Close
Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 722
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush dhe Putin, Kompromisi mes Rusise dhe BE perr statusin e Kosoves

    Derguar me: 28/05/2007
    • Bush dhe Putin, zhvilluan sot nje bisede ne linje telefonike ku rane dakord qe te vazhdonin diskutimet ne lidhje me ceshjten e statusit te Kosoves

    Ishte presidenti rus Putin, ai qe kerkoi zhvillimin e nje bisede te tille telefonike. Te dy presidentet rane dakord per rendesine e vazhdimit te dialogut per statusin e ri te Kosoves. Gazeta kroate “Jutarnji list”, shkruante se është arritur një kompromis midis Rusisë, Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, që do të mundësojë aprovimin e rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Sipas gazetës, bëhet fjalë për moratoriumin dyvjeçar të anëtarësimit të Kosovë në OKB, ndërsa Rusia ndërkohë do të kthehej me forca ushtarake në Kosovë, që do të stacionoheshin në enklavat serbe. Një kusht tjetër për aprovimin rus të planit të Ahtisarit do të ishte që perëndimi të heqe dorë nga anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. Sipas raportit te gazetës kroate, perëndimi do të jetë i gatshëm të pranojë këto kushte ruse. Te dy presidentet pritet te takohen ne qershor ne samitin e G8 qe do te mbahet ne Gjermani. (News 24)
    #VamosArgentina

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cervendkovski: Maqedonia do ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Derguar me: 28/05/2007
    • Presidenti i Maqedonisë Branko Çërvenkovski ka deklaruar se nëse nuk miratohet rezoluta, Maqedonia, si vend kandidat për pranim në NATO dhe në BE, do ta njohe njëanshëm pavarësinë e Kosovës

    Shkup- Presidenti i Maqedonisë Branko Çërvenkovski ka deklaruar se nëse në Këshillin e Sigurimit të OKB së nuk miratohet rezoluta për Kosovën dhe nëse Shtetet e Bashkuarfa dhe Bashkimi Evropian e pranojnë njëanshëm pavarësinë e Kosovës, atëherë Maqedonia si vend kandidat për pranim në NATO dhe në BE, do të jetë pjesë e këtij procesi. Lidhur me vlerësimet se Beogradi do t'i përkeqësojë marrëdhëniet me vendet që do ta njihnin pvarësinë e Kosovës, Presidenti Cërvenkovski tha se kjo do të ishte e dëmshme për vetë Serbinë pasi në atë mënyrë ajo rrezikon izolimin dhe shtoi se ky do të ishte problem i Serbisë dhe jo i Maqedonisë.
    #VamosArgentina

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E martë, 29. Maj, 2007
    RUECKER:”SUBSTANCA E STATUSIT ËSHTË NË DUART E KËSHILLIT TË SIGURIMIT”



    Joachim RUECKER, Shef i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Ruecker, aktualisht diskutimet rreth statusit të Kosovës janë të përqëndruara rreth asaj se kur do të zgjidhet kjo çështje. Ju çfarë mendoni, kur do të ndodhë kjo?

    JOACHIM RUECKER
    Unë mendoj se ne, si UNMIK, nuk do të duhej të merreshim me datat, sepse fundja kjo çështje nuk është në duart tona. Natyrisht, ne jemi duke e ndihmuar procesin e statusit, por vendimin e merr Këshilli i Sigurimit në New York. Personalisht, pritjet e mia janë se kemi të bëjmë me disa javë dhe jo me muaj.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka mbështetur fuqishëm planin e hartuar nga presidenti Ahtisaari, por kohët e fundit ka pasur diskutime për disa përshtatje të mundshme të planit. A mendoni se këto përshtatje mund t’i zgjidhin problemet aktuale në këtë drejtim?

    JOACHIM RUECKER
    Sërish, ne jemi mandatuar për ta ndihmuar procesin e statusit dhe këtë jemi duke e bërë. Sa për substancën e statusit, kjo çështje është në duart e Këshillit të Sigurimit. Natyrisht, është e rëndësishme për ne ajo që është thënë që prej 26 marsit të këtij viti, se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara veçanërisht, e ka mbështetur tërësisht planin e zotit Ahtisaari ashtu siç është. Megjithatë, të shohim se çfarë do të thotë Këshilli i Sigurimit.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Dhe a shpresoni se Këshilli i Sigurimit do të adoptojë rezolutën në bazë të planit të Ahtisaarit?

    JOACHIM RUECKER
    Po, kam shpresa se po.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Megjithatë, nëse Këshilli i Sigurimit dështon në adoptimin e kësaj rezolute, çfarë mendoni për mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga autoritetet vendore?

    JOACHIM RUECKER
    Unë kam besim të plotë tek komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe veçanërisht tek Këshilli i Sigurimit për të gjetur një zgjidhje në korniza të procesit multilateral të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Nuk do të dëshiroja të spekuloj për dështimet e këtij procesi, unë nuk mendoj se do të dështojë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Ruecker, cilat do të mund të ishin sfidat përpara për ta bërë Kosovën, ashtu siç synojnë udhëheqësit e saj, një shtet funksional?

    JOACHIM RUECKER
    Mendoj se tani kemi bazët për funksionimin e demokracisë, për funksionimin e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Megjithatë, përmirësime të mëtutjeshme janë të nevojshme. Para së gjithash, në periudhën e famshme të tranzicionit, që nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit e deri tek dorëzimi konkret i pushtetit nga UNMIK-u, ne – institucionet e përkohshme dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të sigurojmë miratimin e ligjeve që janë paraparë me pakon e zotit Ahtisaari. Me këto ligje, Kosova jo vetëm që do të bëhet një entitet funksional, por njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i vetë pakos. Kjo është baza e statusit.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përmendët zbatimin e pakos, sa mendoni se do të jetë i suksesshëm ky proces, duke marrë parasyshë kundërshtimet mbi këtë pako nga përfaqësuesit e komunitetit serb?

    JOACHIM RUECKER
    Komuniteti serb në Kosovë është i pasigurtë për të ardhmen, prandaj edhe nuk janë duke folur qartazi, nuk janë duke folur me një zë. Unë kam shenja gjithnjë e në rritje se komuniteti serb në Kosovë, të paktën një pjesë e madhe e këtij komuniteti, është duke e shikuar nga afër pakon e Ahtisaarit. Ata e dijnë se propozimi gjithëpërfshirës u jep atyre jo vetëm një të ardhme të sigurtë, por gjithashtu një të ardhme në të cilën serbët dhe pakicat tjera në Kosovë, do të kenë perspektiva politike dhe ekonomike. Dhe mendoj se këto çështje janë marrë parasyshë. Prandaj, nuk do të thosha assesi se komuniteti serb në Kosovë është i bashkuar në kundërshtimet ndaj planit të Ahtisaarit.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Por, si do të zbatohej plani në veri të Kosovës për shembull, aty ku kundërshtimet ndaj tij janë më së shumti të përqëndruara?

    JOACHIM RUECKER
    Unë shpresoj gjithashtu se udhëheqësit në veri do ta rishikojnë me kujdes edhe një herë planin e zotit Ahtisaari dhe përmbajtjen e tij. Kësisoji do të hynim bashkërisht në periudhën e zbatimit, këto janë pritjet e mia për javët dhe muajt e ardhshëm. Vendimi i Këshillit të Sigurimit siç e thashë, por këto janë pritjet e mia. Nuk do të jetë e lehtë, na duhet një dialog i vazhdueshëm dhe ky dialog është duke u zhvilluar midis udhëheqësve në veri dhe të tjerëve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Kosova aktualisht vuan nga papunësia e lartë dhe varfëria; në tetë vitet e fundit investimet kanë qenë të rralla, nëse në fakt ka pasur fare. Si mendoni se do të duket kjo situatë pas zgjidhjes së statusit?

    JOACHIM RUECKER
    Mendoj se është mjaft e qartë se statusi nuk do t’i zgjidhë problemet ekonomike në mënyrë automatike, por do të ndihmojë vetëm zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. Problemet tjera do të fillojnë pasi të jetë zgjidhur statusi dhe rrjedhimisht mendoj se ekonomia mbetet një sfidë e madhe. Le t’i shikojmë vetëm disa nga çështjet në rrafshin ekonomik, si për shembull niveli i lartë dhe i papranueshëm i papunësisë. Në këtë drejtim janë të nevojshme dy gjëra, fillimisht duhet pasur shkallë më të larta zhvillimi, nuk janë keq edhe ashtu siç janë, por mund të përmirësohen dhe kjo është e mundshme në një ekonomi transformimi. Por, gjithashtu është i domosdoshëm edhe një mekanizëm që kontrollon migracionin, të paktën atë që njihet si migracion sezonal. Nuk mund të zgjidhet kjo situatë vetëm me shkallë më të lartë zhvillimi.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Një pjesë të Misionit tuaj pritet ta trashëgojë misioni i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Cili do të ishte mesazhi juaj për misionin që do të vijë?

    JOACHIM RUECKER
    Më lejoni të nënvizoj se përgjegjësitë e UNMIK-ut do të barten tek autoritetet e ardhshme të Kosovës. Trashëgimtarët e UNMIK-ut do të jenë institucionet e ardhshme vendore dhe jo misioni i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Natyrisht, disa detyrime dhe obligime do të barten edhe tek Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare. Mendoj se është e rëndësishme dhe kam besim të plotë tek njerëzit që do ta udhëheqin misionin e ardhshëm. Një mesazh i rëndësishëm është se duhet ndërtuar një marrëdhënie besimi dhe rrespekti me autoritetet në Kosovë.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Dhe derisa Misionit tuaj i afrohet fundi, mendimet për efektivitetin e tij janë nga më të ndryshmet. Cili është mendimi juaj, për tetë vitet e UNMIK-ut në Kosovë?

    JOACHIM RUECKER
    Mendoj se gota është gjysëm e mbushur dhe jo gjysëm e zbrazur.Gjithashtu mendoj se bashkërisht me institucionet e përkohshme kemi arritur të vendosim themelet e një demokracie funksionale, të një sundimi funksional të ligjit dhe të një ekonomie funksionale të tregut. Dhe të gjitha këto janë pranuar edhe nga misioni faktmbledhës Këshilli i Sigurimit. Prandaj, besoj se këto nuk janë arritje të vogla.

    INTERVISTOI ARBANA VIDISHIQI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ban Ki Moon: KS shume shpejt do ta nxjerre vendimin per Kosoven

    Derguar me: 30/05/2007
    • Ban Ki Moon ka shtuar se çfaredo vonese ne kete drejtim nuk do t’i kontribuoje permiresimit te situates

    Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ka deklaruar sot se Keshilli i Sigurimit sa me pare qe te jete e mundur do ta marre vendimin mbi Kosoven dhe serish ka mbeshtetur propozimin e te derguarit te tij per Kosoven, Martti Ahtisaari. Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ka thene se anetaret e Keshillit te Sigurimit jane duke u konsultuar rreth çeshtjes se Kosoves dhe se ai personalisht ka biseduar me shume krere shtetesh dhe kryeministra nga te cilet ka kerkuar mbeshtetjen per kete çeshtje. Ban Ki Moon ka shtuar se çfaredo vonese ne kete drejtim nuk do t’i kontribuoje permiresimit te situates, pikerisht per faktin e pozicioneve diametralisht te kunderta mes shqiptareve dhe serbeve. “Propozimi i te derguarit tim, Martti Ahtisaari, permban te gjitha elementet e duhura per ndertimin e te ardhmes se Kosoves”, ka thene Ban Ki Moon. Propozimi i Martti Ahtisaarit nenkupton pavaresine e mbikeqyrur per Kosoven, mirepo Beogradi e ka kundershtuar kete zgjidhje, duke propozuar autonomi te mbikeqyrur dhe bisedime te reja per Kosoven. Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon i ka deklaruar per RTV 21 se pret qe “Bashkimi Evropian te bisedoje me Serbine lidhur me kete çeshtje”.
    #VamosArgentina

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ruset te vemendeshem per hapjen e partive te ...!!!

    Pacolli: Pavarësia nuk është monopol i Grupit Negociator!!!!


    Grupi Negociator duhet të jetë i kujdesshëm, të qëndrojë pranë asaj që i ka premtuar popullit dhe ta informojnë popullin për çdo ndryshim apo lëshim dhe të jetë transparent, për arsye se pavarësia nuk është monopol i Grupit Negociator, tha kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një intervistë për “Epokën e re”.

    Ku ndryshon programi i partisë suaj nga programet e partive të tjera dhe cilat janë përparësitë?

    Nuk do të marr për bazë planet e partive të tjera. Unë, nëse kam shans të konsultohem me planet e partive të tjera, atë çka është e mirë do ta marr, atë çka është e keqe nuk do ta lëmë në program. Ne jemi parti që do mundohemi që të shkojmë drejt mirëqenies së Kosovës.


    A mendoni se ka hapësirë për përmirësime?

    Jo, unë e vlerësoj shumë punën e delegatëve që kanë bërë deri më tani. Ata kanë bërë punë shumë të vyeshme dhe kanë qenë shumë të suksesshëm. Ju dëgjuat faktet, e patë numrin e anëtarëve tanë dhe e patë se ka çka do të diskutohet. Ne jemi parti që çdo ditë mësojmë. Tani kërkohet të punojmë dhe ta adaptojmë programin tonë për një ardhmëri më të mirë të Kosovës. Duhet të kemi program që është i frytshëm që garanton ekzistueshmërinë në të ardhmen.


    Ju gjatë fjalimit tuaj në këtë kuvend shprehët respekt për të gjitha partitë politike në vend dhe ekipin negociator përgëzuat për punën. Dhe si komentoni mosarritjen ende të një konsensusi për simbolet shtetërore?

    Unë i kam lavdëruar ata për punën që kanë bërë, sepse nuk mundet të mos përmendet ajo nëse me vëmendje e shikojmë unë kam bërë edhe kam qenë alergjik ndaj disa gjërave që janë prezente lidhur me mos transparencën e tyre dhe mos komunikimi me popullatën. Sa i përket asaj për simbolet, ne nuk dimë çka kanë vendosur. Ata e dinë çka kanë vendosur. Ne nuk dimë fare, sepse jemi totalisht të përjashtuar prej çdo rrjedhe dhe kjo absolutisht nuk është e drejtë. Neve duhet të na i hapin dyert që të japim kontributin tonë në çdo drejtim, e sidomos kur ka qenë nevoja për lobimin tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Shumicën e shteteve të Këshillit të Sigurimit që janë, unë i njoh personalisht dhe kam qasje direkte te ta. Ajo çka ka qenë anormale që njëri nga Ekipi i Unitetit apo Qeverisë së Kosovës nuk di ku diku në Afrikën Jugore ose në Peru është takuar me një sekretar atje. Kurse unë dy herë isha në Peru dhe dy herat jam pranuar nga kryetari i Perusë dhe jam pranuar me gjithë respektin. Ose në Afrikën Jugore, atje që unë kam mundur përmes zotit Mandela sigurisht që ai takim kishte dalë me një deklaratë në pranim të dokumentit Ahtisari dhe ajo kishte ndikuar jo vetëm tek Afrika e Jugut, por edhe te krejt anëtarët e KS.

    Si mendoni, a do ta bllokojë Rusia miratimin e një rezolute të re për Kosovën?

    Unë flas dhe mendoj gjithmonë në mënyrë konstruktive. Jam i bindur që Rusia do të jetë shumë e matur para se të vendosë. Është normale dhe është e drejtë e tyre që të mbrojnë interesat e Serbisë. Është dashur të punohet. Ne nuk duhet të ndërtojmë murin, ne duhet të shkatërrojmë murin. Ne nuk duhet të jetojmë prej të shkuarës, por duhet të luftojmë dhe ta ndërtojmë të ardhmen, të jemi tolerant dhe të bashkëpunojmë me lindjen dhe perëndimin, jugun apo veriun me çdo kenë.


    Z. Pacolli, ju thatë se keni lobuar për pavarësinë e Kosovës. A mund të na thuash se në cilat vende ke lobuar dhe çfarë premtuan ato?

    Unë them se Ekipi Negociator ka mund të kompletohet lidhur me lobimin. Unë kam lobuar në Amerikë për tri vjet kam derdhur energji. Unë çdo herë kam informuar liderët partiak këtu dhe qeveritarët, si dhe presidentin për përpjekjet e mia në këtë drejtim.


    A keni ndonjë premtim nga pala ruse deri më tani?

    Unë them se nuk do të isha preokupuar me Rusinë. Rusia normalisht që edhe përmes Kosovës përdor mënyrën e vet për të rregulluar situatën e vet, të rregullojë problemet tani që i ka mes perëndimit dhe lindjes.

    Flitet për shtrirjen e NATO-s në territoret e Bashkimit Sovjetik, flitet për armët bërthamore, flitet për monopolarizëm e çdo gjë tjetër e për Kosovën në Munih gati se nuk është fol fare. Kështu ka ndodhur edhe me zonjën Kondoliza Rajs. Ajo ka qenë në Moskë dhe ka biseduar 99 për qind për problemet tjera.


    A do të kishit bërë koalicion me partitë tjera në zgjedhjet e ardhshme, p.sh. me partinë e Nexhat Dacit apo AAK-në?

    Çdo parti politike në vend që mendon se ne mundemi me qenë partner pse të mos jemi, pse të refuzojmë p.sh. partinë e Dacit. Edhe ata kanë vlerat e veta po të jetë ndonjë shenjë nga ta se duan të bashkëpunojnë me ne, kjo do të jetë temë e diskutimeve.

    Çfarë prisni nga vendimi i KS të KB-së për Kosovën, do të ketë një rezolutë të re sipas planit të Ahtisarit, apo mund të ndodhin modifikime në planin e Ahtisarit siç po flitet?

    Unë dëshiroj shumë që të bëhet miratimi i rezolutës, dhe se nuk duhet të ketë zvarritje të pakufishme, por as ndryshime në pakon e Ahtisarit. Sado që të jetë negative apo pozitive, ne e kemi miratuar atë pako, e kemi pranuar dhe ajo duhet të shkojë pa ndryshime.


    Cili është mesazhi apo sugjerimi juaj për Ekipin e Unitetit?

    Të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë pranë asaj që i kanë premtuar popullit, ta informojnë popullin për çdo ndryshim apo lëshim, që të mos jenë të mbyllur, por transparent, për arsye se pavarësia nuk është monopol i Grupit Negociator. Pavarësia është e drejtë që u takon të gjithë kosovarëve, ty personalisht, familjes suaj, motrave dhe vëllezërve tanë, të gjithë neve.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    KS, Rezoluta e Kosoves, Perendimi leshime per Rusine

    Derguar me: 31/05/2007
    • Teksti i projekt rezolutes per Kosoven qe pritet te paraqitet neser ne Keshillin e Sigurimit ka disa modifikime nga ai qe ka qarkulluar me 11 maj, dhe keto modifikime kane te bejne me planin e Ahtisaarit

    Projekt-rezoluta e Kombeve te Bashkuara per Kosoven do te mbeshtese, me teper se sa do te miratoje nje plan per nje shtetin e Kosoves. Teksti i projektrezolutes eshte nje version i rishikuar i prezantuar kete muaj nga perendimi qe do te lejonte 2 milion shqiptaret e Kosoves te shpallnin pavaresine tete vjet pas bombardimeve te NATO-s. Ndryshimi kryesor do te jete ne paragrafin OP1 ne te cilin Keshilli i Sigurimit nuk do te nenshkruante kushtet ne propozimin e Ahtisarit, por vetem do t’i mbeshteste ato. Nje lajm te tille e ka publikuar agjencia Reuters qe bazohet ne burime nderkombetare konfidenciale por kete fakt e ka pohuar sot edhe shefi i Zyres Franceze ne Prishtine, Tierry Reinard per Radion Evropa e Lire. Ai tha se ne tekstin e rezolutes se re mund te mbeten edhe me tej pjese te rezolutes 1244, por kjo sipas Reinard eshte ende pjese e debatit. Nderkohe, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves thone se cdo ndryshim i pakos se Ahtisaarit eshte i pazbatueshem ne Kosove.

    Mirepo Tierry Reinard, nuk perjashton mundesine qe pjese te 1244-shit te perfshihen ne rezoluten e re. "Ne, edhe me tej, duam qe te mbetet nje pjese e Rezolutes 1244, dhe me pas pjeset qe nuk jane te perfshira ne draft-rezolute, te anulohen. Por, kjo edhe me tej do te mbetet çeshtje e debatit", ka thene Reinard. Sipas tij ne qarqet nderkombetare edhe me tej po kerkohet kompromisi mes perendimit dhe Rusise, perfshire ketu edhe mbetjen e ndonje pjese te Rezolutes 1244. Nderkaq, me modifikimet e fundit, Reinard shpreson se do te arrihet pajtimi rus. "Ne shpresojme, se vendet tjera dhe veçanerisht Rusia, mund te na thone se cilat jane reagimet e tyre. Dhe, ajo qe duam eshte procesi negociator per tekstin, per te arritur sa me shpejt qe te jete e mundur konsensusin per tekstin e kompromisit, mbi tekstin qe mund te votohet sa me shpejt qe te jete e mundur", tha Reinard. Ai konfirmon se pjesa e raportit, ku presidenti finlandez Martti Ahtisaari propozonte pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, nuk do te perfshihet ne tekstin e rezolutes. (Reuters/Europa e Lire)

    #VamosArgentina

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Prishtina mirepret nisjen e diskutimeve per rezoluten ne KS


    Derguar me: 31/05/2007
    • Veton Surroi, vleresoi se procesi i diskutimeve per rezoluten per Kosoven ka hyre ne nje faze te veshtire ku kerkohen diskutime te shumta ndermjet aktoreve kryesore te politikes boterore

    Autoritetet ne Prishtine mirepriten fillimin e diskutimeve ne Keshillin e Sigurimit per rezoluten per Kosoven. Anetari i Ekipit Negociator, kryeministri Agim Çeku, shfaqi edhe nje here shpresen se rezoluta do te miratohet se shpejti. Anetari tjeter i Ekipit, kryetari i ORA-s, Veton Surroi , vleresoi se procesi i diskutimeve per rezoluten per Kosoven ka hyre ne nje faze te veshtire ku kerkohen diskutime te shumta ndermjet aktoreve kryesor te politikes boterore. Kryeministri Agim Çeku pershendeti fillimin e diskutimeve ne Keshillin e Sigurimit per rezoluten per Kosoven. Ai u shpreh optimist se rezoluta do te hedhet se shpejti per votim. “Une nuk besoj se do te kete shtyrje. Une besoj ne vendosmerine e miqve tane, partnereve tane. I besoj perkushtimit te tyre dhe besoj se ata do ta mbajne fjalen dhe do ta qesin ne votim shume shpejt rezoluten e re per Kosoven”, tha Çeku.


    Rezoluta qe diskutohet sot ne Keshillin e Sigurimit e ka baze pakon e Ahtisarit qe sugjeron pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven. Kryeministri, tha se eshte siguruar nga partneret perendimore, se nuk do te kete ndryshime thelbesore ne kete pako, por mund te kete vetem ndryshime kozmetike. “Nuk jemi te njoftuar per ndryshime. Une iu kam bere pyetje zyrtareve te caktuar per kete çeshtje dhe ata me kane siguruar se nese do te kete ndryshime ato do te jene kozmetike dhe nuk do ta prekin substancen”, ytha kryeministri.

    Anetari tjeter i Ekipit, kryetari i ORA-s, Veton Surroi tha se qe nga dita e sotme procesi per statusin ka hyre ne nje faze dinamike gjate se ciles do te zhvillohen diskutime te shumta ndermjet aktoreve kryesor. Sipas tij qe nga sot Kosova hyne ne nje periudhe me te avansuar me krahun perendimor qe ka sponsoruar rezoluten per Kosoven.“Ajo qe na perket neve si Kosove eshte qe te kerkojme qe rezoluta te jete eksplicite dhe qe te tregojme problemet per çfaredo ndryshimi i pakos se Ahtisarit”,tha Surroi. Sipas tij, gjate kesaj faze , duhet qe institucionet ne Kosove te pergatiten me seriozisht per te funksionuar si shtet i pavarur. (RTK)
    #VamosArgentina

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Kreu i administratës ndërkombëtare ka kundërshtuar planin B për shpallje të

    njëanshme të pavarësisë


    Rucker: Nuk ka ndarje të Kosovës



    Kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Joachim Ruecker ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë asnjë lëvizje që çon drejt ndarjes së Kosovës. Zoti Ruecker i ka thënë BBC-së se misioni i ri civil e ushtarak ndërkombëtar, së bashku me udhëheqjen kosovare do të sigurojnë që plani Ahtisaari, i pranuar me Rezolutë, të zbatohet në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj. Sipas tij qytetarët e kanë kuptuar drejt procesin që po zhvillohet në Nju- Jork dhe ata do të kenë durim deri në miratimin e Rezolutës së re. Ruecker ka kundërshtuar planin B për Kosovën, që parashikon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në Kuvendin e saj. Ministrat e jashtëm nga vendet e G8 duket se nuk kanë bërë shumë progres në ngushtimin e hendekut në pikëpamjet mbi Kosovën. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, vazhdoi me qëndrimin e Moskës se e ardhmja e Kosovës duhet të zgjidhet me bisedime direkte midis Beogradit dhe Prishtinës dhe jo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Fuqitë perëndimore të drejtuara nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, vazhduan me këmbënguljen e tyre se plani i OKB që rekomandon pavarësi me mbikqyrje ndërkombëtare për Kosovën është rruga përpara.


    Projektrezoluta e re

    Projekt-rezoluta e Kombeve te Bashkuara per Kosoven do te mbeshtese, me teper se sa do te miratoje nje plan per nje shtetin e Kosoves. Teksti i projektrezolutes eshte nje version i rishikuar i prezantuar kete muaj nga perendimi qe do te lejonte 2 milion shqiptaret e Kosoves te shpallnin pavaresine tete vjet pas bombardimeve te NATO-s. Ndryshimi kryesor do te jete ne paragrafin OP1 ne te cilin Keshilli i Sigurimit nuk do te nenshkruante kushtet ne propozimin e Ahtisarit, por vetem do t'i mbeshteste ato. Nje lajm te tille e ka publikuar agjencia Reuters qe bazohet ne burime nderkombetare konfidenciale por kete fakt e ka pohuar sot edhe shefi i Zyres Franceze ne Prishtine, Tierry Reinard per Radion Evropa e Lire. Ai tha se ne tekstin e rezolutes se re mund te mbeten edhe me tej pjese te rezolutes 1244, por kjo sipas Reinard eshte ende pjese e debatit. Nderkohe, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves thone se cdo ndryshim i pakos se Ahtisaarit eshte i pazbatueshem ne Kosove. Mirepo Tierry Reinard, nuk perjashton mundesine qe pjese te 1244-shit te perfshihen ne rezoluten e re. "Ne, edhe me tej, duam qe te mbetet nje pjese e Rezolutes 1244, dhe me pas pjeset qe nuk jane te perfshira ne draft-rezolute, te anulohen. Por, kjo edhe me tej do te mbetet çeshtje e debatit", ka thene Reinard. Sipas tij ne qarqet nderkombetare edhe me tej po kerkohet kompromisi mes perendimit dhe Rusise, perfshire ketu edhe mbetjen e ndonje pjese te Rezolutes 1244. Nderkaq, me modifikimet e fundit, Reinard shpreson se do te arrihet pajtimi rus. "Ne shpresojme, se vendet tjera dhe veçanerisht Rusia, mund te na thone se cilat jane reagimet e tyre. Dhe, ajo qe duam eshte procesi negociator per tekstin, per te arritur sa me shpejt qe te jete e mundur konsensusin per tekstin e kompromisit, mbi tekstin qe mund te votohet sa me shpejt qe te jete e mundur", tha Reinard. Ai konfirmon se pjesa e raportit, ku presidenti finlandez Martti Ahtisaari propozonte pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven, nuk do te perfshihet ne tekstin e rezolutes.






    Rusia e shqetësuar rreth planit të OKB

    "International Herald Tribune"



    Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G8-shes janë përplasur të mërkurën rreth së ardhmes së Kosovës, pasi Rusia kishte tërhequr vërrejtjen se plani i Kombeve të Bashkuara për të trasuar rrugën drejt pavarësisë nga Serbia do të mund të trimëronte lëvizjet separatiste në rajonet pro-ruse në Gjorgji. Gjatë diskutimeve të nxehta me ministrin e jashtëm britanik, kanadez, francez, gjerman, italian, japonez dhe amerikan, Sergey Lavrov, ministri i jashtëm rus e ka bërë të qartë se synimi i Moskës është zhvillimi i bisedimeve të drejtëpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës para se të merret parasyshë plani i pavarësisë.

    Edhe pse diplomatët kanë thënë se nuk kanë shpresuar për ndonjë përparim të madh mbi cështjen e Kosovës në takimin e Potsdamit, ata megjithatë jane befasuar me qëndrimin e ashpër të zotit Lavrov. Një diplomat evropian, i cili ka marrë pjesë në takimin e së mërkurës, ka thënë se Lavrov e ka krahasuar Kosovën me Palestinën. Ai i ka pyetur ministrat se "pse janë duke u ngutur aq shumë për t'i dhënë Kosovës pavarësinë, ndërkohë për 40 vite me rradhë ata kanë dështuar t'i japin Palestinës një pavarësi të këtillë".

    Që prej marsit të këtij viti, Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë thënë se deri në qershor do të prezantojnë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit, për t'i dhënë fund edhe ligjërisht protektoratit ndërkombëtar në Kosovë, duke e lejuar atë që të lëvizë drejt pavarësisë.Por, muajin e kaluar Rusia është kërcënuar me veto nëse një rezolutë e këtillë del në tavolinë. Frank - Ëalter Steinmeier, ministri i jashtëm gjerman, citohet ta ketë pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë ministrin Lavrov gjatë takimit nëse Rusia do të vë veto në cilëndo rezolutë që i jep fund protektoratit ndërkombëtar në Kosovë. Një diplomat tjetër i pranishëm në takim, ka thënë se Lavrov nuk ka arritur të japë përgjigje të prerë. Ai megjithatë ka thënë se nëse Kosova arrin pavarësinë, atëherë Osetia dhe Abkhazia kanë arsye për të mëtuar të njejtën gjë. "Sjelljet e Gjorgjisë drejt qytetarëve të Osetisë dhe Abkhazisë, sipas ministrit të jashtëm rus, kanë qenë shumë më të rënda se sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë".

    Në këtë kuadër, ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, ka thënë se se Kosova është një rast i veçantë, i cili nuk mund të shfrytëzohet si precedent. Sipas tij, Kombet e Bashkuara nuk janë ngutur fare në marrjen e vendimit pë Kosovën dhe se me zgjidhjen e statusit, stabiliteti në këtë pjesë të Ballkanit do të rikthehej.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Maqedonia dhe Shqiperia per zgjidhje te shpejte te çeshtjes se Kosoves

    Derguar me: 01/06/2007
    • Keshtu kane deklaruar sot ne konferencen e perbashket ne Shkup e theksuan ministrat e puneve te jashtme te Maqedonise dhe Shqiperise, Antonio Milloshoski dhe Lulzim Basha

    Shkup- Maqedonia dhe Shqiperia mbeshtesin planin per Kosoven te Marti Ahtisarit dhe konsiderojne se çeshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ne interes te stabilitetit dhe aspiratave evroatlantike te te gjitha vendeve te rajonit. Keshtu kane deklaruar sot ne konferencen e perbashket ne Shkup e theksuan ministrat e puneve te jashtme te Maqedonise dhe Shqiperise, Antonio Milloshoski dhe Lulzim Basha. "Ne nuk jemi vendet qe do ta percaktojne statusin, por si fqinje zeri yne eshte i rendesishem dhe per kete arsye theksojme se status per Kosoven eshte me mire sesa status-kuo", deklaroi Milloshoski. Shefi i diplomacise shqiptare e konfirmoi qendrimin e Shqiperise se "fuqimisht mbeshtet pavaresine e Kosoves ne baze te planit te ndermjetesuesit nderkombetar Ahtisari dhe miratimin e tij ne KB".

    "Nuk mbeshtesim vonese te panevojshme", deklaroi Basha. Sipas tij, qendrimi i Maqedonise per Kosoven "eshte konstruktiv dhe ne pajtim me integrimet e saj evroatlantike". Dy ministrat, lidhur me viziten e ardhshme te kryetarit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane, bene te ditur se presin mbeshtetje te fuqishme te aspiratave te Maqedonise dhe Shqiperise per anetaresim ne NATO dhe per fitimin e fteses per anetaresim ne Samitin e vitit 2008. Milloshoski dhe Basha marredheniet maqedonaso-shqiptare i vleresuan si te shkelqyeshme, duke shtuar se disa projektet e perbashketa ekonomike ne menyre plotesuese do t`i perforcojne dhe avancojne marredheniet mes dy vendeve. (Makfaks)
    #VamosArgentina

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Matei: Deshiroj nje marreveshje te shpejte per statusin e Kosoves


    Derguar me: 02/06/2007
    • Vendet perendimore dje kane futur ndryshime minimale ne projektin e rezolutes per Kosoven, duke shprehur mbeshtetjen ndaj planit te KB per pavaresine e mbikeqyrur te krahines

    Franca eshte angazhuar dje per aprovim te shpejte te rezolutes se Kombeve te Bashkuara per Kosoven, duke treguar, megjithate, se nuk ekziston afati i fundit per ate dhe “ende ka hapesire” per vazhdim te bisedave me Ruset. “Nuk kemi afat perfundimtar. Por,ne çdo rast,deshiroj qe kjo marreveshje te behet shpejte dhe me te vertet inkurajojme te gjitha delegacionet qe te tregojne qendrim konstruktiv”,deklaroi zedhenesi i Ministrise se puneve te jashtme te Frances Zhan-Baptist Matei.

    Vendet perendimore dje kane futur ndryshime minimale ne projektin e rezolutes per Kosoven, duke shprehur mbeshtetjen ndaj planit te KB per pavaresine e mbikeqyrur te krahines, por Rusia ka perseritur kundershtimin e vet per kete zgjidhje. Ne versionin e ri te tekstit thuhet se Keshilli i sigurimit “mbeshtet” ne vend se “lejon”planin e te derguarit te KB per status te Kosoves Marti Ahtisari i cili parasheh pavaresi te mbikeqyrur te Kosoves. (Beta)
    #VamosArgentina

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Diplomatet: Rezoluta per Kosovem mund te pesoje ndryshime


    Derguar me: 03/06/2007
    • Pak dite pas prezantimit te projekt-rezolutes se re per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit, diplomatet mendojne se ajo mund te pesoje te tjera ndryshim.

    Ambasadori britanik ne Beograd, Stefen Uordsuorth ka deklaruar se drafti mund te ndryshoje pasi çdo kerkese per korigjim do te merret ne konsiderate. Megjithate, ambasadori britanik ka lene te kuptohet se thelbi i rezolutes do te mbetet po ai i bazuar ne planin e Ahtisarit qe propozon pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven. RTK
    #VamosArgentina

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bler: Shpresoj ne arritjen e nje kompromisi per Kosoven ne KS


    Derguar me: 04/06/2007


    Kryeministri britanik Toni Bler shpreson se do te arrihet nje kompromis per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit. Pak para takimit te mbremshem me kancelaren gjermane Angela Merkel ne Berlin Bler ka thene se tashme, per ceshtjen e Kosoves po zhvillohen diskutime intensive me partneret ndaj kjo ceshtje duhet zgjidhur me konsensus. "Prandaj nuk dua te diskutoj qe tani per mundesine e vetos se Rusise, persa kohe qe kjo nuk ndodh e shpresoj se nuk do te ndodhe", tha Bler.
    #VamosArgentina

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush: Miratimi i rezolutes me hapa te pershpejtuar


    Derguar me: 05/06/2007
    • Kete deklarate te Presidentit amerikan e ka bere te ditur kryetari i Partise Reformiste ORA, Veton Surroi, i cili ndodhet ne Prage, ku po merr pjese ne konferencen per demokratizim dhe siguri

    Presidenti Amerikan George Bush, ka shprehur sot qendrimin e prere amerikan per vazhdimin e procedures, me hapa te shpejtuar, per aprovimin e rezolutes se re per Kosoven, ne Keshillin e Sigurimit. Kete deklarate te Presidentit amerikan e ka bere te ditur kryetari i Partise Reformiste ORA, Veton Surroi, i cili ndodhet ne Prage, ku po merr pjese ne konferencen per demokratizim dhe siguri. Gjate takimit me Geroge W. Bush, Surroi ka shprehur falenderimin e gjithe kosovareve per lidershipin amerikan dhe nevojen qe ky lidership te mbetet i shprehur ne keto momente. “Shpreha bindjen se pozicionimi qe po mbahet ndaj Kosoves nga Serbia, dhe me perkrahje te Rusise, po behet me qellim te krijimit te nje konflikti te ngrire, qofte duke kercenuar me veto, qofte me perpjekjen per te krijuar nje pjese te ndare ne veriun Kosoves, qe do te operoje si konfliktet e ngrira ne Kaukaz” ka theksuar Surroi. Kryetari i ORA-s ka zhvilluar nje takim edhe me ministrin e jashtem çek, Karel Schwarzenberg, te cilin e ka falenderuar per angazhimin e tij ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut gjate koheve shume te veshtira per Kosoven. “Karel Schwarzenberg-un, si mik te vjeter te Kosoves, e falenderova per angazhimin e tij qe nga vitet ’80-te, kur ka qene kryetar i Federates se Helsinkit, kur nepermjet zerit te tij sensibilizoi opinionin boterore per shkeljet e te drejtave te njeriut ne Kosove. Shpreha deshiren e madhe qe te prije ne procesin e brenda shteteve te BE-se, per te çuar perpara edhe rezoluten e Kombeve te Bashkuara per Kosoven edhe njohjen e pavaresise se Kosoves”, ka theksuar Surroi, thuhet ne nje kumtese per media te leshuar nga Zyra per informim e Partise Reformiste ORA.
    Nderkaq, Bush tashme ka mberritur ne Rostok te Gjermanise, ku neser fillon takimi i krereve te shteteve apo qeverive te G8, 7 vendeve me te industrializuara te botes plus Rusine

    RTK
    #VamosArgentina

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush-Putin, asnje marreveshje per Kosoven

    E Premte, 08 Qershor 2007


    Presidenti i SHBA-se ka kerkuar te ecet perpara me planin Ahtisari ne Kombet e Bashkuara.

    “Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, dhe ai rus, Vladimir Putin, nuk kane gjetur gjuhen e perbashket per Kosoven, ne takimin dypalesh dje, ne Gjermani”, njofton RTK. Mosarritjen e marreveshjes e beri te ditur Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush. Ne konferencen per shtyp, transkriptin e se ciles e publikoi mbreme Shtepia e Bardhe, Presidenti Bush ka thene se ne takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin, ka shprehur shqetesimet e tij per Kosoven. "Por edhe ne i kemi shqetesimet tona rreth Kosoves. Eshte nje ceshtje per te cilen ne duhet te vazhdojme te bisedojme”, ka thene Presidenti amerikan. Nderkohe, ai i ka shprehur Putinit, vleresimet per planin e Marti Ahtisarit, si zgjidhja me e arrire. “Ne besojme se duhet te levizim me planin Ahtisari, ne Kombet e Bashkuara. Ndersa Putin per kete ka rezervat e tij", ka thene Bush. Duke folur me tutje per marredheniet amerikano-ruse, Presidenti amerikan ka pranuar dallimet, por edhe nevojen e punes se perbashket per t'i tejkaluar ato. "Natyrisht, kemi mospajtime. Ju permendet Kosoven, ketu nuk ka dileme se ai nuk pajtohet me qendrimin tone. Andaj duhet te punojme bashke, per te pare se a mund te kuptojme njeri-tjetrin ne shume ceshtje", tha Presidenti amerikan. Ne anen tjeter, Keshilltari per Siguri Kombetare, Stephen Hadley, ka thene se edhe ne takimin e Presidentit Bush me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nje pjese e konsiderueshme e bisedes i eshte kushtuar Kosoves. Kryekeshilltari, Hadley, u ndal edhe njehere ne planin Ahtisari, per te cilin tha se “eshte punuar mbi nje vit, te cilin bashkesia nderkombetare e mbeshtet si rruge te ecjes perpara”. "Propozimi ekzistues para Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara do ta coje planin Ahtisari perpara, nje plan ky qe kerkon nje pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven", tha kryekeshilltari i Presidentit amerikan. Ai shtoi se ekzistonte nje konsensus mjaft i madh, se ky plan ishte i vetmi i mundshem per nje ecje perpara. Keshilltari amerikan per Siguri Kombetare, Stephen Hadley, tha se ky proces vazhdoi edhe ne Heiligendamm, dhe kujtoi pengesat ruse. "Ne dime se Rusia ka rezervat e veta per te dhe kemi nje sere bisedash qe po vazhdojne, qofte permes ministrave te jashtem te dy vendeve, ashtu edhe ne New York rreth rezolutes qe ndodhet para Keshillit te Sigurimit, ne menyre qe te ngushtojme keto dallime”, beri te ditur Hadley.
    #VamosArgentina

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kapitulli i fundit i Kosoves duhet shtuar
    Kris Paten*
    E Premte, 08 Qershor 2007

    Nese vala e fundit e komenteve mbi dosjet e politikes se jashtme te Toni Blerit duhej te ishte permbledhur me disa fjale, ato do te ishin “Kosova mire, Iraku keq”. Te pakten kete here, ky interpretim nuk eshte shume larg te vertetes: shume me perpara aventures se tij katastrofike ne Lindjen e Mesme, z.Bler ne fakt mori vendimin e drejte per te nderhyre me force, kur Beogradi ishte duke spastruar etnikisht krahinen e tij me jugore nga shumica e saj shqiptare.

    Megjithate, ajo qe ne pergjithesi ka munguar, ne debatin mbi dekaden e Blerit, eshte qe historia e Kosoves eshte shume larg te qenit e mbyllur. Prishtina e sotme mund te mos jete si Bagdadi ose Basra, por qetesia e saj aktuale zbulon paqendrueshmerine themelore te krahines.

    Qe prej 1999, Kosova ka qene nje protektorat i OKB-se, teknikisht pjese e Serbise, megjithese Beogradi nuk ka asnje institucion ose influenca ne terren. Me perpjekjet per te formalizuar statusin e Kosoves, qe jane duke u diskutuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB- se, ekziston frika se sa me gjate qe e shtyjne kete diplomatet, aq me shume ka te ngjare qe zhgenjimi lokal te kthehet ne nje gjakderdhje.

    Pas me shume se nje vit perpjekjesh, per te bindur Beogradin dhe Prishtinen, qe te negociojne nje marreveshje mbi statusin perfundimtar te Kosoves, i ngarkuari special i OKB-se, Marti Ahtisari, arriti ne perfundimin se asnje prej paleve nuk do te ndryshonte qendrimin e saj mbi ceshtjen themelore te statusit. Beogradi eshte i vendosur per te pohuar sovranitetin e Serbise mbi Kosoven dhe kosovaret, qe nuk do te hiqnin kurre dore nga kerkesa per pavaresi. Nje zgjidhje kompromisi eshte e pamundur.

    Keshtu qe, z.Ahtisari i paraqiti nje propozim te plote Keshillit te Sigurimit ne muajin mars. Keshilli eshte duke marre ne konsiderate nje draft-rezolute, e cila do te miratoje propozimet e z.Ahtisari dhe do te hape rrugen drejt pavaresise se Kosoves.

    Kjo ka inatosur dukshem serbet, ashtu si edhe mbrojtesi i tyre i vetedeklaruar ne Moske, i cili ka kercenuar nje veto ne Keshillin e Sigurimit, por kjo levizje nuk mund te jete nje surprize per kedo qe ka ndjekur ngjarjet ne rajon. Si nje komisioner evropian, une kam vizituar Kosoven rreth 10 here pas luftes se 1999 dhe u be gjithnje e me e qarte se pavaresia ishte i vetmi rezultat i mundshem.

    Se pari, eshte konteksti historik ai qe e ben Kosoven nje rast special. Ne 1989, ajo u be viktima e pare e nacionalizmit agresiv te ushtruar nga Sllobodan Milloshevici, kur ai shfuqizoi autonomine e saj te gjere brenda Serbise. Kosovaret ishin objekt i nje shtypjeje sistematike. Nje minoritet i vogel serb - me pak se 10% - sundonte mbi shumicen e shqiptareve te Kosoves.

    Pervec kesaj, me shperberjen e Federates jugosllave, Kosova humbi statusin e saj si njesi federative, e ngjashme (megjithese jo e njejte) me ate te 6 republikave jugosllave. Pas vitesh perpjekjesh paqesore per pavaresi, kosovaret iu rikthyen rezistences se armatosur dhe ne 1999, Milloshevici nisi nje operacion masiv ushtarak, duke perfshire spastrimin etnik, i cili nxiti nderhyrjen e komunitetit nderkombetar.

    Te ftosh popullsine shqiptare, qe perben 90% te popullsise se Kosoves, qe te qeveriset akoma nga Beogradi, pas gjithe atyre qe kane ndodhur, do te jete haptazi nje mjet per rigjallerimin e dhunes. Kjo eshte arsyeja qe anetaret e Grupit te Kontaktit - Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Rusia dhe SHBA - deklaruan formalisht me shume se nje vit me pare se statusi perfundimtar duhet te jete i pranueshem per njerezit e Kosoves.

    E verteta eshte se nuk ka asnje alternative te zbatueshme ndaj propozimeve te te derguarit special te OKB-se. Me gjithe mosdashjen e tyre per te ecur sipas draftit aktual ne Keshillin e Sigurimit, madje edhe ruset nuk kane parashtruar ndonje propozim konkurrues.

    Plani i z.Ahtisari dhe projektrezoluta, me sa duket, nuk do t’i pelqejne asnjehere Beogradit, por ato permbajne elemente te forte kompromisi. Do te kete kufizime per sovranitetin e Kosoves se pavarur, kufizime te tilla mbi forcat e ardhshme te mbrojtjes dhe pranine nderkombetare civile dhe ushtarake, qe do te mbikeqyre ne vitet e para te pavaresise. Per minoritetin serb, ka dispozita te gjera per sa i perket veteqeverisjes lokale dhe mbrojtjes se trashegimise fetare, krijimit te kushteve, te cilat do t’i lejonin serbeve te qendronin dhe, per ata qe ishin larguar, te ktheheshin. Ne asnje vend tjeter, minoritetet nuk gezojne te drejta kaq te gjera.

    Bashkimi Evropian ka nje interes special, sepse nese Kosova do te shkoje keq e me keq, Evropa do te jete e para qe do te vuaj. BE-ja gjithashtu ka rene dakord qe te marre persiper barren kryesore si te mbeshtetjes ekonomike te Kosoves, ashtu edhe duke ofruar personel per misionet civile dhe ushtarake te pas-pavaresise. Vendet anetare te BE-se ne Keshillin e Sigurimit duhet te perfundojne rezoluten me te gjithe forcen e tyre diplomatike.

    Historia e Kosoves akoma nuk mund t’i shtohet kolones se sukseseve te komunitetit nderkombetar. Duhet te jete shtuar edhe kapitulli perfundimtar i z.Ahtisari.



    * Ish-komisioner evropian per politiken e jashtme



    “THE FINANCIAL TIMES”
    #VamosArgentina

  16. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tadic: Pavaresi politike dhe ekonomike per Kosoven, por kurre shkeputje nga Serbia

    • “Pavaresi politike dhe ekonomike per Kosoven por kurre shkeputje te saj nga Serbia”, eshte ky propozimi i Serbise per zgjidhjen e ceshtjes se statusit nga Presidenti Boris Tadic


    “Pavaresi politike dhe ekonomike per Kosoven, por kurre shkeputje te saj nga Serbia”. Eshte ky propozimi i ri i Serbise paraqitur nga presidenti Tadic, per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Deklarata e Tadic eshte bere ne gazeten Danas, duke shtuar ketu edhe funksionet e institucioneve qendrore me serbet e Kosoves, kjo do te sherbeje per arritjen e nje konsensusi. Do te mund ta perkufizonim kete ne menyra te ndryshme, po ky eshte thelbi i asaj qe mund te konsiderohet si nje kompromis te vertet. Tadic tha se kjo ishte nje nder perpjekjet e serbise per te arritur nje kompromis per statusin e Kosove, dhe si I tille nuk duhet te nenvleftesohet.
    Sui generis

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Server: Rezoluta e Kosoves duhet te votohet perpara qershorit


    • Paqja dhe durimi jane dy gjera kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj” ka thene ne nje interviste dhene Radio Kosoves, analisti amerikan Daniel Server


    Mes tjerash analisti amerikan Daniel Server ka thene se nese rezoluta per Kosoven nuk vihet per votim ne Keshillin e Sigurimit para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Sipas Server, njohja e nje anshme e statusit te Kosoves nuk do ishte zgjidhje e mire.

    Zoti Server, si do ta komentoni situaten aktuale drejt zgjidhjes se statusit te Kosoves?

    “Mendoj se te gjithe ne mezi po presim te shohim se çfare do te ndodh me Samitin e G8- es dhe me pas ne Keshillin e Sigurimit ne fund te kesaj jave. Ne te vertete nuk e di se çfare konkretisht mund te presim nga ky samit, ndersa ajo per çka do te shpresoja une eshte nje marreveshje per rezolute ne Keshillin e Sigurimit, por siç po shihet gjasat per te jane 50-50”.

    A mund te ndodh qe çeshtja e Kosoves te lihet anash, si pasoje e problemeve tjera globale sic eshte sistem amerikan i mbrojtjes raketore ne Evrope, Irani apo te tjera?

    “Kosova eshte ne agjende se bashku me shume çeshtje te tjera dhe nje gje qe njerezit ne Kosove duhet ta kuptojne eshte se problemi i tyre nuk eshte me i rendesishmi ne bote. Mbi te gjitha mendoj se amerikanet jane duke bere perpjekje shume te medha per te gjetur nje zgjidhje te mbeshtetur me rezolute e cila do te votohet ne Keshillin e Sigurimit e per te cilen do te shohim ne ditet e ardhshme, se do te miratohet apo jo”.

    Çfare mendoni per planin B nese Moska vazhdon te mbaje qendrim te njejte ndaj Kosoves?

    “Plani B nuk eshte aq i mire sa plani A. Mendoj se plani B do te ishte shpallja e pavaresise pa rezolute ne Keshillin e Sigurimit por e pranuar nga disa shtete. Thjeshte plani B nuk do te ishte i mire aq sa eshte miratimi i rezolutes ne Keshillin e Sigurimit. Thjeshte njohja e nje anshme nuk eshte e mire per Prishtinen, as per Beogradin e poashtu edhe Mosken nuk do te ishte e mire. Shpresoj se te gjithe do te pranojne dhe do te vazhdojne me rezolute ne Keshillin e Sigurimit”.

    Pse ka nje hezitim te madh per njohjen e njeanshme te pavaresise se Kosoves?


    “Jane disa arsye praktike. Njera nga to eshte se pa rezolute te Keshillit te Sigurimit eshte e veshtire vendosja e misionit civil te Bashkimit Evropian ne Kosove pas pavaresise dhe kjo do te ishte fatkeqesi sepse Kosova ka nevoje per prezencen e ketij misioni per arsye te ndryshme. Mendoj se do te ishte e keqe per nje shtet t’a filloje jeten pa aprovimin e vendeve, anetare kyçe te Keshillit te Sigurimit dhe sinqerisht e them se do te ishte nje e keqe per nje shtet te nis ekzistimin pa marredhenie te mira me fqinjet e saj me te afert dhe me te fuqishem”.

    Ne rast te njohjes se nje anshme, a ka rrezik per ndarje te pjeses veriore te Kosoves?

    “Them te verteten, mendoj se eshte rrezik. Ne te gjitha menyrat, rreziku eshte i madh, sepse pa miratimin e rezolutes ne Keshillin e Sigurimit rreziku me Beogradin do te ishte me i madh ngase Beogradi do te bente perpjekje ta mbaje pjesen veriore, dhe kjo do te ishte fatkeqesia me e madhe. Pres nga komuniteti nderkombetar t’i rezistoje por sinqerisht e them qe ata nuk kane bere asgje per pjesen veriore per vite me rradhe dhe nuk pres shume ne kete drejtim”.

    A eshte i mundshem kthimi i forcave ruse ne enklavat serbe dhe moratoriumi 2 vjeçar?

    “Nuk e di se ku do te çonte moratoriumi per 2 vjet, dhe nuk e di se çka do te sjellte perveç konfliktit te mundshem ne pergjithesi. Pa dyshim qe do te ndikonte ne radikalizmin e politikave sikurse ne Prishtine ashtu edhe ne Beograd. Nuk ka kuptim te kete shtyrje. Nga ana tjeter shqetesimi qe disa e kane shprehur nese trupat ruse vendosen ne Kosove, mua me brengos fare pak, thjeshte edhe une po befasohem pse e deshirojne nje gje te tille. Ata kane shprehur perkushtim per nje perfshirje me te gjere ne Ballkan tash e sa kohe. Mbi te gjitha mendoj se shqiptaret duhet ta kuptojne se sa e rendesishme eshte per te ardhmen e tyre t’i mbrojne serbet dhe monumentet e tyre brenda territorit te Kosoves. Eshte me se e rendesishme qe keto duhet mbrojtur nga rreziku potencial”.

    Cili eshte ndikimi ne çeshtjen e Kosoves, i konfrontimit ndermjet Moskes dhe Uashingtonit?

    “Nuk i ndihmon, thjeshte ky konfrontim midis Moskes dhe Uashingtonit nuk i duhet Kosoves. Paksa fatkeqesi per Kosoven qe vendimi per te ardhmen tyre ndodh ne kete kohe kur jane veshtiresuar raportet ndermjet amerikaneve dhe ruseve”.

    Mendoni se koha per vendim per statusin e Kosoves do te merr ende kohe?

    “Nuk e di, siç e thash edhe me heret shtyrja e procesit eshte gabim shume serioz, mendoj se koha ka ardhur per te marr vendim. Nuk mendoj se mund te shtyhet per kohe te gjate. Do te nenvizoja edhe nje here se gjeja absolutisht me e rendesishme eshte qe te mos shpertheje dhuna ne Kosove, ne veçanti ndaj serbeve te Kosoves apo monumenteve te tyre brenda Kosoves, sepse mund te çonte ne rezultate jo te favorshme siç do te mund te ishte mos njohja e Kosoves apo edhe ndarja. Paqja dhe durimi jane dy gjerat kryesore qe do te mund t’ju çonin me hapa me te shpejte drejt qellimit tuaj”.

    Dhe çfare mund te presim ne ditet e ardhshme?

    “Do te isha shume i zhgenjyer nese rezoluta per Kosoven nuk sillet per votim ne Keshillin e Sigurimit deri ne javen e ardhshme. Pa dyshim nese nuk vihet ne votim para fundit te muajit qershor do te ishte vertete zhgenjyese. Mendoj se njerezit jane duke pritur me teper nga prapa skena , por une me shume do te shpresoja ne miratimin e rezolutes dhe kjo do te ishte nje arsye e fuqishme per njerezit qe te jene te lumtur me kete. Do te thoja qe propozimi i Ahtisaarit perfshine shume gjera qe kosovaret duhet t’i permbushin, pra shume obligime per Kosoven. Zbatimi i tyre nuk do te jete i lehte apo i shpejte. Me duket qe njerezit do te jene shume te lumtur te shohin perfundimisht se statusi eshte arritur, por ne te njejten kohe duhet ta pergadisin veten per nje periudhe veshtersish per t’i permbushur obligimet qe kerkohen te zbatohen”. (RTK)
    #VamosArgentina

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Kosova ndodhet ne fazen finale te shtetesise

    me pyt tamam tamam


    per merite te kujt?

    dikur thohesh sj forme barcalete apo batute '' me nim t shoqnis mun bohen ene kalamoj biles''
    Ndryshuar për herë të fundit nga i humburi : 11-06-2007 më 19:34

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pavaresia, Alternativa e vetme per Kosoven


    Derguar me: 15/06/2007
    • Ish ministrat e jashtem te disa vendeve perendimore bene sot thirrje per pavaresine e Kosoves duke e cilesuar si alternativa e vetme per Kosoven

    Ish ministrat e jashtem te disa vendeve perendimore bene sot thirrje per pavaresine e Kosoves. Madeline Albright e Shteteve te Bashkuara, Lloyd Aksworth i Kanadase, Jan Eliason i Suedise, Gareth Evans i Australise, Joshka Fisher i Gjermanise, Bronislav Geremek i Polonise, Nils Petersen i Danimarkes, Lydie Polfer i Luksemburgut, Jozias van Artsen i Holandes dhe Hubert Vedrine i Frances, nje pjese e te cileve hartues te planit fillestar para 8 vjetesh per qeverisjen e Kosoves, thone se zgjidhja e vetme e mundshme, eshte pavaresia nen nje mbikqyrje te forte. Thirrja ish shefave te diplomacise eshte bere permes nje artikulli botuar sot ne gazeten International Herald Tribune. Kosova, theksojne autoret, eshte çeshtja e fundit madhore territoriale ende e pazgjidhur, qe pas shperberjes se dhunshme te ish Jugosllavise.

    Pas 14 muajsh bisedimesh, ndermjetesuesi i tyre, Presidenti Ahtisari, arriti ne perfundimin se qendrimet e paleve ishin te papajtueshme dhe se arritja e konsensusit ishte e pamundur. Ne kuader te marreveshjeve te negociuara me te gjitha palet, zoti Ahtisari propozoi pavaresi te mbikqyrur per Kosoven, me garanci te forta per pakicen serbe. Ish ministrat e jashtem theksojne se, koha per te vepruar eshte tani. Tensionet mund te shtohen dhe pa nje rezolute mbi statusin perfundimtar, e ardhmja e Kosoves dhe e Serbise do te mbetet e pasigurte. Disa thone, theksohet me tej ne artikull, se Rusia do te preferonte me mire kete situate, se sa anetaresimin e Kosoves dhe Serbise ne Nato e ne Bashkimin Evropian.

    Por serbet dhe kosovaret duhet te bejne zgjidhje tjeter. Ata e meritojne te jene ne Bashkimin Evropian. Rusia eshte ankuar se nuk eshte perfshire ne bisedime. Ajo duhet te perfshihet, por ne menyre konstruktive dhe jo per t’i bllokuar ato, thone ish ministrat e jashtem. Ajo qe mund te duhet, ndoshta, eshte nje formulim qe te jete i pranueshem per Rusine. Rusia mund t’i siguroje serbet dhe te theksoje se Kosova eshte nje rast i veçante, qe nuk mund te sherbeje si precedent per rajone te tjera. Plani Ahtisari, theksojne ish minsitrat e jashtem, ka disa avantazhe. Ai u ofron rreth 100 mije banoreve serbe mundesine te kontrollojne jeten e tyre ne nje Kosove demokratike, qe do te mbrohet dhe vezhgohet nga komuniteti nderkombetar.

    Plani parashikon mbrojtje per objektet fetare e kulturore serbe. Po ashtu ai parashikon nje prani nderkombetare qe do te mbikqyre institucionet e Kosoves dhe do te ndjeke zbatimin e marreveshjes. Po ashtu ai e vendos Kosoven ne rrugen drejt integrimit evropian. Bashkimi Evropian, theksojne me tej ish shefat e diplomacise, ka rene dakort te mbikqyre Kosoven gjate periudhes tranzitore dhe te dergoje atje nje mision policor perkrah forces se tanishme paqeruajtese te Natos. Nje vonese e pafund e shkaktuar nga paqartesia rreth statusit te Kosoves, do te vinte ne rrezik tranzicionin e qete drejt mbikqyrjes evropiane. Kosova, thone ish zyrtaret e larte, eshte nje rast unikal, qe kerkon zgjidhje krijuese. Ajo nuk ka pse krijon precedente per konfliktet e tjera te pazgjidhura.

    Kur Keshilli i Sigurimit miratoi rezoluten 1244, ne pergjigje te veprimeve te Millosheviçit ne Kosove, ai hodhi bazat per nje proces politik qe do te percaktonte te ardhmen e Kosoves. Serbia, shkruajne me tej autoret, duhet te pranoje se stabiliteti ne Ballkan, qe do te arrihet nga plani Ahtisari, do ta lejoje ate te shfrytezoje pozicionin gjeografik, burimet dhe talentet per t’u bere nje lojtar i rendesishem rajonal dhe nje force konstruktive ne politiken evropiane. Populli serb meriton nje vend legjitim ne Evrope dhe Serbia mund te filloje te ece drejt anetaresimit ne Bahskimin Evropian. Synimi yne, theksojne ish ministrat e jashtem, eshte nje Evrope e bashkuar dhe e lire, ku te gjithe popujt e Ballkanit perendidmor te jene anetare te Bashkimit Evropian.

    Perfitimet e nje perpjekje te bashkerenduar evropiane ne Kosove, te mbeshtetura nga OKB-ja dhe NATO-ja, jane te medha. Rusia dhe vendet e tjera te Keshillit te Sigurimit duhet te plotesojne premtimin qe Keshilli beri ne vitin 1999 dhe te bien dakort qe te perfundojne procesin e vete-qeverisjes ne Kosove. Kjo eshte alternativa me e mire ne kete periudhe te nje historie te veshtire per gjithe rajonin. Alternativa te tjera te qendrueshme nuk ekzistojne, perfundojne ish ministrat e jashtem, ne artikullin e tyre botuar sot ne gazeten International Herald Tribune. (Zeri i Amerikes)
    #VamosArgentina

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    NATO: Do reagojme ashper ndaj cdo kercenimi mbi sigurine e Kosoves


    Derguar me: 15/06/2007
    • Ne deklaraten e ministrave te jashtem te NATO-s, shprehet mbeshtetja per planin e Ahtisarit per pavaresi te mbikqyrur te Kosoves si dhe kercenimi se do te reagoje ashper nese cenohet sigurine e saj

    NATO do te reagojne ne menyren me te ashper ndaj çfaredo lloj trazirash dhe provokimesh, ne Kosove. Ne mbyllje te takimit dy-ditor te ministrave te jashtem te NATO-s, eshte dale me nje deklarate te perbashket ku thuhet se NATO nuk do te toleroje kurrfare kercenimi mbi sigurine e Kosoves dhe do te reagoje shpejt dhe me vendosmeri. Zedhenesi i NATO-s, Xhems Apaturai deklaroi se Aleanca e mbeshtet planin e te derguarit te posaçem te Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari, per pavaresi te mbikqyrur te Kosoves. Apaturai vleresoi se zvarritja e vendimit per statusin e Kosoves do te mund te shkaktoje dallime mes 26 anetareve te NATO-s. "Askush nuk deshiron mungese te rezolutes ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, pasi kjo do te mund te sjelle dallime ne aspektin e pikepamjeve ne Europe, e ndoshta edhe brenda NATO-s. Ndaj te gjithe e duan planin e Ahtisarit. Na nevojitet rruge politike e cila do te siguroje unitet ne BE dhe NATO", tha Apaturai.
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  4. Konferencë për statusin e Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •