Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 370
  1. #361
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Marrëveshja VMRO-DPMNE-BDI shmang njohjen e Kosovës

    Njohja e Kosovës si shtet fqinj i pavarur nuk është përfshirë në marrëveshjen për bashkëqeverisje midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

    Në dokumentin e marrëveshjes të publikuar nga partia maqedonase VMRO-DPMNE nuk është përfshirë çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Zyrtari i kësaj partie, Ilija Dimovski nuk ka komentuar çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e re. Ndërkohë, BDI akoma nuk ka komentuar versionin e saj të marrëveshjes me VMRO-DPMNE.

    Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti gjatë fushatë si një nga prioritetet e qeverisjes ka përmendur njohjen e shpejt të pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia.

    Njohja e Kosovës po vazhdon të debatohet në koluaret politike në Shkup.

    Shefi i diplomacisë i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk është çështje e lidhur me vendimin për njohjen e këtij vendi fqinj.

    “Demarkacioni i kufirit nuk është i lidhur me vendimin për njohjen e Kosovës. Ne presim që procesi i shënimit të kufirit të vazhdojë me dinamikë të përshpejtuar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

    Sipas tij, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të shqyrtohet në mënyrë plotësuese dhe se Qeveria e Maqedonisë do të vlerësojë se ka ardhur koha për këtë çështje.


    (INA)
    Sui generis

  2. #362
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti nga mesi i korrikut do të votoj kabinetin e ri qeveritar

    Mandatari për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevski deri më 12 korrik do të duhet që t`ia dorëzojë Parlamentit programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

    Pas përmbylljes së këtij afati, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski në afat prej 15 ditëve do të duhet të votojë kabinetin e ri qeveritar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Sipas afateve të parashikuara, Qeveria e Maqedonisë do të finalizohet më 6 gusht.

    Koalicioni i partive me VMRO-DPMNE-në përbëjnë 63 deputetë, BDI 18 deputetë dhe PAE 1 deputetë. Kjo maxhorancë përbën shumicën e numrit të deputetëve në Parlamentin prej 120 anëtarësh.


    (INA)
    Sui generis

  3. #363
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita maqedonase komenton koalicionin VMRO-DPMNE dhe BDI

    Opozita maqedonase duke komentuar përbërjen e koalicionit VMRO-DPMNE kërkoi që sa më shpejt kryeministri Gruevski të përmbush premtimet e bëra.

    Zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviç deklaroi se Gruevski tashmë ka siguruar shumicën e duhur dhe sa më shpejt duhet të përmbuësh premtimet e bëra.

    “Koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI tregon disa punë.Së pari ranë në ujë të gjitha ato satanizime që u bënë gjatë gjashtë viteve të kaluara, që i pësuan të gjithë veprimtarët politik në Maqedoni për shkak se bashkëpunuan me BDI-në, sepse VMRO-DPMNE vazhdimisht BDI-në e quante terroristë. Vetëm se tani nëse nuk vazhdon kryeministri Gruevski ministrat e BDI-së në mbledhjen e Qeverisë t`i quaj terroristë”, deklaroi Stankoviç.
    Sipas tij, VMRO-DPMNE mund të bënte koalicionin me BDI-në edhe në vitin 2006.


    (INA)
    Sui generis

  4. #364
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuere: Qeveria e re të përkushtohet në përmbushjen e reformave

    Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere në një deklarat për media përshëndeti marrëveshjen e arritur për koalicionim mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE.

    Sipas tij, me rëndësi është që kjo përbërje e re qeveritare, të përkushtohet në implementimin e kritereve për anëtarësimin e vendit në BE dhe të ndëshkojë autorët e incidenteve parazgjedhore.

    "Me rëndësi është që kjo qeveri t'u përkushtohet plotësisht përmbushjes së reformave, posaçërisht atyre 8 kritereve që u vendosën nga ana e BE-së. Kjo është e një rëndësie të madhe për të gjithë, posaçërisht kur kihet parasysh se koha është shumë e shkurtër. Presim që qeveria e re të vazhdoj dhe t’i qëroj hesapet me të gjithë ata persona që kanë qenë të involvuar në parregullësitë zgjedhore dhe kanë shkaktuar incidente gjatë kohës së zgjedhjeve. Presim që qeveria e re t’i bëj ndryshimet në Kodin Zgjedhor me qëllim që të mund të siguroj garanci se do të jetë krejt në rregull sa u përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen në pranverë të viti të ardhshëm”, tha Fuere.

    Ai ka përshëndetur edhe deklaratën e PDSH-së së do të jetë opozitë konstruktive.


    (INA)
    Sui generis

  5. #365
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Je ti gabim i nderuar.


    Postimi thote, qe KSHZ ka pranuar ankesat e PPD-se, pra ka pranuar qe ti shqyrtoj, jo se i ka pranuar si te tilla..


    Dhe pastaj pasi i pranoi ankesat qe ti shqyrtoj, i refuzoi ato!
    Ah ashtu ndoshta, por me bon te dyshoj titujt e shkrimeve.
    Nejse kerkoj falje.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #366
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Hey valla akoma nuk mu pergjigj kush pse doli PD-ja me Sh-ne e ngjitur gabimisht me 1 qershor ne mbremje tu festu?

    hahahaha duhet te na e beni per hajer fitoren ne zgjedhje dhe ta perjashtoni Thacin prej partie. hahahahah edhe dicka ... mos e merrni ma Bugajskin t'ju japi mend se hahaha nuk fitoni dot.
    RIPPR

  7. #367
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Acid_Burn Lexo Postimin
    Hey valla akoma nuk mu pergjigj kush pse doli PD-ja me Sh-ne e ngjitur gabimisht me 1 qershor ne mbremje tu festu?

    hahahaha duhet te na e beni per hajer fitoren ne zgjedhje dhe ta perjashtoni Thacin prej partie. hahahahah edhe dicka ... mos e merrni ma Bugajskin t'ju japi mend se hahaha nuk fitoni dot.

    Acid_Burn
    Ja po ta them une. PDSH qe nga 2002 e kendej s'ka fituar zgjedhjet ASNJEHERE, por ka festuar GJITHMONE fitoren e VMRO-se ose te LSDM.

    Bugajski ishte nje reklame. Ka ardhur per tre dite afer Menduhit, ia ka marre parate dhe ka ikur. Sa here e keni pare ne TV Bugajskin afer Menduhit?! Ja, le ta thone keta te Menduhit, sa gjate qendroi Bugajski ne PDSH?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    U kryten zgjedhjet mo , tash merrnu me dicka tjeter
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  9. #369
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    U kryten zgjedhjet mo , tash merrnu me dicka tjeter
    Me dasma e kanagjexhe lol
    • The rest is silence.


  10. #370
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Mbylleni temen
    Herave tjera shpresojm te fitoni
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •