Bekenbauer konsideron Gjermanine me te miren ne Evrope.
Gjermania ka ekipin me te mire ne Evrope dhe eshte permiresuar ndjeshem qe nga Boterori, ndersa Italia, Franca dhe Anglia kane rene, thote ish-trajneri dhe kapiteni Franc Bekenbauer.
Ne nje interviste ne faqen e federates Gjermane, Bekenbauer thote se trajneri Joahim Lov ka bere nje pune shume te mire qe kur mori ekipin nga Jurgen Klinsman 15 muaj me pare dhe thote se jane nder favoritet per te fituar Euro 2008.
Te pamundur ne Euro 2008, Gjermania ishte ekipi i pare qe fitoi nje vend ne finalet e Euro 2008 pas barazimit 0-0 me Irlanden te shtunen.
Gjermania eshte ekipi me i mire dhe me i qendrueshem ne Evrope tani per tani, thote 62 vjecari Bekenbauer perpara takimit te merkures ne Mynih me Cekine. Ne te kaluaren, ai vazhdimisht ka qene nder kritiket me ne ze te kombetares.
"Ata kane mbajtur nje nivel te larte qe prej Kupes se Botes dhe madje jane permiresuar. Ekipet e tjera si Italia, Franca dhe Anglia e kane leshuar ca lojen dhe madje kane veshtiresi per tu kualifuar, " thote, ndersa shton se gjithsesi ai beson se keto ekipe do te kualifohen.
Bekenbauer, qe ka fituar Kupen e Botes si kapiten i Gjermanise ne 1974 dhe si trajner ne 1990 shpreson qe Lov do te zgjase se shpejti kontraten e tij dy vjecare. Nen drejtimin e Lov, Gjermania ka fituar 12 ndeshje, barazuar 2 dhe humbur vetem nje, ne nje miqesore ndaj Danimarkes.
Ekipi ka bere nje hap te madh perpara dhe tani jane gati qe te fitojne kampionatin, thote Bekenbauer. Do te jete mire sikur ai te vazhdoje. Per momentin nuk ka njeri qe te jete me mire se ai, me sistemin qe perdor dhe ndihmesit qe ka.
http://soccernet.espn.go.com/news/st...472635&cc=5739
Krijoni Kontakt