Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 722
  1. #181
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Britania dhe Franca, pro pavarësisë së Kosovës

    Spanja, Hungaria, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania ngurrojnë, ndërsa qeveritë e tjera tregojnë shenja të pavendosmërisë, shkruan gazeta britanike “Independent”.

    LONDER - Britania e Madhe dhe Franca janë të gatshme për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike, “Independent”, që shton se pozicioni i Gjermanisë nuk është i qartë për momentin. Spanja, Hungaria, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania ngurrojnë, ndërsa qeveritë e tjera tregojnë shenja të pavendosmërisë, shkruan gazeta britanike. Ndërkohë, e përditshmja gjermane, “Frankfurter Rundshau”, shkruan se Uashingtoni do të njohë shtetin e ri të Kosovës, ndërsa Moska jo. Sipas gazetës, disa vende të Bashkimit Evropian do të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa të tjerat, të Rusisë.
    Sui generis

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    NATO dhe BE të përgatitura për të garantuar situatë të qetë në Kosovë

    NATO-ja dhe Bashkimi Evropian janë të përgatitura për të garantuar një situatë të qetë në prag të vendimit për statusin. Ky është qëndrimi që kanë konfirmuar gjatë takimit në Bruksel, shefi i Aleancës, Jap de Hop Skefer, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Havier Solana. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj, lidhur me kërcënimet e zyrtarëve serbë për ndërhyrje ushtarake, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë më kurrë ushtarë të Serbisë.
    Sui generis

  3. #183
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Merkel dhe Sarkozi përkrahin treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nikola Sarkozi kanë rënë dakord per te përkrahur punën e Treshes ndërmjetësuese për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës. Po ashtu, ata kanë vlerësuar se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim të unifikuar rreth Kosovës.
    Zyrtaret e larte europiane nuk kanë pranuar te komentojne deklaratat e SHBA për njohje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, zëdhënësja e ministrit të Jashtëm gjerman, Julia Gros, është shprehur skeptike rreth këtyre deklaratave të zyrtarëve amerikanë.
    Sui generis

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SHBA, AP: Bisedimet per statusin s'jane pa afat dhe mund te shpien ne shtetesi te Kosoves

    SHBA thane sot se jane duke kerkuar nje zgjidhje te negociuar per statusin e Kosoves, por paralajmeruan se bisedimet ndermjet shqiptareve dhe serbeve nuk jane te pa-afatizuara

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes thane sot se jane duke kerkuar nje zgjidhje te negociuar per statusin e Kosoves, por paralajmeruan se bisedimet ndermjet shqiptareve dhe serbeve nuk jane te pa-afatizuara dhe mund te shpien ne shtetesine e Kosoves. Deklarata u be nga ambasada amerikane ne Beograd, si pergjigje ndaj akuzave te kryeministrit te Serbise Vojisllav Koshtunica se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te njohin deklaraten e pavaresise se Kosoves neqoftese negociatat nuk do te rezultojne me kompromis deri nga fundi i vitit.

    Sipas associate press "Gjate kesaj periudhe te angazhimit, Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te pranojne çdo rezultat per te cilin palet do te binin dakord", behet e ditur ne komunikaten e ambasades amerikane. "Statusi i Kosoves duhet te qartesohet menjehere" pas 10 dhjetorit. Ne jemi dakord me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara se status quo-ja nuk eshte e qendrueshme", thuhet ne komunikate. Nderkohe, takimi I radhes mes pales kosovare dhe treshes negociuese eshte ajo e 19 shtatorit ne Londer. (News24)
    Sui generis

  5. #185
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trupat serbe ne Kosove, Reagon Dade: Apsurditet

    Ndersa Zogaj deklarohet pro deklarates se SHBA per ta mbeshtetur edhe nje shpallje te njeanshme te pavaresise duke i rikujtuar Serbise humbjen ne perballjen e saj me forcat e NATO-s.

    Deklarata e zyrtarit serb ne qeverine e Koshtunices per te derguar trupa serbe ne Kosove ne rast te nje shpallje te njeanshme te pavaresise ka sjelle dhe reagimet e para te politikes shqiptare. Kryetari i komisonit te jashtem parlamentar Prec Zogaj deklarohet pro deklarates se SHBA per ta mbeshtetur edhe nje shpallje te njeanshme te pavaresise duke i rikujtuar Serbise humbjen ne perballjen e saj me forcat e NATO-s.

    Ndersa per ish ministren e jashtem Arta Dade deklarata e autoriteteve serbe per futjen e trupave ne Kosove eshte nje absurditet. Dade risjell ne vemendje marreveshjen e Komanoves duke shtuar se cdo perpjekje e autoriteteve serbe per kete do te perballet me qendrimin nderkombetar. Dade kerkon gjithashtu nuje qendrim te qarte te qeverise dhe diplomacies shqiptare e cila duhet te beje epprjekej per te shtuara vendete e BE qe e mebshtesin nje Kosove te pavarur. (News24)
    Sui generis

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Sipas associate press "Gjate kesaj periudhe te angazhimit, Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te pranojne çdo rezultat per te cilin palet do te binin dakord", behet e ditur ne komunikaten e ambasades amerikane.

    Kjo nuk me pelqen se keshtu thojne edhe ruset...

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ruset nuk thone keshtu, sepse e ndalin deri ne kete cak qendrimin e tyre. Pra, nese palet bien dakord, pranojne kete dakortesi, ndryshe nuk pranojne vendim te njeanshem kosovar. Kurse amerikanet e shtrijne me tej pranimin, edhe po qe se palet nuk do bien dakord. Megjithate, e ardhmja ka sigurisht te papritura, perderisa ruset jane kokeforte ne qendrimin e tyre kunder pavaresise se Kosoves. Cdo zgjatje eshte ne dem apo cungim te kesaj pavaresie.

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Statusi i Kosoves Di Carlo: T’u japim kohe paleve

    Interviste me zëvendës–Ndihmës Sekretaren e Shtetit Rozmari di Karlo. Marre nga Zeri i Amerikes

    Procesi i negociatave 120 ditëshe do të vazhdojë javën e ardhshme me takimin Treshes ndërkombëtare me delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit në Londër. Bashkësia ndërkombëtare ka theksuar se do të pranojë çdo zgjidhje kompromisi që gjejnë palët në këto negociata. Por ndërkohë që nuk ka pasur shenja për kompromis, Zëvendës – Ndihmës Sekretarja e Shtetit Rozmari di Karlo nënvizoi qëndrimin amerikan se në mungesë të një zgjidhjeje të pranueshme si nga Prishtina dhe Beogradi, Uashingtoni e konsideron planin Ahtisari si rrugëzgjidhjen më të mirë për të ardhmen.
    Zonja Di Karlo, janë zhvilluar tashmë takimet e para në kuadër të negociatave 120 ditëshe. Në ç’fazë ndodhet aktualisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës?
    Takimet sapo kanë filluar. Janë zhvilluar 2 takime. Trojka shkoi në rajon, në Beograd dhe Prishtinë si dhe zhvilloi takime në Vjenë dy javë më parë. Pas pak ditësh do të kemi takimin e Londrës. Palët po fillojnë të parashtrojnë propozimet e tyre dhe të sqarojnë plotësisht dëshirat e tyre. Është mjaft e qartë se palët vazhdojnë të jenë larg për sa i përket arritjes së një zgjidhjeje kompromisi, megjithatë ata bien dakord në një numër çështjesh.
    A pritet ndonjë propozim më i qartë në takimet në Londër dhe Nju Jork dhe a do të ketë një qëndrim më të prerë nga Shtetet e Bashkuara për të theksuar çfarë presin nga këto negociata?
    Shpresojmë se po. Shpresojmë se do të shohim propozime të reja. Shpresojmë se palët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të gjetur një zgjidhje që përmbush interesat e përbashkëta. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se ne do të pranojmë cilëndo zgjidhje që të pranojnë palët. Por përgjegjësia mbetet mbi palët për të dalë me prozime.
    Beogradi ka kërkuar sqarime lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për sa i përket statusit të ardhshëm të Kosovës. A mund të sqaroni ju lutem edhe një herë qëndrimin amerikan ndaj kësaj çështjeje?
    Ne jemi të angazhuar në këtë periudhë bisedimesh mes palëve. Ne e konsiderojmë këtë periudhë si shumë të rëndësishme. Megjithatë, ajo nuk do të vazhdojë pafundësisht. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i ka kërkuar Grupit të Kontaktit t’i raportojë atij më 10 dhjetor, prandaj duhet të punojmë intensivisht në javët dhe muajt e ardhshëm. U kemi kërkuar palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe dëshirojmë që ata të arrijnë një marrëveshje. E theksoj edhe një herë, një marrëveshje mes tyre do të ishte në interes të të gjithëve. Megjithatë, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: e thamë më 20 korrik së bashkë me bashk-sponsorizuesit e tjerë të projekt-rezolutës për Kosovën në Nju Jork se nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, ne mendojmë se plani Ahtisari mbetet alternativa më e mirë për të vazhduar në të ardhmen.
    Pra propozimi për pavarësi, edhe nëse Beogradi nuk e mbështet këtë propozim?
    Do të ritheksoj se ne dëshirojmë që palët të arrijnë në marrëveshje. Duam që ata ta shfrytëzojnë këtë rast për të gjetur një zgjidhje që ta pranojnë të dyja palët. Ne i mbështesim këto përpjekje dhe do të mbështesim çdo zgjidhje që ata mund të gjejnë bashkarisht. Megjithatë, siç e thamë më 20 korrik dhe siç u përsërit kohët e fundit nga Ministri i Jashtëm francez dhe Sekretari i Jashtëm Britanik, nëse palët nuk arrijnë në kompromis, e konsiderojmë planin Ahtisari si zgjidhjen më të mirë për të ardhmen.
    Sa shqetësues është fakti që fuqitë evropiane nuk po dalim me një zë të vetëm mbi këtë çështje?
    Kosova është një problem evropian, është një çështje që lidhet me politikat evropiane të sigurimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që të zgjidhet në një formë të tillë që Bashkimi Evropian të luajë një rol kyç. E dimë se evropianët kanë zhvilluar diskutime shumë serioze, e dimë sa e rëndësishme është kjo çështje për ta. I gjithë Ballkani është i rëndësishëm për ta. Evropa e ka bërë të qartë se Ballkani perëndimor do të gjejë vend në Evropë sapo të përmbushë kriteret. Është e rëndësishme për Evropën të jetë e bashkuar, është e rëndësishme që Evropa të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e sigurisë në rajon. Synimi ynë është të mbështesim përpjekjet e tyre.
    Ju përmendët datën 10 dhjetor kur pritet që Grupi i Kontaktit t’i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun. Nëse nuk arrihet kompromis mes palëve, si do të vazhdohet më tutje. A do të ketë negociata të mëtejshme?
    Mendoj se duhet t’u japim palëve kohë. Janë zhvilluar vetëm disa takime dhe do të shohim se ç’ del nga raundi i ardhshëm i diskutimeve. Ne jemi të angazhuar që t’i raportojmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së më 10 dhjetor. Mandati i Trojkës përfundon më 10 dhjetor. Në këndvështrimin tonë, dhe nga pikëpamja e shumë vendeve evropiane, ky është raundi i fundit i negociatave. Siç e thashë, ky nuk është një proces pa fund

    Balkan
    Sui generis

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Harçenko: Nuk eshte afer shpallja e pavaresise se Kosoves, por kompromisi

    Harçenko perserit kundershtimin e Moskes per vendosjen e afateve kohore per procesin negociator si dhe qendrimin se 10 dhjetori nuk paraqet ne te njejten kohe edhe fundin e negociatave per Kosoven.

    Moske - Perfaqesuesi rus ne treshen nderkombetare per Kosoven, Aleksandar Harçenko i ka cilesuar te "palejueshme sinjalet politike" me te cilat po "ushqehen" shqiptaret e Kosoves me premtimet per pavaresine. "U duhet percjelle shqiptareve te Kosoves se nuk eshte afer shpallja e pavaresise, por nje kompromis, si qellim dhe domosdoshmeri per te gjithe. Nese ata ushqehen me premtime te ndryshme per pavaresine, kjo krijon pritje dhe i largon nga kerkimi i nje kompromisi - jane te palejueshme sinjalet e tilla politike", ka deklaruar Harçenko per agjencine e lajmeve Rosbalt.
    I pyetur nese ekziston rreziku qe "Kosova ta shpalle pavaresine, e qe pastaj parlamenti serb te aplikoje masat me te rrepta", Harçenko i eshte shmangur pergjigjes direkte, por ka thene se "Grupi i Kontakti ka te gjitha mundesite dhe fuqine qe te pengoje zhvillimin e keq te ngjarjeve".

    Harçenko perserit kundershtimin e Moskes per vendosjen e afateve kohore per procesin negociator si dhe qendrimin se 10 dhjetori nuk paraqet ne te njejten kohe edhe fundin e negociatave per Kosoven. Sipas diplomatit rus, rezultati kryesor i etapes se negociatave - marreveshja per orarin e negociatave per periudhen e ardhshme - eshte nje rezultat i mire dhe ekziston marreveshja e Beogradit dhe Prishtines per bisedime direkte ne fund te shtatorit ne Nju Jork. (kosova/balkanweb)
    Sui generis

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Solana: Nuk ka tregti me Kosovën

    • Çështja e Kosovës nuk do të jetë “subjekt i tregtisë e as i kompensimeve politike në rrugën e Serbisë drejt integrimeve evropiane”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së, Javier Solana. Ai ka thënë se varësisht prej rezultatit të bisedimeve, BE-ja do ta marrë përgjegjësinë për statusin e Kosovës. Solana është shprehur optimist që bisedimet do të jenë të suksesshme dhe se, në dhjetor BE-ja do të mundë ta përkrahë zgjidhjen e arritur nga të dyja palët”. I pyetur nëse plani i Ahtisaarit është bazë e bisedimeve, respektivisht nëse ekziston “Plani B”, Solana ka rikujtuar se BE-ja qartazi ka mbështetur atë plan. Ndërsa, sa i përket asaj nëse SHBA-ja ose BE-ja do ta njihnin pavarësinë e njëanshme të Kosovës – dhe a ekziston mundësia që Serbia ta dërgojë ushtrinë e saj në Kosovë, Solana ka thënë se këto janë rreziqet me të cilat do të ballafaqoheshim nëse dështojnë bisedimet.


    Ina-Online
    #VamosArgentina

  11. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Papandreu: Kosova më një "status special" deri në pavarësi

    Lideri i partisë greke PASOK, Jorgos Papandreu vlerëson se Kosova duhet të fitojë status special nese nuk e realizon pavarësinë e plotë, por situata është e tillë që Kosova, sipas tij, do të jetë e pavarur.
    Papandreu ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara atëherë kur ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, dhe më këtë, do të zvoglohen tensionet në Ballkan. (rtk/balkanweb)
    Sui generis

  12. #192
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e vonesave me statusin e Kosovës

    Ekspertet paralajmërojnë se vonesat e mëtejshme për marrjen e një vendimi për statusin do të rrisnin rrezikun për trazira dhe paqendrueshmëri

    Një grup ish zyrtaresh dhe ekspertesh amerikanë të çështjeve të Ballkanit kane bërë thirrje për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës dhe për përjashtimin si mundësi zgjidhjeje të ndarjes së saj. Në dokumentin e hartuar nga Daniel Serwer i Institutit Amerikan të Paqes dhe nënshkruar nga 11 ekspertë dhe ish-zyrtarë të lartë, theksohet se çdo vonesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës rrezikon të shkaktojë paqëndrueshmëri.

    Ekspertët thonë se skenari i Këshillit të Sigurimit është më i preferuari, por ata shtojnë se ka shumë mundësi që të jetë e nevojshme një rrugë alternative. Ekspertët propozojnë që Shtetet e Bashkuara dhe një grup vendesh të Bashkimit Evropian të njohin sovranitetin e Kosovës menjëherë pas 10 dhjetorit, në këmbim të zbatimit të planit Ahtisaari nga Prishtina. Autori Daniel Serwer tha për Zërin e Amerikës se gjithsesi një kompromis i tillë do të ishte një zgjidhje e vështirë teknikisht, por edhe politikisht. "Fakti është se Prishtina e pranoi planin Ahtisaari, duke menduar se Beogradi dhe Rusia do të binin dakord me të, gjë që nuk ndodhi. Kështuqë në fakt ajo që sugjerohet në këtë dokument që të bëjnë shqiptarët është një lëshim nga ana e tyre, pra që të miratojnë planin Ahtisaari pa marrë në këmbim të saj maksimumin e asaj që ata synonin duke e pranuar atë: pra që Beogradi dhe Moska të binin dakord” thuhet ne dokument.

    Autorët e dokumentit paralajmërojnë se vonesat e mëtejshme për marrjen e një vendimi për statusin do të rrisnin rrezikun për trazira dhe paqendrueshmëri, do të krijonin pasiguri dhe do të forconin pozitat e ekstremistëve shqiptarë dhe serbë, duke përgatitur terrenin për një rezultat të pakënaqshëm.

    Ekspertët shprehen gjithashtu kundër ndarjes së Kosovës mbi baza etnike. Ata thonë se është e parapëlqyeshme që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të veprojnë së bashku për të vendosur stabilitetin në Kosovë, por ata shprehen se nuk është më realiste të pritet që të arrihet një konsensus i 27 vendeve anëtare, që gjë do të rrezikonte gjithë procesin e statusit.
    Ekspertët thonë se Washingtoni bashkë me sa më shumë kryeqytete evropiane që të jetë e mundur duhet të jenë largpamëse dhe të fillojnë përgatitjet për këtë skenar, në nivel ministrash dhe krerësh shtetesh që në fillim të vjeshtës dhe të tregojnë kurajon që të veprojnë me vendosmëri në dhjetor.

    Dokumenti është nënshkruar mes të tjerësh edhe nga Morton Abramowitz, Janusz Bugajski, James O’Brian, Soren Jessen Petersen dhe James Dobbins.

    (marre nga Voa)
    Sui generis

  13. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Harcenko: Beogradi i gatshem te ofroje autonomi per Kosoven

    Perfaqesuesi rus ne trojken nderkombetare thote se ka elemente qe flasin per angazhimin e Serbise per t’i dhene Prishtines maksimumin e kompetencave per te veteqeverisur

    Qeveria serbe ka gatishmerine per te ofruar maksimumin e autonomise per Kosoven, por jo pavaresi. Keshtu deklaron perfaqesuesi rus ne trojken nderkombetare, Aleksander Botsan Harcenko, i cili shprehet optimist per arritjen e nje kompromisi mes Prishtines dhe Beogradit.

    Harcenko deklaron per agjencine federale ruse Rosbalt, se ka elemente te reja qe flasin per angazhimin e qeverise serbe per t’u dhene autoriteteve te Prishtines maksimumin e kompetencave per te veteqeverisur. I pyetur nese ka rrezik qe Prishtina dhe Beogradi t’u rikthehen qendrimeve te vjetra, ku Kosova te vetshpalle pavaresine e njeanshme dhe Serbia te reagoje me force, Harcenko u pergjigj se Grupi i Kontaktit do te parandaloje cdo zhvillim te pafavorshem ne rajon.

    Duke theksuar edhe njëherë qëndrimin rus ai tha se vendi i tij është kundër pavarësise së Kosovës dhe kundër cdo afati apo kufizimi per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Harcenko u shpreh se 10 dhjetori i ketij viti nuk është datë për fundin e negociatave, por është date për mbarimin e mandatit të trojkës. Ai tha se shqiptaret e Kosovës duhet ta kuptojnë se qëllimi i ketyre bisedimeve shtese nuk eshte pavaresia, por kompromisi me serbet, te cilet dihet se jane kunder pavaresise. (news24/balkanweb)
    Sui generis

  14. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pergatitje per takimin mes shqiptareve dhe serbeve ne Nju Jork

    Treshja ndermjetesuese pritet te takohet marten ne mbremje ne Londer me zyrtaret serbe dhe te merkuren ne mengjes me zyrtaret kosovare me qellim pergatitjen e bisedimeve te drejtperdrejta mes tyre

    Trojka per ceshtjen e Kosoves nis pergatitjet e fundit per takimin e drejteperdrejte mes perfaqesuesve te Prishtines dhe Beogradit ne 28 shtator ne Nju jork. Keshtu te marten dhe te merkuren trojka pritet te flase vecmas me palen serbe dhe ate kosovare per t’i pergatitur ato per takimin e Nju Jorkut. Lajmi eshte bere i ditur nga nje zyrtar europian.

    Treshja ndermjetesuese qe po ndermerr deri ne daten 10 dhjetor nje tentative te fundit ndermjetesimi per statusin e ardhshem te Kosoves pritet te takohet marten ne mbremje ne Londer me zyrtaret serbe dhe te merkuren ne mengjes me zyrtaret kosovare. “Nje nga objektivat kryesore do te jete pergatitja e permbajtjes se bisedimeve te drejtperdrejta qe do te zhvillohen ne 28 shtator ne Nju Jork ne kuadrin e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara” beri te ditur Kristina Gallak, zedhenese e kryediplomatit te BE, Havier Solana.

    Ne keto bisedime te drejperdrejta Serbia pritet te perfaqesohet nga ministri i Jashtem Vuk Jremic dhe nga ministri per Kosoven, Sllobodan Samarxhic. Kosovaret do te perfaqesohen nga Ekipi i Unitetit ku marrin pjese drejtues te qeverise dhe krere te opozites.

    Ishinger, nje nga perfaqesuesit e trojkes ka deklaruar se cfaredo lloj shtyrje e marrjes se vendimit per statusin e kosoves do te rrise rrezikun per stabilitet jo vetem ne Kosove, por ne te gjithe rajonin. (news24/balkanweb)
    Sui generis

  15. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova- traktat per "fqinjesi te mire" me Serbine

    Dokumenti flet për një Kosovë të pavarur e sovrane që do të ndjekë politikë të fqinjësisë së mirë me Serbinë pas zgjidhjes së statusit.

    Ekipi Negociator i Kosovës pritet të miratojë sot dokumentin që do t'i paraqesë ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për Kosovën në takimin e Londrës këtë javë. Dokumenti flet për një Kosovë të pavarur e sovrane që do të ndjekë politikë të fqinjësisë së mirë me Serbinë pas zgjidhjes së statusit. Ai do të vërë bazën e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë pas përcaktimit të statusit përfundimtar.

    Traktati i Ekipit Negociues të Kosovës është kritikuar nga organizatat joqeveritare dhe një numër subjektesh politike në Kosovë. Sipas tyre dokumenti amniston Serbinë nga krimet e kryera nga forcat e saj të sigurisë në konfliktin e armatosur të 1999-ës.

    Nga ana tjeter pala serbe pritet t'i paraqesë një dokument negociatorëve ndërkombëtarë në takimin e Londrës permes se cilit do te ofroje autonomi të zgjeruar për Kosovën. (bbc/balkanweb)
    Sui generis

  16. #196
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Statusi i Kosoves, Treshja negociatore vazhdon takimet konsultative

    Kristina Galak, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana ka thënë se bisedimet do t'i kushtohen përgatitjeve për fillimin e bisedimeve direkte më 28 shtator në Nju Jork.

    Treshja ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës do të zhvillojë nesër dhe pasnesër takime të veçanta konsultative me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës.

    Kristina Galak, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana ka thënë se bisedimet do t'i kushtohen përgatitjeve për fillimin e bisedimeve direkte më 28 shtator në Nju Jork. "Një nga synimet kryesore të takimit do të jetë përgatitja e përmbajtes së bisedimeve në Nju Jork" ka deklaruar Galak. Treshja ndërmjetësuese do të bisedojë me përfaqësuesit e Beogradit të martën, ndërsa të mërkurën me përfaqësuesit e Prishtinës.

    Frank Uisner, Volfgang Ishinger dhe Aleksandër Harcenko, po gjatë kësaj jave në Londër do te zhvillojnë dy takime me drejtorët politikë të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit. Takimi i parë pritet të mbahet para takimeve me delegacionin e Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa i dyti në përfundim të tyre. (rtk/balkanweb)
    Sui generis

  17. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ivanovic: Zgjedhje paralele në Kosovë, të shpallura nga Serbia

    Lideri i Këshillit Kombëtar serb në veri të Kosovës, Millan Ivanovic tha se ekziston mundësia që për serbët në Kosovë të organizohen zgjedhje paralele. "Ekziston mundësia dhe mendime për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë në rast se Kuvendi i Serbisë shpallmbajtjen e zgjedhjeve në nivele të disa komunave në Kosovë", tha Millan Ivanovic në një intervistë për televizionin Palma Plus.
    Sipas tij, në këtë rast, serbët, në disa komuna në Kosovë, do të dalin në zgjedhje pavarësisht nga zgjedhjet që janë caktuar nga administrata ndërkombëtare në Kosovë. (rtk/balkanweb)
    Sui generis

  18. #198
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtypi: BE-ja pergatitet ta njohe pavaresine e Kosoves

    Sipas shtypit te sotem, BE-ja e ka kuptuar se 120 ditet e negociatave shtese per statusin e Kosoves nuk do te prodhojne asgje, prandaj eshte perqendruar ne gjetjen e menyres se si do ta njohe pavaresine

    Prishtine- Vendet e Bashkimit Evropian apo shumica e tyre preferojne pershpejtimin e zgjidhjes se statusit te Kosoves sipas planit te Ahtisarit, pavaresise se mbikqyrur, madje edhe pa nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Sipas shtypit te sotem, BE-ja e ka kuptuar se 120 ditet e negociatave shtese per statusin e Kosoves nuk do te prodhojne asgje, prandaj eshte perqendruar ne gjetjen e menyres se si do ta njohe pavaresine pasi ajo te jete shpallur njeanshem nga kosovaret pas 10 dhjetorit. "Takimi i fundit ne Vjene ishte pozitiv dhe mund te jemi optimiste te kujdesshem. Natyrisht, dy palet nuk do te pajtohen per status, por, se paku, rrota ka filluar te rrokulliset", citohet nje zyrtar i larte i nje shteti evropian nga gazeta "Ekspres", e cila pohon se e posedon dokumentin konfidencial.

    Sipas ketij dokumenti, BE-ja sheh disa pika ku te dyja palet ne negociata mund te pajtohen per garantimin e drejtave te minoriteteve, mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe per marredheniet e ardhshme midis Beogradit dhe Prishtines. Ne dokument thuhet se vazhdimi i negociatave pas 10 dhjetorit do te jete i mundshem vetem nese shihet se palet jane me te vertete shume afer gjetjes nje solucioni te ri rreth statusit. Prandaj, BE ka vendosur edhe "linjen e veprimit te dyfishte". Ne njeren ane, duhet provuar çdo mundesi te negocimit dhe gjetjes se kompromisit. Por, ne anen tjeter duhet etabluar po ashtu nje pergjigje te perbashket, nese Prishtina shpall pavaresine. (Kosova)
    Sui generis

  19. #199
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Surroi e informoi ambasadorin kanadez per procesin negociator

    Surroi, theksoi vendosmerine e delegacionit te Kosoves qe ne takimin e Londres te mbroje qendrimin qe do ta paraqese me ane te nje traktati te marredhenieve te fqinjesise me Serbine.

    Prishtine- Lideri i Partise Reformiste ORA, Veton Surroi, theksoi vendosmerine e delegacionit te Kosoves qe ne takimin e Londres te mbroje qendrimin qe do ta paraqese me ane te nje traktati te marredhenieve te fqinjesise me Serbine. Njeherit ai e vleresoi te rendesishem pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e 17 nentorit, pasi siç tha, te zgjedhurit legjitim te tyre mund te jene pjese e implementimit te Paketes se Ahtisarit. Keto komente Surroi i beri pas takimit me ambasadorin e Kanadase ne Beograd Robert Mekdugoll, te cilin e ka informuar edhe me procesin e statusit dhe te zgjedhjeve. Nga ana e tij, ambasadori kanadez tha se vendi i tij pas bisedimeve pret nje rezultat pozitiv nga procesi per statusin dhe nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit. (News24)
    Sui generis

  20. #200
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Putin: Shpallja e njeanshme e Kosoves mund te ndodhe vetem me mbeshtetjen e Perendimit

    Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se shpallja e njeanshme e Kosoves mund te ndodhe vetem me mbeshtetjen e Perendimit.

    Moske- "Vetem mbeshtetja e Perendimit do ta mundesonte kete", citohet te kete thene Putin ne bisede me politokologe dhe analiste te specializuar per Rusine te premten ne Soçi, transmetojne mediat e huaja. "Mirepo, ne rastin e tille Perendimi do te barte tere pergjegjesine per pasojat", ka thene Presidenti rus. I pyetur nese atehere Rusia sipas analogjise do ta njohe Abkazine, te shkeputur nga Gjeorgjia, Putin me nje "buzeqeshje enigmatike ne fytyre" eshte pergjigjur: "Do te shohim", ka thene gazetari zviceran Erik Hesli, i cili ka qene nje nga pjesemarresit e takimit trioresh te Presidentit rus me anetaret e klubit debatues "Valdaj". (RTK)
    Sui generis

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  4. Konferencë për statusin e Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •