PIJET ALKOOLIKE JANĖ HARAM, HARAM!
All-llahu i Lartmadhėrishėm thotė: “O besimtarė! Me tė vėrtetė, vera, bixhozi, statujat dhe shigjetėzat e fallit janė gjėra tė ndyta, punė djalli. Prandaj largohuni nga kėto, qė tė arrini atė qė dėshironi!” (El–Ma’ide: 90)
Ndalesa e pirjes sė alkoolit ėshtė vėrtetuar me Kur’an, me Sunet dhe me ixhma (konsensus).
Mirėpo, pėrkundėr kėsaj, eksizton njė grup njerėzish tė cilėt konsiderojnė se fjala fexhtenibuhu – largohuni nga kėto, qė ėshtė pėrmendur nė Kur’an nuk udhėzon nė ndalesėn e qartė dhe kategorike, siē ėshtė rasti me ndalesat e tjera, kurse shembull pėr kėtė janė Fjalėt e All-llahut tė Lartmadhėrishėm: ”Ju ndalohet ngordhėsira, gjaku, mishi i derrit dhe ajo (kafshė) qė ėshtė therur nė emėr tė dikujt tjetėr e jo nė emėr tė All-llahut, dhe qė ėshtė mbytur e vrarė, dhe qė ėshtė gremisur, dhe qė ėshtė therur me brirė, ose qė ėshtė dėmtuar nga egėrsirat, — pėrveē nėse e keni prerė ju.” (El–Ma’ide: 3)
Pėr t’u pėrgjigjur nė kėtė konfirmim tė pabazė, vėmendjen tonė do ta drejtojmė nė kėtė:
QĖNDRIMI I KUR’ANIT FISNIK KUNDREJT ALKOOLIT
Fjala “Fexhtenibnuhu - Largohuni nga kėto”, e pėrmendur nė Kur’an
Kjo fjalė nė gjuhėn arabe do tė thotė “largim” dhe “mosafrim ndaj diēkaje” ose “tė kufijve tė diēkaje”. Pra, kjo fjalė ėshtė nd*r ndėrtimet mė tė spikatura, e cila vė nė pah ndalesėn. Ai qė i studion ajetet e Kur’anit Fisnik do tė shohė se fjala “fexh*tenibuhu – largohuni nga kėto”, ėshtė pėrmendur nė numėr tė madh nė ajete tė tjera. Nga kėto ajete janė edhe ajetet ku ndalohet pranimi i bindjeve tė rrejshme dhe veseve tė kėqija, ndėrsa disa prej kėtyre ajeteve janė:
“Prandaj, largohuni nga idhujt dhe shmangjuni sa mė shu*mė bisedave tė rrejshme.” (El-Haxhxh: 30)
“Ne ēdo populli i kemi dėrguar Pejgamberė. “Adhuroni All-llahun, e shmangiuni idhujve!” (En–Nahėl: 36)
“Pėr ata tė cilėt i shmangen adhurimit tė idhujve dhe tė cilėt i drejtohen All-llahut, atyre u janė kushtuar lajmet e gėzuara, prandaj pėrgėzoji robėrit e Mi!” (El–Zumer: 17)
“Kur Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bėje kėtė vend vendbanim tė sigurt dhe mė ruaj mua dhe bijtė e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim: 35)
Nė disa ajete pėrmenden njėkohėsisht edhe fatkeqėt edhe ata qė i frikėsohen All-llahut, si p. sh.:
“Nė tė cilin do tė hyjė vetėm fatkeqi, i cili mohon dhe kthen kokėn, *ndėrsa nga ai do tė jetė larg ai i cili i frikėsohet All-llahut.” (El–Lejl: 15-17)
Ai i cili i studion me vėmendje ajetet pėr ndalimin e alkoolit: “O besimtarė! Me tė vėrtetė vera, bixhozi, statujat dhe shigjetėzat e fallit janė gjėra tė ndyta, punė djalli. Prandaj largohuni nga kėto, qė tė arrini atė qė dėshironi! Djalli dėshiron qė, me anė tė pijeve alkoolike e me bixhoz, tė fusė nė mes jush armiqėsi e urrejtje dhe t’ju shmangė juve nga tė kujtuarit e All-llahut dhe nga namazi. Pra, a do tė shmangeni?!” (El–Ma’ide: 90-91), do tė shohė se kėto ajete pėrmbajnė shumė tregues qė vėnė nė pah ndalimin e pėrdorimit tė alkoolit.
Disa nga kėta tregues janė si vijon:
Ajeti fillon duke iu drejtuar besimtarėve me fjalėt: “O besimtarė!”, qė tėrheq vėrejtjen se ajo qė pason ėshtė dispozitė tė cilėn besimtarėt, qė i pėrgjigjen Zotit dhe qė i kryejnė urdhrat e Tij e shmangen nga ndalesat, duhet ta kryejnė patjetėr.
Alkooli (vera) ėshtė pėrmendur nė kontekst sė bashku me bixhozin, me idhujt, me shigjetėzat pėr fall dhe tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė mėkate tė mėdha. Alkooli ėshtė pėrmendur i pari pėr shkak tė mėkatit tė madh tė pėrdorimit tė tij dhe se ai ėshtė ēelėsi i tė gjitha mynxyrave.
Alkooli ėshtė quajtur “gjė e neveritshme” (rixhs), ndėrsa fjala rixhs nė gjuhėn arabe shėnon gjėrat e urryera e tė ndyra. Ka mendime se kjo fjalė do tė thotė mllef, sikur domethėnia e mėkatit.
Ajetet sqarojnė se alkooli ėshtė vepėr e djallit, ndėrsa nga djalli vjen vetėm e keqja, siē thotė Esh-Sheukani. Shehidi, Seid Kutbi, All-llahu e mėshiroftė, thotė: “Shejtani ėshtė armiku i stėrlashtė i njeriut, kurse pėr besimtarin mjaf*ton qė ta dijė se njė vepėr ėshtė e djallit e qė ndjenja e tij t’i shmanget kėsaj, qė shpirti i tij tė ndiejė neveri nga kjo dhe qė qenia e tij tė zmbrapset e tė largohet nga kjo nė mėnyrė qė tė ruhet dhe tė frikėsohet prej saj.”Pėrdorimi i shprehjes “largohuni”, e cila ėshtė mė shprehėse, vė nė pah ndalesėn, ngase kjo do tė thotė largimi nga e ndaluara, e tė mos flitet pėr kryerjen e asaj qė ėshtė e ndaluar.
Arritja e suksesit dhe shpėtimi janė tė lidhura me kėnaqėsinė e All-llahut duke iu shmangur alkoolit: “Prandaj, largohuni nga kėto, qė tė arrini atė qė dėshironi!”, qė paraqet nxitje pėr besimtarėt qė t’i shmangen atij. Esh-Sheukani thotė: “Nėse nė shmangien nga alkooli ėshtė shpėtimi, atėherė nė pėrdorimin e tij ėshtė gremisja dhe shkatėrrimi.”
Ajetet sqarojnė tė kėqijat dhe dėmet nga pėrdorimi i alkoolit. I Lartmadhėrishmi thotė: “Djalli dėshiron qė me anė tė pijeve alkoolike e me bixhoz tė fusė nė mes jush armiqėsi e urrejtje.” Seid Kutbi, All-llahu e mėshiroftė, thotė: “Me kėtė vetėdijes sė muslimanėve i zbulohet synimi i djallit, caku i intrigės sė tij dhe prodhimi i ndytėsisė sė tij. Ky ėshtė shkaktimi i armiqėsisė dhe i urretjes nė radhėt e muslimanėve, me ndihmėn e verės dhe tė bixhozit si dhe largimin e “atyre qė besojnė” nga kujtimi i All-llahut dhe nga namazi, etj. Kėto qėllime, tė cilat dėshiron t’i arrijė djalli, janė njėmendėsi dhe muslimanėt mund t’i shohin ato nė botėn e dukshme. Kėto fjalė janė vėrtetuar me Fjalėt hyjnore, tė vėrteta vetvetiu. Nuk ėshtė nevoja qė tė hulumtohet gjatė pėr t’u bindur njeriu se djalli ėshtė ai i cili hedh ndėr njerėzit, me anėn e alkoolit e tė bixhozit, armiqėsinė dhe urrejtjen. Alkooli merr mendjen dhe e nxeh gjakun e mishin dhe nxit teket e ashpėrsinė. Bixhozi, i cili shkon sė bashku me alkoolin, nxit nė shpirtėra ndjenjėn e shkatėrrimit e tė smirės (urrejtjes), meqė ai qė ka humbur nė bixhoz domosdo ndien smirė e urrejtje ndaj atij me tė cilin ka luajtur bixhoz, ngase ai ia merr paratė sy ndėr sy, i merr ato si fitues, ndėrsa partneri i tij mbetet si humbės me telashe. Nė natyrėn e kėtyre gjėrave, tė bixhozit e tė alkoolit, ėshtė qė tė nxisin urrejtjen dhe armiqėsinė, sado qė ato i bashkojnė partnerėt nė fushėn e grindavecisė dhe tė eksplozivitetit, tė cilat sipėrfaqėsisht kanė mbresėn e pėrzemėrsisė dhe kėnaqėsisė. Largimi nga kujtimi nė All-llahun dhe nga namazi nuk ėshtė nevoja tė shqyrtohet, ngase alkooli shkakton harresėn, ndėrsa bixhozi tė pushton. E qara e bixhozēiut nuk ėshtė aspak mė e vogėl sesa e qara me alkool, kurse bota e bixhozēiut ėshtė porsi bota e pijanecit dhe kufizohet nė tavolina, nė gota dhe nė gurė (letra).
Pėr Fjalėt e tė Lartmadhėrishmit: “Pra, a do tė shmangeni?!” Ibėn Kethiri thotė: “Kėtu ėshtė kanosja dhe frikėsimi.” Kurse Esh-Sheukani thotė: “Kėtu gjendet njė rrėnjė e madhe nė formė pyetjeje, e cila vė nė pah qortimin, prandaj Umeri radijall-llahu anhu, kur e pat dėgjuar kėtė, ka thėnė: “Po shmangem!”
Fjalėt e tė Lartmadhėrishmit, pas ajetit me tė cilin ndalohet alkooli: “Bindjuni All-llahut, bindjuni edhe Pejgamberit dhe jini tė kujdesshėm! E nėse ktheni kokat, atėherė dijeni se Pejgamberi Ynė ka pėr detyrė vetėm tė shpall qartė.” (El–Ma’ide: 92). Ajeti vėrteton dhe thekson domosdoshmėrinė e pasimit tė urdhrit tė All-llahut, kėshtu qė nuk do tė vazhdohet me pirjen e alkoolit, dhe vė nė pah pasimin e asaj qė i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam sqaron lidhur me alkoolin.
As’habėt i pėrfshiu frika pėr vėllezėrit e tyre tė cilėt kishin pėrdorur alkoolin e ishin vrarė nė rrugėn e All-llahut para ndalesės sė pėrdorimit tė alkoolit, rreth asaj se a do t’i dėnojė All-llahu ata. Pėr kėtė shkak u shpallėn Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu, si qetėsim i shpirtėrave. “Pėr ata qė besojnė dhe qė bėjnė vepra tė mira s’ka asfarė mėkati pėr atė qė kanė ngrėnė e qė kanė pirė (para ndalesės) kur i shmangen asaj qė e kanė tė ndaluar dhe kur besojnė, pastaj i frikėsohen All-llahut e besojnė dhe atėherė u shmangen mėkateve dhe bėjnė mirėsira. E, All-llahu i do ata qė u bėjnė mirėsira tė tjerėve.” (El–Ma’ide: 93)
Ndalimi i pėrdorimit tė alkoolit ėshtė shpallur nė etapa dhe unė do t’ia lė hapėsirėn shehidit Seid Kutbi, All-llahu e mėshiroftė, qė tė na shpjegojė etapat pėrmes tė cilave ka kaluar dispozita e ndalesės sė pėrdorimit tė alkoolit. Ai thotė: “Etapa e parė ka qenė dirigjim i shigjetės sė tendosur kur All-llahu i Lartmadhėrishėm nė suren En-Nahl ka thėnė: “E nga frutat e palmave e tė hardhisė pėrgatitni pije dhe ushqim tė kėndshėm.” (En–Nahl: 67) Nė kėtė mėnyrė ajo qe e para qė arriti te kujtesa e muslimanėve duke vendosur pijen (alkoolin) kundruall “ushqimit tė kėndshėm”, prandaj duket se alkooli ėshtė njė gjė ndėrsa ushqimi i kėndshėm njė gjė krejt tjetėr.
Pastaj vjen etapa e dytė, nė tė cilėn ėshtė zgjuar vetėdija e besimit nė shpirtėrat e muslimanėve me anė tė logjikės legjislative, kur u shpall ajeti i sures El-Bekare: “Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: "Nė to ka mėkat (dėm) tė madh, por edhe dobi pėr njerėzit; mirėpo, mėkati (dėmi) ėshtė mė i madh sesa dobia prej tyre!” (El–Bekare: 219)
Nė kėtė ajet ėshtė dhėnė shenja se braktisja e bixhozit dhe verės ėshtė mė urgjente, duke qenė se dėmi ėshtė mė i madh sesa dobia, ndėrsa ka pak gjėra qė nuk kanė njėfarė dobie; mirėpo, lejimi ose ndalimi i kėsaj gjėje mbėshtetet nė atė se a mbizotėron nė tė dėmi a dobia.
Pastaj pason etapa e tretė, nė tė cilėn ėshtė thyer shprehia e pirjes sė alkoolit dhe nxitja e jotolerancės dhe e mospajtimit ndėrmjet alkoolit dhe urdhėrit pėr faljen e namazit kur u shpall ajeti nga surja En-Nisa’: “O besimtarė! Asesi mos iu afroni namazit kur jeni tė dehur, pėrderisa tė dini se ē’flisni.” (En–Nisa’: 43)
Namazi kryhet nė pesė intervale kohore dhe ndėrmjet shumicės sė kėtyre intervaleve ka distancė tė vogėl kohore, e pamjaftueshme qė njeriu tė dehet e pastaj tė zhdehet ndėrmjet dy kohėve tė namazit. Me kėtė dispozitė ngushtohen gjasat e zbatimit praktik tė shprehisė sė pirjes sė alkoolit, e veēanėrisht pėr pirjen e alkoolit nė mėngjes dhe pas ikindisė ose akshamit, siē ishte shprehi e njerėzve nė periudhėn paraislamike, xhahilijet. Ajeti thyen edhe shprehinė e pėrdorimit tė alkoolit lidhur me afatet e caktuara kohore, nė tė cilat ėshtė pėr*dorur alkooli. Nė ajet gjendet diēka qė nė shpirtin e muslimanit ka peshėn e vet, e kjo ėshtė pamundėsia e harmonizimit ndėr*mjet zbatimit tė urdhėrit tė faljes sė namazave nė kohėn e tyre dhe shoqėrimit tė shprehisė sė pirjes sė alkoolit nė periudha tė caktuara kohore. Pastaj pason etapa e katėrt vendimtare, pėr tė cilėn shpirtėrat tanimė ishin pėrgatitur tėrėsisht. Vetėm sa erdhi ndalesa, pasoi bindja dhe dėgjesa pa farė hamendje. Nga Umer b. El-Hatabi, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se ka thėnė: “O All-llah, shpjegona pėr alkoolin me njė shpjegim tė mjaftueshėm!” Atėherė ėshtė shpallur ajeti nė suren El-Bekare: “Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: "Nė to ka mėkat (dėm) tė madh, por edhe dobi...” Pastaj Umerin e thirrėn dhe i lexuan ajetin, ndėrsa ky tha: “O All-llah, na shpjego pėr alkoolin gjėra tė cilat do tė na kėnaqin!” Atėherė u shpall ajeti nga surja En-Nisa’: “Asesi mos iu afroni namazit kur jeni tė dehur...” Umerin e thirrėn sėrish, i lexuan kėtė ajet dhe tha: “O All-llah, na shpjego pėr alkoolin aq sa do tė jetė e mjaftueshme!” Pastaj u shpall ajeti nga surja El-Ma’ide: “Djalli dėshiron qė, me anė tė pijeve alkoolike e me bixhoz, tė fusė nė mes jush armiqėsi e urrejtje dhe t’ju shmangė juve nga tė kujtuarit e All-llahut dhe nga namazi. Pra, a do tė shmangeni?!” Ja lexuan Umerit pėrsėri kėtė ajet e ky tha: “U shmangėm, u shmangėm!” Kėtė e shėnojnė autorėt e “Suneneve”.
Kur u shpall ky ajet pėr ndalimin e alkoolit nė vitin e tretė pas Betejės sė Uhudit nuk ishte nevoja pėr mė shumė se njė tellall (kasnec), i cili thėrriste nė vendet ku tuboheshin njerėzit nė Medinė: “O njerėz, alkooli u bė i ndaluar (haram)!” Ai qė kishte nė atė ēast gotėn nė dorė – e thyente, ndėrsa ai qė kishte njė gllėnjkė nė gojė – e nxirrte nga goja dhe u shqyen tė gjitha mbajtėset pėr verė e u thyen tė gjitha shtambat. Dhe kėshtu, ēėshtja mori fund.
Pėr sa i pėrket urtėsisė qė prehet nė ndalimin suksesiv tė alkoolit, atė na e ka shpjeguar Sejjid Kutbi me rastin e komentimit tė Fjalėve tė All-llahut: “Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: "Nė to ka mėkat (dėm) tė madh, por edhe dobi pėr njerėzit; mirėpo, mėkati (dėmi) ėshtė mė i madh sesa dobia prej tyre!” Ai thotė: “Ky tekst, qė gjendet para nesh, ishte hapi i parė i ndalesės. Gjėrat dhe veprat nga-ndonjėherė nuk janė vetėm tė kėqija. E mira pėrzihet me tė keqen, ndėrsa e keqja pėrzihet me tė mirėn nė kėtė botė. Mirėpo, ajo nga ēka varet se a do tė jetė diēka e lejuar apo e ndaluar ėshtė mbizotėrimi i anės sė mirė ose tė keqe. Nėse dėmi nga alkooli dhe bixhozi ėshtė mė i madh sesa dobia, atėherė ky ėshtė shkak dhe arsye pėr ndalim, edhe pse kėtu nuk ėshtė shprehur nė mėnyrė tė qartė.”
Nė kėtė vend tregohet sheshit njė anė e metodės sė edukimit islam, kur’anor hyjnor dhe tė urtė, e kjo ėshtė metoda qė mund tė gjendet nė shumė dispozita, urdhėresa dhe udhėzime tė tij. Ne do tė spikatim tani njė rregull tė kėsaj metode me rastin e tė folurit pėr alkoolin dhe bixhozin.
Kur dispozita ose ndalesa ėshtė e lidhur me njė rregull tė konceptit tė imanit (besimit) ose pėr njė ēėshtje bindjeje (i’tikad), atėherė Islami qė nga momenti i parė sjell urdhėresė tė qartė. Mirėpo, kur dispozita ose ndalesa ėshtė e lidhur me shprehi (adet) ose me imitim, ose me ndonjė situatė shoqėrore e cila nuk ėshtė e lehtė, atėherė Islami pret dhe i afrohet ēėshtjes ngadalė, butėsisht e suksesivisht, dhe pėrgatit kushte reale e optimale, qė lehtėsojnė zbatimin dhe bindjen.
Kur kishte tė bėnte me ēėshtjen e teuhidit apo tė shirkut, Islami qė nga momenti i parė e realizoi dispozitėn e tij nė mėnyrė tė prerė e tė vendosur, pa hamendje e pėrfillje, pa pazarllėk e takim nė gjysmėn e rrugės; se kėtu kemi tė bėjmė me ēėshtjen e rregullit bazor tė kon*ceptit, pa tė cilin imani nuk ėshtė i rregullt dhe Islami nuk vendoset. Pėr sa i pėrket alkoolit dhe bixhozit, kishin tė bėnin me adet e shprehi, kurse shprehia kėrkon shėrim. Pėr kėtė shkak ėshtė filluar me lėvizjen e vetėdijes sė besimit dhe logjikės legjislative nė shpirtėrat e muslimanėve, kėshtu qė ėshtė thėnė se dėmi nga alkooli dhe bixhozi ėshtė mė i madh sesa dobia, pra nė shenjė se braktisja e alkoolit ėshtė gjė parėsore. Pastaj erdhi hapi i dytė me rastin e shpalljes sė ajetit nga surja En-Nisa’: “O besimtarė! Asesi mos iu afroni namazit kur jeni tė dehur, pėrderisa tė dini se ē’flisni.” Namazi kryhet nė pesė periudha kohore dhe nė shumicėn e kėtyre periudhave ėshtė njė distancė e vogėl kohore, qė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr t’u dehur dhe pėr t’u zhdehur. Kėtu shpre*het ngushtimi i gjasave pėr praktikimin e shprehisė sė pirjes dhe thyerja e shprehisė sė pėrdorimit tė alkoolit, qė ėshtė e lidhur me kohėn e caktuar tė pėrdorimit.
Dihet se ai qė pėrdor diēka, ndien nevojė pėr atė qė merr rregullisht, qoftė fjala pėr pije dehėse ose drogė, nė kohė tė caktuar, nė tė cilėn zakonisht e pėrdor atė. Kur e kalon kėtė kohė tė zakonshme dhe kjo pėrsėritet shumė herė, atėherė zvogėlohet fuqia e kėsaj shprehije dhe ėshtė e mundur tė mposhtet. Pasi u realizuan kėta dy hapa, erdhi urdhėri i fun*dit pėr ndalimin e alkoolit dhe bixhozit: “O besimtarė! Me tė vėrtetė, vera, bixhozi, statujat dhe shigjetėzat e fallit janė gjėra tė ndyta, punė djalli. Prandaj largohuni nga kėto, qė tė jeni tė shpėtuar!” (El–Ma’ide: 90)
Nė njė vend tjetėr Sejjid Kutbi thotė: “Alkooli (vera), bixhozi, statujat dhe shigjetėzat e fallit kanė qenė veēori dhe traditė e rrėnjosur thellė nė shoqėrinė e xhahilijetit. E gjithė kjo ka qenė njė tufė e lidhur fort me praktikimin e kėtyre gjėrave edhe me atė se kėto gjėra kanė qenė veēanti dhe traditė e asaj shoqėrie. Alkoolin e pinin nė sasira tė mėdha dhe me pirjen e tij garonin nė ndejet e tyre nė vetėlavdėrime dhe mburrje. Vetėlavdėrimin nė poezi e ndėrlidhnin me alkoolin. Pėrkrah orgjive shkonte edhe therrja e kafshėve dhe hanin mish tė pjekur ata qė pinin alkool, ata qė e pėrgatisnin atė dhe ata qė ishin pėrherė tė pranishėm nė kėto ahengje, tė cilėt gjenin strehim nė to dhe ata mblidheshin rreth tyre. Kėto kafshė therreshin pranė statujave (ensab), dhe kafshėt e tyre i thernin tek ata dhe i lyenin me gjakun e tyre. Gjithashtu, tek idhujt i thernin edhe flijimet qė ua kushtonin zotave tė tyre, pėrkatėsisht shortarėve qė kujdeseshin pėr ta (idhujt). Rreth kafshės sė therrur nė orgji dhe nė rrethana tė ngjashme shoqėrore, ushtrohej bixhozi me ndihmėn e shigjetėzave (pėr fall). Ēdonjėri prej tyre e fitonte pjesėn e vet sipas asaj qė tregonte shigjetėza e tij. Shigjetėza qė merrte ēmimin mė tė madh (shigjetėza e shtatė), atij i takonte pjesa mė e madhe, por kishte edhe tė tillė tė cilėve shigjetazat nuk u sillnin asnjė fitim. Kur e njohėn Zotin e vėrtetė, shpirtėrat e tyre filluan tė dėgjonin atė qė mė tė vėrtetė donte dhe nuk donte prej tyre ky Zot i Vėrtetė, ndėrsa para kėsaj as qė i kushtonin kujdes, as qė i bindeshin urdhėrit dhe as qė shmangeshin nga ndalesa. Nuk i braktisnin shprehitė e tyre xhahilijetike, pa marrė parasysh sa herė iu pėrsėriteshin urdhėrat ose u jepeshin kėshillat.
Lidhja e natyrės sė pastėr njerėzore ėshtė lidhja e bindjes (akides) dhe, nėse sė pari nuk vendoset kjo lidhje, nė natyrėn e njerėzore nuk do tė mbetet asgjė nga ahlaku (morali), nga etika ose nga mirėqenia shoqėrore. Ēelėsi i natyrės njerėzore ėshtė kėtu. Nėse ajo nuk ēelet me ēelėsin e vet, tuneli i saj i brendshėm do tė ngelė i mbyllur, ndėrsa rrugėt e saj bėrrylake. Dhe, kurdo*herė qė ndonjė grykė e saj zbulohet, tjetra fshihet; kurdoherė qė ndriēohet ndonjė aspekt i saj, tjetri errėsohet; kurdoherė qė zgjidhet ndonjė nyje, tjetra lidhet dhe kurdoherė qė hapet ndonjė rrugė e saj, rrugėt dhe shtigjet e tjera mbyllen, dhe kėshtu pa mbarim.
Pėr kėtė shkak metoda islame nuk filloi me shėrimin e ceneve dhe devijimeve tė xhahilijetit prej tyre. Filloi nga vetė bindja (akida). Filloi nga dėshmia (shehadeti), se nuk ka zot pėrveē All-llahut, ndėrsa periudha e dėshmisė se nuk ka zot pėrveē All-llahut ka zgjatur trembėdhjetė vjet, gjatė sė cilės nuk ka ekzistuar qėllim tjetėr pėrveē kėtij: nėnshtrimi Atij dhe pushtetit tė Tij. E, kur shpirtėrat e tyre u bėnė tė pastėr dhe sinqerisht tė dorėzuar ndaj All-llahut dhe tė atillė qė nuk gjenin zgjidhje tjetėr pėr veten pėrveē asaj qė zgjidhte pėr ta All-llahu, atėherė filluan ngarkesat, mes tė cilave ishin edhe adhurimet. Atėherė, po ashtu, filloi pastrimi i fundėrrinave tė xhahilijetit; shoqėror, ekonomik, shpirtėror, moral, etik... Detyrimet filluan nė ēastin kur u bė njė gjėndje e atillė: kur All-llahu urdhėron, robėrit (njerėzit) binden pa farė kundėr-shtimi, ngasa ata nuk kėrkojnė pėr vete zgjidhje nė atė qė u urdhėron ose ua ndalon All-llahu, ēfarėdoqoftė kjo.”
QĖNDRIMI I SUNETIT TĖ PASTĖR PEJGAMBERIK
I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam e ka theksuar ndalesėn e alkoolit nga shumė aspekte:
1. E ka pėrshkruar si “ēelėsi i ēdo tė keqeje” dhe “nėna e tė gjitha tė kėqijave”
Nga ibni Abbasi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thė*nė: “Shmangiuni alkoolit, ngase ai ėshtė ēelėsi i ēdo tė keqeje!” (Shėnon El-Hakimi)
Nga Abdull-llah b. Amri radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Alkooli ėshtė nėna e zvetėnimit dhe mėkati mė i madh nga mėkatet e mėdha. Kush pi alkool, e lė namazin dhe (ndoshta) e ēnjerėzon nėnėn e vet, tezen dhe hallėn.” (Shėnon El-Taberani nė ”El-Mu’xhem el-Kebir”)
2. E ka bėrė tė ndaluar sasinė e vogėl tė alkoolit, e tė mos flitet pėr sasinė e madhe
Transmetohet nga Ibni Umeri radijall-llahu anhu se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thė*nė: “Ajo qė deh nė sasi tė madhe ėshtė e ndaluar edhe nė sasira tė vogla.”
Aishja radijall-llahu anha ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “E tėrė ajo qė deh ėshtė e ndaluar (haram), kurse ajo qė deh nė sasi tė njė “ferku”, ėshtė e ndaluar edhe nė masė tė njė grushti.” (Shėnon Ahmedi, Ebu Davudi, Et-Tirmidhiu, tė cilėt thonė se hadithi ėshtė i mirė, hasen)
3. E ka sqaruar shkakun e ndalimit tė alkoolit: dehja
Nga Ibni Umeri radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Gjithēka qė deh ėshtė alkool (hamėr), ndėrsa ēdo lloj alkooli ėshtė haram!” Nga Kajs b. Sa’d b. Ubade radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė:
“E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam se ka thėnė: “Gjithēka qė deh ėshtė alkool (hamėr), ndėrsa ēdo lloj alkooli ėshtė haram dhe largohuni nga vera prej misri!” (Verėn prej misri e bėnin abisinasit dhe quhej “el-gubejra.”)Nga Aishja radijall-llahu anha transmetohet se ka thėnė: “Ėshtė pyetur i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam pėr verėn prej mjalti, kurse jemenasit e pinin atė, e ai ėshtė pėrgjigjur: “Ēdo pije qė deh ėshtė haram!”
Lidhur me kėtė, po citoj atė qė ka pėrmendur Sejjid b. Kutbi, e mėshiroftė All-llahu, nė librin e vet tė vlefshėm “Fi dhilali El-Kur’an”, ku thotė: “Marramendja nga pija, ēfarėdo pije qoftė ajo, ėshtė nė kundėrshtim me syēeltėsinė (vetėdijen) e pėrhershme, tė cilėn e kėrkon Islami nga zemra e muslimanit, nė mėnyrė qė nė ēdo ēast tė jetė i lidhur me All-llahun. Pastaj, me ndihmėn e kėsaj vigjilence duhet tė jetė faktor pozitiv pėr pėrparimin dhe pėr rimėkėmbjen e jetės, pėr mbrojtjen e jetės nga dobėsitė dhe nga ēoroditja, pėr ruajtjen e vetvetes, tė pasurisė e tė nderit tė vet, si dhe pėr ruajtjen e sigurisė sė bashkėsisė islame, Sheriatit dhe rendit nga ēdo lloj agresioni. Individi musliman nuk i ėshtė lėnė vetvetes e as epsheve tė tij, por ėshtė i ngarkuar me detyrime tė ndryshme qė kėrkojnė prej tij vigjilencė tė pėrhershme. Ai ka detyrime ndaj Zotit, ndaj vetvetes, ndaj familjes, ndaj bashkėsisė muslimane nė tė cilėn jeton dhe ndaj mbarė njerėzimit, e kjo ėshtė qė tė thėrrasė e tė udhėzojė nė Islam. Nga muslimani kėrkohet qė tė jetė nė vigjilencė tė pėrhershme nė mėnyrė qė tė mund t’i kryejė kėto detyrime, madje prej tij kjo kėrkohet edhe kur kėnaqet me gjėrat e bukura tė lejuara. Islami e detyron qė tė jetė i kujdesshėm dhe vigjilent ndaj kėtyre kėnaqėsive dhe mos bėhet rob i kėnaqėsive ose epsheve. Ai pėrherė i kontrollon kėrkesat e veta, i kėnaq ato ashtu siē i kėnaq ai qė sundon situatėn e vet. Marramendja (dehja) aspak nuk pajtohet me kėtė drejtim.
Pėrveē kėsaj, maramendja nė esencėn e vet ėshtė vetėm ikje nga realiteti jetėsor nė periudha tė caktuara kohore dhe kredhje nė imagjinata tė cilat i nxit dehja dhe mahmurllėku. Islami ia mohon njeriut kėtė rrugė dhe dėshiron nga njerėzit qė t’i shohin faktet e realitetit e t’i dalin atyre pėrballė, tė jetojnė me to e tė mos e ndėrtojnė kėtė jetė mbi imagjinata ose iluzione. Dalja pėrballė fakteve tė realitetit ėshtė thelbi i vendosmėrisė dhe i vullnetit, ndėrsa ikja nga ato nė drejtim tė imagjinatave e iluzioneve ėshtė rruga e lirimit nga detyrimet, dobėsi e vullnetit dhe tretje e dėshirės. Islami pėrherė kujdeset pėr edukimin e vullnetit dhe lirimit tė tij nga zgjedha e shprehisė dominante, pirja e alkoolit. Ky aspekt ėshtė vetiu i mjaftueshėm, nga pikėvėshtrimi i Islamit, qė alkoolin dhe pijet e tjera dehėse t’i bėjė tė ndaluara, e kėto janė gjėra tė neveritshme, vepra djalli dhe shkatėrrojnė jetėn e njeriut.”
4. Ka ndaluar gjėra tė tjera lidhur me alkoolin bashkė me pirjen e tij
Nga Enesi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam i ka mall*ku*ar dhjetė persona qė kanė lidhje me alkoolin: atė qė e shtrydh, kujt i shtrydhet, atė qė e pi, atė qė e shėrben, kujt i shėrbehet, atė qė e ofron, atė qė e shet, atė qė ushqehet me fitimin nga ai, kush e blen dhe atė prej kujt blihet.”
Nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “All-llahu, me tė vėrtetė, ka ndaluar alkoolin dhe fitimin nga alko*oli dhe ka ndaluar ngordhėsirėn dhe fitimin nga ajo, dhe ka ndaluar mishin e derrit dhe fitimin nga ai.”
Nga Ibni Ibni Abbasi transmetohet se ka thėnė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam duke thėnė: “Mė erdhi Xhibrili e mė tha: - O Muhamed, me tė vėrtetė All-llahu e ka mallkuar alkoolin, atė qė e shtrydh, atė qė e pi, atė qė e shėrben, kujt i shėrbehet, kush e shet, kush e blen, kush e ofron dhe kujt i ofrohet.”5. E ka mohuar imanin (besimin) e atij qė pi alkool
Nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Nė ēastin kur bėn kurvėri njeriu nuk ėshtė besimtar, vjedhėsi gjatė vjedhjes nuk ėshtė besimtar dhe derisa (njeriu) pi alkool nuk ėshtė besimtar.”
Nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Nga ai qė bėn kurvėri ose pi alkool do tė hiqet imani sikundėr njeriu e heq kėmishėn pėrmbi kokė.”
Nga Ibni Abbasi transmetohet se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Kush e beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit mos tė pijė alkool; kush e beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit mos tė ulet nė tavolinėn nė tė cilėn pihet alkooli.”
6. Ka caktuar dėnimin sheriatik (haddin) pėr atė qė pi alkool
Nga Enesi radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam, pėr shkak tė pirjes sė alko*olit ka zbatuar dėnimin e goditjes me thupra palme dhe me kėpucė, kurse Ebu Bekri godiste me 40 tė rėna.
7. Ka kėrcėnuar me vuajtje tė dhembshme nė ahiret atė qė pi alkool
Nga Ebu Musa El-Eshariu radijall-llahu anhu transmetohet se Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Tre veta nuk do tė hyjnė nė Xhenet: alkoolisti (pijaneci), ai qė i shkėput lidhjet farefisnore dhe ai qė i beson fallit (sihrit). Ai qė vdes si alkoolist, All-llahu do t’i japė tė pijė nga lumi i quajtur El-Gavta’.” E kanė pyetur: “E ē’ėshtė ėshtė lumi “El-Gavta?” Ai ėshtė pėrgjigjur: “Ky ėshtė lumi qė rrjedh nga orga*net seksuale tė prostitutave, kurse kundėrmimi i organeve sek*suale tė tyre do t’i trazojė banorėt e Xhehenemit.”
Nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Nėse vdes alkoolisti si i tillė, do ta takojė All-llahun sikur tė ishte adhurues i idhujve.”Nga Abdull-llah b. Umeri radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Tre vetave All-llahu ua ka ndaluar hyrjen nė Xhenet: alkoolistit, atij qė ėshtė i padėgjueshėm ndaj prindėrve dhe burrit qė i lejon gruas sė vet pavleshmėrinė.
Nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Ēdo gjė qė ėshtė fermentuar ėshtė alkool, ndėrsa ēdo gjė qė deh ėshtė haram. Ai qė pi atė qė deh, namazi i tij do tė jetė i man*gėt dyzet mėngjese (ditė). Nėse pendohet, All-llahu do t’ia pra*nojė pendimin, e, nėse e pėrsėrit kėtė edhe pėr tė katėrtėn herė, All-llahu do t’i japė tė pijė nga ajo qė del prej trupave tė banorėve tė Xhehenemit – tinetul habal.” I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ėshtė pyetur: “E, ē’ėshtė ajo (tinetul-habal), o i Dėrguari i All-llahut?” Ai ėshtė pėrgjigjur: “Qelbi i banorėve tė Xhennemit.”
Nga Ibni Umeri radijall-llahu anhu transmetohet se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Kush pi verė nė kėtė botė e nuk pendohet pėr kėtė (dhe nuk e braktis atė), atij nuk do t’i lejohet vera nė ahiret.”Pas gjithė asaj qė u tha mė sipėr, mund tė thuhet se ai qė mohon se alkooli ėshtė i ndaluar, nė realitet, thėrret nė mohimin e Sunetit dhe nė mospėrfilljen e rėndėsisė sė tij nė Sheriat, ngase kjo ėshtė nė pajtim me dėshirat dhe epshet e tij. Pėr kėtė shkak do ta shohėsh duke iu pėrveshur mėnyrės sė qortuar tė diskutimit mbi gjėrat e pakontestueshme duke i kėnaqur kėshtu tekat e veta dhe duke i arsyetuar gabimet e veta.
QĖNDRIMI I AS’HABĖVE RRETH PĖRDORIMIT TĖ ALKOOLIT
El-Buhariu transmeton nga Enesi radijall-llahu anhu se ka thėnė: “Unė kam qenė ai qė i kam afruar njerėzve alkool nė shtė*pinė e Ebu Talhasė, ndėrsa alkooli qė pinin atėbotė ka qenė prej hurmave. I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam e ka urdhėruar tellallin qė tė bėrtasė se alkooli ėshtė i ndaluar. Ebu Talha ka thėnė: “Dil dhe derdhe atė!” Unė kam dalė dhe e kam derdhur alkoolin, e ai rridhte nėpėr Medinė. Kėshtu kanė vepruar tė gjithė as’habėt e tjerė, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta!”
Transmetohet nga Ebu Se’idi radijall-llahu anhu se ka thė*nė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “O njerėz, All-llahu me tė vėrtetė e urren alkoolin dhe All-llahu (ndoshta) do tė shpallė pėr tė shpalljen. Kushdo qė ka alkool, le ta shesė atė, nė mėnyrė qė tė ketė leverdi nga ai.” Ebu Se’idi thotė: “Nuk kaloi shumė kohė dhe i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam tha: “Me tė vėrtetė All-llahu e ka ndaluar alkoolin, prandaj ai tek i cili ėshtė gjetur alkooli gjatė shpalljes sė kėtij ajeti nuk pi alkool dhe nuk e shet atė.” Njerėzit qė kishin alkool dolėn nė rrugėt e Medinės dhe e derdhėn tė gjithin.”
E KATĖRTA: IXHMA – KONSENSUSi
Dijetarėt janė pajtuar me konsensus rreth asaj se alkooli ėshtė i ndaluar – haram, kėshtu qė disa prej tyre kanė thėnė se All-llahu nuk ka ndaluar asgjė mė ashpėr sesa alkoolin. Pėr kėtė shkak dijetarėt thonė se ai musliman qė mohon se alkooli ėshtė i ndaluar, pasi kjo ėshtė vėrtetuar me Kur’an, me Sunet dhe me ixhma, konsiderohet si renegat, meqė ka mohuar diēka shumė tė njohur nė besim.
Krijoni Kontakt