Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 223 prej 223
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ktu te forumi katolik eshte mbledhur nje tufe me hoxhallare.

    Po c'doni ktu ju o mjekrosha? Apo keni frike se po ju heqin biznes ata qe po ju ikin nga vatha?

    Eshte e vertete qe shkrimtari me i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka parashikuar qe shqiptaret do i kthehen ne menyre masive fese se te pareve te tyre dhe do braktisin islamin te cilin e moren me dhunen e pushtuesit.

    Eshte e vertete qe ish presidenti i Shqiperise, Alfred Mojsiu, tha ne Angli qe feja e shqiptareve eshte krishterimi. Ai bile nxori statistikat sipas te cilave vetem 38% e shqiptareve jane myslyman, pra myslymanet jane pergjysmuar qysh nga viti 1929.

    Mojsi Golemin e ropen te gjalle turqit ne Stamboll, gjaku i tij nuk harrohet. Nuk harrohet as gjaku i Abdyl Frasherit, jeten e te cilit e moren turqit. Nuk harrohet as c'ka iu be mijera e mijera shqiptareve qe dhane jeten per Perandorine Osmane duke lene Shqiperine ne pike te hallit. Shkuan jenicere per sulltanin dhe harruan Jezu Krishtin.

    Gabimet e tyre po i lajne sterniperit qe pendohen dhe kthehen ne vathe.

    Kurse ju hoxhallare shkulni mjekrat tuaja nga inati me keq se sulltani qe s'merrte dot ne dore kalane e Krujes.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  2. #222
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba Lexo Postimin
    Ktu te forumi katolik eshte mbledhur nje tufe me hoxhallare.

    Po c'doni ktu ju o mjekrosha? Apo keni frike se po ju heqin biznes ata qe po ju ikin nga vatha?

    Eshte e vertete qe shkrimtari me i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka parashikuar qe shqiptaret do i kthehen ne menyre masive fese se te pareve te tyre dhe do braktisin islamin te cilin e moren me dhunen e pushtuesit.

    Eshte e vertete qe ish presidenti i Shqiperise, Alfred Mojsiu, tha ne Angli qe feja e shqiptareve eshte krishterimi. Ai bile nxori statistikat sipas te cilave vetem 38% e shqiptareve jane myslyman, pra myslymanet jane pergjysmuar qysh nga viti 1929.

    Mojsi Golemin e ropen te gjalle turqit ne Stamboll, gjaku i tij nuk harrohet. Nuk harrohet as gjaku i Abdyl Frasherit, jeten e te cilit e moren turqit. Nuk harrohet as c'ka iu be mijera e mijera shqiptareve qe dhane jeten per Perandorine Osmane duke lene Shqiperine ne pike te hallit. Shkuan jenicere per sulltanin dhe harruan Jezu Krishtin.

    Gabimet e tyre po i lajne sterniperit qe pendohen dhe kthehen ne vathe.

    Kurse ju hoxhallare shkulni mjekrat tuaja nga inati me keq se sulltani qe s'merrte dot ne dore kalane e Krujes.
    S'dua t'i pergjigjem temes, pasi cdo individ ka te drejt te besoj ne at qe shpirti i gjen qetesi. Pra, askush nuk esht i detyruar qe me cdo kusht ta nderroj fenë. Nderkaq, duhet respektuar cdo individ, pavaresisht fes qe i perket, ngaqe besimi individeve ne fe te ndryshme i perket vetem Allahut (shqip Zotit), ngase Ai (Allahu) e di mase miri.

    -Un shkrova "Allahut" dhe do e shkruaj ne vazhdim, mbase fjala "Allah" do te thot me shum sesa vec "Zot" ne gjuhen shqipe, megjithat kjo i perket nje teme teresisht tjeter.
    Ndersa, at qe doja ta them un ne te vertet, ishte se nuk pajtohem me komentin e fundit nga "QORRBIBA" qe shkroi dhe pohon se gjoja se feja Islame i esht imponuar shqiptareve me dhun.

    Njashtu s'pajtohem as me thenien e shkrimtarit tan te shquar Ismail Kadere qe te ket then se "shqiptaret do i kthehen ne menyre masive fese se te pareve te tyre dhe do braktisin Islamin te cilin e moren me dhunen e pushtuesit".

    -Duke u bazuar ne historin e lasht e te te pareve tan, shqiptaret nuk ishin as te krishter por as mysliman jo. Ata po besonin ne gjithcka tjeter, vec feve. Ateher, mos vall te te pareve tan dikush ua paska imponuar fenë, te beheshin te krishter, edhe me dhun madje. Besoni ne kte ju??
    Edhe, si pra ne historin ton askund s'permendet se shqiptareve u esht imponuar feja e Krishtit, ndersa per fenë Islame po, nga turiqt?? Kjo i bie kshu: "un shkruaj vetem at qe ma do zemra dhe fsheh at qe s'dua te din tjeret per mua".

    Megjithat, edhe po te flitej per nje gje te till ne historin ton, kinse qe feja e Krishtit u esht imponuar shqiptareve, pse ateher ne sot ende besojm ne Krishtin, ne Islam, disa jan dhe ortodoks, e s'iu kthyem dot prapa asaj qe te te paret tan dikur besonin??!!

    Me fjal tjera, feja s'mund t'i imponohet askujt, sa ketyre 14 veteve "mysliman" qe qenkan konvertuar ne fenë e Krishtit. Sepse, nese ne besojm se mund t'ia imponojm fenë, me dhun, njeri-tjetrit, ateher un besoj se po ashtu ketyre 14 veteve u esht imponuar feja e Krishtit, ngaqe esht tejet veshtir ta konvertosh nje mysliman, besimtar te vertet, nese ai vetiu nuk ka humb besimin ne Islam. Nje mysliman i vertet me n'fund e flijon veten dhe fenë s'e nderron.

    Ju faleminderit!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anetar_kastarof : 01-05-2008 më 07:47
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  3. #223
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Lexoni o te verber se cka shkruan ky analist mbi fenomenin "islami shqiptar"..



    Islamiket dhe pavaresia e Kosoves


    Mentor Nazarko



    Vetëm pak ditë më parë, gjatë një tubimi për ditëlindjen e Profetit Muhamet, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm vitin ku kemi hyrë, që na dhuroi pavarësinë e Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, Konferenca e Vendeve Islamike nuk pranoi ta njohë në bllok këtë pavarësi, duke zhgënjyer optimistët që besonin në pranimin në bllok prej saj. Ndërkohë, ne duam të nxisim reflektimin në gjirin e disa predikuesve myslimanë shqiptarë, që ekzaltojnë interesin islamik, apo kombin islamik si një i tërë. A duhet të bëhet zgjedhja e interesit kombëtar përpara atij panislamik? Si orientohen ata, në rast ngjarjesh të caktuara? Çfarë i përcakton qëndrimet e tyre, më së pari, ndaj krizave në botë, ndaj konflikteve apo ndaj trendeve të politikës botërore dhe a duhet të ndryshojnë diçka? Qenia myslimanë apo qenia shqiptare e tyre? Për shembull, ç‘qëndrim duhet mbajtur tash e tutje ndaj rolit të atyre që ishin sponsorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës? Çfarë qëndrimi duhet mbajtur? Po si duhen shikuar tani vendet e Konferencës Islamike, regjime teokratike përgjithësisht, hiq Turqinë, që e injoruan pavarësinë e një vendi si Kosova me shumicë myslimane? Këto janë dilema jo të thjeshta, por para se të merremi me rastin konkret, le të bëjmë njëlloj parashtrimi të dukurive që kanë formësuar botëkuptimin e këtyre lloj predikuesish. Dhe që duhen pasur parasysh për të arritur në gjykime shteruese. Apo për reflektime të tjera.

    Disa dukuri problematike

    Shumica e klerit tonë mysliman është formuar në një mungesë të plotë vëmendjeje, indiferencë, në vende myslimane të orientimit radikal panislamik. Disa prej tyre janë brumosur në këto shkolla me një botëkuptim të caktuar, që u ka zbehur deri diku qenien shqiptare, siç duket në forume të caktuara në internet, apo në ngjarje të veçanta të verifikuara në vend. Sikur të mos mjaftonte ky fluks që iku prej vendit, e të kthyer me tru tjetër, veçanërisht pas hyrjes së vendit tonë në Konferencën Islamike, falë hapjes së dyerve, në vend pati dhe një dukuri tjetër. Në gjithë territorin u vendosën fondacione të ndryshme, drejtuar nga individë të huaj, disa prej të cilëve në mbulesën e mëshirës, kanë pasur dhe funksione të tjera, siç dhe u zbulua pas 11 Shtatorit, kur njëlloj vepre spastruese e autoriteteve tona të sigurisë, të udhëhequra nga amerikanët, qartësoi shumë gjëra.

    Kjo mungesë largpamësie e fillimviteve ‘90, krijoi njëlloj konfliktualiteti shtesë në gjirin e myslimanëve. Ai është reflektuar në përpjekjet për të vendosur kontrollin mbi drejtimin administrativ të Komunitetit dhe për pasojë, në kontrollin e burimeve të financimit, pronat etj. Diku konflikti është shfaqur në beteja të vogla banale për kontrollin e xhamive në fshatra apo qytete të caktuara. Sot të jesh hoxhë është dhe profesion, d.m.th. të punosh, të paguhesh dhe të mbash familjen. Por jo vetëm. Individë të caktuar, me një artikulim të spikatur, kanë inkurajuar jo aq pak sa të injorohen, qëndrime të ashpra të grigjës që drejtojnë, ndaj feve të tjera, simboleve të tyre, apo dhe njëlloj antiamerikanizmi, siç është dukur në emisione të ndryshme, pra dhe publikisht. Tërheqja apo largimi i këtyre fondacioneve e ka zbehur këtë lloj protagonizmi, por puna e hershme, apo punëra që nuk duken faqeza, mund të kenë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e individëve të caktuar. Politikat banale të ndjekura nga dy partitë kryesore në pushtet, mungesa e standardeve unike në kthimin e pronave, madje lakmia dhe babëzia e zyrtarëve të caktuar shqiptarë ndaj pronave të shumta të komuniteteve fetare, kanë prodhuar frustrim. Nuk është kuptuar dhe nuk është dashur të kuptohet sesa e rëndësishme është pavarësia financiare e komuniteteve fetare. Sot ka njëlloj qetësie, por studimi i këtyre dukurive është më dritësjellës sesa injorimi i tyre.

    Pasojat e dukurive të tilla

    Kontradikta kryesore në gjirin e bashkësive fetare në kohëra të ndryshme në vendin tonë ka qenë ajo midis interesit kombëtar dhe atij panortodoks apo panislamik. Lëvizjet e fillimshekullit të 20 me Fan Nolin në krye, apo hoxhallarë patriotë si Hafiz Ali Korça, Vehbi Dibra etj., kanë synuar në mënyrë largpamëse të shkëpusin bashkësitë fetare shqiptare nga ndikimet globale islamike dhe ortodokse me frymëzim rajonal, kryesisht grek, por situata nuk ka qenë gjithnjë lineare. Politikat e mençura të kabineteve intelektuale të Zogut kanë rezultuar të suksesshëm. Por pas rënies së komunizmit, mungesa e kuadrit fetar ortodoks, njëlloj mungese vizioni dhe përkulshmëria e autoriteteve tona, bënë që komunitetet tona të rikrijuara siç u tha më sipër, të bien në ndikime të huaja. Dhe pyetja shtrohet sërish në ngjarje të rëndësishme: cili interes duhet të mbizotërojë? Sepse shumë prej këtyre individëve mbrojnë interpretimin se myslimanët janë një komb, me gjithë thëniet e Kuranit për popujt e ndryshëm.

    Pa hyrë në diskutime teologjike të thella, pavarësimi i Kosovës duhet të vendosë ama në pikëpyetje këto figura që ndihen të lidhura me shkollën që kanë bërë apo me predikues globalë myslimanë të linjës së ashpër. Pse vendet islamike, me përjashtim të Turqisë, nuk e njohën menjëherë pavarësimin e Kosovës? Nëse në njërën anë, ky ishte një lajm i mirë që zhvleftësonte pretendimet e serbëve apo kundërshtarëve evropianë të pavarësisë që paralajmëronin për rrezikun e një shteti islamik në zemër të Evropës, nga ana tjetër ishte lajm i keq. Ishte lajm i keq, sa i takon stabilizimit të Kosovës. Sa më shumë vende ta njihnin Kosovën dhe sa më shpejt ta bënin atë, aq më shpejt hapej rruga e anëtarësimit të saj në OKB dhe ndërtimi i institucioneve të saj, tranzicioni i pushteteve nga UNMIK, tek të zgjedhurit kosovarë etj.

    Por, mbi të gjitha, ishte një lajm që tregoi se këto vende teokratike, pra ku qeverisin regjime fetare, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi atë panislamik. Nuk e njohën pavarësinë e Kosovës me shumicë myslimane, për shkak se këto vende janë antiamerikane dhe se sponsorët kryesorë të kësaj pavarësie janë amerikanët. Nuk pranuan pra të bënin një gjë që, sipas tyre, favorizonte amerikanët në rrafsh global. Pa folur për atë se disa prej këtyre vendeve kishin dhe kanë raporte të privilegjuara me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë e dikurshme, prej të cilës kanë marrë dhe armë kohët e fundit. Mund të kenë probleme të ngjashme në territoret e tyre. E pra, këto vende islamike të linjës së ashpër, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi interesin fetar, panislamik, që duhej t‘i detyronte të njihnin pavarësinë e Kosovës, menjëherë ashtu siç besonin shumë optimistë.

    Në këto kushte, ç‘domethënë për një islamik shqiptar të linjës së ashpër të jetë antiamerikan, pasiqë amerikanët janë në konflikt me ndonjë klikë a regjim mysliman? Të zgjedhë midis qenies kombëtare, që i thotë t‘i dojë amerikanët që janë aleatët tanë kryesorë, që po forcojnë kombin tonë në Ballkan? Apo të zgjedhë panislamizmin dhe vendet që nuk e njohën Kosovën që i sugjeron të urrejnë ata?

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Per hir te Allahut lexo kete o musliman (Perqarja)
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 14:58
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipëria nuk është me shumicë muslimane
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •