Close
Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 626
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Nuk e kuptoj se pse Delijorgji eshte lene ne te njejten qeli burgu me Ylli Pinarin kur dihet qe dhe dy hajdut pulash nuk lihen bashke ne qeli dhe jo me kta dy super hajduto-vrases.

    KrieProkurorja paska zbuluar biles ene dyshon gjasme Mediu ka abuzuar me detyren ...ky zbulim qeka aq i pa vlere sa zbulimi i ish burrit te Xhoit :P


    Me sa shikojme dhe degjojme te vetmit zyrtare qe e hongren nga kjo tragjedi jane tre katunar qe punonin me tatimet e zones se Gerdecit ...kta tre e kan patur fajin

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Zjarri erdhi nga jashte fabrikes"

    Zjarri ne fabriken e demontimit te municioneve, prone e firmes "Alba Demil", ka qene i qellimshem dhe i shkaktuar jashte ambienteve. Deklaraten e ka bere Dritan Minxholli, drejtori teknik i punimeve ne Gerdec, i cili eshte edhe personi qe ka kontrolluar drejtperdrejt punetoret ne fabrike dhe punen e tyre. I ndaluar se bashku me pronarin e firmes, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari, 35-vjecari tregon edhe momentet e para te renies se flakeve jashte fabrikes dhe shpejtesise se ndezjes se barutit. Tre te dyshuarit akuzohen per "shkelje te rregullave per lendet plasese dhe radioaktive", ndersa u arrestuan tri dite pas tragjedise. Numri dy i firmes e ka cilesuar procesin e ndezjes se barutit te shpejte, ndersa perjashtoi mundesine e aksidentit ne pune.

    Rrefen Minxholli

    Ne shpjegimet e dhena avokatit te tij mbrojtes, Arben Prifti, Minxholli sqaron se zjarri i rene ne fabrike ka ardhur nga jashte. "Dy roje kane qene ne fabrike te dera kur ka rene zjarri. Keta te fundit nuk kane pare asgje se si mund te kete ndodhur ngjarja, pervec flakeve te zjarrit qe kishte marre baruti", eshte shprehur i izoluari ne qelite e burgut 313 ne Tirane. Ne shpjegimet e tij, Minxholli hedh dyshime per nje venie te qellimshme te zjarrit ne fabrike dhe eliminimin e mundesise se gabimit njerezor. "Mendoj se ka qene i qellimshem, se zjarri ka ardhur nga jashte brenda fabrikes, ku ndodheshin edhe pjesa me e madhe e punetoreve", ka kembengulur drejtori teknik i "Alba Demil", i cili ka qene afer fabrikes ne momentin qe ndodhi ngjarja e rende. Ne shpjegimet e tij, Minxholli sqaron se ne fabrike, diten e 15 marsit, kur ka ndodhur edhe shperthimi, te pjesa e perparme e fabrikes gjendeshin dy roje privat te firmes "Vrana Security", te cilet nuk kane mundur te shohin asgje.

    Dyshimet per zjarrin

    Numri dy i firmes se demontimit shpjegon se ngjarja ka qene e befasishme dhe veprimi shume i shpejte, duke i kapur te papergatitur. I pandehuri Dritan Minxholli i ka rrefyer avokatit te tij se shpejtesia e ndezjes se barutit ka ardhur si pasoje e llojit te tij, qe ka qene ne ngjyre te zeze, ose sic njihet ndryshe, baruti i zi. Ndersa eshte perpjekur t'u vije ne ndihme punetoreve, duke njoftuar policine dhe ambulancen, 35-vjecari ka marre urdhra nga pronari i tij, Delijorgji, qe menjehere te largonte punonjesit pas zjarrit. Shpejtesine e zjarrit ne fabrike, Minxholli e ka krahasuar edhe me ate qe ra pese vjet me pare ne depot e Dhemblanit ne Tepelene, ne te cilen vdiq nje ushtarak dhe u plagos nje tjeter. Por ne rastin e Gerdecit, sasia e municioneve dhe e barutit ka qene e madhe, duke sjelle edhe pasoja tragjike. Drejtori teknik i ka shpjeguar avokatit dje se, "probabiliteti i nje gabimi njerezor eshte shume i vogel, vetem nje per qind, nderkohe qe 99 per qind flasin per nje zjarr te qellimshem". Minxholli ka sqaruar se intervali kohor ka qene shume i shkurter nga momenti i ndezjes se barutit, deri te shperthimi ne fabrike. Baruti, i cili ndodhej pothuajse ne te gjithe zonen, sipas 35-vjecarit, ka qene edhe shkaku u veprimit te shpejte dhe e pasojave tragjike ne Gerdec.



    Koha

  3. #183
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dosja "Gerdeci" mbetet "jetime", priten prokuroret

    Dosja e tragjedise se Gerdecit ka mbetur pa prokurore. Qe prej dites se shtune, kur grupi hetimor ne Prokurorine e Tiranes shpalli mos kompetencen e tij per te hetuar ceshtjen, pasi ne te jane gjetur elemente qe mendohet se perfshijne ne shperdorim detyre ish- ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, materialet gjenden ne Prokurorine e Pergjithshme. Dosja nuk po hetohet nga asnje prokuror, ndersa pritet qe Kryeprokurorja Ina Rama te perzgjedh grupin e ri te hetuesve. Kreu i organit qendror te akuzes ka ne duar dosjen "Gerdeci", por ende nuk ka percaktuar grupin e ri hetimor, i cili do ta hetoje kete ceshtje. Shkaku i kalimit te materialeve pas deklarimit te mos kompetences ka qene fakti se nga materialet e shqyrtuara mendohej se edhe ish-ministri mund te kishte shperdoruar detyren. Meqenese personat me imunitet nuk mund te hetohen nga Prokuroria e Tiranes, ceshtja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes. Grupi qe do te perzgjidhet nga Kryeprokurorja Rama do te hetoje me tej dhe therrase per deshmi persona e zyrtare te tjere qe mund te kene dijeni, ose qe jane te dyshuar. Gjithashtu do te vendoset nese do i dergohet Parlamentit kerkesa per heqjen e imunitetit te ish-ministrit Mediu. Nga ana tjeter, grupi i ri, duhet te hetoje edhe mbi pistat e ngritura nga ana e prokuroreve te Tiranes. Sipas procedurave, hetuesit do te rimarrin nga e para ne pyetje personat qe kane kaluar ne organin e akuzes Tirane. Gjithashtu grupi hetimor duhet te verifikoje te gjitha pistat e mundshme, kryesisht ate te trafikimit te armeve, shperdorimit te detyres, si dhe aktit terrorist.

    K.J

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Delijorgji-Henry, "sherri" per viziten

    Mihal Delijorgji i qendron deklarates se tij per viziten ne Shqiperi te pronarit amerikan te kompanise se demontimit "South Amunition". Madje, ne deklarimet e djeshme rreth ngjarjes, 42-vjecari, pronar i firmes "Alba Demil" ne Gerdec, ka pohuar se Patrick C. Henry III shoqerohej edhe nga nje tjeter person qe ai nuk e njihte, por qe ishte pjese e kompanise nga SHBA. Byroja Federale e Investigimit mori ne pyetje Henrin, i cili deklaroi se nuk kishte qene ne Shqiperi diten e ngjarjes, por ne Gjermani. Deshmia eshte dhene edhe per mediat amerikane, por eshte rrezuar dje si alibi nga Delijorgji, i cili eshte shprehur se deri ne daten 15 mars Henry gjendej ne Tirane dhe ka qendruar ne hotelin "Continental" ne Vore, shume prane fabrikes se demontimit. Lajmi konfirmohet pas verifikimit qe beri gazeta edhe ne hotelin ne fjale, ku mesohet se shtetasi amerikan eshte regjistruar me daten 9 mars dhe eshte larguar me 14 mars, rreth ores 09:00 te mengjesit, nje dite para tragjedise.

    Deshmia e Delijorgjit

    Ndersa nga hoteli "Continental" konfirmohet qendrimi i Patrick Henry deri me daten 14 kur ka bere pagesen e fundit, pronari i "Alba Demil", Delijorgji, kembengul se kreu i "SAC" nuk ka qene i vetem dhe ka qene ne Tirane diten e ngjarjes dhe eshte larguar te nesermen. Sipas Delijorgjit, Henry kishte nje kontrate per marrjen e barutit qe e dergonte ne Gjermani. Keto shpjegime Delijorgji i ka dhene avokatit te tij, Arben Prifti, i cili e ka pyetur rreth deklarates se Henry te dhene per FBI dhe mediat se nuk kishte qene ne Shqiperi. "Ai ka qendruar deri diten e ngjarjes me sa kam pasur dijeni ne hotelin "Continental" ne Vore, shume prane fabrikes se demontimit", ka thene 42-vjecari dje. Nderkohe qe largimi, sipas Delijorgjit, nga vendi yne eshte bere pikerisht nepermjet aeroportit te Rinasit. Sipas verifikimit te kryer ne hotel, Patrick Henry III ka qene ne Shqiperi ne nje periudhe prej dates 9-14 mars dhe ka qendruar ne ambientet e "Continental". Ai eshte regjistruar me dokumente te rregullta dhe ka kryer te gjitha pagesat.

    Pergjegjesia

    Kreu i "Alba Demil", ka rrefyer se se bashku me Patrick Henry ka qene edhe nje ortak i tij, i cili eshte larguar nje dite para tragjedise nga vendi yne. Deklarimet e Delijorgjit bien ne kundershtim me ato te pronarit te "South Amunition", i cili ka deklaruar se diten e tragjedise ka qene ne Gjermani, nderkohe qe ne vendin tone kishte ardhur muaj me pare. Dyshimet ne lidhje me te dyja versionet do te vertetohen nga ana e prokurorise, e cila do sqaroje kete pike te erret te deshmive te dhena nga i pandehuri Delijorgji, si dhe nga pronari i firmes amerikane "SAC". Nga ana tjeter Delijorgji ka skicuar edhe nje harte te pergjegjesise, ku sipas tij fillimisht duhet te mbante kete pergjegjesi firma amerikane "SAC", e me pas MEICO dhe pas saj firma "Alba Demil", qe merrej me demontimin.

    Mihal Delijorgji ka pohuar se eshte kontraktur nga ana e Ylli Pinarit, ne demontimin e fishekeve dhe predhave. Avokati mbrojtes i Delijorgjit, administratorit te firmes "Albademil" i cili merrej me demontimin e fishekeve ka pohuar se ne kete projekt eshte kontraktuar nga ana e Pinarit, pronari i firmes "Meico". Kete te fundit, sipas tij, e ka njohur me pare, ku eshte kontraktuar prej tij per demontimin e tankeve. Sipas Delijorgjit, Pinari ka qene ai qe e ka kontraktuar serish ne kete kontrate, duke u marre kesaj radhe me demontimin e tankeve. Administratori i kompanise "Albdemil" ka deklaruar nepermjet avokatit te tij, Arben Prifti, se nuk ka pasur njohje te meparshme me amerikanin Henry III.


    K.J

  5. #185
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ylli Pinari "divorcohet" me Mihal Delijorgjin

    Ylli Pinari, drejtori i ndermarrjes shteterore te Import-Eksportit te armatimeve, MEICO, si dhe Mihal Delijorgji, pronar i firmes "Alba Demil", nuk jane me ne nje qeli. Lajmi behet i ditur nga avokatet mbrojtes te te pandehurve. Dy te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit qe nga dita e djeshme jane vendosur ne qeli te ndryshme te burgut 313 ne Tirane. Ndarja ka ardhur dy jave pas arrestimit, ndersa per pese dite jane mbajtur ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise Tirane. Mesohet se nga qelia eshte levizur vetem Ylli Pinari, duke u vendosur ne nje qeli te vecante. I vetmi qe ndodhet prane Delijorgjit, por ne nje tjeter qeli, eshte Dritan Minxholli, kunati i tij, por edhe njekohesisht drejtori teknik i fabrikes se demontimit ne Gerdec. Deri diten e djeshme, tre te akuzuarit per vepren penale te "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", ishin vendosur afer me njeri-tjetrin. Keshtu, Delijorgji dhe Pinari qendronin se bashku ne nje qeli, nderkohe qe Minxholli ishte vendosur ne qeline ngjitur. Por dje, cuditerisht, eshte caktuar qe dy te pandehurit te ndahen ne qeli me vete. Delijorgji ka pasur mjaft vizita kohet e fundit ne paraburgim nga familja dhe ne vecanti nga avokati i tij. Por vizitat e avokateve nuk i kane munguar as ish-drejtorit te shoqerise shteterore MEICO.


    K.J

  6. #186
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prokuroria, hetim edhe aktit terrorist

    Prokuroria e Krimeve te Renda vazhdon te hetoje edhe pisten e terrorizmit per ngjarjen tragjike te Gerdecit, e cila shkaktoi 25 viktima dhe rreth 300 te plagosur. Ashtu sikurse dyshimet per trafik armesh, edhe akti terrorist i paramenduar eshte marre ne konsiderate nga hetuesit, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Faktet te te cilat u mbeshtet organi i akuzes ishin pasojat tragjike pas shperthimit. Ne fabriken e demontimit ka pasur perqendrim te madh te barutit qe nxirrej nga predhat dhe qe nuk ishte levizur. Po keshtu ishin perqendruar edhe municione te renda, tej normes se lejuar ne zonen e ish-repartit ushtarak te Gerdecit. Nje tjeter fakt per hetuesit qe sjell dyshime eshte edhe shperthimi i ndodhur shume prane samitit te NATO-s per anetaresim, qe zhvillohet kete jave ne Bukuresht. Prokuroria paralelisht po heton edhe per nje trafik te mundshem armesh.


    K.J

  7. #187
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kufoma ne krater, identifikohet punetorja

    Ekspertet identifikojne nje tjeter viktime te tragjedise se Gerdecit. Diten e djeshme Mjekesia Ligjore, beri te ditur se ka arritur te identifikoje trupin e gjetur pak dite me pare nen rrenoja, qe i perket punetores se fabrikes se demontimit, 19-vjecares Zelie Leti, e cila ishte shpallur e zhdukur qe prej dites se shperthimit. Aktualisht ne morg ka mbetur nje kufome ende e paidentifikuar, ndersa familja Alhasa kerkon trupin e vajzes 25vjecare, Shpreses, se humbur prej 15 marsit dhe qe ishte punonjese ne fabrike. Numri i viktimave pas shperthimit tragjik shkon ne 25 persona. Trupi i 19-vjecares u gjet te enjten e kaluar gjate kontrolleve te bera nga forcat e ushtrise si dhe ato anti-mine, qe kane mberritur ne ndihme te ushtrise. Nderkohe eshte bere e ditur se ne morg ndodhet ende nje trup i paidentifikuar, i cili nuk i perkiste asnjeres prej viktimave te zhdukura, Zelie Letit, qe u identifikua apo Shqipe Alhases, kerkimet per te cilen vazhdojne ende ne kraterin e shperthimit. Ekspertet mjeko-ligjor kane bere te ditur se disa dite pasi trupi i pajete u gjet ne germadhat e fabrikes, dhe pas analizes se ADN-se, eshte bere i mundur identifikimi. Krateri i shkaktuar nga shperthimi ka qene zona e fundit ku u realizua operacioni i shpetim-kerkimit, per shkak te pasigurise qe ekzistonte, pasi mund te kishte mbetje municionesh qe ne cdo moment mund te perbenin rrezik. Nderkohe qe ende vazhdojne kerkimet ne zonen e kraterit te shperthimit per 25-vjecaren Shqipe Alhasa. Gjate dites se sotme pritet qe Gerdeci te shpallet zone jo e rrezikshme dhe do te lejohen banoret qe te kthehen ne shtepite e tyre te shkaterruara. Gjithashtu nga zona do te terhiqen dhe forcat e ushtrise, duke lene vetem nje kompani te motorizuar, e cila do t'u vije ne ndihme banoreve, te cilet mund te kene nevoje per mbledhje apo transportim te mbeturinave te inerteve te shkaktuara nga shperthimi i fuqishem.

    QSUT, 11 paciente te djegie-plastika

    Vetem 11 paciente jane duke u kuruar aktualisht ne repartin e djegie-plastikes ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Sipas mjekeve te ketij pavijoni, gjendja e tyre shendetesore ka ardhur duke u permiresuar dhe vetem kater prej te plagosurve jane ne reanimacion, por jashte rrezikut per jeten. Ndersa gjate dites se djeshme dy prej ketyre te shtruarve kane lene ambientet e spitalit, pasi nuk kane pasur me nevoje per asistencen e mjekeve dhe jane derguar per te te afermit e tyre. Nderkohe qe po kaq paciente ndodhen edhe ne spitalet italiane, ndersa keta te fundit jane ne gjendje me te rende shendetesore.


    K.J

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trebicka: Takimi i fshehtë me Shkëlzenin

    Kosta Trebicka pohon se Pinari sabotoi kontratën me amerikanët, për miliardat e tregtisë së skrapit. Flet për takimet me Mediun dhe djalin e Kryeministrit




    Kur jeni kthyer në Tiranë?

    Në Tiranë u ktheva dje në mes të natës ose sot në mëngjes herët, pas orës 12,30 të natës. Natyrshëm, udhëtova me fluturimin e fundit që vinte nga Austria, Vjena.

    Dhe ku ishit?

    Nuk besoj se është temë e këtij diskutimi.

    Kur u larguat nga Shqipëria, para apo pas shpërthimeve?

    Unë jam larguar nga Shqipëria një ditë pas shpërthimit të Gërdecit.

    Kishte lidhje me shpërthimet e Gërdecit kjo?

    Absolutisht jo. Planifikimi ishte bërë përpara, sepse djali im kishte pushimet. Djali im është nxënës në një shkollë amerikane dhe ata fillonin pushimet, unë i kisha premtuar se do ta çoja në Disneyland, kështu që e çova në Disneyland dhe kisha bërë prenotimin minimumi 4-5 ditë përpara që po diskutoja me agjencinë.

    Tani që jeni kthyer, keni patur kontakte me prokurorinë, jeni i gatshëm të dëshmoni, ju kanë thirrur apo jo?

    Unë gjithmonë jam i gatshëm të dëshmoj për gjithçka që prokuroria do të ketë nevojë si organ drejtësie, kurdo që ata do të më thërresin. Faktikisht ata më thërritën përpara 4-5 ditësh, përpara ndoshta edhe një jave.Natyrshëm nga media mora vesh se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Përgjithshme kështu që tani është e pakuptimtë që unë të paraqitem në Prokurorinë e Tiranës, do të pres që Prokuroria e Përgjithshme të më dërgojë kërkesën e saj ose të kontaktojë me mua.

    Çfarë do të dëshmoni?

    Unë do të dëshmoj ato që kam dëshmuar deri më sot në media. Çfarëdo që të më kërkojë Prokuroria, unë jam i gatshëm të dëshmoj, gjithçka.

    Si u përfshitë në historinë e paketimit të fishekëve?

    Nuk ishte përfshirje më shumë se ç'ishte një ftesë që m'u bë nga kompania amerikane AEY, e cila kishte në dorë kontratën dhe urdhërin e departamentit të shtetit, kishte kontaktuar më parë.

    Me çfarë biznesi merreshit më parë?

    Unë jam në biznesin e paketimit. Unë prodhoj të gjitha ambalazhet e letrës, natyrshëm në letër dhe jo në plastikë, materiale të tjera sidomos sidomos për industrinë endërtimit ambalazhe cimentoje, ambalazhe kolle, edhe në industrinë ushqimore, miellin sheqerin.

    Sa % të tregut zini juve?

    Kompania "Xhoi" zë sot afërsisht 98 % të këtij tregu.

    Cilën periudhë e patët ofertën nga AEY?

    Me sa di unë kompania AEY pasi fitoi tenderin dërgoi në Shqipëri një specialist, që ishte i inkuadruar në forcat e NATO-s, zotin Aleks Podriski, djalë i ri. Qëllimi i tij ishte të shihte inventarin e magazinave në Rinas dhe Aleksi ka ndenjur 2-3 muaj këtu dhe u shoqërua nga specialistët e MEICO-s nëpër magazinat tona. Aleksi tha që malli që kërkonte Pentagoni ishte 95% e tij në depot shqiptare. Pra kjo ishte arsyeja pse AEY-ja insistonte të fillonte biznesin në Shqipëri. Kontrata e AEY-së me MEICO-n ishte se "ne do ju furnizojmë" meqë erdhët nga Departamenti i Shtetit. Por kontrata ishte se nuk do të bëjmë të gjithë mbulesën, por fillimisht vetëm disa ngarkesa fishekësh.


    Pse vetëm disa dhe jo gjithë ngarkesën?


    Nuk e di, por mund të bëjmë një analizë. Nga sa kam parë në media, ka mangësi në analizën që mund t'i bëhet kësaj ngjarjeje nga specialistët ushtarakë. Asnjë lloj fisheku nuk ka qenë skarco, ata kanë qenë në kuti metalike dhe u hoqën prej aty. U hoqën sepse nëse çmimi do të ishte 20 dollarë, atëherë kompania që merrej me transportimin dhe paguante 5 dollarë për transport, do të paguante më shumë. Për të gjitha këto ju mund të pyesni edhe specialistët... në '97 nuk ngeci asnjë fishek i qëlluar. Këta të MEICO-s futen Henry Tomein, i cili rriti çmimin dyfish. Unë nuk e kam takuar dhe as e njoh fare Tomein. Zoti Tomei erdhi në Tiranë tek MEICO dhe përfaqësonte "EVDIN"-in dhe ka firmosur për këtë kompani... Por le të kthehemi tek arkat metalike. Në Shqipëri me sa di unë, kemi mbi 1 miliardë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe kontrata me AEY ishte për 100 milionë. Afganistani kërkonte 600 milionë fishekë. Po të shohim statistikat, me sa më kanë thënë punonjësit e MEICO-s ata vetë habiteshin pse silleshin fishekë kinezë, ndërkohë që neve kemi prodhim shqiptar të kombinatit të Poliçanit. Analiza që duhet bërë është se MEICO qëllimisht për të sabotuar kontratën, e detyroi AEY-në të pranonte fishekët kinezë, megjithëse Pentagoni i ndalonte fishekët kinezë. AEY-ja u ndodh në pozitë të vështirë me Departamentin e Shtetit, u ndodh në pozita inferiore dhe pranoi të hynte në marrëdhënie korruptive dhe bëri zhveshjen e fishekëve kinezë dhe paketimin e tyre me kuti jometalike. Mbështjella metalike kërkonte ekstra-kosto dhe kosto e 1 mijë fishekëve shkonte në 45 dollarë duke llogaritur 5 dollarët e transportit. Tani... ndodh që duke u furnizuar me fishekë me mbishkrime kineze, mendoj se funksionarët e MEICO-s e bënë kastile për të prishur kontratën me amerikanët.


    Përse duhet të dëbohej kjo kompani amerikane?


    Me faktet që unë kam sot, bëj një analizë matematike dhe arsyetoj pse funksionarët e MEICO-s kërkonin ta sabotonin kontratën me amerikanët. Tani bëjmë analizën: Kemi 1 mijë fishekë që shiteshin me 22 dollarë nga MEICO. Pesha e 1 mijë fishekëve është e barabartë si peshë (1 fishek është 16 gram) me 16 kilogram. Në rast se do t'i referohemi materialeve me ngjyrë në bursat perëndimore, p.sh bakër, bronx e plumb, bursa mesatare është 5 euro për kg. Këtu shiteshin për 22 dollarë. Pra, një kg fishekë (pjesëtoje 22 me 16) i bie 1.5 dollarë që i merrte shteti, buxheti i shtetit. Në këtë rast, funksionarët e MEICO-s nuk do të merrnin asnjë lek, nuk do të fusnin asnjë lek në xhep. Po t'i hyjmë logjikës që 16 kg do të shiteshin me 80 euro për 1 mijë fishekë... që në rast se 80 eurot do ta kthenim në dollarë, ishte e barabartë me 120 dollarë. Pra, është gjashtëfishi i 22-shit. Tani ç'ndodh. MEICO kishte kontratë me një subjekt tjetër... ju thoni Delijorgji unë nuk e di, që shiteshin 1 mijë fishekë për 4.5 dollarë, pra për 3 euro. Pra ai i blinte me 3 euro 16 kg dhe ndoshta kur i shiste si skrap, i shiste me 80 euro.

    Ju mendoni që këtë mund ta bënte shteti?

    Unë nuk vij në konkluzionet, ato i bëni ju. Unë bëj analizën financiare. Në rast se 500 milionë fishekë që do të shiteshin, bënin 8 milionë kilogramë. Pra 8 milionë kg materiale me ngjyrë. Po ta shumëzojmë 8 milionshin me 8 euro i bie 40 milionë euro nga biznesi i skrapit. Pra 500 milionë fishekë me 5 euro, kushtonin 40 milionë euro. Nëse këto 500 milionë fishekë do t'i merrte buxheti i shtetit me 22 dollarë, fitimi do të ishte 6.6 milionë euro. Pra, kur themi që nga buxheti i 300 milionshit do të shpenzoheshin 6 milionë vetëm për fishekët, por në 300 milionë sa do fitohej? Mund të shkojnë miliarda, 5 apo 6 miliardë.

    Ç'ndodhi më pas?


    Në momentin që pashë që MEICO dhe zoti Pinari ishte i predispozuar për të penguar dhe sabotuar kontratën, në atë moment ndjeva peshën e parë që këtu ka diçka që mban erë dhe duhet të jem i kujdesshëm. Momentin e dytë ishte kur unë kërkova që të hiqej, sipas përfaqësimit të Efraim Diverolit, që të hyja në biseda për të hequr komisionerin nga ky transaksionin. Mënyra se si rodhën ngjarjet, mbasi unë kërkova që të shmangej komisioneri Henry Tomei, atëherë mua m'u krijua një ambient i rrezikshëm për vetë pozicionin tim. Unë e ndjeva që situate po zhvillohej në mënyrë të padëshirueshme për subjektin dhe për mua personalisht sepse kisha të bëja me municione, kisha të bëja me një kompani shtetërore që përdorej si kompani private nga Pinari dhe që përdorte lloj-lloj makinacionesh në një kontratë me Pentagonin, atëherë mendova që duhej të mblidhja material për vete për ta mbrojtur veten sido që të vinte puna e këtij lloj transaksioni.

    Si ju larguan dhe kush e mori më pas?

    Nuk e di se kush e mori. Mua më tha Efraimi që e mori Delijorgji. Pinari nuk më dha asnjë arsye juridike se pse e ndërpriste kontratën dhe nuk më largoi formalisht. Ishte në interesin e tyre që t'ia jepnin kujt të donin, sepse nuk u bë tender. Pinari bëri gabim, sepse nuk ma dha ai tenderin, nuk ma dha MEICO, por amerikanët. Pinari ndërhynte në mënyrë indirekte te amerikanet që të më hiqnin nga ky biznes, ai u thoshte amerikanëve "ose hiqnin Kostën, ose nuk do t'ju furnizoj me municion". Dhe kjo duket qartë te incizimi që bëra me zotin Efraim.

    Delijorgji, përveç çmontimit, a bënte dhe paketimin?

    Sipas provave që kanë dale, kështu është.

    Gjithsesi ka një moment që ju po përpiqeni ta shmangni. A kishit frikë ju nga politika, nëse do ta denonconit këtë rast?

    Absolutisht jo. Sepse isha i bindur 100% që pas Samitit të NATO-s, ky rast do të bëhej public. Sepse këtu, gjatë kësaj periudhe kishin ndodhur edhe ngjarje të tjera me korrespondentët e Neë York Times.

    Nga i dinit?

    Sepse unë isha në momentin që gazetari i NYTimes erdhi në Tiranë dhe natyrisht ai kontaktoi edhe me mua. Kur po bënte intervistën me mua, në ato momente ndodhi një incident që u vodh kaseta dhe unë pashë reagimin e tij.

    Kur ju bastisën magazinat dhe iu mor kaseta NY Times, ju ndërkohë e kishit takuar zotin Mediu dhe i kishit shprehur ankesat pse ishte prishur kontrata apo jo?

    Po jemi takuar. Natyrshëm, Mediu është politikan, ai ka përgjegjësinë e tij politike, por ai nuk është specialist. Mediu, sikurse çdo ministër para tij ka patur marrëdhënie me zotin Pinari. Funksionarët e MEICO-s i dinë shumë mirë marrëdhëniet e tyre të vjetra dhe të reja, I dinë shumë mirë rrjetet e tyre edhe brenda edhe jashtë, që do të thotë se dinë ta manipulojnë shumë mirë situatën, kushdo lloj ministër që vjen.

    Dhe këto netëorke ia vunë në dispozicion zotit Mediu?

    Padiskutim dhe nuk besoj se vetëm zotit Mediu. Pinari nuk u bë përnjëherë nga ëngjëll në djall, brenda dy vjetësh që erdhi zoti Mediu. Është jashtë llogjikës njerëzore.

    Në intervistën e parë që keni bërë keni thënë se zoti Pinari ju është shprehur se: "kam presion nga djali i kryeministrit"?

    Jo, absolutisht, mua jo.

    Po Diverolit?

    Efraimit po, edhe Aleksit, por mua jo.

    Dhe u bë një ballafaqim dhe ju përcaktuat dhe shtëpinë. A mund të na e lokalizoni vendndodhjen e saj dhe e kujt ishte ajo shtëpi?

    Ajo është në evidencë dhe nuk mund të them që mund të nxjerr në media evidenca që janë në studim e sipër nga institucione që kanë tagrin e investigimit. Unë kam thënë që shtëpia ndodhej mbas një shkolle dhe aty mund të ketë me qindra shtëpi. Kështu që të mos hidhet asnjë lloj hipoteze. E kam thënë dhe dua ta përsëris që nuk është ish -shtëpia e kryeministrit. Absolutisht jo dhe për këtë mbaj përgjegjësinë time.

    Po në këtë takim ka qenë djali i kryeministrit?

    Në evidencën time subjective, unë them që ai nuk ka qenë. Unë s'kam qenë prezent në këtë takim. Unë dëgjova dhe nuk u tha përfaqësuesve të ambasadës se ai është djali i kryeministrit.

    Atëherë, kur ai nuk ishte djali i kryeministrit, pse kërkuat takim me të dhe i thatë që ç'keni me biznesin tim?

    Atë e kam takuar, sepse unë u lajmërova të dorëzoja kasetën dhe dokumentacionin tek investigatorët amerikanë dhe unë kisha një detyrim moral që kur të diskutoja për kryeministrin tim, unë më parë këtë ta diskutoja me familjen e kryeministrit. E ndjeja si detyrimin tim moral. Dhe kur unë pashë reagimin e djalit të kryeministrit që me shumë qetësi, me shumë vendosmëri kërkoi që të ballafaqohej me presidentin dhe me punonjësin amerikan, natyrshëm unë krijova bindjen se ai nuk ishte i përfshirë në këtë aferë. Takimi nuk ka zgjatur më shumë sesa 5 ose 6 minuta. Unë e takova dhe i thashë: "zoti Shkëlzen, jemi në prag të një investigimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit për një aferë korruptive nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për municione. Kanë dalë fjalë që ju jeni i përzierë"..

    Në intervistën tuaj të parë ju deklaruat së këtë jua ka thënë Pinari?

    Jo, jo. Unë nuk kam thënë që më ka thënë Pinari, dëgjojeni mirë atë intervistë. Unë kam thënë që Pinari u ka thënë punonjësve amerikanë se djali i kryeministrit kishte gisht në këtë aferë. Për ta vazhduar aty ku e lamë unë i thashë se "ka fjalë që ju jeni i përfshirë në këtë lloj aferash, jeni apo jo i përfshirë në to. Është bërë një takim personal mes teje, Pinarit, Delijorgjit dhe dy amerikanëve. Keni qenë në këtë takim apo jo? Sepse ju akuzoheni". Përgjigjia që më dha Shkëlzeni ishte "unë nuk di asgjë nga këto që po më thoni, unë nuk merrem me këto gjëra dhe jam gati të ballafaqohem me gjithkënd, qysh tani po të doni". Tani i del detyra kryeministrit t'i thotë Pinarit hajde pak këtu ti o zotëri e më sqaro çfarë janë këto që thua.

    Të kthehemi tek ai takimi që ju i kërkuat djalit të kryeministrit. Kush jua ndërmjetësoi atë sepse djali i kryeministrit nuk takohet kaq lehtë?

    Ju thashë që unë nuk nxjerr emrat e personave të cilët vetëm për shkak të shoqërisë janë bërë ndërmjetës në këto takime. Unë nuk e njihja djalin e kryeministrit që të shkoja ta kapja.

    Në çfarë vendi e keni takuar djalin e kryeministrit?

    Diku tek sheshi Nënë Tereza përpara korpusit të Universitetit. Makina e tij ishte parkuar diku para Institutit të Lartë të Arteve, po, aty jam takuar.

    Jeni takuar në makinë?

    Po, brenda në makinën e tij është bërë diskutimi.

    Aty u diskutua e gjithë biseda?

    Vetëm aty sepse s'mund të futeshim në ambjente publike, edhe unë s'doja të shfaqesha në ambjente publike me djalin e kryeministrit.

    Makina ishte me xhama të errët, ma shpjegoni pak ju lutem?

    S'e mbaj mend se unë s'para u vë shumë rëndësi makinave

    Ju refuzoi të takoheshit në kafe duke kërkuar të takoheshit vetëm në makinë apo çfarë?

    Nuk refuzoi ai të takoheshim në kafe. Unë vetë nuk kisha dëshirë të takoheshim në kafe. Unë vetë kërkoja një takim sqarues dhe kaq i kërkova.

    Një kafe me djalin e kryeministrit është një prestigj?

    Prestigj është me kryeministrin, jo me djalin e tij.

    Përse zgjodhët djalin e kryeministrit dhe nuk zgjodhët kryeministrin?

    Sepse s'kisha mundësi.

    Kryeministrit mund t'i çojë çdo kush sms dhe ai të kthen përgjigje, ju nuk e dinit këtë?

    Jo, nuk e dija këtë.


    Marrë nga emisioni "5 pyetje nga Babaramo"

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përmbarimi "ngrin" miliardat e Delijorgjit

    Zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pasurive





    TIRANË- Zyra e Përmbarimit në kryeqytet ekzekuton vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurisë së administratorit të kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji. Burimet zyrtare pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se është ekzekutuar vendimi i togave të zeza, duke bllokuar 23 llogari bankare, rreth 31 mijë metra katrorë truall, pa përjashtuar këtu edhe 1584 objekte të tjera banimi dhe pune. "Me marrjen e vendimit nga Gjykata e Shkallës së Parë për sekuestrimin e pasurisë dhe banesave të administratorit të kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, i akuzuar për veprën penale të "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive" që solli tragjedinë e Gërdecit, përmbaruesit e zyrës së Tiranës e kanë ekzekutuar këtë vendim për një afat njëjavor. Deri më tani janë sekuestruar dhe bllokuar 23 llogaritë bankare që ndodheshin në filiale të ndryshme bankare në Shqipëri, rreth 31.176.5 metra katrorë sipërfaqe e truall dhe rreth 15 prona të tjera, që figurojnë në 1584 zona kadastrale. Të gjitha këto pasuri janë sekuestruar me vendimin e gjykatës, pasi figuronin në emrin e pronarit të kompanisë "Albademil", të pandehurit Mihal Delijorgji",-thuhet nga burimet e Përmbarimit.



    Ndërkaq, nuk bëhet e ditur se çfarë do bëhet për ato prona apo banesa ku qytetarë të ndryshëm kanë blerë apartamente, para arrestimit të Delijorgjit. Mësohet gjithashtu se shumica e pasurisë së sekuestruar rezulton se është blerë, ndërtuar dhe përfituar nga Mihal Delijorgji gjatë vitit 1993, '99, 2000, '03, '05 dhe 2007. "Shumica e pasurisë së vendosur në emër të të pandehurit Mihal Delijorgji është blerë apo përvetësuar një vit para arrestimit në 2004, gjatë viteve 2003 dhe gjithashtu rreth një viti më parë, në mars të 2007"-thuhet nga grupi hetimor të cilët kanë evidentuar pronat dhe llogarit bankare të të pandehurit Delijorgji. Ky i fundit është arrestuar bashkë me kunatin e tij, Dritan Minxholin, dhe ish-drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari nga prokuroria e Tiranës, pas regjistrimit të procedimit penal me nr.916, të dyshuar për veprën penale të "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive", të parashikuara nga neni 282/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, prokuroria ka ngritur dyshimet që tre të pandehurit kanë kryer edhe atë të "trafikut të materialeve ushtarake" në bashkëpunim.

    Trojet e sekuestruara


    Lokal e banesë, me sipërfaqe të përgjithshme 824 m2 ndodhur në fshatin Sofratikë të rrethit Gjirokastër

    Sipërfaqja prej 1783 m2, ndodhur në Tiranë, Rruga e Kavajës (ish-parku i mallrave)

    Sipërfaqja prej 733 m2, ndodhur në zonën kadastrale nr.8220 Tiranë

    Sipërfaqja prej 585 m2, tek Rruga e Kavajës

    Sipërfaqja prej 661 m2, tek Rruga e Kavajës

    Sipërfaqja prej 2700 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë

    Sipërfaqja prej 833 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220, Tiranë

    Sipërfaqja prej 661 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë

    Sipërfaqja prej 2977 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë

    Sipërfaqja 738.5 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë

    Sipërfaqja prej 661 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë

    Pasuria me nr.6/ 124, volumi 13, faqe 3, zona kadastrave, 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/135, volumi 13, faqe 17,zona kadastrave 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/125, volumi 13, faqe 4, zona kadastrave 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/128, volumi 13, faqe 20, zona kadastrave 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/136, volumi 13, faqe 18, zona kadastrave 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/121, volumi 13, faqe 5, zona kadastrave 8220, Tiranë

    Pasuria me nr.6/120, volumi 12, faqe 243, zona kadastrave 8220, Tiranë

    Truall me sipërfaqe 14.500 m2 regjistruar në zonën kadastrave, 8616, Durrës.

    Sipërfaqe trualli, prej 3523 m2, në zonën kadastrale 8515 Durrës



    PASURITË FINANCIARE



    Llogaria bankare tek "Emporiki Bank"

    Llogaria bankare tek "Raiffeisen Bank"

    Llogaria bankare në "Bankën Italiane të Zhvillimit"

    Llogaritë bankare në bankën "Credins"

    Llogaria bankare në "Bankën Popullore" Tiranë, dega Tirana 1.

    Llogaritë bankare në "Bankën Amerikane të Shqipërisë"

    Llogaritë bankare në "Tirana Bank"

    Llogaritë bankare në "Alpha Bank"


    K.J

  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gërdeci "bllokohet" në zyrën e Ina Ramës

    Imuniteti i Fatmir Mediut ka stopuar hetimet e mëtejshme. Ende nuk është caktuar grupi hetimor që do të hetojë



    Prej tre ditësh nuk është kryer asnjë veprim hetimor për tragjedinë e Gërdecit. Dosja, në analizë



    TIRANË- Dosja voluminoze e tragjedisë në Gërdec bllokohet prej tre ditësh në Prokurorinë e Përgjithshme. Imuniteti i ish-ministrit Fatmir Mediu ka stopuar hetimet në zyrën e Ina Ramës, prej ku pritet të vendoset se cila prej prokurorive do të marrë në dorë fatin e mëtejshëm të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Burimet pranë organit qendror të akuzës pohuan se ende nuk është caktuar grupi hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme, që do të ketë kompetencë për hetimin e shpërthimeve në Gërdec. "Që nga dita e premte, kur grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës dorëzoi procedimin penal me nr. 916 në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk është kryer asnjë veprim tjetër, në pritje të analizimit të përgjegjësive të Mediut",-bëjnë me dije burimet pranë organit qendror të akuzës. Po nga këto burime mësohet se kryeprokurorja Ina Rama ka kërkuar t'i hedhë një sy vetë dosjes, për të parë punën e vartësve të saj, për të parë se sa prova janë mbledhur që faktojnë dyshimet se ish-ministri Mediu ka "shpërdoruar detyrën" dhe elementë të tjerë që kanë dalë nga hetimet.


    ***

    Ndërkaq, zyrtarë pranë institucionit të akuzës të kontaktuar nga "Shekulli" kanë preferuar të heshtin, duke u mjaftuar me fjalët: "nuk kemi asgjë të re për mediat". Kështu, nga dita e shtunë, kur zyra e shtypit pranë Prokurores së Përgjithshme ka njoftuar se dosja hetimore e tragjedisë së Gërdecit ka kaluar për moskompetencë tek organi qendror i akuzës për shkak të dyshimeve të zbuluara se ish-ministri Mediu ka shpërdoruar detyrën, institucioni i akuzës ka heshtur. Mësohet se kryeprokurorja Rama ka kërkuar nga grupi hetimor përveç shkresës së moskompetencës edhe dosjen origjinale të hetuar nga numri 2 i prokurorisë së Tiranës, Genci Qano dhe tre vartësit e tij. Ndërkohë, sipas praktikës së ndjekur nga organi qendror i akuzës në rastin e ish-Ministrit të Transporteve, tashmë ministër i Jashtëm, kryeprokurorja cakton një grup pune prej dy prokurorësh dhe hetuesish, të cilët do të studiojnë e verifikojnë provat e mbledhura nga grupi hetimor i kryeqytetit.

    ***


    Pas caktimit të prokurorëve, këta të fundit do të verifikojnë provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe pretendimet e prokurorëve të Tiranës, se ish-ministri Mediu ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, nëse pretendimet e prokurorëve të kryeqytetit verifikohen edhe me provat e mbledhura, hapi tjetër i Prokurorisësë Përgjithshme pritet të jetë kërkesa drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Që prej datës 15 mars, grupi hetimor ka marrë nën hetim 6 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë, janë marrë në pyetje mbi 50 persona, që kishin dijeni për rrethanat e shpërthimeve apokaliptik që u mori jetën 22 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

    Koha

  11. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Vlerësimi i shtëpisë, shteti po tallet me tragjedinë tonë

    Kujtim Gërdeci pohon se gjithçka kishte ndërtuar, i është rrënuar, por anëtarët e vlerësimit i kanë shënuar vetëm dëme të lehta

    TIRANË- Tjegullat e çatisë janë bërë thërrime, dritaret janë shqyer dhe në vend të tyre, ca dërrasa të vjetra vetëm sa pengojnë shikimin e kalimtarëve të rastit. Mbetjet e orendive shtëpiake janë hedhur në një pirg plehrash, përpara ndërtesës së rrënuar. Gjithçka që Kujtim Gërdeci mundi të ndërtojë për 10 vjet pune në emigracion është shkatërruar sa hap dhe mbyll sytë. Kujtimi i shpëtoi katastrofës, por mjerimi duket se e ka zënë përfund. Sikur mos të mjaftonte tmerri që kanë përjetuar ditën e tragjedisë, tashmë i mbetet tëpaguajë edhe haraçet e kësaj katastrofe.Paratë e ofruara nga shtetit për dëmet e pësuara nuk janë as gjysma e atyre që Kujtimi thotë se ka shpenzuar përt'i blerë. Shtëpia e tij në hyrje të fshatit Gërdec është krejtësisht e pabanueshme. Bodrumi është përshtaturpër tëzbardhur ditën, së bashku me dy fëmijët e tij. Por çuditërisht, në letrat e vlerësimit, banesa dykatëshe në hyrje të fshatit Gërdec rezulton me dëme të lehta. Sipas tij, komisioni i vlerësimit nuk ka përfshirë asnjë prej dëmeve të shkaktuara në banesë dhe me sa duket, Kujtimi nuk është i vetmi banor që ankohet për minimizimin e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës, më 15 mars në Gërdec. Për gazetën "Shekulli", Kujtimi tregon se po abuzohet me procedurat e vlerësimit të banesave.


    Zoti Kujtim, a është bërë vlerësimi i dëmeve në banesën tuaj dhe a jeni i kënaqur me të?


    Unë jo vetëm që nuk jam i kënaqur, por jam shumë i shqetësuar që po tallen me ne. Unë nuk jam larguar asnjë moment nga shtëpia ime, për faktin se kisha frikë se mos abuzonin me atë çfarë do të shihnin nga ajo që ka mbetur. Por edhe pse unë kam qenë këtu, tjetër është shkruar në letër dhe tjetër rezulton. Unë jam çuditur kur kam marrë vesh që dëmet e shtëpisë sime konsideroheshin të lehta, ndërkohë që këtu është shkatërruar çdo gjë. Që kur ka ndodhur shpërthimi, unë kam kthyer bodrumin e shtëpisënë vendbanim, sepse ishte i vetmi vend ku mund të fusnim kokën, ndërkohë qënë letra shkruhet se unë kam pësuar dëme të lehta.



    Ku e mësuat ju vlerësimin që i është bërë banesës suaj?


    Lexova dje në gazete, ku kishte dalë lista e emrave që do tëpërfitonin dëmshpërblimet. Në bazë të kësaj liste, unë do të përfitoja 1 milion lekë për dëmet që kishte pësuar banesa, ndërkohë që nuk më ishte përfshirë asnjë dëm i mobilimit. Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Shtëpia ime nuk ka çati, dyert dhe dritaret janë krejtësisht të prishura. Po kështu edhe mobiljet,kuzhina e deri tek sendet elektrike që janë thyer krejtësisht, por asnjë nga këto dëmenuk është përfshirë në listën e vlerësimit.



    Ju keni qënë prezent kur është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në banesën tuaj?


    Po. Komisioni ka ardhur para pesë ditësh dhe unë kam qënë këtu. Atë ditë ata i shkruan të gjitha dëmet që shihnin në shtëpi, jo se ua thoshja unë, por se i shihnin vetë, pasi gjithçka këtu ishte e rrënuar. Edhe parketi i shtëpisë është hequr. Por çuditërisht shoh që asnjë prej këtyre sendeve nuk është përfshirë dhe unë rezultoj në bazë të dokumentave me asnjë dëm në orenditë e shtëpisë.

    Jeni ankuar ju për këtë vlerësim?

    Po. Gjatë gjithë ditës së djeshme kam qenë në bashki. Madje jam takuar edhe me kryetarin e vlerësimit në zonën tone, një Arben Kuçi, i cili më tha se i kishte shkruar të gjitha dëmet e shtëpisë sime. Po në fakt këtu ndodh e kundërta. Kam mësuar se vetëm për një garazh makine njerëzit kanë fituar 9 milionë lekë të vjetra, apo edhe se janë përfshirë në dëmshpërblim hangari i gjësë së gjallë. Por me mua nuk ka ndodhur kështu. Kush është më i zoti ka përfituar, ndërsa ata që presin drejtësinë e shtetitnuk marrin as djersën e tyre. Për të ndërtuar këtë shtëpi unë kam punuar 10 vjetnë Greqi dhe brenda një dite m'u shkatërrua krejtësisht. Edhe pse nuk ishte për fajin tim, shteti nuk merr përsipër të më dëmshpërblejë as gjysmën emallit të shkatërruar. Unë nuk po them të më ndërtojnë prapë shtëpinë, se kam krahë dhe e bëj vetë. Por të më thuhet se nuk kam asnjë send të thyer, kur e vërteta është se këtu gjithçka është rrënuar, është e papranueshme. Nuk po them sa kam dëgjuar, por ajo që po ndodh me mua, është vërtet tallje dhe premtime boshe.


    Ju thatë se keni shkuar në bashki, çfarë ju kanë thënë atje?

    Po ja, që të depozitoja një ankesë dhe se do të vinte sërish një komision tjetër për të vlerësuar dëmet dhe unë tashmë jam në pritje. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ajo që kërkoj unë është të paktën të më dëmshpërblehen sendet e mëdha të shtëpisë, sepsetë tjerat, ashtu siç e ngrita një here, do t'ibëj prapë. Unë nuk dua të abuzoj tek shteti, dua që vetëm djersa që unë kam punuar me vite të tëra larg fëmijëve të mi të më dëmshpërblehet, sepse ne ishim në hallin tonë deri në ditën që këtu ndodhi gjëma. Është e vërtetë që ne shpëtuam, por kush është gjallë do edhe të jetojë. Në bodrum pa drita nuk jetohet. Nuk po ankohemi për të tjerat, por të paktëntë marrim hakun tonë. Ç'të them tjetër. Do pres, do të shkoj prapë në bashki me shpresën se komisioni i dytë do të tregohet më i ndershëm, sepse nuk kam rrugë tjetër veçse të pres. Nuk jam më aq i ri sa të marr sërish emigracionin për të bërë prapë një shtëpi sa për të futur kokën. Bisedoi: L.Çela

    BANORI

    "Shtëpia e rrafshuar s'është futur në listë"

    TIRANË- "Shtëpia ime është rrafshuar krejtësisht, ndaj mesa duket nuk ekziston në listat e bashkisë së Vorës". Kështu të thotë me ironi Xhefahir Duka, ku duket se vetëm shakaja i ka mbetur pas shpirtit. Gjatë ditës së djeshme nuk ka lënë zyrë pa trokitur, por përgjigje të vetme ka marrë durimin. "Më thanë të pres se tek shtëpia ime do të rikthehen sërish",- thotë Xhevahiri, ku për të vetëm fjala durim nuk ka më kuptim. Sipas tij, nga komisioni i vlerësimit të pasurisë nuk i është vlerësuar banesa, e cila është shkatërruar krejtësisht. "Të vetmin shpërblim që kam marrë është ai i 500 mijë lekëve të vjetra për frymë, ndërsa përsa i përket dëmshpërblimit për shtëpinë e shkatërruar, janë llogaritur vetëm dyert dhe dritaret tek banesa tjetër që ishte në ndërtim e sipër, por jo tek ajo ku unë jetoja. Kam shkuar për t'u interesuar dhe më thonë se duhet të pres, por me sa po dëgjojmë, këtu vetëmpritja nuk ka kuptim",- thotë Xhevahiri. Sipas tij, një numër i madh familjesh kanë rënë "viktimë" e listave të hartuara. Banori i zonësthotë se listat e dëmeve ndryshohen nëpër insitucione të ndryshme dhe se nuk janë ato që pasqyrojnë gjendjen reale të dëmeve të pësuara nga shpërthimi ifabrikës në Gërdec, më 15 mars. Nga ajo sa thotë burri rreth të 40-ave, deri më tanijanë konstatuar abuzime në fshatrat Marqinet dhe në Gërdec.L.Çela

    Banorët kundërshtojnë procedurat e vlerësimit të shtëpive, të cilat nuk do t'iu sigurojnë kurrë ato që patën para tragjedisë

    Dëmshpërblimi në Gërdec, ankohen mbi 1 mijë banorë

    Lindita Çela

    TIRANË- Më shumë se 1 mijë banorë të Gërdecit kundërshtojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes, më 15 mars. Gjatë dy ditëve të fundit, pranë shtabit të emergjencës së ngritur në bashkinë e Vorës ka patur një fluks të madh banorësh, që kundërshtojnë komisionet e vlerësimit për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Sipas banorëve, nëpër dokumente rezulton që pjesa më e madhe e materialeve të shkatërruara nuk janë përfshirë në listën e dëmshpërblimit. Ndërkohë që nuk mungojnë akuzat për korrupsion për komisionet e vlerësimit. E ndërsa banorët hedhin akuza, burimet zyrtare thonë se janë ngritur 5 grupe pune për të shqyrtuar të gjitha ankesat që kanë banorët për dëmet e pësuara nga tragjedia e ndodhur në Gërdec.

    ***

    "Do të kisha dashur edhe unë të mos isha gjallë, sepse edhe kështu nuk jetohet. Jemi nisur për atë rrugë dhe më mirë e vdekur, sa të shtyj ditët në këtë moshë nëpër çadra".Fluturime Gërdeci duhej të ishtefatlume që shpëtoi gjallë nga tragjedia e ndodhur në fshatin e saj. Shtëpia i është rrënuar krejtësisht, ndërsa mundi të nxjerrë të gjallë prej rrënojave nipin e saj 9 -vjeçar, Denisin. Por tashmë që kanë kaluar më shumë se 2 javë nga shpërthimet, të mbeturit gjallë nuk e ngushëllon më 70-vjeçaren. Ditët e saj herë nëpër çadra, e herë në rrënojat e shtëpisë i cilëson më të rënda se vdekjen. "Do kisha mbyllur sytë dhe nuk do të merrja vesh se çfarë bëhet në këtë dynja",-thotë më tej me lot në sy Fluturimja. Më shumë se sa tmerri që i panë sytë, rrënimi i të birit është më i kobshëm për gruan 70- vjeçare. Thotë se 35 milionë lekë të vjetra është vlerësuar i gjithë dëmi i shkaktuar në shtëpinë e saj. Fluturimja shton se në banesën përballë fabrikës së vdekjes nuk ka mbetur asgjë prej gjëje.Prej 15 ditësh, familja e saj jeton në një çadër, ndërkohë që të vetmet ndihma që kanë përfituar janë disa kile me sheqer dhe njëthes me miell. Por nuk është vetëm gruaja rreth të 70-ave që ankohet për vlerësim të pasaktë të pasurisë së dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur. Pothuajse në tërë zonën gëlojnë ankesat për trajtimin finaciar të përllogaritur për dëmet e pësuara. Madje, nuk janë të pakta akuzat, sipas të cilave mjafton të paguash nën dorë dhe vlera finaciare e dëmeve të përfituara rritet.


    ***

    Në kafenenë në hyrje të fshatit Gërdec, burrat e mbledhur aty, këto ditë flasin vetëm për paratë e dëmshpërblimet. Pohojnë me zë të lartë akuza përkorrupsionin që po bëhet në kurriz të tyre. "Ka persona që hangarin e lopës e kanë regjistruar si një vilë, ndërkohë që të tjerët as djersën e tyre nuk marrin"- thotë Xhevahiri. Ndërsa për Agimin që merr vesh nga punët e vlerësimit, këtyre njerëzve u ka rënë lapsi për të qënë viktima të përhershme. E ndërsa Gërdeci zien akuzat, në bashkinë e Vorës bëhet zyrtarizimi i tyre. Sipas zëdhënësit të shtabit të emergjencave, deri djeka patur rreth 1000 ankesa të banorëve për vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. "Për të verifikuar të gjithë procesin e vlerësimit dhe të ankesave janë ngritur 5 grupe pune të cilat në bazë të ankesave do të kryejnë edhe një vlerësim të dytë"-të thotë zëdhënësi. Ndërsa përsa i përket procesit të ndarjes së parave, ai pritet të nisë gjatë ditëve në vazhdim. Dje në Vorë është bërë vetëm hapja e llogarive bankare, proces ky që është përfundar për 300 banorë të zonës. Ndërkohë që dje, Këshilli Bashkiak i Vorës miratoi listën e personave nga fshati Marqinet 1, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar rëndë, të cilat do të përfitojnë ndihmë financiare të menjëhershme në shumën 25.000 lekë për person, por jo më shumë se 100.000 lekë për familje. Po dje është nisur puna në fshatin Gerdec dhe Marqinet 2 nga ana e punonjësve të KESH për të rikthyer energjinëelektrike, ku sipas drejtorit të KESHnë pjesën më të madhe të fshatit do të nisë furnizimi me energji elektrike. Por edhe mbrëmjen e djeshme, Gërdeci është ngrysur në terr të plotë. Sapo perëndon dielli, të vetmit njerëz që qarkullojnë janë patrullat e ushtrisë, pasi njerëzia është strukur nën rrënoja me shpresën se të nesërmen të paktën do të mund të regjistrojnë emrat në listat e përfitimit të qeverisë.


    INFEKTIMI

    Shtabi i Emergjencës: Ajri i pastër në Gërdec

    "Ajri në zonat e infektimit është i pastër ndaj ndotjeve radioaktive dhe kimike". Kështu bën me dije deklarata e shtypit të shtabit të Emergjencave, përsa i përket rrezikut të infektimit të zonës ku 15 ditë më parë shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Sipas kësaj deklarate, nga analizat e kryera rezulton se nuk ekziston rreziku radioaktivdhe i lëndëve kimike në të gjithë zonën e Gërdecit.Ndërkohë që ngapuna e grupeve të përbashkëta të ushtrisë dhe punonjësve të bashkise Vorërezulton se deri më tani janë rreth 380 shtëpi të sigurta për kthimin e banorëve në fshatrat Gërdec dhe Marqinet. Po dje janë shtuar dozat e klorifikimit të ujit të pijshëm si dhe ka nisur dizinfektimit i zonës, djegies dhe groposjes së një sasie shpendësh, kafshësh dhe disabagëtive të ngordhura. Ndërsa për përmirësimin e infrastrukturës në fshatin Gërdec dhe Marqinet 2, dje janë shpërndarë nga bashkia Vorë cakull dhe stabilizant.Dje është përfunduar rrugaqë lidh dy fshtarat, Gërdecin me Marqinet 2.

    Koha

  12. #192
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kushtetuta, masakra e Gërdecit dhe Presidenti i Republikës

    Në mes të së shtunës së 15 marsit, populli shqiptar pa me llahtar se si disa megaton municion u hodhën në erë dhe dhunuan jetën dhe pronën e banorëve të fshatrave Gërdec, Marqinet, Muçaj e Vorë

    U bë dy javë nga ajo masakër dhe në shtyp e televizione lexohet, shikohet e dëgjohet se si të ashtuquajturit politikanë të Shqipërisë janë rreshtuar në llogoret e tyre mesjetare bashkë me taboret e shpurave zagare. Politikanët i vërsulen njëri-tjetrit si hajdutët mesjetarë a modernë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kriminale, që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronës në Shqipëri, në favor të atyre që janë në pushtet. Publiku rri e ndjek shfaqjet e tyre. Populli i Gërdecit ka pesëmbëdhjetë ditë pa drita e pa radio, televizion e gazeta. Populli i Gërdecit e i Shqipërisë nuk di se çfarë do të bëhet për kthimin e jetës në normalitet dhe nuk di se kur janë afatet për plotësimin e kësaj detyre kushtetuese, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në atë zonë. Langojtë dhe zagarët gjithfarësh, mediatikë dhe shpura të ngjyrosura gjoja politike, nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse përforcojnë avazin e atyre, prej të cilëve presin ndonjë kockë në formë pronash, evazioni fiskal, mbulim krimesh, a vende pune ose detyre partiake. Hipokrizia vrasëse qeverisëse është shndërruar në pseudo-sulme parlamentare, në pseudo-hetime, në para të nxjerra për mbulimin a zvogëlimin e masakrës së llahtarshme. Në Borovën martire, në tetor 1943, nazistët dogjën 100 shtëpi dhe vranë 107 njerëz. Në Gërdec, deri tani nuk dihet numri i të vrarëve dhe nuk është i besueshëm numri i mbi të treqind të plagosurve; janë mijëra shtëpi të shkatërruara e të dëmtuara. Janë mijëra njerëz pa shtëpi, pa punë e pa katandi. Janë mijëra gjëra që nuk i dimë mirë, se zëri qytetar është shuar nga ata që janë të interesuar të mbulojnë provat e dhunimit të të drejtave të njeriut për jetën, pronën dhe mjedisin, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbrojtës i të cilave është Presidenti i Republikës.
    Neni 88 i Kushtetutës :
    3…. Presidenti bën këtë betim: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”.
    Presidenti i Republikës duhet të vërë re se, në masakrën e Gërdecit janë dhunuar të drejtat e njeriut, me pasojë të vdekur, të humbur, të plagosur dhe shkatërrim pronash e mjedisi, të mbrojtura nga neni 15 i Kushtetutës.
    Neni 15 i Kushtetutës:
    1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
    Gjithashtu, presidenti i Republikës, pa dhe dëgjoi dëshmitarë mediatikë, se në masakrën e Gërdecit vdiqën, u plagosën e u shfrytëzuan në punë fëmijë.
    Neni 54 i Kushtetutës:
    3. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë… që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij moral.
    Presidenti i Republikës, në zbatim të detyrave të tij të përcaktuara nga neni 92, pika h e Kushtetutës, ka për detyrë të kërkojë mendim dhe të dhëna nga Kryeministri i Shqipërisë, në cilësinë e këtij të fundit si drejtues i institucionit shtetëror të Kryeministrisë, për çështje që kanë të bëjnë me detyrën e Kryeministrit, të përcaktuar në nenin 102, pika c e Kushtetutës, në lidhje me sigurimin e zbatimit të legjislacionit të vendimit të Këshillit të Ministrave “Për asgjësimin dhe shitjen e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë..
    Neni 92 i Kushtetutës:
    Presidenti ushtron edhe këto kompetenca :
    c) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore, që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
    Neni 102 i Kushtetutës :
    1. Kryeministri :
    c) Siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
    Neni 15 i Kushtetutës :
    2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si edhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
    Deri më sot, unë nuk e kam dëgjuar Presidentin e vendit tim, të flasë publikisht në bazë të nenit 15 të Kushtetutës, mbi të drejtat e dhunuara të njeriut në masakrën e Gërdecit, si edhe në bazë të nenit 92 pika c, për kërkim mendimi dhe të dhënash me shkrim nga Kryeministri i Shqipërisë, për sigurimin e zbatimit të legjislacionit që ka lidhje me masakrën e Gërdecit.
    Gjithsesi, i uroj punë të mbarë Presidentit, në zbatim të detyrave të tij kushtetuese.


    (Nga: Ilir Mati) B.W.

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Kush është minoritari grek Mihal Delijorgji?

    Kush Eshte Minoritari Grek Mihal Delijorgji ?


    Marre nga Gazeta Shqip 20 Mars 2008
    Kontrata e parë me Ministrinë e Mbrojtjes: Një tank për 300 mijë lekë
    Mihal Delijorgji, njeriu më i përfolur sot në Shqipëri, nuk ishte askushi përpara 17 vjetësh.
    Një i ri minoritar grek me arsim 8-vjeçar dhe me një kurs mekanizatori, nga Dropulli qe do të ndiqte rrugën e babait, duke punuar me ekskavator në vendlindje nese rënia e diktaturës dhe hapja e kufijve nuk do e shkëpusnin Delijorgjin nga ekskavatori, për ta çuar në frontet e vështira të punës në Greqi, si shumë bashkëmoshatarë të zonës. Pas më pak se 2 vitesh emigrim, Mihali u rikthye në Shqipëri për të nisur një biznes pak të eksploruar në atë kohë, atë të hekurit. Fillimet rezultuan të suksesshme, sepse Shqipëria gërmadhë ishte e etur për hekur për ndërtim, sikundër është e pangopur edhe sot.
    Por ylli i Delijorgjit do të ndriste vetëm në vitet 2000, kur në dorë të tij ra një pasuri përrallore: Qindra mijëra tonelata metale të shtrenjta, të harruara në depot e ushtrisë së shkatërruar të vendit. Shoqëria “Përparimi sh.a.” e administruar prej minoritarit grek Mihal Delijorgji, arriti në vitin 2004 të siguronte një kontratë për demontimin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë, duke nisur kështu një biznes prej miliona dollarësh që përfundoi në mënyrë të tmerrshme më 15 mars në Gërdec të Vorës.
    Në Gjirokastër, shumë njerëz e kujtojnë me detaje kohën kur Mihal Delijorgji nisi të tërhiqte tanket nga repartet e ushtrisë.
    Disa nga ish-ushtarakët tankistë të divizionit ushtarak “Labëria” në Gjirokastër, thonë se pas hapjes së depove dhe reparteve ushtarake gjatë trazirave dhe kaosit të vitit 1997, në repartin ushtarak të “Arshi Lengos” (atëherë ish-brigadë luftarake tankiste) u grumbulluan të gjitha tanket ruse dhe kineze të reparteve tankiste të rajonit jugor të vendit.
    “Në këtë ish-brigadë tankiste, pas vitit 1997, u grumbulluan rreth 110 tanke të amortizuara të markave ruse dhe kineze, të sjella edhe nga repartet e tjera tankiste të brigadës nga Rusani i Delvinës dhe repartet e tankeve në Mashkullorë dhe Goranxi. Tanket u shitën dhe u tërhoqën për skrap në vitet e mëpasshme nga disa kamionë të mëdhenj të një firme private që në mos gaboj e kishte emrin ‘Përparimi‘ dhe me sa mbaj mend unë, kjo tërheqje zgjati për rreth 3 vjet gjatë kohës kur ministër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko”, tregon për gazetën “Shqip” ish-oficeri tankist K.T.
    Sipas ish-oficeri tankist K.T , në atë periudhë, një tank shitej te kjo firmë private vetëm me 300 mijë lekë (të reja), ndërkohë që një tank rus peshonte nga 32 deri në 35 tonë, ndërsa një tank kinez peshonte më shumë se 36 tonë dhe në përbërje të tyre, thotë ai, kishte pjesë dhe pajisje çeliku special, gize, bakri dhe bronzi. “Nëse do të shiteshin pjesët dhe pajisjet e tankeve të demontuara nga ana jonë, si tankistë, ato do të krijonin të ardhura të pallogaritshme dhe ne tankistët nuk do të silleshim rrugëve pa punë”, thotë ish-tankisti K.T.
    Personin që merrej me blerjen dhe shitjen e tankeve, Biznesmenin me kombësi Greke dhe nënshtetësi Shqiptare, nga fshati Terihat i Dropullit të Poshtëm, minoritari Mihal Delijorgji, ish-ushtaraku e ka njohur gjatë kohës kur kryente shërbimin ushtarak në Gërhot.
    “Para ndryshimeve politike të vitit 1990, Delijorgji njihej në Gjirokastër si një ekskavatorist i ish-Ndërmarrjes Shtetërore të Bonifikimeve, “zanat” që ai e trashëgoi nga babai, që ishte një nga mekanizatorët më të zotë të mjeteve të rënda që bonifikuan fushën e luginës së Drinos. Pas kësaj periudhe, Mihali njihet si një biznesmen i suksesshëm i shitjes së shufrave të hekurit për ndërtim. ”, thotë ish-ushtaraku.
    Bashkëfshatarët e Delijorgjit, nga Terihati, thonë se pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare dhe shërbimit ushtarak të detyruar, ai ka përfunduar një kurs kualifikimi për mekanizator në Durrës. Deri në orët e fundit të sistemit komunizmit Delijorgji ka punuar si ekskavatorist në punimet bonifikuese, por pas vitit 1990, ai ka nisur biznesin privat dhe i mbështetur edhe nga familjarët e bashkëshortes, ka shënuar suksese me veprimtarinë e tij të tregtisë dhe biznesit privat në disa fusha.
    “Gjatë kohës kur nisi shitja dhe tërheqja e tankeve nga reparti i “Arshi Lengos”- pohon ish-oficeri tankist K.T.- një ish- nënoficer tankist që do të dilte në asistencë nga mbyllja e repartit kërkoi tek autoritetet e Repartit të Tankeve që të blinte një tank me çmimin e shitjes te firma private, por kjo gjë nuk ju mundësua, pasi sipas drejtuesve të ish-divizionit “Labëria”, tanket ishin shitur me ankand te firma transportuese.
    “Kur mora vesh se një tank shitej vetëm me 300 mijë lekë, duke e njohur mirë fuqinë e tankeve që kisha përdorur gjithë jetën, mendova që të merrja një tank, për ta përdorur për punime bujqësore, por shefat më thanë se të gjithë tanket ishin shitur në një dorë te një firmë private”, tregon ish-nënoficeri S.D., që dëshironte të blinte një nga tanket që kishte blerë dhe transportuar për në Elbasan biznesmeni Mihal Delijorgji.
    Shkaku kryesor që e shtyu ish-nënoficerin të blinte një tank, ishte fakti që gjatë kohës kur firma private e Delijorgjit ishte duke tërhequr dhe transportuar tanket për skrap, kishin humbur dy tanke, dhe kjo gjë u kalua shumë lehtë nga efektivi i një reparti që deri në momentin e shitjes së tankeve e kishte jetën e tij e të familjes të lidhur pazgjidhshmërisht me këta tanke.
    “Fillimisht ne tankistët nuk besonim që ata tanke ishin duke u shitur me 300 mijë lekë do të shkriheshin në furrnaltat e Elbasanit dhe më kujtohet se shumë nga ish-kolegët e mi tankistë u tallën me mua atëherë që kërkova të blija një tank, por kur mësuan se dy tanke “kishin bërë këmbë”, kishin humbur pa nam e nishan dhe askush nuk u shqetësua për këtë humbje, të gjithë kuptuan se tanket tona kishin marrë rrugën e shkrirjes dhe paratë e shitjes së tyre “kishin gjetur vendin” dhe ne duhet të dilnim “si rruar e qethur” në asistencë”, tregon ish-nënoficeri.
    …………………………………………………………………………………………………………………..
    Natyrshem lindin shume pyetje:
    Cili ka qene roli i qarqeve Greke ne gjithe kete biznes fitimprures?
    Perse nxitoi qeveria Greke (qe dihet qe s’eshte dashamirese ndaj ceshtjeve te kombit shqiptar) te thote se Greqia do ta njohe Kosoven ne nje kohe te mevoneshme? Dhe kjo pas vizites se Ministrit te Jashtem Serb ne Greqi.
    Pse kaq nxitim shpalljen zyrtare per perkrahjen e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga ana e Greqise?
    Cilat kane qene lidhjet e Delijorgjit me qarqet Greke? Aq me teper qe Delijorgji ka filluar te beje biznes me Ministrine e Mbrojtjes qe kur ishte Pandeli Majko Minister. Si ka mundesi qe nje mashtrues ordiner si minoritari grek Delijorgji ka arritur te fuse ne “gracke” Shtetin më aparatet e tij, Qeverine, Ministrine e Mbrojtjes,dhe Kryeministrin?
    Pse vetem Delijorgji kishte eksluzivitetin per kete biznes?
    Kujt i perket ne te vertete firma Qipriote? Zyrtareve Shqiptare? Zyrtareve Greke? Zyrtareve Amerikane? Apo te 3 paleve bashke?


    Gazeta socialiste “ ZP” e dates 24 maj 2006 shkruante: “Bashke opozita, Berisha edhe 390 dite” Pra që në ditët e para të qeverisjes se të djathtes opozita e majte “e bashkuar” do ia përcaktonte mire ditët e qeverisjes, e nuk do ulej të ndihmonte qeverinë dhe shtetin, se si mund të ecej më mirë me reformat, se si mund të ngrinim sa të jetë e mundur e më shumë nivelin e mirëqenies, e një mijë e një probleme që Shqiperia ka!
    Delijorgjizimi dhe gangsterizmi politik nuk lindi me 15 mars 2008, ato fenomene u mbarten që para 2000-shit, fermentuan dhe u krijuan kur ishte edhe e majta ne pushtet!!!
    Nuk mendon opozita e majte se si mund të dilet sa më shpejt nga gërmadhat e Gërdecit, si mund të shpëtojnë pa gjymtime ata që patën fatin të jetojnë, se si mund të përfundojë sa më shpejt rruga e Prishtinës, se si mund të mos ndodh më një Gerdec i ri, se si te zhvillojme politikisht dhe ekonomikisht nje shqiperi të forte e të fuqishme….
    JO, OPOZITA E MAJT SA HERE QE VJEN NE PUSHTET DO PERDORE GRUSHTIN E SHTETIT(sic beri ne 1997)NUK PRET ZGJEDHJET NORMALE MENDON VETEM PER KOLLTUQET E SAJA!
    Opozita le të pyesë Majkon, Ramen, Gjonin e gjithë ministrat e vet, se si u fut Delijorgji, Pinari e gangsterë të tjerë në lojrat e pehlivanëve të politikës, që sot kërcejnë si pleshti, për të ikur nga e verteta!
    Dhe, përnjëherë në shërbim të tyre vihen gazetarët skllave-shërbëtorë, për të cilët rrotullohet çdo gjë që paguhet, për të venë kujën më tituj gërdecianë e shumë e shumë xhevahire të tjera, që ende nuk janë raportuar, as ne organin e akuzës.
    Si nuk doli një gazetar, të thotë, si t’u vijmë në ndihmë këtyre njerëzve, të shërojmë të gjallët dhe t’u bëjmë nderet e merituara atyre që shkuan, t’u ndërtojmë shtëpitë, rrugët dhe të pastrojmë gërmadhat e asaj katastrofe, të mendojmë se si mund të punohet më mirë në depot dhe për armët e tjera të paçmontuara, kush të punojë në to dhe si të punohet për t’u lokalizuar, sa të jetë e mundur e më pak dëmi që mund të vij nga një pakujdesi, se si mund të hartohet një ligj, qoftë edhe për këtë rast, se si e ma çfarë çmimi duhen shitur, se ne po na marrin arin për hekur etj… etj...


    Si e majta ashtu edhe e djathta duhet ti therrasin mendjes, duke marre seriozisht punen qe kryejne dhe per ti bere reformat menjehere dhe jo ne nje periudhe kaq të gjate(18 vjet) pasi shqiptaret nuk mund të presin përjetësisht, kur brezi i parë po ikën pa e shijuar demokracinë, brezi i dytë po edukohet me veset e këqija të 1 sistemi të kalbur e të korruptuar!
    Opozita dhe Pozita kane një regji të specializuar nga kelyshat Serbo-Greke, se ndryshe s’ka si të ndodh dhe të shpjegohet ngecja e një vendi kaq të begatë si Shqiperia, në të njëjtit parametra për 18 vjet!!!

    Pse tolerojme autoritarizmit e te gjithe liderave: Berisha, Nano, Rama, etj.?
    Pse kemi munges atdhedashurie dhe 1 pritshmeri dhe kaq te ulet per Shqiperine ?
    Kjo mungese e theksuar e papergjegjshmerise qytetare, qe egziston qe nga Kryeministri, Qeveria, Shteti dhe aparatet e tij, e deri tek qytetari i thjesht e ka bazen tek indiferenca jone, indiferenca ime, indiferenca jote, INDIFERENCA E TË GJITHVE !!
    SHQIPTAR MOS FLI POR ZGJOHU SHQIPTAR!!!

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Nga Balkanweb:

    Sipas dokumentit të QKRB rezulton se Mihal Delijorgji nuk është ortak i vetëm i kompanisë, ndërsa zotëron maxhorancën e aksioneve të firmës. Thellohet skandali i “fabrikës së vdekjes” në Gërdec të Vorës, pas bërjes publike të dokumentave të firmës Alba-Demil. Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit të Bizneseve, rezulton se Mihal Delijorgji nuk është ortak i vetëm i kompanisë, ndërsa zotëron maxhorancën e aksioneve të firmës 75 përqind.



    Pjesa tjetër e aksioneve (25 përqind) janë në pronësi të firmës amerikane SAC, me president Patric Henry III, që është pikërisht firma që MEICO ka kontraktuar për demontimin e materialeve luftarake në Gërdec të Vorës.
    E ndryshe nga sa u bë publike në kontratat e firmosura mes MEICO dhe SAC, pikërisht kontrata e parë në Qershor 2007 dhe kontrata e dytë në Dhjetor 2007 dhe më pas kontrata mes SAC dhe nënkontraktorit shqiptar Delijorgji, dokumenti i regjistruar për firmën Alba-Denil, hedh poshtë të gjithë skemën “false” ngritur nga firma amerikane dhe ajo shqiptare për çështjen e çmontimit.
    Kjo sepse, MEICO ka kontraktuar direkt kompaninë shqiptare Alba-Demil të Mihal Delijorgjit, ku SAC (Kompania Amerikane) ka në pronësi 25 përqind të aksioneve.
    Kontratat
    Në dritën e këtyre detajeve, SAC dhe Albademil kanë qenë, gati e njejta kompani, duke patur të përbashkët amerikanin Henry. Kështu, SAC, që ka fituar edhe të drejtën për të çmontuar municione të ushtrisë shqiptare, ja ka kaluar atë të drejtë vetvetes, pra Albademilit, ku ishte përsëri aksioner Patrick Henry. Pra, Albademil nuk mund të konsiderohet, në këto kushte, si një nënkontraktor. Dukshëm, emri i një kompanie amerikane është përdorur si mbulim i faktit që ka qenë biznesmeni shqiptar Delijorgji, i inkriminuar më parë për evazion fiskal, ai që ishte boshti i vërtetë i këtij biznesi. Duke i shpërblyer me 25 të të ardhurave partnerit amerikan të drejtën e përdorimit të emrit të SAC-it si mbulim.
    Por në rast se do të zbatohet ligji shqiptar, pronari i Southern Ammunition Company Inc (SAC), me qendër në shtetin e Karolinës së Jugut (SHBA), Patrick Cornelious Henry III, duhet të procedohet penalisht si bashkëpërgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Kjo, pasi legjislacioni shqiptar njeh përgjegjësinë për administratorin e një subjekti privat për çdo shkelje ligjore. Në rastin e kompanisë Albademil, del se administrator nuk ishte vetëm një person, por dy. Të dy ortakët ndajnë edhe përgjegjësinë për çdo mosrespektim të ligjit në vendin tonë.
    Objekti
    Sipas dokumentit, që ndodhet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Albademil ka statusin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Objekti i veprimtarisë së saj është, jo vetëm çmontimi dhe demilitarizimi, por edhe eksporti i armatimeve jashtë Shqipërisë. Pra, i armëve të paçmontuara. Madje, “të të gjitha llojeve të kalibrave”, sikurse theksohet shprehimisht. Duke përfshirë edhe kalibrat e mëdhenj, siç ishin predhat 100-152 mm, që shpërthyen në “fabrikën” e Gërdecit. Kjo bie ndesh me deklaratën e përfaqësuesit të SAC-it, i cili u shpreh se në Shqipëri nuk është marrë me municione të kalibrave të mëdhenj, por vetëm me fishekë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  15. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dy gjykata, nën hetim për Delijorgjin

    Pas denoncimit në "Shqip", inspektime në Tiranë e Durrës. Zbulohen shkeljet e gjyqtarëve ushtarakë. Ndëshkim edhe për 3 të tjerë


    Procedurat e ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit në Durrës ndaj Mihal Delijorgjit, nën akuzat e "falsifikimit të dokumenteve" dhe "evazionit fiskal", kanë pasur parregullsi gjatë procesit gjyqësor. Konkluzioni është nxjerrë nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas botimit në gazetën "Shqip" të këtij skandali.

    Burime zyrtare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) thanë dje se kanë filluar verifikimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Ushtarak në Durrës në procesin e mëparshëm gjyqësor ndaj Mihal Delijorgjit, ku janë konstatuar parregullsi të shumta. Në ditët e ardhshme pritet të përpilohet edhe raporti përfundimtar, për t‘ia paraqitur më pas KLD-së. "Në fokus të inspektimit janë tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës: Ervin Metalla, Markelian Koça, Arbana Selmanaj dhe tre gjyqtarë të Apelit Ushtarak të këtij qyteti, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica", thanë burimet nga KLD-ja.

    Në datën 27 mars 2008, gazeta "Shqip" publikoi skandalin e gjykatave në Durrës, ku bëhej me dije se biznesmeni që merrej me import-eksportin e hekurit, Mihal Delijorgji, është gjykuar në vitin 2004 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për "evazion fiskal", "kontrabandë me mallra të tjerë" dhe "falsifikim dokumentesh". Ai është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat nga Gjyqtarët e Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit e kishte shpallur fajtor vetëm për kontrabandë me mallra të tjerë dhe e kishte dënuar me 10 milionë lekë gjobë e shlyerjen e të gjitha shpenzimeve gjyqësore.

    Gjyqtarët ushtarakë kanë kërkuar pushimin e çështjes, me konkluzionin se nuk provohen elementet e veprës penale. Gjithashtu, gjyqtarët e Apelit Ushtarak kërkuan edhe rrëzimin e padisë civile në këtë proces penal. Por skandali "Delijorgji" mori përmasa të tjera pas këtij vendimi, që përfshin Apelin Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij, puna disavjeçare e autoriteteve doganore dhe atyre hetimore, duheshin hedhur poshtë. Ndërkohë, çështja "Delijorgji" vazhdon të endet gjykatave shqiptare, pasi ka mbërritur në muajin dhjetor 2007 në Gjykatën e Lartë.

    Pas publikimit të artikullit, një grup inspektorësh kanë zbarkuar në Durrës, ku kanë "sekuestruar" vendimet. Pas një kontrolli paraprak, KLD-ja ka hasur disa parregullsi në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë çështje. Burimet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë thanë se gjyqtarët e Mihal Delijorgjit do të verifikohen dhe pritet që të merren masa ndëshkimore dhe disiplinore, deri në pushimin e tyre nga puna.

    Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë tha dje se edhe regjistrimi në Gjykatën e Tiranës i firmës "Alba Demil" me administrator Mihal Delijorgjin, është bërë objekt verifikimi. Disa inspektorë kanë nisur verifikimin e procedurës së ndjekur për regjistrimin e kësaj firme nga Gjykata e Tiranës. Nga të dhënat paraprake të këtij inspektorati, rezulton se nuk është gjetur ndonjë e dhënë që firma "Alba Demil" të ketë licencë për tregtinë e municioneve luftarake. Burimet konfirmuan se verifikimet janë në zhvillim e sipër dhe inspektorati i KLD-së pritet të përgatisë ditët e ardhshme raportin përfundimtar të këtij inspektimi. Firma "Alba Demil", me administrator Mihal Delijorgjin, kishte nën administrim, së bashku me kompaninë shtetërore MEICO, fabrikën që demontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të Vorës. Si pasojë e shpërthimit, më 15 mars 2008 në këtë fabrikë humbën jetën të paktën 28 persona, ndërsa mbetën të plagosur 300 të tjerë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi gjithashtu edhe shumë dëme materiale në banesat dhe pronat e banorëve të zonës. Pas kësaj ngjarjeje, forcat e policisë, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës arrestuan administratorin e firmës "Alba Demil", Mihal Delijorgjin, drejtorin teknik të kësaj firme, Dritan Minxolin, si dhe drejtorin e kompanisë MEICO, Ylli Pinarin, me akuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse e radioaktive".


    Shqip

  16. #196
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ina Rama cakton 16 hetues për Gërdecin

    Kryesues, drejtori i krimit të organizuar Zamir Shtylla


    Prokuroria e Përgjithshme cakton 16 hetues për zbardhjen e ngjarjes dhe trafikun e municioneve nëpërmjet fabrikës së vdekjes në Gërdec. Hetimi do të drejtohet nga katër prokurorë të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar, me në krye shefin e kësaj zyre, Zamir Shtylla. Grupi hetimor i zyrtarizuar dy ditë pasi mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme, do të shqyrtojë dosjen ku dyshohet, mes të tjerave, se ka shpërdoruar detyrën edhe ish-ministri Fatmir Mediu. Në njoftimin e akuzës qendrore, kryeprokurorja Ina Rama ka komanduar dy prokurorë të Tiranës, Arben Dollapin dhe Sokol Stojanin, të marrin pjesë në hetimin e çështjes. Gjithashtu, trupa e prokurorëve do të ndihmohet nga 10 oficerë të përzgjedhur nga radhët e Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Tiranës dhe të Krimeve të Rënda. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se nuk është vendosur ende ndarja e dosjes për trafik armësh, ndërsa për të hetuar tragjedinë do të vijohet më tej sipas pistave të deklaruara më parë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

    Aktet procedurale të administruara për këtë çështje nga Prokuroria e Tiranës i kaluan për hetime Prokurorisë së Përgjithshme. Akuza kryeqytetase vendosi të shtunën që të shpallë moskompetencën e saj për vazhdimin e hetimit të kësaj çështjeje dhe ia kaloi aktet si instancë kompetente Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë konkluzion u arrit për shkak se prej të dhënave të përfituara nga hetimi i deritanishëm, grupi hetimor arriti në përfundimin se në kuadër të kësaj çështjeje ka elemente sipas së cilave ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mund të ketë konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës. Duke qenë se hetimi i personave që gëzojnë imunitet është në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme, dosja u ka kaluar për shqyrtim prokurorëve të kësaj prokurorie.




    Grupi hetimor:

    Prokurorët kryesues:

    1. Zamir Shtylla, drejtor i Drejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale

    2. Kujtim Luli, Prokuroria e Përgjithshme

    3. Arqile Koca, Prokuroria e Përgjithshme

    4. Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme

    5. Arben Dollapi, Prokuroria e Tiranës

    6. Sokol Stojani, Prokuroria e Tiranës


    Oficerë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme:

    7. Arjan Muca, Ministria e Rendit

    8. Ardian Cipa, Policia e Shtetit

    9. Perlat Vatoci, Policia e Shtetit

    10. Bledar Çeliku, Policia e Shtetit

    11. Tefik Sulejmani, Prokuroria e Tiranës

    12. Ermal Milori, Prokuroria e Tiranës

    13. Arjan Muçaj, Krimet e Rënda

    14. Ibrahim Hoxha, Krimet e Rënda

    15. Arben Frashëri, Krimet e Rënda

    16. Hamza Plaka, Krimet e Rënda



    Shqip

  17. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raporti, 26 depot që furnizuan Gërdecin

    Kamionët e ushtrisë bënin qindra kilometra rrugë për të furnizuar fabrikën e demontimit të Mihal Delijorgjit



    Tonelatat e municionit që shkaktuan tragjedinë u siguruan nga Gjegjani i Kukësit në depot e Voskopojës





    TIRANË- Shtimje, djegore, municion topi, artilerie, raketash. Ç'ka kishte ushtria, qe edhe e Gërdecit, deri para shpërthimit apokaliptik të 15 marsit. Brenda një sistemi ushtarak, ku urdhrat zbatohen pa u vënë në diskutim, furnizimi i ethshëm i punishtes së Gërdecit hapi portat e çdo depoje apo reparti ushtarak në të katërta anët e vendit. Varganë kamionësh ushtarakë ktheheshin aty, në Gërdec, pas rrugëtimesh të gjata nga Kukësi, Skrapari, Korça, Burreli, Tepelena apo rrethe të tjera ku prej dekadash mbaheshin stok tonelatat e municionit të trashëguar nga komunizmi. Kamionët mbusheshin me predha dhe municion të rrezikshëm, udhëtonin ndanë qindra shtëpi banorësh, anë e kënd Shqipërisë, ecnin për disa kilometra në autostradë derisa merrnin kthesën drejt oborrit të fabrikës së Delijorgjit, ku i prisnin burra, gra e fëmijë, të gatshëm për të plotësuar normën ditore. Një proces i gjatë ky në kohë dhe kilometra, për të cilin nuk zbatohej asnjë masë sigurie, asnjë rregullore. "Ligji" i tonelatave ishte fuqiplotë në Gërdec.

    ***


    Pas shpërthimeve që u morën jetën 22 personave dhe plagosën qindra të tjerë, opinioni publik u përball me "ngritje supesh" nga zyrtarët e Ushtrisë Shqiptare, Shërbimeve Informative e deri tek ministrat apo kryeministri. Por procesi i furnizimit të fabrikës së Gërdecit nuk linte hapësirë për mungesë informacioni. "Shekulli" ka siguruar raportin e transportit të municioneve nga depot e ushtrisë drejt fabrikës së Gërdecit, nga data 5 janar deri më 14 mars, një ditë para tragjedisë. Sinanaj-Gërdec, Krujë-Gërdec, Vërtop-Gërdec... Itinerari i kamionëve të ushtrisë, në ditët e para të janarit ka qenë disi më i përqendruar.Javën e parë të janarit, kur administratori i fabrikës, Mihal Delijorgji sapo kishte marrë miratimin e dytë nga Ministria e Mbrojtjes për të vazhduar i qetë punën, në Gërdec janë shkarkuar deri në 100 ton municion në ditë, që vinin nga depot ushtarake në Fier, Berat dhe Krujë. Pas kësaj jave, harta e depove që morën urdhër të furnizonin me municion fabrikën e demontimit në Gërdec u zgjerua.

    ***


    Gjatë dy muajve të tjerë, drejt Gërdecit do të shkarkoheshin tonelata të tëra municioni, që vinin nga depot e ushtrisë së Kukësit, Matit, Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës, Përmetit, Skraparit. Municioni u sigurua prej ndërmarrjes MEICO në më shumë se 26 depo, të shpërndara në fshatra të rretheve të ndryshme në vend. Ushtarakë të këtyre depove dhe eprorët e tyre u vunë në dispozicion të fabrikës së Mihal Delijorgjit dhe kamionët e ushtrisë bënin po me karburantin e ushtrisë qindra kilometra rrugë, për të çuar municionet në destinacion. Lëvizjet e qindra kamionëve me municion, ditën për diell, drejt fabrikës së Gërdecit e kanë kthyer këtë zonë tashmë të shkretuar, për disa muaj me radhë në epiqendrën e ushtrisë shqiptare. Urdhrat e furnizimit të kamionëve, njësoj si edhe raportet për transportimin e municioneve ishin të detyrueshme të kalonin në disa tavolina ushtarakësh të lartë, e parashikuar kjo me ligj. Megjithatë, Gërdecin, këtë fshat kaq pranë Tiranës askush nuk e njihte, deri para shpërthimit që i tronditi të gjithë....


    DEPOT QË FURNIZUAN GËRDECIN


    Sinanaj, në Fier

    Depoja e Krujës

    Vërtop, në Berat

    Dhëmblan, në Tepelenë

    Shmil, në Elbasan

    Labinot, në Elbasan

    Melgush, në Shkodër

    Macukull, në Mat

    Lozhan, në Korçë

    Bigaz, në Skrapar

    Depoja e Ndroqit

    Gjegjan, në Kukës

    Qafë-Shtamë, në Burrel

    Qafë-Mollë, në Tiranë

    Bratil, në Gramsh

    Mirakë, në Elbasan

    Mbrezhdan, në Përmet

    Bushat, në Shkodër

    Zall-Herr, në Tiranë

    Depoja e Laçit

    KMR e Korçës

    Depoja e Voskopojës




    Tragjedi pas tragjedie



    Dhëmbani furnizoi Gërdecin me predha



    TIRANË- Shpërthimi i depos në Dhëmblan të Tepelenës, dy vjet të shkuara, do t'u kishte mjaftuar zyrtarëve shqiptarë për të marrë masat që e njëjta histori të mos përsëritej. Por kujtesa e shkurtër i ka çuar sërish në Dhëmblan, këtë herë për të furnizuar me municionet e pashpërthyera një tjetër tragjedi. Në raportin e siguruar prej "Shekullit" për transportin e municionit drejt Gërdecit thuhet se në Dhëmblan janë ngarkuar 150 ton municione, në datat 14, 15 dhe 16 janar. Predhat e Dhëmblanit janë shkarkuar në Gërdec, për të shpërthyer 2 vjet pas incidentit të parë, por duke shkaktuar një tragjedi njerëzore me përmasa shumë më të mëdha.Gërdeci është furnizuar me municione edhe nga reparti ushtarak i Zall-Herrit, KMR-ja e Korçës apo depoja e armative në Bushat të Shkodrës.Tonelatat e municioneve që janë shkarkuar aty demontoheshin më së shumti nga banorë të zonës, të pakualifikuar, mes të cilëve kishte shumë gra dhe fëmijë.Në Gërdec as që bëhej fjalë për kushte sigurie, ndërkohë që zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes tentuan ta paraqesin punën e bërë aty si çështje të një kompanie private.


    Sh.

  18. #198
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raporti/Kamionët e ushtrisë shkarkonin tonelata municion në Gërdec. Kontrata ishte e parashikuar me copë


    Në Gërdec, mbi 100 ton municion në ditë


    TIRANË- Qeveria shqiptare vuri në dispozicion të kompanisë së Mihal Delijorgjit8765 ton municion, për vetëm 582 mijë dollarë. Këto janë kushtet e kontratës së dytë të firmosur nga MEICO për llogari të kompanisë "Albademil" me administrator Mihal Delijorgjin, kur në kontratën e parë, kompanisëiu vunë në dispozicion rreth 2 mijë ton më pak municione, për trefishin e vlerës. Duke u bazuar në kontratën e dytë me firmë të dyshimtë, që Ministria e Mbrojtjes vuri në dispozicion të medias, në Gërdec duhej të çoheshin 1 milion e 335 mijë predha, por sipas raportit të transportimit të municioneve drejt Gërdecit, që "Shekulli" ka siguruar, është e pamundur të verifikosh një fakt të tillë. Përkrah çdo ngarkese është e shënuar data dhe vendi nga ku është siguruar municioni, por gjithçka tjetër matet me peshë. "55 ton shtimje, 40 ton municion 122 mm, 40 ton municion AKA 37 mm" janë disa nga ngarkesat që u shkarkuan në fabrikën e vdekjes, në fillim të janarit, por askund nuk është shënuar sesa copë predha i janë dorëzuar kompanisë, siç shënohej në kontratë.


    ***

    Të dhënat e mësipërme për furnizimin e fabrikës së Gërdecitevidentojnë se rreth 41 për qind e të gjithë municioneve që kanë dalë nga depot e ushtrisë, që prej vitit 2005 deri në shkurt të vitit 2008, kanë patur destinacion fabrikën e vdekjes në Gërdec. Ndërsa sa i përket ngarkesave, në Gërdec shkarkoheshin mesatarisht mbi 100 ton municione në ditë, që vinin nga rrethe të ndryshme në vend. Sipas raporteve të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë viteve 2005-2008 janë asgjësuar gjithsej 37287ton municion, ku rreth 15 251 ton armë të ndryshme, që janë përfshirë në këtë tregti dhe që kanë kaluar përmes fabrikës së Gërdecit.

    ***


    Viti 2007 dhe ai 2008, kanë përjetuar një lulëzim të vërtetë të tregtisë së vdekjes. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm që drejt fabrikës së Delijorgjit kanë shkuar një sasi tepër e madhe armësh, në krahasim me periudhën 2005-2008, por gjatë kësaj periudhe, në drejtim të Gërdecit kanë shkuar një sasi tepër e madhe e municioneve që ndodhen në depot e ushtrisë. Duke mos patur asnjë lloj kapaciteti dhe mundësi teknologjike dhe magazinimi të këtyre municioneve, ndodhi edhe tragjedia e 15 marsit, e cila solli një numër të madh viktimash të pafajshme. Gjysma e sasisë së municioneve, firmosur në emër të "Southern Ammunition Company", por që në realitet ishin në dispozicion të "Alb-Demil" ishin fishekë të kalibrit të vogël, armatim që përdoret për armët e lehta. Ndërsa predhat e kalibrit të rëndë kanë hyrë në fabrikë në fillim të janarit, deri një ditë para tragjedisë. Këto ishin pikërisht edhe municionet që po demontoheshin në mënyrën më primitive të mundshme, gjatë muajve të parë të vitit 2008, duke kulmuar me tragjedinë e shkaktuar nga një shpërthim me një fuqi atomike.


    "Albademil"


    Totali i municioneve 37 287 ton (vitet 2005-shkurt 2008)

    Southern Ammunition Company6 486 t në vitin 2007

    Southern Ammunition Company 8 765 t për vitin 2008

    Totali = 15 251 ton


    Shekulli.

  19. #199
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Procesi i Delijorgjit, KLD nis "ndëshkimin" e gjyqtarëve

    Prej 5 ditësh, Inspektoriati i KLD-së po kontrollon vendimet e gjyqit të parë kundër Delijorgjit. Gjenden shkelje proceduriale





    TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis procedurat për "ndëshkimin" e gjashtë gjyqtarëve të Durrësit, të cilët gjykuan çështjen e parë penale ndaj Mihal Delijorgjit. Burimet të sigurta pranë KLD-së bëjnë me dije për "Shekullin" se prej pesë ditësh, inspektorati i këtij Këshilli, i përbërë prej dy kontrollorëve ka zbarkuar në Gjykatën e Durrësit, ku ka inspektuar me hollësi vendimet penale të dy shkallëve të gjyqësorit ndaj të arrestuarit Delijorgji. "Inspektorët e KLD-së kanë kryer kontrollin e dy vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit në qytetin e Durrësit, ku kanë evidentuar shkelje të rënda procedurale të kryera në të dyja shkallët e gjyqësorit, në dobi të Delijorgjit. Gjatë inspektimit të grupit të kontrollit janë evidentuar një sërë shkeljesh, që nga momenti i marrjes së vendimit nga treshja gjykuese e Shkallës së Parë e deri te vendimi i dhënë nga tre gjyqtarë ushtarakë pranë Apelit, të cilët e shpallën Delijorgjin të pafajshëm për veprën penale të "kontrabandës me mallra të tjerë",-pohojnë burimet e mësipërme.



    ***

    Shpërthimet në Gërdec nxorrën në sipërfaqe një mori problemesh komplekse, që duket se kanë të bëjnë me mosfunksionimin e një sërë strukturash shtetërore. Jashtë këtij spektri duket se nuk ka ngelur as sistemi gjyqësor, i cili i dha pafajësinë Delijorgjit në vitin 2006, edhe pse ndaj tij ekzistonin një sërë materialesh komprometuese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar një inspektim në Gjykatat e Durrësit, ku duket se janë zbuluar një sërë shkeljesh."Shkeljet janë evidentuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, që nga kërkesa e prokurorit të çështjes, Ilir Turja, i cili për akuzën e "kontrabandës me mallra të tjerë" dhe "falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve" ka kërkuar nga gjykata dënimin e të pandehurit Mihal Delijorgji vetëm me 10 milionë lekë gjobë. Treshja gjykuese e kryesuar nga Ervin Metalla dhe me anëtarë Markelian Koça dhe Arbana Selmanaj vendosën me datë 28 dhjetor 2006 pranimin e pretencës së prokurorit, ndërsa e deklaruan të pafajshëm Delijorgjin për veprën penale të "falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve".


    ***

    Asokohe Delijorgji ishte liruar nga masa e arrestit me burg, ndërkohë që u shpall i pafajshëm duke u dënuar vetëm me 10 milionë lekë gjobë. E megjithëse mori minimumin, Delijorgji ishte ai që apeloi vendimin dhe jo pala e humbur, që në këtë rast ishte prokuroria. "Apelimi i vendimit në Gjykatën e Apelit ka bërë që gjyqtarët civilë të kësaj gjykate, për shkak të ngarkesës së tyre t'ia delegojnë çështjen tre gjyqtarëve ushtarakë, që përbën shkelje më vete. Tre gjyqtarët ushtarakë të Gjykatës Ushtarake të Apelit, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica, më 17 dhjetor 2007, pas dëgjimit të fjalës së prokurorit dhe avokatit mbrojtës, vendosën dhënien e pafajësisë së plotë për të pandehurin Delijorgji, duke vendosur gjithashtu edhe pushimin e çështjes, me konkluzionin se nuk provohen elementet e veprës penale. Gjithashtu, po këta gjyqtarë të Apelit Ushtarak, në kundërshtim me provat e sjella nga prokuroria vendosën edhe rrëzimin e padisë civile në këtë proces penal",-thuhet nga burimet e mësipërme. Mësohet se gjatë gjithë procesit hetimor dhe gjyqësor, i pandehuri Delijorgji është hetuar e gjykuar në gjendje të lirë, pasi masa e sigurisë ishte ndryshuar me garanci pasurore, ku i pandehuri kishte lënë 1 milion dollarë të bllokuara. Por me vendimin e gjykatës së Apelit, i pandehuri i ka tërhequr të gjitha paratë e vendosura si garanci dhe më pas ka rifilluar biznesin normal".


    DOSJA

    Prokuroria, rekurs në Gjykatë të Lartë

    TIRANË- Zyrtarë të KLD-së pohojnë për "Shekullin" seprokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të pafajësisë për Delijorgjin, dhënë nga Apeli Ushtarak i Durrësit. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj të pandehuri Mihal Delijorgji, më 19 prill të vitit 2004, është regjistruar procedimi penal me nr.425 në Prokurorinë e Durrësit, për kryerjen e veprave penale të kontrabandës me mallra të tjerë dhe falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve nga ky person. Hetimi nis bazuar mbi kallëzimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pasi sipas këtij institucioni në mënyrë të vazhdueshme, i pandehuri Delijorgji kryente kontrabandë, evazion fiskal nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, të cilat i shkaktonin shtetit dëme të konsiderueshme. Konsumimi i veprës penale është bërë nëpërmjet deklaratave doganore të viteve 2004, në kuadër të procedimit penal me nr. 425 duke bërë deklarim të rremë të hekurit të importuar për ndërtim, si hekur produkt kompensues i hekurit të eksportuar nën regjimin e përpunimit pasiv.


    AKUZA


    Neni 174


    "Kontrabanda me mallra të tjera"

    Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.


    Neni 190


    "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve"

    Falsifikimi apo përdorimi i vulave, stampave dhe formularëve të falsifikuar, apo paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit që u drejtohen organeve shtetërore dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.


    VENDIMI I SHKALLËS SË PARË



    Kërkesa e Prokurorit:


    1. Deklarimin fajtor të pandehurit Mihal Delijorgji për veprën penale të kontrabandës me mallra të tjerë, qe i ka sjellë një dëm buxhetit të shtetit në shumën 122.669.211 lekë, dhe bazuar në nenin 174 të K.Penal kërkojmë të dënohet me 8.000 000 (tetë milionë) lekë gjobë.


    2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Delijorgji për veprën penale të falsifikimit të formularëve, vulave ose stampavedhe bazuar në nenin 190/1 të K.Penale kerkojmë të dënohet me2. 000.000 (dy milionë) lekë gjobë.


    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Delijorgji për veprën penale të kontrabandës me mallrat e tjerë, që i ka sjellë një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18.864.834 leke dhe bazuar ne nenin 174,48 gërma d të kodit penal kerkojmë të dënohet me 3.000.000 (tre milionë) lekë gjobë.


    4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Delijorgji për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve dhe bazuar në nenin 190/1 të K.Penal kërkojmë të dënohet me 1.000.000 (një milion) lekë gjobë.


    5. Bazuar në nenin 55 të K.Penal për caktimin e dënimeve për disa vepra penale të dënohet përfundimisht i pandehuri Mihal Delijorgji me 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë gjobë.


    6. Pranimin e padise civile sipas objektit te paraqitur nga Dogana.


    7. Shpenzimet proceduriale t'i ngarkohen të pandehurit Mihal Delijorgji.


    VËREN



    Fillimisht, ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji është caktuar masa e sigurimit "arrest ne burg", nëpërmjet vendimit nr. 264, datë 24/04/2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Më pas, me vendimin nr. 289, datë 05/05/2004, të po kësaj gjykate, gjatë fazës së hetimeve paraprake, është vendosur zëvendësimi i masës së sigurimit "arrest ne burg", me atë të "garancisë pasurore në shumën 1 milion USD".Në seancën e dt. 15/07/2005, në fazën e gjykimit, është rrëzuar kërkesa e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurimit nga "garanci pasurore" në "detyrim për paraqitje", por gjykata e Apelit Durrës, me vendim nr. 48, dt. 02/09/2005, e ndryshon vendimin e gjykatës së shkallës së parëdhepranon kërkesen e mbrojtjes së të pandehurit për zëvendësimin e masës.


    Referuar akteve në dosje, procedimi nr. 19/1 konsiston në kryerjen nga ana shoqërisë "Përparimi" S.A të importit të një sasie hekuri për ndërtim, ndërkohë që nëpërmjet 26 deklaratave doganore të viteve 1999 dhe 2000 është deklaruar hekur lëndë e parë për prodhim gozhde apo llamarine.Më konkretisht bëhet fjalë për deklaratat nr. 2M/0189, 2M/0381, 2M/0329, 2M/0330, 2M/0360, 2M/0424, 2M/0428, 2M/0430, 2M/0420, 2M/0428, 2M/0430, 2M/0455 dhe 2M/0456, për vitin 1999 dhe deklaratat nr. 2M/16, 2M/21, 2M/24, 2M/25, 2M/27, 2M/32, 2M/34, 2M/39, 2M/41, 2M/44, 2M/45, 2M/52 dhe 2M/53, për vitin 2000.Për këtë është paguar 5% taksË doganore në vend të 20% për vitin 1999 dhe në vend të 18% për vitin 2000, referuar kjo nomlekaturës së mallrave.Dëmi për këtë kap vlerën 107.435.374 lekë, ndërsa dëmi në paraqitje faturash jo të rregullta, me vlerë fakti më të ulët, kap vlerën 15.233.477 lekë (që të dyja këto vlera japin vlerën e objektit të padisë civile në procesin penal).


    ....Kryerja e veprës penale të "Kontrabandës me mallra të tjerë", për të cilën akuzohet i pandehuri Mihal Delijorgji, lidhur me episodin e lartpërmendur të importimit të hekurit për ndërtim, por të deklaruar lëndë të parë për prodhim gozhde, llamarine etj, nëpërmjet 26 deklaratave doganore të viteve 1999 dhe 2000, është zbuluar, sipas akuzës dhe paditësit civil, si rezultat i një kontrolli aposteriori të praktikave doganore përkatëse të sekuestruara dhe të administruara në këtë gjykim (fashikujt nr. IV, V,VI, IX të proçedimit nr. 19/1).


    Kështu ka rezultuar se hekuri i importuar është klasifikuar në kreun 7207 të nomeklaturës së mallrave.Në shkresën nr. 77 Prot., dt. 03/08/2000 të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave thuhet se "Klasifikimi në kreun 7207 është i gabuar pasi mallrat që duhet të klasifikohen në të sipas rregullave të klasifikimit janë krejt të papërdorshëm në Shqipëri. Në këtë grup përfshihen prodhime hekuri apo çeliku që destinohen per t'iu nënshtruar përpunimit të mëtejshëm plastik, por që janë në përmasa të tilla që asnjë instalim teknologjik në Shqipëri nuk mund t'i përdorë."…"Gjithashtu përjashtohet klasifikimi i prodhimeve që paraqiten në rrotulla, të cilat përfshihen shprehimisht në kreun 7213.".(fashikulli nr. III i proçedimit nr. 19/1).

    Po në të njëjtin fashikull u administrua si provë edhe shkresa nr. 6400 Prot., dt. 19/10/2000, bashkangjitur materialet e shqyrtuara nga komiteti i disiplinës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me dt. 09/10/2000, nga ku rezulton se "importet e kryera në rulona dhe të klasifikuara në kodin 7207 (gjysëm produkte prej gize dhe celiku të palidhur), me tarifë doganore 5%, quhet e gabuar" (pika 1, fjalia e 2 e shkresës); gjithashtu në pikën 2 të kësaj shkrese thuhet se "Drejtoria e Tarifave, Origjinës dheVlerës, nisur nga keto parregullsi duhet të lëshojë një udhëzim shpjegues".


    PER KETO ARSYE


    Gjykata, bazuar ne nenin 380, 388 dhe 389 të Kodit të Proçedurës Penale, si dhe nenit 309 të Kodit të Proçedurës Civile,

    V E N D O S I

    -Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Delijorgji për kryerjen e veprës penale të "Kontrabandës me mallra të tjerë", nëpërmjet 26 deklaratave doganore të viteve 1999-2000, në kuadër të procedimit penalnr. 19/1, duke bërë deklarim të rremë të hekurit të importuar për ndërtim, si hekur lëndë e parë për prodhim gozhde etj, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me gjobë në shumën 8.000.000 (tetë milionë) lekë.

    -Pranimin e padisë civile në kuadër të këtij proçesi penal, duke u detyruar ana e paditur shoqëria "Përparimi" sh.a t'i paguajë paditësit Dega e Doganës Durrës, shumën 122.668.851 (njëqind e njëzet e dy milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e një) lekë.

    -Deklarimin fajtor të të pandehurit Mihal Delijorgji për kryerjen e veprës penale të "Kontrabandës me mallra të tjerë", në kuadër të proçedimit penal nr. 425 të vitit 2004, duke bërë deklarim të rremë të hekurit të importuar për ndërtim, si hekur produkt kompensues i hekurit të eksportuar nën rregjimin e përpunimit pasiv, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me gjobë në shumën 3.000.000 (tre milionë) lekë.


    -Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Mihal Delijorgji për kryerjen e veprës penale të "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve", parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale më vete, në kuptim të nenit 388/b të Kodit të Proçedurës Penale.

    -Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit Mihal Delijorgji me gjobë në shumën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë.

    -Shlyerja e gjobës të bëhet brënda tre muajve nga dita që vendimi të ketë marrë formë të prerë.

    -Kthimin e sekuestros konservative vendosur më vendimin nr. 48 të Gjykatës së Apelit Durrës në sekuestro të ekzekutueshme, pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë, në kuptim të nenit 273 të Kodit të Proçedurës Penale.


    -Shpenzimet proceduriale gjatë hetimit e gjykimit të çështjes, në ngarkim të të pandehurit Mihal Delijorgji, ndërsa shpenzimet gjyqësore lidhur me padinë civile në proçesin penal, në masën 1% të vlerës së padisë, shumën 1.226.692 lekë në ngarkim të anës së paditur shoqërisë "Përparimi" sh.a.

    -Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës,brënda 10 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, sa i takon çështjes penale dhe brënda 15 ditëve, sa i takon padisë civile.

    -U shpall në Durrës, sot,më 28/12/2006.


    Shekulli

  20. #200
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sec qarkullon nje ze qe Delijorgji ne fillim te viteve '90 ka qene shofer i Janullatosit. Di gje njeri, a qendron kjo?

Faqja 10 prej 32 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •