Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    Asgjë përpos të së vërtetës

    ASGJË PËRPOS TË SË VËRTETËS

    Shkuan:Prof. Besnik Kastrati.

    30-Dhjetor-2007.

    Me përfundimin e luftës së përgjakshme gjithpopullore,erdhi më në fund çlirimi i shpirtrave shqiptar nga ndjenja e njerëzve të rendit të dytë.
    Pas luftes i zgjatën veshët lepujt(dora e zgjatur e UDB-es) që dridheshin deri në palcë të eshtrave se çka do të bëhet me fatin e tyre!
    Ndër këta lepuj ishte dhe është edhe Flori Bruqi,i cili kur e vërejti që nuk do të ketë hakmarrje,por do të i lëne spijunët që të vriten me ndërgjegjen e tyre,mori guximin dhe dual në skenë,por me skenar ndryshe!
    Ai filloi me lajka e lavdërime të veprimtarëve, politikanëve,intelektualëve,
    herojnjëve e shkrimtarëve,pastaj me politiken e serbit filloi të lavdëron vetvetën,dhe kapërceu çdo limit të normales,filloi të interviston vetvetën,dhe të del si patriot e shkenctar,e madje shkoi aq larg sa mundohej të kyqej edhe në veprimtaritë aktuale të mekanizmave për pavarsinë e Kosovës.Por harroi Flori Bruqi që shqiptarët nuk janë më si kanë qenë,prandaj me injorancë qeshen me te, rinia,e veprimtarët deri te intelektualët e shkrimtarët!
    Gjithnjë duke u munduar të “lajë vetveten”me një kokëfortësi të derrit të egër që edhe kur e sheh që ka për të u ngujuar në dru ai vazhdon tërfëllimin e tij,ashtu edhe Flori Bruqi vazhdoj të hyjë në fazën imagjinatës dhe ngriti gradat e tij në shërbimet sekrete,nga spiun i CIA –ës,deri te gradat ushtarake,kolonel i AKSH-ës,që hasi në përqeshje e demantime zyrtare në media publike!
    Nuk u ndal as këtu por vazhdoi prap duke parë se po i rrallohej rrethi i bashëpuntorëve (që i kishte përfituar me thirrje e lutje,për një kohë të shkurtë),ai filloi të shfrytzojë emra të njerëzve të shquar duke iu formuar adresa falso të internetit e poashtu edhe duke imagjinuar disa të tjerë ai mbronte vetvetën dhe mundohej të dilte në breg, sepse ishte zhytur në pellgun e gënjeshtrave të veta!
    Mendonte që nuk din askush të vërejë manipulimet dhe gënjeshtrat e tija,dhe mbas një kohe të shkurtër u zbulua.
    Kështu Flori Bruqi,filloi me kërcnime për likuidime fizike të njerëzve të pafajshëm,dhe këtu paraqitej me postin e kolonelit të AKSH-ës,dhe kërcnonte në emër të FBKSH-ës!
    Egërsia e tij arriti kulmin,filloi të dërgon e-maila brutal e banal,pastaj dhe filloi të ju lejë takime njerëzve të pafajshëm për të u ballafaquar fytyrë për fytyrë.Kur edhe ky plan politik i dështoi filloi të nxitë njerëzit në pozita kundër intelektualëve e shkrimtarëve patriot,e edhe kundër puntorëve të mediave elektronike e të shkruara!
    Për fat të mire edhe këtu hasi në gozhda,dhe më në fund Flori Bruqi, filloi taktitën tjetër,kinse po tërhiqet nga polemikat dhe po shkon në pushim,ndersa në emra falso vazhdonte të dërgonte e-maila fyes dhe kërcnues,e mandej edhe duke përdhosur njerëz të tjerë, figurat kombëtare e letrare, që janë shumë me vlerë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët në botë!

    Spiunëve,UDB-ashëve shqiptarë të Serbisë,lakmia ua kishte zhdukur arsyen njerëzore,porsi bishat që kërkojnë prenë e tyre,hulumtonin në Kosovë!
    Flori Bruqi bashk me shokët e tij:

    1) Alban Gervalla,
    2) Bashkim Hasanaj
    3) Gani S.Demjaha
    4) Ramadan Avdimetaj
    Dhe mynafikët gjetën prenë e tyre!


    Viktimat e UDB-ashëve ishin shkrimtarët,shkenctarët,poetët e gazetarët,studentët e mërgimtarët të cilëve ju kanë tharë lotët për Kosovën dhe ju kanë bërë gacë me të cilen mundohen të ringjallin jetën në Kosovë!
    Këta lotë ju dalin nga fajsia e patriotizmit që nga këta shpirtra njerëzorë burojnë fjalët dhe veprat e bukura aq të nevojshme për shqiptarët.
    Burrëria e tyre është karakteri të cilin e kanë përgjithmonë me vete.
    Sado që Flori Bruqi me shokët e tij mbajnë në duar megafonin propagantistik me shpifje të llojllojshme, ashtu që si me kashtë të thatë mundohen të shuajnë zjarrin,ata nxisin vllavrasjen,prap se prap ne njohim madhështinë e fjalëve dhe veprave të fuqishme,që entuziazmojnë mahnitshëm shpirtrat e trazuar për edukim dhe kulturë shqiptare!
    Flori Bruqi bashkë me tre shokët e tij krijuan këtë TURP,me këto adresa falso:

    1. ALBATROS DRINI
    2. ALBANA FERATI(Shkup)
    3. ALBANA FERATI(Burim,ish Istok)
    4. ALBANA FERATI(Washington)
    5. ALBERT SHABANAJ
    6. ARBEN SHKUPI
    7. ARSIM JONUZI
    8. AVDULLAH KONOSHEVCI,
    9. BESNIK PRISHTINA
    10. BASHKIM HASANAJ
    11. BEDRI ZAHITI
    12. FJOLLA RUSHITI,
    13. FLORIM SLATINA,
    14. HAKI DEMJAHA,
    15. HASIM RUSHITI
    16. ILAZ PROKSHI,
    17. ISMET SHABANI
    18. KAMBER RAMAJ
    19. KOL SHKODRANI
    20. LIRIJE DOMI,
    21. LIRIM SHABANI
    22. LUAN SHALA
    23. RAMADAN AVDIMETAJ
    24. REXHEP SELIMI
    25. SABRIJE HALITI
    26. SAMILE JAHAJ,Profe.(Maqedoni)
    27. SAMIR BERISHA
    28. SEFER DEMAJ
    29. SEFER SMAJLI
    30. SERBEZE HOXHA
    31. SELVETE H.HOXHA,
    32. SMAJL SEFERAJ
    33. SHABAN DEMA
    34. SHKUMBIM TAFILAJ
    35. SHPETIM SHABANAJ
    36. SHYHRETE GORAJ,
    37. TAHIR SINANI
    38. XHAFER SYLAJ
    39. VALENTINA KORQA,
    40. VIKTOR SHKODRANI
    41. ZOJE SHALA


    Pastaj kjo nuk i doli mjaft,sepse planet i rrënoheshin.
    Gjithmonë dilte dikushi që iu kundëvihej drejt,rrept dhe qartë,prandaj Flori Bruqi, thirri në ndihmë njerëzit, me lajkat e tij dhelpërore dhe arriti të i futë në rrjetin e vet këta njerëz të kulturës sonë:

    1. ENGJELL SHEHU
    2. FADIL SHYTI,
    3. GANI S.DEMJAHA,
    4. HAMDI NUHIJU
    5. JETON KELMANDI,
    6. KEZE(KOZETA) ZYLO
    7. KOLEC TRABOINI ( Pendelkalteri )
    8. MERDANA KELMENDI
    9. MONA AGREGORASIN,(BOSTONI)
    10. NAMIK M.SHEHU
    11. RAJMONDA MOISIU
    12. XHAFER SYLA,
    13. VITOR STEFA-LEKA,


    Kështu që Flori Bruqi me mendjen e tij të ndalur që në kohën e komunizmit,shpalli veten,ushtarak e spiun,mjek e letrar e edhe aktivist në vetvendosje,por NUK ËSHTË ASGJË TJETËR VEQSE NJË SPIUN I SERBISË QË KA PËRFITUE NGA BEOGRADI NJË DIPLOME TË DIF-IT!
    Flori Bruqi,me ndihmësit e tij, muarr guximin të kërcënojë me likuidim fizik në emër të AKSH-ës e FBKSH-ës këta njerëz:

    1) Bahtir Hamzën,
    2) Engjell Shehun,
    3) Krenar Gashin,
    4) Sali Bashoten,
    5) Sami Lushtakut,
    6) Zenun Qelajn etj.


    Duke e parë idiotizmin e Flori Bruqit u diferencuan këta intelektualë:

    1) Avdullah Konoshevci,Prof.
    2) Bahir Hamza,poet,
    3) Bedri Zahiti, Dr.
    4) Gafurr Adili,”zëdhënës i FBKSH”
    5) Kadri Mani, Prof.
    6) Xhafer Syla,Mr.


    Flori Bruqin errësira e urrejtjes e verboi ,pa menduar gjatë pëdhosi shumë shqiptar, emra të njohur të letërsis shqiptare të mediave dhe poashtu edhe figura të shquara të kombit tone e të huaj, këta janë:

    1) AVDULLAH KONOSHEVCI
    2) ABDULLAH SELMANI
    3) ARBANA XHARRA
    4) BAHTIR HAMZA,
    5) BEDRI KASTRATI,
    6) BESNIK KASTRATI NGA GJAKOVA,
    7) BESNIK KASTRATI NGA PEJA,
    8) BESNIK KRASNIQI,
    9) BESNIK MATOSHIN
    10) CASEY COOPER JOHNSON
    11) EKREM KASTRATI,
    12) ENVER HASANIN
    13) FAIK ISPAHIU
    14) FADIL GASHI,
    15) FATOS KASTRATI,
    16) FISNIK KASTRATI
    17) ILIR KASTRATI,
    18) IRHAN JUBICA
    19) ISUF DEDUSHAJ
    20) JETA XHARRA
    21) KRENAR GASHI,
    22) KRENARE MALOKU
    23) LENDITA AZIZI
    24) LUAN KRASNIQIN
    25) MUHAMET HAJRULLAHU
    26) NEHAT HASANIN,
    27) NEZIR MYRTA,
    28) NORA HASANI
    29) RAMI MISLIMI
    30) REXHEP KASTRATI
    31) SALIH BASHOTA,
    32) SEFEDIN KASTRATI ,
    33) SYZANA FIRZA
    34) SHANI KASTRATI,
    35) UKE LESHI,(JUSUFAJ).
    36) VISAR KASTRATI,
    37) ZEKERIA CANA,
    38) ZENUN ÇELAJ,


    ÇKA PËRFITOI FLORI BRUQI NGA KJO MARATONË E SHPIFJEVE!

    Duke fyer rëndë nderin e personaliteteve autoritative,Flori Bruqi reflektoi theksueshëm pamaturinë e tij personale në rrafshin imagjinar dhe qartë vizualizoi qëllimet e tija për të hyrë në bërthamat e veprimtarive operative që luftojnë për ardhmërinë e ndritshme gjithëpopullore,me të vetmin qëllim ,raportimin dhe shembjen e rinisë dhe patriotëve shqiptarë!

    ASGJË PËRPOS TË SË VËRTETËS

    Me intervenim nga Beogradi Flori Bruqi u fut në lidhjen e shkrimtarëve,dhe aty vazhdoi aktivitetin e tij,dmth,prej vitit 1975-1999,ku përgjatë kësaj kohe kishte qenë mjaft aktiv për shërbimin sekret serb.
    Përgjithsisht Flori Bruqi nuk është vetem,me te janë shumë që sot flenë të qetë,dhe nuk kanë ndërgjegje që i brenë për punët e pista që kanë bërë, vetëm të përfitojnë diploma e banesa, dhe pse shqiptarët e zgjedhur ,patriotë e të dijshëm,puntorë e udhëheqës,student e fshatarë,këngëtar,poet e mërgimtarë u kalben në burgjet e Serbisë e të Kosovës,shumë fëmijë mbeten jetima nga likuidimet e prindërve të tyre,tinzisht e haptas.
    Mbas vitit 2000,u shpalosën dosjet e bashkpuntorëve të UDB-es dhe aty në mesin e UDB-ashëve ështe Flori Bruqi,Këto u shpallën në media elektronike e të shkruara!
    Emri i Flori Bruqit spiun i UDB-es tani është i njohur për opinionin,dhe në një artikull të gazetës Shkodra,Irhan Jubica,zbulon maskarallyqet e Flori Bruqit,pastaj web faqet si në student info,prishtina team,forumi shqiptar,albanianhub-ch,e shumë e shumë të tjera,ku Flori Bruqi duke quajtur veteveten “gjeni” në mënyren komuniste iu kundërvye të gjitha faqeve,me shpifje e gënjeshtra,dhe më në fund të gjitha faqet shqiptare më të priviligjuarat në internet e përjashtuan,dhe e emëruan “Flori Bruqi manjakun e internetit”

    Me këtë fragment nga artikulli i znj.Keze(Kozeta)Zylo,shumë i qëlluar dhe i titulluar:” Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit.” Shkëpusim fjalët e kryetarit Amerikan te viteve 1801-1809,pikërisht në Deklarimin e pavarsisë së Amerikes kishte thënë:” Asgje nuk mund ta ndalojë një burrë në këtë Planet për konceptet e drejta që ka për arritjen e qëllimit të tij, por nga ana tjetër asgjë nuk mund ta ndalojë një burrë në këtë Planet për konceptet negative që ka, por do të ndalohet, në arritjen e qellimit të mbrapshtë të tij."

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kurgja nuk kuptova..

    kush po ma kjarteson kte artikull ma nalt or shoqa..

    --

    ja nji artikull qe gjeta ne 55

    --


    Na duhen edhe pak korrigjime te vetvetja
    (30.12.2007)
    Politika jonë e pasluftës ishte politikë e ashpër. Shumë e ashpër. Partitë politike që dolën nga lufta, dhe partitë që e kishin bërë politikën kombëtare përmes politikës paqësore, nuk duroheshin mes vete. Një klimë të tillë politike në Kosovë askush nuk e kishte pritur


    Politika jonë e pasluftës ishte politikë e ashpër. Shumë e ashpër. Partitë politike që dolën nga lufta, dhe partitë që e kishin bërë politikën kombëtare përmes politikës paqësore, nuk duroheshin mes vete. Një klimë të tillë politike në Kosovë askush nuk e kishte pritur. Vrasjet që ndodhën, si pasojë e kësaj klime të ashpër politike, e zhgënjyen popullin, i cili ende po i shëronte traumat që ia kishte shkaktuar regjimi fashist millosheviqian. Këto vrasje ia prishën imazhin lirisë së njëmendët. Krimi politik pati lëshuar rrënjë të thella në Kosovë. Dhe po e rrezikonte shtetësinë e saj. Politika e “re” e Beogradit, e përdori si argument këtë për ta frenuar pavarësinë e Kosovës. Në njërën anë çirrej se “Kosova është kapluar nga krimi dhe se vetëm ajo do të mund ta ndalte atë” e , në anën tjetër, e vriste kryeministrin e vet! Ajo “harronte” se sa krim të rëndë kishte bërë me vrasjen e kryministrit të vet! Qeveria serbe e “re”, jo vetëm krimin që mbiu në Kosovë, por edhe ngjarjet e marsit të vitit 2004 mëtoi, me tërë forcën, t’i shfrytëzojë si argumente në arenën ndërkombëtare për ta ndalur pavarësinë e Kosovës. Dhe që në një formë më të butë, tash, ta rikthente Kosovën nën juridiksionin e saj, e që nëse i vjen momenti në një kohë tjetër, t’ia shtojë dhunën, ashtu siç pati vepruar Millosheviqi për ta serbizuar Kosovën. Por, është ligj i natyrës që ai i cili bën keq, edhe të përfundojë keq. Kryekrimineli i Ballkanit, Millosheviqi, e përfundoi jetën në Burgun e Hagës, i akuzuar për krime të rënda. Forcat e tij ushtarake, policore dhe falangat e tjera e thyen qafën bashkë me të. Morën fund. Ja, ky është ligji i natyrës që kur godet, të shpie në humnerë.
    Politika e re “serbe”, në vend se menjëherë vetë ta pranonte pavarësinë e Kosovës pas gjithë asaj që kishte bërë Serbia në shqiptarët, fatkeqësisht, e ndërroi vetëm taktikën. Zë i fuqishëm në përpjekjet e saj anti-Kosovë i është bërë, edhe kësaj radhe, Rusia, e cila ishte shkaktarja kryesore që ndikoi në konferencat e para Luftës së Parë Botërore, por edhe pas të Dytës, që të ndahen tokat shqiptare. Ajo i dha krahë edhe atëherë Serbisë që t’i vrasë e përndjekë shqiptarët përgjatë shumë viteve, deri sa forcat e NATO-s dhe UÇK-ja e dëbuan me dhunë nga Kosova. Është fakt se edhe gabimet tona të pasluftës, na shkaktuan dëm. Kjo kuptohet. Dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Janë të vetëdijshëm edhe ata që i bënë këto gabime nga dëshira për pushtet. Diku-diku, gabimet u bënë edhe nga dëshira e flaktë që sa më shpejtë të bëhet shteti. (Ndoshta dikush gaboi edhe qëllimisht, për t’ia prishur imazhin Kosovës në botë. Ku ta dish?!). Por deshi Zoti e u bë kthesa e duhur, për të cilën luteshim të gjithë. Për të cilën edhe ne, si gazetarë të “Botës sot”, e kishim rrezikuar kokën. Në kohën kur krimi politik po e rrezikonte shtetësinë e Kosovës, për të mirën e saj, ia vumë gjoksin atij. Edhe ne e kemi meritën tonë që ndodhi kthesa pozitive: që u ndal krimi që disa vjet. Disa prej nesh, u vranë. Disa patëm fatin të shpëtojmë. Dhimbja për kolegët tanë të vrarë, është e madhe. Ata u përjetësuan si pena të guximshme. U bënë shembull se si bëhet gazetaria e guximshme në të mirë të çështjes së Kosovës. Viti 2004 shfaqi shkëndijat e para të kthesës së mirë për Kosovën. Që atë vit, ra klima e ashpër politike. Gjithnjë e më tepër po shndërrohej, nga e ashpra, në një klimë vëllazërore. E kjo i duhej Kosovës. Kjo edhe u realizua. Tash na duhet edhe një hap tjetër i domosdoshëm: të ndalet edhe korrupsioni. Ata që zgjedhen në institucionet tona, duhet ta kuptojnë se aty po vihen për t’i kontribuar Kosovës, e jo për t’u rënë arkave të varfëra të saj. Kur i varfëron ato, e varfëron edhe Kosovën. Edhe ky lloj krimi ekonomik, përgjithmonë, duhet të flaket nga Kosova. Për të mirën e saj. Kur krejt bota demokratike është vënë në përkrahjen e shtetësisë sonë, edhe ne, me veprimet tona, duhet t’i kontribojmë me krejt energjinë vetvetes. Shuarja e korrupsionit do të ishte një ndihmë e madhe për Kosovën. Shumë e madhe në prag të pavarësimit të saj. Ky korrupsion bëri që populli të dalë shumë pak në zgjedhjet e fundit. Kjo pjesëmarrje e vogël e popullit në to, duhet të analizohet mirë nga të gjitha partitë politike. Ato që synojnë të dalin fituese, duhet ta kuptojnë si leksion se duhet të punojnë mirë. Se nëse nuk bëjnë qeverisje efikase, qeverisje çfarë e dëshiron populli, s’do të qëndrojnë gjatë në pushtet.
    Sipas asaj që është bërë publike, PDK-ja e LDK-ja po hynë bashkë në koalicionin qeverisës. Me këtë koalicion, përfundimisht, vija e luftës dhe e paqes, te ne nuk do të kenë më ndarje strikte çfarë ishte disa vjet pas luftës. Ajo ndarje strikte u zbut, kur në koalicionin qeverisës pati hyrë AAK-ja, pas zgjedhjeve të 2004-s. Tani, me koalicionin PDK-LDK, edhe pjesa tjetër e luftës, po afrohet me politikën e paqes. E kjo është ana e mirë e këtij koalicioni. Sepse, kur të dy krahët e plotënisë së luftës afrohen shumë me vijën paqësore, klima politike nuk mund të ashpërsohet më. Në fazën e pavarësisë së Kosovës, na duhet një qeverisje e mirë. Këtë duhet ta ketë parasysh koalicioni qeveritar. Një qeverisje e mirë, shumë më të lehtë ia bën rrugën pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë se do të jetë e nivelit që e dëshirojmë të gjithë. Dhe lutemi që viti 2008 ta shënojë vitin historiko-kombëtar për ne-vitin e pavarësisë së Kosovës, për të cilën u sakrifikuan me gjenerata të tëra. Afër saj jemi. Dhashtë Zoti ta gëzojmë këtë! Dhimbje kemi që vdekja e rrëmbeu projektuesin e saj, dr. Ibrahim Rugovën. Realizimi i projektit të tij është ngushëllimi ynë për mungesën e tij.
    Lexues të nderuar, edhe një gjë para se t’ju them gëzuar. Duhet të mësohemi se partitë e ndërrojnë njëra-tjetrën në pushtet. Ky është rregull demokratik. Prandaj, partitë duhet t’i kuptojmë pa emocione të forta, emocione këto që bënë ta shikonim njëri-tjetrin si të ishim armiq disa vjet pas luftës. Ne duhet të jemi në përkrahje të çdo qeverie shqiptare që punon mirë. Nëse qeveria e Thaçit e bën këtë, duhet ta ketë përkrahjen tonë. Emocione të forta duhet të kemi vetëm për shtetin dhe kombin tonë. Gëzuar vitin 2008! Paçim mbarësi dhe lumturi!

    Nga Nazmi Lukaj

    ---

Tema të Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. 400 Keshilla dhe udhzime Islame
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:16
  3. Balsami i lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Drita Dhe Koha E Pejgamberit Muhammed (s.a.a).
    Nga Mision në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 17:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •