Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte

    Vizita me prapavije politike e kryetarit te shtetit italian ne perfundim te luftes italo-greke. Si u prit ne qytetin e sapocliruar te Gjirokastres. Hipotezat per atentatin e Vasil Lacit

    Qyteti i Gjirokastres ne Shqiperine e Jugut, ne maj te vitit 1941 do te priste nje vizite te rralle. Turi i Perandorit te Italise dhe Etiopise, njekohesisht Mbret i Shqiperise, Viktor Emanueli III, ne vitin 1941 ne Shqiperi do te perfshinte edhe nje vizite ne qytetin e gurte. Ai do te ishte nje nder personalitetet e rralle boterore qe rreth gjysmes se pare te shekullit te kaluar do te perfshinin qytetin e Gjirokastres ne turin e vizitave apo takimeve te tyre.

    Sipas burimeve historike do te ishte 10 maj i vitit 1941 kur Mbreti i Italise dhe Perandori i Etiopise, Viktor Emanueli III, i cili ne ate kohe, formalisht njihej edhe si Mbret i Shqiperise do te niste nje tur vizitash ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Pas disa muajsh parapergatitje, si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo italiane, me 10 maj te vitit 1941, Perandori i Italise dhe i Etiopise, Mbreti Shqiperise, Viktor Emanueli III, u nis ne bordin e nje avioni ushtarak, i cili shoqerohej edhe nga nje skuadrilje avionesh te Forcave Ajrore Ushtarake Italiane. Ai zbriti ne aerodromin e vogel te Laprakes ne periferi te Tiranes. Pas vizitave dhe takimeve te realizuara ne Tirane me personalitete me te larta te atyre viteve, Viktor Emanueli do te udhetonte ne drejtim te qyteteve te ndryshme te Shqiperise.

    Ne daten 14 maj 1941 ai mberriti ne qytetin e Gjirokastres. Ceremonia e pritjes u zhvillua ne sheshin kryesor te qytetit (sot Sheshi i Cercizit) ku u prit nga personalitete drejtuese te atyre viteve ne Gjirokaster si dhe nga banoret e qytetit. Sipas deshmive historike te atyre viteve, Viktor Emanueli u interesua dhe morri informacion per qytetin e Gjirokastres, historine e tij etj. Kjo do ishte nder vizitat e pakta qe nje personalitet i larte i permasave te tilla realizonte ne Gjirokaster. Nderkohe sipas te dhenave historike naten e 14 majit 1941 Viktor Emanueli e kaloi ne njerin prej hoteleve me luksoze te atyre viteve ne Gjirokaster, Hotel “Royal” (sot Hotel “Sopoti”). Mengjesin e 15 majit 1941, Viktor Emanueli vazhdoi turin e vizitave ne Jug te vendit ne Delvine, Sarande, etj. Pas 10 ditesh qendrimi ne Shqiperi, ne daten 17 maj 1941, mbreti Viktor Emanueli e mbylli viziten e tij ne vendin tone.

    “Royal”, Hoteli luksoz i stilit italian

    Hotel “Royal”, prone e familjes Haderaj , duket se ofronte kushte te pershtatshme per akomodimin e nje emri te tille si Viktor Emanueli. Perandori u sistemua ne nje dhome ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i ciles shikonte nga sheshi kryesor i qytetit te Gjirokastres. Hotel “Royal” ishte ndertuar ne disa faza per disa vite rresht. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme eshte ajo qe eshte edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster .Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

    Savojat dhe kurora e Shqiperise

    Dinastia e Savojave pati kulmin e saj me Mbretin e pare te Italise se bashkuar, Viktor Emanueli II. “Babai” i Italise moderne, qe luftoi perkrah Garibaldit dhe Manzinit per bashkimin e Italise, i la vendin djalit te tij, Mbretit Umberto I dhe ky i fundit ia la fronin te birit, Viktor Emanuelit III. Me 12 prill te vitit 1939 nje perfaqesi shqiptare e kryesuar nga kryeministri kuisling i asaj kohe Shefqet Verlaci i dorezoi Viktor Emanuelit III kuroren e Mbretit te Shqiperise. Vendimi ishte marre nga Asambleja Kombetare e mbledhur pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste. Deri ne vitin 1943, Viktor Emanueli III vazhdonte te quhej Perandor i Italise dhe Etiopise dhe Mbret i Shqiperise. Me renien e fashizmit, ra edhe Perandoria Italiane e cila ishte themeluar nga Benito Musolini ne tentative per te ringjallur perandorine e vjeter romake. Ne vitin 1946 Viktor Emanueli III abdikon nga froni i Mbretit te Italise ne favor te djalit te tij Umberto II. Disa muaj me vone, referendumi popullor vendosi rrezimin e monarkise dhe shpalljen e Republikes. Viktor Emanueli III, nipi i Viktor Emanuelit II, njeriut qe themeloi Italine moderne, u detyrua te marre rrugen e mergimit. Vetem ne fillim te mijevjecarit te trete pasardhesit e Savojave u lejuan te rikthehen ne Itali, por vetem si qytetare te thjeshte.

    Qellimi politik i nje vizite

    Vizita e Perandorit te Italise e Etiopise dhe Mbretit te Shqiperise Viktor Emanueli III nuk ishte e rastesishme ne Gjirokaster. Pas disfates italiane ne luften italo-greke, ky qytet ka qene pushtuar nga trupat greke. Ne 6 prill te vitit 1942 Gjermania sulmon Jugosllavine dhe Greqine. Pasi trupat e Vermahtit pushtojne nje pjese te madhe te Greqise, ne 13 prill trupat italiane hidhen ne kunderofensive. Perballe kishin nje ushtri gjysme te shpartalluar nga goditjet gjermane dhe te vogel ne numer, pasi pjesa derrmuese ishte rreshtuar ne mbrojtje te kryeqytetit. Ne 24 prill te vitit 1942, pas pushtimit te Athines nga gjermanet, merr fund edhe lufta italo-greke, qe i kushtoi Musolinit 13.755 te vrare, 50.874 te plagosur, dhe 25.067 te humbur. Ndersa Viktor Emanueli III mberrin ne “qytetin e Jugut” ai duket se me kete gjest kerkon t’u thote qytetareve te Gjirokastres se tashme greket jane mundur perfundimisht dhe Shqiperia eshte nen mbrojtjen e “padronit te ri”.

    Atentati, hipotezat per Vasil Lacin

    Ne 17 maj te vitit 1941, ndersa Perandori i Italise dhe Etiopise Viktor Emanueli III largohej nga kryeqyteti shqiptar per t’u kthyer ne Rome, atij i behet nje atentat. Ne rrugen e Durresit, ndersa korteu mbreteror ishte drejtuar per ne aeroportin ushtarak te Laprakes, i riu shqiptar Vasil Laci qellon ne drejtim te tij me pistolete, duke plagosur lehte perandorin. Historiografia e periudhes komuniste e ka paraqitur kete akt si shfrim i urrejtjes popullore ndaj pushtuesit, ndersa vete italianet kishin dyshime te forta se i riu nga Piqerasi i Himares ishte shtyre nga qarqe nacionaliste greke per te qelluar mbi njeriun qe dekretoi shpalljen e luftes italo-greke.

    Qershor 1936 , Motrat e Zogut vizitojne Gjirokastren

    Ne qershor te vitit 1936 ne qytetin e Gjirokastres mberriten dy motrat e mbreti Zog, te cilat u akomoduan ne Hotel “Royal”. Duket se vete pozicioni i Gjirokastres dhe natyra e saj, ku historia gershetohej me romantizmin do te terhiqte kersherine e princeshave. Te dyja motrat e mbretit Zog u sistemuan ne njeren prej dhomave te kateve te siperme te hotelit, ballkoni i te cilave shikonte nga sheshi kryesor i qytetit. Madje te moshuarit ne Gjirokaster kujtojne ende se kur ato dolen ne ballkon ne oret e pasdites, bukuria, elegance dhe menyra e veshjes se tyre terhoqi kuriozitetin e gjirokastriteve, te cilet u mblodhen ne pjesen e sheshit perballe godines se hotelit. Me pas vizita e tyre do te vijonte ne disa qytete te tjera te Jugut te vendit.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjirokastra, atje ku ndertonin italianet

    Qendra historike e Gjirokastres dhe Pazari karakteristik vazhdojne te fshehin nje sere surprizash ne lidhje me vlerat historike dhe arkitekturore qe mbartin. Studiuesit kane hedhur drite ne lidhje me elemente te rinj arkitekturore te disa prej ndertesave masive te kesaj zone. Sipas tyre, elementet tradicional te arkitektures gjirokastrite ne kete zone jane gershetuar edhe me elemente te rinj, te cilat kane arritur te pershtaten mjaft mire ne kuadrin e zones historike. Krahas vlerave arkitekturore keto ndertime mbartin edhe vlera historike te vecanta.

    Keta elemente historike dhe arkitekturore kane qene ne qender te studimit "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar", hartuar nga pedagogu i Universitetit te Gjirokastres, Teodor Bilushi dhe Raimond Kola, drejtor i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres. "Ndertimet per Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar, deri ne clirimin e vendit, jane shoqeruar me pak te dhena dhe me interesime modeste te studiuesve, pasi dihej se gjate regjimin komunist, si per vlerat e krijuara gjate mbreterimit te Zogut, edhe me heret, ishte e pamundur te flitej", thote Rajmond Kola, njeri prej bashkautoreve te ketij studimi.

    Vitet '20-'40 njohin ne Gjirokaster fillimin e nje lulezimi te tregtise vecanerisht me Greqine dhe Italine fqinje. "Mjafton te kujtojme qe Porti i Sarandes kthehet ne keto vite ne portin e dyte me te rendesishem ne Shqiperi, me volume te medha te shkembimeve tregtare me Italine"-thote Kola. Kete port do ta frekuentonin tregtaret e shumte gjirokastrite qe leviznin ne intinerarin Sarande-Brindizi-Bari. Pa lene pa permendur ketu ndertimin e aeroportit te qytetit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre carter me Italine.

    "Pikerisht ky zhvillim sjell jo vetem permiresimin e gjendjes ekonomike te mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike, por edhe hapesira te reja lidhjesh dhe shkembimesh me pertej- detin", thote Teodor Bilushi, bashkautori i studimit ne fjale. Duke shfrytezuar pozicionin e Gjirokastres ne nje kryqezim rrugesh te rendesishme, me nje tradite te trasheguar, gjirokastritet do te arrinin te krijonin me te shpejte nje shtrese te re te kamurish ne qytet qe do te percaktonte edhe nevojen per investime, perfshi fushen e ndertimit dhe sherbimeve. Ishte koha kur marredheniet e reja ekonomike qe po krijoheshin po linin pas ato feudale te krijuara gjate sundimit otoman dhe po orientoheshin me te shpejte nga perendimi. Se bashku me marredheniet e reja ekonomike edhe korentet kulturore nisen te pasuroheshin dhe ti sillnin Gjirokastres nje fryme te re emancipimi te mendimit.

    Disa objekte qe u ndertuan gjate kesaj periudhe ne qytet u perkasin kryesisht ketyre tregtareve dhe kesaj shtrese qe po krijohej. "Madje shume pronare te ketyre banesave ose vilave jane persona qe kishin aktivitet tregtie me Italine", thone autoret e studimit. Nder keto ndertime, pergjate gati njezet viteve, spikasin banesa dhe vila, por edhe hotele ne zonen e Pazarit karakteristik, si dhe komplekse tregtare. Por nuk munguan edhe ndertesat bankare, objektet shkollore apo objektet administrative disa prej te cilave jane ne funksion edhe sot.

    Karakteristikat

    Cfare ndryshoi ne ndertimet e kohes

    Karakteristike per keto banesa te ndertuara gjate kesaj periudhe jane elementet e arkitektures italiane te atyre viteve, te cilat u harmonizuan mjaft mire me konceptin ndertimor te banesave te gurta. "Ne pamjen e jashtme spikasin ballkonet, verandat, grilat veneciane ne dritare, kangjellat me hekur te punuar ne ballkone, veranda dhe oborre, dyert e hekurta etj. Nga ana strukturore vihet re perdorimi i kolonave dhe trareve prej betoni si dhe soletat. Ne ambientet e brendshme kemi perdorimin e pllakave, mermerit ne shkalle dhe pllakave dekorative. Te gjithe keto elemente mungojne ne banesen karakteristike gjirokastrite te ndertuar me pare. Ne ndertimet e kesaj periudhe veme re gjithashtu perdorimin e teknologjive te reja te ndertimit te cilat sjellin tipe te reja arkitekturore ne Gjirokaster", theksohet ne studimin "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar"

    Zhvillimi ekonomik qe solli ndertimet

    Zhvillimet e vrullshme te kembimeve tregtare do te sillnin ne Gjirokaster edhe nevojen per investime ne qendra tregtare apo njesi tregtare. Nje nga me te spikaturit dhe qe sot eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme eshte "Kompleksi Tregtar i Zigait" ne pazar, prone e tregtarit Aristidh Zigai. Ky objekt i datuar ne 1937, per nga ndertimi i tij, nga ana arkitekturore dhe funksionale, prezanton element krejtesisht te rinj per qytetin. Zhvillimit ekonomik te atyre viteve ne Gjirokaster nuk kishin si ti mungonin edhe bankat. Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet '30 me ndertimin dhe venien ne funksion te dy Bankave : "Banca Nazionale d'Albania" dhe "Banco di Napoli". "Te dy keto objekte qe ndodhen ne zonen historike kane element te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit per vete funksionin qe kane pasur ketu. Kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac. Te "Banco di Napoli" kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative, nuk mungojne ne keto objekte hekurat ne dritare ne forme kangjellash, grilat e renda dhe tarabate si element sigurie", pohohet ne studim. Edhe liceu i Gjirokastres (sot gjimnazi "Asim Zeneli") perfaqeson objektin kryesor arsimor ne Qendren Historike i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes. Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1941 ne formen qe e kemi edhe sot. Ne anen e pasme te Liceut ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh, ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester. Ne keto ambiente ka funksionuar Shkolla teknike italiane,filiali i Institutit "Montani". Sipas studimit ne fjale edhe objektet e ish-Prefektures dhe Bashkise te atyre viteve, ish-godina e Kishes Katolike, etj. ishin konceptuar ne baze te stilit italian por u gershetuan mjaft mire dhe ne harmoni me arkitekturen karakteristike te zones historike.

    Guidat turistike

    Italianet per hotelet e Gjirokastres

    Emrat e dy hoteleve "Royal" ( Sot "Hotel Sopoti) dhe "Savoia" ( sot lokal "Kashahu") ne Gjirokaster ndeshen edhe ne guidat turistike italiane te vitit 1940. Guida e ketij viti ne gjuhen italiane "Albania" botim i "TCI - Touring Club Italia" fton udhetaret italiane qe vizitojne Shqiperine e Jugut te bujtin ne keto dy hotele.

    Hotel "Royal", prone e familjes Haderaj, perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster. Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

    Disa nga ndertimet me stil italian:

    Emin Kokalari - Vile e ndertuar ne Palorto ne periudhen '31 -'33

    Papavangjeli - Vile e ndertuar ne lagjen Varosh ne vitin 1937.

    Aleks Ceci - Banese trekateshe ne lagjen Varosh (ish-radio)

    Teli Mihali - Banese dhe tregtore, lagje Varosh, 1937 (tregtar)

    Koco Kekezi - Banese katerkateshe, lagje Varosh (tregtar)

    Niko Tola - Banese dykateshe, lagje Varosh (tregtar)

    Taho Alite - Banese, lagje Hazmurat (tregtar)

    Niko Mico - Banese, lagje Varosh (tregtar)

    Niko Tolica - Banese, lagje Varosh (tregtar)

    Lame Kareco - Banese, lagje Varosh (ish minister i financave)

    Cene - Banese Pazar

    Fidhi - Banese trekateshe, lagje Varosh

    Gligor Floko - Banese trekateshe, lagje Varosh.
    Sui generis

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •