Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 370
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Pak jan renea keto vota te vjedhura qe thua ty.Vet njerezit e PDSH thon se real ne duhet te kemi 7 maksimum 8 deputet.Qe do te thot se vota te vjedhura jan mbi 3o.ooo.

  2. #282
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhjet e 15 qershorit, KSHZ sot shqyrton ankesat e PDSH dhe BDI

    SHKUP - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot pasdite do të shqyrtojë ankesat e partive politike për parregullsi gjatë procesit të rivotimit më 15 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KSHZ-së Zoran Tanevski, i cili deklaroi se të gjitha ankesat janë bërë nga dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH.
    Kështu BDI ka dorëzuar 8 ankesa për njësinë e parë dhe njësinë gjashtë zgjedhore, ndërsa PDSH ka dorëzuar 16 ankesa për përsëritjen e votimeve në 148 qendra të votimit. Sipas zëdhënësit Tanevski këto ankesa do të shqyrtohen brenda 48 orëve dhe më pas të nxjerrë një përgjigje për ankesat e dorëzuara. Raundit të tretë të votimeve, të cilat do të realizohen në 29 qershor, tani për tani do ti nënshtrohet tre qendra votimi.


    (A.S/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  3. #283
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ: Pranohen ankesat për rivotime në 10 qendra të votimit


    KSHZ-ja deri tani vendosi që të rivotohet në 10 qendra votimi, ku bëjnë pjesë rreth 9200 votues, që do të ndikojnë sërish në numrin e përgjithshëm të deputetëve në zonën e gjashtë zgjedhore.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranoi katër ankesa të BDI dhe deri tani gjashtë ankesa nga PDSH-ja për përsëritjen e votimeve me 29 qershor në zonën e gjashtë zgjedhore. KSHZ sipas afatit ligjor do të shqyrtojë ankesat e mbetura të PDSH-së dhe deri në ora 19.00 përfundon afati ligjor i punës së KSHZ-së.

    Me rivotimet e sërishme në njësinë e gjashtë zgjedhore do të ketë betejë midis partive për dy mandate deputetësh.

    Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski deklaroi se deri tani janë verifikuar 114 mandate të deputetëve. “Janë verifikuar 114 mandate të deputetëve dhe nesër zyrtarisht do t`i dorëzohen përfaqësuesve të partive politike, ndërsa ditën e shtunë para seancës konstituive do t`i dorëzohen vërtetimet deputetëve të rinj nga ana e Komisionit parlamentar për mandate”, theksoi Josifovski.

    Deri tani gjashtë vende deputetësh janë kontestuese, për shkak të rivotimeve që mund të pasojnë në disa qendra votimi, për të cilat partitë kanë dorëzuar ankesa për njësitë zgjedhore 1,2 dhe 6. KSHZ do të vazhojë pas një pushimi shqyrtimin e ankesave të PDSH-së për njësinë zgjedhore numër një dhe dy.


    (INA)
    Sui generis

  4. #284
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KSHZ:Rivotime sërish në 12 qendra votimi më 29 qershor


    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) anuloi votimin në 12 qendra votimi në njësinë zgjedhore një dhe gjashtë dhe përsëritja e votimeve do të zhvillohet më 29 qershor.

    Këto qendra votimi janë anuluar për shkak të parregullësive në rivotimet e 15 qershorit. Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Zoran Tanevski votimet janë anuluar në dy vendvotime 2432 dhe 2458 në komunën e Sarajit, ku të drejtën vote kanë 2127 votues.

    Në njësinë e gjashtë zgjedhore votimet do të ripërsëriten në 10 qendra votimi në komunën e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bërvenicës, ku të drejtë vote kanë 9722 votues dhe kjo do të ndikojë në ndryshimin e numrit të deputetëve midis forcave politike shqiptare. Partitë brenda 48 orëve ankesat e refuzuara nga KSHZ-ja mund ti dorëzojnë edhe pranë Gjykatës Supreme.

    KSHZ gjithashtu njoftoi se në mbledhjen e nesërme do të shqyrtojë Raportin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të shtunën do t`i shpërndajë partive vendimet e deputetëve të zgjedhur. Të shtunën do të zhvillohet seanca e parë konstituive e përbërjes së re parlamentare, mirëpo deri tani janë verifikuar vetëm mandatet e 114 deputetëve.


    (INA)
    Sui generis

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Duke lexuar shtypin e sotem maqedonas po shoh qe kurnazlleku i Nikolla Grujevski po vazhdon, madje keto 24 ore te fundit po merr edhe ne intezitet. Sipas shtypit, Nikolla tashme ka filluar me kushtezime konkrete duke kerkuar qe "partneri i ardhshem shqiptar" te firmos zyrtarisht (bllanko) se e perkrah politiken qeveritare te VMRO-se posacerisht per: emrin, referendumin e mundshem, ndryshimin e ligjit te zgjedhjes se kryetarit si dhe politiken pa presion ndaj kerkesave te caktuara (mbase aludohet ne marreveshjet e Majit apo ate te Marsit). Me pak fjale, Grujevski me kete ja mbyll deren BDI-se (vetem nese kjo parti eshte e gatshme te bej blowjob Grujevskit gje qe nuk isha cuditur shume) dhe me kurnazllekun me te madh e hap deren per PDSH-ne, e cila, jo qe vetem i ka pranuar keto kushte, madje eshte e gatshme te hyje ne "vlladen makedone". (qeverine maqedonase) edhe me cmimin me te vogel te mundshem(mbase gratis). Kjo ne fakt eshte sfida jone e brendshme me te cilen duhet te perballemi dhe nuk mund ti fajesojme sllavet per politikeberjen mjeshterore kur eshte fjala per shqiptaret.

  6. #286
    81 duhet per ndryshime kushtetuse, pra Shkupi teze te gabuar ke. Kot e ka Gruevski, le te perciret sa te doje, fundin do ta shohish sa i vogel do behet.

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    81 duhet per ndryshime kushtetuse, pra Shkupi teze te gabuar ke. Kot e ka Gruevski, le te perciret sa te doje, fundin do ta shohish sa i vogel do behet.
    Kshtu ishte edhe LSDM ne 2002 , edhe ato kishin mbi 60 deputet apo jo ?
    Sot erdhen ne 27 , kshtu dot ndodh edhe me VMRO-ne , tash jan disa procese qe patjeter dot ja ulin rejtingun Gruevskin , ose Gruevski dot ja ule rejtingun ktij shteti . Nese e ndrron emrin rejtingu do te filloje ti bjere , ndersa nese nuk e ndrrojn ateher e ka ngren dreqi ket shtet.
    Problemi esht tash shqiptaret a do ta perkrahin referendumin , kusht gjoja paska vendu Gruevski qe ajo parti qe hyn shqiptare qe hyn ne qeveri duhet ta perkrahe referendumin.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #288
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Edhe Gruevskit edhe te gjithe lidereve te tjere te rajonit ka se kush jua terheq veshet. Problemi eshte sesa shqiptaret jane inteligjente te kuptojne se nga i jep karroces karrocieri nga Brukseli. PDSH-ja e preferuara e Gruevskit kete nuk e ka kuptuar dhe nuk do ta kuptoje kurre sepse aq e ka diapazonin politik, eshte dritshkurter, kenaqet me troshat e VMRO, dhe ne plan te pare ka aparencen e te dukurit qe eshte mbi kal.

    BDI nga ana tjeter kishte k-o-q-e tu thoshte JO politikaneve maqedonas. BDI e ka vertetuar qe di te mendoje ndryshe, qe shikon pak me larg. Ne keto momente eshte BDI ajo qe ka bere kontakte koke me koke me lideret e rajonit, eshte BDI ajo qe ka bere kontakte koke me koke me ambasadorin e keshillit te evropes e me ambasadorin amerikan te akredituar ne Maqedoni, eshte BDI ajo qe u keshillua prej ketyre (dhe kjo u duk ne deklaraten e Solanes me 1 qershor) per te ruajtur gjakftohtesine duke ju garantuar perseritjen e zgjedhjeve.

    BDI eshte karta e duhur per Maqedonin ne tersi jo vetem per shqiptaret qe kjo e fundit te hyje ne NATO dhe BE. BDI e perseris edhe nje here eshte forca politike shqiptare qe ka mbeshtetjen e nderkombetareve dhe me aftesine qe ka treguar qe mund t'i beje balle presionit maqedon te linjes se Gruevskit me shoke ne qeverine e ardhshme do jete stabilizatori, packa se VMRO ka marre shumicen e votave dhe ne teori nuk i nevojitet kualicioni.
    RIPPR

  9. #289
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski pritet të fillojë bisedimet me PDSH dhe BDI


    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot dhe nesër do të zhvillojë negociatat me partitë politike shqiptare PDSH dhe BDI lidhur me formimin e koalicionit qeveritar.

    Gruevski mbrëmë ka arritur nga Brukseli, ku ishte i pranishëm në takimin e partive popullore evropiane. Formimi i koalicionit qeveritar dhe përfshirja e ndonjërës prej dy partive më të mëdha shqiptare ka qenë një nga temat kryesore në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, por që nuk janë dhënë detaje për vendimin përfundimtar për koalicionime.

    Gruevski gjatë qëndrimit në Bruksel dhe pas takimeve me shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Havier Solana nënvizoi se qeveria e re do të përforcojë kapacitetet dhe dinamikën e punës për të realizuar agjendën evropiane.

    "Do të vazhdojmë me një dinamikë të fortë, edhe më të madhe se ajo që ka qenë deri më tani që ti mbyllim të gjitha çështjet të cilat janë të lidhura me tetë kërkesat e BE-së që kanë të bëjnë me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimt. Jam i sigurtë se deri në shtator dhe tetor pjesa më e madhe e këtyre çështjeve do të zgjidhjen me sukses.", deklaroi Gruevski. PDSH dhe BDI janë në pritje të ftesës së VMRO-DPMNE-së për bisedime.


    (INA)
    Sui generis

  10. #290
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti sot mban seancën konstituive

    Parlamenti i Maqedonisë sot do të mbajë seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalur nga zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit.

    Në mbledhjen e caktuar në ora 13 do të bëhet verifikimi i mandatit të 114 deputetëve nga listat e partive politike që kanë siguruar vend në Parlament, ndërsa gjashtë kandidatët e ngelur do të dalin nga rivotimet që do të zhvillohen më 29 qershor në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore.

    Si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhje e kryetarit të Parlamentit, kur ndër emrat që ka marrë besimin e partisë VMRO-DPMNE-së është deputeti Trajko Veljanovski, por deri në momentin e fundit nuk bëhet e ditur kandidatura e kryeparlamentarit të ri. Në përbërjen e re parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka shumicë absolute prej 63 deputetëve, koalicioni opozitar “Dielli-koalicioni për Evropë” ka 27 deputetë, BDI ka 18 deputetë, PDSH 11 deputetë dhe Partia Për Ardhmëri Evropiane 1 deputet.

    Në rivotimet e sërishme më 29 qershor pritet të ketë ndryshime për një ose dy deputetë midis partive shqiptare në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku do të rivotohet në 12 qendra të votimit me mbi 9200 votues. Seanca konstituive sot do të drejtohet nga deputeti më i moshuar ,Stojan Andov., ku ndër pikat e tjera të rendit të ditës do të jenë edhe zgjedhja e komisionit të verifikimit, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e Komisionit për emërime dhe zgjedhje të kryetarit të Parlamentit.


    (INA)
    Sui generis

  11. #291
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mblidhet Parlamenti i ri i Maqedonisë, Trajko Velanovski zgjidhet kryetar i Kuvendit


    U mblodh sot parlamenti i ri i Maqedonisë pas zgjedhjeve të parakohshme te mbajtura ne 1 dhe 15 qershor. Në këtë parlament u miratuan plot 114 vende deputetësh të cilët dolën si rezultat i raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve. Ndërkohë Parlamenti ka zgjedhur Trajko Velanovskin, nga partia VMRO-DPMNE si kryetar të parlamentit, Velanovski mori 79 vota nga 100 deputetët e pranishëm. Partia VMRO-DPMNE ka 63 deputetë në Parlament. BDI e mbështeti zgjedhjen e zotit Velanovski, por e përjashtoi mundësinë që kjo t'i paraprijë marrëveshjes eventuale për përfshirjen në qeveri të BDI-së. Version multimedial i ketij lajmi

    SHKUP

    Velanovski, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë me 79 vota pro

    Ora 19: 50 Parlamenti i Maqedonisë sot në mbledhjen konstituive për kryetar ka zgjedhur Trajko Velanovskin, nga partia VMRO-DPMNE dhe ka verifikuar mandatet e 114 deputetëve, ndërsa gjashtë mandatet e tjera do të verifikohen pas përsëritjes së votimeve më 29 qershor në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.
    Zoti Velanovski mori 79 vota nga 100 deputetët e pranishëm. Partia VMRO-DPMNE ka 63 deputetë në Parlament. Bashkimi Demokratik për Integrim e mbështeti zgjedhjen e zotit Velanovski, por e përjashtoi mundësinë që kjo t'i paraprijë marrëveshjes eventuale për përfshirjen në qeveri të BDI-së.
    Ndërkohë që në momentin e votimit nuk ishin të pranishëm në sallë deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare.

    PDSH nuk ka paraqitur arsyen e mungesës në seancën e parë, reagojne partite e tjera

    Ora 19:05- PDSH nuk ka ofruar deri tani asnjë shpjegim zyrtar për mospjesëmarrjen e saj në seancën e parë të parlamentit të ri. Për një gjë të tillë kanë reaguar partitë e tjera prezente në parlament të cilat kanë kritikuar deputetët e PDSH. Deputeti i Partisë Liberale Stojan Andov, i cili sot drejtoi seancën plenare, deklaroi se PDSH duhej të sqarojë arsyet për pakënaqësitë që mund të kenë. Ndërkohë deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, duke rishprehur përplasjet me PDSH, ka shprehur se nuk e ka vënë re mungesën e deputetëve të kësaj partie në këtë seancë. Tani më e rëndësishme është që Maqedonia të ketë institucione funksionale dhe efikase”, deklaroi Ademi.

    Mblidhet Parlamenti i ri i Maqedonisë, PDSH nuk merr pjesë në seancën e parë

    Ora 17:09 - Vetëm pak minuta më parë është legjitimuar parlamenti i ri i Maqedonisë. Në seancën e pasdites u bë verifikimi i 114 mandateve të deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit. Ndërkohë që 6 kandidatët e tjerë do të dalin nga rivotimet që do të zhvillohen më 29 qershor në njësinë e parë dhe të gjashtë zgjedhore. Gjatë mbledhjes së pasdites deputetet zgjodhen si kryetar te kuvendit te Maqedonise Trajko Veljanovski. Kryeparlamentari i ri mori nje shumicë votash prej 79 pro dhe 19 vota kundër. Veljanovski, i cili me profesion është jurist, njihet edhe si bartës i disa funksioneve të larta shtetërore.
    Në seancen e pare te parlamentit te ri nuk merrnin pjesë asnjë nga deputetët e rinj të Partisë Demokratike Shqiptare. Nderkohe nga radhët e BDI-së deputeti Rafiz Haliti mbajti nje fjalim ku përshëndeti përzgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë. Seanca e sotme u drejtua nga deputeti më i moshuar, Stojan Andov, i cili drejtori rendin e dites mbi zgjedhjen e komisionit të verifikimit, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhjen e Komisionit për emërime dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Në rivotimet e 29 qershorit pritet të ketë ndryshime për një ose dy deputetë midis partive shqiptare në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku do të rivotohet në 12 qendra të votimit me mbi 9200 votues.
    Në përbërjen e re parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” ka shumicë absolute prej 63 deputetëve, koalicioni opozitar “Dielli-koalicioni për Evropë” ka 27 deputetë, BDI ka 18 deputetë, PDSH 11 deputetë dhe Partia Për Ardhmëri Evropiane 1 deputet.


    (a.r - a.s/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  12. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132
    Mos u merzit shkupi se per tre vite gruefski do dal si SDSM me 18 deputet .
    Nuk i bejn asnji pun 62 depuetet atij ,
    Pa ALI AHMETIN nuk i ben puna se nuk ka mundesi te bej ndryshime te medha ne kushtetut .

  13. #293
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti Cërvenkovski pritet t`ia jap mandatin Gruevskit

    Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski prej nesër pritet t`ia jap mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për formimin e koalicionit qeveritar.

    Me konstituimin e djeshëm të Parlamentit, presidenti është i obliguar sipas Kushtetutës që në afat prej 10 ditëve t`ia jap mandatin liderit të partisë e cila ka fituar shumicën e deputetëve.

    Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski në afat prej 20 ditëve duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë dhe t`i dorëzojë Parlamentit për votim.

    Sipas procedurave kushtetuese, mbledhja e re parlamentare për votimin e Qeverisë së re caktohet pas 15 ditëve, ndërsa sipas afateve më 6 gusht Qeveria e re duhet të marrë besimin e shumicës së Parlamentit.

    Përbërja e re parlamentare u konstitua dje me ç`rast u verifikuan mandatet e 114 deputetëve si dhe u zgjodh për kryetar të Parlamentit, Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE. Ai u mbështet nga partia e tij dhe BDI, ndërsa LSDM ishte e përmbajtur gjatë votimit.

    PDSH nuk mori pjesë në konstituimin e djeshëm të Parlamentit të ri dhe se arsyeja ishte që kjo parti do të bojkotojë legjislativin dhe nuk njeh rezultatet e rivotimit të 15 qershorit. Dita e parë e punës e përbërjes së re parlamentare fillon të hënën.


    (INA)
    Sui generis

  14. #294
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nesër takimi Gruevski-Thaçi për Qeverinë

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski menjëherë sapo të marrë nesër mandatin për formimin e koalicionit qeveritar do të zhvillojë takimin e parë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të lartë të këtyre dy partive ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA, ku gjithashtu theskohet se Gruevski sapo të marrë mandatin nga presidenti Branko Cërvenkovski ka caktuar takimin me liderin e PDSH-së.

    “Gruevski dhe Thaçi pritet të shqyrtojnë mundësinë e vazhdimit të qeverisjes. PDSH ka plaftormën e saj dhe do të bazohet në realizimin e prioriteteve të kësaj platforme”, bën të ditur një zyrtar i lartë i PDSH-së.

    Në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet se PDSH ka kapacitete dhe energji për të përmbushur objektivat politike, kombëtare dhe strategjike me realizimin e gjashtë kërkesave përfshirë çështjen e emrit dhe përmbushjen e standarteve për NATO dhe BE.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski bëri të ditur dje se do të fillojë prej të hënës bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar dhe ndarjen e resoreve ministrore.


    (INA)
    Sui generis

  15. #295
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH dhe BDI ankohen pranë Gjykatës Supreme

    Të pakënaqura me procesin e rivotimit të mbajtur më 15 qershorë, PDSH dhe BDI mbrëmë kanë paraqitur ankesa pranë Gjykatës Supreme të Maqedonisë.

    Bëhet fjalë për 17 ankesa, 13-të të PDSH-së dhe 4 të BDI-së për të cilat Gjykata Supreme e Maqedonisë brenda 48 orëve duhet të vendosë.

    Ankesat janë paraqitur për përsëritjen e votimeve në njësin zgjedhore numër 6 dhe njësin zgjedhore numër 1.



    (INA)
    Sui generis

  16. #296
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Nesër takimi Gruevski-Thaçi për Qeverinë

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski menjëherë sapo të marrë nesër mandatin për formimin e koalicionit qeveritar do të zhvillojë takimin e parë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Lajmi konfirmohet nga përfaqësues të lartë të këtyre dy partive ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA, ku gjithashtu theskohet se Gruevski sapo të marrë mandatin nga presidenti Branko Cërvenkovski ka caktuar takimin me liderin e PDSH-së.

    “Gruevski dhe Thaçi pritet të shqyrtojnë mundësinë e vazhdimit të qeverisjes. PDSH ka plaftormën e saj dhe do të bazohet në realizimin e prioriteteve të kësaj platforme”, bën të ditur një zyrtar i lartë i PDSH-së.

    Në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet se PDSH ka kapacitete dhe energji për të përmbushur objektivat politike, kombëtare dhe strategjike me realizimin e gjashtë kërkesave përfshirë çështjen e emrit dhe përmbushjen e standarteve për NATO dhe BE.

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski bëri të ditur dje se do të fillojë prej të hënës bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar dhe ndarjen e resoreve ministrore.


    (INA)
    Besoj qe do takohen dhe do i thote qe tash e tutje sdo mund te bejm koalicion pasi nuk na len te huajt, ishim ne qeveri bashke dhe nuk punuam asgje per te miren e shqiptareve, keshtu eshte me mire tia lem ne dore dikujt tjeter kete gje, keshtu ka pas then edhe ish-Sekretari shteteror ne Ministrine e Puneve te Jashtme - i emeruar ambasador i Republikes se Maqedonise ne Republiken Ceke- kandidat potencial per kete Ministri, pasi e kam ndegju me veshet e mi, duke thene qe kjo parti shqiptare eshte jo'serioze dhe nuk na shkon bashkpunimi.kaq
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  17. #297
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski:Nuk ka koalicion me parti që ka qëndrim të kundërt për emrin


    Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në një intervistë për agjencinë lajmeve MIA thotë se prej nesër, kur dhe pritet ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re do të fillojë konsultimet se cila parti shqiptare mund ta pranojë programin 'Rilindja në 100 hapa 2008-2012”.

    Gruevski thotë se do të shohë se cilat do të jenë pikëpamjet e tyre për 4 vitet e ardhshme për të gjitha çështjet, përfshi këtu edhe ato më të ndjeshmet. Në mesin e tyre thotë Gruevski është edhe çështja e emrit. Të gjitha detajet do të jenë në tavolinën e bisedimeve dhe në fund partia do të marrë vendimin përfundimtar për koalicion, tha Gruevski duke shtuar se dëgjohen zëra nga kundërshtarët e tij se partneri shqiptar do të bëjë presion për ndryshimin e qëndrimit për këtë çështje.

    “Së pari partneri shqiptar sigurisht se nuk do të dëshirojë të marrë vendim me të cilin shumica e qytetarëve në Maqedoni do të kenë problem, kundërshtim të fuqishëm dhe frustracione”, thotë Gruevski në intervistën për MIA-n.

    Së dyti partneri shqiptar sipas Gruevskit në asnjë rast nuk është më shumë i brengosur ose i përkushtuar për realizimin e prioriteteve që Maqedonia të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe kjo tezë konfirmon angazhimin e partive maqedonase për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe nga ana tjetër angazhimi i njëjtë i partive shqiptare.

    “Gatishmëria për të çuar një proces para sa më parë tregohet me vepër e jo me fjalë” thotë Gruevski.

    Dhe e treta sipas Gruevskit duke pasur parasysh raportet e forcave në parlament nuk vlejnë tezat se partneri shqiptar do të bëjë ndonjë kthesë për këtë çështje.

    “Megjithatë, duhet të theksoj se nuk do të jetë për mua e njëjtë nëse partnerët në Qeveri kanë qëndrime të kundërta rreth çështjes së emrit”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.


    Ina
    Sui generis

  18. #298
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski mori mandatin për formimin e Qeverisë

    Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot në mesditë i dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për formimin e koalicionit qeveritar.

    Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski, koalicioni i udhëhequr nga ai që fitoi në zgjedhjet e 1 qershorit në afat prej 20 ditëve duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë dhe t`i dorëzojë Parlamentit për votim.

    Menjëherë pas marrjes së mandatin Gruevski do të zhvillojë takimet e para me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi lidhur me çështjen e koalicionit.

    Sipas procedurave kushtetuese, mbledhja e re parlamentare për votimin e Qeverisë së re caktohet pas 15 ditëve, ndërsa sipas afateve më 6 gusht Qeveria e re duhet të marrë besimin e shumicës së Parlamentit.

    Përbërja e re parlamentare u konstitua të shtunën me ç`rast u verifikuan mandatet e 114 deputetëve si dhe u zgjodh për kryetar të Parlamentit, Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE. Ai u mbështet nga partia e tij dhe BDI, ndërsa LSDM ishte e përmbajtur gjatë votimit.

    PDSH nuk mori pjesë në konstituimin e djeshëm të Parlamentit të ri dhe se arsyeja ishte që kjo parti do të bojkotojë legjislativin dhe nuk njeh rezultatet e rivotimit të 15 qershorit. Dita e parë e punës e përbërjes së re parlamentare fillon të hënën.


    (INA)
    Sui generis

  19. #299
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Shqiptaret vriten mes vehte ndersa Nikolla Grujevski punon ne planin e tij 100 hapa per shakterrimin e shqiptareve dhe kthimin e Maqedonise ne shtet etnocentrik(nje kombesh)...kete e ndermerr Ministria TEKNIKE e drejtesise pjese e se ciles pret te behet BDI-ja :-)


    Drejtësia çon në Prokurori një rast që ngarkon ish-UÇK-në 23/06/2008 13:05:04


    Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë i dorëzoi Prokurorisë një nga rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës i ashtuquajturi “Penda e Likovës” që ka të bëjë me konfliktin e vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

    “Penda e Likovës” është një nga katër rastet që Tribunali i Hagës nuk mori në shqyrtim dhe i`a ktheu autoriteteve maqedonase, ndërsa në këtë process siç thuhet bëhet fjalë për ndërprerjen e furnizimit me ujë të qytetit të Kumanovës gjatë konfliktit të vitit 2001 nga ana e udhëheqësve të UÇK-së.

    Siç bëhet e ditur gjithashtu në këtë rast materialet ngarkojnë ish-përfaqësues të lartë të UÇK-së, tashmë të kyçur në skenën politike në Maqedoni.

    Ministria e Drejtësisë deri tek Prokuroria ka dorëzuar edhe dy raste të tjera “Punëtorët e Mavrovës dhe zhdukja e civilëve maqedonas në Neproshten, të cilat gjithashtu ngarkojnë ish-komandantë të UÇK-së. Lënda e katërt e kthyer nga Tribunali që akoma vazhdon të procesohet nga Ministria e Drejtësisë ka të bëjë me ngritjen e aktakuzës ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së.

    Partitë shqiptare BDI dhe PDSH kundërshtojë hapjen e këtyre rasteve në kuadër të institucioneve vendore të gjyqësorit. Kjo kërkesë ka qenë edhe në platformat politike të këtyre dy partive gjatë fushatës së zgjedhjeve. Ndërkohë vetëm rasti i vrasjes së civilëve shqiptarë në Luboten të Shkupit po vazhdon të gjykohet në Hagë, ku për këtë ngarkohen ish-ministri i brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski dhe një bashkëpunëtor i tij Johan Tarçullovski. (INA)

  20. #300
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në ora 20 do të dihet se ku do të rivotohet

    Gjykata Supreme deri në ora 20 duhet të deklarohet rreth ankesave të parashtruara nga ana e PDSH dhe BDI.

    Partia e Thaçit ka dorëzuar gjithsej 13 ankesa për anulimin e votimit në 98 qendra votimi ndërsa BDI ka dorëzuar 4 ankesa për 6 qendra votimi.

    Ankesat e PDSH kanë të bëjnë me anulimin e votimit në 10 komuna në njësinë e 6 zgjedhore, nga një ankesë për komunat Vrapçishtë, Zajaz, Osllomej, Gostivar, Jegunovcë, Zhelinë, Tearcë, Bërvenicë dhe nga dy ankesa për komunat Bogovinë dhe Tetovë me gjithsej 80 qendra votimi. Një ankesë ka të bëj me 18 qendra votimi në komunën e Sarajit në njësinë e parë zgjedhore.

    Ankesat e BDI kanë të bëjnë për 4 qendra votimi në tre komuna Gostivar, Tetovë dhe Bërvenicë në njësinë e 6 zgjedhore dhe për 2 qendra votimi ne Saraj, njësia e parë zgjedhore.


    Alsat
    Sui generis

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •