Se mos harroj, gjithashtu desha me dit ene a ka lujt edhe nqs se po si ka lujt Serdar Tasci i Shtutgartit?
Se mos harroj, gjithashtu desha me dit ene a ka lujt edhe nqs se po si ka lujt Serdar Tasci i Shtutgartit?
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Mund ti shohesh tek www.tvgolo.com .
SPECIAL ONE
RAUL # 7
Paska dal nje video e re me hunde specken, Marin
ps. shikojeni kur te keni kohe se eshte pak e gjate
http://www.youtube.com/watch?v=dCqKw...ladbach-2.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Altin1 : 22-08-2008 mė 22:24
Welt Meister 2014
Po ai 10 Rosler Gjerman eshte? E pashe ne nja 2 kombinime me Marin edhe me pelqeu.
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Ndeshjet per kulifikimin ne Kampionatin Boteror.
Lihtenshtajn - Gjermani 6 Shtator 2008, 20:45 (ne kete ndeshje kemi rastin te thyejm ndo nje rekord)
Finlandė - Gjermani 10 Shtator 2008, 19:35
Formacioni qe ka therritur Low
Pordhierat
Robert Enke 24.08.1977 Hannover 96
Tim Wiese 17.12.1981 Werder Bremen
Mbrojtja
Clemens Fritz 07.12.1980 Werder Bremen
Marcell Jansen 04.11.1985 FC Bayern München
Philipp Lahm 11.11.1983 FC Bayern München
Christoph Metzelder 05.11.1980 Real Madrid
Christian Pander 28.08.1983 FC Schalke 04
Serdar Tasci 24.04.1987 VfB Stuttgart
Heiko Westermann 14.08.1983 FC Schalke 04
Mesfusha
*Michael Ballack 26.09.1976 FC Chelsea London
**Torsten Frings 22.11.1976 Werder Bremen
Thomas Hitzlsperger 05.04.1982 VfB Stuttgart
Marko Marin 13.03.1989 Borussia Mönchengladbach
Simon Rolfes 21.01.1982 Bayer 04 Leverkusen
Bastian Schweinsteiger 01.08.1984 FC Bayern München
Piotr Trochowski 22.03.1984 Hamburger SV
Sulmi
Mario Gomez 10.07.1985 VfB Stuttgart
Patrick Helmes 01.03.1984 Bayer 04 Leverkusen
Miroslav Klose 09.06.1978 FC Bayern München
Kevin Kuranyi 02.03.1982 FC Schalke 04
Lukas Podolski 04.06.1985 FC Bayern München
*Ballack i demtuar nga nje ndeshje me Chelsea-n
**Frings po luante nje ndeshje basketbolli dhe njeri ja cavi hundet gabimisht.(ketshtu qe mungon)
Me qe Frings eshte i demtuar Low ka therritur 26 vjecarin Andreas Hinkel qe loz me Celtic, ky njihet per driblimet qe ben.
Welt Meister 2014
Gjermania U17 u shpall kampion i Europes sot.
Munden Hollanden 2-1 ne finale.
Goli spektakolar qe shenoj Trinks (lojtar i Bremen)
Welt Meister 2014
Pas U 17, U19, tashme kampione Europe jane 21 vjecaret gjermane. Lojtare si Neuer, Beck, Howedes, Boateng, Hummels, Ozil duhet te jene ne stafin e Bundestim per Boterorin Afrikan. E kam thene shume here qe pika e dobet e Bundestim eshte trajneri. shpresoj qe te veje mend dhe te krijoje nje ekip sa me kompetitiv me gjithe keto talente qe ka. Nqs jo, atehere Horst Hrubesch eshte njeriu i duhur. Jo vetem pse nxorri kampione U19 korrikun e shkuar, por sepse nxorri shume nga nje U21 e cila nuk kishte sulmues te mirefillte(shyqyr zotit Wagner lujti si Gerd Muller), dhe kreativiteti varej vetem tek Ozil i cili pervec finales ishte mbi mesatare per mendimin tim. Nje trajner shume i zgjuar taktikisht ku u bazua tek pika me e forte e kesaj skuadre e cila ishte mbrojtja. Dhe kjo ja shperbleu sepse ne 5 ndeshje pesoi vetem 1 gol. Deri pas pak muajsh eshte per tu pare se cfare levizjesh do beje pseudotrajneri Loew. Shpresojme qe levizjet te jene per mire.
Der Kaiser dhe une jam kurioz te shoh levizjet e low
nuk e pelqej aspak si trajner dhe uroj te largohet sa me pare
pervec emrave qe the ti do shtoja dhe sebastian böenisch nje lojtar shume i fuqishem
po pas dore sduhen lene dhe schmelzer e schwaab dhe aogo mendoj te ardhmen komtarja gjermane e ka te siguruar.
DANKE HORST HRUBESCH
nje pjese e mire duhen thirrr ne afrike se me keto te vjetrit qe kemi zor te arrijme gja
marko marin ishte nje zhgenjim uroj te verderi te shkelqeje serish
JO SEKS PARA MARTESE
Nje tjeter video e bukur per kampionet Under 21, Deutschland. Zemra me behet mal kur shoh anglezet te humbin ne kete menyre.
Tė vjen nė mėndje ajo humbje e pamerituar nė 1966, qė ke njė urrejtje tė till pėr Anglezėt, ėshtė e vėrtet qė tė vjen keq, pasi po shikojė kupat e botės ndėrvite tek Super Sport, kur shikojė atė finale mė duket sikur ja kanė dhuruar vetė Anglis. Kanė disa vite qė grupmoshat e kombėtares Gjermane kanė vėnė njė autoritet dhe njė llojė diktati, me pak fjalė e kanė monopolizuar kampionatin Europian dhe Botėror pėr mosha. Kam parė disa kontigjent lojtarėsh qė do jenė padiskutim nė Botėrorin qė do tė zhvillohet nė South Africa. Mė i miri aty ėshtė Beck dhe Marin, padiskutim dy talente qė do tė lėnė gjurmė nė kombėtare.
Ish-trajneri i Gjermanisė dhe Bajernit skanon botėrorin, qė do tė luhet verėn e ardhshme nė Afrikė
Pėr tifozėt e futbollit nė Gjermani dhe nė mbarė botėn, emri i Jurgen Klinsmanit lidhet me verėn e vitit 2006, kur ai drejtoi skuadrėn pėrfaqėsuese tė Gjermanisė nė Kupėn e Botės deri nė gjysmėfinale, duke shkaktuar njė valė tė madhe euforie nė Gjermani. Pamjet e tifozėve gjermanė dhe turmat e mėdha para ekraneve nė sheshe bėnė xhiron e botės nė atė kohė.
Futbolli gjerman kishte gjetur heroin e vet, Klinsmanin, i cili e kishte pėrvojėn e tij tė parė si trajner. Por ish-sulmuesi preferoi tė jepte dorėheqjen menjėherė pas turneut dhe u rishfaq nė vitin 2008 nė krye tė Bajernit tė Mynihut. Karriera e tij te bavarezėt nuk zgjati mė shumė se dhjetė muaj.
Nė karrierėn e tij si lojtar, ai zhvilloi 108 ndeshje me Gjermaninė, duke fituar Kupėn e Botės nė vitin 1990 dhe tė Evropės nė vitin 2006. Ai luajti pėr disa skuadra, si Bajerni, Interi dhe Totenhemi. Nė njė intervistė tė dhėnė prej tij pėr FIFA.com, ai tregon se ėshtė pranė transferimit nė Kaliforni me familjen e tij pas qėndrimit nė Mynih. Ai ka folur edhe pėr shortin e Botėrorit, pėr favoritėt dhe ēfarė pritet nga Gjermania nė Kupėn e Botės 2010 nė Afrikė tė Jugut.
‑ Shorti pėr Kupėn e Botės u hodh para tri javėsh. A e ndoqėt shfaqjen nė Kejp Taun dhe si ju duk?
‑ E pashė shortin nė televizor. Ishte njė eveniment shumė i bukur pėr tė startuar Kupėn e Botės 2010 dhe mė vjen mirė. Shorti i suksesshėm do tė thotė qė organizatorėt tejkaluan njė tjetėr test tė vėshtirė. Mė ka lėnė mbresa puna e tyre e madhe.
‑ Ēfarė mendoni pėr organizatorėt, Afrikėn e Jugut? Ēfarė mund tė presim kėtė verė qė vjen?
‑ Pres njė Kupė Bote fantastike. Nuk duhet krahasuar me asnjė Kupė Bote tė mėparshme, sepse nuk mund ti krahasosh. Eshtė e para herė qė luhet nė Afrikė dhe besoj se e kemi pėr detyrė tė gjithė qė tė japim ndihmėn tonė qė tė jetė njė Kupė Bote e mrekullueshme.
‑ Duke iu kthyer detajeve tė shortit, si e vlerėsoni pėrbėrjen e grupeve?
‑ Ka grupe qė kanė nga tri skuadra tė forta dhe njė qė mund tė shkaktojė befasinė, por ka edhe grupe ku tė katėr skuadrat janė nė njė nivel. Eshtė e vėshtirė tė bėsh parashikime, duke qenė se tė gjitha skuadrat do tė luajnė nė njė klimė ndryshe pėr ta, nė dimėr. Mund tė jetė Botėror me surpriza.
‑ Cilėt janė favoritėt sipas jush. Brazili, Anglia, Argjentina dhe vendasit e Afrikės sė Jugut?
‑ Nuk ka pasur ndonjėherė njė Kupė Bote me kaq shumė favoritė. Tė paktėn tetė skuadra janė mjaft tė mira pėr ta fituar dhe secila prej tyre ka argumente nė favorin e vet. Do tė jetė njė Kupė Bote e balancuar. Le tė mos harrojmė se ka edhe 6 muaj kohė dhe mund tė ndodhin shumė gjėra deri atėherė.
‑ Kush janė favoritėt tuaj pėr trofeun?
‑ Tė tetė skuadrat qė janė koka grupi janė favorite, por duhen pėrfshirė edhe skuadra tė tjera. E kam fjalėn pėr Francėn dhe Portugalinė. Nuk duhen harruar as skuadra si Bregu i Fildishtė dhe Kili, qė kanė bėrė eliminatore tė shkėlqyera.
‑ Cilėt lojtarė janė tė destinuar tė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kėtė botėror?
‑ Pa mbėshtetjen e skuadrės asnjė lojtar nuk mund tė bėjė asgjė pėr tu shquar nė njė turne si ky. Sigurisht qė Lionel Mesi, Kaką, Drogba ose Kristiano Ronaldo mund tu japin formė ndeshjeve finale tė Botėrorit, por edhe shokėt e tyre tė skuadrės duhet tė jenė nė formė tė mirė.
‑ Duke u kthyer te grupi i Gjermanisė, si ju duken Australia, Serbia dhe Gana?
‑ Nuk ėshtė grup as i keq dhe as i mirė. Sigurisht qė mund ti kishte rėnė grup mė i vėshtirė, por edhe mė i lehtė. Serbia do tė jetė interesante pėr tu parė, ashtu si edhe Australia. Ata pėr pak mundėn italianėt nė vitin 2006. Mė intriguese do tė jetė skuadra afrikane e Ganės.
‑ Deri ku do tė shkojnė Joakim Lėv dhe pėrfaqėsuesja gjermane, vitin qė vjen?
‑ Gjermania futet nė njė Kupė Bote me synimin pėr ta fituar, nėse kanė edhe pak fat. Gjermania ka shkuar nė gjysmėfinale ose finale nė dy turnetė e mėdhenj tė katėr viteve tė fundit. Por nė fund diferenca bėhet nga disa gjėra tė vogla. Me lojtarė tė rinj si Mesut Ozil, Gjermania ka rritje.
‑ A keni ndier keqardhje kur u hodh shorti? Ju keni qenė trajner i pėrfaqėsueses gjermane nė shortin e shkuar.
‑ Keqardhja nuk ėshtė fjalė e saktė. Unė mezi e pres Kupėn e Botės dhe punėn si komentator nė televizion.
‑ A keni keqardhje qė dhatė dorėheqjen nga posti i trajnerit tė pėrfaqėsueses?
‑ Nuk merrem me tė shkuarėn. Nuk kisha alternativė tjetėr nė atė kohė. Familja ime kishte prioritet.
‑ Thatė qė do tė jeni nė Kupėn e Botės si komentator. A mendoni ta mbani atė detyrė edhe pas Botėrorit?
‑ Edhe unė ia bėj vetes kėtė pyetje. E kam marrė shumė me qetėsi kėtė punė. Shpresoj tė pėrēoj te shikuesit harenė dhe atmosferėn e Kupės sė Botės. Nuk mund ta them nėse do tė kthehem tė drejtoj ndonjė skuadėr.
‑Jeni pėrfolur se do tė merrni njė skuadėr, njė klub, kohėt e fundit. Kur do tiu shohim nė bankinė?
‑ Fjalėt nuk do tė ndalen kurrė, por unė nuk mendoj tė marr ndonjė skuadėr deri nė fund tė Kupės sė Botės. Ende nuk dihet se ēfarė do tė bėj mė tej.
Bekenbauer: Kros, pasardhėsi i Balakut
Bajer Leverkuseni ėshtė kurorėzuar kampion i dimrit nė Gjermani pas fitores 3-2 kundėr Borusias sė Mynshengladbahut. Organizatori i ri Toni Kros, aktualisht i huazuar te Bajerni i Mynihut, ka shėnuar dy gola, duke e ndihmuar skuadrėn tė fitojė.
Ai ka qenė shumė i rėndėsishėm kėtė sezon. Loja e bukur e 19-vjeēarit nuk ka kaluar pa u vėnė re. Franc Bekenbauer, ish-president i bavarezėve, e ka lavdėruar tė riun Kros pas lojės sė mirė tė tij nė pjesėn e parė tė sezonit. Toni Kros ka qenė kryesor pėr skuadrėn deri tani. Ai mund tė jetė Mikael Balaku i ri. Unė nuk jam shumė i befasuar nėse trajneri i Gjermanisė, Joakim Lėv, e merr me vete nė Afrikė tė Jugut, ka pohuar ai.
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
Krijoni Kontakt