Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 370
  1. #41
    Në udhë të mbarë Maska e Mbarësori
    Anëtarësuar
    19-05-2008
    Vendndodhja
    Shqipëri/Kosovë
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Rezultatet aktuale mund ti ndjekni ketu:


    Rezultatet aktuale te zgjedhjeve
    Këtu BDI-ja del si fituese!


  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2008
    Postime
    132

    mjeret ne

    Sipas informatave te fundit nje grup anetaresh te PPD,kundershtojn bashkimin e kesaj partie me partin e vojvodes.Behet fjal per anetar te vjeter te partis
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 03-06-2008 më 01:04

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin


    Me pastaj dot hapi nje tem ku dot pasqyroj vjedhjet me cifra qe i ka ber PDSH-ja .
    "Dalje" ne zgjedhje 100% , ne shum fshatra ne Saraj , Gostivar , Tetov ( fshatra e qytete).
    Per keto lloj gjerash u mesun nga BDI kur i mbushte ne malsi,kercove struge e gjetiu.........

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milloshoski për BBC: Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve etnikë


    Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve sepse kjo është "e drejtë tradite", tha ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhën shqipe dhe në atë maqedonase.

    Ai shtoi se VMRO-DPMNE do ta bëjë këtë edhe pse nuk ka nevojë për koalicion, pasi në zgjedhet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën siguroi shumicë votash absolute në Kuvendin e Repubikës së Maqedonisë.

    "Do të doja të theksoja se mënyra e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje edhe të njërës parti edhe të partisë tjetër, do të ketë rëndësi në vendimin tonë se kë do të zgjedhim ose nuk do të zgjedhim për partner koalicioni. Ky është edhe një tregues tjetër se ne, si parti qeveritare e cila e mban përgjegjësinë në këtë shtet, duam që të kemi partner koalicioni i cili demokracinë e kupton në mënyrë moderne dhe bashkëkohore", theksoi Milloshoski.

    Në pyetjen nëse është e mundur që Maqedonia ta zgjidhë problemin e emrit me Greqinë deri më 9 korrik, datë që NATO-ja e theksoi si afat të fundit që vendi ta kapë inkuadrimin për anëtarësim së bashku me Kroacinë dhe Shqipërnë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përgjigj se nëse Athina pranon që ta konfirmojë realitetin i cili shpesh kontestohet, për të drejtën e vetëpërcaktimit të kombit maqedonas i cili flet në gjuhën maqedonase, do ta lehtësojë mundësinë për një hap përpara lidhur me kontestin për emrin.

    "Por nëse edhe më tej vazhdojnë që ta mohojnë të drejtën e vetëpërcakimit kombëtar, mendoj se kjo do t'i ndërlikojë rrethanat të cilat së bashku i kërkojmë për një zgjidhje. Për fat të keq, veprimtaritë e tyre nuk na japin ndonjë besim ose optimizëm të madh se në Athinë ekziston motimiv që të arrihet një vendim i duhur", tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhë shqipe dhe maqedonase.


    Mia
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptaret dhe sfida e madhe e Gruevskit


    Nëse kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare, problemi qëndron në atë se, cilën parti do të zgjedhë ai?

    Maqedonia shënoi një hap prapa në procesin e integrimit europian me zgjedhjet e fundit të përgjithshme, të cilat u përgjakën dhe u cilësuan botërisht të parregullta dhe jo normale për një shtet demokratik. Megjithatë e ardhmja e këtij vendi do të varet nga ajo që do të ndodhë në ditët në vazhdim, pikërisht nga lloji i koalicionit të ri qeveritar që do të krijohet. Një pauzë e gjatë do të krijohet në vend deri sa të përfundojë rivotimi në zonat ku u ushtrua dhunë dhe ku u vërejtën parregullsi. Në radhë të parë autoritetet maqedonase duhet të vënë në vend imazhin e dëmtuar nga zgjedhjet e 1 qershorit, duke u angazhuar seriozisht që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen brenda standarteve demokratike. Në rast se edhe në zonat ku do të rivotohet, do të konfirmohet fitorja e madhe e partisë VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, atëherë gjithë vëmendja do fokusohet tek lëvizjet e tij. Gruevski pretendon se nëse merr mbi 60 vende ne parlamentin me 120 vende, ai mund të qeverisë i vetëm. Por sipas europarlamentares Doris Pak, e cila bwri njw deklaratw njw ditë më pare, Gruevski do të ketë dy tre vende më shumë se gjysma dhe kjo sërish nuk do të thotë shumicë, ndaj ai do detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare për të qeverisur i sigurt. Marrëveshja e Ohrit nuk thotë detyrimisht që shqiparët duhet të jenë në koalicionin qeveritar, por thotë se ata duhet të jenë përfaqësuar denjësisht në administratë në përputhje me proporcionin e popullsisë që ata zënë, pra përfaqësim të drejtë në polici, në administratën shtetërore në pushtetin lokal etj. E nëse Gruevski detyrohet të bëjë koalicion me një parti shqiptare, problemi qëndron në atë se cilën parti do të zgjedhë ai? Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, me të cilën bëri koalicion në qeverinë e mëparshme apo Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
    Le t’i kthehemi vitit 2006 dhe zgjedhjeve të përgjithshme të asaj kohe. Ishte BDI që fitoi shumicën e votave te shqiptareve, por Nikolla Gruevski zgjodhi PDSH-në për të bërë koalicion. Kjo solli dhe fillimin e trazirave në Maqedoni, gjë që paralajmëroi dhe këto votime të tensionuara të parakohshme. BDI e revoltuar që mbeti jashtë qeverisë ka krijuar pengesa për partinë shqiptare në pushtet, PDSH, dhe për gjithë punën e qeverisë. Tashmë BDI ka fituar sërish shumicën e votave të shqiptarëve, edhe pse me një diferencë të vogël krahasuar me PDSH (sipas rezultateve ende jo pwrfundimtare). Lideri i PDSH Menduh Thaci ka bërë të qartë se partia e tij do të jetë padiskutim në qeverinë e ardhshme të Gruevskit dhe këtë gjë e kishte diskutuar jozyrtarisht me kryeministrin e ardhshëm. Por si do të reagojë BDI në rast se ndodh sërish e njëjta gjë si në 2006? Ndërkombëtarët këmbëngulin që shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar patjetër në qeveri, por tashmë do t’i mbetet në dorë vetëm kryeministrit Nikolla Gruevski të bëjë zgjedhjen e tij për të mos lejuar që Maqedonia t’u largohet ëndrrave europiane



    (d.b/Balkanweb)
    Sui generis

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    31

    Populli Shqipatare ne Maqedoni viktime e "demokrateve" te vonshem!

    Para disa viteve kur une nuk kam patur jetuar ne kete bote ne keto vise ku tash jeton populli shqiptare ku perkas edhe une i kan takuar nje regjimi komunist qe udhehiqeshte ne menyre profesionale nga Serbet dhe popujt tjere Sllav. Historia tregon se Komunizmi ka qene nje parti, nje udheheqes, nje popull, nje ideollogji dhe dhe mbi te gjitha nje urdher i rrept. Cdo kush qe ka kundershtuar kete urdher ka patur pasoja te medhaja ne cdo aspekt te jetes sociale te asaj kohe.
    "Historia" qe une kam mesuar ne shkolle tregonte se populli shqiptare ka qene cdo here kunder keti regjimi dhe diktature qe udhehiqte populli sllav ne krye me Titon, por pa fuqia per te ju kundervu keti regjimi ka bere qe populli shqiptare ti nenshtrohet keti regjimi komunist dhe te zbaton rregullat e po te njejtit regjim.
    Duke u vetedisuar, duke u ballafaquar me realitetin me shume siguri mund te konstatoj se "Historine" qe une e kam mesuar ka qene e rrejshme dhe nuk ka te bej me realitetin.
    -"Historia" qe une kam mesuar (ndoshta e ka shkruar ndonje patriot, por ka gabuar ngase nuk ka treguar realitetin) tregon se populli Shqiptare ka punuar kunder keti regjimi komunist ku udheheqesi i partise se vetme pa asnje far vlere eshte kthyer ne mit dhe legjende te gjalle.
    - Shqiptaret ndonese kontribuan per shkatrimin e regjimit komunist, por kur shohim realitetin ndodh dicka krejt e kundert, popujt qe udhehiqnin me regjimin komunist (sllavet) sote kane ndryshuar dhe kan demokraci te plote ku fjala e lire perkrahet me shume se cdo gje, ku udheheqesi nuk mundohet te kthehet ne mit dhe legjend pa mos patur vlera te tilla (ne perjashtim te Serbise qe ende nuk i largohet dhimbja nga prishja e ish regjimit komunist), shqiptaret e Maqedonise nuk kan te drejten e fjales se lire, votes se lire, krijojne mite dhe legjenda te gjalla pa mos qene e arsyeshme te ndodh kjo, nuk kundershtojne fjalen e udhehqesit, i ulin udheheqesit e tyre ne nje tavoline dhe vete shendrohen ne piuna shahu, udheheqesit luajne nje loje te pergjakshme duke u munduar qe cili me mire do ta zevendeson Doktorin e shkencave te shahut Marshall Titon. Pa pritur ne te njejten tavoline afrohet edhe nje udheheqes i trete, te gjithe nga tavolina tjeter mendojne se ky do ta prish kete loje shahu, por i njejti nuk e haron lavdine e Marshallit te madh dhe kerkon te jete "sledece" ne po te njejten tavoline me po te njejtet figura shahu. Te shkretet figurat e shahut!! jane pergjakur, lodhur, stresuar dhe si druna shkojne nga nje kuadrant ne tjetrin ashtu si i uluri ne karike e leviz. Figura e shahut eshte "DRU" nuk mund ti vendojem faj, jane lyer me ngjyra te ndryshme dhe sa qe mundin mbyten ne mes veti duke haruar se keto "DRUNA" kane rrenje te perbashket dhe po te mbahen per rrenjet e tyre askush nuk do te mund ti levizte nga nje kuadrant ne tjetrin dhe keshtu te ulurit ne karike nuk do te mundeshin te jepnin urdhera qe "DRUNAT" te vriten ndermjet veti.
    Realitit i popullit shqiptare ne Maqedoni eshte i hidhur njejti si kjo loje shahu qe ngjane shume me lojen e shahut qe luajne Marshallet qe kan ngelur ne Serbi.
    "Historia" qe une kam mesuar ndonese eshte shkruar nga ndonje figure shahu prej "DRUNI" qe eshte mbajtur per rrenjet e veta, por ne fakt me ka mashtruar ngase shihet qarte se Marshallet Serb dhe disa Marshall shqiptare ne maqedoni ende vajtojne per lojen e shahut qe ne menyre te perkryer e luante Doktori i shkencave te shahut Marshall Tito. Kjo tregon se kush vajton ende per regjimin dhe shkollen e vjeter sllave.
    Keto shahiste te maskuar ne sportist evropian dhe demokrat lere se nuk heqin dore nga ajo shkolle e vjeter, por vazhdojne qe afer tyre te mbajne te rri qe ne menyre perfekte(ashtu si va ka lene Marshalli amanet) i mesojne edhte disa figura shahu
    (DRUNAT e vegjel) te rri me po te njejten shkolle. Per fat te keq kjo loje shahu do te vazhdon edhe me tej nese keta "Druna te vegjel" nuk u thiren rrenjeve te tyre dhe lojtaret e shahut i lene te vdesin dhe te zhduken per gjithmone nga vlerat dhe traditat shekullore te shqiptareve. Ju o figurat e shahut prej "DRUNI" kthehuni dhe kerkoni rrenjet e juaja se nuk ka patur njeri ne kete bote qe ju ka futur te vritni njeri tjetrin pervec ketyre marshalleve te maskuar qe nuk shohin 1 cm me larg se hunda e tyre, mos vritni njeri tjetrin, qendroni ne kembet e juaja mos e leni te vetem ate "DRUNIN" qe e ka shkruar "Historine" qe une e kam mesuar.

    diskuto lidhur me kete teme: http://www.forumishqiptar.com/forumdisplay.php?f=88

  7. #47
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    SHBA e BE: Përsëritje zgjedhjesh në Maqedoni

    Ambasadorja e SHBA i konsideron zgjedhjet e fundit në Maqedoni më të këqia se ato të vitit 2006

    Ambasadorja e SHBA, Xhilian Millovanovic deklaroi se nëse zgjedhjet do të ishin të organizuara mirë do të forcohej pozicioni i Maqedonisë në planin e eurointegrimeve. Ajo vlerësoi se incidentet treguan se demokracia në Maqedoni është e thyer. Këto zgjedhje ishin më të këqija se ato të vitit 2006.

    "Ajo që më së shumti më shokoi si vëzhguese ishte se njerëzit që bënin parregullsitë dhe mashtrimet ndiheshin krenarë", tha Milovanovic. Ambasadorja e SHBA tha me tej, se patjetër duhet të ketë rivotim në të gjitha vendvotimet ku janë evidentuar parregullsi. Ndersa kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se
    nuk do ta formojë qeverinë e re, përderisa nuk sigurohet se në të gjtiha vendvotimet qytetarët kanë shprehur 100 për qind vullnetin e tyre të lirë.
    Gjithnjë sipas tij, përbërja e parlamentit të ri do të jetë shprehje e plotë e vullnetit dhe dëshirës së qytetarëve të Maqedonisë dhe jo e vullnetit të disa grupeve kriminale, të cilat kanë mbushur kutitë e votimit.

    Presidenca e BE-së e kryesuar nga Sllovenia mbështet nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderëve të tjerë politikë, që të përsëriten zgjedhjet në disa rajone të caktuara, për të ndikuar në legjitimitetin e zgjedhjeve.

    Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se nëse nuk ka rivotime në njësinë zgjedhore 1, 2 dhe 6, kjo parti nuk do t'i njohë rezultatet e së dielës.

    Nën presionin e ndërkombëtarëve , ministria e punëve të brendëshme ka arrestuar grupin e parë të të dyshuarve për incidentet e ditës së zgjedhjeve .Gjykata Themelore e Shkupit i caktoi paraburgim prej 30 ditësh ish-komandantit të UÇK-së, Agim Krasniqit dhe tetë personave të tjerë nga Kondova, për shkak të dyshimit se kishin përgatitur për të nxitur incidente zgjedhore në njësinë zgjedhore numër një.

    " Policia ndaloi grupin nëntë anëtarësh të njohur si grupi i Kondovës, ndërsa pas një kontrolli në makinat e tyre janë gjetur armë, pesë pistoleta të kalibrave të ndryshëm, municion të lehtë, tre bomba dore, gjashtë granata dore, një pushkë si dhe disa pako marihuanë," thotë zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski

    Sipas policisë bëhet fjalë për një grup personash të moshës prej 16 deri në 61 vjeç.

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lioness do te kete perseritje te zgjedhjeve ne zonat 1 dhe 6, kjo nuk dyshohet


    Shpresojme kesaj radhe te jene te drejta dhe te fitoj e drejta, edhe pse ajo fitoi
    Sui generis

  9. #49
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Milloshoski për BBC: Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve etnikë


    Në Qeveri do të ketë parti të shqiptarëve sepse kjo është "e drejtë tradite", tha ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhën shqipe dhe në atë maqedonase.

    Ai shtoi se VMRO-DPMNE do ta bëjë këtë edhe pse nuk ka nevojë për koalicion, pasi në zgjedhet e jashtëzakonshme parlamentare të dielën siguroi shumicë votash absolute në Kuvendin e Repubikës së Maqedonisë.

    "Do të doja të theksoja se mënyra e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje edhe të njërës parti edhe të partisë tjetër, do të ketë rëndësi në vendimin tonë se kë do të zgjedhim ose nuk do të zgjedhim për partner koalicioni. Ky është edhe një tregues tjetër se ne, si parti qeveritare e cila e mban përgjegjësinë në këtë shtet, duam që të kemi partner koalicioni i cili demokracinë e kupton në mënyrë moderne dhe bashkëkohore", theksoi Milloshoski.

    Në pyetjen nëse është e mundur që Maqedonia ta zgjidhë problemin e emrit me Greqinë deri më 9 korrik, datë që NATO-ja e theksoi si afat të fundit që vendi ta kapë inkuadrimin për anëtarësim së bashku me Kroacinë dhe Shqipërnë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përgjigj se nëse Athina pranon që ta konfirmojë realitetin i cili shpesh kontestohet, për të drejtën e vetëpërcaktimit të kombit maqedonas i cili flet në gjuhën maqedonase, do ta lehtësojë mundësinë për një hap përpara lidhur me kontestin për emrin.

    "Por nëse edhe më tej vazhdojnë që ta mohojnë të drejtën e vetëpërcakimit kombëtar, mendoj se kjo do t'i ndërlikojë rrethanat të cilat së bashku i kërkojmë për një zgjidhje. Për fat të keq, veprimtaritë e tyre nuk na japin ndonjë besim ose optimizëm të madh se në Athinë ekziston motimiv që të arrihet një vendim i duhur", tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski në intervistën për redaksinë e BBC-së në gjuhë shqipe dhe maqedonase.


    Mia
    BDI ka siguruar 15 deputetë, PDSH 13, PPD një deputet. Te maqedonasit, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar 62 deputetë nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë dhe mund të formojë qeveri pa asnjë parti tjetër

    www.gazetalajm.info
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #50
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Lioness do te kete perseritje te zgjedhjeve ne zonat 1 dhe 6, kjo nuk dyshohet


    Shpresojme kesaj radhe te jene te drejta dhe te fitoj e drejta, edhe pse ajo fitoi
    C'e drejte fitoi mo Rapsoul. Me korrigjoni nese e kam gabim, por shqiptaret rrihen e vriten midis njeri-tjetrit, per te bere koalicion me te njejten parti "nacionaliste" sllave qe as Kosoven s'e njeh, e qe nje verre ne uje beri per marreveshjen e Ohrit. Une nuk e kuptoj kete eufori per nje fitore qe as metafora "pirro-ike" nuk i shkon per shtat.

  11. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lioness,

    kur thua jane rahur mes veti ke te drejt, kjo ndodhi edhe ne 2006 ndodhi edhe tash, eshte mese normale ketu tek ne, kur thua vrau njeri-tjetrin gabon, dajlin shqiptar e vran forcat sllavo-maqedonase, ose me saktesisht policia, pasi djali iu ridrejtua atyre bashk me banden e tij me kallashnikova dhe sulmuan policin dhe njesitin special alfat. Kokefortesia dhe trimeria aty ku sduhet cdoher na ka paraqitur pengesa ne cdo hap tonin, dhe me erdhi teper keq qe per kot gje te jep jeten e tij, nje djal i rri, ku inati dhe kokefortesia kishin pushtuar mentalitetin e tij!


    Sa i perket njohjes se Kosoves ajo eshte me afer se kurre, sa te formohet qeveria ajo do te njihet menjeher ska dyshime aty.


    PS: Edhe pse tema nuk eshte e lejuar per komente por ja qe te dhash nje sqarim te vogel.
    Sui generis

  12. #52
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Lioness,

    kur thua jane rahur mes veti ke te drejt, kjo ndodhi edhe ne 2006 ndodhi edhe tash, eshte mese normale ketu tek ne, kur thua vrau njeri-tjetrin gabon, dajlin shqiptar e vran forcat sllavo-maqedonase, ose me saktesisht policia, pasi djali iu ridrejtua atyre bashk me banden e tij me kallashnikova dhe sulmuan policin dhe njesitin special alfat. Kokefortesia dhe trimeria aty ku sduhet cdoher na ka paraqitur pengesa ne cdo hap tonin, dhe me erdhi teper keq qe per kot gje te jep jeten e tij, nje djal i rri, ku inati dhe kokefortesia kishin pushtuar mentalitetin e tij!


    Sa i perket njohjes se Kosoves ajo eshte me afer se kurre, sa te formohet qeveria ajo do te njihet menjeher ska dyshime aty.


    PS: Edhe pse tema nuk eshte e lejuar per komente por ja qe te dhash nje sqarim te vogel.
    Une nuk kam nevoje per sqarime se fshati qe duket s'do kallauz. Dy partite kryesore shqiptare ne Maqedoni, shahen e vrihen e rrihen ne mes njeri-tjetrit. Nuk e ndihmon kjo aspak kauzen shqiptare.

  13. #53
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    PDSH e pakënaqur me punën e policisë dhe prokurorisë 03/06/2008 17:59:47


    Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ymer Selmani është shprehur i pakënaqur me punën e policisë dhe prokurorisë së Maqedonisë.
    Ai institucionet e lartëpërmendura i akuzoi se po zbatojnë ligjin në mënyrë selektive.
    “PDSH nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij skenari të keq dhe këtyre ngjarjeve. Ne do të vazhdojmë maksimalishtë të mos i pengojnë organet në punën e tyre,megjithate në asnjë rast policia dhe prokuroria nuk duhet të zbatojnë ligjin në mënyrë selektive”, tha Ymer Selmani nënkryetar i PDSH-së.
    “Ligji dhe ligjet vlejnë për të gjithë qytetarët. Të gjithë ata të cilët janë involvuar dhe që kanë vjedhur vota duhet të përgjigjen para drejtësisë” tha Selmani. (INA)

  14. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Une nuk kam nevoje per sqarime se fshati qe duket s'do kallauz. Dy partite kryesore shqiptare ne Maqedoni, shahen e vrihen e rrihen ne mes njeri-tjetrit. Nuk e ndihmon kjo aspak kauzen shqiptare.

    E gjithe kjo, te gjithe keto zgjedhje te parakoheshme nuk do te vinin nese partia ne opozite, nuk do te ishte aq e etur per pushtet, dhe ta kishe aq inat partin tjeter shqiptare ne pozit, dhe si rezultat u largua nga parlamenti duke kerkuar zgjedhje te parakoheshme. E gjithe kjo nuk do te ndodhte nese qeveria do te vazhdonde edhe 2 vitet e ngelura dhe te vinin zgjedhjet e regullta dhe aty te mesonte partia ne opozite/pozite nga kundershtari i vet partiak. E gjithe kjo qe ka ndodhur dhe qe po ndodh e ka emrin e partise opozitare shqiptare.

    Pas kerkimit te shpalljes se zgjedhjeve te parakoheshme nga partia opozitare ne bllokun shqiptar, partia opozitare ne bllokun maqedonas, kete priste dhe menjeher perkrahu mendimin e partise shqiptare, duke ditur qe opozita maqedonase eshte teper e dobet kundrejt pozites se kaluar dhe asaj aktuale, ajo i pranoi keto zgjedhje te parakoheshme me te vetmin qellim, ti shoh shqiptaret te percare dhe te vrare, me asnje qellim tjeter. Ja u verejt nga rezultatet, opozita maqedonase ngeli nje e tille me nje humbje te thelle, dhe nuk pritej dicka tjeter, gjithe kete e beren sllavet vetem te shihnin kete qe po shohin, e gjithe kete inciative, edhe pse eshte turp per tu thene e solli partia shqiptare opozitare!
    Sui generis

  15. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ne kemi Agim Krasniqin(ish komandant i UCK-se) te burgosur dhe 9 persona te tjere, gjithashtu koleg lufte, ndersa zedhenesja e nderuar e BDI-se thote, qe nuk jane marre masa per ata qe kan penguar zgjedhjet, duket ditur se pervec ketyre 10 personave qendrojne edhe dhjetra aktivist te tjere te PDSH-se neper burgje, dhe kjo ende ka fytyr te flas para mediave e te kerkoj burgosje te shqiptareve, kur e din se zgjedhjet i ka humbur ne menyre demokratike!! Maskara!!!


    BDI: Institucionet nuk po ndjekin penalish dhunuesit e zgjedhjeve

    Bashkimi Demokratik për Integrim sot shprehu indinjatë që institucionet e shtetit nuk po arrijnë që të ndjekin penalisht dhunuesit e procesit zgjedhor dhe ti sjellin ata para organeve të drejtësisë.
    “Gjatë ditës së sotme, autorët e incidenteve dhe mbushësit e kutive, po ushtrojnë presion psikologjik dhe kërcënime me jetë ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore në vendvotimet ku ka pasur parregullsi, dhe po i detyrojnë që t’i nënshkruajnë procesverbalet lidhur me rezultatin e falsifikuar zgjedhor nga dita e diel”, tha zëdhënsja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
    Ajo ftoi organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar shantazhimin dhe frikësimin që po e ushtrojnë militantët e PDSH-së ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore dhe të krijojnë kushte për mbajtjen e rivotimit në të gjitha vendvotimet e kontestuara.
    “Sot, në Tetovë është arrestuar kandidati për deputet i BDI-së në Njesinë Zgjedhore numër 6, Vullnet Ahmeti. Arrestimi i tij është bërë pas asfarë spjegimi.
    Ngjarjet e ditës së diel kanë rrënuar besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e shtetit, në veçanti tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ftojmë autoritetet që të angazhohen dhe të ndërmarrin masa për rikthimin e besimit të qytetarëve si parakusht për të siguruar qetësi në vend. Përkujtojmë autoritetet se ngjarjet e sotme dhe në veçanti arrestimi i kandidatit për deputet Vullnet Ahmeti nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në këto përpjekje për të siguruar normalitet në vend”, tha Mehmeti. (INA)
    Sui generis

  16. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni: Tregimi mbetet pezull

    Nikola Gruevski do të mbetet Kryeministër, por heziton të tregojë cilën parti shqiptare do ta ftojë në Qeveri para rivotimit. Arbën Xhaferi thotë se PDSH është partner tradicional me VMRO dhe se dallimi në vota është i vogël me BDI’në. Mirëpo, Ali Ahmeti kërcënohet. Në Maqedoni tregimi i zgjedhjeve nuk ka marrë fund më 1 qershor.



    Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas rezultateve të deritashme të Komisionit Qendror Zgjedhor, ka arritur të mbledhë rreth 10 mijë vota më shumë se PDSH e Menduh Thaçit, në votimet e të dielës në Maqedoni, të cilat u shoqëruan me aksidente serioze - një vrasje, shtatë të plagosur dhe manipulime të rezultateve. Por, tregimi i zgjedhjeve për partitë shqiptare në shtetin fqinjë nuk ka marrë fund më 1 qershor. Sidomos, është tejet herët për BDI’në të shpallë vetën të fituar. Votimet do të përsëriten në 22 vendvotime, një masë e cila definon partinë shqiptare me numrin më të madh të votave. Për më shumë, votimet përsëriten në rajonet ku mbështetjen më të madhe e ka Partia Demokratike Shqiptare, po aq sa edhe fuqinë në terren. Ivica Bocevski, Zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë, ka thënë të hënën për Express se VMRO nuk do të flasë për Qeverinë e re përderisa të mos jetë përmbyllur procesi zgjedhor. “Kryeministri është i vendosur që brenda dy javësh të zhvillohet edhe një raund në të gjitha ato vendvotime ku janë regjistruar parregullsi”, ka thënë Bocevski.Ai ka shtuar se është e sigurt që Kryeministër i Maqedonisë do të vazhdojë të mbetet Nikola Gruevski, pasi që, sipas tij, koalicioni i drejtuar nga VMRO ka fituar diku 63 ose 64 vende prej gjithsej 120.




    Ina
    Sui generis

  17. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja Lioness, sapo permenda dicka per opoziten, pasi arriti qellimin e saj, i cili nuk ishte te fitoj zgjedhjet, sepse dihej qe ska shance, por arriti te krijoj percarje mbarshqiptare dhe vrasje

    Liderja e opozitës dha dorëheqje


    Liderja e Lidhjes Socialdemokratike (LSDM) Radmilla Shekerinska sot paralajmëroi se tërhiqet nga posti i liderës në parti.

    Shkaku për vendimin e këtillë i cili sipas Shekerinskës është definitive, është "parimi i përgjegjësisë pas disfatës zgjedhore".

    Dorëheqjen, Shekerinska formalisht do ta parashtrojë pas rrumbullakësimit të plotë të procedurës zgjedhore.

    Liderja aktuale e LSDM-së u zgjodh në nëntor të vitit 2006, pasi në Kongres u votua për mosbesim ndaj kryetarit të atëhershëm të partisë Vllado Buçkovski.


    /Makfaks/
    Sui generis

  18. #58
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Lioness do te kete perseritje te zgjedhjeve ne zonat 1 dhe 6, kjo nuk dyshohet


    Shpresojme kesaj radhe te jene te drejta dhe te fitoj e drejta, edhe pse ajo fitoi

    Shpresoj ta kesh me shaka kete qe ta kam cituar me bold, sepse eshte qesharake.

    Kur thua "shpresoj qe kesaj rradhe te jene ..." dmth qe pranon se rradhen e kaluar nuk kane qene te drejta. Dhe me pas thua fitoi (dmth) rradhen e kaluar e drejta, te cilen shpreson qe (se paku) te fitoje kesaj rradhe
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Alienated kto e dijn shum mir se si i kan marr ato 100.000 vota , sjan deri ne at gjendje te rend.
    Akuza per Agim Krasniqin ( me 7 pako marihuan) esht se ka pengu votimin ne 30 vendvotime , e 30 vendvotime jan 20.000 vota. Mund ta kuptojsh tash si i kan ber 100.000.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  20. #60
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Une nuk kam nevoje per sqarime se fshati qe duket s'do kallauz. Dy partite kryesore shqiptare ne Maqedoni, shahen e vrihen e rrihen ne mes njeri-tjetrit. Nuk e ndihmon kjo aspak kauzen shqiptare.
    Fatkeqesisht, shpeshhere ashtu e duan votuesit. Ja per shembull, une kam punuar ne fushaten e nje partie te re (Bashkimi Demokratik Shqiptar - www.bdsh.eu ) e cila luften e saj politike e drejtoi kunder shkijeve, e jo sic bene Partia e Menduhit dhe BDI qe luftuan me njerja tjetren. Keto dy te fundit e kane bere gjithe ate lufte per te terhequr vemendjen e njerezve nga partite tjera qe mund te kene projekte me te mira, drejt partive te veta qe jane deshmuar si te deshtuara disa here me rradhe. Fatkeqesisht, ne qe kishim nje platforme krejtesisht ndryshe (shih ke portali i partise) dhe qe beme nje fushate me te moderuar, nuk patem gjithe ate mbeshtetje sic pati BDI dhe Partia e Menduhit (kjo e fundit mbeshtetjen e policise gjate dites se zgjedhjeve ne NJZ 6, sidomos ne Tetove).
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •