Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 4-tė tė Ardhjes ‘C’


Zoti gjendet nė jetė e jo nė ide!



(23.12.06)


Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj here do tė lexojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė liturgjisė hyjnore tė dielės sė 4-tė tė kohės sė Ardhjes qė paraprijnė dhe pėrgatit festėn e Krishtlindjes, tashmė tek porta.

Tė nderuar miqė e dashamirė kudo qė ndodheni, vetėm edhe disa orė na ndajnė nga NATA e Shenjtė e LINDJES SE KRISHTIT, nga festa e Pėrqafimit tė Zotit me njerėzmin, nga festa e Emanuelit - Zotit me ne! E tė presėsh kremtimin e ardhjes sė Dikujt do tė thotė tė pėrgatitesh e kur tė vijė ēasti ti dalėsh para me gėzim pėr ta pranuar e pėrqafuar.

Nė kėtė perspektivė pėrgatitjeje e kremtimit tė Ardhjes sė Zotit ndėr ne, kėtė tė diele tė 4-tė dhe tė fundit tė kohės liturgjike tė Ardhjes, na nidhmon shembulli i dy grave, protagoniste tė pjesės sė Ungjillit tė kėsaj sė diele: Maria dhe Elizabeta, tė dyja vegla tė mira dhe inteligjente tė Zotėrisė sė Jetės.

Dy nėnat takohen secila duke bartur nė vehte jetėn e zėnė nė mėnyrė tė jashtėzakonshme e tė papritur, jashtė logjisė biologjike e njerėzore. Dy historina tė ndryshem tė bashkuara nga plani i hartuar mjeshtėrisht nga dora e heshtur e Provanisė Hyjnore pėr shėlbimin e njerėzimit e qė kėshtu bėn tė takohen dy Foshnjet ende nė kraharorin e nėnave tė veta: Jezusi nė kraharorin e Marisė e Gjon Pagėzuesi nė atė tė Elizabetės. Ky takim ėshtė simbol e parashijim i takimit tė vėrtetė tė Zotit me njerėzimin, qė shpreh dhe kumton festa e Krishtlindjes. Kjo e kremte na paraqet edhe njė herė ngjarjen, aboslutish, mė tė rėndėsishme tė historisė sė botės, dmth ardhjen e Zotit mbi tokė. Nė Betlehem Zoti na tregon vendin dhe kushtet e takimit me Tė: nėse nuk kthehemi me zemėr nė shpirtin e frymėn e Betlehemit, mbesim parmbarimisht nė anėn e Herodit e tė armiqėve tė Zotit. Zgjedhja e Betlehemit janė zgjedhjet e Zotit qė na i propozon nė grazhdin e shpellės sė Betlehemit: kėtu Zoti zgjedhė pėrvujtėrinė, zgjedhė vendin e mbramė: kjo ėshtė pėrgjigjia ndaj mendjemadhėsisė sė njeriut; Zoti zgjedhė varfėrinč: kjo ėshtė pėrgjigjia e tij ndah urisė sonė pėr pasurim tė pakifishėm e tė paskurpultė; nė Betlehemi Zoti zgjedhė butėsinė: kjo ėshtė pėrgjigjia e tij ndaj dhunės e mostolerancės sonė.

I fuqishmi i vėrtetė ėshtė i durueshėm; ai qė vėrtetė ėshtė i fortė ėshtė i butė: durimi e butėsia janė forca qė e mposhtin dhunėn. Kėtė na garaton Zoti, kėtė e pohon Krishtlindja.