Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Apolonia e kërcënuar-Vazhdon dhunimi

    Apolonia e kërcënuar

    Vazhdon dhunimi i parkut arkeologjik

    Pas grabitjes disa ditë më parë, Parku Arkeologjik Kombëtar i Apolonisë në Fier po shfrytëzohet edhe për marrje materialesh inerte. Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të ndërhyjnë deri dhe me mjete të rënda, ekskavatorë vetëngarkues, në pjesën e nekropolit të qytetit, ku shtrihet varreza gjigande me moshë deri në 2000-vjeçare, duke arritur të gërryejnë e marrin që aty sasi të konsiderueshme rëre. Gjurmët e shkatërrimit të sistemit të shtresës të shpallur si zonë e mbrojtur nga shteti dallohen qartë dhe po kështu edhe pjesë të mbetjeve antike të shkatërruara nga këto punime. Gjithçka ka ndodhur në ditën e djeshme dhe paraditen e sotme. Shqetësimi është bërë i pranishëm nga vetë specialistët e parkut, të cilët janë shprehur se është e përsëritur ndërhyrja në këtë pjesë të parkut.

    "Po gërmohet përditë me ekskavatorë një pjesë e kodrës ku ndodhen varrezat dy mijëvjeçare si dhe mbrëmjen e dy netëve më parë është shënuar rasti më skandaloz. Duke mos pasur një evidencë të saktë të pasurive arkeologjike nuk mund të flitet për shifër reale dëmesh, por pranohet se është ndërhyrë barbarisht dhe ka pasur dëmtime të mëdha", - ka thënë specialisti i parkut, Vangjel Dimo. Ai tregon për gazetën se "ky është një rast i përsëritur ku gërmimet kanë çuar deri në shembje të varrezave e të tumave të lashta, çka vë në pikëpyetje të ardhmen e tyre. Duhet pranuar se është gërmuar sipërfaqja e parkut dhe bashkë me rërën e me dheun e lakmuar, nga autorët mund të jenë marrë edhe objekte arkeologjike".

    Sipërfaqja e dëmtuar nga shfrytëzimi i rërës së kodrës ku shtrihen varrezat kapërcen 3 ha kodër, çka ka sjellë edhe rrezikun e shembjes së saj, shenjat e së cilës janë shfaqur. Pas kësaj janë njoftuar organet e specializuara. Ndërsa në terren kanë mbetur vetëm gjurmët e kësaj ndërhyrjeje të paligjshme. Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik Apolonia, Marin Haxhimihali, u shpreh në një komunikim për gazetën se janë vërejtur edhe raste të tjera të shkatërrimit të këtij territori, i cili ka një shtrirje prej më shumë se 250 ha. Ai tha se ka kërkuar nga ana e Ministrisë së Kulturës shtimin e personelit ruajtës të këtij parku, i cili në këtë sezon dimëror ka pësuar disa dëmtime të njëpasnjëshme, deri edhe të investimeve të kryera më parë.

    Ky është i disati rast i tentativave të dëmtimit të nekropolit të qytetit. Një vit më parë persona të paidentifikuar arritën të shkatërrojnë varre antike, duke sjellë mjaft dëmtime të strukturave arkeologjike, si dhe dëmtuar figurina skelete dhe gjetje antike, pasuri e këtyre varreve. Deri tani, ekspeditat arkeologjike kanë mundur të identifikojnë se pranë kësaj tume, ndër më të mëdhatë e epokës së lashtësisë dhe pikërisht periudhës romake, ndodhen mbi 2000 varre. Sot një pjesë e sipërfaqes së saj është shembur ndërkohë që tri ditë më parë prej saj janë grabitur pjesë të mëdha e të rëndësishme.

    gazeta shqip- 04-02-2008


    -------------------------

    SHQIPERIA-Per te qare hallin

    Nje nga titujt e sotem te gazetes RD:

    Kryetarja e Kuvendit vlerëson se të gjitha raportet ndërkombëtare kanë vlerësuar pozitivisht Shqipërinë

    Topalli: Reformat po çlirojnë institucionet nga kapja
    Ne fakt po e clirojne edhe nga monumentet e kultures
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 04-02-2008 më 07:41

Tema të Ngjashme

  1. Qyteti i biçikletave, Shkodra vazhdon të ruajë emrin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 03:11
  2. Vazhdon renia e çmimit te naftes
    Nga Conquistador në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 09:44
  3. Rrethi çiklistik i Shqiperisë ndër më të vjetrit në Evropë!
    Nga Omari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  4. Shqipëria, e kërcënuar nga terrorizmi?
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-03-2005, 22:31
  5. Del Ponte: Po vazhdon hetimi i krimeve në Kosovë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2003, 03:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •