Close
Faqja 2 prej 32 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 626
  1. #21
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Perse ai salimandra uleret ne parlament se kryeministri e keshilli i ministrave nuk paskan dore e njohuri per reparte apo depo si ajo e Gerdecit.

    Sa me shume uleret ai, po e quaj njeri, aq me i fajshem eshte!

    Uleritjen e kryen per ti bere presion prokurorise qe te mos e therrase me cilesine e deshmitarit ...

    ke faj sali, ke faj, njesoj me ate qe vodhi lopen ...

    Po si mor nuk paska dore e njohuri ky person ne ngritjen e nje fabrike te tille nderkohe qe zoti Kryeminister eshte kryetari i KKRT (keshillit kombetar te rregullimit te territorit)
    Ku behet ndertim ne Shqiperi pa firmen e KKRT-se?
    Ap me teper brenda nje reparti ushtarak?
    Sa me shume e hap gojen KY GJAKPIRES aq me shume ja shton akuzat vetes
    Sa me shume flet KY NJERI I PAPERGJEGJSHEM aq me shume e irriton popullin

    Por une do ti beja thirrje zotit Kryeminister te mos luaj me durimin e Shqiptareve dhe te jape Dorheqjen, sepse askush me mire se ai nuk e di se cfar pasojash ka kur nje turem e irrituar i versulet institucioneve shteterore.
    Kush do te mbante pergjegjesi per kete sepse une jam i bindur se ai as per kete nuk do te mbante pergjegjesi!

    Perse zoti kryeminister nuk jep Dorheqjen?
    Pret qe populli te dali ne rruge dhe te konfrontohet me shtetin sic bere ne 1997?
    Pret qe te derdhet akoma gjak Shqiptaresh?
    Akoma nuk je ngopur me gjak o vampir i lindur?


    JEP DORHEQJEN o njeri i pa ngopur me pushtet!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shërbimi sekret ushtarak e dinte
    20 Mars, 2008

    Burime jozyrtare i thanë dje “Korrierit”, se janë të paktën 15 raporte rreth Gërdecit nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Kreu i SHIU-t mohon përgjegjësinë për kontrollet e “fabrikës” së çmontimit të municioneve, por i tradhton Mediu

    TIRANË - E ndërsa prokuroria po kërkon fajtorët për tragjedinë e Gërdecit, në skenë dalin të dhëna që tregojnë se strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes kanë paralajmëruar ngjarjen e rëndë. Strukturat përkatëse të këtij institucioni, që kanë si detyrë mbledhjen e informacionit për rreziqet e mundshme që i kanosen vendit, kanë sinjalizuar se fabrika e demontimit paraqet rrezikshmëri. Burime jozyrtare thanë se agjentët dhe inspektorët e Shërbimi Informativ të Ushtrisë (SHIU) kanë informuar për gjendjen e përgjithshme të fabrikës, edhe pse një gjë e tillë mohohet nga drejtori i kësaj strukture. Kreu i SHIU-t, Hysni Gjergji, në një prononcim për mediat, tha se nuk kishin dijeni për punishten e Gërdecit, pasi ajo nuk ishte pjesë e reparteve ushtarake, por një ndërmarrje private. Kjo deklaratë e Gjergjit vjen menjëherë pas deklaratës së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili gjatë një emisioni televiziv tha se ndërmarrja “Meico” dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë duhet të kontrollonin punën në fabrikën e Gërdecit, por as njëra dhe as tjetra nuk kanë dhënë informacione për çështjen. Burime konfidenciale thanë se në pamundësi për të siguruar një kopje të dokumenteve, të cilët konsiderohen sekret shtetëror, thanë se janë disa raporte të hartuar (rreth 15) nga agjentët dhe inspektorët e SHIU-t, të cilët përshkruanin në mënyrë të detajuar gjendjen dhe kushtet e sigurisë në fabrikën e demontimit të predhave luftarake. Raportet që i përkasin periudhës së funksionimit të kësaj fabrike, që administrohej nga Mihal Delijorgji, bashkëpronar në firmën “Albademil”, “japin alarmin” se në vendin e demontimit të predhave nuk po zbatohet asnjë masë sigurie. Sipas këtyre burimeve, raportet flasin për një sërë kushtesh të munguara në këtë fabrikë, të cilat nisin nga shkelja e distancës me zonat e banuara, e deri tek puna në brendësi të “fabrikës”. Në raportet e hartuara përshkruhet në mënyrë të detajuar procesi i punës, masat e sigurisë, numri i punonjësve, ruajtja fizike e objektit dhe një sërë të dhënash të tjera, të cilat po të ishin vlerësuar sa duhet, ndoshta do të ishte shmangur dhe edhe tragjedia, bilanci i së cilës aktualisht është 17 të vdekur dhe 6 të zhdukur. Zyrtarisht, Prokuroria e Përgjithshme tha dje, se grupi hetimor i çështjes ka sekuestruar një sasi dokumentacioni në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk sqaroi specifikisht se çfarë dokumentesh u arkivuan në dosje. Të pyetur nëse janë sekuestruar raporte të SHIU-t, burime pranë zyrës së shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme thanë se “për shkak të hetimeve, momentalisht nuk mund të japim informacione të mëtejshme”.

    Korrieri

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kreu i SHISH-it për Gerdecin: Po hetojmë për sabotazh

    Tashmë që tragjedia e Gërdecit është vepër e shërbimeve sekrete, nuk është më thjeshtë një pistë. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri tha dje në Komisionin e Sigurisë Parlamentare se ky i institucion është duke hetuar për mundësinë e një zabotazhi në Gërdec. Në fakt deklarata e parë për pistën e agjencive të huaja ka ardhur nga një nga institucionet më serioze. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në të parën deklaratë për shtyp, që bëri pas tragjedisë, u shpreh se sabotimi është një prej pistave ku do të hetohet.
    Por ajo që e shtoi dozën e versionit të spiunazhit është agjencia e lajmeve maqedonase, "INA", me një lajm të publikuar dy ditë më parë, ku me anë të një burimi që pretendohej se ishte një diplomat i rëndësishëm perëndimor, thuhej se "Tragjedia e Gërdecit është vepër e shërbimeve sekrete për të ndalur integrimin e Shqipërisë në NATO".

    SHISH

    Drejtori i Shërbimi Informativ Kombëtar, Bahri Shaqiri, për rreth një orë ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për çështjen në fjalë. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, Shaqiri ka informuar për punën e institucionit që drejton. Njëkohësisht ka deklaruar se që nga ndodhja e tragjedisë, SHISH ka nisur punën për të zbardhur versionet e ngjarjes. Ndërkohë që i pyetur nga deputetët për mundësinë e një sabotazhi të shërbimeve sekrete të huaja, Shaqiri është përgjigjur se SHISH po heton dhe në këtë drejtim. Burime nga Komisioni i Sigurisë sqarojnë se raporti i drejtorit të SHISH nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë çështje, por është theksuar se një nga pistat është ajo e sabotazhit, për të cilën ky shërbim do të hetojë.

    Shërbimet e huaja

    Në këtë mënyrë pista që përflitet tri ditët e fundit në media, pritet të verifikohet nga agjencia e specializuar shtetërore. Megjithëse në parim një pjesë e mirë e opinionit bie dakord se kushtet në të cilat punohej në fabrikën e Gërdecit ishin jashtë standardeve, përsëri, ende nuk është saktësuar se si u ndez fillimisht zjarri.

    Përse sabotim?

    Janë një sërë arsyesh që në tragjedinë e Gërdecit kanë bërë që të përmendet dhe variant i një sabotazhi të shërbimeve sekrete të huaja. Arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin se në asnjë rast nuk ka ndodhur një shpërthim i përmasave të tilla dhe për një pjesë kjo mund të ishte diçka e qëllimshme. Arsyeja e dytë ka të bëjë me mendimin e ushtarakëve me përvojë. Sipas tyre, megjithëse municionet ushtarake janë të vjetra, nuk ka ndodhur asnjë rast, deri më sot që ato të kenë vetshpërthyer. Ndërsa arsyeja e tretë që jep dhe shkaqet së përse do të të bëhej nga shërbimet e huaja një tragjedi e tillë, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë. Vetëm pak ditë na ndanin nga samiti i Bukureshtit, ku Shqipëria pritet të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO dhe ndodh një tragjedi që lidhet me ushtrinë. Sipas një pjese të opinionit, janë disa shtete që nuk janë dakord me anëtarësimin e Shqipërisë.

    Si funksionon SHISH për dhënien e informacionit

    Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është institucion qendror, që varet nga kryetari i Këshillit të Ministrave. SHISH është i specializuar që të informojë organizmat dhe figurat shtetërore në funksion të vendimmarrjes politike dhe të sigurimit kombëtar. SHISH ka për detyrë të ruajë interesat kombëtare politike e ekonomike, duke siguruar informacione sekrete të panjohura për publikun. Informacionet sekrete janë parimet bazë të punës së këtij organi. Duket se dhe rasti i Gërdecit është një nga ato ngjarje ku dhe SHISH duhet të thotë fjalën e vetë. Sigurisht SHISH nuk mund të dalë në konferenca për shtyp dhe të deklarojë se cila është e vërteta. Por nëpërmjet informacioneve që i jep kryeministrit dhe Presidentit të vendit apo dhe Parlamentit, cakton se cilat janë anët e fshehura të këtij problemi. Ndërkohë që rasti në fjalë duket se është ndër më të komplikuarit. Por derisa mes shumë pistave që janë hedhur, dhe ajo e shërbimeve të huaja është ende në tryezë, atëherë SHISH duhet të ketë një rol.

    Sabri Godo

    Disa gjëra të bëjnë të mendosh se mund të kemi të bëjmë dhe me një akt kriminal. Të mos harrojmë se destabilizimi i Shqipërisë i bën keq pavarësisë së Kosovës. 1997 u bë në çastin luftës së Kosovës, dikush tha Kosova është Dardania e Shqipërisë dhe duhet që ta marrim, duhet të shkatërrojmë prapavijën e saj që është Shqipëria, dhe u bë pak a shumë ajo që u bë.

    Fatos Klosi

    Gjithçka bëri të mundur Gërdecin. Pastaj në qoftë se janë edhe serbët në këtë histori, megjithëse nuk e besoj, prapë dikush ia ka bërë të mundur, ia ka lehtësuar punën me mënyrën se si ishte organizuar gjithë ajo punë. Aty hynin e dilnin kalamaj për të ndihmuar nënat e tyre që punonin, aty ishin njerëz të pasiguruar, vetëm njëri ishte i siguruar, i deklaruar në shtet.

    Pandeli Majko

    "Pista e një sabotazhi nga shërbimet sekrete serbe është një mundësi e fortë në ngjarjen e Gërdecit. Është një pistë që nuk mund të përjashtohet si mundësi në këtë situatë ku jemi".



    Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Petro Koçi: “SHISH nuk mund të flasë pa përfunduar punë prokuroria”

    Shërbimi Informativ Kombëtar mund të japë informacion për tragjedinë e Gërdecit vetëm pasi prokuroria të ketë mbyllur hetimet. Deputeti socialist dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Petro Koçi, në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", thotë se pista e sabotimit në tragjedinë e Gërdecit është pak e besueshme, megjithatë është detyrë e SHISH-it të verifikojë çdo gjë. Sipas tij, çdo variant duhet të merret në konsideratë nga institucionet. Ndërkohë që sqaron se, në lidhje me armatimet që çmontoheshin në Gërdec, është Shërbimi Informativ Ushtarak, ai që duhet të njoftonte më parë institucionet. Por duke u kthyer në debatin politik që ka përfshirë sot politikën shqiptare, Koçi thotë se lidershipi i PS-së shqetësohet më shumë për listat e mbyllura dhe jo për tragjedinë. Sipas tij, lojën politike tashmë e ka në dorë opozita dhe ajo duhet të shkarkojë kryeministrin Berisha.

    Zoti Koçi, personalitete të ndryshme janë shprehur se tragjedia e Gërdecit mund të jetë një vepër e shërbimeve sekrete të huaja. Si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, cili është mendimi juaj për këtë pistë?
    Me të dhënat e deritanishme që disponohen, mund të them se ky opsion është më shumë një investim mediatik për të hedhur mjegull mbi shkaqet reale që çuan në tragjedinë fatale të Gërdecit. Sigurisht që institucionet e ngarkuara me ligj për të zbuluar gjithçka në lidhje me aferën e municioneve dhe katastrofën e 15 marsit do të konsiderojnë çdo variant teorik apo për shkak të incidenteve.
    Sot në Komisionin e Sigurisë ka pasur një seancë të veçantë me drejtorin e Shërbimit Informativ. Si do ta vlerësonit rolin e këtij Shërbimi në një situatë të tillë?
    Situata e krijuar në procesin e demontimit të municioneve është përgjegjësi informative e Shërbimit Informativ të Ushtrisë e jo aq të SHISH-it. Megjithatë, mund të them se pasi ka filluar procesi hetimor nga prokuroria, SHISH nuk mund të na bëjë të ditur informacione që mund të dëmtonin karakterin sekret të hetimit. Unë vlerësoj pozitivisht në përgjithësi veprimtarinë e SHISH-it e këmbëngul që kësaj agjencie i duhet garantuar një mbështetje më e madhe buxhetore nga qeveria.
    Opozita prej tri ditësh ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha, duke e fajësuar si përgjegjësin kryesor. Megjithatë, më shumë deri tani kemi të bëjmë me deklarata. A është e organizuar opozita në këtë drejtim?
    Drejtues të caktuar të opozitës e kanë mendjen më shumë te sistemi zgjedhor me lista të mbyllura sesa te përpjekjet për të marrë frenat politike në dorë. Mirëpo, sistemi zgjedhor bëhet vetëm në bashkëpunim me Berishën, prandaj opozita nuk ka fuqinë e duhur për t'u bërë zëdhënëse e zgjidhjes politike të kësaj situate. Prova tani i përket opozitës e jo mazhorancës. Berisha duhet shkarkuar!

    Historiani Fisher: Gërdeci rrezikon Shqipërinë në NATO

    Shqipëria mund të cënohet për sa i përket integrimit të saj në strukturat e NATO-s pas incidentit të ndodhur në fshatin e Gërdecit. Deklarata vjen nga dy prej profesorëve amerikanë, Beernd Fisher dhe Michael Hailtze, që janë dhe njohësit më të mirë të çështjeve ballkanike. Gjatë një takimi të zhvilluar në universitetin "Luigj Gurakuqi" me rektorin Artan Haxhi dhe studentet e këtij universiteti, dy profesorët amerikanë Bernd Fisher dhe Michael Hailtze kanë deklaruar se disa vende perëndimore mund ta përdorin si precedent incidentin e ndodhur në fshatin e Gërdecit para dy ditëve në lidhje me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe historiani tjetër, Bernd Fisher, i cili është dhe një nga njohësit më të mirë të historisë së Shqipërisë. "Disa nga shtetet perëndimore që janë skeptike në lidhje me integrimin e Shqipërisë në NATO, fatkeqësinë e ndodhur në fshatin e Gërdecit mund ta përdorin si precedent për të penguar marrjen e ftesës së Shqipërisë për në samitin e Bukureshtit", ka qenë kjo deklarata e bërë në mjediset e universitetit "Luigj Gurakuqi", nga profesori amerikan Michael Hailtze, i cili merret me marrëdhëniet ndërkombëtare për Evropën Jug-Lindore. Në këtë mënyrë, duket se përvijohet qartë kostoja e parë që mund të japë tragjedia në arenën ndërkombëtare. Megjithëse dy ditë më parë zëdhënësi i NATO-s u shpreh se ngjarja nuk do të ndikojë, pasi NATO sheh parametrat që ka vendosur vet për shtetin. Ndërkohë që Hailtze nuk ka lënë pa përmendur dhe pikën më të dobët të shtetit shqiptar e konkretisht korrupsionin, "edhe pse qeveria po merr masa për parandalimin e këtij fenomeni, përsëri vijon të mbetet një nga problemet kryesore", ka theksuar Hailtze.


    T.O

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,717
    Postimet në Bllog
    18
    Prokuroria: Duam dëshminë e Fatmir Mediut për Gërdecin

    Prokuroria kërkon dëshminë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

    Trazhgim Sokolaj

    Ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes, i cili tri ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra, pritet të paraqitet ditën e sotme në Prokurori. Ai është ftuar të paraqitet me vullnetin e tij për të dhënë deklarime rreth ngjarjes para grupit hetimor të ngritur për investigimin e shkaqeve dhe rrethanave të tragjedisë së Gërdecit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se ish-ministri Mediu është ftuar të japë sqarime në Prokurori lidhur me kontratat e ndërmarrjes “Meico” për çmontimin e predhave në Gërdec të Vorës. “Prokuroria fton për të dhënë deklarime dhe shpjegime të mëtejshme rreth ngjarjes edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila u bë publike mesditën e djeshme. Sipas institucionit të akuzës, Prokuroria iu drejtua me një ftesë për të dëshmuar ish-ministrit Mediu, për shkak se ai gëzon imunitet parlamentar, çka paraqet pengesë për thirrjen e tij. Mediu aktualisht është deputet dhe kryetar i Partisë Republikane, ndërsa ftesa e Prokurorisë për pyetjen e tij është bërë vetëm pesë ditë pasi organi i akuzës filloi hetimet për tragjedinë. Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria ka sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes kontratat e ndërmarrjes së këtij dikasteri me firmën amerikane SAC për çmontimin e predhave në ish-repartin ushtarak të tankeve në Gërdec, që ishte kthyer prej disa muajve në fabrikë çmontimi. “Nga sekuestrimi i dokumenteve dhe mbledhja e të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes, konsiderohet e nevojshme për hetimin marrja e sqarimeve nga ish-titullari i këtij dikasteri”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, pyetjet me të cilat do të përballet ish-ministri i Mbrojtjes kanë të bëjnë fillimisht me procedurën e vendimmarrjes, e cila ka vendosur Gërdecin si zonën ku do të ngrihej fabrika e çmontimit të predhave. Grupi hetimor duket se është i interesuar të mësojë nëse në momentin e vendimmarrjes është përllogaritur fuqia e municioneve që çmontoheshin, rreziku i kësaj veprimtarie dhe nëse është marrë parasysh se gjithçka po kryhej në mes të një zone të banuar. Mediu pritet të japë sqarime lidhur me pozicionin e ministrisë në përcaktimin e firmave të kontraktuara dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të sigurisë gjatë çmontimit të predhave në fshatin Gërdec. Prokurorët pohuan më tej se do të kërkojnë sqarime prej ish-ministrit të Mbrojtjes edhe për detaje të tjera të ngjarjes, të cilat, sipas organit të akuzës, aktualisht nuk mund të bëhen publike për shkak të sekretit të hetimeve që po zhvillohen nën drejtimin e kryeprokurorit të Tiranës, Genti Xholi.

    Prokurorët në Poliçan për sasinë e municioneve të nisura në Gërdec

    TIRANE – Një prokuror nga Tirana së bashku me dy hetues pritet të fillojnë verifikimet në fabrikën e prodhimit të armëve dhe municioneve në Poliçan, në kuadër të hetimeve për tragjedinë e ndodhur në fshatin Gërdec pas shpërthimit të fabrikës së çmontimit të predhave luftarake të artilerisë së rëndë. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se në fabrikën e Poliçanit, fillimisht do të verifikohet dokumentacioni lidhur me llojin dhe sasinë e municioneve që janë nisur nga aty në drejtim të fabrikës së demontimit, që ishte vendosur në fshatin Gërdec ku ndodhi edhe tragjedia. Grupi i hetimit mësohet se veç të dhënave për sasinë e municioneve do të marrë edhe informacione për fuqinë e tyre shkatërruese si dhe rregulloren për transportin, çmontimin dhe përpunimin e mbetjeve të predhave pas përfundimit të procesit të çmontimit. Lidhur me këtë fakt, mësohet se hetuesit do të marrin në pyetje me hollësi specialistët e fabrikës së Poliçanit lidhur me procedurat që duhen ndjekur dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë procesit të demontimit të predhave. Një veprim i tillë mësohet se do të bëhet me qëllim që hetuesit dhe Prokuroria të analizojnë me imtësi mënyrën si punohej brenda fabrikës që shkaktoi tragjedinë dhe më pas të nxjerrin edhe veprimet që kanë shkaktuar shpërthimin e municioneve dhe barutit të grumbulluar aty. Prokuroria e Tiranës dje ka marrë në pyetje edhe specialistë dhe oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, lidhur me repartin e Gërdecit dhe sasinë e municioneve që ndodheshin aty. Zyrtarëve të ushtrisë u është kërkuar të sqarojnë nëse kanë pasur ndonjë informacion apo raport paraprak për rrezikshmërinë që paraqiste fabrika e çmontimit të predhave në Gërdec.


    Kërkesa: “Burg pa afat” të arrestuarve për Gërdecin

    TIRANE – Tre të arrestuarit për katastrofën e Gërdecit, administratori i firmës “Albademil”, Mihal Delijorgji; drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari dhe drejtori i fabrikës në Gërdec, Dritan Minxholli, pritet të përballen paraditen e sotme në gjykatë me prokurorinë për caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të tyre. Organi i akuzës i kryeqytetit i dorëzoi dje gjyqtarit të gatshëm të kësaj jave, Asim Vokshi, kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “burg pa afat” për tre të arrestuarit, të cilët akuzohen të kenë konsumuar kundërvajtjen penale të shkeljes së rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lëndëve plasëse e djegëse. Sipas kësaj akuze, duke vlerësuar pasojat e rënda, Prokuroria pretendon se këta mund të dënohen me burg gjer në 10 vjet. Seanca në ngarkim të tyre pritet të zhvillohet në orën 10:00, kur do të shoqërohen prej policisë së kryeqytetit.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,717
    Postimet në Bllog
    18
    Prokuroria: Tri pista të shkëndisë fatale

    TIRANE – Shpërthimi në Gërdec mund të ketë ardhur si pasojë e tërheqjes zvarrë të një thesi të mbushur me barut mbi betonin e ashpër të oborrit të fabrikës së çmontimit të predhave. Kjo është një nga pistat mbi të cilat Prokuroria e kryeqytetit po heton për të përcaktuar shkakun e vërtetë të shkaktimit të katastrofës, që i kushtoi jetën të paktën 23 personave dhe plagosjen 296 të tjerëve. Sipas të dhënave paraprake, Prokuroria pohon se kjo mund të jetë arsyeja që shkaktoi më pas tragjedinë. Baruti i fërkuar në dyshemenë e nxehtë, stimuluar kjo edhe nga temperaturat e larta të së shtunës është ndezur, ndërsa flaka brenda pak sekondash ka përfshirë thasët e shumtë të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen, derisa ka arritur te grumbulli i predhave dhe më pas te katër kontejnerët e mbushur përplot me barut të presuar. Shkak tjetër për zjarrin mendohet të jetë ndonjë shkëndijë e krijuar nga kandela e fadromës apo skrapamento në momentin e ndezjes. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që shkëndija fatale të jetë shkaktuar nga përplasja e predhave në kovën e fadromës, pasi ato ngarkoheshin njëlloj si të ishin gurë. Organi i akuzës tashmë po heton edhe në pista të tjera, sipas të cilëve shkëndija mund të jetë krijuar nga puna në çmontimin e predhave me mjete primitive, apo edhe në mënyrë të qëllimshme nga ndonjë prej punëtorëve. Aktualisht, Prokuroria i ka përqendruar hetimet në mbledhjen e provave në ngarkim të tre të pandehurve në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa do të jetë faza e dytë e hetimeve mbledhja e provave në vendngjarje apo dëshmive. fa.ma.

    Pistat kryesore

    Baruti mund të jetë ndezur gjatë tërheqjes zvarrë të thasëve nëpër betonin e ashpër të oborrit të repartit
    Shkëndija fatale mund të jetë krijuar nga skrapamento apo kandela e fadromës që transportonte predhat
    Shkëndija mund të jetë krijuar nga hedhja e predhave të çelikta në kovën gjithashtu të çeliktë të fadromës

    Panorama

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,717
    Postimet në Bllog
    18
    “Bllokohen” pasuritë e Mihal Delijorgjit

    TIRANE – Prokuroria “bllokon” pasuritë e biznesmenit Mihal Delijorgji. Organi qendror i akuzës konfirmoi dje se Prokuroria po verifikon pasuritë e administratorit të firmës “Alba Demil” Mihal Delijorgji. Këto veprime po pasohen nga grupi i hetimit edhe me marrjen e informacionit nga bankat dhe zyrat e regjistrimit të pasurive”, thanë burimet zyrtare të akuzës. Në fakt zyrtarë të lartë të Prokurorisë, i konfirmuan tri ditë më parë gazetës “Panorama” se, kishin filluar veprimet me pasuritë e Mihal Delijorgjit, me qëllim mbajtjen e tyre të bllokuar deri në përfundim të procesit. Sipas Prokurorisë, nëse gjykata shpall fajtor Delijorgjin për tragjedinë e ndodhur në fshatin Gërdec, atëherë pronat që i janë bllokuar atij, sipas ligjit për përgjegjësinë penale të personave juridikë, mund të përdoren për dëmshpërblimin e personave apo subjekteve të dëmtuara nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të predhave luftarake në Gërdec. Mihal Delijorgji, njihet për aktivitetin e tij të gjerë në fushën e importimit dhe eksportimit të hekurit duke i renditur si një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri në këtë fushë. Prokuroria ka kërkuar informacione nga bankat dhe hipotekat për llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme në emër të tij, me qëllim bllokimin e tyre deri në përfundim të procesit hetimor. Prokuroria gjithashtu ka verifikuar gjithë dokumentacionin e firmës “Alba Demil”, duke filluar që nga regjistrimi i saj në gjykatë deri tek aktiviteti dhe aspekte të tjera të veprimtarisë së saj. Nga këto verifikime është mësuar se “Alba Demil” nuk zotëronte një licencë për çmontimin e predhave edhe pse ndërmarrja shtetërore “Meico” ia kishte “besuar” kryerjen e këtij procesi.


    Dëshmitaret nga shtabi e ministria
    Prokuroria e Përgjithshme tha dje se grupi i hetimit ka marrë në pyetje zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. “Janë marrë në pyetje persona të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm që kanë dijeni për ngjarjen. Prokurorët e çështjes kanë sekuestruar gjithë dokumentacionin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe po punohet për të kërkuar akte të tjera në shërbim të hetimit”, tha Prokuroria.

    Vazhdon pyetja e punëtorëve të fabrikës
    Grupi hetimor i Prokurorisë së Tiranës vazhdoi dje me mbledhjen e dëshmive nga punëtorë të fabrikës së demontimit të predhave luftarake në fshatin Gërdec. Punëtorët kanë ripohuar sërish se nuk ishin të siguruar dhe se merreshin me çmontimin e predhave pa iu nënshtruar asnjë trajnimi paraprak. Sipas Prokurorisë deri më tani janë marrë në pyetje rreth 30 punëtorë dhe ish-punëtorë të fabrikës, të cilët denoncojnë shkeljet dhe abuzimet e shumta të bëra nga firma “Alba Demil” që kryente çmontimin e predhave.

    Delijorgji pa licencë, “Meico” pa kontroll
    Organi i akuzës ka verifikuar se firma “Alba Demil” në pronësi të Mihal Delijorgjit dhe kompanisë amerikane SAC, nuk ishte e pajisur me asnjë licencë për kryerjen e çmontimit të predhave luftarake. Gjithashtu hetimet kanë treguar se ndërmarrja “Meico” si organi përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes në nënshkrimin e kontratës me firmën amerikane për çmontimin e predhave, nuk kishte bërë asnjë monitorim apo kontroll lidhur me sigurinë dhe zbatimin e kushteve teknike gjatë punës në fabrikën e Gërdecit.

    Panorama

  7. #27
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Topi: Tragjedia e Gerdecit ka fajtor, pergjegjes me emer e mbiemer

    Kreu i shtetit ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit Kombetar kerkoi nga prokuroria te hetoje ne menyre te pavarur

    Te dalin pergjegjesit politike dhe morale te tragjedise se Gerdecit. Ka qene kjo kerkesa e presidentit Bamir Topi ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Sigurimit Kombetar ku ka theksuar se “tragjedia ka fajtor, pergjegjes me emer dhe mbiemer”.

    Kreu I shtetit ka kerkuar hetim deri ne fund te ngjarjes, ndersa i ka bere thirrje prokurorise te hetoje ne menyre te pavarur. Topi ka vijuar me tej duke thene se ngjarje si ajo e Gerdecit, te cilen e vleresoi si “te paprecedent” nuk duhen perseritur me.

    “Nuk besoj se asnje nuk kishte dijeni per ate punishte” tha presidenti ndersa shprehu habine qe asnje nuk informoi per gjendjen ne Gerdec. Presidenti kerkoi shpjegime nga Sherbimi Informativ Kombetar dhe Sherbimi Informativ I Ushtrise per mungesen e informatave per fabriken ne Gerdec dhe gjithcka ndodhte aty.


    nw24

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosta Trebicka: Ju rrefej aferat shteterore te trafikut te armeve

    Ne nje interviste ekskluzive me Kosta Trebicken, biznesmen dhe perfaqesues ne kompanine amerikane qe ishte caktuar nga DASH per te blere arme ne Shqiperi zbulohen fakte te reja rreth biznesit te armeve dhe aktoreve qe luanin kete biznes.

    Autoret e tragjedise se Gerdecit po zbulohen dita-dites. Ne nje interviste ekskluzive me Kosta Trebicken biznesmen dhe perfaqesues ne kompanine amerikane qe ishte caktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit per te blere arme ne Shqiperi zbulohen fakte te reja rreth biznesit te armeve dhe aktoreve qe luanin kete biznes.
    Trebicka sqaron sesi u kontraktua kompania qipriote dhe sesi i nxorr nga loja kompania amerikane.
    Ne intervisten ekskluzive per TvNews24, Trebicka akuzoi Ministrin e Mbrojtes Fatmir Mediu dhe drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari se debuan kompanine amerikane per te sjelle nje kompani qipriote qe perfaqesohej nga Mihal Delijorgji.

    Ne kete interviste Trebicka rrefen paralajmerimin qe i ka bere Shkelzen Berishes, djalit te kryeministrit. Po keshtu Trebicka ne intervisten ne News 24 ka deklaruar se eshte i gatshem te deshmoje ne prokurori nese do te thirret.

    Intervista e plote e zotit Trebicka dhene per TV News24.


    Pyetje: A eshte e vertete qe ju ne vitin 2007 e keni kontkatuar me zotin Efrain Diveroli, presidenti i firmes AEF per te marre pjese ne nje kontrate per shitjen e municioneve ne Afganistan? Na tregoni sakte si shkuan punet?

    Jo nuk eshte e vertete qe une kontaktova Diverolin, por me merr ne telefon nje perqesues i firmes amerikane AEY ne fillim te prillit 2007 dhe me thote qe zoti Trebicka, ju kemi zgjedhur juve si nenkontraktor per te paketuar materiale te cilet do te dergohen ne Afganistan per interes te fuqive aleate te NATO-s.

    Pyetje: Rezulton qe shoqeria amerikane e Diverolit negocioi kontraten e drejteperdrejte me MEICO-n ne Tirane apo me ndonje shoqeri tjeter?

    Kompania e Diverolit mesa di une eshte nje kompani e cila eshte absider jo sesi mund te them une, nje kompani B e BETA, kompani qe eshte nje nder kompanite me te medha te municioneve ne Amerike dhe qe kishte fituar nje tender prej 300 milion dollaresh, per te furnizuar ushtrine e Afganistanit ose me mire te themi fuqite aleate ne Afganistan me materiale te cilat ishin te traktatit te Varshaves domethene nuk ishin municione te NATO-s sepse vetem keto mund te perdoreshin nga ushtria afgane e cila ishte e kryeministrit Karzai.

    Pyetje: Zoti Trebicka si i dini keto gjera qe pohoni, a keni prova per t’i vertetuar?

    Natyrshem une kam te gjitha provat sepse kam te gjitha dokumentat origjinale. Kete gje mund ta gjeni edhe ne internet ne faqen e kompanise amerikane. BETA kompani ka fituar tenderin prej 300 milion dollaresh dhe ja ka dhene kompanise AEY qe ajo te jete nenkontraktore per te kontraktuar me ndonje nga vendet e lindjes per te blere municionet dhe per t’i cuar ne Afganistan.

    Pyetje: A jeni te gatshem te deshmoni ne Prokurorine e Tiranes nese ju therrasin?

    Pa diskutim, ne cdo moment!

    Pyetje: Cfare mund te na thoni tjeter per tregtine e armeve ne Shqiperi, kush e kontrollon dhe si behet ajo?

    Une nuk mund te them sepse s’kam qene asnjehere i perziere ne kete lloj tregtie. Une di qe u therrita nga kompania amerikane, u perzgjodha nga ata ne baze te te gjithe dokumentacionit qe une kerkova, mbasi u perzgjodha nga ata. Ky dokumentacion perfshinte ne radhe te pare prokuren e perfaqesimit, domethene, qe une ta perfaqesoja kompanine me marredhenie me MEICO-n. Dhe per here te pare une takova zotin Pinari diku nga fillimi i vitit ‘97 duke i vajtur me prokure ne dore dhe me kontraten qe kisha me kompanine AEY, per te paketuar municionet te cilet ishin fisheke kallashnikovi per t’i cuar ne Afganistan.

    Pyetje: T'i kthehemi bisedes se transkriptuar. Cili eshte mesazhi qe ju percillni? Cila eshte fjale e fundit e juaj per te, pra biseden qe keni bere me zotin Diveroli?

    ”Zoti Pinari me paraqiti nje kontrate ku une duhet te firmosja per te dy kompanite per “AEY inc” dhe “EDVIN”. Une nuk mund te firmosja per kompanine qipriote per te cilen une nuk e kisha kontaktuar dhe nuk me kishte dhene asn”EDVIN” dhe une firmosa vetem ne emer te AEY-se. Qe nga ai moment une paraqita te gjithe dokumentacionin perkates ne lidhje me fuqine puntore, pra paraqita te gjitha certifikatat e lindjes te punonjesve te cilet do te hynin me leje te posacme ne aeroportin e Rinasit, pra flasim gjithmone per sektorin ushtarak, dhe kerkova qe brenda 1 ose 2 diteve te paisja me leje te gjithe punonjesit e mi te cilet perbenin nje kapacitet prej 40-50 veta.
    Ne momentin qe une me Pinarin po diskutonim per “EDVIN”, Pinari me paraqiti mua nje dokument ku EDVIN i blinte “MEICO-s” nje sasi municionesh prej 100 milion fishekesh kallashnikovi me nje vlere prej 22 dollaresh per 1000 cope, ndersa momenti tjeter i shitjes nga “EDVIN” tek “AEY”-ja, un nuk dija absolutishte asnje lloj detaji.
    Mbas nje jave pasi trajtova punonjesit e mi duke kerkuar dhe ndihmen e zotit Pinari i cili duhet te me pajiste me 2 ose 3 specialiste per te kualifikuar punonjesit e mi se dhe me ndihmen e perfaqesuesit amerikan te AEY-se i cili qendronte ne Shqiperi gjate asaj kohe, neve trajnuam punonjesit dhe filluam punen.
    Ne momentin qe filluam punen pas nje periudhe 3 ose 4 ditore, zoti Pinari filloi te na pengonte me furnizimin me materialet perkatese te cilet ne duhet t’i ripaketonim brenda nje periudhe 3 mujore, sepse kjo ishte kontrata, brenda 3 muajve ne duhet te conim afer 100 milion fisheke ne Afganistam,
    Ateher une vihem ne kontakt me presidentin te cilin une nuk e njihja personalisht. Ishte zoti Diveroli dhe ne bisede e siper i tregoj zotit Diveroli per elementin e kontrates ndermjet MEICO-s dhe EDVIN, e cila permbante elementin e cmimit prej 22 dollaresh per 1000 cope. Ne keto momente zoti Diveroli u agravua jashtezakonisht dhe me tregon qe faktikisht EDVIN po ja shiste kompanise AEY me dyfishin.
    E merrte materialin, faktikisht ai nuk e prekte me dore, por kishte nje kontrat per blerje me 22 dollare dhe kishte nje kontrate per shitje me 40 dollare tek AEY kompani.
    Kjo e detyroi zotin Diveroli qe te me kerkonte mua ndihme te bija ne kontakt me zotin Pinari ose me zotin Mediu per te sqaruar situaten e krijuar sepse po krijoheshin shume pengesa ne sektorin e furnizimit me arme.
    Atehere une kontaktova zotin Pinari dhe e pyeta sesi eshte problemi qe zoti Diveroli eshte teper i pakenaqur nga menyra sesi ju e zhvilloni transaksionet.
    Pergjigja e zotit Pinari ishte se “ti nuk duhet te ngaterrohesh me keto gjera sepse jane force madhore”. Atehere une duke dyshuar tek ndergjegja e zotit Pinari, natyrshem dhe pastertia e tij kerkova qe te takohem me zotin Fatmir Mediu. Takoj zotin Mediu dhe ja shpjegoj te gjithe situaten. I them qe jam nje perfaqesues i nje kompanie dhe u jap te gjitha letrat dhe i kerkoj qe te sqarohet situata per sa i perket furnizimit me municione te ushtrive aleate ne Afganistan.

    Pyetje: Dhe cfare ju tha zoti Mediu?

    Zoti Mediu u tregua shume indiferent, mosperfilles, shume perbuzes dhe me thote qe kjo eshte nje ceshtje civile dhe nuk varet nga ai, varet direkt nga MEICO dhe sipas tij MEICO ka autorizim te pakufizuar dhe mund te veproje si te doje. Une mbeta i shtangur.
    Atehere ne moment une lajmeroj Ambasaden Amerikane dhe sektoret perkates te kesaj ambasade dhe i ve ne dijeni per gjithcka dhe gjithashtu ve ne dijeni dhe Presidentin e Kompanise AEY, zotin Diveroli.

    Pyetje: Dhe si vazhduat me tej?

    Mbas 2-3 oresh ve ne dijeni edhe zotin Pinari. I thashe zotit Pinari qe une kisha takuar ministrin. Pergjigja e zotiti Pinari ishte e prere dhe agresive dhe me tha: “Qe sot e tutje une nuk do te te furnizoj me pa nje urdher te dyte nga ministri”.
    Pas pergjigjes se zotit Pinari, une u habita me thene te drejten, sepse ketu diskutohej furnizimi me materiale ushtarake i nje fuqie aleate sic eshte NATO ne Afganistan dhe momentet ishin teper decizive.
    Atehere zoti Pinari e nderpreu kontraten dhe nuk na furnizonte me me municione per t'i ripaketuar ne aeroportin e Rinasit.

    Pyetje: Pra, kur u nderpre kontrata?

    Kontrata eshte nderprere diku rreth dates 10-15 maj. Nuk e mbaj mend me ekzaktesi, por faktiksht ai nuk e nderpreu kontraten ligjerisht, ai nuk furnizonte, me ndaloi se furnizuari.
    Mbas kesaj periudhe mesa kam marr vesh zoti Pinari kerkoi qe Efraim Diveroli, pronari i AEY-se te vinte urgjentisht ne Shqiperi dhe te krijonte nje takim me zotin Pinari dhe me shefat e zotit Pinari per te diskutuar per nje kontrate direkte ndermjet MEICO-s dhe AEY-se.
    Me lajmeron zoti Diveroli per biseden ne fjale dhe une i them: Nisu pa problem.
    Me duket se Diveroli vjen ne Tirane nga data 17 ne mos jam gabim diku e keni tek hotel Sheratoni te regjistruar emrin e tij aty nga data 17 ose 20 nuk jam i sigurte. Ne aeroport pritet sipas udhezimeve te zotit Pinari dhe vetem sipas udhezimeve te tij, qe une te mos vija ne aeroport dhe te mos takohesha me zotin Diveroli.
    Diveroli me lajmeron per te gjitha keto elemente dhe une pranoj te mos vij aeroport dhe te mos takohem me zotin Diveroli.
    Zoti Pinari e merr zotin Diveroli nga aeroporti bashke me zotin Aleks i cili ishte perfaqesues amerikane i AEY-se ne Shqiperi dhe njekohesisht punonjes i forcave aleate te NATO-s.Aai ka qene i instruktuar pasi mesonte forcat aleate te MATO-s gjuhen frenge dhe disa gjuhe te tjera, sepse ishte teper i kualifikuar ne mesimdhenien e gjuheve te ndryshme dhe te tre se bashku me zotin Pinari pasi vijne ne hotel Sheratoni largohen dhe shkojne ne nje rruge e cila eshte nje rruge qe kalon midis Ministrise se Arsmit dhe asaj te Drejtesise. Eshte nje shkolle 8-vjecare aty, nuk e di sesi e ka emrin kjo rruge dhe aty shkojne ne nje apartament ku zoti Diveroli dhe zoti Aleks i paraqitet zoti Delijorgji dhe nje person tjeter ne moshen 27-30 vjecare. Mirepo ishin shefat e zotit Pinari dhe kerkohet te firmoset nje kontrate me zotin Pinari domethen me MEICO-n dhe nga tani e tutje te gjitha materialet do te shiteshin per nje cmim prej 26 dollaresh per 1000 cope ndersa cmimi tjeter prej 14 dollaresh do t’i paguhej kompanise se Delijorgjit ne menyre qe te plotesohej totali i 40 dollareve te cilet zoti Pinari dhe zoti Fatmir Mediu po ja merrnin ndermjet “EDVIN” po ja merrnin “AEY”-se.

    Zoti Trebicka kush eshte 27 vjecari per te cilin behet fjale?

    Nuk e di! Pikerisht mbas kesaj kur zoti Diveroli dhe zoti Aleks ishin ne zyrat e zotit Delijorgji, atehere zoti Aleks e njihte Delijorgjin, nuk e lejon zotin Diveroli qe te firmosi nje kontarte te tille mafioze dhe nga arsyetimet qe do te vinin nje dite sepse natyrshem u frikesuam. Nga ambienti i cili i rrethonte do mendoheshim per nje dite dhe pastaj do te shkonin te nesermen te firmosnin kontraten. Ne menyre te menjehershme ata me lajmeruan mua dhe une u paraqita ne hotel Sheraton dhe me treguan te gjithe ngjarjen.
    Ata nuk e njihnin se kush ishte personi i trete, por ata pretendonin se per gjithcka qe diskutonte Pinari me Delijorgjin i merrnin mendimin personit te trete, i cili nuk foli asnje fjale anglisht.
    Atehere une i them qe gjendja eshte agravuar jashtezakonisht shume dhe lajmeroj departamentet perkartese dhe une nuk mund ta them se cilin, te ambasades amerikane qe urgjentisht te kontaktoheshin dhe te diskutonin per kete skandal te tipit mafioz.

    Pyetje: Zoti Trebicka folet pak me pare, pa dashur t’ju nderpres, folet per nje bisede qe kishit zhvilluar me Shkelzenin, pra me djalin e zotit Berisha, cila ishte biseda qe bete me te ?

    Natyrshem, mbasi une kontaktova me departamentet e specializuara te ambasades amerikane dhe me departamente e tjera, me departamentin e armeve ne Rock Ajlend e cila eshte ne Amerike, u instruktova qe te grumbulloja cfaredo lloj dokumenti dhe ta vija ne dispozicion te investigatoreve te cilet urgjentisht do te vinin ne Shqiperi mbas kesaj ndodhie. Atehere duke pare nje pozite te tille e cila po merrte zhvillime te pakontrolluara dhe mbi bazen qe zoti Pinari e kishte kercenuar Diverolin dhe Aleksin qe ose duhet te firmosin ose duhet te largoheshin nga vendi.
    Dhe duke u thene qe nuk mund, dhe qe Pinari gjithmone e shkarkonte pergjegjesine e tij dhe kercenonte Diverolin se personi i trete ne ate dhome ishte djali i kryeministrit. Atehere, duke e pare situaten e agravuar une mendova qe mos ta komplikoja me tej situaten por ta vija direkt ne kontakt me zotin Shkelzen…

    Pyetje: Pra edhe njehere. Zoti Trebicka, Shkelqeni u prezantua si djali i zotit Berisha?

    Jo, Shkelzeni nuk u prezantua ne ate moment. Me vone zoti Pinari pretendonte…

    Pyetje: Edhe njehere, pse vendoset t’i drejtoheshit djalit te kryeministrit?

    Sepse nga biseda qe pata (mbasi Diveroli iku nga Shqiperia nuk e firmosi kontraten me Pinarin dhe u largua nen pretekstin une me mire nuk firmos fare kontrate, prish kontraten me SHBA sesa te futem ne klane e rrethe mafioze si puna e Pinarit e Fatmir Mediut. Kjo ndodhi pasi zoti Pinari e Mediu bllokuan nje nga avionet, avionin e pare me mire te themi qe do nisej ne Afganistan e bllokuan ne aeroportin e Rinasit dhe nuk e lejuan nen preteksin se duheshin disa dokumenta te tjera, dokumenta te dores se dyte. Ndoshta dhe kishin te drejte, por kete duhet ta kishin bere te qarte me pare, por e bene te ditur kete minuten e fundit. Dmth mbas ketij incidenti te zotit Pinari, zoti Pinari natyrshem mori masa drastike duke mos sjelle me asnje lloj municioni ne aeroport..

    Pyetje: Dmth ketu u nderpre gjithcka?

    Faktikisht u nderpre gjithcka, juridikisht jo. Atehere une bisedova ne tel me zotin Diveroli mbasi ai largohet dhe ai me them ne telefon qe une nuk mund te perzihem, dmth ai kishte presion te madh nga Pinari qe une personalisht nuk duhet te merrem me ripaketimin e municioneve, por duhet te futej kompania e Delijorgjit. Une marr mundimin ta pyes pse, dhe atehere mesoj se zotit Diveroli i kishte thene zoti Pinari se ne kete mes i interesuar eshte zoti Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit. Natyrshem e kuptova qe situata ishte agravuar duke besuar se zoti kryeminsiter nuk mund te ishte i perfshire ne keto afera korruptive dhe une akoma e besoj.Kkerkova ta takoj vete zotin Shkelzen dhe ta pyes sy per sy, vete, nese ai ishte i perzjere ne afersa te tilla sic pretendonte zoti Pinari dhe zoti Mediu? Dhe a ishte ai i gatshem te ballafaqohej me perfaqesuesin amerikan ne Shqiperi, zotin Aleks Podrifti nese ka qene ne nje takim te tipit mafioz apo jo? Biseda jone ka qene e fokusuar vetem tek roli i zotit Shkelzen ne takimin mafioz qe u be mes Delijorgjit, Pinarit e Diverolit.
    A dhe nje gje tjeter nuk u kam treguar. As nuk i kam thene te bej biznes bashke as u kam kerkuar te hiqet apo mos te hiqet kompania ime per llogari te puneve qe po bente te AEY.

    Pyetje: Dhe cfare ju tha?

    Zoti Shkelqen u tregua shume i gatshem dhe me tha qe “Une nuk kam asnje nderlikim me keto klane mafioze” dhe u tregua i gatshem qe te ballafaqohej ne cdo moment me zotin Aleks Podrifti e Diveroli dhe te diskutohej rreth ketij aludimi. Une e besova. Nuk desha ta ngaterroja ne skema te tilla. E besova perfundimisht.
    Por e paralajmerova zotin Shkelzen se dokumentat do te kalojne ne dispozicion te investigatoreve speciale qe do vijne nga Rocki Aljend, nga departamenti i armatimit te cilet do vononin te nisnin investigimet per kete skandal ne Shqiperi. “Une jam shume i hapur. Le te bejne cfare te duan. Une nuk jam i perzjere ne keto afera” me tha Shkelzeni. Atehere une them se kam bere shume mire qe e lajmerova zotin Shkelzen sepse e kisha per detyre qe ta lajmeroja. Mendova se ai ishte implikuar pa dashje ne keto afesa dhe mendova se duhet lajmeruar kryeministri i cili do te merrte masa drastike per te shkaterruar keto plane dhe per te vazhduar ecurine e punes.


    bw

  9. #29
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gerdeci, Danimarka: Jane shkelur rende rregullat ushtarake

    Sipas ambasadorit danez ne Shqiperi me rastine Gerdecit "nuk ka dyshim qe duket qe rregullat ushtarake per çmontimin e municionit jane shkelur rende"


    Qeveria e Danimarkes dhuron 40.000 € per Kryqin e Kuq Shqiptar si ndihme te shpejte per viktimat e aksidentit te Gerdecit. Lajmi behet i ditur nga ambasadori danez ne Tirane, Niels Severin Munk.
    Sipas te njejtit burim Danish Church Aid do te ndihmoje me heqjen e municionit per ta bere zonen te sigurte.
    “Ne emer te qeverise se Danimarkes deshiroj te shpreh ngushellimet e thella per viktimat dhe te afermit e tyre te prekur nga kjo tragjedi e trishtueshme. Ne perputhje me deklaratat e Presidentit Bamir Topi dhe ish Presidentit Alfred Moisiu, Danimarka ndan me ta shpresen per hetimin e plote publik te shkaqeve te ketij aksidenti rreqethes”, citon ne deklarate, Munk
    Sipas ambasadorit danez nuk ka dyshim qe duket qe rregullat ushtarake per çmontimin e municionit jane shkelur. “Gjithashtu, duket qe rregullat ushtarake per çmontimin e municionit jane shkelur rende. Çmontimi i municioneve normalisht eshte nje pergjegjesi qeveritare. Tashme autoritetet perkatese shqiptare duhet te vleresojne me kujdes proçedurat per te shmangur plotesisht nje rrezik te ngjajshem ne te ardhmen.

    Sipas Munk, perveç dhurates per Kryqin e Kuq Shqiptar, edhe Danish Church Aid po ndihmon me ane te dy skuadrave çminuese te perbere prej 22 personash per te siguruar nje zone prej 2 kilometra katrore. “Shprehim kenaqesine qe qeveria shqiptare ka pranuar ekspertizen daneze per çminimin dhe heqjen e armatimit te pashperthyer (UXO)”, shprehet ne deklaraten drejtuar qeverise shqiptare, ambasadori danez ne Shqiperi.


    (d.b)

  10. #30
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Godo: PR, jashtë qeverisë

    Politikani i njohur analizon situatën në vend pas shpërthimit në Gërdec: Asnjë post deri në përfundim të hetimeve

    Republikanët do të përfaqësohen në qeveri vetëm me dy zv/ministra dhe jo me ministra derisa të zbardhet e vërteta mbi hetimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Gërdec. Ky është qëndrimi i republikanëve i bërë publik nga presidenti i asamblesë së PR-së, Sabri Godo. Në një intervistë për "Shqip", Godo ka pranuar se deri në përfundim të hetimeve të Gërdecit, republikanët nuk do të përfaqësohen me ministër në qeveri, por vetëm me dy zëvendësministrat Aleksandër Garuli dhe Neritan Alibali. "Nuk do të përfaqësohemi me ministra në qeveri deri në përfundim të hetimeve", tha Godo.

    Zoti Godo, çfarë masash duhen marrë për të nxjerrë shkaktarët e vërtetë të tragjedisë së Gërdecit? Cili është roli i qeverisë në këtë çështje?

    Unë pajtohem me mendimin e përgjithshëm. Një gjëmë e madhe na ka rënë mbi krye të gjithëve. Nuk është plagë që mund të mbyllet me disa ditë. Mijëra njerëz kanë parë në Gërdec vdekjen nga afër. Kemi gjithsej 300 të plagosur nëpër këmbë që do të mbartin për një kohë të gjatë gjurmët e Gërdecit. Kjo plagë do kohë të shërohet dhe do një punë të përkushtueshme që të hetohet.

    Ajo çka sugjeroj unë, është që fillimisht të pastrohet rrënjësisht toka. Qeveria deri më sot ka treguar se ka vullnet t‘i bëjë, sesa efiçente do të jetë në pakësimin dhe zhdukjen e pasojave. Në tri-katër ditët e para qeveria dhe ministrat e saj kanë përqendruar të gjitha fuqitë e veta në zonën e dëmtuar për të parandaluar dhe pakësuar dëmtimet dhe më pas për të bërë bilancin e pasojave. Lind pyetja nëse do të jemi apo jo të zotët të përballojmë emergjencat dhe a kemi zotësinë për t‘i parandaluar ato. Ajo që duhet bërë tashmë e tutje në vazhdim është mbikëqyrja e depove të karburantit, depot e gazit. Ato duhet të jenë të vendosura në vendet e pabanuara që të mos përsëriten raste të tilla si i Gërdecit, por edhe rasti i Lezhës. Rreziku ekziston. Qeveria duhet të krijojë një organizëm për të parandaluar këto çështje. Duhet krijuar Komisioni Shtetëror për Mbrojtjen e Popullsisë.

    Cilat do të jenë konkretisht etapat që duhet të ndiqen për të nxjerrë përgjegjësit e kësaj tragjedie? Çfarë duhet të bëjnë organet kompetente?

    Mund të them se hetimi mund të jetë i ndërlikuar, megjithatë ngjarja e Gërdecit duket sheshit. Ajo që vlen të theksohet është fakti që përgjegjësia asnjëherë nuk mund të jetë e një personi të vetëm. Për këtë gjë duhet të angazhohen organet kompetente. Duhet të punojnë organet e hetimit dhe të mos pengohen nga politika për këtë çështje. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjë tender, ashtu si në rastet e tjera, por me jetë njerëzish dhe me një tragjedi që preku të gjithë shqiptarët.

    Vetëm dy javë na ndajnë nga Samiti i Bukureshtit dhe vendi ynë është pa një ministër të Mbrojtjes. Mendoni se Shqipëria do të kërkojë anëtarësimin në NATO duke u përfaqësuar me një zv/ministër në Bukuresht?

    Kryeministri Berisha është duke menduar për këtë. Gjithsesi, përfaqësimi ynë në Bukuresht në prill nuk është deciziv. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë hapur dhe në mbështetje të plotë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kështu që kjo çështje nuk përbën ndonjë problem. Kryeministri do e gjejë në kohë ministrin e ri për të cilin ka nisur edhe negociatat. Jam i sigurt se do të gjendet një zgjidhje.

    Zoti Godo, emri juaj deri në këto momente është lakuar si më i përshtatshmi për të qenë në krye të republikanëve duke ju konsideruar edhe si një figurë të duhur për vendin e ministrit të Mbrojtjes. Si i gjykoni këto vlerësime?

    Partia Republikane nuk e shtron fare zëvendësimin e Fatmir Mediut. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Partisë Republikane. Fatmir Mediu është i pafajshëm, për aq kohë sa fajësia e tij nuk është provuar nga ndonjë gjykatë. Ne nuk mund t‘i paragjykojmë njerëzit. Me aktin e dorëheqjes nga Ministria e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tregoi se ka një përgjegjësi morale lidhur me këtë çështje. Për të treguar se është i lirë të hetohet mbi këtë çështje, Mediu hoqi dorë edhe nga imuniteti. Kryetari i Partisë Republikane ka shkuar për të dëshmuar sot në prokurori, çka tregon se ai nuk trembet nga e vërteta e kësaj ngjarjeje. Mendoj se do të ishte e padrejtë që të paragjykojmë kryetarin Mediu për aq kohë sa fajtorët ende nuk kanë dalë nga prokuroria.

    Partia Republikane do të vazhdojë të jetë në qeveri me Ministrinë e Mbrojtjes, do të përfaqësohet me ndonjë ministri tjetër apo do të ketë një zgjidhje tjetër?

    Unë mendoj se nuk do të jetë as e para dhe as e dyta. Do të ketë një zgjidhje të tretë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në koalicion me dy zv/ministrat që kemi dhe për momentin mendojmë se nuk e kemi të domosdoshme për momentin një vend në kabinet. Ajo çka do të bëjmë ne republikanët është vetëm të presim rezultatin e përfundimit të hetimeve. Ky do të jetë edhe propozimi im që do të bëjë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Republikane ditën e premte, me të cilin jam i bindur se do të bashkohet edhe e gjithë Partia Republikane.

    Mendoni se largimi i ministrit Mediu ishte i vetmi ndryshim që i duhej bërë qeverisë "Berisha" dhe a do të ketë një riformatim rrënjësor të kabinetit para ose pas Samitit të Bukureshtit?

    Nuk është momenti i duhur të flasim për ndryshime në qeveri. Ndryshimet do të bëhen pas 5 prillit. Ngjarja e ndodhur në Gërdec krijoi domosdoshmërinë e ndryshimeve në qeveri, por ato do të bëhen pas Samitit të Bukureshtit.

    Krerët e shtetit janë takuar në Tiranë me ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Cilat çështje do të jenë në qendër të vëmendjes së kësaj vizite?

    Kryeministri në këtë takim duhet të kërkojë mbështetjen e Shqipërisë në NATO, sidomos pas asaj që ndodhi në Gërdec. Përveç kësaj, një çështje tjetër që mendoj se do të shtrohet në tryezën e Kryeministrit dhe ministres së Jashtme greke, njohja e Kosovës si shtet nga pala greke. Këto mendoj unë se do të jenë çështjet që priten të bisedojnë Berisha dhe Bakojanis, për të tjerat i di Berisha.


    Shqip

  11. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E ceku Albo ne nje artikull me lart qe pritet deshmia e Mediut para prokurorise dhe ajo ka ndodhur. Per me shume lexoni artikullin me posht!

    Mediu: Fajin e ka MEICO

    Ish-ministri i Mbrojtjes dëshmon në Prokurori. Gjykata lë në burg Delijorgjin & Co

    Në fshehtësi të plotë, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dhënë deklarime para grupit hetimor, duke hedhur sadopak dritë mbi tragjedinë e Gërdecit. Rreth orës 08:00 të ditës së djeshme, ministri i dorëhequr është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, duke pranuar ftesën publike të një dite më parë të kryer nga kryeprokurorja Ina Rama. Burime nga grupi hetimor deklarojnë se gjatë marrjes në pyetje Mediu ka deklaruar se ka urdhëruar firmën "Meico" për të kryer kontrolle të imtësishme. Urdhri i ministrit të Mbrojtjes është nxjerrë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilit është ngarkuar "Meico" që të bëjë monitorimin dhe kontrollimin e procesin e demontimit të armëve. Ky urdhër i është dorëzuar grupit hetimor nga vetë ministri. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se: Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e Gërdecit prokurorët e grupit hetimor në këtë çështje morën në pyetje ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Prokurorët morën fillimisht deklarimet e ish-ministrit Mediu dhe realizuan në vazhdim procesin e pyetjes së tij në cilësinë e deklaruesit që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

    130 dëshmi

    Krahas ish-ministrit Mediu, grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit ka marrë rreth 130 dëshmi, të cilat i janë bashkangjitur dosjeve dhe shkresave të marra nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas burimeve, deri më tani janë marrë në pyetje persona të Ministrisë së Mbrojtjes, të Shtabit të Përgjithshëm, si dhe punëtorëve në fabrikë që kanë dijeni për ngjarjen. Nga prokurorët e çështjes është sekuestruar i gjithë dokumentacioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe po punohet për të kërkuar akte të tjera në shërbim të hetimit. Ndërkohë, procesverbalet e marrjes në pyetje të të ndaluarve po verifikohen nga hetuesit e çështjes. Paraprakisht janë konstatuar disa pasaktësi në dëshminë e tyre. Drejtuesit e firmave mohuan kategorikisht para hetuesve që punëtorët që punonin në "fabrikën e vdekjes" të ishin të patrajnuar. Ata kanë hedhur poshtë deklaratat e të mbijetuarve, sipas të cilëve, në fabrikë lejoheshin edhe fëmijë për të punuar me transportin e arkave e barutit të gëzhojave. Sipas drejtuesve të firmave nënkontraktore të gjithë punëtorët kanë qenë të siguruar e të trajnuar për disa javë. Por në procesverbalet e prokurorëve janë shënuar dhjetëra dëshmi të të mbijetuarve, të cilët deklaronin se në firmë kanë punuar edhe persona të patrajnuar si dhe fëmijë. Gjithsesi, hetuesit e çështjes thanë se dëshmitë e drejtuesve të firmave janë ballafaquar me dëshmitë e punëtorëve. Një tjetër provë e organit të akuzës janë pamjet filmike të transmetuara në televizione, ku duken qartë se në fabrikë punonin fëmijë. Pamjet po analizohen dhe do të përdoren gjatë hetimeve të mëtejshme ndaj tre të arrestuarve, Mihal Delijorgji, kunati i tij, Dritan Minxholi, me detyrë drejtor ekzekutiv i kompanisë "Albademil" dhe drejtori i firmës "Meico", Ylli Pinari. Ndërsa në orët e pasdites së djeshme, prokuroria tha se ka bllokuar disa llogari bankare të Mihal Delijorgjit.

    Firma qipriote


    Armët, Henri Tomei në raportet e "Amnesty Internacional"


    Henri Tomei (Heinrich Thomet) që në skenën shqiptare është paraqitur si përfaqësues i firmës EVDIN LTD në bisedat e publikuara mes biznesmenit Kosta Trebicka dhe presidentit të firmës "AEY Inc", është në fakt një personazh mjaft i njohur. I përmendur për tregtinë e dyshimtë edhe nga raportet ndërkombëtare. Ai është përfaqësues i firmës zvicerane "Brugger & Thomet", si dhe firmës AG BG Internacional. EVDIN LTD në Qipro duket fantazmë vetëm për të rritur dyfish çmimin e armatimit veç tregtisë ndërmjet shtetit shqiptar dhe firmës amerikane, ndërmjetësi qipriot EVDIN LTD (përfaqësues i të cilës është prezantuar edhe Delijorgji në takimin me Devirolin) futet në këtë kontratë për të rritur dyfish çmimin e fishekëve. Në një raport të gjendur në internet të "Amnesty Internacional" mbi trafikun e armëve përmendet zoti Thomet në një tregti të tillë nëpërmjet Izraelit së bashku me ish-atasheun ushtarak të Izraelit në Zvicër, i cili tashmë është nën hetim në Izrael. Kësaj radhe armët vinin nga Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia. Vetë Parlamenti Zviceran ka zhvilluar një seancë hetimore në lidhje me këtë çështje, ku emri i Thomet përmendet në raport.





    Mediu: Kontrata për shitjen e armëve, brenda ligjeve


    Ministri i dorëhequr, Fatmir Mediu, ka sqaruar pozicionin e tij në akuzat publike për trafik armësh nga Ministria e Mbrojtjes. Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e djeshme, ai ka deklaruar se është përpara publikut për transparencë dhe për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ndihma e tyre ka qenë dhe do të ngelet jetike për Shqipërinë. "Kosta Trebickën e kam takuar vetëm, fare shkurt, me kërkesë të dy miqve të mi të opozitës dhe në prani të tyre. Ai më është paraqitur si përfaqësues i ambasadës amerikane dhe se punonte në një kompani që kishte kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kërkonte që të vlerësohej si përfaqësues i kompanisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes", ka deklaruar Mediu. Më pas ka deklaruar se takimi ka zgjatur fare pak. "I kam thënë shkurt se procesi do të vlerësohej në rrugë zyrtare. Menjëherë pas këtij takimi të shkurtër, kam kontaktuar në zyrën time për problemet e ngritura me përfaqësuesit më të lartë të ambasadës dhe u kam kërkuar atyre që të procedonim nëse kontrata që ne kishim me kompaninë amerikane ishte e rregullt dhe e vlefshme. Mbas dy ditësh, po në zyrën time, më është komunikuar nga ambasada amerikane zyrtarisht se kanë marrë konfirmimin nga burimet e tyre se kontrata që ne kishim me kompaninë amerikane ishte kontratë e vlefshme", tha ish-ministri i Mbrojtjes. Sipas tij, si ministër nuk ka shkelur asnjë kontratë apo ligj të shtetit shqiptar. "Unë kam tre dokumente. Dokumenti i parë është nga Departamenti i Mbrojtjes, nga zëvendësasistent sekretari për çështje që kanë të bëjnë me probleme të tilla, ku vërtetohet marrëdhënia me kompaninë amerikane. E dyta, është nga një kompani që kryente veprimet ligjore të kësaj kompanie. Dhe e treta, është mbas një shqetësimi të ardhur nga një gazetar i "Nju Jork Tajms" që kishte probleme. I është kërkuar zyrtarisht drejtuesit të firmës që të bëjë vlerësimin e tij për kontratën dhe është shprehur me shkrim se nuk ka pasur asnjë presion apo problem me Ministrinë e Mbrojtjes", përfundoi Mediu.

    Mbeten në burg. Të pandehurit:

    Po të donim kishim ikur jashtë



    Florion Serjani

    Shumë i qetë, i veshur me një kostum sportiv blu të markës "Reebok", një bluzë pambuku të kuqe poshtë kostumit dhe shapka në këmbë, administratori i firmës "Alba Demil", Mihal Delijorgji, është përballur dje me togat e zeza me një vetëbesim dhe eufori të tepruar. "Mund edhe të isha larguar jashtë, pasi unë kam një pasaportë greke", i ka thënë ai gjyqtarit të gatshëm, por nuk e ka ndier veten fajtor dhe ndaj nuk i ishte shmangur drejtësisë. Në ndryshim prej tij, të pandehurit e tjerë, 55-vjeçari Ylli Pinari, i veshur me një kostum të errët, por pa rrip mesi dhe lidhëse këpucësh, si dhe Dritan Minxolli janë shfaqur më të drobitur dhe me pamje të vrarë.

    Dje, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet ka caktuar masën e sigurisë burg pa afat për të tre të pandehurit e dosjes "Gërdeci". Procesi është zhvilluar nën masa të forta sigurie si në ambientet rreth gjykatës, ashtu edhe brenda sallës së gjyqit, ku për çdo të pandehurit kishte të paktën 3 policë. Të parët që e kanë marrë fjalën në seancë kanë qenë prokurorët e çështjes Etien Kapo dhe Arben.


    Prokurorët

    "Ndërmarrja MeiCo, sipas një urdhri të ministrit të Mbrojtjes, të nxjerrë në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, është ngarkuar që të kontrollojë procesin e demontimit të municioneve luftarake, që kryhej në fabrikën e Gërdecit", ka deklaruar prokurori Etien Kapo. Sipas tij, drejtori i MEICO-s mban përgjegjësi për moszbatimin e këtij urdhri, çka e ngarkon atë me përgjegjësi penale sipas nenit 282/2 të Kodit Penal. Prokurori tha se Pinari, duke pasur një pasaportë shërbimi, për shkak të pozicionit të punës, ka rrezikshmëri largimi nga vendi, prandaj duhet mbajtur në burg deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa prokurori Dollapi, i cili kishte hetuar veprimtarinë e dy të pandehurve të tjerë, ka thënë se në fabrikën e Gërdecit "janë shkelur në mënyrë të dukshme rregullat e sigurisë teknike", si dhe është punësuar një personel i patrajnuar, madje deri edhe fëmijë. Ai deklaroi se deri në momentin e nisjes së dosjes për në gjykatë nga kjo ngjarje rezultonin 21 viktima, çka ngarkonte me përgjegjësi administratorin e firmës dhe drejtorin e saj, për të cilët kërkoi masën e sigurisë "burg pa afat". Materialet e dosjes së paraqitur nga akuza janë mbështetur kryesisht në këqyrjen e kufomave që ndodheshin në morg, si dhe në dëshmitë e personave që kanë mundur të mbijetojnë nga tragjedia.


    Të pandehurit

    Dy nga të pandehurit, Delijorgji dhe Pinari, e kanë mbështetur mbrojtjen e tyre në faktin se ata të dy kishin pasur mundësi për t‘u larguar nga vendi pas tragjedisë, por nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Avokati i Pinarit deklaroi se në momentin e ngjarjes ky i fundit ndodhej me shërbim në Nuremberg të Gjermanisë dhe është kthyer menjëherë prej andej sapo ka mësuar për ngjarjen. Gjithashtu, sipas avokatit Pinari, ka një "Green Card" amerikane dhe nëse do të donte mund të kishte ikur, por e kishte ndier si detyrim moral të kthehej.

    Delijorgji ka preferuar të flasë më shumë vetë, me gjithë prezencën e avokatit të tij. Ai ka deklaruar se ka qenë administrator i firmës së bashku me shtetasin amerikan Patrick Henry dhe të dy së bashku kanë caktuar një drejtor të përgjithshëm, i cili kishte të gjitha përgjegjësitë teknike dhe administrative. I pyetur nga gjyqtari i çështjes, nëse ai si administrator duhej të kontrollonte zbatimin e ligjit në fabrikë, Delijorgji u përgjigj se ai kishte vetëm përgjegjësi administrative dhe jo teknike.

    I fundit që ka folur nga të pandehurit ka qenë drejtori i fabrikës, Dritan Minxolli. 30-vjeçari ka deklaruar se ishte caktuar në këtë detyrë një vit më parë dhe që atëherë ai jetonte në ambientet e brendshme të fabrikës. Sipas tij, në fabrikë ka pasur një rregullore të sigurisë teknike në punë dhe ajo rregullore ishte zbatuar. Duke dashur të tregojë sigurinë që ekzistonte në fabrikë, Minxolli i është drejtuar gjykatësit me këto fjalë: "Përderisa unë jetoja në fabrikë do të thotë se nuk kishte rrezik. Unë nuk i kam mbushur 30 vjeç dhe nuk kisha ndonjë dëshirë të vdisja". Në përfundim të seancës gjykata ka dhënë vendimin e saj, duke i lënë në burg pa afat të tre të pandehurit.





    Delijorgji: Në 15 mars kam ndihmuar në Gërdec


    "Ditën e tragjedisë unë kam shkuar në Gërdec dhe në momentin e shpërthimit të madh kam qenë 300 metra larg fabrikës", mësohet të ketë thënë dje gjatë seancës gjyqësore Mihal Delijorgji, pronari i "Alba Demil". Ai ka pretenduar se gjatë shpërthimi madje i është dëmtuar edhe makina e tij tip fuoristradë dhe se ai kishte ndihmuar njerëzit e dëmtuar dhe banorët e zonës për t‘u larguar nga zona e rrezikshme. Por, Delijorgji ka theksuar se ka edhe disa kompani të tjera në pronësi. "Unë nuk kam frikë të rri në burg, por kam në pronësi edhe 4-5 kompani të tjera, në të cilat punojnë rreth 400 punëtorë. Nëse do të më lini në burg këta punëtorë mund të mbeten pa punë", ka thënë ai në gjyq.

    Qetësia e Delijorgjit, del duke qeshur nga gjykata


    Administratori i firmës "Alba Demil" nuk është dukur shumë i dëshpëruar nga ajo që ndodhi në fabrikën e tij ushtarake në fshatin Gërdec, ku mbetën të vdekur më shumë se 20 persona. Dje ai është shfaqur krejt i qetë në dyert e Gjykatës së Tiranës, e madje për çudinë e të gjithëve nuk ka ngurruar të dalë me buzëqeshje prej saj, pasi ishte njohur me masën e sigurisë. Nuk dihet nëse buzëqeshja e tij i dedikohej faktit se po dilte nga një proces, vendimin e të cilit e kishte marrë parasysh që përpara se të hynte, apo për t‘u treguar gazetarëve të shumtë që ishin të pranishëm, se nuk ishte shumë i shqetësuar për fatin e akuzave që ka ngritur drejtësia ndaj tij. Për Delijorgjin nuk është hera e parë që hyn si i pandehur në dyert e gjykatës, por, siç edhe deklaroi vetë dje përpara gjykatësit të gatshëm, ka dalë i pafajshëm prej andej. Dje nisjen e procesit të dytë ndaj tij, bosi i "Alba Demil" e kaloi me buzëqeshje, por mendohet se ky proces do të jetë më i gjatë se i pari.


    Shqip

  12. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Urdhri mister, u ndryshua ora e pushimit

    Punetoret e firmes "Alba Demil" hedhin hije dyshimi per ndryshimin e orarit te pushimit gjate dites se ngjarjes ne repartin e Gerdecit. Ndryshe nga ditet e tjera te punes, te shtunen e 15 marsit, drejtuesit e punimeve ne fabriken e cmontimit kane urdheruar qe ky pushim te behej nje ore me pare se zakonisht. Burime nga grupi hetimor thane dje, per gazeten "KJ", se nga pyetja e disa prej te mbijetuarve te tragjedise se ndodhur ne fabrike, mesohet se atyre u ishte dhene urdher qe te hanin dreken rreth ores 12:00 te se shtunes. Nderkohe qe vetem 10 minuta me vone do te ndodhte edhe shperthimi fatal, qe mori jeten e 19 personave dhe plagosi rreth 300 te tjere. Prokuroret po hetojne si nje nga pistat e tyre edhe sabotimin, apo nje akt te qellimshem, por ende nuk kane gjetur provat e mjaftueshme per te deklaruar zyrtarisht shkakun. Gjithashtu, kete dite dhe specialisti amerikan, i cili kontrollonte punen dhe hidhte firmen per vazhdimin e procesit, nuk ka qene ne pune. Ndryshimi i orarit te pushimit dhe mungesa e ekspertit amerikan, jane siguruar nga deshmite e punetoreve te firmes shqiptare. Zakonisht, sipas tyre, pushimi i drekes behej ne intervalin 13:00-14:00.

    Urdhri

    "Zakonisht pushimin e drekes e benim rreth ores 13:00, por ate dite na eshte dhene urdher rreth ores 11:55 qe te hanim dreken, pa na u dhene shpjegime", mesohet te jene shprehur disa prej punetoreve ne deshmine e tyre. Grupi hetimor i drejtuar nga tre prokurore te Prokurorise se Tiranes dhe nje i Prokurorise Ushtarake, ka depozituar ne dosje deshmite e te punesuarve, duke ia bashkangjitur rrefimeve te te tjereve. Por, sipas burimeve zyrtare, kjo eshte nje pjese e versionit te servirur gjate investigimit, pasi punetore te tjere kane thene se oraret e pushimit here pas here ndryshoheshin. Gjithsesi, ndryshimi i kohes se drekimit diten e tragjedise eshte bere nje objekt hetimi nga organi i akuzes, duke ngritur hije dyshimi edhe per nje organizim te paramenduar per ngjarjen. Por ky motiv nuk eshte i verifikuar zyrtarisht dhe qendron si nje nga pistat e hetimit qe po kryhet. Sipas prokuroreve, shperthimi ne fabrike ka ndodhur vetem 10-15 minuta pas thirrjes per pushimin e drekes se punetoreve dhe per fat te mire shume prej tyre kane arritur te shpetojne.

    Dyshimet

    Sipas grupit hetimor, mbetet mister ndryshimi i orarit te pushimit drekes dhe per kete jane marre ne pyetje pronaret e fabrikes, te cilet nuk kane dhene nje version ne lidhje me kete ndryshim orari. Gjithashtu, nje tjeter moment, i cili mbetet te verifikohet gjate hetimeve, eshte mungesa diten e 15 marsit ne fabrike e specialisteve, te cilet pas kontrolleve hidhnin firmen ne bordero qe te fillonte puna. Ate dite sipas rrefimit te deshmitareve, specialistet nuk jane dukur dhe s'kane qene prezent ne momentin e shperthimit fatal ne fabriken e cmontimit te municioneve.

    Prokuroria: Kemi pyetur rreth 100 deshmitare

    Prokuroria ka arritur te mbledh deri diten e djeshme rreth 100 deshmi te punetoreve dhe banoreve te ndryshem ne fshatin Gerdec. Aktualisht versionet jane nga me te ndryshme dhe sipas eksperteve verifikohet akuza e shkeljes se rregullave ne pune me pasoje vdekjen e nje numri te madh personash. Nder te tjera, banoret kane rrefyer se perdite ne repart hynin makina me armatim. Po keshtu deshmi rreqethese kane qene ato te pjeses me te madhe te te punesuarve, se ne fabrike lejoheshin te punonin edhe femije e gra, per te ndihmuar te afermit qe te arrinin normen e vendosur nga firma per cmontimin e shkarkimin e 1 mije arkave ne dite. Nderkohe qe edhe per kushtet e sigurise, si pirja e cigares apo kontrollet kane lene per te deshiruar gjate procesit, ku mungonin edhe pajisjet. Nderkaq, ne grupin shqiptar te hetimit, ku jane te perfshire prokurore te Tiranes dhe te Durresit, do te perfshihen dhe eksperte te huaj. Per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit pritet t'i bashkengjiten edhe agjentet e FBI-se gjate dites se sotme, pas kerkeses se bere nga Kryeprokurorja Ina Rama. Shkak eshte bere mungesa e pajisjeve bashkekohore per analizat e ADN-se se viktimave te paidentifikuara dhe te ekspertizes ne vendin e ngjarjes. Mesohet se ne vendin tone do te mberrije nje skuader e Byrose Federale te Hetimeve, e cila eshte e specializuar ne lidhje me keto ngjarje. Gjithashtu ne Shqiperi, do te mberrijne dhe dy eksperte per identifikimin e viktimave.

    K.J

  13. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Nese me lironi, paguaj demet"

    Mihal Delijorgji ofron zhdemtim per tragjedine, ne kembim te lirise me kusht. Tre te arrestuarit per tragjedine e Gerdecit, qe dje jane shfaqur te veshur sportiv dhe te qete, mohojne akuzat dhe fajesojne kompanine amerikane per shkaqet e ngjarjes se rende. Megjithese Mihal Delijorgji, presidenti i firmes "Alba Demil", drejtori teknik, Dritan Minxholli dhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, pretenduan se kishin kontrata te rregullta dhe ishin perpjekur per te ndihmuar te demtuarit, gjykata i ka lene ne qeli me masen "arrest me burg". Dje, rreth ores 10:00, ne Gjykaten e Tiranes jane shfaqur tre makina, mes te cilave njera e blinduar, nga ku kane dale tre te ndaluarit, pas tragjedise ku kane mbetur 19 te vdekur ne shperthimin e repartit ushtarak ku behej cmontimi i armeve. Megjithese pritej qe seanca te zhvillohej me dyer te hapura, gjyqtari i gatshem ka refuzuar kerkesen e prokurorit, duke kerkuar nxjerrjen e mediave jashte salles.

    Masa

    Tre te akuzuarit kane hedhur poshte akuzen e ngritur ndaj tyre, per shkelje te rregullave per lendet plasese e radioaktive. Tre te dyshuarit kane pranuar te flasin, duke shpjeguar edhe shkaqet. Delijorgji e ka cilesuar nje tragjedi qe per pak i mori jeten atij dhe drejtorit teknik, sepse ishin prezent ne momentin tragjik. "Une kam kater kompani qe merren me aktivitete te ndryshme dhe nga 100 punetore ne secilen e te gjithe te rregullt. Po keshtu kontrata ka qene e ligjshme dhe e rregullt, ndersa per te tjerat duhet te shikohet aktiviteti i firmes amerikane qe ishte kontraktore dhe jo firma ime", mesohet te jete shprehur drejtori i firmes "Alba Demil". Sikurse dhe i afermi i tij, Dritan Minxholli, Delijorgji eshte shprehur se i eshte gjendur te demtuarve per ndihme dhe se shperthimi e ka hedhur disa metra tej. Masa e sigurise ka zgjatur me se dy ore, nderkohe qe nje nga prokuroret e ceshtjes, Arben Dollapi, ka lexuar disa prej provave e deshmive te punetoreve, se aty mungonin kushtet e sigurise, qe jane bere shkak per tragjedine. Ne perfundim, gjyqtari Asim Vokshi pranoi kerkesen, duke dhene masen "arrest me burg" per tre te dyshuarit. Prezent ne salle kane qene edhe tre inspektore te Keshillit te Larte te Drejtesise per monitorim te procesit.

    Gjate mases se sigurise, prokurori Dollapi paraqiti per ta akuzen e "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", qe parashikon rastet e shkaktimit te viktimave dhe demeve te konsiderueshme materiale.

    Deshmite

    Gjate seances, Mihal Delijorgji, administratori i "Alba-Demil", mesohet te jete shprehur ne gjykate se kontratat kane qene te gjitha te rregullta. "Ne fabrike kishte kushte sigurie dhe gjithe procesi ka qene i monitoruar nga pala amerikane", ka thene pronari i firmes shqiptare. Gjithashtu, ai ka deklaruar ne seance se eshte i gatshem te zhdemtoje financiarisht demet e tragjedise, nese lihej i lire, kerkese qe nuk u pranuar nga trupi gjykues. Kurse drejtori i MEICO, Ylli Pinari, ka thene se, "ne momentin kur ka ndodhur shperthimi, kam qene ne Gjermani, ne Nuremberg dhe sapo mesova cfare kishte ndodhur, jam kthyer ne Shqiperi dhe dorezuar perballe institucioneve kompetente". Nga ana e tij drejtori ekzekutiv, Dritan Minxholli, ka deklaruar se ka qene ne fabrike ne momentin kur ka ndodhur shperthimi dhe eshte munduar te ndihmoje njerezit qe ndodheshin aty, por nuk ka mundur te beje gje.

    Masa e sigurise, blindohet Gjykata e Tiranes

    Blindohet Gjykata e Tiranes. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, ndihej levizja e shpeshte e uniformave blu prane ketij institucioni. Nje furgon i policise dhe nje makine e vogel, fuoristrade, ka sjelle tre te prangosurit. Mihal Deliorgji ka qene i pari qe ka zbritur nga makina qe e ka sjelle dhe qe, sipas burimeve te policise, ka qene e blinduar. Ndersa me pas kane zbritur dy te tjeret, te cilet jane shoqeruar per ne brendesi te gjykates, nga dera e pasme dhe me pas ne sallen ku do te zhvillohej masa e sigurise. Dhenia e mases se sigurise eshte bere gjate nje seance me dyer te mbyllura, qe zgjati rreth dy ore. Nderkohe qe nuk kane qene te shumte familjaret, te cilet kane ndjekur te afermit e tyre gjate mases se sigurise. Nderkaq qe dhe informacioni, ne lidhje me vendin ku do te behej masa dhe se kush do te ishte i pranishem gjate kesaj seance, ka qene i rezervuar. Vihej re se Delijorgji e Minxholli ishin te veshur me nje kostum sportiv ngjyre blu, kurse zyrtari Pinari ishte i veshur me kostum.


    K.J

  14. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Viktimat, analiza ne SHBA per identitetin

    Sonila Isaku

    Viktimat e karbonizuara te nxjerra nga krateri ku ndodhi shperthimi ne Gerdec dhe qe nuk mund te identifikohen do te analizohen ne Amerike. Meqenese familjaret e viktimave nuk kane mundur qe te njohin trupat e djegur, specialisteve dhe eksperteve mjeko-ligjore u eshte dashur te marrin mostrat nga palca e kockes, ku po punohet ne laboratorin e gjenetikes per te bere identifikimin e ketyre viktimave me ane te ADN-se. Por, deri me sot, kjo ka qene me se e veshtire, dhe per kete arsye ekspertet mjeko-ligjore nese nuk do te arrijne te kryejne vete identifikimin e ketyre kufomave do te kerkojne ndihme nga Instituti Amerikan i Gjenetikes. Per te dhene ne nje kohe sa me te shpejte pergjigje lidhur me rezultatet, tashme ka filluar marrja e mostrave te gjakut te personave te afert, te cilet nuk kane gjetur ende te afermit e tyre. Sipas drejtorit te Institutit te Mjekesise Ligjore, Besim Ymaj, gjate dites se djeshme kane qene edhe dy kufoma te tjera te paidentifikuara. Njera prej tyre mendohet se i perket fadromistit, Ilirian Malci.

    Analizat

    Kryerja e analizave te ADN-se, sidomos per ato kufoma, te cilat jane te karbonizuara, ka qene nje nga kerkesat dhe procedurat kryesore te mjekesise ligjore. As familjaret nuk kane qene ne gjendje te njohin te afermit e tyre, per vete faktin se jane shperfytyruar. Por, kryerja e analizes se ADN-se duket se do te nxjerre edhe emrat e ketyre viktimave te tragjedise se rende te ndodhur me 15 mars ne fshatin Gerdec. "Per personat e paidentifikuar jane marre mostrat nga palca e kockes dhe po punohet ne laboratorin gjenetik, per te bere identifikimin e ADN-se", eshte shprehur drejtori i Institutit te Mjekesise Ligjore, Besim Ymaj. Sipas tij, jane marre edhe mostra te gjakut te personave te afert, per viktimat qe rezultojne te humbur. Ekspertet mjeko-ligjore mendojne se, nese do te kene nevoje per analiza me te specializuara, ato do te cohen ne Institutin Amerikan te Gjenetikes. Kjo per vete faktin se kufomat jane te karbonizuar dhe ekspertet shqiptare e kane te pamundur te kryejne keto lloje te analizave, per vete faktin edhe te mungeses se eksperiencave te tilla apo edhe te aparaturave.

    Kufomat

    Qe prej ndodhjes se tragjedise se Gerdecit, edhe deri gjate dites se djeshme ne morgun e Tiranes jane 7 kufoma, te cilat ende nuk jane identifikuar. Kater prej tyre u eshte percaktuar gjinia, kurse tre te tjereve ende nuk u eshte percaktuar seksi. Keshtu, dy prej tyre jane meshkuj dhe dy femra, ndersa mendohet se nje prej tyre i perket Mehmet Azizi dhe nje tjeter, femer Bukurie Cani. Por, vetem kryerja e ketyre analizave te rendesishme do te vertetoje edhe identitetin e kufomave te gjetura gjate kesaj jave ne Gerdec. Gjate dites se djeshme jane gjendur edhe dy viktima te tjera ne afersi te zones se shperthimit ne Gerdec. Ekspertet e Mjekesise Ligjore konfirmojne se trupat jane te karbonizuar, por mendohet se njeri prej tyre mund te jete nje person qe ka qene duke punuar me fadrome aty afer. Trupat ndodhen ne morgun e Tiranes. Ndersa, per sa u perket kufomave te identifikuara gjate ketyre diteve, ato jane terhequr nga familjaret e tyre. Pasditen e se merkures, mesohet se ka mberritur edhe trupi i pajete i Azem Hamollit, qe humbi jeten ne spitalin e Italise. Nderkohe qe gjate dites se djeshme eshte kryer edhe ceremonia e varrimit te tij.

    Afatet

    Rreth nje jave mendohet se do te zgjasin procedurat per kryerjen e analizave te ADN-se te atyre kufomave, te cilat jane aktualisht ne morgun e kryeqytetit. Sipas te dhenave nga Instituti i Mjekesise Ligjore, pergjigjet e analizave do te dalin diten e diel te kesaj jave. Pavaresisht se kur eshte gjetur kufoma, ekspertet kane menduar te bejne grumbullimin e mostrave dhe me pas kryerjen e procedurave laboratorike per nje kohe te percaktuar. Aparaturat bashkekohore kerkojne vetem tre dite kohe per te nxjerre analizen e specializuar te ADN-se. Por, nese kjo analize nuk arrin qe te nxirret nga ekspertet shqiptare, atehere do te jene ata amerikane te Institutit te Gjenetikes, te cilet do te kryejne analiza me te detajuara.


    K.J

  15. #35
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trafiku minave me celular, 4 ne pranga

    Agjentet e infiltruar fusin ne kurth grupin e te dyshuarve si trafikante te minave me celulare dhe armeve ne qytetin e Durresit, ndersa dyshohet edhe per ndonje atentat te paramenduar. Nente bomba me telekomande dhe kater persona te arrestuar eshte bilanci i nje operacioni te realizuar nga tre furgone me 25 forca speciale te RENEA-s rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme ne zonen e Rashbullit. Te ndaluarit, sipas burimeve zyrtare te policise, jane Glerian Hyseni, 31 vjec, nga Durresi, Adrian Mocka, 40 vjec, Shkelqim Gjoka, 34 vjec dhe Hysen Hyka, 40 vjec, te tre banues ne Tirane. Behet fjale per nje operacion te fshehte te organizuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila kishte nisur hetimet qe ne muajin shkurt te vitit 2007, per trafikun e armeve nga Shqiperia ne vende te tjera, kryesisht Itali e Greqi. Ne kete operacion mesohet se kane bashkepunuar edhe eksperte te Departamentit te Hetimit ne Policine e Shtetit. Nje zyrtar i larte ne prokurori tha mbreme, per gazeten "KJ", se minat me lende plasese tritol, shpertheheshin nga distance me mekanizmin e celularit, ndersa u kapen edhe nje pushke snajper dhe nje pistolete me silenciator.

    Operacioni

    Operacioni ka nisur rreth ores 18:00, kur forcat speciale jane vene ne gatishmeri dhe te maskuara kane udhetuar drejt qytetit te Durresit, te drejtuara nga prokurore te Krimeve te Renda. Fillimisht jane mbajtur nen vezhgim dy prej te dyshuarve, ndersa me pare ishte bere pazari per menyren e blerjes dhe trafikut te armeve. Pistat kryesore te hetimit, sipas prokurorise, jane ato te tregtimit te minave me celular drejt Italise dhe perdorimi i tyre per ndonje atentat te mundshem ne vend. Nderkohe, burime nga prokuroria ben me dije gjithashtu se gjithcka eshte zbuluar fale disa informacioneve te marra ne rruge operative dhe se nderhyrja eshte bere rreth ores 21:00 ne afersi te portit. Pas arrestimit te menjehershem, ata jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Durresit, ku dhe jane marre ne pyetje nga specialistet e krimeve dhe me pas jane sjelle me pas ne kryeqytet.

    Hetimet

    Agjentet kane mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, derisa jane siguruar se nje sasi prej nente minash me celulare dhe nje pushke snajper ishte ne duart e tyre, me qellim shitjen kundrejt cmimeve te ndryshme, nga 2 mije euro deri ne 5 mije euro. Madje, drejtuesit e prokurorise kane stimuluar nje blerje te minave dhe armeve, ndersa bene te ditur se hetimet kishin nisur qe prej muajit shkurt te vitit te kaluar dhe eshte nje operacion qe vijon ate te koduar "Mini Blow", te pistoletave, kur deri tani jane kater te ndaluar ne proces hetimor e gjyqesor. Frika e ndonje atentati te mundshem ka sjelle dhe nderhyrjen e menjehershme, ne afersi te portit te Durresit, ku forcat e policise kane ndaluar automjetin, ku leviznin personat e arrestuar. Ne makinen e te dyshuarve jane gjetur nente minat, te cilat ishin bere me tritol dhe me qark celulari, qe aktivizohej ne distance.


    K.J

  16. #36
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Alibia e gënjeshtërt e kryeministrit

    Të mërkurën në mbrëmjen në Kuvend, mbrojtja që kishte zgjedhur kryeministri i vendit përballë akuzave për tragjedinë e Gërdecit ishte fortifikimi mbas një linje të vetme: nuk dija gjë, nuk kisha dëgjuar kurrë më parë ekzistencën e Gërdecit, nuk kam asnjë lidhje ligjore për ngjarjen. Por në epilogun e të njëjtës seancë, kryeministri rrëzoi po vetë alibinë e tij duke e pozuar veten në një dritë krejtësisht të dyshimtë. Zoti Berisha pranoi drejtpërdrejt se në zyrën e tij, që një muaj përpara se të ndodhte tragjedia ndodhej një dosje me përgjimin e dy biznesmenëve, një shqiptar dhe një amerikan. Në atë dosje përmendej ai vetë, i biri, dhe dy të arrestuarit: pronari i Alb Demil dhe drejtori i MEICO-s. Zoti Berisha pohoi se e vetmja lëvizje që ai pa të arsyeshme të bëjë ishte konsultimi me të birin, që sipas tij e bindi atë se ai ishte dorëjashtë nga patatja që po nxehej në furrë. Zoti Berisha pranoi gjithashtu se ishte në dijeni në tentativës për të rekrutuar/ korruptuar një zyrtar të lartë të ministrisë së mbrojtjes, me dollarë amerikanë dhe prostituta. Pranoi se ishte në dijeni që një biznesmen shqiptar, me rekorde negative me drejtësinë, ishte i përfshirë në histori armësh dhe municioni. Ky është dhe momenti që kryeministri humbet përfundimisht alibinë e tij të ngritur me mundim për të shmangur çdo përgjegjësi në zullumin që u shndërrua në tragjedi në Gërdec.
    Në ato orë të vona të darkës së të mërkurës, as opozita nuk u tregua e vëmendshme të shënonte se qoftë dhe në mungesë të veprimit të drejtpërdrejtë, kryeministri ishte përgjegjës për mosveprimin. Hapi i tij i parë, dhe ky është detyrim ligjor, duhet të kishte të bënte dhe duhej të bënte me vënien në lëvizje të Shërbimit Informativ për të zbardhur këtë histori dhe kjo është detyrë funksionale e kryeministrit. Nëpërmjet kryeinspektorit të tij të atashuar pranë këtij shërbimi, kryeministri duhej të sqaronte të gjithë këtë situatë, e cila në rastin më të mirë, do të ishte një histori e zakontë shqiptare me të korruptuar. Nëse do të bëhej një gjë e tillë, do të ishte fare e lehtë që mbas historisë me fishekë të blerë me dollarë amerikanë për Afganistanin, të dilte në dritë se të paktën dy nga personazhet e përmendura në përgjim, ishin të përfshirë dhe në një histori tjetër. Kryeministri duhet të sqarojë edhe origjinën e këtij përgjimi duke shpjeguar në Tiranë se histori të tilla me armë nuk janë vetëm “pronë” e Tiranës dhe se për to janë të interesuara dhe shërbime të huaja. “Indiferentizmi” me të cilën kryeministri pretendoi se e e kishte marrë paralajmërimin, është krejtësisht larg të së vërtetës; në një vend ku dhe zogjtë cicërojnë me dijeninë e tij, ku dhe shiu e dielli ndodhin me vullnetin e tij, është e pamundur që parasinjalet e ardhura nga Gërdeci të kalojnë jashtë vëmendjes së tij.
    Fatkeqësisht, tentativat e bëra të mërkurën në mbrëmje në sallën e Kuvendit për ta transferuar përgjegjësinë për ngjarjen në drejtime të tjera, për të mos e ngritur stekën e përgjegjësisë, edhe ajo vetëm morale, mbi kokën e ish-ministrit të mbrojtjes, është sa cinike, po aq dhe larg të vërtetës. Së paku, kryeministri kishte në dorë të shmangte presionin mbi zyrtarin e MEICO-s, që paradoksalisht dhe për shkak të detyrës, ishte dhe vihej nën presion.
    Në ligjin për Shërbimin Informativ dhe detyrat funksionale të tij përcaktohet qartë se ai është përgjegjës dhe duhet të mbledhë informacione me qëllim parandalimin e çdo lloj aktiviteti antikushtetues, antikombëtar dhe antiligjor dhe të veprojë me shpejtësi kur tendenca është e mprehtë si në rastet e terrorizmit dhe akteve të sabotazhit. Shërbimi duhet t´i kryejë këto detyra edhe në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet e tjera përgjegjëse. Ky ishte dhe momenti, kjo është dhe baza ligjore që e detyronte kryeministrin të vihej i pari në lëvizje. Zoti Berisha duhej të sqaronte rolin e gjithë individëve të përfshirë në këtë histori, duhej të vinte në dijeni Presidentin e Republikës dhe njëkohësisht, të kërkonte përfshirjen e menjëhershme të ministrit të mbrojtjes në zbardhjen e çështjes. Asnjë nga këto hapa nuk u hodh ose të paktën asnjë prej këtyre hapave të munguar nuk hapi një të çarë në murin e heshtjes që vazhdoi për një muaj rresht. Secili nga to, afronte mundësi të qarta që Gërdeci të mos ndodhte dhe të vihej nën kontroll një situatë që dukej se kontrollohej nga interesa shumëmilionëshe.
    Momenti i dytë i dijenisë së kryeministrit ka qenë paralajmërimi i bërë nga shërbimet amerikane të sigurisë me rastin e vizitës së Presidentit George W. Bush në Tiranë, kur municionet e bazuara në Gërdecin e fatkeqësisë u evakuuan dhe u rikthyen në të njëjtin vend mbas vizitës. Në këtë rast kryeministri ose duhet të pranojë se e kanë gënjyer vartësit për atë çka po ndodhte, ose, siç nuk ka fare gjasa të ketë ndodhur, ai nuk i ka kushtuar më vëmendje këtij fakti.
    Një javë mbas shpërthimit në Gërdec, Shërbimi Informativ është jashtë loje. Detyra e tij për parandalimin e akteve që cënojnë rendin kushtetues apo akte terroriste dhe kështu me rradhë, është e përfunduar dhe me ligj, tashmë hetimi i kalon Prokurorisë dhe strukturave të policisë. SHISH është jashtë loje në të njëjtën mënyrë siç ishte dje jashtë loje edhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë apo Policia kriminale pranë Forcave të Armatosura.
    Të mërkurën në mbrëmje kryeministri kërkoi të largojë çdo përgjegjësi edhe të Presidentit të Republikës nga tragjedia duke dalë garant për mungesën e dijenisë së tij për atë çka ndodhte në Gërdec. Dhe kjo e ka një arsye. Ndoshta menjeherë mbas samitit të Bukureshtit, ai do të kalojë patjetër në derën e Presidencës me listën e re të qeverisë së tij dhe se në këtë rast, Presidenti me një mandat të sapofilluar, nuk do të jetë thjesht noterizuesi i emrave të rinj të ministrave. Kryeministri e di mirë se e gjithë ngrehina e qeverisjes së tij është varka e drunjtë ku lundrojnë të gjithë dhe se loja i ka dalë nga tryeza e tij. E di mirë se nëse ndez zjarr brenda në varkë, në mos nga zjarri, gjithë ekuipazhi do ta pësojë nga uji i turbullt i këtyre ditëve. Ndaj alibia e kryeministrit, është në fakt alibia e gënjeshtërt e gjithë ngrehinës së shtetit, që nuk është gjë tjetër, veçse një ndërtim gjysëm ilegal i rrethuar me llamarina. Njëlloj si fabrika e vdekjes në Gërdec. Gërdeci nuk mund të harrohet duke u shitur si një histori korrupsioni dhe as duke e shpërthyer përgjegjësinë mbi një grusht njerëzish. Sepse kjo është një histori me mëkatarë dhe mëkati qëndron kryesisht në llamarinat e ndryshkuara të gjithë ngrehinës shtetërore.
    Liberté, égalité, fraternité

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Trafiku minave me celular, 4 ne pranga

    Agjentet e infiltruar fusin ne kurth grupin e te dyshuarve si trafikante te minave me celulare dhe armeve ne qytetin e Durresit, ndersa dyshohet edhe per ndonje atentat te paramenduar. Nente bomba me telekomande dhe kater persona te arrestuar eshte bilanci i nje operacioni te realizuar nga tre furgone me 25 forca speciale te RENEA-s rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme ne zonen e Rashbullit. Te ndaluarit, sipas burimeve zyrtare te policise, jane Glerian Hyseni, 31 vjec, nga Durresi, Adrian Mocka, 40 vjec, Shkelqim Gjoka, 34 vjec dhe Hysen Hyka, 40 vjec, te tre banues ne Tirane. Behet fjale per nje operacion te fshehte te organizuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila kishte nisur hetimet qe ne muajin shkurt te vitit 2007, per trafikun e armeve nga Shqiperia ne vende te tjera, kryesisht Itali e Greqi. Ne kete operacion mesohet se kane bashkepunuar edhe eksperte te Departamentit te Hetimit ne Policine e Shtetit. Nje zyrtar i larte ne prokurori tha mbreme, per gazeten "KJ", se minat me lende plasese tritol, shpertheheshin nga distance me mekanizmin e celularit, ndersa u kapen edhe nje pushke snajper dhe nje pistolete me silenciator.

    Operacioni

    Operacioni ka nisur rreth ores 18:00, kur forcat speciale jane vene ne gatishmeri dhe te maskuara kane udhetuar drejt qytetit te Durresit, te drejtuara nga prokurore te Krimeve te Renda. Fillimisht jane mbajtur nen vezhgim dy prej te dyshuarve, ndersa me pare ishte bere pazari per menyren e blerjes dhe trafikut te armeve. Pistat kryesore te hetimit, sipas prokurorise, jane ato te tregtimit te minave me celular drejt Italise dhe perdorimi i tyre per ndonje atentat te mundshem ne vend. Nderkohe, burime nga prokuroria ben me dije gjithashtu se gjithcka eshte zbuluar fale disa informacioneve te marra ne rruge operative dhe se nderhyrja eshte bere rreth ores 21:00 ne afersi te portit. Pas arrestimit te menjehershem, ata jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Durresit, ku dhe jane marre ne pyetje nga specialistet e krimeve dhe me pas jane sjelle me pas ne kryeqytet.

    Hetimet

    Agjentet kane mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, derisa jane siguruar se nje sasi prej nente minash me celulare dhe nje pushke snajper ishte ne duart e tyre, me qellim shitjen kundrejt cmimeve te ndryshme, nga 2 mije euro deri ne 5 mije euro. Madje, drejtuesit e prokurorise kane stimuluar nje blerje te minave dhe armeve, ndersa bene te ditur se hetimet kishin nisur qe prej muajit shkurt te vitit te kaluar dhe eshte nje operacion qe vijon ate te koduar "Mini Blow", te pistoletave, kur deri tani jane kater te ndaluar ne proces hetimor e gjyqesor. Frika e ndonje atentati te mundshem ka sjelle dhe nderhyrjen e menjehershme, ne afersi te portit te Durresit, ku forcat e policise kane ndaluar automjetin, ku leviznin personat e arrestuar. Ne makinen e te dyshuarve jane gjetur nente minat, te cilat ishin bere me tritol dhe me qark celulari, qe aktivizohej ne distance.


    K.J
    Kjo ska lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

  18. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Leskaj: S'do te bojkotojme parlamentin, Berisha e Mediu te lene imunitetin

    Kryetarja e grupit parlamentar te opozites Valentina Leskaj deklaroi se ne seancen e rradhes Kuvendi do te kete serisht debate per ngjarjen ne Gerdec. “Kuvendi do te kete serisht debate per vrasesit e Gerdecit”, ka shprehur konkretisht Leskaj, ndersa ka kerkuar dorezimin e imunitetit te Mediut dhe Berishes.

    Kryetarja e grupit parlamentar te opozites Valentina Leskaj ka deklaruar sot se opozita nuk do te bojkotoje parlamentin dhe zhvillimet e saj. Gjate nje deklarate per shtypin Leskaj deklaroi se ne seancen e rradhes Kuvendi do te kete serisht debate per ngjarjen ne Gerdec. “Kuvendi do te kete serisht debate per vrasesit e Gerdecit”, ka shprehur konkretisht Leskaj. Gjithashtu Leskaj ka vazhduar me kerkesat e opozites per doreheqjen e kryeministrit Berisha duke e quajtur si te vetmen pergjegjese per tragjedine e madhe. Ne kete moment Valentina Leskaj ka deklaruar se eshte e nevojshme qe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe kryeministri Berisha duhet te lene imunutitetin ne menyre qe te hetohen nga prokuroria. Ne fund te fjales se saj para medias Leskaj deklaroi se nje ngjarje e tille si ajo e Gerdecit duhet te zbardhet plotesisht dhe duhen gjetur autoret pergjegjes ne menyre qe te vendosen perpara pergjegjesise.


    (A.S/Balkanweb)

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Pasuria e Delijorgjit vetem nje thele e tortes MAKABRE.

    Simbas Prokurorise:

    Ja pasuria (marramendese,fjala marramendese eshte e imja, Dajti)e bllokuar e Delijorgjit


    Nje lajm i tille eshte bere publik nga zedhenesja e prokurorise se Pergjithshme e cila ka thene se “deri tani nga verifikimet e bera ne bankat e ndryshme ne vend rezulton se ne llogari bankare ne emer te Delijorgjit ka 900 mije euro”.

    Hetimet e prokurorise kane cuar ne zbulimin e pasurive te Mihal Delijorgjit i cili eshte lene ne masen e sigurise “arrest me burg”. Pas kesaj prokuroret e grupit hetimor qe po ndjekin çeshtjen e Gerdecit i kane derguar sot gjykates kompetente kerkesen per sekuestrimin e pasurive te patundshme te administratorit te firmes ALBA DEMIL, Mihal Delijorgji. Nje lajm i tille eshte bere publik nga zedhenesja e prokurorise se Pergjithshme e cila ka thene se “deri tani nga verifikimet e bera ne bankat e ndryshme ne vend rezulton se ne llogari bankare ne emer te Delijorgjit ka 900 mije euro”. Gjithashtu burimet zyrtaret kane saktesuar se “perveç parave ne fjale prokuroria ka kerkuar edhe sekuestrimin e 18 mije metrave katrore truall perfshi edhe ndertimet mbi te ne Shkozet ne afersi te Durresit, si dhe rreth 11 mije metra katore siperfaqe te tjera toke dhe pallate banimi ne zonen e ish-uzines Enver ne Tirane”.
    Gjithashtu mesohet se “ne lidhje me akuzat per trafik armesh per te cilat eshte folur se fundi ne media, grupi hetimor po vazhdon hetimet dhe per te ndihmuar ato do te shfrytezoje – pas verfikimit te autenticitetit te informacionit – edhe materialet e perdorura prej mediave sic mund te jene kaseta filmike apo regjistrime”.
    Tashme grupi i hetimit eshte ne pritje te eksperteve te huaj nisur nga kerkesa drejtuar para dy ditesh ne lidhje me kete çeshtje ambasades se SHBA-ve ne Tirane.
    (Arjona Sinanaj/Balkanweb)

  20. #40
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    bravo prokuroria qe ka arrestuar mashat e krimit.por ka harruar me arrestuar doren qe leviz mashen se ne pushtet esht akoma
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

Faqja 2 prej 32 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •