Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Postime
    4

    Nuk Eshte Fjala Thjeshte Per Nenshtetesine, Por Per Kombin Dhe Nivelin E Demokracise

    Thuhet se i fundit qe merr vesh “prapesit” e gruas, eshte i shoqi. Keshtu ndodhi edhe me ligjin per fene, i cili, siē njofton “Gazeta shqiptare” e dates 16.12.2007 qenka firmosur nga drejtuesit fetare dhe “dora e fundit” do te jepet diten e marte nga Komisioni. Nderkohe, populli shqiptar nuk ka dijeni se ē’fare permbajne nenet e tij dhe nuk e ka shprehur mendimin ne se e aprovon apo jo nje ligj te tille.
    Ne kete projektligj thuhet se kusht i vetem per drejtuesit e fese eshte te kene nenshtetesine shqiptare Nga gazeta gjithashtu marim vesh, se kete projektligj e kane nenshkruar drejtuesit e besimeve fetare ne Shqiperi.
    Historia na ka dhene shembuj te shumte, kur kreret e besimeve fetare kane vepruar ne dem te interesave te popullsise shqiptare. “Ne shekullin XVII pati shume komplote…ne qender te ketyre komploteve jane thuajse gjithemone, kreret e Kishes Ortodokse” (f.108 “Stradiotet” P.Petta) Po sambas kujtimeve te priftit nga Permeti merguar ne Amerike,Kosta Tomori , me 16 shtator 1913-es ,ushtrine greke qe kishte zaptuar Permetin e komandonte Papa Gjeorgjiu . (f.66 “Kapedan At Stath Melani”) Shembuj te tille jane te shumte ne kronikat e historise sone, prandaj firmosja nga ana e krereve te besimeve te ndryshme, nuk e perligj projektin e paraqitur per aprovim
    Sot , siē shprehen politikanet dhe shteti, jetojme ne nje shoqeri demokratike. Shoqeria demokratike nenkupton, sipas ideatoreve te saj, krijimin e shtresave sa me te gjera te qytetareve kritike, te informuar dhe pjesemarres qe bisedojne me politikanet dhe drejtuesit mbi bazen e barazise dhe respektit reciprok. Parim i ligjeruar me firmosjen e Traktatit te Amsterdamit me 1997.
    Pra ky projekt ligj, qe ka te beje me drejtimin shpirteror te popullit shqiptar, duhej te ishte pasqyruar i plote ne faqet e shtypit brenda dhe jashte vendit . Si mund te aprovohet nje ligj kaq i rendesishem, pa u njohur populli me permbajtjen e tij dhe pa dhene aprovimin me anen e nje referendumi ?
    Besimi fetar nuk njeh kufij shteterore, kur behet fjale sidomos per popullsi te njejte kombetare, qe historia padrejtesisht e ka copetuar. Nuk mund te mendohet dhe as te pranohet qe kombi shqiptar te ndahet nga drejtues te ndryshem fetar te te njejtit besim. Pra per aprovimin e ligjit mbi fene (qe eshte e ndare nga shteti) duhet te merret mendimi i te gjithe shqiptareve siē u veprua ne vitin 1929 kur Parlamenti aprovoi Dekretligjin mbi Formimin e Komuniteteve Fetare .
    Ne hartimin e tij u angazhuan shqiptaret e te gjitha trevave si dhe ata te diaspores. Ky Ligj ,i aprovuar me 9.07.1929, e qe funksionoi deri ne ēlirimin e vendit , ne nenin nr.7 parashikonte se « Kryetaret e feve, ashtu edhe vartesit direkt te tyre, duhet te jene shtetas prej fisi e gjuhes shqiptare ».
    Nenshtetesi shqiptare, mund te marre ēdo banor i globit si nga Afrika, Kina , Mongolia , Brazili, Honoluluja etj.
    Drejtimi shpirteror i nje populli, lidhet ngushte me detyren e mbrojtjes se interesave te tij te ekzistences, gjuhes, kultures, identitetit dhe ardhmerise se tij. Kete detyre e kane kryer shume perfaqesues fetare shqipetare, si te fese katolike ashtu edhe asaj mysylmane dhe ortodokse. Mjafton te kujtojme fjalet e At Stath Melanit: « I krishtere i mire mund te jete vetem ai qe do vellezerit, nenen dhe vendin e tij. Djema! Ju me shikoni prift, por une nuk u linda kesisoj , por shqiptar dhe shqiptar dua te vdes.”
    At Mihal Dhosi prift nga Kosova, Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, Fan Noli, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj. jane nder shembuj te spikatur te figures se drejtuesit shpirteror te shqiptareve.
    Po per keto aresye edhe Parlamenti i Greqise ne ligjin per fene qe ka aprovuar ne piken 2 te nenit nr.12 te Kushtetutes parashikon qe “Kryepeshkopi i Athines dhe i Greqise , duhet te jete me shtetesi dhe kombesi greke”.
    Parlamenti , para se te aprovoje ligje kaq te rendesishme per kombin tone , simbas edhe parimeve te demokracise, duhet t’iua beje te njohur popullit te gjitha nenet e ketij ligji dhe te marre aprovimin e tij nga nje referendum popullor.
    “Njeri nga dy mjetet e domosdoshme per ruajtjen e kombit shqiptar eshte kultivimi i gjuhes shqipe, ndersa tjetri eshte krijimi i nje kishe te pavarur ortodokse…” kembengulte filozofi dhe patrioti i madh Sami Frasheri. Ka ardhur koha, qe te mesojme nga e shkuara historike dhe mendesia e sotme europiane, per te ndertuar ardhmerine e shqiptareve. Populli kerkon transparence ne marrjen e vendimeve “ne emer te tij” dhe per fatin e tij.
    Populli shqiptar kerkon nga Parlamenti ,qe eshte organi me i larte i zgjedhur prej tij dhe qe shpreh kerkesat e tij, respektimin e dy kushteve thelbesore :
    1- Drejtuesit fetar te ēdo besimi, te kene kombesine shqiptare.
    2- Te behet i njohur projekt ligji me anen e shtypit dhe te miren parasysh mendimet e shqiptareve ne trevat kombetare si dhe te diaspores .

    17.12.2007
    Dergoni mendimin tuaj ne adrese te imeilit te Parlamentit shqiptar.

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Cfare eshte ky ligj mer aman: E ke thene shume sakte "feja nuk ka shtet"...
    La vita č bella...

Tema tė Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52
  4. Hashim Thaēi i ofron “Kthimit” biseda nė nivelin mė tė lartė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-05-2003, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •