pėrngjasim tė Tij (krh. Zan 1, 26-27), janė tė thirrur tė jenė shenja e dukshme dhe mjeti i efektshėm i tė dhėnit falas hyjnor nė kopshtin nė tė cilin Hyji i ka vendosur si kultivues dhe rojtarė tė tė mirave tė krijimit.
27 Nė tė vepruarit falas tė Hyjit Krijues gjen shprehjen vetė kuptimi i krijimit, edhe pse ėshtė i errėsuar dhe i shtrembėruar prej pėrvojės sė mėkatit. Tregimi i mėkatit origjinal apo zanafillor (krh. Zan 3, 1-24), nė tė vėrtetė, pėrshkruan tundimin e vazhdueshėm dhe njėkohėsisht situatėn e ērregullimit nė tė cilėn njerėzimi gjendet pas rėnies sė prindėrve tė parė. Tė mos i bindesh Hyjit do tė thotė ti largohesh vėshtrimit tė Tij tė dashurisė dhe tė mundohesh ta mbarėshtosh vetė tė ekzistuarit dhe tė vepruarit nė botė. Prishja e marrėdhėnies sė bashkėsisė me Hyjin shkakton prishjen e njėsisė sė brendshme tė personit njerėzor, tė marrėdhėnies sė bashkėsisė mes burrit e gruas dhe tė marrėdhėnies sė harmonishme mes njerėzve dhe krijesave tė tjera29. Nė kėtė prishje zanafillore duhet kėrkuar rrėnja mė e thellė e tė gjitha tė kėqijave qė dėmtojnė marrėdhėniet shoqėrore mes personave njerėzorė, tė tė gjitha situatave qė nė jetėn ekonomike e politike kėrcėnojnė dinjitetin e personit, drejtėsinė dhe solidaritetin.
Krijoni Kontakt